PDA

View Full Version : Kosovarizmi dhe Gegnishtja, dy Rryma š-integruese


Zana_ch
07-03-06, 20:11
Kosovarizmi dhe Gegnishtja, dy Rryma š-integruese.
Nik Leshai


ška po ndodhe me shqiptaret!? Sapo dikush paraqet nji ide, ai ose ajo damkoset si separatist, anmik, š-integrues, destabilizues dhe keshtu fjalori i Serbeve i perdorun kunder Ushtrise šlirimtare te Kosoves aplikohet me gjithe forcen e tije demonizuese, por tash shqiptar-kunder-shqiptarit. Ndoshta ne nuk i kuptojme konceptet e debatit, perimtimit, perhollimit, hulumtimit, shestimit, peshimit, diskursit, polemikes. Per kete nuk i vehet faj gjuhes sepse sic tregojne shembujt e masiperm, ne i kemi keto fjale. Pyetja qe duhet dvete atehere asht pse shqiptaret ngaterrojne fjalen debatues me fjalen anmik?

šeshtja Kosovare duhet perimtue ne menyre pragmatike, pertej idealizmit, interesave lokale dhe nacionalizmit. Nuk ka kethim mbrapa. Ajo qe vendoset sot do tĺa dyzojne identitetin shqiptare ose do tĺa vene ate ne udhe te mbare drejt unifikimit te identitetit tone qe ka qene andrra dhe faktikisht lufta jone pergjate historise tash 2500 vjet. Kjo lufte nuk ka nise me Lidhjen e Prizerenit sic thote Akademiku Rexhep Rexhep Qosja. Ne kete lidhje, themeluesi i saje, Ali Pasha i Gucise dhe perfaqesuesi ma ne za i Tosknise, Abdyl Frashni ishin per nji Shqipni mbrenda perandorise osmane, dhe si rezultt per nji identitet jo-shqiptar. Identiteti yne ka fillue me luften Ilire kunder Romakeve. Ka vazhdue me luften tone kunder dyndjeve te sllaveve drejt Adriatikut, mandej me perpjekjet kunder Bizantit, luften kunder Turkut dhe vazhdon sot me luften kunder Sllavit. Ky asht shtegu i idealit te Shqiptarit Authentik. Me i vu kamben te gjithe kesaje lufte 2500 vjecare asht ma hjeke dore nga Qenja Jone. Kjo dmth me u gjunjezue perpara trysnise romake-greke-sllave-turke dhe me pushue s'qenunit iliro-shqiptar. Por lufta asht vetem nji aspekt qe tregon se identiteti egziston. Identiteti nuk formohet me lufte as me urdhen nga shteti. Ai formohet ne menyre natyrale dhe te pavetedijeshme. Identiteti asht Vullnet Bashkesie. Ai tregon se nji popull asht gjenetikisht dhe nga ana e trashigimise i njajte, por edhe ka vullnet me e ruajte kete njisim qe ka ndodhe pergjate shekujve. Fjala asht per dicka pragmatike dhe jetesore. Dicka ma e madhe se nacionalizmi dhe idealizmi e kane shty popullin iliro-shqiptar me u bashkue nen udheheqesit e tije ushtarake dhe intelektuale dhe me formue vazhden e identitetit te cilin ne sot e njohim si Shqiptar.

Nganjihere ambjenti ndikon ne te ardhmen dhe asht e pamujtun me ja ndryshue kursin fatit. Prandaj, pa ra ne brazdat e fatalizmit, le te hulumtojne aresyet e verteta te lindjes se Kosovarizmit. S'parit Kosovarizmi asht nji rryme mbrenda Shqipnise Etnike dhe nuk ka lidhje me Nacionalizmit Shqiptar ne kontekstin ballkanik. Prandaj Kosovarizmi don pa mbrenda kontekstit shqiptar. Duhen gjete rranjet e kesaj rryme qe po kerkon dyzimin e Qenjes Shqiptare.
<LI class=MsoNormal>Mvaresia: Kosova shihet si nji cope toke qe i asht shkepute Shqipnise dhe tash pritet dita kur Shqipnia t'a vasalizoje kete ôcope tokeö. Megjithese Shqipnia pret diten e "marrjes" se Kosoves, historia e 100 vjeteve te fundit ka shenue mohimin e Kosoves nga qeverite shqiptare dhe mos-interesimin e ceshtjes kosovare nga populli i thjeshte shqiptar. Prandaj ata nuk e meritojne marrjen e Kosoves nen protektorat mbas nihilizmit te turpshem te ceshtjes kosovare per nji shekull.
<LI class=MsoNormal>Neglizhimi nga Shteti mbrenda Kontekstit Shqiptar: Shteti shqiptar nuk ka ba as hapin ma te vogel me njofte dhe integrue kulturen dhe identitetin shqiptare, por unik te kosovareve. Permateper e ka trajtue Kosoven si nji province shqiptare. Kjo kur gjate 50 vjeteve te fundit Kosova ka qene dhe asht perpara Shqipnise teknologjikisht dhe nga ana kulturore.
<LI class=MsoNormal>Neglizhimi Mediatik: Media dhe institucionet kulturore shqiptare kane deshtue ne integrimin e interesave, trashigimise dhe zhvillimeve kosovare. Ata kane vazhdue rrymen nihiliste te krijueme nga komunistet dhe te vazhdueme nga socialistat ku shqiptaret luajne pjesen e memecit dhe shurdhit ne lidhje me ceshtjet kosovare. Mediat amerikane i mbulojne ma mire ceshtjet e Kosoves sesa mediat Shqiptare.
<LI class=MsoNormal>Mvaresia Gjuhesore. Gjuha standarde ka krijue nji gremine te madhe ne mes dy identiteteve duke e vu kosovarin no rangun e provincialit. Keshtuqe Kosovarit i lypet patjeter me nderrue gjuhen, dhe nepermjet saje identitetin e tije si kosovar, ne qofte se ai pranon me u bashkue me Shqipnine ne konditat e sotme te standardit te gjuhes shqipe. Ne qofte se ai refuzon me hjeke dore nga e folmja e tije, atehere ai do te mbetet nji provincial dhe do te shihet si i pacivilizuem.
<LI class=MsoNormal>Mosperkrahja: Neglizhim i Shqipnise ndaj Kosoves ka ba qe populli kosovar dhe ai shqiptar mos me perkrahe interesat e nevojat e njani tjetrit. Ne vitin 1997 ndersa Kosovaret luftonin per lirine e Kosoves, shqiptaret, si per inat te Kosovareve, shperthyen depot dhe u bane gati me fillue lufte civile, dhe keshtu i treguen botes se shqiptaret e shqipnise dhe Kosova nuk nuk jane te sinkronizuem nga ana kulturore, shoqnore, ekonomike dhe politike. Perndryshe si guxonte populli shqiptar me u cue ne lufte civilie ne nji kohe kur Kosova lypte daljen nga zgjedha serbe dhe bashkimin me Shqipnine? A nuk ishte kjo koha me tregue civilizmin dhe qytetnine e shqiptareve ne pergjithesi? Kjo mund te ndodhte vetem ne Shqipni! Kjo, pervec komunistave erdhen ne fuqi ne Shqipni, u ndihmoi shume edhe serbeve sepse lufta qe vrau 2000 vete diten e zgjedhjeve ne Toskni ishte mjaft per serbet me na paraqite ne syte e botes si popull barbar dhe i paafte me qeverise vetvetin pa kallashnikova.
Krijimi i Detyruem i Kosovarizmit: E pushtueme nga Serbet dhe e neglizhueme nga Shqiptaret, Kosovaret nuk kane pase rruge tjeter porse me leverdise per vetveti. Kjo ka cue ne krijimin e nji identiteti Kosovare, gja qe fatmiresisht ka marre jete shume te shendeteshme dhe ka nevoje per nji zhvillim edhe ma te shendetshem. Ne kete kohe kaq kritike te Identitetit Kosovar, disa njerez po ngrihen kunder ketij identiteti. Ata, ne vazhden e 100 vjeteve neglizhim te ceshtjes kosovare, po lypin me ja shkime jeten ne kerthi kesaje kryevepre te gjalleses shqiptare tash 2500 vjet.
Korrupsioni i Qeverise Shqiptare. Ne qofte se Berisha nuk ja nderron faqen qeverise shqiptare, ajo vazhdon me u pa nga opinioni nderkombetar si nji qeveri e korruptueme, rryshfetesh, hatersinash, shperdorimit e vjedhesish. Megjitheate shqiptaret nuk jane te vetmit ne kete aspekt. Wall Street, ne pergjithesi, s'ka pranue me investue ne Rusi deri ka fundi i vitit 2005 per aresye te ngjashme. Po ashtu, Kina vazhdon me u konsiderue nji vend ku investimet jane ne rrezik te madh dhe besohet se qeveria mban nji vlere fallso te valutes Kineze. Por ne na intereson vendi yne. Bota ka kaq pak besim ne shtetin e qeverine shqiptare saqe ne Shkoder as ne Tirane nuk egzistojne ATM per llogarite bankare (egzistojne vetem per Kredit Kard). Ne Podgorice i gjene ATM per llogari bankare ne ane rruge, dmth, nuk ke nevoje me hi mbrenda nderteses. Krejt si ne Amerike. Bankat e medha dhe kompanite e medha nuk kane "guxue" me hi ne Shqipni. De-fakto, Shqipnia asht e pa-integrueme ekonomikisht me boten perendimore. Shume ma te integrueme jane vendet e Azise, Lindjes Mesme dhe Amerikes Latine. Dhe kjo nuk asht per mos-interesimin e perendimit. Perendimi asht jashtezakonisht i interesuem me permiresue ekonomine ne Ballkan sepse kjo do te sillte dy gjana te leverdishme per perendimin, 1) do te terhiqeshin ushtaret ne amerike dhe kjo do te ishte nji fitore per partine amerikane ne fuqi, 2) nji ballkan i stabilizuem do te ndalonte terroristat dhe drogen sepse kjo asht dera neper te cilen ata po hine ne perendim.


VAZDON---->

Zana_ch
07-03-06, 20:13
vazhdim i atrikullit


Perendimi nuk duhet ngaterrue me serbet e greket te cilet kane interesa me na mbajte te vorfen, te šorganizuem, dhe te ndame ne dy shtete, ashtu sic e dokumenton edhe Rexhep Qosja ne librin e tije "Shperngulja e Shqiptareve", sepse keshtu ne do t'jau kishim nevojen shteteve te fuqishme (ne krahasim me ne) te shkjeve e grekeve dhe keshtu ata do te vazhdonin me na shfrytezue sic kane ba tash 150 vjet. Keshtu serbet e greket arrijne dy gjana. Ne njan ane ata joshin talentat ma te mire shqiptare ne vendet e tyne. Te punesuem dhe te previlegjuem, keta talenta c-shqiptarizohen dhe serbizohen ose grekizohen, gja qe ndikon negativisht ndaj shqiptareve. Ne anen tjeter greket e serbet do te shfrytezojne masen e gjane te popullesise shqiptare per pune sherbetoresh e sklleverish.

Disa, si Akademiku Rexhep Qosja, e falin qeverine shqiptare per kete neglizhim te turpshem, por ata jane te dehun nga mania e bashkimit te nji Shqipnie Etnike. Ne te gjithe jemi ne ekstazi nga nji gja e tille sepse asht andrra e Gentit e Teutes, Kastriotit e Dukagjinit, por kjo nuk duhet me u ba nji vegel ne duert e disa sharlataneve me i ba padrejtesi Kosoves. Nji bashkim i panatyrshem sjelle vetem probleme edhe sikur qellimi te ishte i mire. Ne duhet me mesue nga "bashkimi" qe na ka sjelle gjuha e njisueme, nji šeshtje te cilen Qosja vazhdon me e neglizhue ashtu si Kosovarizmin. Edhe kjo ne emen te bashkimit gjitheshqiptar. Qosja asht idealist dhe u beson teper shume disa sharlataneve shqiptare.

Ashtu sic u pat neglizhue prej shqiptareve e shtetit shqiptar lufta e kosovareve per liri e pavaresi nga serbet, sot po neglizhohet edhe "lufta" e tyne socio-psikologjike (prape nga shqiptaret) per krijimin e nji identiteti i cili nuk do te mvarej as nga tradita anti-shqiptare e serbeve, grekeve e turqeve, as nga tradita internacionalisto-proletare dhe nihiliste e Shqipnise se 60 vjeteve te fundit. Ky identitet do te rridhte i paster, fuqiplote e kuptimplote nga mendja e shpirti Kosovar. Ata Kosovarista qe sot po lypin Shtetin, Identitetin dhe Gjuhen e tyne jane lodhe nga pushtimi serb dhe neglizhimi shqiptar, prandaj nji rruge e dy pune, njihere e pergjithmone te lire, njihere e pergjithmone Kosovare

Zana_ch
07-03-06, 20:13
Te Mesojme nga Historia
Historia na tregon se kena deshtue te pakten dy here ne ruajtjen e identitetit shqiptar si dicka monolitike. Para 1000 vjeteve gjysa e Shqipnise u shkeput nga feja aktuale e shqiptareve, Katolicizmi, dhe u ba Ortodoks. Para 500 vjeteve shume shqiptare kthyen ne Musliman e keshtu formuen nji dallim tjeter ne mes nesh. Pa hi ne debate fetare se cili asht zoti i vertete, cilat ishin te mirat e muslimanizmit (ruajta nga asimilimi sllav) duhet thane se keto dy nyje ne historine tone kane krijue dallime te thella ne mes nesh, dallime keto qe nuk i gjen as nder Serb, as nder Grek, as nder Italian, as nder Turq. Te kater keto shteta jane monolitike persa i perket fese. Duhet kuptue se feja nuk asht vetem e lidhun me jeten ne Qiell, por edhe me jeten ne toke. Pra nji komb duhet me qene i sigurte se pike s'parit feja nuk bahet nji pyke ne mes te kombit. Te gjitha shtetet perreth nesh e kane kuptue kete. Jemi ma te zgjuet, patjeter. Ne te dy rastet shqiptaret duhej te kishin vendose ne menyre kolektive -- ose me u ba te gjithe ortodoks ne kohen e Bizantit ose me mbete Katolike, ose me u ba te gjithe musliman ne kohen e Osmaneve, ose me mbete te gjithe kristian. Shprishja e nji kombit nuk i sherben robit as zotit. Ndamjet fetare e kane prishe kombin shqiptar. Tash, megjithese ne fatmiresisht jemi popull shekullar dhe si rezultat tolerant, po ndigjojme perdite thirrje ne emen te fese, qofshin keto katolike, ortodokse, protestane apo muslimane.

Cfare lidhje ka feja me identitetin e sotem? Gjithcka, por ne menyre indirekte! Perpara ardhjes se turqeve ne ballkan, identiteti ishte ose Ortodoks qe perfshihej ne kulturen dhe identitetin Bizantin, ose Katolik qe perfshihej ne kulturen dhe Identitetin e Europes perendimore. Ideja e identitetit kombetar dhe shteti sic e kuptojme na sot, asht dicka e shekullit 19te atehere kur u formuen Gjermania dhe Austria per shembull. Por para 1000 vjeteve puna ishte ndryshe. Ortodoksizimi i shqiptareve ishte nji heqje dore nga identiteti i deriatehershem shqiptar ai katolik. Ne ate kohe serbet e identifikonin popullin shqiptar si populli katolik.

Gjate sundimit turk ne ballkan kishte vetem identitet kristian dhe musliman sepse nuk kishte shtete. Sic shihet koha kishte ndryshue. Kjo ndodhi si rezultat i dyndjes se ushtrive muslimane te otomaneve. Identiteti katolik/ortodoks nuk ishe ma i randesishem. Dallimi tash ishte ne mes te europeanit dhe te jo-europeanit. Kjo simbolizohej me kulturen dhe jo me racen sepse edhe turqit origjinal (jo stambolli i sotem) ishin te bardhe. Keshtu qe kthimi ne musliman konsiderohej si perqafim i nji identiteti jo-european. Ne ate kohe, Ballkani dhe Shqipnia, ashtu si e gjithe Evropa jetonte mbrenda nji perandorie, si ajo Gjermane, Ruse, Spanjolle ose Turke. Perandoria Turke ne ate kohe pat zevendesue rezikun ndaj Evropes qe ma pare ishte personifikue nga Perandoria Bizantine. Identiteti kishte te bante dhe me zgjedhjen se ne cilen ane do te ishte populli yne, me europen apo me Bizantin/Turkine.

Keto dyzime ishin nji zgjidhje katastrofike per te ardhmen e kombit tone. Nji zgjidhje e perafert sot do te kete te njajtat rezultate. Prandaj edhe dyzimi i ne Shqipni dhe Dardani do te ishte katastrofik per ne. Por ne qoftese per te kaluemen fajesojme Bizantin e Turkine sepse ato na detyruen me force me nderrue fene, atehere ke duhet me fajesue sot per dyzimin e Shqipnise Etnike? Kosovaristat nuk mund te fajesohen sepse ata jane trashigimtare te Shqiptarizmit te Skenderbuet e Dukagjinit. Faji u bjen vetem disa Kosovareve nacionalista, por kryesisht qeverise Shqiptare per neglizhimin e tyne ndaj kesaje rryme e cila asht nji shprehje e nevojave te Kombit Kosovar.

Sot identiteti nuk asht fetar sic e verteton rasti i Gjermanise ku pjesa ma e madhe e Bavarezeve jane katolike ndersa pjesa tjeter e gjermanise jane kryesisht protestant. Ientiteti i sotem nuk mvaret ma vetem nga nji faktore, qofte ky faktor feja apo kombi. Binomi per Atdhe e Fe i priftave franceskan shqiptare asht i pa-aplikueshem sot. Trashigimia sot asht kulturore, lingistike, teknologjike, ekonomike, dhe si gjithmone shiprtnore. Identiteti perfshine perfshin trashigimi te njajte, por edhe interesa shoqnore, kulturore, politike dhe ekonomike te njajta.

Pervec ketyne interesave te perbashketa qe jane pjesa idealiste e bashkimit, sot lypet barazi, pjesmarrje e barabarte ne qeverisje, dhe transparence ne institucionet shtetnore, shoqnore, kulturore, arsimore dhe fetare. As kleriket nuk munden me i mbajte institucionet e tyne ma te mbylluna ne emen te mosnderhymjes ne punet fetare. Sot qeveria dhe populli duhet me u kerkue llogari klerkieve, jo per besimin e tyne, por per ate pjese te fese dhe institucioneve fetare qe influencon jeten shekullore. Kur kosovaret lypin Kosovarizmin, ata kane parasyshe interesat e popullit te tyne ne kontekstin jo vetem te idealizmit, por te interesave praktike. Dhe sic u pa ne shtate pikat e masiperme, kosovaret po trajtohen si vasale nga shteti shqiptare, prandaj ata kane aresye praktike me u shkepute dhe me formue shtetin e tyne. Me te drejte kosovaret nuk duen me ra nga zgjedha serbe ne vasalizmin shqiptar. Dhe kush u ven faj Kosovareve! Cili asht ai popull ne bote qe deshiron me u bashkue me shtetin Shqiptar sot? Ne fakt le ta hulumtojne, pa idealizem, se kush asht shteti shqiptar sot. Le t'i pergjigjemi pyetjes se pse cdo shqiptar, sidomos ne veri mundohet me u largue nga Shqipnia qysh ne moshen 15 vjece. Pergjigja mundet me u gjete ne ShBA.

Nji komentues ne nji radio te Michiganit, USA, tha se ne Shqipni nuk ka internet, plus disa ofendime te tjera. Shqiptaret e Michiganit, kryesisht malcoret e Tuzit, ju leshuen ne shpine me protesta (gja qe tregon vetedijeshmenine pozitive dhe aftesine argumentuese te shqiptareve) dhe komentuesi u perjashtue nga puna.. Une s'due me mbrojte nji idiot te tille qe guxon me komentue mbi kulturen dhe ekonomine e nji vendi te cilin ai e njeh nga nji vizite e shkurte ose nepermjet ndonji artikulli te gazetave tabloide, por due me thane se ai u ka ra ne te disa pikave. Malcoret e Tuzit nuk e kuptojne kete sepse jetesa ne Tuz asht krejt e ndryshme nga ajo e shqiptareve. Ndersa ne vitin 2003 Mali i Zi kishte 7% perdorim interneti, ne shqipni ky perdorim ishte 0.05%. Kur na shqiptaret kena dale ne Tuz ne fillim te viteve 90te, na s'kena dite me perdor videokasetat. Ne s'kishim pa kompjuter me sy deri atehere. Kishim pa televizion me ngjyra vetem nqs kishim ndonji "anmik te popullit" te arratisun ne amerike.

Komentet e maposhteme do te bajne qe edhe une te perjashtohem nga puna-vullnetare si ai komentuesi i radios (gja qe disa tashma e kane ba).
Qe te vertetat e Shqipnise: Ne Shqipni nuk ka interet, nuk ka drita, dhe tue mos pase drita nuk punojne banjot dhe keshtu shqiptareve u duhet ose me u la me uje te ftofte ne dimen ose mos me u la sepse nuk ka as dru, nuk ka rruge pa gropa te thella njji gjyse metret, nuk ka pune, nuk ka shkolla qe mund te kalsifikohen si shkolla ne perendim, politikanet blejne e shesin votat, bota refuzon me investue paret e tyne ne kete vend, femijet e shqiptaro-amerikaneve nuk pranojne me vizitue Shqipnine per shkaqet e masiperme.

Rri Shtrembet e fol Drejt thote nji fjale e urte Shkodrane. Kurkush nuk deshiron qe kjo te ishte gjendja ne Shqipni, te pakten per interesin tone kur shkojme per vizite, por keto jane faktet, dhe keto fakte nuk flasin per nji bashkim te leverdishem nga ana e Kosovareve. Jeta e kosovareve, megjithese e randueme nga serbet, asht ne nji nivel shume ma te nalte nga ai i shqiptareve ne aspektin kulturor, teknologjik dhe shoqnor. Tirana ka ndertue afersisht 10 pallate perreth universitetit dhe kur njerezit e shohin kete pamje ne fotografi thone Tirana asht ba Europe. Kjo te ban me qeshe me lot ne sy. Kur ka ble dikush dicka te prodhueme ne tirane, pervec birres? Cka po eksporton Tirana mrenda per mrenda shqipnise, lene jashte shtetit. Edhe specat, kertollat dhe mollataret, vine prej maqedoniet, grekiet e turkiet. Zhelet vine prej turkiet e afganistanit e shiten nen strehat e shtepive. Shqipnia asht kthye ne nji vend azilit. Shume familje shqiptare do te disnin unit sikur mos t'u degonin pare emigrantat. Keto fakte tregojne se 10 pallatet e bajne tiranen me u duke e bukur ne fotografe, ne vecanti se i lyejne disa pallate boje portokallit dhe boje drandofille, por nuk ka pune. Sikur te ishte ba tirana evrope, atehere do te blenim dicka te prodhueme ne tirane, pervec rrenave te tabloideve shqiptare.

Edith Durham pat shkrue se ajo vuni re nji ndryshim te madh ne mes te Shkodres dhe Malit te Zi. Ndersa shkjete e kalonin gjithe dituen tue pi shlivovica, shkodranet nuk silleshin rrugash. Sot gjithcka asht kthye permbys. Ne Shqipni mbushen pijetoret qysh ne 6 te nadjes. Tash i vene tavolinat edhe ne trotuare se pijanecat duen edhe me pa rrugen.. Podgorica sot asht nji qytet European me rruge te pastra dhe me nji integrim tekonlogjik qe nuk i falet perendimit

Zana_ch
07-03-06, 20:15
Kosova nuk duhet me ju bashkue Shqipnise, por Shqipnia Kosoves ashtu si Gjermania Lindore ju bashkue Gjermanise Perendimore.
Integrimi i jetes dhe institucioneve Kosovare me ato Shqiptare do te ishte fatale per Kosovaret. Ne qofte se Kosovaret e bajne kete, ata do t'a urrenin vetvetin per jete te jetes per kete gabim fatal . Shqipnia nuk asht gati me u bashkue me Kosoven! Ky asht nji fakt i pamohueshem. Ne anen tjeter, sikur Shqipnia t'i bashkohej Kosoves, atehere kjo do te rriste nivelin e jeteses dhe kultures shqiptare.

ăka lype Ora e Shqipnise Sot?
Mbas te gjithe ketyne negativizimeve ndaj Shqipnise, pyetja qe duhet dvete asht se a duhet Shqipnia dhe Kosova me u nda ne dy shtete, dy kultura, dy te folme zyrtare? Pergjigja asht Jo! Jo, shqiptaret nuk duhet me i perserite gabimet qe bane ne kohen e Bizantit dhe ne kohen e Turqeve. Sot Ora e Shqypnise lype Bashkim, jo dyzim.

Pse Shqipnia nuk duhet Dyzue?
Kur verejme gjendjen e mjerueme te Shqipnise atehere duhet me ju referue fjaleve te Kašelit, "se prej luftes shqiptaret nuk tuten", por keto fjale duhen zevendesue me "se prej punes shqiptaret nuk tuten". Lindja e Kosovarizmit asht nji thirrje per ndihme, asht nji thirrje per pune ma te madhe, per perpjekje ma te medha integruese nga i gjithe populli shqiptar i Ballkanit. Nuk ka dy Shqipni as Shqipni e Dardani. Ka vetem popull Iliro-shqiptar qe flet shqip dhe vone a heret do te bashkohet nen nji administrate. Ky bashkim na jep ne fuqi politike, ekonomike dhe kulturore dhe keshtu jeta e popullit te thjeshte shqiptare permiresohet. Ky asht edhe qellimi i bashkimit te nji populli, permiresimi i jetes se individeve te kombit. Nji grusht biznesmenesh, politikanesh e mogulesh mediash munden me jetue si te deshirojne dhe ku te deshirojne. Por shqiptari i thjeshte nuk i ka opcionet e tyne, prandaj lypet nji permiresim gjitheshqiptare. Dyzimi i Shqipnise sjelle keqesimin e shqiptarit te thjeshte; bashkimi dhe ruajtja e nji standardi gjuhesor sjelle permiresimin e te gjithe shqiptareve

Shembulli ma i mire i nji kombi te bashkuem asht lufta civile e Shteteve te Bashkueme. Pa hi ne detajat e asaje lufte dhe pa marre anen e veriut apo jugut, ky unison ka krijue Romen e koheve moderne. Duke mesue nga amerikanet, ne e dime se bashkimi i shqiptareve te ballkanit do te krijonte nji shtet ma te fuqishem dhe keshtu do te permiresonte jetesen dhe do te restauronte personalitetin te cilin ka kohe qe e kemi humbe dhe si rezultat po shkallmohemi pergjate Europes nga mediat dhe zadhanesit e shteteve. Ne kena nevoje per konsolidim jo per coptim. Bashkimi i Shqipnise e Kosoves do te hapte udhe edhe per shqiptaret e tjere te ballkanit me ruajte shpirtin shqiptar dhe do tĺu jepte atyne mundesi ma te medhaja me ba nji gja te tille.

Por ndamja e shqiptareve nuk vjen nga Kosovarizmi, por nga ata qe refuzojne me ndigjue dhe me zgjidhe kerkesat e Kosovaristave. Neglizhimi i Kosovarizmit, i cili shprehet nepermjet kultures, shpirtit, gjuhes dhe interesave Kosovare, nuk na con ne bashkim por na con ne coptim. Ky nagativizim do te kete te njajtin efekt qe pati "gjuha e njisueme", coptimin tone. Nuk duhen negativizue ata kosovare inteligjenta, patriote dhe te ndershem te cilet po kerkojne per Kosovarin ate cka asht ma e mira per Kosoven. Dhe sot persot, me gjendjen e mjerueme te shtetit shqiptar, ma e mira per kosovaret asht nji Kosove e pavarun dhe shtet ne veti. Ata qe deshirojne bashkimin e shqiptareve te ballkanit nuk duhet me anmiqesue shqiptaret me njani tjetrin nepermjet negativizimeve te nji grupi, rryme, krahine apo personi, por duhet me punue ma fort me gjete zgjidhje te pranueshme gjitheshqiptare. Inkluzion, jo Ekskluzion. Kjo asht ajo qe lype Ora e Shqypnise sot. Kjo asht ajo qe lype Kosovarizmi edhe pse shprehet si mevetesim.

Zana_ch
07-03-06, 20:16
Shqipnia asht nji Dhi e Zgjebosun me Bisht Perpjete
Cfare duhet ba sot, kur Shqipnia jo vetem qe asht shume ma e mbrapambetun se Kosova, ška asht edhe aresyeja kryesore e lindjes se rrymes Kosovariste, por pervec kesaje e trajton Kosoven si vend vasal?

Lufta kunder neglizhimit, negativizimit dhe keqtrajtimit te kosovareve nga ana e Shtetit e Medias Shqiptare asht Fronti Aktual i Kosoves mbasqe ajo te fitoje Pavaresine nga Serbia. Negociatat per Pavaresi nga Serbia duhen zevendesue me negociata per Barazi ose per Integrim te Shendoshe me Shqipnine. Kosova nuk do tĺi bashkohet Shqipnine, as Shqipnia nuk do tĺi bashkohet Kosoves. Kosova dhe Shqipnia, dy shtete dhe identitete shqiptare do te shkrihen ne nji shtet dhe identitet te vetem. Edhe sikur mos te jene te afta me u integrue territorikisht ngase influenca greko-serbe nuk e deshiron nji shtet te forte shqiptar, integrimi shoqnor, kulturor e tregtar (commonwealth) asht absolutisht i nevojshem dhe i detyrueshem ndaj shqiptarit te thjeshte.
<LI class=MsoNormal>Hapi i pare i integrimit asht integrimi i Gegnishtes ne te ashtuquajtunen Gjuhe e Njisuar. Pa integrimin e Gegnishtes Kosovari i bashkuem me Shqipnine do te mbesin ne rolin e te neglizhuemit, te huajit, argatit, provincialit te pa-edukuem
<LI class=MsoNormal>Se dyti e kaluemja shqiptare duhet qite ne drite. Dhuna, terrorizmi dhe perdhunimi i tokes, historise, identitetit, shpirtit e zotave te Shqipnise duhen qite ne gjyq shoqnor, dmth publikue dhe debatue haptas. Pa i la llogarite - nepermjet diskursit, jo dhunes e hakmarrjes - me te kaluemen e vet, Shqipnia nuk asht gati, psikologjikisht, me u bashkue me Kosoven sepse Kosova nuk e ka nji te kalueme te tille ku Kosovaret kane shkaktue terror mbi popullin e vet. Prandaj shqiptaret duhet me i dlire keto probleme perpara bashkimit me Kosoven ne menyre qe Kosovaret mos te kene nevoje me u marre me idiotizmin e kozakeve te Stalinit. Kosova nuk duhet me gabue me u bashkue me nji popull qe ka nji histori te mshehun ne terrin e dhunes e terrorit dhe refuzon me e qite ne drite kete ferr qe egzistoi per dekada te tana sepse vone a heret ata duhet me u marre me keto probleme. Keshtu ata, dashje padashje, do te bahen pjese e asaje historie. Kosova duhet me i pase duert e pastra nga stalinizmit shqiptar dhe kjo arrihet vetem me dlirjen e asaje mizerie perpara integrimit.
Perndryshe bashkimi i institucioneve gjithe-shqiptare dmth bartjen e te gjitha zyreve nga Prishtina ne Tirane, ku kosovaret do tĺa gjejne vetvetin ne rolin e vasalit? Fjithashtu, ška do te bahet me institucionet e Kosoves? Do t'u jepen tregtareve Kinez me qira si apartamente? Do te kthehen ne depo ushqimesh per supermarketet?

Rexhep Qosja ka te drejte kur refuzon dyzimin e shqiptareve, por ai asht gabim kur neglizhon aresyet e lindjes dhe rritjes se Kosovarizmit

Nuk jane Kosovaret qe kane krijue ose shpike Kosovarizmin. Asht dhuna Serbe dhe neglizhimi i Shqipnise qe e kane detyrue me dhune Kosovarin inteligjent, patriot e te ndershem me krijue ne menyre gjeniale nji identitet te ri, dhe shpresoj te perjetshem ľ Kosovarizmin.

King_Gentius
07-03-06, 21:03
Pak a shum jam dakort me cka thuhet. Shqiptaret e Shqiperise kan bere gabime ne qendrimin e tyre drejt shqiptareve te Kosoves. :(

Gjithashtu jam dakort se do ishte gabim tani per tani Shqiperia dhe Kosova te bashkoheshin. Shqiperia ka shum probleme vet, dhe kosovaret do ishin shum te zhgenjyer nga aftesia e qeverise shqiptare te zgjidhe problemet e Kosoves.

Kalt
08-03-06, 20:55
Zana_ch,

Falemnderit per mundimin qe ke bere, per te sjelle kete shkrim, mirepo ai eshte shume i turbullt dhe ngjan me ide dhe pikpamje te shekujve te kaluar.
Nuk ka asgje te vertete, pervec se jane shprehur ide dhe pikpamje personale, te cilat perfaqesojne vetem personin.
Asgje nga ato qe jane thene nuk jane te verteta, por vetem hamendje ose fjale kafehanesh.
Realiteti eshte krejt ndryshe!
Ne shkrime te ardhshme do te mundohem te bej nje koment me te gjere, rreth atyre qe jane thene ne shkrimin e mesiperm.

OROSHI
08-04-06, 20:34
Kalt,perkundrazi,ne shkrimin e Zanes ka te verteta!
Nuk e di se cfar idesh mbron ti,por besoj qe analiza e Zanes i ka prek problemet ekzistuese mu ne palce te kurrizit!