PDA

View Full Version : Agim Ēeku


Dilaver
10-03-06, 21:52
Biografia e Agim Ēekut

Prishtinė, 1O mars - Gjeneral Agim Ēeku ėshtė i lindur mė 29 tetor 1960 nė Qyshk tė Pejės. Pasi mbaron shkollėn fillore nė vendlindje, ai regjistrohet nė shkollėn e mesme ushtarake nė Beograd, ku diplomon nė vitin 1975. Ndėrkaq nė vitin 1984 mbaron me sukses tė shkėlqyeshėm Akademinė Ushtarake, pėrkatėsisht Akademinė e Artilerisė nė Zarė tė Kroacisė. Gjatė viteve 1984 1991, Ēeku ka shėrbyer nė ish Armatėn Jugosllave nė Shkollėn e Artilerisė nė Zarė, si komandant togu nė Shkollėn pėr Oficerė Rezervė dhe nė Akademinė Ushtarake.
Pas shpėrthimit tė luftės nė ish republikat e Jugosllavisė, nė Slloveni e Kroaci, mė 1991, mė 27 tetor, Agim Ēeku largohet nga Armata Jugosllave dhe i bashkohet Ushtrisė Kroate.
Nė shkurt tė vitit 1993, Agim Ēeku transferohet nė Brigadėn e 9 tė Gardiste nė Gospiq, ku ėshtė emėruar shef i artilerisė nė Brigadėn e 9 tė Gardiste, pastaj shef i Shtabit dhe zėvendėskomandant i Brigadės sė 9 tė Gardiste.
Nė shtator tė vitit 1993, ai plagoset gjatė operacionit tė njohur si Megjaēki Xhep, ndėrsa mė 1994, merr gradėn e kolonelit nė ushtrinė kroate. Njė vit mė vonė Ēeku dekorohet me gradėn e brigadierit, ndėrsa nė vitin 1996 emėrohet shef i Shtabit tė Korpusit tė 5 tė tė Armatės Kroate.
Ēeku gjithashtu ka marrė pjesė nė tė gjitha aksionet dhe luftimet nė Zonėn e Zarės dhe tė Likės si dhe nė shumė operacione tė rėndėsishme pėr ēlirimin e Kroacisė.
Pėr kontributin e dhėnė pėr ēlirimin e Kroacisė, si epror i ushtrisė kroate, Ēeku ėshtė dekoruar me gradėn gjeneralbrigade.
Nė Kosovė gjeneral Ēeku kthehet nga ushtria kroate mė 27 shkurt tė vitit 1999. Njė javė pasi nė Kosovė kishin filluar bombardimet kundėr forcave serbe, mė 2 prill 1999, si gjeneral brigade Agim Ēeku emėrohet Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK sė, post ky nga i cili e drejton UĒK nė gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO sė.
Me pėrfundimin e luftės nė Kosovė, Ēeku fillon njė beteje tjetėr, atė tė transformimit tė UĒK sė nė Trupat e Mbrojtjes tė Kosovės (TMK). Ai zyrtarisht ėshtė emėruar komandant i TMK sė mė 21 shtator 1999, duke qėndruar nė krye tė tyre deri mė sot.
Agim Ēeku ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė: dy djem dhe njė vajzė.

Vranina
11-03-06, 15:49
Agim Ēeku me 10 mars 2006
1. e dorzoi komanden e TMK
2. u bė anėtarė i Aleancės pėr ardhmerinė e Kosovės
3. u zgjodh kryeminister i Kosovės.



Shum i zoti!

Guri i madh
27-04-06, 23:42
une kam qen kunder AGIM QEKUT duke u bazuar ne te kalueren e tij si komandant i T M K esper mue ka qen ftyra ma e vrazhd e personave publik ne kosov po mbasi shkiet nuk e pranun ne graqanicen e THAQIT e QOSJES ku ja kan poth doren pavlit deri dikun i kam zbut shqetsimet e mia

pirro
28-04-06, 18:21
Deri tani prej se e ka marr udheheqien e qeveris une nuk kam pare pune te madhe nga Agim Ceku edhe pse kam pritur diqka me shume.
Mendoj i gjithe populli i kosove apo nje shumice e tyre presin nga ai qe ta luftoj korrupsionin ne qeveri.Nese ai se shpejti deshmohet ne kete pike atehere OK Nese jo ai se shpejti nuk do te jete ne krye te personaliteve me te popullarizuar ne kosove.

E_Zjarrta
28-04-06, 19:19
pse nuk po e shkruan se gruan qfar Nacionaliteti e ka e per nenshtetas i cilit shtet eshte e more burra nga i ka Dajte ky far Ceku .........



une ju kisha lutur zotit qe te mos e ben berllog si shum te tjere

panta_rhei
28-04-06, 22:15
"KLLOSHAR i degjueshem" mu ka duk gjithmon, edhe s'ma merr mendja se do ta ndryshoj ndonjeher kete mendim per te.
Njeher ishte klloshar i degjueshem per hashimin, tash per ndonji hashim tjeter... kryesisht mendoj se Kosova nuk do te ishte me keq edhe pa kesi "kuadro" (agim qeku), bile ndoshta do te ishte me mire...

Dilaver
15-05-06, 16:01
Njė intervistė ekskluzive, nė formė rrėfimi, tė Agim Ēekut,pėrfshin tė gjitha detajet e jetės sė tij. Nga lindja nė Ēyshk deri tė dita kur zgjedhet Kryeministėr i Kosovės. Gjithēka nga jeta e tij bėhet publike pėr herė tė parė. Lexoni nė Express, njė rrėfim tė veēantė, pėr herė tė parė.


Gjeneral Agim Ēeku, 46 vjeēar, Kryeministėr i Kosovės qė prej disa muajsh, nė njė moment delikat tė saj, duket disi ndryshe me veshjen e tij civile. Qė prej moshės 14 vjeēare uniforma ushtarake ka qenė pjesė e jetės sė tij, deri atė ditė, kur ai ka vendosur ta varė pėrfundimisht atė nė dollapin e shtėpisė sė tij, si njė kujtim tė 32 vjetėve nė tė cilat ajo e ka shoqėruar kudo. 32 vjet tė tensionuara, qė kanė shėnjuar fort jetėn e tij, qė e kanė ngritur nga djali i madh i njė familje pejane me 9 fėmijė, tek grada e Gjeneralit, tek posti i Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe ajo e Komandantit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Njė uniformė qė ai e ka mbajtur nė 4 vjet lufte nė Kroaci dhe thuajse njė vit nė Kosovė.
I veshur me kostumin blu tė Kryeministrit, elegant, ai ka hyrė nė zyrėn e shefit tė Qeverisė nė njė moment mjaft delikat. Nė Vjenė po zhvillohen negociata me serbėt dhe Kosova duhet tė fitojė brenda vitit statusin final tė saj. Njė status qė do ta ēojė drejt njė ėndrre thuajse shekullore, asaj tė Pavarėsisė. Pavarėsisė qė ju mohua mė 1921 dhe qė kėrkoi kaq vuajtje, mund dhe sakrifica tė brezave tė tėrė. Vetė jeta e Ēekut e reflekton kėtė. Kur nėna i ka vdekur, mė 1992, ai nuk ka qenė nė Kosovė dhe e ka mėsuar lajmin kohė mė vonė. Babanė ia kanė vrarė serbėt nė maj tė vitit 1999. Si miliona kosovarė tė tjerė nė kėtė shekull, edhe ai ka ėndėrruar pavarėsinė dhe fati duket se e ka vėnė atė nė krye tė Qeverisė pikėrisht nė njė moment tė tillė.
Agim Ēeku rrėfen nė njė intervistė pėr emisionin "Opinion", jetėn e tij dhe zhvillimet nė Kosovė.


Blendi Fevziu: Besoj se duhet tė jetė shumė mė e vėshtirė puna e Kryeministrit se puna e drejtuesit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės...

Agim Ēeku: Tani kjo ėshtė evidente. Mund ta pohoj njė gjė tė tillė.

Blendi Fevziu: Cila ėshtė vendlindja juaj?

Agim Ēeku:Unė kam lindur nė fshatin Ēyshk, Komuna e Pejės, dy kilometra larg Pejės nė drejtim tė Prishtinės, nė vitin 1960.

Blendi Fevziu: Cila ishte familja juaj?

Agim Ēeku: Unė jam vėllai i madh i nėntė fėmijėve qė kanė prindėrit e mi. Prindėrit nuk i kam mė tani. Jemi 5 vėllezėr e 4 motra. Unė jam vėllai i madh. Prindėrit quheshin, nėna Naile dhe babai Hasan. Nėna mė ka vdekur nė vitin 1992, kur unė nuk kam qenė nė Kosovė dhe e kam mėsuar disa muaj pasi ka vdekur, sepse nė atė kohė ishte lufta nė Kroaci. Babanė ma kanė vrarė forcat serbe me 14 maj tė vitit 1999. Jam rritur nė njė familje e cila ka ndarė fatin me tė gjitha familjet tjera shqiptare kosovare. Domethėnė, familje e persekutuar nga pushteti, por i edukuar nė frymėn demokratike. Nė klasėn e parė nė vitin 1968, mėsuesi im i parė, ka qenė babai im.

Blendi Fevziu: Babai juaj ka qenė mėsues?

Agim Ēeku: Po, mėsues ka qenė. Nė vitin 1968 e larguan nga puna. Kanė qenė disa zhvillime politike si diferencim politik dhe si kuadėr i papėrshtatshėm pėr tė qenė mėsues. U largua nga puna dhe ka qenė pa punė deri vonė, kėshtu qė unė pas klasės sė tetė ika. Shkollėn fillore e kam kryer nė vendlindje, mandej kam vazhduar nė gjimnazin ushtarak.

Blendi Fevziu: A ka qenė kjo zgjedhja juaj apo e familjes? Flas pėr shkollimin ushtarak...

Agim Ēeku: Jo. Ka qenė rastėsi. Mė parė s'ka qenė temė, as vizion, as dėshirė apo ėndėrr imja qė tė bėhem ushtarak, por nga situata e vėshtirė ekonomike qė kishim nė familje, vendosa. Njė ditė erdhėn nė fshat disa njerėz nga Ministria e Mbrojtjes qė tė promovojnė profesionin e ushtarakut. Ishte njė ofertė shumė atraktive pėr kushtet tona tė jetesės. Shkollimi gratis, librat gartis, banesa e garantuar, puna e garantuar, shumė gjera qė pėr neve ishin tė paparamenduara nė atė kohė. Shkova nė Beograd. Deri atėherė nuk isha larguar kurrė mė larg se nė Pejė. Ishte hera e pare kėshtu qė kanė qenė disa ...

Blendi Fevziu: Cili ishte impresioni i parė kur arritėt nė Beograd,njė qytet i madh nė krahasim me Pejėn ose fshatin tuaj. A ishte i vėshtirė integrimi nė atė kohė?

Agim Ēeku: Ishte shumė I vėshtirė integrimi. Kur u pranuam nė shkollėn ushtarake, ne ishim 25 kosovarė shqiptarė. Na ftuan 40 ditė para fillimit tė shkollės qė tė adaptohemi, tė mėsojmė gjuhėn, sepse shkollimi ishte tėrėsisht nė gjuhėn serbokroate.

Blendi Fevziu: Cili ishte niveli i njohjes sė gjuhės serbe nė atė kohė?

Agim Ēeku: Pak ose aspak. Disa fjalė, por nė asnjė rast aq sa tė mund t'i ndjek mėsimet nė
gjuhėn serbokroate.

Blendi Fevziu: A kanė qenė tė pėrfshirė, ose a ka pasur prani tė shqiptarėve nė armatėn jugosllave nė mėnyrė masive apo jo?

Agim Ēeku: Deri atėherė shumė pak. Nė vitin 1974 me ndryshimin e Kushtetutės kėtu, shqiptarėt dhe Kosova fituan disa tė drejta mė tė mėdha se sa kishin deri atėherė. Qė nga ajo kohė filloi njė pėrfshirje mė e madhe e shqiptarėve nė armatėn jugosllave. Nė vitin 1974 ka filluar kjo. Ndėrsa nė vitin 1975 kam filluar shkollimin ushtarak, shkollėn e mesme nė Beograd, kėshtu qė atėherė ka filluar njė pėrfshirje mė e madhe. Mirėpo, unė desha tė them se nga kėta 25 sa kemi qenė nė fillim, akademinė e kanė pėrfunduar vetėm 7 veta. Ka pasur vėshtirėsi tė shumta ...

Blendi Fevziu:Qė lidheshin me kombėsinė tuaj?

Agim Ēeku: Ka pasur tė bėjė edhe mė kėtė, edhe me vėshtirėsitė e adoptimit. Kėrkesat ishin shumė mė tė mėdha se sa qė mund t'i pėrballonin shumica.

Blendi Fevziu: Cilat kanė qenė raportet mes serbėve dhe shqiptarėve nė mesin e viteve '70, kur ju shkuat tė shkolloheshit nė Beograd. Ishin problematike apo ende nuk ishin shfaqur kontradikta tė mėdha?

Agim Ēeku: Ende nuk ishin shfaqur kontradikta tė mėdha. Publikisht ka qenė koha kur shqiptarėt me Kushtetutėn e vitit 74 fituan disa tė drejta mė shumė. Jo tė gjithė ishin dakord me ato tė drejta, jo tė gjithė ishin dakord me pėrfshirjen mė tė madhe tė shqiptarėve nė institucionet e atėhershme jugosllave dhe gjithnjė vihej re kjo. Por, asnjėherė nuk u pranua hapur, sepse nė atė kohė ishte njė politikė komuniste qė nuk i lejonte diskriminimet tė hapura, pra nė mėnyrė tė hapur nuk kemi pasur nė atė kohė, por nė ēdo hap, ne ēdo segment, vihej re dallimi.

Blendi Fevziu: Ishin kontradikta qė nuk shfaqeshin, por ekzistonin?

Agim Ēeku: Po, ashtu nuk shfaqeshin, por ekzistonin.

Dilaver
15-05-06, 16:06
Blendi Fevziu:Mbas mbarimit tė shkollės, cila ka qenė karriera e juaj?

Agim Ēeku:Unė mbarova gjimnazin ushtarak, por nuk vazhdova punėn si ushtarak me shkollė tė mesme, vazhdova Akademinė Ushtarake dy vjet nė Beograd, kurse dy vjet e fundit kam pasur si drejtimin artilerinė nė Zarė tė Kroacisė. Nė vitin 1984 pėrfundova Akademinė Ushtarake dhe u caktova tė shėrbej nė ushtrinė jugosllave nė Zarė, Kroaci prapė nė ushtrinė jugosllave. Kam shėrbyer aty 7 vjet deri nė gradėn e kapitenit. Nė vitin 1991 kur plasi lufta nė ish Jugosllavi dhe nė Kroaci, si gjithė ish oficeret joserbė, duke mos u pajtuar me njė politikė tė tillė, u largova nga ushtria jugosllave dhe me plotė dėshirė e vullnet u rreshtova nė radhėt e ushtrisė kroate. Ajo kishte nevojė pėr njė organizim ushtarak qė tė mbrohej nga ekspansioni i Millosevicit, i cili tentonte qė ta mohonte tė drejtėn e vendeve qė tė jenė tė lirė dhe tė vetėvendosin.
Unė si shqiptar me plotė dėshirė dhe vullnet, me qėllime tė caktuara, edhe pse pala kroate atėherė ishte shumė me inferiore nė atė kohė ushtarakisht, politikisht dhe mė mbėshtetje jo tė duhur ndėrkombėtare duhej tė fitonte. Ndėrgjegjja ime mė thoshte se duhet t'u ndihmoj atyre.

Blendi Fevziu: Nė qershor tė vitit 1991, kur ushtria jugosllave sulmoi fillimisht Slloveninė,pastaj edhe Kroacinė, a e mendonit apo a e ndjenit se Jugosllavia po shpėrbėhej?

Agim Ēeku:Po. Absolutisht, po. Ishte njė pėrpjekje e kreut ushtarak jugosllav qė ajo politikė tė imponohej si politikė e shpėtimit tė Jugosllavisė, por ishte njė pėrpjekje e kotė. Faktet dėshmonin komplet tė kundėrtėn.
Populli slloven ishte shumė unik qė tė lirohej nga prangat e Millosevicit dhe nga ajo politikė dominuese serbe dhe ishte shumė e qartė. E tėra kjo ka filluar nė Kosovė, kėshtu qė pėr mua ka qenė shumė mė e lehtė ta kuptoj kėtė politikė, sepse disa vite qė nga viti 88-89 kemi jetuar, i kemi pėrjetuar kėto probleme, i ka pėrjetuara familja ime, bashkėfshatarėt, bashkėkombėsit e mi nė Kosovė dhe ka qenė shumė mė e lehtė pėr mua qė ta deshifroj atė pėrpjekje, atė politikė dhe ta kuptoj se ē'po ndodh.

Blendi Fevziu: Ju jeni njė dėshmitar direkt. Dua t'ju bėj disa pyetje qė hasen shpesh nė libra me kujtime, shkrime dhe komente tė asaj kohe. Ndėrhyrja e ushtrisė jugosllave nė Slloveni, Kroaci dhe pastaj nė zonat tjera, ishte pėr tė shpėtuar Jugosllavinė apo ishte njė ndikim i drejtpėrdrejtė i Millosevicit pėr tė kontrolluar ato?

Agim Ēeku: Jo, ishte ndikim i drejtpėrdrejtė i Millosevicit, nėn petkun e mbrojtjes sė Jugosllavisė. Asgjė s'ka qenė ajo pėrveē se pėrpjekje pėr ta bėrė njė Serbi tė madhe, asnjė qėllim tjetėr. Duke proklamuar se dėshironte tė ruante Jugosllavinė vetėm pėr ta futur ushtrinė jugosllave nėn kontrollin e tij dhe pėr ta shfrytėzuar ushtrinė jugosllave pėr llogaritė e veta, pra pėr qėllimet e veta. Nė fakt, nė esencė ishte krijimi i njė Serbie tė Madhe.

Blendi Fevziu: A ka pasur shumė shqiptarė, sepse pa dyshim qė ka pasur shqiptarė, por a ka pasur shumė nė ushtrinė kroate qė luftonin kundėr ushtrisė jugosllave nė vitet '91- '95?

Agim Ēeku:Ka pasur. Ka pasur edhe njėsi tė organizuara qė gjatė tėrė luftės kanė ekzistuar si njėsi tė organizuara shqiptare, por nė kuadėr tė ushtrisė kroate. Ka pasur edhe pėrpjekje dhe organizim deri nė nivel brigade. Do tė thosha se qėllimi ishte qė ajo tė organizohet, tė pajiset, tė trajnohet nė Kroaci duke e pritur fillimin e luftės nė Kosovė.

Blendi Fevziu: Ju e parashikonit se Kosova do tė kishte njė konflikt tė tillė?

Agim Ēeku: Nė atė kohė, po.

Blendi Fevziu: Cila ka qenė karriera juaj nė ushtrinė kroate?

Agim Ēeku: Nė ushtrinė kroate kam filluar si komandant i njė baterie- artilerie tė minahedhėsve. Pastaj kam qenė edhe i disa njėsive tė tjera. Ishte koha kur unė isha ekspert i artilerisė dhe vinte armatim i shumtė nga bota e jashtme dhe kishte nevojė qė tė formoheshin njėsitė, tė trajnoheshin ushtarėt vullnetarė. Kėshtu qė, nė atė kohė, kam qenė edhe nė trajnimin dhe organizimin e njėsive, por edhe nė pėrdorimin e tyre luftarak nė muajt e parė, pastaj kam qenė zėvendėskomandant i batalionit tė kėmbėsorisė, mė vonė komandant i kėmbėsorisė, kryeshef i artilerisė, e shumė detyra tjera. Nė fund kam qenė komandant i task-forcės, domethėnė nė pėrpjekjen kryesore tė operacionit sulmues "Stuhia".

Blendi Fevziu: Sa vjet keni luftuar?

Agim Ēeku: Gjatė tėrė luftės qė nga fillimi deri nė mbarim, por kam shėrbyer 7 vjet nė ushtrinė kroate dhe pėr shkak tė rrethanave tė luftės dhe kontributit unė kam qenė i avancuar disa herė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Nė vitin 1992 kam qenė major, nė 93 kolonel, e kam tejkaluar gradėn e nėnkolonelit, kurse nė vitin 95 pas operacionit Stuhia kam qenė Gjeneral brigade nė ushtrinė kroate. Dhe gjatė tėrė kohės sa kam qenė nė ushtrinė kroate kam pasur lidhje me veprimtarė tė ndryshėm tė cilėt organizonin rezistencėn kėtu nė Kosovė.

Blendi Fevziu: Kosovėn vetė e kishit vizituar apo nuk mundeshit?

Agim Ēeku: Jo,nuk mundesha.

Blendi Fevziu: Pėr sa vjet nuk kishit ardhur nė Kosovė?

Agim Ēeku: Prej 1990 deri nė 1999. Nėntė vjet nuk kam qenė, ndėrkohė mė ka vdekur nėna, kanė ndryshuar shumė gjėra, edhe nė familjen time, edhe nė Kosovė. Kėshtu qė, kur kam ardhur, ka pasur shumė gjėra tė reja pėr mua.

Blendi Fevziu: U larguat nė '90 dhe u detyruat tė hynit ilegalisht nė '99?

Agim Ēeku: Po.

Blendi Fevziu:Mbas mbarimit tė luftės cili ka qenė roli i juaj nė Kroaci?

Agim Ēeku: Mbas mbarimit tė luftės ka qenė njė periudhė e mire nė Kroaci. Ne si ish luftėtarė kemi pasur njė status tė privilegjuar dhe tė rregulluar me ligj nė shtetin kroat, por kam qenė i plagosur gjatė luftės dhe kam pasur edhe statusin e invalidit tė luftės dhe si i tillė kemi pasur shumė privilegje dhe njė status tė privilegjuar nė shoqėrinė kroate. Si njerėz me merita pėr shtetin dhe lirinė e shtetit kroat kam punuar nė detyra tė larta ushtarake pranė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Shtabit tė pėrgjithshėm tė forcave ushtarake kroatė dhe kam pas po them edhe njė herė status shumė tė mirė, por asnjėherė nuk kam qenė i kėnaqur edhe kur mė ėshtė shpėrblyer kontributi nuk iu kam gėzuar kėtij kontributi sepse unė nuk kam dashur tė dėshmohem atje sepse isha vetėm pėr tė ndihmuar dhe doja ta kisha rastin ku duhej tė dėshmohem dhe pėr fat tė mire ajo ditė erdhi.

Blendi Fevziu: A ju vlejti eksperienca e luftės nė Kroaci pėr luftėn e Kosovės, pavarėsisht se duhet tė kenė qenė dy lloje krejt tė ndryshme luftėrash?

Agim Ēeku: Po. Unė mendoj se me ka ndihmuar shumė, kam qenė ushtarak i karrierės qė kam pėrfunduar shkolla ushtarake, kam mėsuar shumė teori tė luftimit, por shumė nga ato teori janė hedhur poshtė nga praktika e luftimit. Fillimisht ne kemi mėsuar se si pėrballen dy ushtri tė rregullta konvencionale me njė armatim tė barabartė, por kanė qenė rrethanat krejt ndryshe me improvizime, me zgjidhje taktike tė improvizuara, si tė pėrballen sulmet e armikut apo tė arrihet suksesi ushtarak edhe zgjidhjet e tilla normal qė kanė ndihmuar qė t'i implementojmė nė Kosovė.

Blendi Fevziu: Para 1999 a e kishit vizituar Shqipėrinė?

Agim Ēeku: Kam qenė nė vitin 1998 nė Shqipėri. Mė herėt desha ta pėrmend qė unė nė vitin 1992 kam nėnshkruar njė deklaratė qė i vihem nė shėrbim Kosovės, jo vetėm unė, por edhe disa ish officer tė tjerė shqiptar dhe qė nga ajo ditė ne kemi qenė nė pritje dhe kemi treguar gatishmėri. Nė vitin 1998 unė jam ftuar qė tė vij nė Shqipėri, ishte ofensiva e verės siē e quajtėm ne atėherė. Nė 98 kur disa njėsi tė UĒK u larguan nga Kosova, erdhi njėfarė ērregullimi brenda UĒK dhe unė erdha me vullnet qė tė futem nė Kosovė, por atėherė udhėheqėsit ushtarak dhe politik tė UĒK e vlerėsuan se nuk ėshtė momenti kėshtu qė kam qenė gjithmonė nė dispozicion..

Dilaver
15-05-06, 16:10
Blendi Fevziu:Pra, nė '98 keni vizituar Shqipėrinė?

Agim Ēeku: Pėr herė tė parė nė 98 kam qenė nė Shqipėri.

Blendi Fevziu: Cili ishte impresioni qė ju patėt nga vizita nė Shqipėri?

Agim Ēeku: Pėr mua ishte njė moment emocional. Edhe mė parė kam ėndėrruar se a do tė kem rastin tė vizitoja Shqipėrinė. Shqipėria ka qenė pėr neve kosovarė....

Blendi Fevziu: A ishte zhgėnjim i madh Shqipėria qė gjetėt mė atė qė kishit ju nė kokė ?

Agim Ēeku: Jo nuk ishte. Unė kisha dėgjuar pėr zhvillimet atje, por po them ishte njė gėzim i madh qė arrita tė vij nė Shqipėri, ishte njė dėshmi e ndryshimeve tė mėdha qė kanė ndodhur edhe nė Shqipėri, edhe qė ndodhnin tani nė Kosovė edhe nė rajon.

Blendi Fevziu: Si u lidhėt me UĒK? Gjetet ju UĒK apo UĒK ju gjeti juve?

Agim Ēeku: Gjeta unė UĒK dhe UĒK mua. Kam qenė i lidhur me veprimtarė tė ndryshėm nė diasporė nė atė kohė qė ishin tė pėrndjekur, ishin prapavija e UĒK, organizatorė tė ndryshėm. Unė kam pasur takime tė shpeshta, tė rregullta me shumė veprimtarė. Do ta pėrmendja nė radhė tė parė Jashar Salihun, i cili ėshtė tashmė i ndjerė, Hashim Thaēin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Ibrahim Kelmendin, Fehmi Lladrovcin, mos t'i pėrmend tė gjithė se ka rrezik se do ta harroj ndonjėrin, por kanė qenė takime tė shpeshta. Ilegalisht jam takuar dhe kam dalė nė Itali, Shqipėri, Slloveni, Zvicėr. Takoheshim dhe ua pėrcillja pėrvojat e mia, sugjerimet, skema tė ndryshme tė organizimit..

Blendi Fevziu: Kur dhe si ju propozuan qė tė ishit Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK?

Agim Ēeku:Pasi kam ardhur nė Kosovė. Unė nuk kam pranuar qė tė marr ndonjė detyrė jashtė Kosovės, edhe gjithmonė kam thėnė se unė nė Kosovė nuk kam ardhur pėr tė kėrkuar ndonjė detyrė, as nuk kam biseduar me bashkėpunuesit e mi se ēfarė do tė bėja unė nė Kosovė. Ju kam thėnė se dua tė vij nė Kosovė dhe se unė jam i gatshėm tė vij dhe tė ndihmoj. Pasi kam ardhur nė Kosovė, pas Rambujesė, kam ardhur nė Kosovė ilegalisht kemi hyrė.

Blendi Fevziu: Nė ē'drejtim?

Agim Ēeku: Kemi hyrė nga Shqipėria nė Maqedonia, nga aty nė Kosovė.

Blendi Fevziu: Ishte i vėshtirė udhėtimi?

Agim Ēeku:Ishte i vėshtirė. Kemi qenė tre veta, Hashim Thaēi, Ramė Buja dhe Unė.

Blendi Fevziu:Udhėtuat gjatė?

Agim Ēeku:Po, shumė gjatė dhe nė kushte shumė tė vėshtira. Ishte dimėr.

Blendi Fevziu: Tė armatosur?

Agim Ēeku: Tė armatosur dhe tė ngarkuar me materiale tė ndryshme.

Blendi Fevziu: Ju kujtohet muaji?

Agim Ēeku:Fundi i marsit 1999.

Blendi Fevziu: Ku u vendosėt kur arritėt nė Kosovė?

Agim Ēeku:Fillimisht nė fshatin Pushtenik nė komunėn e Kaēanikut kam qenė dy ditė, pastaj gjithmonė duke lėvizur nga aty nėpėr fshatra tjera deri nė Malet e Jezercit, Zonėn e Nerodimės, mė pas nė Berishė nė vargmalet e Berishės nė fshatin Divjak ku ka qenė selia e shtabit tė pėrgjithshėm. Kur jam emėruar shef i shtabit kam qenė nė Nerodime nė fshatin Devetak quhej...

Blendi Fevziu:Si u bė emėrimi juaj?

Agim Ēeku: Njė mbledhje e drejtuesve politikė dhe ushtarakė tė UĒK. Unė kam thėnė se kam ardhur tė ndihmoj dhe nuk kam qenė i gatshėm. Isha i ri, por shokėt mendonin se unė isha njeriu mė i pėrshtatshėm.

Blendi Fevziu: Njė pyetje te drejtpėrdrejtė, por dua pėrgjigje tė sinqertė. Pas mbarimit tė luftės nė Kosovė, menduat tė ktheheshit nė Kroaci?

Agim Ēeku: Jo. Unė jam kthyer nė Kosovė. Nė momentin qė kam hyrė nė Kosovė, unė jam kthyer nė Kosovė pėrgjithnjė.

Blendi Fevziu: Nė momentin qė ju morėt pėrsipėr drejtimin e UĒK, si ishte gjendja e saj? Ka kaluar njė kohė dhe tani mund tė pėrgjigjeni direkt. Ishte pak kaotike, apo...?

Agim Ēeku:Ishte situata e tille. Kishte paqartėsi, ishte Marrėveshja e Rambujesė, ishin nė pritje tė intervenimit tė NATO's, kishte shqetėsime tė llojeve tė ndryshme, situata e qytetarėve ishte shume e vėshtirė nė Kosovė. UĒK ishte e vetmja forcė qė mund t'u ofronte mbėshtetje, mbrojtje, zgjidhje, drejtim qytetarėve ...

Blendi Fevziu: A ka bėrė aq sa ka mundur UĒK pėr tė ndihmuar popullatėn civile?

Agim Ēeku: Ka bėrė shumė.

Blendi Fevziu: A jeni i sigurt?

Agim Ēeku: Jam i sigurt. Ka bėrė shumė edhe shumė i ka kushtuar UĒK. UĒK nuk ka pasur pėr qėllim mbrojtjen e territoreve, e hapėsirave, fshatrave. UĒK ka qenė e detyruar tė mbrojė civilėt dhe tė pranonte njė luftė frontale tė cilėn e pėrballonte, por mė shumė viktima, deri sa popullata civile tė strehohej, apo tė gjendej njė zgjidhje pėr tė. Brenga mė e madhe ka qenė mbrojtja e popullatės civile.

Blendi Fevziu: Kush ka qenė koha mė e vėshtirė pėr UĒK?

Agim Ēeku: Koha mė e vėshtirė pėr UĒK dhe pėr qytetarėt e Kosovės ka qenė koha e bombardimeve tė NATO's! Viktimat e mėdha, zhvendosja, eksodi i qytetarėve, ka ndodh nė atė kohė. Ka qenė zbatimi i planit famėkeq Patkoi qė ka pasur pėr synim spastrimin etnik tė Kosovės. Serbėt e zbatonin atė plan, kurse NATO zbatonte planin e saj i cili kishte disa faza.
Deri nė fazat e fundit NATO nuk i sulmoi objektivat e forcave serbe nė terren, por atė kohė forcat serbe shfrytėzonin qė ta sulmonin UĒK, tė bėnin krime, masakra.

Blendi Fevziu: Si mbijetoj UĒK, si arrinte tė furnizohej nė njė moment kur popullata po largohej nga zonat e saj?

Agim Ēeku: UĒK gjithmonė i ka pasur kanalet e furnizimit, kryesisht njė logjistik e ka pasur nga popullata kėtu, por ka pasur edhe nga Shqipėria, dhe pėrmes Shqipėrisė, ka pasur kanale tė ndryshme tė furnizimit edhe nga Serbia, pastaj ka pasur edhe raste kur ėshtė marrė armatim nga forcat serbe pas sulmeve tė suksesshme. Sulmonim depo tė ndryshme dhe e merrnim armatimin.

Blendi Fevziu: Keni pasur mbėshtetje tokėsore nga NATO?

Agim Ēeku: Jo.

Blendi Fevziu: Po nga forcat ushtarake shqiptare, keni pasur mbėshtetje tokėsore?

Agim Ēeku: Nga forcat ushtarake shqiptare kemi pasur mbėshtetje materiale mė shumė, por mbėshtetje klasike me njėsi tė ndryshme jo. Megjithatė, forcat ushtarake shqiptare nė kufi kanė qenė edhe ato nė funksion tė mbrojtjes sepse nė atė kohė edhe kufiri shqiptar rrezikohej, ka pas tentativa tė forcave serbė pėr sulme pėrmes territorit tė Shqipėrisė qė t'i bien pas shpine UĒK, kėshtu ka qenė njė ndihmė e madhe po se po, por ka qenė edhe nė planin e mbrojtjes sė Shqipėrisė.

Dilaver
15-05-06, 16:13
Blendi Fevziu: A komunikonit me NATO gjatė kėsaj kohe sa ishit atje?

Agim Ēeku: Po komunikonim. Nė fillim ka qenė nė heshtje dhe indirekt mund tė them. Nė njėfarė mėnyre ka qenė pėrmes misionit tė OSBE dhe miqve tanė etj, por NATO kur ka ardhur deri tė faza e sulmeve taktike mbi objektivat serbe nė terren atėherė ka filluar njė bashkėpunim i drejtpėrdrejtė. Vendosėm komunikim tė drejtpėrdrejtė mes Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK, do me thėnė mes meje personalisht, dhe atij tė NATO dhe Gjeneralit Jackson, i cili ka qenė i vendosur nė Kumanovė.

Blendi Fevziu: Dua ta bėj njė pyetje qė ėshtė pak personale. A ka pasur ndonjė moment kur jeni ndjerė i dėshpėruar gjatė kohės sė luftės dhe gjatė kohės sė bombardimeve?

Agim Ēeku: I dėshpėruar, asnjėherė. Unė kam qenė i dėshpėruar dhe jam brengosur vetėm gjatė rrugės prej Shqipėrisė deri nė Kosovė. Mė tė hyrė nė Kosovė, me t'u takuar me ushtarėt e parė tė UĒK, ka qenė gėzimi im mė i madh dhe pėrmbushja e ėndrrės sime. Unė kam hyrė me uniformė tė UĒK nė Kosovė, por kur jam takuar atėherė e kam ndjerė vetėn pjesė tė UĒK dhe qė nga ai moment nuk ka pasur absolutisht asnjė dėshpėrim. Ka pasur momente tė vėshtira. Nuk ka moment mė tė vėshtirė se humbja ushtarakisht nė njerėz dhe nė civilė, por edhe humbja nė hapėsirė e territoreve tė ndryshme do mė thėnė ėshtė njė ndjenjė e humbjes sė pėrkohshme.

Blendi Fevziu: Ndėrkohė qė duke ditur aleancėn me NATO, ju, besoj, keni qenė i sigurt se ....?

Agim Ēeku: Po. Besimi absolutisht kurrė nuk ka humbur.

Blendi Fevziu: Dua t'ju bėj njė pyetje z. Ēeku, qė herė pas here ngrihet si hipotezė nga media tė ndryshme. Dua t'ua bėjė pyetjen direkt. A kanė bėrė UĒK krime?

Agim Ēeku: Jo.

Blendi Fevziu: A jeni i sigurt?

Agim Ēeku: Jam i sigurt qė nuk kanė bėrė. Nuk ka shembull qė tregon se forcat e UĒK kanė mundur apo kanė hyrė nė ndonjė fshat dhe kanė ekzekutuar civilė, ndonjė familje apo njė fshat tė tėrė. Asnjė shembull nuk ka. Forcat e UĒK nuk kanė luftuar kundėr popullatės serbe kjo ėshtė njė gjė qė duhet ta dijė ēdo kush nė botė qė UĒK dhe shqiptarėt e Kosovės nuk kanė luftuar kundėr qytetarėve serb.

Blendi Fevziu:As kundėr kolaboracionistėve shqiptarė?

Agim Ēeku: E kanė luftuar regjimin, aparatin represiv dhe nė atė aparat represiv fatkeqėsisht ka pasur edhe shqiptarė, disa.

Blendi Fevziu:Kur e keni marr lajmin e fitores, e mbani mend momentin?

Agim Ēeku:Ka qenė me 27 nėntor 1997, kur ka filluar beteja e pare nė Rezallė.

Blendi Fevziu:Po momentin kur trupat jugosllave ishin dorėzuar, e mbani nė mend?

Agim Ēeku: Po, e mbaj mend shumė mirė.

Blendi Fevziu: Ishit tė informuar mė pėrpara?

Agim Ēeku: Ishim tė informuar, ishin nė ngjarje edhe pritej nėnshkrimi i marrėveshjes. Mund tė them se ne kemi pritur me gėzim atė lajm, por ēka ėshtė me interesantja pėr lexuesit, ne kemi qenė tė rrethuar 8 ditė me radhė, ka qenė njė ofensivė e jashtėzakonshme e forcave serbe, e fundit nė pėrpjekje pėr ta asgjėsuar Shtabin e Pėrgjithshėm. Ata donin qė lufta tė pėrfundonte, por tė mund tė deklaronin se lufta pėrfundoi dhe UĒK nuk ekziston. Pėrpjekjet kanė qenė maksimale dhe 8 ditė me radhė kemi pasur njė ofensivė tė hatashme. Forcat tona, Brigada 121 dhe njėsitet tjera me pėrpjekje tė jashtėzakonshme, me viktima tė shumta kanė arritur t'i mbrojnė tėrėsisht vargmalet e Berishės. Nė fshatrat pėr rreth maleve tė Berishės ku kanė qenė tė vendosura forcat serbe mė t'u marrė lajmi, ka qenė Zėri i Amerikės nė atė kohė qė e ka dhėnė, ka pas aq shumė tė shtėna nė ajėr nga gėzimi i forcave serbe se gjithēka pėrfundoj. E kanė parė se ēka kanė bėrė ka qenė e kotė dhe nuk kanė pas sukses dhe nuk mund tė kenė sukses kundėr UĒK, kundėr NATO.

Blendi Fevziu:Megjithatė, a ka qenė njė kundėrshtar i vėshtirė ushtria jugosllave?

Agim Ēeku: Ka qenė. Mė sė shumti pėr shkak tė urrejtjes shumėvjeēare qė ata kanė pasur ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi, por edhe doktrinės sė ushtrisė jugosllave nė luftė. Doktrina e saj ka qenė brutaliteti masiv dhe shkatėrrimi. Ne e dimė qė nė doktrinat perėndimore qėllimi i njė mėsymje apo operacioni luftarake ėshtė qė kundėrshtarit t'i shkatėrrohet vullneti pėr rezistencė, qėllimi i ēdo operacioni ushtarak, qėllimi i ēdo armatimi ėshtė shkatėrrimi i armikut dhe i teknikės sė tij. Do mė thėnė nė esencė ėshtė shkatėrrimi dhe ata gjithmonė e kanė pėrdor njė armatim shumė tė sofistikuar dhe e kanė pėrdor tej mase armatimin e rėndė, artilerisė, taknkset dhe ēdo gjė ēka kanė pas nė dispozicion pa marrė parasysh se cili ka qenė objektivi, duke e ditur shumė mirė se aty ka civilė, ka popullatė. Nuk kanė treguar kurrfarė arti tė luftės, por vetėm kanė treguar brutalitet duke shkatėrruar gjithēka, ajo ka qenė nė filozofinė e tyre nė esencėn e tyre, njė art luftarak shkatėrrues.

Blendi Fevziu: Nė 1999 ishte i vėshtirė krijimi i Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės?

Agim Ēeku: Ishte.

Blendi Fevziu: Pėr ē'arsye?

Agim Ēeku: Ishte pėr arsye politike mė shumė. Pėrfundimi i luftės u zyrtarizua me Rezolutėn 1244, e cila u bė pa miratimin e palės kosovare dhe ne nuk kishim ndikim mbi tė, por u ballafaquam me tė. Nė atė rezolutė shumė qartė kėrkohej shpėrbėrja e UĒK dhe kėrkohej qė ish luftėtarėt tė mund tė krijonin parti politike, njė administratė civile dhe e tėra ajo qė ishte paraparė, ishte qė Kosova tė ketė shėrbimin policor tė vetin. Ndėrkohė tėrė populli shqiptar nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni i ishin mirėnjohės bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ndihmėn qė na dha nė momentet e fundit dhe ne nuk dėshironim qė tė kishim konflikt nė momentet e fundit me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne dėshironim tė ishim nė pajtim tė plotė mė Rezolutėn 1244 nė njėrėn anė ndėrsa nė anėn tjetėr ne e ē'liruam Kosovėn, kontribuam nė ēlirimin e saj, kishim merita pėr lirinė e Kosovės dhe populli i Kosovės dėshironte ta kishte ushtrinė e vet. Ishte njė sfidė e madhe sepse duhet t'i pėrmbushnim kėrkesat e qytetarėve tanė, ta mbronim interesin nacional, por nė tė njėjtėn kohė mos ta kundėrshtonim bashkėsinė ndėrkombėtare nė atė moment.
Po ta kundėrshtonim pėr njė gjė tė tillė nuk do ta kishim as pėrkrahjen e opinionit qė te konfrontohemi me NATO apo me bashkėsinė ndėrkombėtare. Kėshtu qė erdhėm deri tė njė kompromis. Kompromisi ishte qė 1244 nuk parashikonte ushtri nė Kosovė, ne dėshironim ushtri.
Siguria ishte kompetencė e rezervuar e NATO. Atėherė e gjetėm njė formulė qė ta krijojmė njė trup nė esencė me njė mision civil, tė mbrojtjes civile ēka nuk bie ndesh me 1244, por me njė strukturė ushtarake, me njė pamje ushtarake qė ishte bėrthama e ushtrisė. Ne kemi qenė edhe jemi njė forcė pėr emergjencė etj etj, por nuk ka askund forcė tė tillė qė ėshtė pėr mbrojtje civile dhe ka armė. Ne kemi 2000 armė tė gjata, jetojmė nė kazerma, kemi uniformė, kemi grada ushtarake, disiplinė ushtarake etj etj. Ne e shihnim TMK si njė urė nga UĒK drejtė njė ushtrie qė do tė jetė anėtare e NATO dhe tani jemi mu aty, shumė afėr.

Blendi Fevziu: z.Kryeministėr Kosova e sotme a ėshtė Kosova qė ju e ėndėrronit?

Agim Ēeku: Ne para luftės ėndėrronim qė Kosova pas ēlirimit tė bėhej shtet i pavarur menjėherė. Objektivi ynė, ka qenė, ėshtė dhe mbetet pavarėsia e saj. Ėshtė e vonuar, por jemi nė prag tė saj.

Blendi Fevziu:Pse vendoset tė hyni nė politikė. Cilat janė motivet?

Agim Ēeku: Ėshtė vetėm njė motiv dhe asnjė tjetėr. Motivi pėr tė shėrbyer.

Dilaver
15-05-06, 16:15
Blendi Fevziu: A nuk i shėrbenit mjaft me drejtimin e TMK?

Agim Ēeku:Po edhe i kam shėrbyer me drejtimin e TMK, por kur kam ardhur nė Kosovė mė kanė pyetur tėrė kohėn se a mendon qė tė hysh nė politikė. Unė kėtu kam ardhur qė tė shėrbej, tė ndihmoj popullin tim, tė ndihmoj Kosovėn me ato mundėsi qė i kam dhe gjithmonė do tė bėjė atė ēka kėrkohet nga unė dhe gjithmonė e kam bėrė atė ēka ėshtė kėrkuar nga unė edhe kur e kam pranuar detyrėn e Shefit tė Shtabit tė UĒK, edhe tė Komandantit tė TMK, edhe tjera gjera. Tani ėshtė kėrkuar nga unė qė tė bėhem Kryeministėr i Kosovės, kam pas hamendje shumė, por vendimin e kam marrė nė bazė tė kėtij parimi.

Blendi Fevziu:Kush ju propozoi.Cilat ishin kulisat qė kanė lėvizur?

Agim Ēeku:Presidenti i Kosovės me ka emėruar sepse nė bazė tė Kornizės Kushtetuese....

Blendi Fevziu: Po cilat ishin kulisat qė luajtėn. Pse u zgjodhėt ju pėr Kryeministėr tė Kosovės?

Agim Ēeku: Ka pasur sidomos nga faktori vendor edhe ai ndėrkombėtar qė kanė menduar qė ...

Blendi Fevziu: I cili kėrkonte njė kryeministėr me autoritar nė Kosovė?

Agim Ēeku: Ata kėrkonin... mendonin qė ėshtė koha ndoshta qė unė nė kėtė kohė do tė jem mė I pėrshtatshmi, mė i dobishmi. Unė nuk mendoj se jam mė I miri qė mund tė ndihmoj mė sė shumti. Por tė tjerėt kanė menduar ashtu dhe unė nuk do t'i zhgėnjej ata qė kanė menduar kėshtu dhe jam duke bėrė pėrpjekje qė tė bėjė atė ēka mund tė bėjė qė Qeveria tė jetė e suksesshme.

Blendi Fevziu: z.Ēeku cila ėshtė familja juaj e ngushtė tani?

Agim Ēeku:Kam bashkėshorten, dy djem edhe njė vajzė.

Blendi Fevziu: Ku banojnė?

Agim Ēeku:Unė kur kam qenė nė Kroaci kam krijuar familje atje. Fati deshi qė unė tė martohem me njė vajzė nga Zara dhe fėmijėt e mi kanė lindur tė gjithė nė Kroaci. Tani dy fėmijėt e mėdhenj - Alberti dhe Kaltrina janė nė Zarė nė shkollim

Blendi Fevziu: Flasin shqip?

Agim Ēeku:Po flasin shqip.Vijojnė mėsimet nė gjuhen kroate.

Blendi Fevziu: E vizitojnė shpesh Kosovėn?

Agim Ēeku: Po e vizitojnė shpesh. Djali i vogėl, Adriani shkon nė shkollė nė Prishtinė ka dy vjet, ka qenė mė e lehtė ta kthej atė.

Blendi Fevziu: Ju jetoni me djalin e vogėl?

Agim Ēeku: Po jetoj me djalin e vogėl. Bashkėshortja ime njė kohė qėndron kėtu njė kohė shkon tė fėmijėt, por gjatė ēdo pushimi tė gjithė jemi nė Kosovė.

Blendi Fevziu: Cilat janė pasionet tuaja jashtė politikės,jashtė ushtrisė?

Agim Ēeku: Jam i dhėnė tėrėsisht pas punės, kohė tė lirė kam shumė pak sidomos tani, por e kam pėrpjekjen qė zakonisht tė dielėn ta kem pėr vete, pėr familjen, shokėt. Kam dėshirė tė ec nė Bjeshkėt e Rugovės. Nga Kroacia e kam sjell njė ves, pasionin e verės. Kam njė koleksion verėrash nė fshatin tim, bėj shkėmbime tė verėrave tė ndryshme mė shokėt, miqtė.

Blendi Fevziu:A i plotėson standardet vera e Kosovės?

Agim Ēeku: Ėshtė njė ndėr mė tė mirat. I plotėson.

Blendi Fevziu:z.Ēeku ē'raporte keni me mediat?

Agim Ēeku: Ajo ēka ėshtė me rėndėsi ėshtė se mediat janė shumė tė lira nė Kosovė, kanė liri tė tė shprehurit, tė tė shkruarit etj etj. Nuk kam asnjė vėrejtje se kanė shkrime tendencioze, mirė e pasqyrojnė situatėn, ka kritika ndaj Qeverisė..

Blendi Fevziu: A janė problematike pėr ju personalisht?

Agim Ēeku: Problematike nuk janė, por nganjėherė mendoj se jo nė mėnyrė tė drejtė e kanė pėrshkruar njė ngjarje, por nuk ua mohoj tė drejtėn e tyre. Kisha pas dėshirė qė tė ketė mė shumė gazetari hulumtuese, qė tė ketė parasysh edhe momentin, edhe interesin, edhe procesin, por nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur me atė se si i pasqyrojnė aktivitetet edhe tė Qeverisė. Nė Kosovė e kemi njė gazetari tė mirė nuk kam vėrejtje.

Blendi Fevziu:Kjo Qeveri qė ju drejtoni ėshtė Qeveri qė ju e keni zgjedhur, apo ėshtė kompromis mes dy partive tė koalicionit?

Agim Ēeku: Ėshtė kompromis mes dy partive tė koalicionit. Unė fatkeqėsisht nuk kam pasur aspak ndikim. Ėshtė formulė e koalicionit tė cilin unė e kam trashėguar, kam ardhur nė krye tė kėsaj Qeveria dhe e drejtoj kėtė koalicion, por nuk kam pasur...

Blendi Fevziu: A e vėshtirėson kjo punėn tuaj si Kryeministėr?

Agim Ēeku: Po e vėshtirėson. Nuk mund tė jetė njė Qeveri e suksesshme nė qoftė se nė krye tė saj nuk ėshtė njė kryetar partie i cili ka fituar zgjedhjet, ka njė mazhorancė tė mjaftueshme qė tė bėjė koalicion. Suksesi kish me qenė shumė me i madh dhe puna e Qeverisė do tė ishte shumė ma e suksesshme nė rast se do t'kishim njė figurė politike.

Blendi Fevziu: Po nė rast se do t'kishit mundėsinė qė tė krijonit njė Qeveri cilėt ministra nuk do tė bėnin pjesė nė tė?

Agim Ēeku:Nuk do tė pėrmend cek ndonjė emėr sepse do tė ishte jokorrekte ndaj meje, sidoqoftė shumė mė lehtė do ta kisha sikur t'i kisha zgjedhur vetė ministrat.

Blendi Fevziu: Cilat janė sektorėt tė cilėt ju mendoni se janė duke funksionuar mė mirė?

Agim Ēeku: Pothuajse janė tė gjithė njėsoj. Nuk jam i kėnaqur me asnjėrin tė them tė vėrtetėn.
Unė mendoj se mė shumė duhet bėrė, ka hapėsirė, por nganjėherė jemi shumė tė kufizuar nga buxheti, kemi njė buxhet shumė tė vogėl i cili nuk ju lė hapėsirė ministrave pėr implementimin e ideve, vizioneve tė tyre dhe kryesisht projektet qė ata i bėjnė janė shumė tė vogla dhe nuk bėjnė ndryshime tė mėdha nė jetėn e qytetarėve.

Blendi Fevziu:Tutela ndėrkombėtare e pengon funksionimin normal tė Qeverisė?

Agim Ēeku:Po mungesa e kompetencave po. Nuk jemi Qeveri nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk i kemi as kompetencat, as pėrgjegjėsit. Shpesh herė qytetarėt na bėjnė neve pėrgjegjės pėr diēka qė nuk jemi pėrgjegjės. Ne nuk kemi kompetenca qė tė ndėrhymė nė fusha tė ndryshme ato i ka UNMIK dhe ėshtė njė vėshtirėsi, por nė anėn tjetėr ne nuk duhet tė jemi jokorrekt ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare. Ajo ka ndihmuar dhe ėshtė duke ndihmuar nė ndėrtimin e kapaciteteve edhe tė Qeverisė, tė gjitha ministrive. Kishte mė qenė shumė mė i vėshtirė menaxhimi i ministrive pa praninė e UNMIK dhe ekspertėve jo vetėm tė UNMIK por edhe ekspert ndėrkombėtar nga organizata tė ndryshme, nga OSBE, USAID e shumė organizata tjera tė cilat me ekspertė i ndihmojnė ministritė nė ngritjen e kapaciteteve.

Dilaver
15-05-06, 16:18
Blendi Fevziu:Ka njė shqetėsim se nė rast largimi tė ndėrkombėtarėve ekziston rreziku qė krimi i organizuar dhe trafiqet tė mund tė fusin duart nė shumė segmente tė drejtimit tė shtetit nė Kosovė?

Agim Ēeku: Unė nuk mendoj se nga kėto rreziqe vetėm bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė duke e mbrojtur Kosovėn, ėshtė obligim i yni, ėshtė pėrgjegjėsi e jona e institucioneve tė Kosovės. Ne nuk jemi nė favor tė tėrheqjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare, ne kemi shpreh shumė qartė se edhe pas statusit dėshirojmė dhe e mirėpresim prezencėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, kėshtu qė ajo do tė ndodh. Sidoqoftė ne e kemi njė mungesė tė pėrvojės sė menaxhimit tė vendit tonė. Deri para 7 vjetėsh e ka administruar, e ka drejtuar, dikush tjetėr i pa dėshirueshėm, dhe i papranueshėm, Serbėt. Shqiptarėt e Kosovės nuk kanė qenė tė pėrfshirė nė to dhe tani jemi duke I vuajtur pasojat e kėsaj. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme edhe pėr njė kohė prezenca e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Blendi Fevziu: Ēdo mė thėnė pėr ju Kosova e pavarur?

Agim Ēeku: Kosova e pavarur pėr mua ėshtė qė ne tė kemi atė qė e ka ēdo popull, atė ēka na takon dhe e meritojmė dhe tė jemi ne vetė zot tė kėtij vendi, ta menaxhojmė, ta administrojmė, ta udhėheqim.

Blendi Fevziu: A mund tė mbijetoj ekonomikisht Kosova me 2 milionė banorė dhe nė zemėr tė Ballkanit?

Agim Ēeku:Kemi shumė shembuj qė shtetet edhe mė tė vogla mbijetojnė ekonomikisht. Absolutisht nuk ėshtė ndonjė sfidė e madhe apo qė tė vėrė nė pyetje pavarėsinė e Kosovės pėr shkak tė mbijetesės ekonomike. Ne kemi resurse edhe nėntokėsore edhe mbitokėsore tė mėdha. Nėntokėsore kemi xehet e ndryshme, ndėrsa mbi tokė kemi njė popullsi shumė tė re, tė mirė dhe tė vullnetshme pėr ta administruara vendin.

Blendi Fevziu: Ka papunėsi tė madhe?

Agim Ēeku: Papunėsi ka, por me pavarėsinė e Kosovės do tė hapet njė perspektivė e jashtėzakonshme.

Blendi Fevziu: Cili do tė jetė drejtimi bazė ekonomik i Kosovės sė pavarur?

Agim Ēeku:Ne e kemi proklamuar: njė nga motot tė kėsaj Qeverie e kemi quajtur 3E - ekonomia, energjia, edukimi. Unė mendoj se energjia ėshtė baza mė e fortė ekonomike. Kosova ka potencial tė prodhojė energji jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr eksport dhe energjia do tė jetė edhe lehtėsues pėr tė gjitha degėt tjera.

Blendi Fevziu:A besoni se Kosova ėshtė e pjekur pėr pavarėsinė?

Agim Ēeku: Po, unė besoj.

Blendi Fevziu:A besoni se Kosova mund tė jetė njė shtet multietnik me fitimin e pavarėsisė se saj?

Agim Ēeku: Kosova mund tė jetė, do tė jetė dhe duhet tė jetė ashtu si ka qenė. Nė atė strukturė si ka qenė ėshtė e mundshme e nevojshme dhe e domosdoshme pėr pavarėsinė e Kosovės. Njė kėrkesė e kohės, njė standard i kohės pėr ne si i tillė ėshtė e pranueshme.

Blendi Fevziu: Ju jeni politikani i parė kosovar qė ju jeni drejtuar serbėve nė gjuhėn e tyre, nė Parlamentin e Kosovės, gjė qė ka bėrė pėrshtypje nė komunitetin ndėrkombėtar. Doja t'iu pyesja se a mundeni ju t'iu garantoni serbėve tė Kosovės qė ata tė mund tė jetojnė si qytetarė normalė tė kėtij vendi pas shpalljes sė pavarėsisė?

Agim Ēeku: Po. Ne kėto garanca ua kemi dhėnė dhe i kemi garantuar. Ne jemi shumė seriozė, tė sinqertė dhe zemėrgjerė. Shumė herė kemi thėnė se ne nuk kemi luftuar kundėr qytetarėve serbė tė Kosovės, por kundėr pushtetit. Nuk kemi pasur pėr qėllim pastrimin e serbėve tė Kosovės. Ata janė qytetar tė Kosovės, ne e respektojmė pronėn, e respektojmė tė drejtėn e tyre, kulturėn, traditėn, trashėgimin e tyre kulturore dhe kėtė gjė do tė jemi tė gatshėm ta bėjmė. Do ta respektojmė dhe kėtė do t'ua garantojmė. Edhe si qytetarė tė Kosovės ne jemi te detyruar si Qeveri, si institucione qė tė kujdesemi pėr ta. E kam pėrdorur gjuhen e tyre qė tė mė kuptojnė mė mirė edhe t'iu tregoj se kemi respekt pėr ta si qytetarė tė Kosovės.

Blendi Fevziu:A ėshtė e mundur bashkėjetesa e serbėve dhe shqiptarėve mė pas?

Agim Ēeku: Ėshtė e mundur. Serbėt sado qe janė nė Kosovė sa kanė qenė nuk paraqesin ndonjė rrezik pėr Kosovėn edhe popullata shumicė shqiptare e kupton kėtė. Nė fund tė fundit ne jemi fitues dhe nuk kemi asnjė arsye qė tė ndihemi tė rrezikuar nga serbėt. Jeni tė mirėseardhur tė punoni, tė jetoni nė ju garantojmė tė gjitha tė drejtat, ju ofrojmė siguri, por edhe ata duhet ta pranojnė Kosovėn si vendin e tyre, do mė thėnė tė respektojnė ligjin, rendin, institucionet, atėherė nė atė mėnyrė do tė na detyrojnė edhe neve, por edhe qytetarėt shumicė qė tė bashkėjetojmė mė ta.

Blendi Fevziu: Njė pavarėsi e mundshme e Malit tė Zi e ndihmon pavarėsinė e Kosovės?

Agim Ēeku: Po.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt?

Agim Ēeku: Po jam i sigurt.

Blendi Fevziu: Si e gjykoni njė bashkim tė mundshėm tė Kosovės dhe Shqipėrisė ne rast se Kosova e fiton pavarėsinė. A do tė jetė I mundur?

Agim Ēeku:Tani kemi vetėm njė bashkim e ai ėshtė BE. Me tu inkuadruarar nė BE na bashkohen edhe kufijtė edhe interesat edhe neve edhe Shqipėrisė.

Blendi Fevziu:Gjithsesi a ka predispozitė pėr njė bashkim tė mundshėm?

Agim Ēeku:Kjo predispozitė, nė qoftė se ka, duhet tė vijė nga Shqipėria.

Blendi Fevziu: Ju mendoni se Shqipėrisė i mungon?

Agim Ēeku: S'e kam dėgjuar ende.

Blendi Fevziu: Zyrtarisht apo privatisht?

Agim Ēeku: As zyrtarisht as privatisht. Ne nuk mund tė imponohemi ne duhet tė ftohemi.

Blendi Fevziu: Njė Kosovė e pavarur mund tė krijoj destabilizim tė Maqedonisė qė edhe atje shqiptaret tė kėrkojnė krijimin e shtetit tė tyre?

Agim Ēeku: Vetėm pavarėsia e Kosovės mund tė krijoj stabilitet ne rajon. Kjo ėshtė ēelėsi i krijimit tė stabilitetit nė Ballkan. Pavarėsia e Kosovės do ta ndihmoj stabilitetin edhe paqen nė rajon.

Blendi Fevziu:Marrėdhėniet Shqipėri - Kosovė si janė aktualisht?

Agim Ēeku: Tė mira nė trend pozitiv tė zhvillimit.

Dilaver
15-05-06, 16:19
Blendi Fevziu: Nė ē'drejtim?

Agim Ēeku: Nė tė gjitha drejtimet. Nuk ka drejtim ku ne nuk jemi tė interesuar dhe nuk kemi marrėdhėnie tė mira sidomos nė fushėn e kulturės, artit etj. Ne dėshirojmė qė duke bashkėpunuar nė kėto fusha ta ruajmė identitetit tonė shqiptar nė kohėn e globalizimit, integrimeve, nė kohėn e imponimeve tė vlerave dhe standardeve tė ndryshme.

Blendi Fevziu: Cila do jetė gjeja mė e rėndėsishme qė ju do kėrkonit nga Shqipėria pėr t'iu ndihmuara,nėse mundet ta bėjė kėtė?

Agim Ēeku:Varėsisht nga koha. Tani ne kemi nevojė qė Shqipėria ta luaj njė rol aktiv nė procesin e statusit, tė dėrgoj mesazhe pozitive edhe bashkėsisė ndėrkombėtare qė nuk duhet t'i frikohen pavarėsisė sė Kosovės.

Blendi Fevziu: Jeni tė kėnaqur me mėnyrėn si po e bėnė kėtė?

Agim Ēeku: Jam i kėnaqur.

Blendi Fevziu: Cili ėshtė roli i ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nė Qeverinė. A qėndron si njeri - hije i Qeverisė tuaj apo ėshtė vetėm konsultues?

Agim Ēeku: Jo absolutisht jo. Ėshtė kryetar i njėrės nga partitė nė koalicion dhe disa ministra nga partia e tij janė nė Qeverinė time dhe nga ky aspekt konsultohem mė tė.

Blendi Fevziu: A e keni mbėshtetjen e tij?

Agim Ēeku: Po.

Blendi Fevziu: Ēfarė mund tė bėjė Kosova pėr pėrmirėsimin ose shtimin e turistėve kosovar nė Shqipėri qė ėshtė njė resurs i rėndėsishėm pėr ne?

Agim Ēeku: Unė mendoj se nuk ka nevojė tė bėjė shumė. Qytetarėt e Kosovės janė shumė tė orientuar dhe shkojnė pėr pushime nė Shqipėri e Shqipėria ėshtė duke i mirėpritur dhe duke iu ofruar lehtėsime tė ndryshme.

Blendi Fevziu: Ju vet do vini pėr pushime nė Shqipėri?

Agim Ēeku:Unė shumė shpesh vij nė Shqipėri sė paku 3 deri nė 4 herė nė vit. Vij edhe pėr pushime edhe pėr punė. Mendoj se nė fund tė muajit do ta vizitoj edhe zyrtarisht. Shqipėria ėshtė njė vend shumė i dashur pėr mua dhe e dua bregdetin shqiptar edhe shumė shpesh shkoj nė Shqipėri.

Blendi Fevziu: Cila besoni se do tė jetė karriera juaj?

Agim Ēeku:Unė njė karrierė e kam pėrfunduar.

Blendi Fevziu: Atė ushtarake?

Agim Ēeku: Po, atė ushtarake.

Blendi Fevziu: Jeni sigurt se nuk ktheheni mė?

Agim Ēeku:Unė nuk kthehem pas. Asnjėherė nuk jam kthyer prapa as nuk mendoj tė kthehem prapa, por prapė nėse kėrkohet unė do ta bėjė atė qė kėrkohet. Unė nuk ndikoj nė karrierėn time, unė vetėm shėrbej dhe dikush tjetėr e vlerėson kontributin tim dhe dėshiroj qė me mua tė udhėheq sistemi dhe qė nė vetė pėrpjekje tė krijoj karrierėn time. Tani jam kėtu, nuk kam ambicie pėr tė mbetur sepse punėn time nuk e bėjė pėr tė mbetur Kryeministėr, por pėr t'i ndryshuar gjerat.
Pas 60 minutash, Kryeministri i Kosovės ēohet. Axhenda e tij vijon me njė takim me Ministrin Shqiptar tė Arsimit, Genc Pollo dhe mė pas mė plot tė tjerė. Janė ditė tė ngjeshura, kur tė rrėfesh pėr jetėn nuk ėshtė edhe aq komode, por gjithsesi ai e ka bėrė kėtė. Pėr tė vazhduar mė pas punėn e tij tė pėrditshme, nė njė zyrė komode dhe tė rinovuar, qė aq pak ngjan me zyrat e dikurshme, tė trishta tė ish Jugosllavisė!
Intervistoi pėr OPINION
Blendi Fevziu

Gentiani
15-05-06, 18:49
Ha, paska dhėnė intervistė kryeministėr Agim Ēeku!

E kam cekur edhe tek njė temė tjetėr, sa i pėrket karrierės ushtarake ėshtė ushtarak i shkėlqyeshėm dhe i kompletuar. Mė duhet tė cekė, qė nė kohėn kur kam njohur Ēekun ka qenė personalitet stabil dhe kam pasur rrespekt edhe si njeri e edhe si profesionist. Nė anėn tjetėr nga qendra e akademisė ushtarake nė Zarė, ka pasur njė numėr personalitetesh ushtarake, qė kanė luftuar nė tė gjitha anėt e fronteve, kuptohet pėr kombet qė ata u takonin. Nga aty ka qenė edhe gjenerali serb Momēillo Perishiq, njė kohė ish zėvendėskryeministėr i qeverisė sė Serbisė, pastaj gjenerali Petkoviq - kroat, komandant i kroatėve tė Bosnjės, pastaj gjenerali boshnjak - legjendė e luftės nė Bosnjė Atif Dudakovic - aktualisht komandant i armatės boshnjake dhe sė fundit gjenerali Agim Ēeku, nxėnės i kėtij tė fundit.

Nuk mundet tė mohohet kontributi i tij dhe nuk e mohoj, por pėrderisa kolegėt e tij luftonin me shokė, ky zgjodhi rrugėn ti shkonte pas Hashimit dhe tek tani mendoj qė e ka kuptuar shkėlqyeshėm kush ishte Thaqi. Eh sikur tė vepronte dhe mos ti errėsoheshin sytė pėr karrierėn dhe premtimet tjera pėr tė ardhur nė atė post, sot nė Kosovė nuk do tė flitej pėr standarde e status dhe decentralizime, nuk do ti duhej Albin Kurtit tė shpojė makinat e UNMIK-ut etj, etj, por do tė kishte njė gjendje nė terren, komform asaj qė e ndryshuan kroatėt e boshnjakėt.

Ēeku u largua nga TMK-ja, sepse e vėrejti qė aty nuk i ka mbetur bukė, pozitėn e kryeministrit e ka tė pėrkohshme dhe ėshtė ēėshtje sa tė sigurohet nga Haga Rambushi , qė nuk do tė ftohet atje dhe pastaj i thotė mė vjen keq, por ky post ka qenė zėvendėsim i pėrkohshėm.

Vranina
16-05-06, 19:23
E po nuk po muj durohna pa fol, thojshin ktyne her;

"Aty ku ka pasuni shum, ka haram, e aty ku ka fjal shum ka rren"

Guri i madh
18-05-06, 00:10
Biografia e Agim Ēekut

Prishtinė, 1O mars - Gjeneral Agim Ēeku ėshtė i lindur mė 29 tetor 1960 nė Qyshk tė Pejės. Pasi mbaron shkollėn fillore nė vendlindje, ai regjistrohet nė shkollėn e mesme ushtarake nė Beograd, ku diplomon nė vitin 1975. Ndėrkaq nė vitin 1984 mbaron me sukses tė shkėlqyeshėm Akademinė Ushtarake, pėrkatėsisht Akademinė e Artilerisė nė Zarė tė Kroacisė. Gjatė viteve 1984 1991, Ēeku ka shėrbyer nė ish Armatėn Jugosllave nė Shkollėn e Artilerisė nė Zarė, si komandant togu nė Shkollėn pėr Oficerė Rezervė dhe nė Akademinė Ushtarake.
Pas shpėrthimit tė luftės nė ish republikat e Jugosllavisė, nė Slloveni e Kroaci, mė 1991, mė 27 tetor, Agim Ēeku largohet nga Armata Jugosllave dhe i bashkohet Ushtrisė Kroate.
Nė shkurt tė vitit 1993, Agim Ēeku transferohet nė Brigadėn e 9 tė Gardiste nė Gospiq, ku ėshtė emėruar shef i artilerisė nė Brigadėn e 9 tė Gardiste, pastaj shef i Shtabit dhe zėvendėskomandant i Brigadės sė 9 tė Gardiste.
Nė shtator tė vitit 1993, ai plagoset gjatė operacionit tė njohur si Megjaēki Xhep, ndėrsa mė 1994, merr gradėn e kolonelit nė ushtrinė kroate. Njė vit mė vonė Ēeku dekorohet me gradėn e brigadierit, ndėrsa nė vitin 1996 emėrohet shef i Shtabit tė Korpusit tė 5 tė tė Armatės Kroate.
Ēeku gjithashtu ka marrė pjesė nė tė gjitha aksionet dhe luftimet nė Zonėn e Zarės dhe tė Likės si dhe nė shumė operacione tė rėndėsishme pėr ēlirimin e Kroacisė.
Pėr kontributin e dhėnė pėr ēlirimin e Kroacisė, si epror i ushtrisė kroate, Ēeku ėshtė dekoruar me gradėn gjeneralbrigade.
Nė Kosovė gjeneral Ēeku kthehet nga ushtria kroate mė 27 shkurt tė vitit 1999. Njė javė pasi nė Kosovė kishin filluar bombardimet kundėr forcave serbe, mė 2 prill 1999, si gjeneral brigade Agim Ēeku emėrohet Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK sė, post ky nga i cili e drejton UĒK nė gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO sė.
Me pėrfundimin e luftės nė Kosovė, Ēeku fillon njė beteje tjetėr, atė tė transformimit tė UĒK sė nė Trupat e Mbrojtjes tė Kosovės (TMK). Ai zyrtarisht ėshtė emėruar komandant i TMK sė mė 21 shtator 1999, duke qėndruar nė krye tė tyre deri mė sot.
Agim Ēeku ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė: dy djem dhe njė vajzė.


Agim qeku kurr nuk ka tregue askund rezulltat ne kosov ka ardh kur lufta ka purfundue luftadihet kush e ka prue pasi qe njerz ma te aferm nuk kan pas me paraqit para nderkombtarve me i pri T M Kes .
dihet se aleances ju ka imponue nga nderkombtaret per me i arrit qellimet e veta nderkombtaret por edhe per krye minister ka ardh ne mynur te imponume nuk ka qen dashtur ramushi ta pranoj edhe pse ky imponim ka lidhje me aktakuzat kunder ramushit
nga gjykata e hages Agim qeku gjat detyres si gjeneral ka qen po thuajse i politizum
i zhytur deri ne fyt

Gurbardhi
03-06-06, 00:13
Biografia e Agim Ēekut

Prishtinė, 1O mars - Gjeneral Agim Ēeku ėshtė i lindur mė 29 tetor 1960 nė Qyshk tė Pejės. Pasi mbaron shkollėn fillore nė vendlindje, ai regjistrohet nė shkollėn e mesme ushtarake nė Beograd, ku diplomon nė vitin 1975. Ndėrkaq nė vitin 1984 mbaron me sukses tė shkėlqyeshėm Akademinė Ushtarake, pėrkatėsisht Akademinė e Artilerisė nė Zarė tė Kroacisė. Gjatė viteve 1984 1991, Ēeku ka shėrbyer nė ish Armatėn Jugosllave nė Shkollėn e Artilerisė nė Zarė, si komandant togu nė Shkollėn pėr Oficerė Rezervė dhe nė Akademinė Ushtarake.
Pas shpėrthimit tė luftės nė ish republikat e Jugosllavisė, nė Slloveni e Kroaci, mė 1991, mė 27 tetor, Agim Ēeku largohet nga Armata Jugosllave dhe i bashkohet Ushtrisė Kroate.
Nė shkurt tė vitit 1993, Agim Ēeku transferohet nė Brigadėn e 9 tė Gardiste nė Gospiq, ku ėshtė emėruar shef i artilerisė nė Brigadėn e 9 tė Gardiste, pastaj shef i Shtabit dhe zėvendėskomandant i Brigadės sė 9 tė Gardiste.
Nė shtator tė vitit 1993, ai plagoset gjatė operacionit tė njohur si Megjaēki Xhep, ndėrsa mė 1994, merr gradėn e kolonelit nė ushtrinė kroate. Njė vit mė vonė Ēeku dekorohet me gradėn e brigadierit, ndėrsa nė vitin 1996 emėrohet shef i Shtabit tė Korpusit tė 5 tė tė Armatės Kroate.
Ēeku gjithashtu ka marrė pjesė nė tė gjitha aksionet dhe luftimet nė Zonėn e Zarės dhe tė Likės si dhe nė shumė operacione tė rėndėsishme pėr ēlirimin e Kroacisė.
Pėr kontributin e dhėnė pėr ēlirimin e Kroacisė, si epror i ushtrisė kroate, Ēeku ėshtė dekoruar me gradėn gjeneralbrigade.
Nė Kosovė gjeneral Ēeku kthehet nga ushtria kroate mė 27 shkurt tė vitit 1999. Njė javė pasi nė Kosovė kishin filluar bombardimet kundėr forcave serbe, mė 2 prill 1999, si gjeneral brigade Agim Ēeku emėrohet Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK sė, post ky nga i cili e drejton UĒK nė gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO sė.
Me pėrfundimin e luftės nė Kosovė, Ēeku fillon njė beteje tjetėr, atė tė transformimit tė UĒK sė nė Trupat e Mbrojtjes tė Kosovės (TMK). Ai zyrtarisht ėshtė emėruar komandant i TMK sė mė 21 shtator 1999, duke qėndruar nė krye tė tyre deri mė sot.
Agim Ēeku ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė: dy djem dhe njė vajzė.

Dilaver ,

mos tu ka pervjedhe nji gabim ketu !
Si ka mundesi qe ai te jet i lindur me 1960 , e shkollen e mesme ta perfundoj
ne moshen 15 vjeqare ( me 1975 ) ?!
Gjenite e kryejn edhe me heret , por se Qeku eshte gjeni s`paskam ndegjue
deri sot .
Qe te me kuptoni drejt , une kam nji respekt per ket person .

Dilaver
03-06-06, 01:31
I nderuar Gurbardhi, unė kėtė e kam kuptuar si njė lėshim (gabim shtypi por jo nga unė), por pėr cudi u pėrserit disa herė....... nuk po di si tė them, nė ketė moshė kryhet shkolla fillore (tetėvjecare), unė supozoj se nė vitin 1975 ėshtė regjistruar nė shkollėn e mesme nė Beograd por nuk e kam potencuar pasi qė e kam llogarit si gabim shtypi.


Biografia
Meqenėse shumė qytetarė janė interesuar tė dijnė mė shumė pė biografinė time, pėr tė plotėsuar kureshtjen e tyre po u jap njė biografi me tė plotė.
Kam lindur mė, 29 tetor 1960, nė Qyshk tė Pejės. Shkollėn fillore e kam mbaruar nė vendlindje . Nė vitin 1975 kam diplomuar nė shkollėn e mesme ushtarake nė Beograd. Nė vitin 1984 kam mbaruar me sukses tė shkėlqyeshėm, Akademinė Ushtarake, gjegjėsisht, Akademinė e Artilerisė nė Zarė . Gjatė viteve 1984-1991 kam shėrbyer nė ish-Armatėn Jugosllave nė Shkollėn e Artilerisė nė Zarė, si komandant togu nė Shkollėn pėr Oficerė Rezervė dhe nė Akademinė Ushtarake.


http://www.rtklive.com/site/interaktive/ceku.php (http://www.rtklive.com/site/interaktive/ceku.php)

Gurbardhi
03-06-06, 16:29
I nderuar Gurbardhi, unė kėtė e kam kuptuar si njė lėshim (gabim shtypi por jo nga unė), por pėr cudi u pėrserit disa herė....... nuk po di si tė them, nė ketė moshė kryhet shkolla fillore (tetėvjecare), unė supozoj se nė vitin 1975 ėshtė regjistruar nė shkollėn e mesme nė Beograd por nuk e kam potencuar pasi qė e kam llogarit si gabim shtypi.


Biografia
Meqenėse shumė qytetarė janė interesuar tė dijnė mė shumė pė biografinė time, pėr tė plotėsuar kureshtjen e tyre po u jap njė biografi me tė plotė.
Kam lindur mė, 29 tetor 1960, nė Qyshk tė Pejės. Shkollėn fillore e kam mbaruar nė vendlindje . Nė vitin 1975 kam diplomuar nė shkollėn e mesme ushtarake nė Beograd. Nė vitin 1984 kam mbaruar me sukses tė shkėlqyeshėm, Akademinė Ushtarake, gjegjėsisht, Akademinė e Artilerisė nė Zarė . Gjatė viteve 1984-1991 kam shėrbyer nė ish-Armatėn Jugosllave nė Shkollėn e Artilerisė nė Zarė, si komandant togu nė Shkollėn pėr Oficerė Rezervė dhe nė Akademinė Ushtarake.


http://www.rtklive.com/site/interaktive/ceku.php (http://www.rtklive.com/site/interaktive/ceku.php)
Dilaver i nderuar ,
te faleminderit per sqarimin ! Ky duhet te jet patjeter gabim shtypi .

Guri i madh
05-06-06, 02:18
EEEE KY AGIM QEKU





kur ti vjen koha qershis ti piqet edhe mos me pas diell piqet pak me vones por nuk e ka shien sikur qershia qe piqet ne kushte optimale