PDA

View Full Version : Gafet E Qosjes Edhe Nė Gjuhė


beku
11-03-06, 18:10
GAFET E QOSJES EDHE NĖ GJUHĖ
Nga Bekim Rexhepi
Mar 3, 2006, 16:52

Email'o (?subject=GAFET%20E%20QOSJES%20EDHE%20N%CB%20GJUH% CB&body=http%3A%2F%2Fgazetajava.com%2Fartman%2Fpublis h%2Farticle_399.shtml)
Print'o (http://gazetajava.com/artman/publish/printer_399.shtml)
http://gazetajava.com/artman/uploads/qosja_002.jpgDossier 178Tendencat politike po mpakin nė vazhdimėsi realitetin nė Kosovė. Kėto tendenca jo pse tani janė nė formė, por se mė tepėr sulmojnė luksin e mangėsive tona, pikėrishtė pėr kėtė ato po shtohen dhe jo pse ndofta “gjasat politike” po duken ma tė mira, ose si doni qė t’i quani ju z. Qosja, janė edhe historike. Ndikime ēintegruese dhe integruese ka gjithmonė dhe gjithnjė ato shfaqen kur trupi pėson boshllėqe brenda kulturės sė pranimit dhe tė refuzimit.

Kultura e pranimit

Jo rallėherė jemi dėshmuar se kemi kenė tė gatshėm dhe tė predispozuar tė
tregojmė “kulturė tė pjekur dhe afirmative”, edhe moralisht edhe politikisht. Gadi tė gjithė e dimė se ēka nėnkupton ‘kultura e pranimit’. Nė kėtė kulturė nuk hyhet hutaē. Nėse vendoset qė tė hyhet hutaē, si tregohemi shpeshherė tė predispozuar pėr tė hyrė nė shumė procese, atėherė del se kemi pak rezonime tė qarta pėr kulturėn e pėrgatitjes dhe pėr rezultatet. Kėtu kujtoj se ka mė shumė defekte sesa justifikimi politik pėr gjuhėn.

Kultura e refuzimit

Edhe refuzimi duhet tė ketė premisat e kulturės. Ate qė po e promovojmė duke refuzuar si njė infektim tė dėmshėm, mė tepėr mund tė kuptohet si njė avangardizėm qė intelektualėt tanė po i lejojnė vetės. Duke mos ia prishur komoditetin, gjithashtu vetės, ata nuk duan dhe nuk mirren realisht me mangėsitė e mėdha qė kemi. Nuk ka pretendenca nga disa intelektualė tė tjerė, qė po pėrballen realisht me kėto probleme gjuhėsore, pėr t’i bėrė me ēdo kusht tė tjerėt intelektualė tė jenė “servilė” apo “dorėzues” tė palės tjetėr.

Integriteti i gjuhės

Integriteti i gjuhės sė sotme shqipe nuk mund te thuhet se po kėrcnohet nga disa intelektualė…Gjendja e sotme na le mė shumė vend pėr tė besuar se gjuha shqipe e standardizuar nuk ka pėrfshi rregullat kresore, e njėra prej tyre ėshtė pėrqindja e tė folurit tė kėsaj gjuhe nė teren. E pėr ta ruajtur integritetin e saj, duhet tė bėhen spostime tė domosdoshme, nė rend tė parė te intelektualėve, para se te vijmė tek nivelet e tjera qė mė tepėr mund tė hapin probleme se sa mund tė ballafaqohen me realitetet gjuhėsore. Nuk ndihmon asnjėri prononcim i premė dhe gjithashtu nuk ndihmon as veprimi inferior i atyre qė duan tė ndjehen mirė dhe qė tė mos diskutohet rreth zbatimit tė njėrit dialekt (gegnishtja).
Nuk ka pėrpjekje pėr ndryshim, porse ka probleme nė parimet themelore tė gjuhės se sotme qė janė evidente. Mungesa e qasjes shkencore apo edhe politika qė ka “pėrfitu”, kushtimisht nga mungesa e shqyrtimeve, nuk mund tė kuptohet mė si tendencė pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde. Por, mosevidentimi i problemeve gjuhėsore ka qenė akumuluesi kryesor qė sot jemi nė kėtė gjendje. Probleme tė tilla ka edhe nė vendet e tjera, shih gjuhėn gjermane, madje edhe shteti gjerman ka probleme dialektesh, po edhe me vet standardin qė akoma nuk ka marrė formė tė pėrkryeme.
Bavaria si njė krahinė mė e madhe nė Gjermani ka dialektin e vet (Bajerishtėn), por askush nuk i thotė atyre tė flasin standardin. Edhe disa krahina te tjera po ashtu e flasin dialektin e tyre, si Shvebish, qė i pėrket krahinės sė Badenvytembergut, apo gjermanishtja e lartė qė flitet nė krahinat e tjera gjermane. Madje probleme te ngjajshme kemi edhe nė Austri dhe Zvicėr, ku gjuha gjermane pėrfshihet mbi 80% nė te folur dhe te shkruar. Nuk mund t’i thuash njė Bavarezi apo Shvabe, se ti nuk e flet standardin dhe pėr kėtė ke mangėsi apo primitivizėm. Edhe nė rastin tonė, nuk mund tė ketė mangėsi apo primitivizėm njėri apo tjetri dialekt. Janė tendenca politike fare politike dhe jo gjuhėsore ato/a qė orvaten ta klasifikojnė njėrin apo tjetrin dialekt me kėto mangėsi apo primitivizėm. Nėse mbi kėto”mangėsi” apo “primitivizma” ėshtė ngritur gjuha e standardizuar, at'herė problemet e sotme janė pasojė e atyre botėkuptimeve dhe mė pas e vendimeve.
Pavarsisht se ne jemi nė kėtė gjendje, diskutabile, problemet gjuhėsore nuk mund tė justifikohen si tė jashtėnatyrshme, madje ato janė aq tė natyrshme dhe pokaq reale sa mė nuk mund tė mbahen tė heshtura dhe tė lėna anash….Standardizimi i 72-tės nuk mjafton… Janė njė varg problemesh qė duhet tė mirren nė konsideratė, jo mė nė stilin e demoduar te ideve politike po tė idesė gjuhėsore, tė idesė pėr ta freskuar, pėr ta mbushur trupin e saj.



© by Gazetajava.com

Kreu (http://gazetajava.com/artman/publish/article_399.shtml#top)