PDA

View Full Version : Kombi Kosovar Dhe Rexhep Qosja


Zana_ch
07-03-06, 19:54
KOMBI KOSOVAR DHE REXHEP QOSJA
Nexhemdin Spahiu

Shkrimi i Rexhep Qosjes proklamon se mėton tė zhvesh njė debat nga imponimet politike, por nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė tendencė pėr ta denigruar debatin e jo pėr tė kontribuar nė debat.
Qosja tėrė kohėn pohon se “thojnė se kėshtu e thojnė se ashtu”. Kush thotė? Kėtė nuk e thotė Qosja? Pėrse? Sepse, askush nuk thotė ashtu. Duke mos pėrmendur emra, Qosja dėshiron t’i shmanget pėrgjėsisė akademike. Kėshtu, nėse ta zėmė unė reagoj, ai mund tė thotė se nuk e kishte me mua por me dikė tjetėr. Nė fakt, Qosja duke mos e pasur aftėsinė tė futet nė debat tė mirėfilltė, ai pėrpiqet ta denigrojė debatin. Thjesht, bėn eskivazhe. Dhe, kėto eskivazhe prodhojnė populizėm e manipulim me ndjenjat e njerėzve qė pėr arsye tė arsimimit tė mangėt (sidomos tė atyre me diploma e grada shkencore), nuk janė nė gjendje ta kuptojnė problemin.

E para. Qosja pėrpiqet tė mohojė argumentet pa na treguar se ēka nėnkupton ai me fjalėn komb dhe etni. Me gjasė, pėr tė gjitha kėto ai vė shenjėn e barazimit. Kjo shihet kur ai flet pėr identitetin kosovar si pėr identitet krahinor. Identiteti krahinor i takon rrafshit etnik e jo atij kombėtar. Kosova ėshtė si Mirdita apo Labėria nė aspektin etnik, po jo nė aspektin kombėtar. Nė fakt, do tė mund tė ishte si Mirdita nė aspektin kombėtar sikur tė funksiononte Republika e Mirditės, po ajo nuk funksionoi. Nuk do tė krijohet as Kombi Kosovar nė rast se Presidenti Alfred Moisiu organizon ushtrinė dhe shtyp me dhunė a me vetėdėshirė institucionet e Kosovės dhe e shpall Kosovėn pjesė tė shtetit shqiptar, siē bėri Tirana zyrtare e kohės me Republikėn e Mirditės. Por, pėrderisa Tirana zyrtare (Alfred Moisiu, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Edi Rama, Pandeli Majko, Pretendentėt e fronit Leka I dhe Leka II, etj., ngriten nė kėmbė pėr hymnin kombėtar kosovar, ende jozyrtar, atėherė nuk ėshtė pėr t’u pritur se Republika e Kosovės ta ketė fatin e Republikės sė Mirditės. Prandaj, nė aspektin kombėtar, kosovarėt e mirditorėt nuk janė njėsoj.

E dyta. Qosja thotė: “Thuhet se identiteti kosovar (e kur thuhet identiteti kosovar mendohet nė atė kombėtar) ka filluar qė nga viti 1912! Pse dhe si ka filluar tė krijohet ky identitet qė nga ai vit ende nuk janė dėgjuar shpjegime!”. Nėse Qosja do t’ishte mė i pėrgjegjėshėm do tė na thoshte se kush i paska thėnė atij kėto fjalė. Nėse ai nuk pėrmend emėr, kjo na le tė dyshojmė se Qosja po gėnjen. (Tėrhiqem prej kėsaj akuze dhe do tė kėrkoj falje publike nėse Qosja e thotė autorin e fjalive nėn thojza tė cilėn ai e citon). E sa pėr atė se “nuk janė dėgjuar spjegime”, ky ėshtė faji i Qosjes qė nuk i ka lexuar spjegimet e mia nė mediat e shkruara dhe elektronike. Por, tani po ia pėrsėris se identiteti kombėtar nuk krijohet brenda njė viti, por krijohet nė proces nė periudha shumė mė tė gjata. Vet kombi ėshtė proces. Megjithatė, janė disa ngjarje tė cilat e bėjnė procesin mė tė dukshėm. Zanafilla e kombit shqiptar ėshtė mė e hershme se viti 1878 (gjithėsesi kjo zanafillė nuk mund tė pėrfytyrohet qoftė edhe disa dekada para vitit 1878, dmth, mbetet brenda shekullit XIX), por viti 1878, kur u themelua Lidhja e Prizrenit, konsiderohet si zanafillė e kombit shqiptar. Sipas projektit tė rilindasve shqiptarė, kombi shqiptar duhej tė ngritej mbi bazėn e etnisė shqiptare, nė tokat ku etnia shqiptare pėrbėnte shumicėn. Me Lidhjen e Prizrenit kombi shqiptar nuk u krijua, por vetėm u nis si proces. Shqiptarėt u krijuan si komb de facto vetėm me sundimin e Ahmet Zogut, pas vitit 1925, edhe pse de jure u njohėn si komb mė 1912. Ai qė njihet sot si komb shqiptar nuk ėshtė projekti i rilindasve, por projekti i Ahmet Zogut. Ne shqiptarėt e Kosovės i kemi thėnė vetit komb shqiptar, por bota nuk na njeh pėr tė tillė. Bota i njeh pėr komb shqiptar vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė. Shqiptarėt e Kosovės akoma nuk i njeh pėr komb. Bota i njeh vetėm pėr shqiptarė etnikė, asgjė mė tepėr. Pra, procesi i vetėdijėsimit tė kosovarėve si komb nuk ka filluar me 1912, por njėsoj kur edhe i gjithė shqiptarėve tė tjerė, me Lidhjen e Prizrenit, paēka se nisma e formimit tė tyre kombėtar nuk u identifiku si kosovare, po si shqiptare. Dhe, nėse nė Shqipėri shqiptarėt u formėsuan si komb de jure me 1912, pėrkatėsisht de facto pas vitit 1925, shqiptarėt e Kosovės akoma nuk janė komb, por do tė bėhen me kismet prej Zotit. Nuk janė akoma komb, sepse nuk mjafton ta njohėsh vetėn pėr komb, por duhet tė jesh i njohur edhe prej tė tjerėve si i tillė. Ja pėrkufizimi im pėr kombin:

Kombi ėshtė njė bashkėsi (komunitet) njerėzish, organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.

Rexhep Qosja nėse pretendon tė kontribuojė nė kėtė debat, le ta thotė se cili ėshtė definicioni i tij pėr kombin, apo nėse nuk ka punuar nė kėtė drejtim, le ta thotė se definicionin e cilit autor ai e konsideron meritor qė ta dijmė se ku jemi.

E treta. Rexhep Qosja mė tej shkruan: “Thuhet se identiteti kosovar nė tė vėrtetė ėshtė identitet mbikombėtar, jo shumėkombėtar, diēka si identiteti europian, apo identiteti amerikan, apo si identiteti tashmė i shpėrbėrė sovjetik!”. Prapė Qosja nuk na e thotė se kush e thotė kėtė. E thotė vetė ai!
Identiteti Kosovar nuk mund tė jetė mbikombėtar, sepse popullsia e saj shumicė akoma nuk ėshtė komb e nuk ka si tė jetė mbikomb.
Nuk ka shtet shumėkombėtar. Kjo ishte njė frazė e Stalinit e Kardelit, por u pa se shtete tė tilla nuk mund tė funksionojnė. Nė Jugosllavi vetėm serbėt e malazezėt ishin kombe, tė tjerėt quheshin kombe por, nė fakt, ato u bėnė kombe tek viteve tė 90-ta. Kombi Kosovar nuk mund tė jetė as si kombi amerikan. Nė Kosovė etnia shqiptare ėshtė shumicė absolute dhe kombi kosovar do t’i bartė karakteristikat kulturore, psikologjike, sociologjike e historike tė etnisė shqiptare, sadoqė pėrkrah shqipes edhe serbishtja e anglishtja janė sanksionuar me kornizė kushtetuese si gjuhė kombėtare tė Kosovės. Qosja nė vend tė rrahagjokėsisė patriotike, do t’ishte mė mirė qė nė kohėn kur ishte anėtar i Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės tė ngulmonte qė gjuhė kombėtare e Kosovės tė jetė shqipja, ndėrsa serbishtja tė jetė gjuhė zyrtare vetėm nė ato komuna ku serbėt janė mbi 20 %, siē ėshtė rasti i shqipes nė Maqedoni. Por, ai pranoi anglishten e serbishten qė pėrkrah shqipes tė jenė gjuhė kombėtare tė Kosovės, e tani tallet me atė se si do tė duket kombi i ardhshėm kosovar.

E katėrta. Me tej Qosja shkruan: “Thuhet se shteti e cakton identitetin, prandaj edhe identiteti i kosovarėve do tė jetė i caktuar prej shtetit tė Kosovės”. Kush e thotė kėtė? Apo Qosja ia futė kot, sepse kėshtu ai gjen mė lehtė pėrgjigjen. Por, kėtė sigurisht nuk e thotė kush qė e di se ēka ėshtė kombi. E vėrteta ėshtė se koncepti i kombit dhe shtetit janė ngusht tė lidhur. Shteti nuk krijohet vetėvetiu. Duhet tė ketė njė komb qė e krijon shtetin. Nėse shteti i Kosovės krijohet ndonjėherė, atėherė ky do tė jetė krijesė e kombit kosovar, bėrthamėn e tė cilit e pėrbėjnė komuniteti etnik shumicė (shqiptarėt), ata qė luftuan me ēdo mjet (jo vetem me armė, po edhe nė ēdo mėnyrė) pėr lirinė e pavarėsinė e saj, por edhe pakicat etnike tė Kosovės qė e ndjejnė apo do ta ndjejnė veten si kosovarė.




vazhdon--->

Zana_ch
07-03-06, 19:55
E pesta. Qosja shtron pyetje tė cilat meritojnė pėrgjigje pėr interes debati, sepse nuk mund tė ketė pyetje idiote, por vetėm pėrgjigje idiote. Kėshtu unė poi u pėrgjigjem me radhė ashtu si i ka shtruar Qosja.

5.1. Mos do tė thotė kjo se identiteti i ri mė parė se sa kategori kombėtare ėshtė kategori financiare apo ndoshta kombėtare e financiare njėkohėsisht? - pyet Qosja.

Pėrgjigja ime: Kombi nė thelbin e vet ėshtė interes me vet definicionin e tij.

5.2. Cilat janė arsyet e pėrpjekjeve pėr ndryshimin e parimeve themelore mbi tė cilat ėshtė krijuar gjuha standarde, apo, madje pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde pėr shqiptarėt e Kosovės dhe shqiptarėt gegė pėrgjithėsisht?- pyet Qosja.

Pėrgjigja ime: Kjo ēėshtje s’ka tė bėjė pothuaj fare me identitetin kombėtar kosovar. Kosovarėt mund tė jenė komb dhe ta kenė po tė njėjtin standard gjuhėsor me Tiranėn, po mund tė kenė edhe standard tjetėr. Kjo s’ka tė bėjė fare me kombformimin kosovar. Ēėshtja e standardit gjuhėsor tė shqipes ėshtė njė ēėshtje me vete qė meriton debat serioz. Madje ky debat ėshtė i domosdoshėm pėr vet Tiranėn edhe sikur Kosova tė mos ekzistonte fare. Unė kėtu vetėm po pėrmend njė fakt: njėrin prej romaneve mė tė mira nė letėrsinė kosovare, “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”, shumė veta nė Tiranė do tė kishin dėshirė ta kishin tė pėrkthyer nė shqipen standarde, ndėrkohė qė vetė autori i tij, Rexhep Qosja, pretendon se e ka shkruar pikėrisht nė kėtė standard gjuhėsor.

5.3. Cilat janė arsyet e gjykimeve, tė anshme, tė tejshquarjeve, tejtheksimeve tė vetėdijeve fetare e tė qėndrimeve tė anshme tė disa institucioneve politike e shtetėrore ndaj ndonjėrės prej kėtyre vetėdijeve?- pyet Qosja.

Pėrgjigjia ime: E vėrtetė se nga ana e institucioneve tė Kosovės ka njė anėsim nė favor tė fesė katolike nė Kosovė (kjo shihet nė prezantimin e festave fetare nė televizionin publik dhe TV-tė kombėtare kosovare, e kėtė e kam bėrė edhe unė nė TV Mitrovica, por arsyeja ėshtė shumė e shėndoshė. Synimi ėshtė integrues. Shteti dhe shoqėria civile duhet tė balancojė duke pėrkrahur mė tė voglin. Kombi shqiptar nuk do tė ishte ky qė ėshtė sot sikur shteti dhe shoqėria civile shqiptare tė mos favorizonte fetė mė tė vogla nė numėr. Kombi kosovar po ndėrtohet mbi baza tė ngjajshme me kombin shqiptar. Tek e fundit, kėto dy kombe (kombi ekzistues shqiptar dhe kombi kosovar nė formim e sipėr) e kanė njė pikėnisje tė pėrbashkėt: Lidhjen e Prizrenit, dhe shumėēka pas saj.

5.4. Cilat janė arsyet e pėrpjekjeve pėr krijimin e identitetit tė ri kombėtar, tė quajtur identiteti kosovar?- pyet Qosja.

Pėrgjigja ime: Janė tė njėjtat arsye me ato pėr krijimin e shtetit tė ri tė Kosovės, i cili nuk ka ekzistuar kurrė, por qė do tė krijohet me kismet prej Zotit.

5.5. Cilat janė arsyet e pėrpjekjeve dhe gjykimeve tė kėtilla qė ushtrojnė ndikim ēintegrues nė proceset integruese?- pyet Qosja.

Pėrgjigja ime: Pėrkundrazi, krijimi i kombit kosovar ka karakter integrues siē kishte edhe vet krijimi i kombit shqiptar. Nuk krijohet kurrėfar procesi integrues duke penguar kombformimin me arsyetimin se veē jemi komb pa qenė tė tillė. Kjo ėshtė sikur prindi t’i thotė fėmijės: ēfarė tė duhet fakulteti kur ti je inxhinier, nė ndėrkohė qė ai veē sa ka filluar studimet.

E gjashta. E di se ndonjė nga simpatizantėt e Qosjes do tė reagojė e do tė thotė se Qosja nuk ka gėnjyer, por ai nuk ia pėrmend emrin askujt, sepse ai ėshtė i madh dhe prandaj ai nuk i pėrmend emrat e vegjėl tė atyre nga i ka dėgjuar kėto teza e argumentime. Dėshiroj t’u pėrgjigjem se tė mėdhenj e tė vegjėl ka nė politikė, por nė shkencė ka vetėm argumente

Zana_ch
18-06-06, 10:41
Filologu arbėresh Matteo Mandala iu pėrgjigjet pyetjeve nė lidhje me debatin “Qose- Kadare”

Mandala: Analiza e Qoses ėshtė e cekėt


Mark Marku

Nė debatin “Qose – Kadare”, mbi identitetin shqiptar, duket se gjuhėtari arbėresh Matteo Mandala mban dukshėm anėn e shkrimtarit Ismail Kadare. Pėr filologun dhe lingustin Matteo Mandalą, profesor i shqipes nė Universitetin e Palermos, analiza qė akademiku Rexhep Qosja ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve ėshtė i cekėt dhe jo nė nivelin e duhur. Pėr tė po kaq i cekėt ėshtė edhe analiza qė ai i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Sipas tij argumenti se shqiptarėt janė mes Lindjes dhe Perėndimit, tashmė ėshtė i tejkaluar dhe se shqiptarėt anojnė nga Perėndimi. Nė njė intervistė dhėnė pėr “Shekullin”, Mandala ndalet edhe nė pika tė tjera tė kėtij debati tė nxehtė. Matteo Mandala lindi nė Piana degli Albanesi, nė fshatin e quajtur “Hora e arbėreshėve”, nė Siēili. Nė vitet ’80 nisi tė frekuentojė kurset e gjuhės shqipe nė fakultetin “Lettere” nė Universitetin e Palermos. Interesohet pėr ēėshtje dialektologjike e gjuhėsore, por pa mėnjanuar edhe historinė e letėrsisė dhe sidomos filologjinė. Aktualisht ai ėshtė njė nga specialistėt qė merr pjesė nė projektin BETA pėr studimet filologjike, botimet kritike tė teksteve tė vjetra arbėreshe. Qėllimi ėshtė tė botohet njė fjalor historik i tė folmeve arbėreshe.

Ē’mendoni pėr debatin mbi identitetin qė ka kundėrvėnė Qosen me Kadarenė?
Duke sqaruar qė nė krye se nuk bėhet fjalė pėr njė qėndrim pro ose kundėr tezave tė njėrit a tė tjetrit, dėshiroj tė saktėsoj diēka. Ky debat ėshtė zhvilluar mė shumė nė aspektin politik sesa nė atė historiko-kulturor. E kjo nuk ishte e pashmangshme, aq mė tepėr po tė merren parasysh pasojat e tij tė menjėhershme mbi zhvillimet e sotme. Ajo qė duhej e mund tė ishte shmangur ėshtė ashpėrsia e polemikės, e cila i ka kapėrcyer caqet e njė ballafaqimi idesh mes tė urtėsh, duke shkarė nė njė lumė akuzash personale, gjė qė nga ana tjetėr e vė nė siklet cilindo qė do tė ndėrhyjė. Pėrsa mė takon mua, ky siklet rritet edhe mė, pėr shkak tė admirimit tė sinqertė dhe stimės qė ushqej pėr tė dyja personalitetet nė fjalė; njė admirim qė buron prej njohjes sė veprave tė tyre dhe njė vlerėsim qė mbėshtetet te ndihmesat e vyera qė tė dy kėta kanė dhėnė e japin pėr kulturėn shqiptare. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me metodėn. Unė mund tė kem njė mijė arsye pėr t’u radhitur nga ana e Kadaresė. Mes kėtyre po kujtoj nėnshtetėsinė italiane, formimin kulturor perėndimor, besimin katolik dhe tė fundit, por jo pėr nga rėndėsia, origjinėn arbėreshe. Nė tė vėrtetė, edhe unė, ashtu si Qosja, jam bukur larg pėrligjjes sė pozicionimit tim me ndonjė lloj partizanllėku. E kjo jo vetėm sepse do tė isha pak i besueshėm. Ėshtė nė lojė diēka shumė e rėndėsishme. Prandaj unė s’mund t’ia lejoj vetes luksin qė tė gjykoj pėr njė ēėshtje kaq tė koklavitur duke pėrdorur njė kriter deformues si pėrvoja vetjake, qė do tė ishte i tillė edhe mė shumė nė rastin tim, meqė unė, sidoqoftė, mbetem njė i huaj. Kėshtu qė e quaj krejt tė pavend tė futem me paragjykime kėso dore nė mes tė njė debati qė ka tė bėjė me fatet e popullit qė ruan nė gjirin e vet edhe rrėnjėt e bashkėsisė sė cilės i pėrkas. Nga njė pikėvėshtrim thjesht politik, ky ėshtė njė debat i vlefshėm, sepse synon pėrkufizimin e njė problemi me rėndėsi kapitale pėr pozicionin e nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt kam vėnė re njėfarė konfuzioni nė tezat e Qoses, tė cilit megjithatė duhet t’i njihet merita se ngriti njė problem kyē tė aktualitetit politik – atė tė rolit laik tė shtetit dhe tė raporteve tė tij gjithashtu laike me pėrbėrėsit e ndryshėm fetarė, tė rrėnjosur historikisht nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Mė ėshtė dukur i pavend pėrfundimi ku ka mbėrritur akademiku kosovar, veēanėrisht kur, duke e humbur sysh perspektivėn e laicitetit tė shtetit, nxiton tė paraqesė njė skenar tė mundshėm “tė konfliktit mes qytetėrimeve” nė Shqipėri, ku, sipas tij, njėri prej pėrbėrėsve fetarė privilegjohet nė kurriz tė tė tjerėve.
A ekzistojnė vėrtet tė tilla privilegje? Qosja ka sjellė shembullin e dhėnies sė emrit “Nėnė Tereza” aeroportit tė Rinasit, pėr tė nxjerrė nė pah vėmendjen e ndryshme qė u kushtohet tri besimeve tė mėdha fetare nga ana e shtetit, me njė parapėlqim tė dukshėm ndaj komponentes katolike…
Nė tė vėrtetė, shembulli i sjellė nga Qosja, pėrtej vlerės sė tij reale, pėrbėn njė rast tė veēantė: kundėrshtohet emėrtimi i aeroportit tė Rinasit “Nėnė Tereza” me njė varg argumentesh tė diskutueshme. I pari ėshtė edhe mė “i forti”: meqė Nėnė Tereza ishte katolike, Qosja arrin nė pėrfundimin se bėhet fjalė pėr njė anashkalim tė besimeve tė tjera, duke harruar qė veprimtaria humanitare e Gonxhe Bojaxhiut u zhvillua nė njė vis ku shumica e popullsisė ėshtė jo e krishterė, gjė qė nuk ka pėrbėrė kurrė ndonjė problem as pėr atė vetė dhe as pėr urdhrin e saj, e qė po ashtu nuk i pengoi miliona besimtarė myslimanė ta nderonin me gjithė zemėr nė ceremoninė mortore. Ėshtė e qartė se nuk nderohej feja, por veprimtaria humanitare e Nėnė Terezės nė ndihmė tė tė varfėrve dhe tė sėmurėve qė mblidhte nėpėr rrugėt e Kalkutės. Argumenti i dytė ėshtė kontradiktor pėr njė vizion laik: pėr prof. Qosen laiciteti i shtetit lipset tė shfaqet me njė lloj baraspeshe qė do ta quaja solomoniane – njė ty, njė mua, njė tjetrit – nė emėrtimet e infrastrukturave publike, duke mbajtur parasysh edhe personalitetet e kulturės myslimane, si fjala vjen nobelistin Ferid Murati. Nuk jam kundėr, po pse atėherė u dashka tė shfresh kundėr emėrtimit tė aeroportit Nėnė Tereza, kur mjaftoka t’i kėshillosh autoritetet publike se ėshtė e volitshme, madje e domosdoshme qė t’i kenė parasysh edhe besimet e tjera fetare? Argumenti i tretė, ai qė mė ka ēuditur mė shumė, pikėrisht ngaqė ėshtė formuluar prej njė intelektuali me shtatin e Qoses: miradija qė i ėshtė dhėnė Nėnė Terezės nė pėrgjithėsi i jepet atij qė ka dhėnė njė ndihmesė tė spikatur nė ngritjen kulturore tė kombit dhe jo atij qė perceptohet vetėm pėr nga pėrkatėsia fetare. Unė kam mėsuar nė njė shkollė tė mesme tė Palermos qė mbante emrin e Albert Ajnshtajnit dhe nuk mė ngjan qė gjeniu i fizikės tė ketė lindur nė kėtė qytet, e as qė tė ketė dhėnė ndonjė ndihmesė nė zhvillimin e tij kulturor e aq mė pak qė tė ishte katolik. E, megjithatė, ky vendim u mor prej nxėnėsve dhe mėsuesve qė zgjodhėn mes opsioneve tė ndryshme, disa prej tė cilave lidheshin me emra tė tillė si Cielo d’Alcamo, Benedetto Croce dhe Giovanni Gentile. Emri i Ajnshtajnit u zgjodh si nga mė tė famshmit nė botė dhe si njė nga mė pėrfaqėsuesit pėr fizionominė ndėrkombėtare qė kėrkohej t’i jepej shkollės sonė, njėra nga mė tė njohurat e kryeqytetit sicilian. E nėse ky ėshtė njėri prej funksioneve “sociale” tė emėrtimit tė veprave publike, besoj se nuk ka zgjidhje mediatikisht mė efikase sesa t’i vėsh aeroportit tė Rinasit emrin e Nėnė Terezės, e cila, bashkė me Ismail Kadarenė, ėshtė nga tė paktat personalitete shqiptare tė njohura nė botė. Nga ana tjetėr nuk besoj se ėshtė i parėndėsishėm fakti qė Gonxhe Bojaxhi e pati thėnė mė se njė herė se ndihej krenare qė i pėrkiste kulturės shqiptare, duke rivendikuar kėsisoj pėr veten dhe tė afėrmit e saj origjinėn ballkanike e shqiptare dhe jo pėrkatėsinė fetare katolike.
Nė artikullin e tij prof. Qosja bėn fjalė edhe pėr ndėrhyrje nga ana e “disa institucioneve fetare e shtetėrore tė huaja” katolike nė vendimet e marra si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri, madje thotė se ka “vepra letrare dhe publiēistike tė pėrshkuara prej vetėdijes sė tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra tė djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjesė ose kapituj me pėrmbajtje fetare”, pa harruar tė kujtojė, paēka se pa dhėnė emra, shkrimtarė dhe intelektualė shqiptarė qė rreken tė ndihmojnė pėrhapjen e katolicizmit, si dhe tė insinuojnė qė Ballkani ėshtė “paradhoma e Orientit barbar” dhe “kategoria mė e ulėt e qytetėrimit”.

Vazhdon:

Zana_ch
18-06-06, 10:46
Do tė kisha dashur qė kėto vepra dhe kėta autorė tė pėrmendeshin me tituj dhe emra, meqė me karakterin e tyre tė pėrgjithshėm kėto pohime nuk tė ndihin tė kuptosh se kujt dhe ē’gjėje i referohet prof. Qosja. Nėse ai u referohet veprave tė autorėve katolikė pėr Nėnė Terezėn, nuk e kuptoj kundėrvėnien e studiuesit kosovar: ėshtė njėsoj si ta shtrėngosh dikė qė tė mos trajtojė probleme fetare ose qė tė mos shkruajė tekste qė ngrenė lart pėrkatėsinė e tij fetare. Me fjalė tė tjera, do tė kishim njė lloj censure qė i bie ndesh njė shpirti me tė vėrtetė laik. Me sa di unė, askush nuk ka fyer ose nėpėrkėmbur fenė e dikujt tjetėr. Dhe kjo ėshtė njė e dhėnė mjaft e rėndėsishme qė flet nė favor tė asaj pasurie tė pėrbashkėt qė i shquan shqiptarėt, e qė lidhet me bashkėjetesėn harmonike dhe tolerante tė tri feve tė mėdha nė njė hapėsirė tė ngushtė. Pėrsa i takon ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve, analiza e Qoses mė duket e cekėt dhe jo nė lartėsinė e njė situate ndėrkombėtare komplekse e delikate qė do tė meritonte vėmendje mė tė madhe kritike. E ashtuquajtura ndeshje mes qytetėrimeve ėshtė njė nocion qė iu imponua vėmendjes sė analistėve pas rėnies sė Murit tė Berlinit qė shėnoi edhe fundin e luftės sė ftohtė. Nė tė vėrtetė, mė shumė se nė njė ndeshje kulturash ose, po tė doni, konceptimesh fetare tė ndryshme, ajo qė ka ndodhur e ka bazėn nė problemin e pazgjidhur politik qė u shfaq me krijimin e shtetit tė Izraelit dhe me mohimin qė iu bė sė drejtės pėr tė ekzistuar njė shteti palestinez.
“Konflikti i qytetėrimeve” ėshtė “cibo per gli ingenui”, njėsoj me atė tjetrin, sipas tė cilit me rėnien e Murit tė Berlinit do tė dekretohej fundi i historisė sė njerėzimit. Konflikti nuk ka tė bėjė aspak me “qytetėrimet”, por me kontrollin e hapėsirave strategjike pėr prodhimin e naftės, ndėrsa nevoja pėr t’i fshehur interesat e vėrteta politike dhe ekonomike e ka ushqyer me kufoma njerėzish mitin e konfliktit tė qytetėrimeve. Nė kėtė logjikė inkuadrohet edhe pushtimi i Irakut, qė sigurisht nuk ngjau ngaqė Sadam Husein zotėronte armė tė shfarosjes nė masė, gjė qė nuk e ka ndihmuar aspak ēeljen e dialogut mes tė krishterėve dhe myslimanėve.
Pohimet pėr epėrsinė e hamendėsuar tė njėrit ose tė tjetrit qytetėrim, pėrveēse u pėrkasin vizioneve raciste, tė cilat duhet t’i dėnojmė gjithnjė me forcė, pėrfaqėsojnė mjetin mė tė mirė pėr t’i kundėrvėnė popullsitė e krishtera dhe myslimane me njėra-tjetrėn, me qėllimin e mbrapshtė pėr ta pėrjetėsuar atė gjendje artificialisht konfliktuale dhe pėr t’i mbajtur nė njė situatė pėrleshjeje tė pėrhershme dy qytetėrimet mė tė mėdha tė njerėzimit. Mė ēudit fakti qė prof. Qosja nuk e ka vėnė nė dukje kėtė tė dhėnė, tekefundit duke marrė shkas prej thirrjeve tė forta tė papės mė tė madh tė kohės sonė, i cili jo vetėm qė i ka dėnuar luftėrat – tė gjitha luftėrat – jo vetėm qė i ka pranuar gabimet historike tė katolicizmit, jo vetėm qė e ka luftuar komunizmin dhe ka kritikuar kapitalizmin e egėr dhe ēnjerėzor, por i ka ēelur shtegun dialogut ndėrfetar dhe ka nxitur forma tė ndryshme tė bashkėpunimit mes besimeve fetare, pėr t’i bėrė vend krijimit tė njė lloj humanizmi qė do tė ishte nė lartėsinė e problemeve me tė cilat ndeshet bota e sotme.


Vazhdon :

Zana_ch
18-06-06, 10:48
Njėsoj i cekėt dhe i nxituar ėshtė trajtimi qė Qosja i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Edhe nė kėtė rast pėrcaktimi, sipas tė cilit Ballkani nė pėrgjithėsi dhe Shqipėria nė veēanti ndodhet mes Lindjes e Perėndimit mė duket disi i kapėrcyer. Ky pėrcaktim, me sa di unė, u pėrpunua nga Eqrem Ēabej me referimin e qartė te formimi i njė qytetėrimi letrar tė pėrbėrė qė ngėrthente nė vetvete elemente kulturore prej dy sferave kryesore tė ndikimit, asaj kristiane dhe asaj islamike. Eseja u shkrua mė 1936 dhe u botua disa vjet mė vonė duke u ndjekur prej njė debati qė u luhat mes vlerėsimeve kulturoro-letrare dhe atyre politike, por, sidoqoftė duke u shpėrdoruar e me njė vendosje plotėsisht anakronike qė nuk i mban parasysh ndryshimet e thella tė ndodhura nė Perėndim e nė mėnyrė tė veēantė nė Evropėn kontinentale. Argumentet e Ēabejt kanė vlerė historike, ngaqė i referohen shekullit XIX e mund tė kenė edhe karakter aktual nėse vendosen nė vitet kur u konceptua eseja. Por, sigurisht, nuk mund tė kenė ndonjė vlerė tė madhe pėr tė sotmen, sepse Evropa dhe bota perėndimore kanė ndryshuar kryekėput. Kontinenti i vjetėr ka nė brendėsinė e vet bashkėsi gjuhėsore, kulturore e fetare tė ndryshme nga ato perėndimore. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr visoren ballkanike. Mund tė pėrmendja Francėn, Gjermaninė, Anglinė, por mė pėlqen tė ndėrmend rastin e Sicilisė Perėndimore, ku prej kohėsh ėshtė vendosur njė bashkėsi e madhe afrikanoveriorėsh, qė ka shkollat e veta, xhamitė e veta e qė bashkekziston, madje do tė thosha bashkėjeton nė paqe me popullsinė vendase. Problemi pėr tė cilin flet Qosja, duke iu referuar qytetėrimit tė cilit i pėrkasin shqiptarėt, mė duket gjithsesi anakronik po tė krahasohet me realitetin e sotėm tė Evropės, ndėrsa po aq kontradiktor mė ngjan ai edhe po tė ballafaqohet me ēėshtjen kyēe tė pozicionit tė nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nga kjo pikė vėshtrimi analiza e Kadaresė, pa folur pėr ndonjė aspekt qė meriton tė thellohet edhe mė, mė duket jo vetėm mė e mbėshtetur dhe mė korrekte, por edhe mė e dobishme.
Vijmė kėshtu te thelbi i problemit. Rrėnjėt e identitetit kombėtar shqiptar janė nė Perėndim apo nė Lindje?
Para se tė thuhet diēka pėr “rrėnjėt” ėshtė mirė tė mendojmė lidhur me kuptimin e “identitetit” dhe me arsyet qė e prodhojnė atė. Identiteti ėshtė nė tė vėrtetė njė nocion mjaft i gjerė dhe meriton sė paku dy saktėsime paraprake. Nė radhė tė parė duhet tė dallojmė identitetin individual prej atij kolektiv, meqenėse qė tė dyja janė tė pranishme tek identiteti i njeriut. Pėr ta bėrė kėtė do t’i drejtohem njė shembulli konkret. Qė tė dyja kėto identitete pėrmblidhen nė atė qė quhet “letėrnjoftim” e qė ēdonjėri prej nesh e mban me vete: emri e mbiemri, seksi, kombėsia, nėnshtetėsia, besimi fetar, profesioni, vendbanimi e sė fundi, por jo tė fundit shenjat e veēanta. Mungojnė sigurisht treguesit e natyrės psikike, sepse kur ato shfaqen janė simptoma patologjike qė u interesojnė psikanalistėve ose psikologjisė sociale, por pak shėrbejnė pėr tė pėrcaktuar identitetin individual ose kolektiv. Tė citosh Frojdin nė kėtė rast, ėshtė mė shumė se e ēuditshme! Identiteti individual pėrcaktohet mbi bazėn e tė dhėnave si ato qė kanė tė bėjnė me moshėn (i vjetėr vs. i ri), profesionin (mjek vs. infermier), me tė ardhurat (i pasur vs. i pasur), origjinėn gjeografike (verior vs. jugor), vendbanimin (qytet vs. fshat) e deri prej atyre qė lidhen me shenjat e veēanta. Identiteti kolektiv pasqyrohet nė tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me “kombėsinė” ose “besimi fetar”, pėr arsyen e thjeshtė se ato mund tė jenė tė pėrbashkėta pėr njė numėr relativisht tė madh qytetarėsh. Interferenca mes kėtyre dy lloj tė dhėnave ėshtė e natyrshme, por nė disa raste mund tė shkaktojė probleme tė rėnda qė kėrkojnė zgjidhje tė posaēme, siē mund tė jetė, fjala vjen, objeksioni i ndėrgjegjes. Procesi i kalimit tė pandėrprerė nga identiteti individual tek ai kolektiv dhe anasjelltas ėshtė dukuria me tė cilėn po i matin forcat studiuesit, e veēanėrisht sociologėt dhe antropologėt e kulturės. Merret vesh se sa mė e artikuluar tė jetė pėrbėrja e njė shoqėrie, aq mė tė ndėrlikuara bėhen proceset e “kontaminimit”, e gjithaq mė tė vėshtira edhe mekanizmat qė i bėjnė tė pajtueshme identitetet e ndryshme nė atė kuadėr harmonik qė sot e pėrkufizojmė si kombėtar. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me proceset e krijimit tė identitetit. Dhe kėtu diskutimi prek njė sferė publike, nė kuptimin qė identiteti kombėtar nuk mund tė shqyrtohet vetėm mbi bazėn e njė analize sinkronike tė tė dhėnave tė sotme, aq mė tepėr duke veēuar njė pėrbėrės tė vetėm – nė rastin e Qoses, besimin fetar. Analiza sinkronike, sado e thellė, do tė rezultojė gjithmonė e pjesshme dhe e pamjaftueshme pėr tė kuptuar shkaqet dhe qėllimet. Identiteti tė cilit i referohemi ėshtė produkt i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar mendor thelbi i tė cilit ka tė bėjė me ndėrtimin simbolik qoftė kolektiv, qoftė individual tė pėrkatėsisė sė njeriut. Si nė mesin e antropologjisė kulturore dhe shoqėrore, ashtu dhe nė mesin e praktikės historiografike ky ndėrtim ka nevojė pėr kujtesėn, e kuptuar kjo si shprehje e mendimit shoqėror ose si aftėsi pėrzgjedhėse. Tė gjitha grupet pėrpunojnė njė kujtesė shoqėrore dhe kanė njė fond kujtimesh me tė cilat ushqehet identiteti i pėrbashkėt. Ėshtė e vėshtirė tė gjejmė njė shqiptar mysliman qė nuk ka tė njėjtėn kujtesė ndan me njė shqiptar tė krishterė dhe qė nuk zotėron, jashtė qerthullit tė subjektivitetit religjioz, po atė sistem vlerash qė i kėrkon pėrfaqėsimi objektiv i realitetit – qoftė ai i sė shkuarės, i bazuar mbi kujtimin – qoftė ai i sė tashmes, i mbėshtetur mbi respektin reciprok. Nė thelbin e vet identiteti mbėshtetet mbi njė strukturė qė nga njėra anė ėshtė e pėrbashkėt, ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė e kristalizuar dhe e pandryshueshme. Identiteti nga kjo pikė vėshtrimi do tė ishte njė imazh i palėvizshėm, i pasur me nuanca nė brendėsinė e vet, me ngjyra e dallime, por sidoqoftė diēka e ngrirė, si fotografia nė njė ēast tė dhėnė. Nė tė vėrtetė, procesi i ndėrtimit tė identitetit nuk merr fund me arritjen e njė rezultati qė tė shtyn ta pėrkufizosh identitetin si diēka tė dhėnė nė mėnyrė tė natyrshme njė herė e pėrgjithmonė. Identiteti, njėsoj si shoqėritė ose grupet qė e prodhojnė, u nėnshtrohet ndryshimeve tė vazhdueshme, nganjėherė rrėnjėsore, rinovimeve ose prapakthimeve. Gjithēka varet nga ajo qė grupet, bashkėsitė ose shoqėritė synojnė tė arrijnė nė njė moment tė caktuar tė historisė pėrmes proceseve tė vazhdueshme tė krijimit dhe rikrijmit tė identiteteve tė tyre. Nė rastin e identitetit kombėtar shqiptar kemi nė dispozicion disa fotografi ēastesh tė ndryshme, ēdonjėra prej tė cilave paraqet njė stad tė caktuar tė udhės qė ka pėrshkuar Shqipėria. Po t’i kėqyrim veēmazi, do tė na pėrftohet njė sekuencė imazhesh tė palėvizshme, ndėrsa po t’i projektojmė njėrėn pas tjetrės do tė kemi evolucionin e atij identiteti, e pra historinė e tij. Sigurisht, ēėshtja e identitetit kombėtar del nė shesh kur nė gjirin e shoqėrive lind njė krizė e thellė qė prek vetė shkaqet e mbijetesės sė tyre nė terma bashkėsish. Vihen nė pikėpyetje vlerat, simbolet dhe mitet qė pėrbėjnė thesarin e pėrbashkėt kulturor, pėr tė zėnė fill ai lloj rindėrtimi i historisė qė priret tė nxjerrė nė spikamė dasitė mė shumė se ato gjėra qė dėshmojnė tė njėjtin fat e tė njėjtin evolucion. Nė pėrgjithėsi momenti i krizės pėrkon me vėshtirėsitė pėr tė kryer tranzicionin mes njė etape historike qė duhet braktisur pėrfundimisht dhe njė tjetre sė cilės duam t’i qasemi, por qė na tremb me tė papriturat e tė panjohurat e saj. Shi nė kėtė situatė pasigurie tė sė sotmes qė priret kah e ardhmja, lind nevoja pėr t’iu kthyer sė shkuarės, pėr t’i kėrkuar atje elementet themelore tė identitetit kolektiv. Bėhet fjalė pėr njė nevojė legjitimimi ose vetėlegjitimimi qė mbėshtetet tek e drejta pėr tė rigjetur fillin e rrugės sė gjatė e tė mundimshme qė zuri fill nė periudhėn pararomantike qė paraprin Rilindjen Kombėtare e qė zgjatet deri nė ditėt tona. Dhe pikėrisht kjo po ndodh nė Shqipėri, jo rastėsisht nė dhjetėvjetėshin pas rėnies sė regjimit komunist.

Komenti vazhdon:

Zana_ch
18-06-06, 10:49
Pra ju mendoni se identiteti kombėtar shqiptar ka lindur pėrpara Rilindjes?
Kjo ėshtė njė nga pikat qė ėshtė lėkundur mė fort pas zbulimit tash sė voni tė mjaft veprave nė dorėshkrim e tė pabotuara tė intelektualėve arbėreshė qė kanė jetuar mes gjysmės sė parė e tė dytė tė shekullit XVIII, si Guzzetta, Parrino e Chetta. Veprat e tyre jo vetėm e plotėsojnė mozaikun e historisė kulturore mbarėshqiptare, duke mbushur ato hapėsira qė patėn mbetur ēuditėrisht bosh, por zbulojnė edhe njė sinkroni tė pėrsosur mes procesit tė ndėrtimit tė identitetit qė patėn nisur arbėreshėt dhe atyre qė vėrehen nė pjesė tė tjera tė Evropės. E kjo ėshtė e dhėna e parė qė duhet nėnvizuar: identiteti kombėtar shqiptar si rezultat i njė pėrpunimi intelektual tė vetėdijshėm, lind nėn shembullin e kulturės evropiane, qoftė po t’u referohemi mekanizmave qė e kanė prodhuar, qoftė po t’i referohemi nocionit “komb”, qė afėrmendsh nuk do kuptuar si “organizim juridik shtetėror” siē ndodhi gjatė shekullit tė nacionalizmave qė pasoi Revolucionin Francez, por si njė bashkėsi qė mbetet e tillė ngaqė ka tė pėrbashkėta elementet themeltare tė kujtesės sė saj historike dhe kulturore. Nė kėtė drejtim duhet interpretuar, sipas meje, eseja e Ismail Kadaresė, duke mbajtur parasysh qė ai, duke iu kthyer sė shkuarės, ka pėrvijuar profilin e identitetit evropian tė shqiptarėve, duke kėmbėngulur qė vendi i tyre i natyrshėm nė kontekstin e sotėm gjeopolitik global ėshtė nė Perėndim. Edhe pse nuk ėshtė e tepėrt tė them qė jam i njė mendjeje me tė, mė josh mė shumė ideja pėr tė vėnė nė dukje se ky lloj procedimi u pėrdor nė shekullin XVIII nga intelektualėt arbėreshė kur, pėr shkak tė persekutimit fetar qė shestuan kundėr tyre peshkopėt e ritit latin, iu kthyen sė shkuarės me qėllimin e shpallur pėr tė dalluar e bėrė tė njohura e madje, duke dhėnė prova tė njė mendjemprehtėsie tė rrallė, edhe mitizuar historinė e tyre, gjuhėn, doket e zakonet dhe ritin fetar. Fjala ėshtė pėr mjaft studime tė pabotuara qė sot na lejojnė ta shtyjmė edhe ndonjė shekull mė pėrpara nė kohė fillimin e asaj stine kulturore qė pėrgjithėsisht e quajmė Rilindja e qė gabimisht e identifikojmė me romantizmin. Si produkt i njė operacioni mendor, identiteti kombėtar i pėrgjigjet njė pėrpunimi kulturor, madje do tė thosha ideologjik, nė tė cilin montimi dhe ēmontimi i ngjarjeve dhe i rrėnjėve tė pėrbashkėta synojnė tė identifikojnė kombin dhe t’i japin atij njė sistem institucionesh politike, kulturore e shoqėrore. Terreni i parapėlqyer pėr tė ngulur rrėnjėt e identitetit kombėtar mbetet ai historik, sepse nė tė shkuarėn mund t’i gjesh simbolet, mitet dhe traditat e pėrbashkėta. E siē dihet, e shkuara studiohet nė funksion tė sė tashmes.
Mėnyra e tė treguarit tė historisė, pra historiografia njohu periudhėn e madhe “tė shpikjes sė traditės” (Hobsbaėn), atėherė kur u pranua pėrgjithėsisht se identiteti i ēdo populli duhet nxjerrė nga njė e shkuar mitike. Kjo ngjau nė shekullin XVIII dhe gjysmėn e parė tė shekullit XIX.
Po tė rilexohen veprat e intelektualėve arbėreshė tė shekullit XVIII duke i vendosur brenda kėtij kuadri teorik, nuk ėshtė e vėshtirė tė zbulohen premisat e asaj qė unė e kam quajtur l’ideologia albanista (ideologjia e shqiptarėsisė) dhe qė do tė trupėzohet vetėm gjatė shekullit XIX. Miti pellazgjik, ai i Skėnderbeut, i gjuhės, i ritit fetar, i Lekės sė Madh dhe i maqedonasve, ngjizen nė tė vėrtetė nė atė periudhė dhe qysh atėherė do tė nisin ravgimet e mėpasme mitike qė do tė kontribuojnė nė trajtėsimin e fazės sė parė tė ndėrtimit tė identitetit shqiptar. Kėto mite do tė bėheshin simbolet e identitetit tonė dhe nė tė njėjtėn kohė do tė ushqenin njė lėvizje letrare duke iu blatuar artit, mbi tė gjitha poezisė epike, si njė sistem ideologjik nė tė cilin idetė, vlerat dhe besimet pėrcaktonin atė pėrfaqėsim qė i bėnte vetes grupi qė i ruante, domethėnė identitetin e tij kolektiv. Ėshtė qesharake tė pohosh, siē kanė bėrė disa “demitizues” tė improvizuar, se De Rada ose Frashėri ose Fan Noli, dhe mė pėrpara Marin Barleti, na kanė treguar pėrralla, vetėm sepse sot pėrfaqėsimi i tyre i realitetit nuk pajtohet me interpretimin e tanishėm historiografik tė sė kaluarės.
Me kėtė rast dua ta falėnderoj publikisht Ismail Kadarenė, sepse ka qenė i vetmi intelektual shqiptar qė me shkrimet e veta tė guximshme e kundėr rrymės e ka margjinalizuar valėn e kėtij agresioni tė ulėt ndaj historisė kulturore shqiptare e, nė veēanti asaj arbėreshe.
Pra, identiteti kombėtar shqiptar ėshtė i llojit perėndimor?
Nisur nga ato qė thashė, nuk mė duket se ka vend pėr dyshime. E pėr ta dėshmuar mjafton vetėm njė shembull, ai i Skėnderbeut. Heroi ynė, qė mbetet njė figurė tragjike e historisė sonė tė pėrbashkėt – i pafan e kishte quajtur De Rada – ėshtė njė mit i pėrbashkėt pėr shqiptarėt e krishterė dhe, gjė qė duhet tė na bėjė tė mendojmė, pėr shqiptarėt myslimanė, kundėr “qytetėrimit” fetar tė tė cilėve ai pati luftuar. Pėr tė kanė shkruar, veē tė tjerėve, De Rada, Naim Frashėri dhe Fan Noli. Pse? Sepse Skėnderbeu konsiderohej si pasuri e pėrbashkėt e kulturės kombėtare, e asaj kulture kombėtare qė po formohej sipas tė njėjtave parime laike qė formėsuan identitetet e pėrhapura nėpėr Evropė. Nga kjo pikėpamje, Naim bej Frashėri na shfaqet shumė mė modern dhe paradoksalisht mė properėndimor se shumė prej bashkėkohėsve tanė.
Intervistoi: Mark Marku



Shekulli
18/06/2006