PDA

View Full Version : SERIALI i FORUMIT


pokeri
11-03-06, 06:34
Internet-Love story

Tė frymėzuar me serialet, nė Kosovė njerėzit kanė filluar tė shkruajnė, dhe jo vetėm tė shkruajnė por edhe tė “inskenojnė” “Love story”.
Ja njė rrėfim i vėrtetė tragjiko-komik nga Interneti.
Pėr hir tė ruajtjes sė identitetit tė viktimės (djaloshit nga Peja), emrin e tij dhe tė familjareve tė tij, qė pėrmenden nė letra nuk do ta zbuloj. Duhet theksuar se Marigona (Gonja), nė realitet ėshtė njė mashkull tjetėr nga Prishtina… Loja e zhvilluar nė fakt ėshtė njė Poker klasik (jo me letra).
Gjithēka ėshtė reale!




Episodi I (letra e pare)


GONJA & xxxx
From: “Antigona” < xxxxx@ya... (xxxxx@yahoo.com)>
Date: Tue Feb 5, 2002 5:5:07 am

Tung N…
Mund tė them qė koha qė e kalova me ty ishte e paharrueshme.
Me tė vėrtetė kurrė nuk jam kėnaqur aq shumė me askend ne chat sa me ty kėsaj radhe. Ti mė dukesh se je njeriu mė i sinqertė prej tė gjithė atyre me tė cilėt kam pasur rastin tė shkėmbej rreshta nė Internet.
Ka shumė gjėra qė do tė kisha patur dėshirė t’i dij pėr ty, e me siguri edhe ti je kurreshtar tė dijsh diēka mė tepėr pėr mua.
Unė jam njė vashė shtathedhur, e gjatė 1.75 cm, flokėt krrela-krrela bojė gėshtenje, sytė e gjelbėr dhe vetullat gajtan. Mė pėlqen sporti, posaqėrisht ai dimėror, si lėshimi me “bob” saja, kėrcimi me ski dhe biatlloni me gjuajtje me pushkė. Mė pėlqen muzika argėtuese, duke filluar prej Britni Spirs deri te motrat Halili. Kam passion pėr leximin e veprave tė Ismail Kadaresė, Mitrush Kutelit dhe Huan Antonio Samarzh-it. Kompjutori ėshtė njė prej hobive mė tė rinj tė cilėt i kam adaptuar kohėt e fundit, sė bashku me mbledhjen e salvetave nga restorantet e ndryshme tė botės dhe qendisjen e tenteneve dhe goblenave shumėngjyrėsh me pejsazhe kosovare. Flas disa gjuhė, si p.sh. shqip (natyrisht), kroatisht, anlisht, lihtenshtajnisht dhe poashtu. Mė pėlqen tė dal nėpėr fusha apo plazhe dhe tė eci zbathur me orė tė tėra. Kam pasion pėr grykėn e Rugovės dhe bukuritė e saj tė rralla natyrore tė papara nė botė. Mė vjen mirė qė je Pejan, dhe sė shpejti shpresoj tė kemi rastin tė shetisim nėpėr grykė dorė pėr dorė.

Prej gjėrave qė kisha dashur t;i dij pėr ty, mė sė shumti mė intereson se si dukesh. A je kokėfortė? A ke qenė i dashuruar marrėzisht mė parė, nė jetėn tėnde? A beson nė dashuri tė pėrjetshme? Sa e ke numrin e kėpucėve? A je adhurues i sportit apo politikės? A e sheh veten thellė nė zemėr si aventurist apo si seriozist? A beson nė jetėn pas vdekjes dhe reinkarnimin? Ēfarė shenje je nė Horoskop? Po tė ishe kafshė, a do tė preferoje tė ishe kali, shqiponjė, derr, lopė apo kengur? Cila ėshtė pėr ty ngjyra mė e dashur? A je xheloz?

Po e lė kaq pėr sonte, e shpresoj qė nesėr do tė kem mė shumė pyetje dhe pėrgjegje pėr ty.
Tė pėrshėndes me njė puthje nė faqe,
GONA

Nė episodin tjetėr Letra e N...

pokeri
11-03-06, 06:53
Episodi II (letra e N…)
From: “N….” < xxxxx@ya... (xxxxx@yahoo.com)>
Date: Tue Feb 5, 2002 6:16 pm

Tung Gona!
Me vjen shume mire se ke shkruar. Me duhet te them se kam shume pershtypje te mira je nje vashe shume e sinqerte. Ka kohė qė kėrkoj njė llojė vashe sikur ty, po pėr fat tė keq deri mbrem s’kam pasur rastin ta njoftoj ndonjė si ty. Mendimi im pėr ty ėshtė se je nje vashe serioze me avtoritet.

Nuk di tani ku tja filloi te pėrgjigjem pytjev tua. Po mir unė jam njė djale me mendime serioze, nuk jam gjeloz, i dashuruar isha nje here ne nje vashe shqiptare por ajo u martua dhe me la anash kur une isha nė gjermani, mir po ajo pune e ka pase. Unė tani mendoj vetėm pėrpara.
Une jam gjithashtu djal me shtat, 1.89 m jam i gjatė, kam 83 kg, kam sy tė bojė kafes, flokė ngjyrė gėshtenje dhe jam njeri i sportit. Une e adhoroj futbollin, notin, vrapimin me kal dhe volibollin. Degjoj musik argetuese si: Hip Hop, Latino,
Musik argetuese ne gjuhen amtare.

Me pelqejne shume keta shkrimtare: NaimFrasheri, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe shume te tjere.
Politiken nuk e kam ne gjak.
Nuk po dij qka te shkruaj me, me kohen do t’i tregoj te gjitha dhe shpresoj qė edhe ti mua tė mi tregojsh tė gjitha.

te pershendet me puthje ne faqe i dashuri N…
Ruje veten

pokeri
11-03-06, 07:47
Episodi III (letra e Gonės)
From: “Antigona….” < xxxxx@ya... (xxxxx@yahoo.com)>
Date: Web Feb 6, 2002 1:45 am

Me erdhi shuuume mirė qė ma ktheve pėrgjegjen aq shpejt. Nuk mė pritej ta dija se a do tė mė lajmrohesh prap apo jo. Kam dėshirė tė flaktė tė mbaj kontakt me ty permes Internetit fillimisht e mandej ndoshta edhe do tė takohemi njė ditė.
Prej asaj ēka mė shkruan, mua nuk mė besohet se nė botė ka mashkull i cili pėrshtatet me mendimet e mija, stilin si dhe shijen pėr gjėrat e bukura qė i ofron jeta. Mė pėlqen se je person qė mendon vetėm pėrpara, sepse ardhėmria ėshtė ajo e cila po na pret. E kaluara nuk ekziston mė pos nė mendjet tona, tė cilėn duhet mbajtur mend dhe duhet mėsuar prej gabimeve qė mund t’i kemi bėrė atėherė. Por prapseprap e kaluara nuk mund tė ndėrrohet dhe ardhmėria ėshtė ajo qė na pret krahehapur nė gjirin e saj.
Edhe unė jam njė person qė mendon se s’i ta ben jetėn sa mė interesante dhe mė tė ėmbėl duke menduar pozitivisht pėr ate qė na pret. Ndjenjat e mija, sidoqoftė, shporesojnė se ti do ta pėrbėsh njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė jetės sime.
Me kėtė email vendosa tė ta dėrgoj edhe njė foto timen, tė cilėn e ka fotografuar motra ime Milingona, nė ballkonin e shtėpisė sė gjyshės nė qendėr tė Prizrenit. Shpresoj se fotoja do tė tė pėlqej. Siē po e sheh, atė ditė kam qenė e disponuar se kishte kaluar kohė e gjatė prejse e kisha parė atdheun dhe dhomėn e ngrohtė tė gjyshės. Nuk mund ta pėrshkruaj gėzimin qė e pėrjetoj sa herė ta kaloj pragun e derės sė gjyshės dhe e ndiej erėn e livandės nga Bullgaria tė pėrzier me aromėn e ēajit tė pėrveluar nė shporetin me dru.

Sa mė erdhi mirė qė tė pėlqen sporti. Unė jam shumė pasionare pėr aktivitete sportive. Jam e flaktė pėr futboll, gjithashtu. Mė pėlqejnė yjet e paharrueshėm tė futbollit si Zbignjev Bonjek, Doktor Sokrates, Piter Shilton, Skender Shengyli dhe Migjen Kelmendi. Mė pėlqen se si futbollistėt brazilian e kanė nga njė pseudonim, si Ziko,Pele etj. Ty a tė thėrrasin shokėt me ndonjė pseudonim interesant? A je i shpejt si delfin, i saktė sikur shigjetė dhe i zgjuar si njė kompjutor? Edhe mua kafshėt shumė mė pėlqejnė, sidomos kuajt. Pėr kėtė arsye edhe ti po mė pėlqen shumė. Gjithmonė kam ėndėrruar ta takoj njė mashkull i cili do tė mė merrte nė sheti nė shpindė tė kalit. Volejbollin e adhuroj poashtu, sidomos ate tė plazhit, ngase kur jam e zhveshur e ndiej veten se jam bashkuar me natyrėn. Nuk ka ndjenjė mė tė mirė se kur puhia e lehtė verore e plazhit tė Ulqinit e ledhaton trupin tim tė zhveshur nė muzg.
Kam dėshirė tė ma dėrgosh njė fotografi tėnden. Edhepse mendoj se je njeriu mė i pėrsosur qė kam takuar deri mė tani dhe e ndiej veten shumė tė lumtur pėr kėtė, kisha patur shumė dėshirė tė shoh se si dukesh qe ta kem njė pėrfytyrim komplet tėndin kur bie nė shtrat tė flej dhe nuk mė merr gjumi. Unė nuk jam person qė e vlerėson dikend sipas pamjes sė tij fizike. Unė mendoj se pasuria mė e madhe tek njeriu fshehet thelle nė shpirtin e tij. Deri sot, askush nuk mė ka lėnė pėrshtypje mė tė thella me aq pastėrti shpirtrore sa me ke lėnė ti! Nėse ke ndonjė ku tė duket pjesa e epėrme e trupit lakuriq, do tė kishte qenė edhe mė mirė. Njė tip sportist si ti medeomos se duhet t’a ketė trupin e njė atleti.

Nuk po di ē’tė shkruaj mė. Ėshtė bėrė vonė pėr mua nuk mė merr gjumi duke menduar nė ty. Kam dėshirė t’i di te gjithat pėr ty. Kam dėshirė tė mė tregosh pėr ēdo gjė qė tė shtin tė qeshesh dhe ēdo gjė qė tė shtin tė qajsh. A e adhuron filmin? Unė jam e flakėt pėr film. Filmi im mė i dashur pėr mua ėshtė Pulp Fiction dhe Lepuri me 5 kėmbė. Aktorėt mė tė dashur janė Al Paqino, Adem Mikullovci, Xhulia Roberts. Leze Qena, Petrit Selimi si dhe treshi pėrsheshi (kuptohet).

Sa jam gėzuar kur mė tregove se je adhurues i Fishtės, Naimit dhe Fan Nolit. Me siguri se edhe Asdrenin, Andon Zako Ēajupin edhe Naim Abazin i ke nė listėn e shkrimtarėve mė tė dashur. Unė i ēmoj shumė mashkujt tė cilėt lexojnė libra…
Por ata janė shumė tė rrallė. Ti, N… je thjesht njė person se vetėm kam ėndėrruar se do ta takoj njė ditė.
Shpresoj se ky email tė gjen edhe mė tė lumtur sot se qė ke qenė njė ditė mė parė, e tė nesėrmen do tė ndihesh edhe mė i lumtur se njė ditė mė herėt-qė do tė ishte dita e sotme.
Tė pėrshėndes duke tė puthur ngrohtė me kėto vargje tė Fishtes:
Ah! Po a’ e ėmbel fjala e saj,
porsi gjumi m’nji kerthi,
porsi dita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri,
edhe ndihet tue kumbue
porsi flata e Kerubimit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amėshimit.

Tė don deri nė amshim,
Gona!


ttp://img215.imageshack.us/img215/6535/hilde3jt.jpg

pokeri
11-03-06, 08:20
Episodi IV (letra e N…)
From: “N….” < xxxxx@ya... (xxxxx@yahoo.com)>
Date: Web Feb 6, 2002 6:25 pm

Hi Gona!

Te pershendes nga zemra, dhe dua te falemenderoj per fotografin qe ma sjelle permes e-malit. Jame shume i kenaqur se ke deshire te mbashe kontakt me mua. Dhe kjo me jep shprese se ka vajza shqiptare te sinqerta ne kete bote me te cilat njeriu pa i par hiq fare apo kontaktue me to, mirret vesh me mire si me ato qe i njef prej hyrjes ne parashkollore. Mua me vjen mire se i do gjerat te cilat edhe une i dua. Une stju kam pergjegjur ende te gjitha pytjeve tua qe mi ke bere dhe per at arsye do ta bej ate kete here.
Ti deshte ta dish a jam i shpejt si delfini, i sakte si shigjeta dhe menqur si kompjuteri. Une mund te them pa e livduar veten se te triat me pershtaten mu.

Numrin e kembes e kam 42. Po te kasha mundesine per te qene shpez a kafsh nga te cilat ti ke propozue kisha pase deshire tė jem SHQIPONJE sepse shqiponja eshtė njė shpese i cili jeton neper bjeshket tona te nemura dhe une ato bjeshke shume i adhuroj, gjithashtu edhe ujin e tyre te ftohte i cili me kenaq zemren time te permalluar per atdheun tone te bukur. Shenja ime ne horoskop eshte shigjetari dhe me kete shpresoj qe do te bindesh se jam i sakte sikur shigjeta.

Une jam nje njeri qe beson ne dashuri te perjetshme mir po kjo do te jete e mundshme kur dy persona qe duhen ta respektojne njeri tjetrin ndryshe sdo te kete dashuri te perjetshme. Te ne shqiptaret ka edhe dashuri per ftyre (nese mundesh ta kuptosh). Po gjithashtu besoj ne nje jete pas vdekjes. Kurse ngjyra ime me e dashur eshte ngjyra e kaltėr, ndėrsa numri im mė i dashur ėshtė numri 7. Unė kam dėshirė tė di ēfarė punojnė prindėrit e tu, si e ke mbiemrin, qfare ben ti, si duhet te duket djali i ėndrrave tua tė cilin ti dėshire ta njofshe. Unė jam duke bėrė njė zanat si xxxxxxxxxxx, kurse babain e kam Ing. Xxxxxxx, e nėna ėshtė shtėpiake. Ti mundesh tė mė pėrgjegjesh edhe atyre pytjev tė cilave une iu pėrgjigja. Unė kam dėshirė poashtu ta di kur e do tė shkosh nė Kosove? Antigona me fal por se kam mundesin ta dėrgoj njė fotografi se nuk kame scaner mu ka prish. Me fal por duhet te pritesh pak, une do ta sjelli gjithqysh nje fotografi Ty(patjeter me beso).

Te pershendet me nje puthje te ngrohte N….

P.S. Me shkruaj e dashurė. (I love you)

pokeri
11-03-06, 21:34
Episodi V (letra e Gonės)



From: “Antigona” xxxx@ya... (xxxx@ya...)
Date: Thu Feb 7, 2002 3:32 am
Subjekt: Re: I love you in my dreams lady?

N… idashur,
Nuk mund ta pėrshkruaj sa me padurim po i pres emailat e tu. Pakėz u dėshprova qe ky i fundit nuk ishte i shoqėruar me njė fotografi tėndėn, po ti ma spjegove mirė situatėn e skenerit dhe do tė tė mbaj nė besė se kėtė javė do tė mi dėrgosh disa foto tua (sidomos ate tė zhveshur prej rripit e perpjetė).
Kur i lexova pėrgjigjet tua nuk u besova syve tė mi edhe gjymsė ore mu desh tė vij nė vehte. Nuk mu besonte se dikush mund tė mė pėrshtatet aq shumė sikur ti qe mu ke pėrshtatur mua. Po e ndiej vetėn tė pėrputhur me ty sikurse njė lugė e supės qė ėshtė e mbėshtetur nė lugėn tjetėr nė kuzhinėn e gjyshės sime nė Prizren. Ti mė
dukesh sikur njė ēelės i cili mund ta hapė vetėm njė dry nė tėrė botėn-mua.
Unė i adhuroj shqiponjat, jo vetėm se vij prej njė vendi ku ato janė simboli ynė, por edhe se ato e kanė njė karizmė tė fshehur tek njerėzit intelegjent dhe tė hareshėm sikur une dhe Ti. I vetmi dallim qė po e gjej nė mes meje dhe teje ėshtė numri i kėmbės! Unė e kam 39.5, por kjo edhe nėkuptohet ngase unė jam femėr e ti mashkull, prandaj nuk mė bezdis aspak. Unė gjithashtu besoj nė dashuri tė pėrjetshme, e cila arrihet respekt reciprok, vetkėnaqėsi fizike dhe energji kozmike pozitive. Ēka mė bėri tė habitem ishte numri yt i fatit! Ėshtė pėr t’u mos besuar, por edhe unė numrin 7 e kam numėr tė fatit! Kur mbeti nėna ime shtatzėnė me mua i kishte 21 vjet (qė plotpjestohet me 7), jam e lindur me 7 shtator, pra nė muajin e shtatė, Borėbardha dhe 7 shkurtabiqat ishte pėrralla ime mė e dashur. Me 7 vjet kam filluar tė shkoj nė shkollė, e dua ēdo ditė tė javės (e ato janė 7) si dhe i kam 7 anėtarė tė familjes. Siē po e sheh, numri 7 mė pėrcjell ēdokund dhe mė bjen fat. Bile po e ndiej veten shumė fatlume nė kėtė moment se ėshtė data 7 shkurt dhe e kam ndjenjėn se sot do ta pranoj njė email tė shkėlqyeshėm prej teje (shpresoj se do ma dėrgosh edhe foton e premtuar).
Siē tė thash pakėz mė herėt, familja ime pėrbehet prej 7 antarėve. Prindėrit, 4 motrat dhe vėllaun tim i dua dhe i ēmoj pa masė dhe jam e lumtur se jam anėtare e nje familjeje aq kompakte dhe mpozante. Nėna mė quhet Nekibe dhe punon si daktilografiste nė repartin e psikofizikės nė kompaninė e njohur “Toshiba” nė Londėr. I ati quhet Myrtez, dhe ėshtė biēiklist profesional dhe garon pėr ekipin “Twickenhaim CC”. Ai ėshtė i flaktė pėr sport. Mbiemrin e kemi Haxhibuleshkaj, me prejardhje nga rrethi i Prizrenit. Jemi 5 fėmijė, 4 vasha dhe njė djalė :Milingona, Antigona, Marigona, Egzona dhe Maradona. Vėllau im i vetėm Maradona, ka lindur mė 22 qershor 1986.


(kjo letėr) Vazhdon……

intelektualja
12-03-06, 18:16
kesaj pune o poker i thon : "margaritas ante porkas"!

pokeri
14-03-06, 15:17
Vazhdim i letrės paraprake...

Ajo ishte dita kur Anglia ka lozur kunder Argjentines ne cerek.nalen e kupes boterore me c’rast Argjentia .toi 2-1. Nuk di se a te kujtohet ajo ndeshje, kur Maradona e shenoi golin e dyte me dore dhe referi e pranoi, te gjithe e quajten ate "dora e Zotit". Po ate dite babi ka qene ne spital duke e degjuar ndeshjen ne radio dhe ne momentin kur Maradona e ka shenuar golin me dore nena ime e ka lindur te vellaun tim. Babi u gezua aq shume qe me ne fund i lindi nje djale pas 4 vashave, sa qe golin e Maradones e pa si nje shenje fati prandaj ashtu vendosi t’ia veje te vellaut tim emrin. Eshte per t’u habitur se qysh prej dites qe ka lindur ai familjen time e ka percjellur fati panderprere. Per ta deshmuar me se miri sa fatlume jam tregon edhe takimi im i papritur me ty - njeriun me te persosur dhe me intelegjent qe e kam takuar ndonjehere! Me shume per motrat e mija dhe per Maradonen te tregoj ne ndonjerin prej emailave te ardhem. Pak per mua: Une e studioj Meta.ziken mikrobiologjike ne kombinim me gazetari ne univerzitetin e quajtur LSE (London School of Economics). Jam ne vitin e dyte dhe me pelqen shume. Lendet qe i adhuroj me se shumti jane .zika nukleare dhe semantika gramatikore. Ne kohe te lire zbavitem me motrat dhe shkoj ne kinema. Cilet jane .lmat qe te kane pelqyer me se shumti ne jete? Ka ende shume gjera qe kam deshire t’i dij per ty. Me ke thene ate dite se punon si DJ. A ke ndonje komponim te cilin do te mund ta degjoja? Mua personalisht me pelqejne kompozitoret e shquar si Rimski-Korsakov, Pjotr Iliq Cajkovski dhe Blerim Shala. Ti cilet i preferon? A ke eksperimentuar me kombinimin e muzikes hip-hop, garage dhe asaj klasike? Kohen e fundit ne Angli ky stil ka hyre ne mode. Une e adhuroj muziken, sic te thash edhe me heret. Cka mendon per Adelina Ismailin? Mua me duket se Leunora Jakupi e ka trupin me te mire, por jo edhe zerin. Kam deshire te di me shume per familjen tende. A ke vellazer apo motra? Si quhen? A mirren me politike? Me cka mirren? Ke ndonje foto familjare ku do kisha pasur mundesine t’i shoh te gjithe anetaret e familjes? A te pelqen seksi? Me trego se cka ke deshire te besh ne kohe te lire? Kur je vetem a te shkon mendja tek une? Me trego cfare te te perkujton emri im? Mi thuaj te gjitha....mezi pres t’i degjoj. Ne Kosove do te shkoj ne maj per nje vizite 1 muajshe. A thua do te takohemi atje? Te pres me padurim, shkendia e shpresave te mia! Ti je drita ime ne fund te tunelit! Me shkruaj menjehere! Te don, Gona

pokeri
14-03-06, 17:35
From: N... M.... <n...17@
Date: Thu Feb 7, 2002 7:21 pm
Subject: Ylli im i dashur ti je endrra ime.

Tung Gona!° Gona te pershendes nga zemra.Ani si je dhe si kalon ne ate angli te vjeter. Me erdhe shume mire se me pershkruve familjen tende te dashur.Sidomos rasti i lindjes se vellait tuaj ishte diqka sueriose. Dhe tani me lejo te pershkruaj familjen time.Une kamė nje familje prej gjashte antaresh.Prinderit: H... dhe S.... ,vllezrit:V.... 18vjet, V.... 16vjet dhe motren F.... 10vjet ecila eshte hastreti yne si per ju vllai i juaj Maradona.Si te kame shkruar me pare babai im eshte Ingjinjer i t..... ndaersa nena amvise kurse vllezerit dhe motra shkojne ende ne shkolle dhe per tu marr me Politik jane shume te ri. Filmat qe me pelqejne mua jane Nentori i pare dhe Nentori dyte kure nga filmat e huaj me pelqen Titaniku dhe Zotriu i Myhyrit. Po kam pas filluar te komponoj disa kenge si D.J. por nuk kamm arrite shume me ate pune dhe tani nuke merrem shumė ketė.Vetem ndonjehere kure shkoje te punoje ne Disco.Aty kame te beje me Hip Hop i cili degjohet ne ter boten. Nuke kame shume pervoje te madhe me kompinimin e kengeve me Disck.Adelina Ismajli sme duket e keqe mir po une e me shume e adhuroj Leunoren me duket me e bukur dhe nuke eshte e lazdruar si Adelina.Kurse nga Musika i adhuroj te dyjat.
Seksi me pelqen edhe mu si qdo njeriu ne kete botė kjo eshte gje normale apo jo. Kohve te fundit kam ndjenja shume te medha per ty me qdo e-mail tendin qe lexoje me rritet ndjenja per ty. Kjo eshte nje gje te cilen edhe vete nuke muje ta besoje. Si mundem une te kem ndjenja per nje njeri te cilin une se njofe personalishte? pyes vetveten.Une kure degjoje emrin tend kam disa ndjenja ne Barkun tim dhe ndihem shume i lumtur. Emri yte me perkujtone nje far lloje ardhmerie te cilen une jame duke e pritur.Dhe shpresoje se keto perkujtime do te me zbahtohen.Mir po kete mund ta di vetem i madhi zot. Ne Kosove une do te shkojė me nje Gushte. Dhe po me duket se sdo ta kemė mundesin te shihem me vjen shume keqe per kete. Kaqė per sonte , shpresoje se do te me shkruash Ylli im i Jetes. Gjume te embel dhe endrra te bukura. Te pershendes me nje puthje te ngrohte. mos me harro N...

pokeri
15-03-06, 12:51
From: “Antigona” xxxxx@yahoogroups.com
Date: Fri Feb 8, 2002 2:43 am
Subject: Ore sy i zi, ma shkruaj nje poezi!

I dashur, Me fal te lutem shuuume se sonte nuk do te kem kohe te shkruaj me gjate per shkak se kemi bere plane per neser te dalim ta shikojme nje gare ku babi im do te merre pjese para pallatit mbreteror. Kjo gare eshte shume me rendesi per klubin e biciklisteve ku garon babi im sepse fitorja do t’i beje kampione te regjionit Oxford Street, regjion ky qe perfshin 80% te siperfaqes se Britanise. Poashtu pas dite e kam nje provim ne fakultet keshtu qe duhet te jem e fresket per t’a ballafaquar diten e neserme me sukses. Lenden e kam pregatitur mire keshtu qe shpresoj se do ta kaloj provimin me lehtesi. Edhepse nuk eshte kjo lenda qe e adhuroj me se shumti, prapseprape e pelqej shume se kemi mesuar gjera shume interesante. Quhet “teologji matematikore” dhe mirret studimin e ekuacioneve hyjnore me nje te panjohur. Pjeset me interesante ishin logaritmat fundamentaliste, tangjentat dhe kotangjentat e librit te testamentave si dhe integralet religjioze.


Ah, sa kisha patur deshire te flas per gjerat qe i kam mesuar dhe perjetuar gjate ketyre ca viteve te fundit ne Londer. Mbreme pash ne enderr se te kisha prane dhe bisedonim per udhetimet nderplanetare qe do t’i benim gjate pushimeve verore, duke shikuar yjet ne plazhin e Borovecit ne Bullgari ne nje nate te ngrohte prilli. Ti the se nuk mund t’i besosh vetes se ke ndjenja per dike qe s’e ke takuar kurre dhe kjo te duket e cuditshme. Pajtohem me ty. As une kurre me pare nuk e kam ndier vehten keshtu por duke u bazuar ne disa shkrime te Engelsit dhe Dalai Lames qe i kam lexuar para disa diteve, dhe duke u bazuar ne mevlydin e totes Hazbije qe jeton ne ndertesen perballe meje, si duket kjo eshte zanafilla e nje dashurie te perjetshme te cilen ta permenda ne njerin prej emailave te meparshem. Kjo ndodh vetem kur dy persona perputhen aq mire dhe aq fuqishem me njeri tjetrin, sa qe dashuria e tyne platonike edhte ushqimi i vetem qe iu nevojitet. Mendoj se rasti ne mes meje dhe teje edhte i tile dhe i gezohem shume ndjenjave te dashurise te cilat kam filluar t’i ndiej per ty me poaq vrull. Poashtu ne enderr e pash vehten ne plazh te hypur mbi kale. Ti vraponje aq shpejt sa qe une i mbylla syte dhe e shijova frymen e bute kontinentale duke mi pershkuar faqet e njoma. Fatkeqesisht, endrra mu nderpre ne gjymse mu ne momentin kur mu afrove te mi puthnje buzet te cilat vuanin per prekjen tende te bute. Maradona kishte pare nje enderr te keqe dhe me zgjoi nga gjumi mu ne ate cast. Te gjitha motrat e dojme Maradonen pa mase e me siguri se ti e din se cfare ndjenje eshte ajo sepse motra yte gjithashtu eshte femije i hasretit. Mu desh te zgjohem dhe t’ia lexoj nje liber dhe t’ia nderroj pixhamat ngase e kishte lagur pak shtratin prej frikes. Prapseprape, endrra qe e pash ma la nje shije te embel ne goje, dhe buzet e mija tash po vuajne per puthjen tende edhe ku po jam e zgjuar nga gjumi. Dje isha duke ngrene pashtete dhe mu kujtove ti. Ne kohe te fundit po me kujtohesh ne castet me te papritura te dites - derisa po e shikonja princ Carllsin ne televizor, derisa po e pastroja nevojtoren, derisa po ia frynja dyshekun Milingones per t’u lare ne bazent, derisa po vallezonja me nenen me kengen “Dugi Dugi” te Armend Rexhepagiqit. Po kam frike se do te te humbi poqese nuk te takoj se shpejti. E di se mashkujt jane qenie qe nuk kane durim dhe po druaj se mos po e humb ti durimin me mua. Te lutem me premto se do te besh cmos te me ledhatosh! Te lutem me premto se do te ma jepesh rastin te te shoh per se gjalli se shpejti! S’di se a do te mund te durohem keshtu me. Une kisha patur deshire te pakte te te vizitoj ne Gjermani gjate pushimit te Pashkeve ne fillim te prillit. Pasaporta me ka ardhur dhe kam gjetur bileta te lira per ne Evrope. Ne cilin qytet ti jeton? Bile bile me shkoi mendja te takohemi ne kryeqytetin e dashurise se Evropes - ne Lihtenshtajn. Me siguri se do ta kalonim per mrekulli aty. Ti do te me mbaje me duart tua te fuqishme derisa une do ta perjetoja orgazmin e pare ne jete. A thua enderra me ne fund do te me behet zhgenderr? Shpresoj se kete vikend do ta gjesh nje skener dhe do te ma dergosh nje foto. Mos me le te deshprohem se me dhemb gjoksi duke e pritur momentin per ta pare fytyren, floket e shpesha dhe mollezen e Adamit. Nuk di se a te kam terguar se shkruaj poezi ne kohe te lire. Tani jam duke e perpiluar nje poezi per ndjenjat e mia qe ma kane kapluar qenien qysh prej dites kur te kam takuar per here te pare. Shpresoj se gjate ketyre 2 diteve te ardhshme do ta perfundoj dhe do ta dergoj. Ti a shkruan poezi? Kisha pasur deshire te paket te mi thurresh ca vargje idilike porsi Fan S. Noli qe i shkruante te dashures se saj! A do te ma plotesosht deshiren dhe do ma thurresh nje poezi te paharrueshme? Nese po, te premtoj se do ta mbaj tek koka ime dhe ta lexoj cdo here qe te shkoj te flej dhe sa here qe te zgjohem nga gjumi. Duhet ikur tash se eshte bere shume vone dhe Marigona eshte lodhur shume dhe e ka shprehi te bjere te fleje bashke me mua, perndryshe nuk e merr gjumi. Te dua, te ledhatoj, te krehi dhe te perqafoj Gona (love)

pokeri
15-03-06, 13:03
Episodi VIII

From: N... M.... <n...17@ (n...17@Date)
Date: Fri Feb 8, 2002 10:56 pm
Subject: Oj syverdha ime per ty jame ne mendime...


Tung Gona! Me vjen keqe po sonte smundem te shkruajė gjate.Sepse me duhet te punojė sonte ter naten.Me erdh mir se e shprehe deshiren te me vizitosh ne Essen te Gjermanisė.
Dhe dua te them se nuk duhet te keshe frike se do te me humbė. Unė vetvetiu kame shume shpres se do te shihemi po smund te theme kurė,po te kisha banesen time te kisha thenė te me vizitoshė ne Prillė,mirpo problemi eshte se ne me gjashte antarė e kemi nje banesė 4 dhomshe mu po me duket teper ngushtė. Po gjithashtu kisha shpreh deshiren te vizitoje ty ne Londer ne kryeqytetin e Mbreterise Britanike,por une nukė kame fare pasaport. Mirpo shpresojė se gjermanet do te me japin nje Dokumet udhetimi ,me te cilin une mundem te udhtoje ne Kosove e nese eshte nevoja edhe ne Angli. Para ca vitesh kam shkruar poezi,prej filimit e luftes se Kosoves nuke kam shkruar me poesi perveq nje per gjagjin tim i cili mu vra ne Luft. Do te shofė , nese kame kohe do te shkruaj nje poesi per ty sepse me duhet te mendojė shume per ty.(Dje pyta vetveten dhe thash:Athu sa femijė ka deshire ti kete Antigona nese une do krijoja familje me te?)Sepse gjagjit i cili gjindet ne gjermani i ka lindurė nje djalė.Si eshte me ty je ti femiu me i madhe i Prindeve tu? Shpresoje se neser do ta bleje nje skaner te ri dhe athere ti dergojė disa foto nga une.Gjithashtu shpresoje se ti do te me dergoshe mua gjithashtu disa fotogra. te tjera nga ti dhe familja juaj e dashur. KAME DESHIRE TE SHIFEMI SA ME SHPEJTE, DO TE ISHTE MIR PO TE ISHE TI NE VERE NE KOSOVEN TONE TE LIRE. DO TE FLASIM PER KETE PUNE.VETEM TI MOS I HUMB SHPRESAT SE NE DIKUR DO TE TAKOHEMI.TI E DINE SE ME KE HYRE NE QEF DHE PREJ ASAJ DITE QE ME KE DERGUAR FOTOGRAFIN TENDE ME DUHET TE THEM SE TE SHOFE SHPESHE ENDERR DHE NE NESE PER DITE NJERI TJETRIT I SHKRUAJM ATHERE DO TE BEHEM I NVARUN NGA TI. Poashtu desha ta di kur gjindesh ne chat ,kur mund ti nderrojme disa fjale live. Me vjen mire nese ti ma kthen nje leter. Qendro pran meje e dashur dhe mos me harro. Te dua ,te ledhatoje dhe te pershendesė me mje puthje te ngrohtė...... i dashuri yt N...

pokeri
15-03-06, 17:50
From: “Antigona” Antigona@yahoo.....com
Date: Sat Feb 9, 2002 4:47 am
Subject: Re: [Antigona] Oj syverdha ime per ty jame ne mendime...



Shpirt,
Vetem te tregoj se u gezova shume per emailin tend. Ne Gjermani kur te vij do ta paguaj nje hotel ku do ta kalojme kohen se bashku. Nuk kam kohe te te shkruaj gjate sepse me merr gjumi shume. Sot jam lodhur pa mase, por edhe jam gezuar shume!! Babi e zuri vendin e dyte ne gare ndersa une e kalova shume mire ne provim. Duke u kthyer rruges per ne shtepi, nxorra .etoren time te vockel derisa isha ne tramvaj dhe i thurra keto vargje qe vijojne.
Te lutem ia ve mendjen shkronjave te para te cdo rreshti...nese i lexon njeren pas tjetres vertikalisht, do ta zbulosh porosine e fshehur!!
Te dua.... Pres foton tende kete vikend. Une kam cuar ca foto per tu zhvilluar dhe do t’i dergoj posa te arrijne!
Te dua shume shume shume dhe te puthi ne buze!
Gona
P.S. Ma shkruaj nje poezi kur ke kohe (edhe fotot mos harro, te lutem)!








EPSHI

Antagonizma te pėrhershėm ma kapluan zemrėn,
Nata mėngjesin e ftonte ngadalė
Ti nuk mendonje mė pėr ate femrėn,
I afroje mendimet kah unė vale-valė.
Gurra popullore gėrgėllinte pranė dritares
Orėt e hershme tė agimit afrojnė,
Nė njė moment gati vdiqa prej marres
A ishin sytė e tu qė vithet mi shikojnė?

Drita u thente nė xhamin e dhomės sime
Heshtja kumboi thellė nė zemrėn time
E ndjeva epshin kur tė kapa pėr kime...

Nuk hezitove aspak dhe pėr nje cast
Erė trenda.li dhoma u mbush,
Buqetė me lule mė dhe pėr kėtė rast
I dashuri im qė s’e ka askush!
Uhhhhh!
-
Drandofillin kur ta pashė mė la pa tekst
Athua do ta mund ta pėrballonja tė tėrin?
SHpejt u zhvesha qė tė mbetem nė kontekst
Ushtima jehonte kur e lėshova zėrin.
Rash nė trans kur mė hyre gjer nė fund
Instinkti mė humbi dhe bota u tund


Ekstaza mė kaploi dhe mė coi nė qiellin e shtatė!!!


Paralelopipedat gjigantė mė sillen verdallė
Ėndrrat s’i afrohen realitetit tim
Rėnkoja zėshem dhe tė shikonja ne ballė
Jehonat e zėrit shuheshin nė amshim! *shpirti im*
Ethet mė kapėn nė pėrqa.min tėnd tė njomė
Tėrmetin e pėrjetuam tė dytė njėkohėsisht
SHtrimas sė bashku ledhatoheshim nė dhomė
Melankolia na kapi tė dyte bashkėrisht.
Ehhhhhh!


Ti
Ėndėrr

Dashuri
Unazė e
Artė

pokeri
17-03-06, 19:12
Episodi X


From: N.... M.... <n...17@Date (n...17@Date):
Sat Feb 9, 2002 2:59 pm
Subject: Oj syverdha ime per ty jame ne mendime...


Shpirt Me vjen keq po smundem te shkruaj gjate se me duhet te udhtoje ne Bonn.Vetem desha te them se jame shume i knaqur me vjershen tende eshte nje knaqesi e madhe kur ti me shkruan, me qdo fjale tenden qe me shkruan ti e ndij zerin tende te embel.Dhe ndonjehere kur gjindem vetem ne dhomen time paramendoje disa momente te cilat kam deshire ti kaloje me ty.Po qmendone ti per mua keshtu pa te me pare ne fotografi? Shpirt kaq per sote, dhe mos mu idhnio se skam mundur te shkruaj me gjate. Nese ke deshire te telefonoshe me mua ateher thirrem ne kete numer 00491......... telefoni eshte celular(Handy) eshte pakez i shtrenjte. Te du shume e dashur dhe te pershendes me nje puthje ne Buzet tua te embla si mjalti. Idashuri yt N....