PDA

View Full Version : Disa informacione te shkurtera rreth ngjarjeve nga muzika


Besmir
02-03-06, 23:39
ROD, NJE YLL NE WALK OF FAME

Ne moshen 60 vjecare dhe ndersa pret te behet serish baba, kengetari i famshem skocez i rritur ne Londer, Rod Stewart, me ne fund ka marre nje yll ne trotuarin e fames “Walk of fame” ne bulevardin Holliwood. Perpara qindra fansave qe e kane shoqeruar kete eveniment, ai tha: “Nuk kam pergatitur asnje fjalim. Nuk jam ndjere kurre kaq nervoz sa sot”. Artisti sapo ka nxjerre edhe albumin e fundit “Thanks for the memory: Great american songbook IV” dhe keto dite i ka thene lamtumire muzikes per t’iu perkushtuar familjes.

NJE MAKINE QE IA VLEN

Kash, motra e Freddie Mercury, ka hedhur ne ankand makinen Rolls-Royce qe i perkiste te vellait. Behet fjale per nje Silver Shadow 1 mjaft elegante, e cila qendronte ne garazh prej vitit 2002, qysh kur familja e kengetarit te Queen shkoi ne premieren e shfaqjes musical “We will rock you”. Makina eshte prodhuar ne vitin 1974 dhe sapo ka dale ne eBay ku ofertat jane nga me te larmishmet. Ankandi mbyllet shpejt, keshtuqe ………NXITONI !!!

BEATLES ME TE VOTUARIT

Sipas nje sondazhi te bere nga revista Variety, grupi Beatles jane ikona e shek. XX. Lista e personazheve te spektaklit qe kane ndikuar me shume ne shoqerine, ekonomine dhe politiken e vendeve te ndryshme eshte shume e gjate dhe permban artiste si Louis Armstrong, Elvis Presley dhe Frank Sinatra. Kete vit revista prestigjoze mbush 100 vjec qysh nga botimi i saj i pare.

JETA E CLAPTON NE NJE LIBER

Kitaristi dhe kengetari Eric Clapton ka shkruar nje liber autobiografik. Ne te flitet per jeten e tij private dhe karrieren. Ai eshte marre persiper nga shtepia botuese “Doubleday”. Libri pritet te dale neper librari ne vitin 2007.