PDA

View Full Version : Njeriu


dr1ta
09-03-06, 13:11
A do te zhvillohet truri i njeriut edhe me shume ?? ose jemi perfekt ??

http://img.nesteklikk.no/2006-5/81866.jpg



Ju pershendes :smile:

jadore
14-04-06, 15:03
...citat.....

--Vertet,njeriu eshte lume i ndyre.!..-duhet te jesh dete,per te pritur nje lume te ndyre ,pa u ndotur,-e ky dete eshte Mbinjeriu.!!.,det ku mund te varroset percmimi juaj i madhe...

napoleoni
14-04-06, 16:45
Legjendat gjithnjė pėrmbajnė tė vėrteta tė mėdha. Dikur pėr njeriun vendoste Krijuesi se ēka ishte e mirė e ēka e keqe. Njeriut kjo nuk i pėlqeu, sepse deshi tė bėhej Zot, si Zoti. Sipas legjendės ( Dhjata e vjetėr) kur ata ishin tė njė race dhe tė njė gjuhe filluan ndėrtimin e njė kulle nė Babiloni e cila do tė arrinte deri te Zoti, mbi qiej, nė mėnyrė qė tė bėheshin so Zoti. Zoti ua ngatėrroi gjuhėn dhe atyre u shkoi puna huq sepse nuk mundeshin tė merreshin vesh, u shperndan duke krijuar popuj qė flitnin gjuhėn pėrkatėse. Sa thjesht. Tingėllon pėrrallė e thurrur jo me shumė kujdes...

Njeriu nuk u ndal sė ndėrtuari kėtė kullė dhe vazhdon akoma sot...njeriu don tė bėhet Zot, por u pengua gjithnjė nga instikti i tij animalesk...sepse secili nga ta "don tė bėhet Zot" apo thėnė shkurt e shqip "lakmon" Truri i tij zhvillohet nė suazat e kėtij qėllimi pa ia arritur kurrė. Nė tė vėrtetė duke mos arritur tė kuptojė se si tė arrihet kjo, nga kėndvėshtrimi i tij ėshtė zhvillim, por dyshoj se ėshtė e kundėrta. Eshtė e dyshimtė njė e vėrtetė sė cilės i besojnė shumica ( O. Wilde) Njeiu mjerisht mbetet njė "lum i ndyrė" me qėllimin e vetėm fshehur nė nėnvetėdije qė tė bėhet Zot.

GURI SYLAJ
16-04-06, 21:35
Perderisa njeriu eshte virusi me i rrezikshem dhe rrezikon jo vetem veten por tere boten e gjalle , nuk mund te flasim kurresesi per nje zhvillim progresiv.Ne te vertete kemi te bejem me nje degradim dhe me nje rrezikim te cilin po e sjell perdite e me afer pikrisht kjo qe ne po e quajm -INTELEKT.
Kjo qe ne po e quajm INTELEKT nuk eshte as me shume e as me pak se nje pasqyrim mendjemadh i vet njeriut per veteveten ." Forca" e keti intelekti , ne krahasim me forcat tjera , eshte nje hiq eshte nje zero ne katror.Dhe edhe nese mund te beje dicka e tera eshte se mund t'a shkatrroj veteveten, d.m.th kjo "force" eshte negative dhe degraduese per vete llojin e vet .Eshte i vetmi lloj , ne natyre , qe planifikon shkatrrimin e llojte te vet.
Njeriu me intelektin e tij eshte rob brenda nje gezhoje nga e cila e sheh ate qe e rrethon por nuk e njeh , nuk ka asnje kontakt "intelektual " me ate qe e rrethon kurse ajo qe njeriu mendon se e din ,shume leht mund te jete nje dije jo vetem e gabuar por edhe nje mosdije.
Dhe nuk eshte qudi nese nje dite njeriu do te kete sukses te dali nga kjo gezhoj qe, tere kete me te cilen ne sot mburremi, t'a kujtoj vetem si nje deshtim te mendjes njerezore dhe te filloj qe ne vend te deshires per shkatrrim te ndjej dhimbje dhe rrespekt jo vetem per llojin e vet por edhe per gjithecka tjetr rreth tij ,sepse egziston mundesia qe ky shperthim i gezhojes te tregoj se ajo qe sillet rreth nesh e edhe ne vet te jemi krejt dicka tjetr nga ajo qe kemi mendu deri sot.Dhe ndoshta pikrisht rruga te cilen "INTELEKTI" e ka zgjedhe eshte ajo qe e pengon njeriun te dali nga gezhoja ku eshte fill vet,ose ndoshta edhe koha shume e shkurte e zhvillimit te "INTELEKTIT" njerezore.

Vin-Diesel
11-08-06, 10:25
A do te zhvillohet truri i njeriut edhe me shume ?? ose jemi perfekt ??

http://img.nesteklikk.no/2006-5/81866.jpg



Ju pershendes :smile:

Ndoshta qfar ka Logjikuar aj person ne Gur ne sdo te kishim ditur te Logjikojm, por edhe aj person ne Gur do te ishte i Befasuar me Logjiken e tashme !
Por gjdo dite e me shume Logjika perparon edhe keshtu arrihen gjera ....vetem se i Pari ta imponon me nje Logjik qe ti te provosht po te njejten ne nje menyr me teper !