PDA

View Full Version : Shqiperia nuk garanton mosndryshimin e kufijve me Kosoven dhe Maqedonin, tha Mustafaj

Eleon
15-03-06, 11:01
TIRANE (15 Mars) _ Shqiperia nuk mund ta garantojė mosndryshimin e kufijve ndaj Maqedonisė dhe Kosoves, nese territori kosovar ndahet. Lajmi bėhėt i ditur nga Agjensia maqedonase e lajmeve ”Makfax” e cila citon nje televizion shqiptar ” Tirana ėshØte e gatshmeper ēfardo rasti nese Kosova ndahet, Shqiperia nuk jep garanci pėr mosndryshimin e kufijve jo vetem me Shqipėrinė, por edhe me pjesen shqiptare te Maqedonisė” deklaroi Mustafaj per televizionin ”Alsat” duke ju pėrgjigjur pyetjes per tezen lidhur me bashkimin e Kosoves me Shqipėrinė ne rast te pavarėsisė.
--------------------------------------------------------------------------------------

Ēfar mund ta quajme deklaraten e ministrit Mustafaj?
A ėshtė kjo edhe njė thikė pas shpindes, kur dihet qė mbarė bashkėsia nderkombtare kundershton ndryshimin e kufijve.
A do thuhej kjo pikėrisht tani kur Kosova mundohet ta bind Boten qė nuk do kete ndrrim kufijve.
Dihet fare mirė qė delegacioni serb luan me njė leter ku para gjithė botes don t`na krijojė njė imazh seperatist, dhe krijon njė bindje Øqe ne shqiptaret vetem duam jostabilitet ne Ballkan dhe luftra pėrqarėse.

Si e vlersoni ju komentin e dhėnė nga Ministri Mustafaj?

Realiteti dhėmb, por shėron

Kodra
15-03-06, 11:41
**********
**********
**********

Pėrshėndetje i nderuari Eleon,

Deklarata e zotėriut nė fjalė,ėshtė me tė vėrtet njė deklarat e pamenduar mirė dhe nė momentin mė tė paduhur.
Zotėriu nė fjalė e pėrfaqėson qeverin e Shqipėrisė,pėr mardhėniet me jashtė.
Unė nuk jam duke e kuptuar Kryeministrin zotėri Sali Berishėn,i cili lejon ende qė ky Mustafaj,tė mbetet nė kėtė post.
Nė kėto momente ėshtė ēdo deklaratė e kėtij lloji,e pakutptuar dhe e dėmshme pėr Kosovėn dhe pėr tėrė Popullin Shqiptarė.
Nuk e di se a e ka harruar zotėriu nė fjalė,deklaratėn e tij pėr njė Pavarėsi tė kushtėzuar.Personalisht,mendoj se ky njeri nuk e ka vendin dhe nuk duhet ta pėefqėsoj Shqipėrinė pėr marrėdhėnie me jashtė.
Tash ėshtė momenti i fundit,qė Sali Berisha ti kundėrvihet kėtij njeriu tė pamatur nė momente vendimtare.

Tė shpresojmė se politikanėt tjerė do ta kutpojnė rėndėsinė e momentit pėr Kosovėn dhe do tė reagojnė nė mėnyrėn mė tė duhur ,qė kėto deklarata mos tė kenė vend edhe pėr njėzet vite.

Tė nderuara motra dhe vėllezėr,
Bashkimi i njė shteti me njė shtet tjetėr,nuk bėhet vetėm formalisht.Duhet tė zgjidhen shumė qėshtje, tė cilat janė kyēe pėr njė bashkim tė shteteve dhe pėr njė jetė tė rehatshme tė mėtutjeshme.

Kodra

Dilaver
15-03-06, 11:45
E them me bindje tė thell se Mustafaj punon nė dėm tė ceshtjes kombėtare dhe nė favor tė armikut shekullor Serbisė.
Nuk do shpenzoja shum shkronja pėr tė, por unė e shof si agjent tė paguar nga Serbia ose punon gratis pėr ta.
Njė gjė nuk mund tė kuptoj, (shikimi nė mes gishtėrinjve i ketij monstrumi apo me fjal tjera pajtimi me keto gafe qė i perserit si papagall pa i dhėn kush tė drejt tė mirret me to), pėrfaqsuesit legjitim tė shtetit shqiptar (Sali Berisha) a thua jan pozicionuar nė anė tė kundert tė shqiptarve pėr tė ardhmėn e Kosovės, asnjehere nuk reaguan nė formulimet e Mustafajt nė lidhje me Kosovėn, e qė nė realitet secilen herė qė paraqitet nė opinion sikur tė realizoheshin qėndrimet e tij vaj halli pėr ne, ato secilen herė kan pėr qellim minimin e arritjes sė pavarsis reale tė Kosovės.

Kalt
15-03-06, 11:57
Se pari, duhet te mesojme te lexojme dhe te kuptojme mire gjuhen shqipe, qe te dish te japesh nje koment te sakte.

Se dyti, duhet thene se deklarat e z.Mustafaj eshte e sakte dhe se nuk ka asgje qe shkon kunder rrjedhave te statusit te Kosoves.

Ajo qe ka dasht te theksoje z.Mustafaj eshte fakti se Kosova duhet te jete e pavarur ne kushtet e sotme te kufinjve dhe se nese vendoset qe se pari ajo te ndahet e me pas ajo te shpallet e pavarur, kjo do te ishte ne kundershtim me parimin e mosndryshimit te kufinjve.

Per rrjedhoje nese Kosova do te ndahet, pra kane ndryshuar kufinjte dhe ne nje precedent te tille, Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te ishin naive.

Pra Kosova duhet te jete shtet i pavarur ne kufinjte e sotem ose ne te kundert ajo do te behet nje pjese e Shqiperise.

Me kete deklarate z.Mustafaj vetem se ka paralajmeruar fqinjet dhe bashkesine nderkombetare, qe te mos luajne e me karten e ndarjes se Kosoves, por te njohin pavaresine e Kosoves ne kushtet aktuale te kufinjve.

Fshatari
15-03-06, 12:09
...deklarimet e diplomatve tė "vockėl" e tė frustruar tė stilit :mustafaj, sollanoviē, tadiē, drashkoviē.
- Do tė imponohet stili i njerzve tė vendosur, guximtar, inteligjent : kosovar, britanik, amerikan.
Inati dhe gjelozia do t'u shkaktojnė (kėtyre qė pėrmenda dhe disa tjerve) trauma tė rėnda, depresion e deshprim tė thellė prej tė cilave nuk do lirohen lehtė, aq mė tepėr kur psikiatri i tyre i preferuar, radovan karaxhiē, nuk ėshtė nė gjendje, pėr momentin, t'i ndihėmojė!
Idioti, kreteni, i nėnshtruari, qeni, lind, rritet, vdes si idiot, kreten, sllav(skllav), i nėnshtruar, qen, dhe duhet tė trajtohet si i tillė.
Ja se ēfarė reagimesh mė frymėzojnė emrat i qyrranve, tė rrugaēve, tė kloshradve, tė pisave e tė legenave e hajdutve tė lartpėrmendur.

Do tė kisha dėshiruar qė administratorėt e kėtij forumi t'i biejnė fshesė gjithė kėtij borllogu...!

Mirė mbetshi, se shkova me fshi pak oborrin tim...

Fshatari
15-03-06, 15:10
E vė re Kalti se kosovarėt e njohin serbinė mė mirė se kushdo tjetėr nė botė.
Ja se si reagon kjo e fundit ndaj deklaratės tė shefit tė diplomacisė shqiptare :
"Ekipi Negociator i Beogradit: Deklaratat e Mustafajt provokime, ai angazhohet per "Shqiperi te madhe". Reagojne edhe Milo e Meta
Ora 14:00
Nga Ina Koxha
MITROVICE-TIRANE (15 Mars)-Mitrovice, 15 mars – Ekipi Negociator i Beogradit per Statusin e Kosoves, ka reaguar sot ndaj deklarates se shefit te diplomacise se Shqiperise Besnik Mustafaj, i cili ka thene dje se ne rast te ndarjes se Kosoves nuk mund te kete garanci per mosndryshim kufijsh. Sipas Goran Bogdanovic, anetar i ekipit negociator te Beogradit shqiptaret nuk kane hequr dore nga "Shqiperia e madhe".
"Kjo deklarate eshte provokacion qe tregon edhe per aspiratat e pashuara te shqiptareve ne Ballkan. Ata llogarisin se domino-efekti do te bartet nga Kosova ne Maqedoni, gje qe eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe kercenon tere rajonin", ka thene per mediat serbe Bogdanovic.
Nderkaq, ish-ministri i jashtem Ilir Meta e ka kritikuar deklaraten me te fundit te ministrit aktual Mustafaj, se nese Kosova ndahet, Shqiperia nuk jep garanci per mosndryshim kufijsh, jo vetem me Kosoven, por edhe me pjesen shqiptare te Maqedonise. Meta shprehet se ndarja e ketij rajoni sipas etnive nuk gjen mbeshtetje askund dhe cenon stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Ndersa nje tjeter ish-minister i jashtem, Paskal Milo, e deklaron befasuese deklaraten e Mustafajt.
(Kosova/Balkanweb)

napoleoni
15-03-06, 17:00
Po pse aq zhurmė se.... Kėtė zėdhėnėsit e shtetit shqiptar do tė duhej ta kishin thėnė para shumė kohėsh. E paska thėnė me shumė diplomaci bile... Shqipėria nuk ka nevojė ta njohė pavarėsinė e Kosovės, por thjesht ta konsiderojė si pjesė tė saj, sepse e tillė ėshtė.

Reana
16-03-06, 17:09
Duhet analizuar QELLIMIN e kesaj deklarate.
Eshte i njejti Mustafaj, qe kur askush ne arenen nderkombtare nuk DEKLAROHEJ per Pavaresine e Kosoves, ai me deklratat e tij ne OKB perkrhate Autonomine e zgjeruar ne kuader te Serbise.

Menjehere pas deklatrave te Ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise, per perkrhajen e Pavaresise se Kosoves, ky Mustafovici ka dalur me kete deklarate.
Duhet pasur parasysh, se Shqiperia me potencilain politik/ekonomik qe ka sot, nuk po arrin te ruaj kufijt e vete ne Jug, ku kane vershuar greket dhe Patriarkana Greke qe ka infiltruar pothuaj ne teresi Kishen Shqiptare Ortodokse, perderisa ne rrethine te Tiranes, dhe pothuaj mbare Shqiperine rurale jetohet sikur ne Afrike, pa qasje ne uje te pijshem, pa rryme, dhe infrastrukture percjellese.

Duhet bere realiste, dhe duhet analizuar QELLIMIN e asaj qe thuhet e jo ne menyre FORMALE te shikohen gjerat.
PO, SHQIPERIA e madhe, ide e hatashme.
Gjasat per realizim, ne nje te ardhme, pas konsolidimit ekonomik e politik ne Shqiperi.

Por SOT, Kosova NUK ka nevoje per deklarata FALSO(ku ishte ky Mustafaj, e Mustafovicat tjere gjate periudhes 1989-1999????) kur Kosova vertete kishte nevoje per deklarata te ketilla te "vllaut" te madh, qe do te kishin pasur EFEKT pozitiv...Sot eshte TEPER vone per kesi Nacionalizmi FALSO!!! Me proceset e integrimit ne Evrope, sdo te kete kufinje fare...prandaj kjo deklarate eshte e porositur nga Serbia, skam dyshimin me te vogel aty..qe QELLIMISHT te krijohet paranoje ne kuluaret Nderkombatare se gjoja do te kete domino efekt, qe do te cenoj edhe sovranitetin e Maqedonise!!!
Dite me pare jane bere te njohura per opinionin edhe qellimet e Beogradit per destabilizmin e Maqedonise permes financimeve me milione dollare ne kishen ortodokse te Maqedonise, kane njoftuar autoritetet sllavo-maqedonase.
Serbise eshte duke i rreshqitur dheu nder kembe, prnadaj eshte duke luajtur te gjitha kartat e mundshme...

prishtinasi
17-03-06, 00:28
Se pari, duhet te mesojme te lexojme dhe te kuptojme mire gjuhen shqipe, qe te dish te japesh nje koment te sakte.

Se dyti, duhet thene se deklarat e z.Mustafaj eshte e sakte dhe se nuk ka asgje qe shkon kunder rrjedhave te statusit te Kosoves.

Ajo qe ka dasht te theksoje z.Mustafaj eshte fakti se Kosova duhet te jete e pavarur ne kushtet e sotme te kufinjve dhe se nese vendoset qe se pari ajo te ndahet e me pas ajo te shpallet e pavarur, kjo do te ishte ne kundershtim me parimin e mosndryshimit te kufinjve.

Per rrjedhoje nese Kosova do te ndahet, pra kane ndryshuar kufinjte dhe ne nje precedent te tille, Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te ishin naive.

Pra Kosova duhet te jete shtet i pavarur ne kufinjte e sotem ose ne te kundert ajo do te behet nje pjese e Shqiperise.

Me kete deklarate z.Mustafaj vetem se ka paralajmeruar fqinjet dhe bashkesine nderkombetare, qe te mos luajne e me karten e ndarjes se Kosoves, por te njohin pavaresine e Kosoves ne kushtet aktuale te kufinjve.

E sakte, ky ishte edhe qellimi i deklarates se ministrit te puneve te jashtme te diplomacise shqiptare, te cilin edhe sot e shpjegoj me teper para mediave ne Tirane!
Por, prape disa nga ketu, u nguten te kallzojne patriotizmin e tyre te shpejte...si me qene ne gara te atletikes...100m run....:tongue: .
Deklarata e tij ishte, nese dikush deshiron ta coptoj Kosoven, Shqiperia nuk mund te garantoj me mos ndryshimin e kufijve...
Tash a ka fuqi Tirana zyrtare ta beje kete, nese vjen te me e keqja, te cilen askush nga ne nuk e deshirojme, pra coptimin e territorit, mbetet te shihet.....
Me te mira...

Dilaver
17-03-06, 10:44
E Premte, 17 Mars 2006
DIPLOMACIA MBI CESHTJEN E KOSOVES NUK ESHTE POEZI FEMIJESH,POR NJE CESHTJE SERIOZE KOMBETARE.

Jane bere tashme disa raste, ne te cilat ministri i Jashtem shqiptar, Mustafaj, ne traditen e paraardhesit te tij, Islami, ka bere deklarime te papergjegjshme, te cilat kane habitur dhe irrituar si politikane dhe diplomate vendas, ashtu edhe te huaj.
Rasti me i fundit i deklarimit prej tij se nese do te flitet per ndarje te Kosoves, Shqiperia nuk mund te garantoje mosndryshimin e kufijve “jo vetem me Kosoven, por edhe me pjesen shqiptare te Maqedonise” eshte nje tjeter shembull tipik i diplomacise diletanteske dhe puneprishese te shtetit shqiptar.
Reagimet e menjehershme te ish ministrave te Jashtem shqiptare, Meta dhe Milo, dhe te ministres se Jashtme maqedonase, Mitreva, jane teresisht te legjitimuara.

Duke njohur dhe mbrojtur te drejten e Kosoves per jete politike te pavarur, ministrit te Jashtem shqiptar nuk i lejohet te fryje dhe leshoje balona qe mund te plasin ne dem te ceshtjes se madhe te Kosoves dhe fqinjesise se mire me Maqedonine, partneres se Shqiperise ne Karten e Adriatikut.
Deklarata te papergjegjshme si kjo e fundit nga z. Mustafaj legjitimojne akuzat serbe mbi endrren e “Shqiperise se Madhe”, nje mit ky, i cili ne te vertete eshte fabrikuar ne Beograd per te legjitimuar politiken shoviniste serbe ndaj Kosoves dhe per te kamufluar endrren dhe politikat e Cubrilovicit, Mihajlovicit, Rankovicit dhe te Milloshevicit per krijimin e “Serbise se Madhe”. A i lejohet shefit te diplomacise shqiptare te bjere ne gracken e diplomacise serbe?

Kosova nuk eshte nje karte me te cilen mund te luash me deklarime te papergjegjshme amatoreske ne diplomaci apo nen ndikimin e muzes poetike, qofte kur kjo vjen nga nje shkrimtar dhe minister i Jashtem serb, si Drashkovic, qofte edhe, madje aq me teper, kur vjen nga nje poet dhe minister i Jashtem shqiptar, si Mustafaj.
Kosova eshte nje ceshtje serioze kombetare per te gjithe shqiptaret. Kosoven nuk do ta mbroje nga copezimi territorial Ministria e Jashtme e Shqiperise apo ministri i Jashtem, Mustafaj. Ndarjen territoriale te Kosoves dhe ndryshimin e kufijve shteterore ne Ballkan e kundershtojne vete kosovaret, Uashingtoni, Brukseli dhe Kombet e Bashkuara.

Shqiperia dhe aq me pak ministri Mustafaj nuk kane ne dore as arre, as gur. Prandaj te mos behemi me kosovare se kosovaret! Nese duam t’u tregojme botes apo fqinjeve se Shqiperia eshte nje aktor qe mund te luaje nje rol te rendesishem ne rajon, le ta bejme kete me shembuj dhe jo me fjale, me maturi dhe jo si adoleshente, me modesti dhe jo me fodullek, me pergjegjesi dhe jo si amatore te politikes dhe te diplomacise. Bota dhe fqinjet tane, madje edhe vete shqiptaret e Kosoves, do te na merrnin me seriozisht dhe do na cmonin me shume nese do ishim ne gjendje t’u tregonim se ne dime dhe mund te vem` ne rregull shtepine tone ne radhe te pare, pastaj t’u jepnim mend te tjereve.
Boll kemi luajtur me karten e Kosoves. Ate nuk e kemi ne ne dore. Me ne fund ka ardhur koha ta pranojme hapur kete te vertete.

Nga Fatos Tarifa

pokeri
17-03-06, 23:22
Shtypi shqiptar reagoi ashpėr ndaj deklaratės sė shefit tė diplomacisė shqiptare Besnik Mustafaj se Shqipėria nuk do tė japė garanci pėr ndryshimin e kufijve me Kosovėn dhe pjesėn shqiptare tė Maqedonisė, nėse Kosova ndahet.

"Gazeta shqiptare", nė mbishkrimin me titull "Tė gjithė kundėr Mustafajt" shkruan se "deklaratėn e ministrit tė Punėve tė Jashtme e kritikojnė edhe nė vend edhe jashtė", ndėrsa opozita shqiptare pohon se "me gafin mė tė ri tė Mustafajt i bėhet dėm Shqipėrisė, por edhe Kosovės nė prag tė negociatave".

"Deklarata ėshtė alarmante pėr Shqipėrinė me pasoja tė mėdha tė dėmshme", deklaroi mbrėmė pėr mediumet elektronike lideri i opozitės Edi Rama.

"Gazeta shqiptare" sot botoi komentin me titull "Tė mos luajme me kufijt" ku bėhet e ditur se ministri shqiptar "vazhdon me gafet", pas atij pėr "pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės dhe pas propozimit deri te Ell Baradej, Tirana tė ndėrmjetėsojė me Iranin lidhur me energjinė bėrthamore".

Gazeta "Shekulli" shkruan se nevojitet vėmendje mė e madhe nė deklaratat kur bėhet fjalė pėr ēėshtjen e kufijve.

"Zėri i Popullit", me titull "Mustafaj kėrkon ndryshim tė kufijve" nėnvizon se deklarata e ministrit shqiptar "u shėrben tezave serbe pėr ndarjen e Kosovės".

"Kjo deklaratė i krijon dėm tė madh Shqipėrisė", potencon gazeta.

Shtypi shqiptar sot botoi edhe reagime tė Bashkimit Evropian (BE) pėr mosndryshim tė kufijve, si dhe reagimet e shefes sė diplomacisė sė Maqedonisė Ilinka Mitreva se "Maqedonia ėshtė shtet unitar, dhe se vetėm ajo ka tė drejtė tė vendosė pėr kufijt e saj".

KY MUSTAFAI, O IDIOT O I SHITUR, ALTERNATIVĖ TĖ TRETĖ
NUK KA !!!

Arb
18-03-06, 22:53
Kjo deklarata eshte jo me shume se nje deklarate e dites, qe paralajmeron nje prej atyre opcioneve te mundshme nese faktori nderkombetar vendos ndarjen e Kosoves.

Fuqite e medha nuk kane nevoje te degjojne kete deklarate te Mustafajt, te kuptojne qendrimin e vertete te Shtetit Shqiptar, sepse ato jane te vetedijshme per gjithe ate qe mund te rrjedh ne rast te nje ndarje te mundshme te Kosoves.

Dilaver
19-03-06, 09:30
E Diele, 19 Mars 2006
PACK: QENDRIMI I MUSTAFAJT, CMENDURI .

Presidentja e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Doris Pack, kundershtoi dje ekzistencen e mundesise se ndarjes se Kosoves dhe rishikimit te kufijve ne Ballkan. “Kjo eshte nje cmenduri. Nese atje do te kete pavaresi e kam thene gjithnje se do te jete e kushtezuar. Dhe kushti me i madh qe duhet te firmoset ne Keshillin e Sigurimit, eshte se nuk ka per te pasur asnje ndryshim kufijsh as ne Maqedoni, as ne Shqiperi, madje as ne luginen e Presheves ne Serbi.
Pra, mendoj se duhet te jete e qarte se kjo nuk ka per te ndodhur. Perndryshe, nuk do te pranoja asnje rezultat te pavaresise se kjo eshte e pamundur”, deklaroi Pack. Ajo shtoi se nese ne duam paqe ne rajon, duhet te mbajme Maqedonine ashtu sic eshte, Shqiperine keshtu sic eshte dhe Serbine e Malin e Zi ashtu sic jane.

Koja jonė

Dilaver
19-03-06, 09:42
E Diele, 19 Mars 2006
Koha jonė

DERI KUR POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE DO TE VEPROJE KUNDER INTERESAVE TE KOSOVES? .

Viti 2006 duket se do jete nje vit historik per Ballkanin: shpresohet qe endrra e popullit te Kosoves te behet realitet; populli ne Mal te Zi do te shprehe vullnetin e tij ne referendum dhe ish diktatori Milloshevic po varroset keto dite.
Pavaresisht se fati i Kosoves nuk eshte aspak ne duart e qeverise shqiptare, perseri qeveria dhe politikanet e Shqiperise mund te kene nje ndikim shume te madh negativ: me fjalet dhe qendrimet e tyre mund te demtojne shume ceshtjen e Kosoves dhe klimen paqesore ne Ballkan. Koha ka provuar se veprime te tilla kane ndodhur edhe me pare dhe po ndodhin edhe sot.

Dihet publikisht se ne vitet 1994 1996 kur Fuqite e Medha perendimore i kishin vene embargo regjimit te Milloshevicit, qeveria shqiptare bente apo lejonte kontrabanden e karburantit per ne Serbi. Kunder gazetareve kurajoze qe merrnin guximin ta denonconin kontrabanden e karburantit dhe te armeve, shteti dhe mafia e lidhur me te hakmerreshin me te gjitha menyrat, edhe deri me burgim te tyre.

Dhe ishte koha kur dhuna milosheviciane kercenonte Kosoven dhe popujt e tjere te ish Jugosllavise! Duket si e pabesueshme qe pikerisht Shqiperia po ndihmonte armikun e paqes dhe te Kosoves, Sllobodan Milloshevicin. Por e verteta nuk mund te fshihet, edhe kur ajo eshte e hidhur.
Vitin e kaluar dhe kete vit ne Vashington D.C. jane bere dhe vazhdojne te behen shume takime e konferenca lidhur me Ballkanin. Kam pasur mundesine te marr pjese ne disa prej tyre dhe nje nder ceshtjet e diskutuara apo pyetjet e shtruara ka qene dhe mbetet: nese Kosoves i jepet pavaresia, a rrezikon kjo ndryshimin e kufijve ne Ballkan?
A mundet qe Shqiperia te kerkoje bashkimin me Kosoven? A rrezikohet stabiliteti ne Ballkan etj. Dihet se ata qe e kundershtojne dhenien e pavaresise Kosoves si argument te tyrin perdorin vec te tjerash edhe friken e ndryshimit te kufijve.

Ne politiken e jashtme dhe diplomaci ajo cfare mendon e deshiron si qytetar dhe shtetas, ne shume raste eshte krejt tjeter nga ajo qe duhet te thuash si politikan e diplomat ku shpreh qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson. Mosndryshimi i kufijve eshte nje kusht qe Fuqite e Medha kane vene per zgjidhjen e krizes ballkanike. Kjo eshte pranuar edhe nga qeveria e Shqiperise.
Nuk mund te gjendet emri i sakte per deklaratat e fundit te kryediplomatit te Shqiperise lidhur me dyshimet e tij per sigurine e mosndryshimit te kufijve nese Kosova behet e pavarur! Intepretoje si te duash kete deklarate dhe do te arrish ne te njejtin perfundim: ajo nuk e ndihmon as Kosoven, as paqen ne Ballkan. Me te drejte keto deklarata sollen reagimin e menjehershem te diplomacise nderkombetare. Nga ana tjeter, kundershtaret e pavaresise se Kosoves tani kane nje arme me shume per ta perdorur kunder Kosoves! Kjo eshte dhurata qe u beri kryediplomati i Shqiperise ne nje moment aq delikat.

Le te spresojme qe qeveria dhe Parlamenti i Shqiperise do te veprojne me shpejtesine e duhur per te korigjuar shijen e hidhur te deklarates se ministrit te tyre te Jashtem.
Populli dhe politikanet e Kosoves e kuptojne shume mire se pavaresia arrihet tashme vetem permes mencurise dhe pjekurise politike; perkushtimit ndaj te ardhmes se tyre europiane e demokracise perendimore; garantimit te lirive dhe te drejtave te te gjithe etniciteteve e minoriteteve te Kosoves.
Edhe pse kryediplomati dhe qeveria e Shqiperise nuk kane asgje ne dore per fatet e Kosoves, eshte ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon qe ata te mos bejne me te tilla deklarata te pamatura.
Dhe nese nuk rrine dot pa bere marrezira, atehere me mire te heshtin. Benzines qe Shqiperia i dha Milloshevicit disa vite me pare nuk ka me nevoje t’i vihet flaka me deklarata te tilla minuese. Zoti e ruajte Shqiperine nga qeveritare dhe politikane te papergjegjshem!

Kalt
19-03-06, 11:15
Duhet analizuar QELLIMIN e kesaj deklarate.
Eshte i njejti Mustafaj, qe kur askush ne arenen nderkombtare nuk DEKLAROHEJ per Pavaresine e Kosoves, ai me deklratat e tij ne OKB perkrhate Autonomine e zgjeruar ne kuader te Serbise.

Menjehere pas deklatrave te Ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise, per perkrhajen e Pavaresise se Kosoves, ky Mustafovici ka dalur me kete deklarate.
Duhet pasur parasysh, se Shqiperia me potencilain politik/ekonomik qe ka sot, nuk po arrin te ruaj kufijt e vete ne Jug, ku kane vershuar greket dhe Patriarkana Greke qe ka infiltruar pothuaj ne teresi Kishen Shqiptare Ortodokse, perderisa ne rrethine te Tiranes, dhe pothuaj mbare Shqiperine rurale jetohet sikur ne Afrike, pa qasje ne uje te pijshem, pa rryme, dhe infrastrukture percjellese.

Duhet bere realiste, dhe duhet analizuar QELLIMIN e asaj qe thuhet e jo ne menyre FORMALE te shikohen gjerat.
PO, SHQIPERIA e madhe, ide e hatashme.
Gjasat per realizim, ne nje te ardhme, pas konsolidimit ekonomik e politik ne Shqiperi.

Por SOT, Kosova NUK ka nevoje per deklarata FALSO(ku ishte ky Mustafaj, e Mustafovicat tjere gjate periudhes 1989-1999????) kur Kosova vertete kishte nevoje per deklarata te ketilla te "vllaut" te madh, qe do te kishin pasur EFEKT pozitiv...Sot eshte TEPER vone per kesi Nacionalizmi FALSO!!! Me proceset e integrimit ne Evrope, sdo te kete kufinje fare...prandaj kjo deklarate eshte e porositur nga Serbia, skam dyshimin me te vogel aty..qe QELLIMISHT te krijohet paranoje ne kuluaret Nderkombatare se gjoja do te kete domino efekt, qe do te cenoj edhe sovranitetin e Maqedonise!!!
Dite me pare jane bere te njohura per opinionin edhe qellimet e Beogradit per destabilizmin e Maqedonise permes financimeve me milione dollare ne kishen ortodokse te Maqedonise, kane njoftuar autoritetet sllavo-maqedonase.
Serbise eshte duke i rreshqitur dheu nder kembe, prnadaj eshte duke luajtur te gjitha kartat e mundshme...

Krejtesisht lojera fjalesh te mbledhura pa kujdes andej e kendej!
Sa per dijeni Reana, Shqiperia ka qene dhe mbetet nje vend i pazhvilluar, pikerisht se perhere ka perkrahur shqiptaret jashte kufinjve te saj te njohur.
Kjo ka ndodhur qe nga viti 1878 e ketej, ne vazhdimesi.
Sikur Shqiperia ta kishte mbyllur syrin dhe veshin rreth shqiptareve te ndare me dhune prej saj, ajo qe moti do te ishte nje shtet me se normal dhe i zhvilluar, sepse nuk i mungon asgje.
Shqiperia e ka detyre kombetare kete!

Kalt
19-03-06, 11:20
E Diele, 19 Mars 2006
PACK: QENDRIMI I MUSTAFAJT, CMENDURI .

Presidentja e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Doris Pack, kundershtoi dje ekzistencen e mundesise se ndarjes se Kosoves dhe rishikimit te kufijve ne Ballkan. “Kjo eshte nje cmenduri. Nese atje do te kete pavaresi e kam thene gjithnje se do te jete e kushtezuar. Dhe kushti me i madh qe duhet te firmoset ne Keshillin e Sigurimit, eshte se nuk ka per te pasur asnje ndryshim kufijsh as ne Maqedoni, as ne Shqiperi, madje as ne luginen e Presheves ne Serbi.
Pra, mendoj se duhet te jete e qarte se kjo nuk ka per te ndodhur. Perndryshe, nuk do te pranoja asnje rezultat te pavaresise se kjo eshte e pamundur”, deklaroi Pack. Ajo shtoi se nese ne duam paqe ne rajon, duhet te mbajme Maqedonine ashtu sic eshte, Shqiperine keshtu sic eshte dhe Serbine e Malin e Zi ashtu sic jane.

Koja jonė

Me siguri qe deklarata e Z.Pack eshte bere ne transmetimin e gabuar te thenjes se Z.Mustafaj.
Z.Mustafaj nuk ka folur asgje te gabuar!
Kosova duhet te jete nje shtet unitar dhe e pandashme, ne te kundert ajo do te ishte nje molle sherri dhe nje shkak me teper per ndryshime rrenjesore te kufinjve ballkanike.

Kalt
19-03-06, 11:24
E Diele, 19 Mars 2006
Koha jonė

DERI KUR POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE DO TE VEPROJE KUNDER INTERESAVE TE KOSOVES? .

Viti 2006 duket se do jete nje vit historik per Ballkanin: shpresohet qe endrra e popullit te Kosoves te behet realitet; populli ne Mal te Zi do te shprehe vullnetin e tij ne referendum dhe ish diktatori Milloshevic po varroset keto dite.
Pavaresisht se fati i Kosoves nuk eshte aspak ne duart e qeverise shqiptare, perseri qeveria dhe politikanet e Shqiperise mund te kene nje ndikim shume te madh negativ: me fjalet dhe qendrimet e tyre mund te demtojne shume ceshtjen e Kosoves dhe klimen paqesore ne Ballkan. Koha ka provuar se veprime te tilla kane ndodhur edhe me pare dhe po ndodhin edhe sot.

Dihet publikisht se ne vitet 1994 1996 kur Fuqite e Medha perendimore i kishin vene embargo regjimit te Milloshevicit, qeveria shqiptare bente apo lejonte kontrabanden e karburantit per ne Serbi. Kunder gazetareve kurajoze qe merrnin guximin ta denonconin kontrabanden e karburantit dhe te armeve, shteti dhe mafia e lidhur me te hakmerreshin me te gjitha menyrat, edhe deri me burgim te tyre.

Dhe ishte koha kur dhuna milosheviciane kercenonte Kosoven dhe popujt e tjere te ish Jugosllavise! Duket si e pabesueshme qe pikerisht Shqiperia po ndihmonte armikun e paqes dhe te Kosoves, Sllobodan Milloshevicin. Por e verteta nuk mund te fshihet, edhe kur ajo eshte e hidhur.
Vitin e kaluar dhe kete vit ne Vashington D.C. jane bere dhe vazhdojne te behen shume takime e konferenca lidhur me Ballkanin. Kam pasur mundesine te marr pjese ne disa prej tyre dhe nje nder ceshtjet e diskutuara apo pyetjet e shtruara ka qene dhe mbetet: nese Kosoves i jepet pavaresia, a rrezikon kjo ndryshimin e kufijve ne Ballkan?
A mundet qe Shqiperia te kerkoje bashkimin me Kosoven? A rrezikohet stabiliteti ne Ballkan etj. Dihet se ata qe e kundershtojne dhenien e pavaresise Kosoves si argument te tyrin perdorin vec te tjerash edhe friken e ndryshimit te kufijve.

Ne politiken e jashtme dhe diplomaci ajo cfare mendon e deshiron si qytetar dhe shtetas, ne shume raste eshte krejt tjeter nga ajo qe duhet te thuash si politikan e diplomat ku shpreh qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson. Mosndryshimi i kufijve eshte nje kusht qe Fuqite e Medha kane vene per zgjidhjen e krizes ballkanike. Kjo eshte pranuar edhe nga qeveria e Shqiperise.
Nuk mund te gjendet emri i sakte per deklaratat e fundit te kryediplomatit te Shqiperise lidhur me dyshimet e tij per sigurine e mosndryshimit te kufijve nese Kosova behet e pavarur! Intepretoje si te duash kete deklarate dhe do te arrish ne te njejtin perfundim: ajo nuk e ndihmon as Kosoven, as paqen ne Ballkan. Me te drejte keto deklarata sollen reagimin e menjehershem te diplomacise nderkombetare. Nga ana tjeter, kundershtaret e pavaresise se Kosoves tani kane nje arme me shume per ta perdorur kunder Kosoves! Kjo eshte dhurata qe u beri kryediplomati i Shqiperise ne nje moment aq delikat.

Le te spresojme qe qeveria dhe Parlamenti i Shqiperise do te veprojne me shpejtesine e duhur per te korigjuar shijen e hidhur te deklarates se ministrit te tyre te Jashtem.
Populli dhe politikanet e Kosoves e kuptojne shume mire se pavaresia arrihet tashme vetem permes mencurise dhe pjekurise politike; perkushtimit ndaj te ardhmes se tyre europiane e demokracise perendimore; garantimit te lirive dhe te drejtave te te gjithe etniciteteve e minoriteteve te Kosoves.
Edhe pse kryediplomati dhe qeveria e Shqiperise nuk kane asgje ne dore per fatet e Kosoves, eshte ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon qe ata te mos bejne me te tilla deklarata te pamatura.
Dhe nese nuk rrine dot pa bere marrezira, atehere me mire te heshtin. Benzines qe Shqiperia i dha Milloshevicit disa vite me pare nuk ka me nevoje t’i vihet flaka me deklarata te tilla minuese. Zoti e ruajte Shqiperine nga qeveritare dhe politikane te papergjegjshem!

Ky shkrim i mesiperm, nuk eshte gje tjeter vecse vazhde e sulmeve personale dhe te pabaze ndaj Z.Mustafaj.
Te ishte bere nga ndonje gazete tjeter, ndoshta dhe pranohej, por e bere nga Nasha Borba e Shqiperise, ajo ka shume pak vlere.
Ata qe e kane lexuar kete gazete, qe nga themelimi, e dijne mire se cfare qendrimi ka mbajtur ajo ndaj Kosoves.
Ata qe nuk e dijne, le ti referohen arkivave te shtypit shqiptar!

Kalt
19-03-06, 11:52
Fitorja dhe faji i “tėrthortė”
Agim Baēi

Politika ėshtė si paraja falso, ka vlerė deri nė momentin qė zbulohet. Kjo “aksiomė” e ish-presidenti boshnjak, Izetbegoviq, duket e ashpėr nė fakt pėr kėdo qė kėrkon tė merret me komentimin e njė lėvizjeje politike, sidomos kur bėhet fjalė pėr diplomaci.
Si qytetar, mundemi tė mbajmė njė qėndrim mbi atė ē’ka ndodhi pas njė deklarate tė kryediplomatit Mustafaj, mbi fatin e kufijve, nėse Kosova ndahet, sipas njė projekti tė propozuar dhe tė mbrojtur nga serbėt. Nė pamje tė parė tė duket se, Ministri i Jashtėm pėr pak sa nuk ka nxjerrė nė treg idenė e brishtėsisė sė njė vendi tė vogėl, i cili nėse ka trazira nė vendin fqinj, nuk mundet asesi qė tė garantojė pėrmes fuqive tė veta njė tė ardhme tė sigurtė nė rajon.
Nė kėtė rast fqinjėt janė shqiptarė, qofshin kėto nė vendin pėr tė cilin bėhet fjalė pėr ndarjen, ashtu edhe pėr njė pjesė tė mirė tė banorėve tė njė vendi tė brishtė, siē ėshtė Maqedonia. Atėherė, a “ishte nė rregull” kryediplomati kur deklaroi kėtė brishtėsi? A ėshtė kjo “brishtėsi” e njėjtė edhe pėr tė gjithė ata tė cilėve u intereson stabiliteti?
Deklaratat e ashpra tė Bashkimit Evropian pėrmes zėdhėnėses sė Barrosos, zėdhėnėses sė Solanės dhe tė Komisioneres Evropiane, Doris Pak, nė pamje tė parė qortojnė ashpėr “pamaturinė e diplomacisė shqiptare”. Por pėr ēfarė dėnimi bėhet fjalė? Pikėrisht kėtu kritikohet kryediplomati i Tiranės, duke i kujtuar edhe njė herė qė tė jetė i qartė nė atė ēka ėshtė e mirėvendosur nga ndėrkombėtarėt: se nuk ka ndryshim kufijsh. Mirėpo, kėto deklarata, edhe pse mė rėndesė negative ndaj Mustafajt, mė sė shumti duket se i shkojnė pėrshtat qėndrimeve shqiptare se sa atyre qė kanė kundėrshtuar. Nėse BE ėshtė e vendosur tė mos ndryshojnė kufijtė, ( kjo ėshtė tashmė e kthjellėt), kjo do tė thotė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe nė pėrputhje me njė deklaratė tė qėndrueshme tė palės shqiptare se nuk kėrkon ndryshim kufijsh. Nėse kėtė herė Shqipėria ka arritur te i njėjti qėndrim “pėrmes rrugės sė kundėrt”, do tė thotė se, kėtė herė ėshtė bėrė thjesht politikė. Nėse aktorėt shqiptarė nuk janė mėsuar me formulėn “t’i biesh nga krahu i kundėrt pėr tė ardhur aty ku ke dashur”, atėherė kjo ėshtė thjesht njė keqkuptim me gjuhėn e politikės.
Nė kėtė rast, ne thjesht duhet tė kishim ngrehur veshėt pėr tė kuptuar se pėr ēfarė kėmbėngulte BE apo selitė e tjera diplomatike. Nėse kjo deklaratė ka thartuar vetėm Beogradin, kjo mė sė shumti mund tė jetė njė djegie e kartės nė dorė, e cila pas pėrsėritjes sė BE se “s’ka ndryshim kufijsh”, duhet tė vėrė nė pozitė mė tė ngushtė serbėt, qė janė propozuesit dhe kėmbėngulėsit e kėsaj rrugėzgjidhjeje.
Nė tė vetmin rast qė mund tė ēuditemi ėshtė vetmia e deklaratės sė Mustafajt, i cili, mund tė mos ishte publike pėr ne, por duhet tė ishte “publike” pėr njė pjesė tė aktorėve politikė qė mbrojnė tė njėjtėn logjikė. Nė kėtė rast Mustafaj ėshtė i dėnuar tė vuajė mungesėn e njė repertori diplomatik, i cili nė jo pak raste e ka ēuar drejt “dėnimit me shpjegim para tė gjithėve”, qė ėshtė edhe vdekja e diplomacisė.
Hollėsitė nuk i pėrkasin tė gjithėve, por atyre qė janė pranė “letrave tė sė ardhmes”. Por e nesėrmja e shqiptarėve, kudo qė janė duhet tė na interesojė tė gjithėve. I takon Mustafajt, qė tė gjejė rrugėt pėr tė qenė i tė gjithėve pa i dhėnė llogari gjithėsecilit.

Gazeta TEMA

Kalt
19-03-06, 12:23
Shqipėria dhe Kosova, ēfarė strategjie?

Genc Burimi
http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Fakti ėshtė i rrallė pėr t’u mos u nėnvizuar. Pėr tė parėn herė qė nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, opozita nė Shqipėri dhe njė personalitet i veēantė si Ismail Kadare, janė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me Beogradin dhe Shkupin nė sulmin me goditje te pėrqendruar kundėr shefit tė diplomacisė shqiptare. As episodi famėkeq i Bllacės, ai pazar i shėmtuar matrapazėsh qė diplomacia maqedonase bėri nė kurriz tė refugjateve kosovarė, nuk gjeneroi njė federim shpirtrash ballkanikė kundėr Shkupit tė pashpirt, sa ē’po arrin sot kundėr vetes Besnik Mustafaj, me njė deklaratė jozyrtare. Duhet pranuar qė Mustafaj e ka kėtė art tė prodhojė konsensus kundėr vetes qė kur ėshtė emėruar minsitėr. Ai po puq dhe me tė papuqshmit. Pėrse ministri ynė i Jashtėm ėshtė irritues nė kėtė pikė? Kjo nuk ėshtė ēėshtja. Debati ose fushat pėr tė cilat duhet tė diskutojmė nė poliitkėn tonė rajonale janė ėndrrat tona mė realiste qė presin konkretizim: fati i Kosovės si anėtare e ardhshme e OKB-sė ku ajo duhet tė njihet si shtet, fati i Shqipėrisė si njė nga fuqitė kryesore ballkanike qe ajo duhet tė synojė tė bėhet, dhe fati i lidhjeve etniko-kulturore midis shqiptarėve tė Shqipėrisė e atyre tė Kosovės, tė cilat nuk duhet tė faniten ditė pas dite nė lidhje gjuhėsore si ato mes Francės dhe Belgjikės. Nė kėtė konstelacion objektivash, njė deklaratė mė shumė a mė pak e Besnik Mustafajt mbi Kosovėn, ėshtė si njė sondė mė shumė mbi planetin Mars, qė do tė sjellė fotografi, hamendje e debate tė reja, por qė ka shumė pak gjasa t’i ndryshojė trajektoren. Ē’do tė bėhet me Kosovėn, kjo ėshtė ēėshtja qė duhet tė na preokupojė pėr momentin. Shqiptarėt e Kosovės janė pėrballė njė ekuacioni tė cilin do ta kenė tė vėshtirė ta zgjidhin tė vetėm. Kosovarėt nuk kanė njė revendikacion ne negociatat e Vjenės, por dy: pavarėsinė dhe terėsinė territoriale. Pavarėsinė pakkush e diskuton. Tėrėsia territoriale do tė zėrė pjesėn kryesore tė negociatave emėrtuar me eufemizėm si reformė e decentralizimit. Nė shtjellimin e kėtij ekuacioni do tė shikojmė se ē’vend zė aty deklarata e Besnik Mustafajt

Pavarėsia dhe territorialiteti i Kosovės

Parimi pėr vetėvendosje tė popujve, sanksionuar nė Kartėn e Helsinkit tė vitit 1975, nuk ėshtė me demagogji, por njė realitet nė kontinentin tonė. Nė paqe e me konsensus, ēekėt dhe sllovakėt vetėvendosėn tė ndaheshin, ndėrkohė qė gjermanolindorėt dhe gjermanoperėndijorėt vetėvendosėn tė ribashkoheshin. Aty ku pati luftė, si nė Slloveni e Kroaci, Evropa ndėrhyri me “kartonin” e njohjes sė njėanshme. Aty ku pati dramė, si nė Bosnje-Hercegovinė, Evropa ndėrhyri me miliarda dollarė dhe vėnie nėn tutelė qė u pranua nga tė gjitha palėt nė terren. Nė tė tėra kėto raste, zgjidhja ėshtė gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do tė behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtėson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky ėshtė thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet t’i pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaēanik me 1990-ėn, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se ēfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj.
Kjo do t’ia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe ėshtė ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund t’i pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per t’i zhbindur serbet te hyjne ne lojėra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveē Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do tė nevojitej nje Bill Gate. Nuk ėshtė decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, ėshtė investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia ėshtė ekonomia, siē e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrėdheniet nderballkanike qe t’u lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipėrisė te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk ėshtė gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku ėshtė kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do tė jete e pamundur t’i bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve “nuk garanton me asgje”. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene…

Vazhdon

Kalt
19-03-06, 12:24
Pokeri i fundit ballkanik: Shqipėria si shans i Kosovės

Nder kater entitetet “etniko-problemitke” te juglinjdes se Ballkanit, Serbi-Mal i Zi, Maqedoni, Kosove, Shqiperi, kjo e fundit ėshtė e vetmja qe s’ka asnje problem te kesaj natyre (perjashto divergjencat shqiptaro-greke qe nuk jane objekt i ketij artikulli). Beogradi me humbjen e Kosoves, dhe neser te Malit te Zi, ngushellohet me idene se do tė behet si Shqiperia, nje vend i zhveshur nga ēdo lloj problemi etnik. Por ndryshe nga Shqiperia, perhere neutrale, Beogradi ka premisa te qendroje i tille. Ai mendon ta shfrytezoje avantazhin qe do t’i jape statusi i nje vendi qe vezhgon te tjeret dhe nuk e vezhgojne me. Siria per nje kohe te gjate nderhyri ne lojen midis Libanit dhe Izraelit. Kete mundet te beje Irani ne lojen e grindjeve fetare brenda Irakut e me pas te negocioje avantazhe me amerikanet. Maqedonia veproi po ashtu gjate luftes se Kosoves. Shkaktoi artificialisht nje problem ne Bllace per te negociuar avantazhe me Evropen. Bllaca per Beogradin sot ėshtė Mitrovica dhe xhepat e tjera etnike te banuar nga serbet ne Kosove. Beogradi nuk do ta lere kete shans t’i shpetoje nga duart. Me nje dore e me pahir do tė firmose pavaresine e Kosoves, nderkohe qe me tjetren do tė vere ne levizje faktorin serb ne Kosove si nje kolone te peste. Bashkesia nderkombėtare ėshtė koshiente per kete kurth. Duhen miliarda dollare per ta shmangur ate, per “te blere” serbet e Kosoves dhe Beogradin siē u veprua ne rastin e Bosnjes. Veēse miliardat qe u hodhen ne Bosnje, nuk ekzistojne me per Kosoven. Ahtasari ka hyre ne negociata me xhepat bosh. Ai s’do ta kete problem nje dite t’i bjere bilbilit, t’i jape fund lojes, domethene t’i jape pavaresine Kosoves, dhe serbeve nje lloj decentralizimi. Por ē’do tė ndodhe mbrapa nese serbet e Kosoves, te shtyre nga Beogradi, peprlasin kembet dhe kerkojne ate shkeputje qe Kosova kerkoi nga Beogradi? A do tė dergohen tanke kundėr civileve serbe siē beri Milosheviēi ndaj civileve shqiptare me 1999-ėn? Kurthi ėshtė real per shtetin e ardhshem kosovar. Evitimi i tij kalon nepermjet detyrimit te Beogradit te heqe dora nga tutela mbi serbet e Kosoves dhe t’i lere keta te fundit te qete te ngrejne nje jete te re dhe demokratike ne nje Kosove multietnike, duke marre pjese aktivisht ne institucionet e vendit. Si mund t’i arrihet ketij qellimi kur Serbine, pasi e ke detyruar te heqe dore nga Kosova, ta poshterosh edhe me shume, duke e imponuar te heqe dore nga lidhjet me serbet e Kosoves? Beogradi do tė zabtoje ne Vjene diplomacine e nje vendi qe nuk ka se ēfare humbet mė. E vetmja menyre per ta ndalur ne kete hov destruktiv, ėshtė qe t’i tregohet Beogradit se po copetoi Kosoven, ai jo vetem qe nuk do tė fitoje asgje, por do tė humbase territore te tjera te Serbise. Pas-Kosova quhet lugine e Presheves! Ky ėshtė shantazhi i vetem dhe bindes qe mund t’i behet Beogradit sot. Nese serbet e Kosoves shkeptuen nga Kosova, shqiptaret e jugut te Serbise do tė shkeputen nga Serbia. Ne nje reaksion zinxhir dhe shqiptaret e Maqedonise do tė shkeputeshin nga Shkupi; Serbet e Bosnjes nga Bosnja, ata te Kroacise nga Kroacia. Kercenimit apokaliptik te Beogradit mbi Kosoven, i nevojitej nje kercenim po aq apokaliptik mbi te gjithe Ballkanin. Kete kercenim mund ta bente vetem vendi qe s’ka realisht asgje se ēfare te humbase; Shqiperia. Ne driten e ketyre zhvillimeve aspak fantastiko–shkencore, duhet vleresaur forca e deklarates se Besnik Mustafajt. Nje deklarate qe u drejtohet sa serbeve aq dhe evropianeve. Larg duart nga ndarja territoriale e Kosoves, pasi Shqiperia nuk garanton me asgje.

Paqe dhe zhvillim

Shqiptaret nuk kane qene kurre konkistadore. Ne historine e tyre ata vetem kane ngritur berrylat per t’u mbrojtur nga te peshtyrat dhe grushtat e fqinjeve deri ne diten kur kupa mbushet... Skenderbeu misheroi ate revolte. Turqit diten me pas te silleshin me pak harbutshem, por jo deri sa te na dhuronin pavaresine. Ate e fituam me lufte, por mungesa e eksperiences na beri qe ta kujtonim pavarėsine si kurorezimin e te gjitha sakrificave. Harruam ose neglizhuam, ose nuk arritem te zgjidhnim pjesen e dyte te ekuacionit, teresine territoriale te Shqiperise qe do t’i jepte gjithe kuptimin e saj pavarėsise. Shqiperia ngriti flamurin ne Vlore, por humbi njekoheshit troje gjaku ne te gjitha anet e horizontit ne perfitim te malazezeve, serbeve, maqedonasve, grekeve e deri te italianeve qe desh na moren pikerisht Vloren. Nje te treten e siperfaqes se vendit e humbem. Historia nuk zhbehet me. Por ajo duhet te na sherbeje per mesime. Kosova e vitit 2006 ėshtė ne situaten e Shqiperise se vitit 1912. Fqinjet jane te njejtet dhe kane te njejtat reflekse. Bllokim pavarėsie deri ne fund, e me pas copetim territorial. Evropa na njohu asakohe pavaresine pa na mbrojtur deri ne fund token. Evropa rrezikon te bjere pre e te njejtave reflekse dhe ne rastin e Kosoves. Mbase jo. Nga Prishtina ne Tirane preferojme megjithate refleksin “frika e ruan vreshtin”, ndaj deklarata e Besnik Mustafajt ėshtė kapitale. Shqiperia do paqe e zhvillim per vete dhe per rajonin e saj. Serbet dhe shqiptaret e Kosoves do tė mund te jetojne shume mire ne paqe midis tyre, do tė mund ta zhvillojne e ta begatojne vendin e tyre me kusht qe Beogradi te rrije po aq larg ndaj serbeve te Kosoves sa Tirana qendorn ndaj shqiptareve te Maqedonise. Ky ėshtė mesazhi i Mustafajt, qe shpresojme ta kemi kuptuar drejt e qe urojme te buēase kete jave ne Bruksel me fort se sa kokefortesia e te njejtit Mustafaj per nje “sovranitet te kufizuar” te Kosoves

Epilog

Ka se fundi nga ata qe e kane shtyre mllefin ndaj deklarates se ministrit tone te Jashtem deri ne ate ekstrem sa ta bejne ate pergjegjes nese veshtiresohen negociatat midis Prishtines dhe Beogradit ne Vjene. Pesimistetet le te ngushėllohen me idene se Shqiperia mund te kishte bere deklarata edhe me provokuese po te kishte trasheguar ne pushtet per nje kohe te gjate kasten e Enver Hoxhes. Jetojme ne nje koincidence historike qe pak kush e veren: finalizimi i statusit te Kosoves ndodh ne momentin kur ne Shqiperi ėshtė instaluar demokracia. C’do tė ndodhte sikur kjo zgjidhje te ishte shtruar qe pas vdekjes se Titos? A do tė kishte pasur guximin ndonje shkrimtar ne Shqiperi t’i hakerrohej shokut Enver te mos thoshte marrezira se mund t’i prishte pune Kosoves? Ceshtja e statusit te Kosoves ėshtė si ajo thenia e famshme e Galileut: E pur si move! Asgje nuk do tė mund ta ndale Kosoven ne finishin e saj drejt pavaresise, te cilen askush nuk ka me te drejte ta diskutoje, e jo me ta pengoje, dhe aq me pak deklaratat e Besnik Mustafajt. Kosova do tė jete e pavarur, por me ēfare territori ? Kjo ėshtė ēeshtja! Besnik Mustafaj e hodhi nje ide. Atyre qe u duket ekstremiste, le te shtrojne alternativa te tjera, por te mos predikojne autocensuren.

Kodra
19-03-06, 13:12
Pavarėsia dhe territorialiteti i Kosovės

Parimi pėr vetėvendosje tė popujve, sanksionuar nė Kartėn e Helsinkit tė vitit 1975, nuk ėshtė me demagogji, por njė realitet nė kontinentin tonė. Nė paqe e me konsensus, ēekėt dhe sllovakėt vetėvendosėn tė ndaheshin, ndėrkohė qė gjermanolindorėt dhe gjermanoperėndijorėt vetėvendosėn tė ribashkoheshin. Aty ku pati luftė, si nė Slloveni e Kroaci, Evropa ndėrhyri me “kartonin” e njohjes sė njėanshme. Aty ku pati dramė, si nė Bosnje-Hercegovinė, Evropa ndėrhyri me miliarda dollarė dhe vėnie nėn tutelė qė u pranua nga tė gjitha palėt nė terren. Nė tė tėra kėto raste, zgjidhja ėshtė gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do tė behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtėson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky ėshtė thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet t’i pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaēanik me 1990-ėn, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se ēfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj.
Kjo do t’ia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe ėshtė ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund t’i pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per t’i zhbindur serbet te hyjne ne lojėra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveē Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do tė nevojitej nje Bill Gate. Nuk ėshtė decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, ėshtė investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia ėshtė ekonomia, siē e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrėdheniet nderballkanike qe t’u lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipėrisė te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk ėshtė gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku ėshtė kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do tė jete e pamundur t’i bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve “nuk garanton me asgje”. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene…

Vazhdon

**********
**********
**********

Ju pėrshėndes tė nderuar,
nuk e kam thėnė vetėm ashtu, se :

,,Bashkimi i dy shteteve,nuk mund tė jetė vetėm bashkim formal,,

Nė rast bashkimi tė dy shteteve,duhet tė zgjidhen ēėshtjet e rendit tė parė,pėr njė jetesė tė gjithėrehatshme.

E nėnvizova me tė kuqe thėnien e bashkimit tė dy Gjermanive.

I nderuari Kalt,poqese njeriu i pyet tė dy palėt,tė dy palėt thonė :

,,Edhe njė muri dy metra mė lart do ta kishim ndėrtuar,edhe pse tė dy palėt janė gjermanė,,.

Pra,duhet tė mendohet mirė e mirė,se a dėshirojnė njerėzit e Kosovės tė bashkohen me Shqipėrin,pastaj e gjithė kjo duhet tė bėhet me referendum.
Nė kohėn e bashkimit tė dy Gjermanive,Kanzelari Kohl,ishte politikani mė i dėshiruar nga tė gjithė,mirėpo tash ėshtė sjellur para komisionit pėr hetime.
Nė disa raste Populli nuk ka asgjė nga bashkimet e llojit tė tillė,por xhepat i mbushin vetėm politikanėt plotė.

Deklarata e Zotėri Mustafaj,mua personalisht mė duket shumė herėt dhe nė momentin e paduhur.Do tė kisha dėshirė qė kjo deklaratė tė ketė suksese!!.
Kjo deklaratė,nė sferėn ndėrkombėtare po sjell eufori tė papėrshkruar.

E them me bindje tė thellė,se i tėrė Ballakani, nė tė ardhmen do tė jetė i Shqiptarėve,e sa shtete Shqipatre do tė jenė,do ta tregoj Koha.

Po e them edhe njė tė fundit,qė Qeveria e re,nė krye me zotėri Ēekun,ėshtė e obliguar tė fillojė edhe nė gjithė Mitrovicėn tė qeverisė e jo vetėm nė njė pjesė tė saj.
Ndėrkombėtarėt,duke e parė se asnjė qeveritarė,nuk e pėrmend ēėshtjen e Mitrovicės me sinqeritet dhe me aktivitet,atėherė nuk tė lusin,qė tė qeverisės nė atė pjesė.
Nuk mė kujtohet asnjė rast,nė tė cilin ish Kryeministri dhe Kryeministri i tashėm,ka ftuar zotėri Petersenin,qė tė vizitoj kufirin Kosovė-Serbi.Pse mos ta ftoj ?

Kodra

Kalt
19-03-06, 13:46

Kodra,

Nese do te kishe pas me shume durim ti lexoje te gjitha shkrimet, do ta kuptoje se nuk behet fjale sot per bashkim te Shqiperise me Kosoven, por behet fjale per ruajtjen e teresise territoriale te Kosoves.
Shqiperia eshte e interesuar te kete nje shtet me emrin Kosove, te njohur nderkombetarisht, brenda kufinjve te sotem.
Vitet e ardhshme do ta tregojne se cfare kursi do te ndjekin shqiptaret!

Arb
21-03-06, 15:20
Besnik Mustafaji ka plotėsisht tė drejtė

--------------------------------------------------------------------------------

20 mars 2006 /TN

Nėse kishin tė drejtė natyrore tė bashkoheshin tė dy Gjermanitė, atėherė pse tė mos e kenė tė njėjtėn tė drejtė edhe shqiptarėt pėr bashkim kombėtar, si njė e drejtė e tyre legjitime. Pėr tetė vjet, sa ishin socilistėt nė pushtet, as qė ka qenė nė agjendėn e tyre fati i Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur. Tani, kur pėr herė tė dytė u ngjitėn nė pushtet forcat e djathta, nė krye me Sali Berishėn, Kosova gjithnjė e mė shumė po gjen mbėshtejte nga politika shqiptare. Ėshtė e drejtė e pamohueshme e shtetit amė tė interesohet pėr pjesėn e saj, e cila, padrejtėsisht, u shkėput nga shtetet e mėdha nė tė kaluarėn jo aq tė largėt. Besnik Mustafaji ka vepruar shumė drejt dhe guximshėm me kėtė rast…

Skėnder MULLIQI

Deklarata e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Besnik Mustafajit, se „Shqipėria nuk e garanton respektimin e kufijve nė rast se Kosova ndahet“, u interpretua nė mėnyra tė ndryshme nga analistėt politikė dhe personalitetet e tjera tė jetės publike. Aspiratat e Serbisė dhe tė disa qarqeve prosere nė Evropė pėr ndarjen e Kosovės, janė tė kahmotshme. Kėto nuk kanė pushuar asnjėherė edhe pas pėrfundimit tė luftės.

Qė t’u ngjallen kėto ambicie kanė ndikuar edhe mbetja e Mitrovicės nė dy etnitete tė ndara dhe formimi i disa enklavave serbe. Vetė fakti se kėto struktura paralele serbe nuk u shpėrbėnė asnjėherė deri mė sot, kanė rritur nė masė tė madhe apetitet serbe pėr ndarjen e Kosovės nė baza etnike. Kėto struktura asnjėherė nuk i pranuan organet legjitime tė Kosovės, sepse ishin tė dirigjuara nga Beogradi. As administarata e UNMIK-ut, dhe as organet tona shtetėrore, nuk arritėn deri mė sot ta kontrollojnė pjesėn veriore tė Mitrovocės.

Shumė shqiptarė nuk mundėn tė zotėrojnė me pronat e tyre nė atė pjesė, pėr shkak tė strukturave serbe kriminale.Edhe enklavat serbe janė bėrė poligon i pėrshtatshėm pėr strukturat inteligjente pėr ta destabilizuar Kosovėn. Prandaj, duke i marrė pėr bazė tė gjitha kėto, sigurisht se edhe Shqipėria, si pjesė e lashtė e trungut ilirik, ėshtė e brengosur pėr fatin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, vjen edhe deklarata e fundit e Besnik Mustafajit.

Reagimet negative tė disa personaliteve tė vendeve fqinje rreth deklaratės sė Mustafajt, janė tė pabazuara. Dhe nuk kanė asnjė mbėshtetje nė faktin mė tė vogėl. Tė tėrheqėsh nė tė njėjėn kohė paralele tė njėjtė pėr nocionin „Serbi e madhe „ dhe „Shqipėri e madhe“, ėshtė absurde.

Dihet mirėfilli se nocioni pėr „Serbi tė madhe“ ėshtė vetėm njė nocion imagjinativ, sepse Serbia ėshtė zgjeruar nė territoret e huaja, duke e pėrdorur tėrė aparatin shtetėrore represiv pėr kėtė qėllim. Pra, Serbia ka okupuar toka joserbe. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, nuk ekziston nocioni „Shqipėri e Madhe“, por vetėm Shqipėria etnike.

Shqipėria nė kufijtė e saj tė mirėfilltė, para se t’i copėtoheshin nga armiqtė grabitēarė. Nėse kishin tė drejtė natyrore tė bashkoheshin tė dy Gjermanitė, atėherė pse tė mos e kenė tė njėjtėn tė drejtė edhe shqiptarėt pėr bashkim kombėtar, si njė e drejtė e tyre legjitime. Pėr tetė vjet, sa ishin socialistėt nė pushtet, as qė ka qenė nė agjendėn e tyre fati i Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur.

Tani, kur pėr herė tė dytė u ngjitėn nė pushtet forcat e djathta, nė krye me Sali Berishėn, Kosova gjithnjė e mė shumė po gjen mbėshtejte nga politika shqiptare. Ėshtė e drejtė e pamohueshme e shtetit amė tė interesohet pėr pjesėn e saj, e cila, padrejtėsisht, u shkėput nga shtetet e mėdha nė tė kaluarėn jo aq tė largėt.

Besnik Mustafaji ka vepruar shumė drejt dhe guximshėm me kėtė rast. Dhe kėtė e ka bėrė nė ēastin mė tė duhur, kur po zhvillohen bisedimet shqiptaro-serbe. Ka ardhur koha qė shqiptarėt vetė ta zhgjedhin fatin e tyre. Me Marrėveshjen e Dejtonit pėr Bosnjė, deri diku (edhe pse jo e pranuar botėrisht), nė njė masė ėshtė legjitimuar „Serbia e Madhe“, pas gjithė atij zullumi qė bėnė forcat e kryekriminelit Millosheviq.

Pas gjithė asaj qė ka ndodhur me shkatėrrimin e ish- Jugosllavisė, mė sė paku, ka tė drejtė Serbia tė pyetet pėr fatin e popujve tė tjerė joserbė. Shqiparėt me dhunė afėr 90 vjet jetuan nėn kėtė krijesė artificiale. Prandaj, asgjė nuk i obligon qė tė jetojnė nėn obrellėn e Serbisė. Me Serbinė Kosova mund tė jetė vetėm fqinje. Asgjė tjetėr.

Arb
21-03-06, 15:32
Havier Solana thotė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės

Bruksel, 21 mars - Pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana thotė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Ai ka theksuar se ndarja e Kosovės nuk zė vend nė planet e BE sė rreth tė ardhmes sė vendit. Ai ka theksuar se nė asnjė moment Bashkimi Evropian nuk e ka konsideruar njė opcion tė tillė. Solana pėrshėndeti takimet e sė premtės nė Vjenė dhe e konsideroi kėtė takim se pozitiv, ndonėse pranoi se pozicionet e Beogradit dhe tė Prishtinės dallojnė.
"Me rėndėsi ėshtė se nė kėto bisedime klima ishte pozitive, andaj edhe mendojmė se mund tė vazhdohet dhe do tė ketė lėvizje nė takimet e ardhshme", u shpreh Havier Solana.

Reana
21-03-06, 16:04

Ruajtja e Integritet territorial te Kosoves, ne kufijt e tanishem eshte PRICIPI kryesor, per te cilin jane pajtuar qe ne fillim edhe BE edhe OKB-ja.
Eshte qendrim qe eshte perseritur RREGULLISHT, se nuk do te kete copetim territorial te Kosoves.
ASKUSH madje as Rusia, apo Kina, nuk e kane hudhur as si sygjerim ndarjen e Kosoves. Ambasadori i Shqiperise ne OKB, kete e din mire!!!
Por si duket Mustafaj ne ulesen e Asamblese Gjenerale, degjon muzike ne iPod, dhe llogarit se kush ia mbush xhirollogarine me mjete te mjaftueshme materiale, pasiqe mjetet qe i vijne nga Shqiperia, me siguri nuk i mjaftojne ta paguaje edhe qirane e baneses!!!

Dilaver
21-03-06, 16:49
Ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj nė Bruksel

Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė mia lidhur me kufijtė, u shpreh nė Bruksel, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj
Gjatė takimeve tė zhvilluara nė Bruksel, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj nuk u prit nga Havier Solana, Oli Rehn dhe nga Ministrja e jashtme e Austrisė, Ursula Plasnik, por u takua me zėvendėsit tė tyre. Ministri Mustafaj, u takua me drejtorin pėr Ballkanin, Reinhard Priebe, u takua edhe me sekretarin e shtetit pranė Ministrisė austriake tė punėve tė jashtme, si edhe me njėrin nga zėvendėsit e Solanės.
Nė kėto takime u bisedua pėr marrėdhėniet dypalėshe, pėr gjendjen e brendshme politike nė Shqipėri, dhe pėr situatėn pėrgjithėsisht nė rajon dhe rolin qė mund tė luajė Shqipėria aty.
Mustafaj ju referua edhe ēėshtjes mjaft tė debatuar kohėt e fundit, pra deklarata e Ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, se nė rast se Kosova ndahet, Shqipėria nuk mund tė garantojė pėr kufijtė nė territoret ku banojnė shqiptarėt.
Mustafaj nė Bruksel hodhi poshtė nė mėnyrė kategorike thėniet e shtypit. Ai theksoi se Shqipėria mbėshtet politikėn e Grupit tė Kontaktit, mbėshtet Marti Ahtisarin dhe ėshtė pro kundėr tre "Jo-ve", pra kundėr ndarjes sė Kosovės, kundėr bashkimit tė saj me njė shtet tjetėr, dhe gjithashtu pėr mbrojtjen e pakicave aty.
Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė tij tė mėparshme, deklaroi disa herė nė Bruskel, ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj.

Viron Gjymshana

.................................

Jo more "nuk" qenka e vėrtet ajo qė shkruhej e thuhej kėtyre ditėve pėr ketė faqezi, paskan qen shpifje e trillime tė shtypit e mediave!

Sot i paska demantuar kategorikisht Besnik Mu(s)tafaj.

Kalt
21-03-06, 17:31
Ruajtja e Integritet territorial te Kosoves, ne kufijt e tanishem eshte PRICIPI kryesor, per te cilin jane pajtuar qe ne fillim edhe BE edhe OKB-ja.
Eshte qendrim qe eshte perseritur RREGULLISHT, se nuk do te kete copetim territorial te Kosoves.
ASKUSH madje as Rusia, apo Kina, nuk e kane hudhur as si sygjerim ndarjen e Kosoves. Ambasadori i Shqiperise ne OKB, kete e din mire!!!
Por si duket Mustafaj ne ulesen e Asamblese Gjenerale, degjon muzike ne iPod, dhe llogarit se kush ia mbush xhirollogarine me mjete te mjaftueshme materiale, pasiqe mjetet qe i vijne nga Shqiperia, me siguri nuk i mjaftojne ta paguaje edhe qirane e baneses!!!

Reana,

Ndoshta nuk i ke lexuar thenjet e z.Mustafaj dhe keto shkrime i ben sa per inerci, se ndryshe nuk kam se si ta kuptoj qendrimin tend.
Nese e lexon me vemendje, atehere nuk ka aresye qe te shkosh per inerci me turmen!

Politikani per kete eshte dhe duhet te jete i guximshem, sepse nuk flet me gjuhen e emocionet e turmes apo jo?

Ne fund te fundit ai me fjalet e tij i ka paraprire skenareve qe u luajten ne Bosnje.
Shqiperia nuk ka interes kombetar, qe Kosova te kthehet ne nje placke tregu, me te cilin do te realizoheshin ambicjet serbe a te dikujt tjeter.
Keshtu filloi ne Bosnje e dihet se si perfundoi.
Kosova duhet te jete unike dhe e pandashme, ne kufinjte qe ajo i ka dhe te cilat jane te patjetersueshem.
Thenjet e z.Mustafaj shkojne pikerisht ne kete drejtim dhe duhen pershendetur, sepse u thane ne kohen e duhur!

Reana
21-03-06, 22:52

Po me duke gjermanet thone-Alles klar:wink: ...
MEGJITHATE:

Akund dhe nga asnje faktor me peshe VENDOSJEJE per ardhmerine e Kosoves, nuk eshte thene se "Kosova do te ndahet".
Mustafaj e din kete dhe e ka shume te QARTE; shiko deklaraten e tij te mehershme (e cituar nga CIK, edhe ketu ne forum) per Kosoven, dhene ne Rome ne muajin Dhjetor te vitit te kaluar:

"Besnik Mustafaj ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Sipas tij "qeveria shqiptare dekurajon pa mėdyshje ēdo lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė ėndėrronte bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė Kosovės me territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė Mal tė Zi", tha zoti Mustafaj nė kėtė konferencė nė tė cilėn morėn pjesė personalitete tė politikės italiane ndėrmjet tė cilėve dhe europarlamentarė."

Si duhet interpretuar ndryshe faktin se deklarata e tij tashme e ndryshuar per gjoja interesin e Shqiperise ne ceshtjen teritoriale te Kosoves (sepse ta kemi me se te qarte-pamarreparasysh se cka do te ndodh me statusin e Kosoves, Qeveria e Shqiperise sikur ne te kaluaren, nuk parashikon asfare kursi veprimesh ne Kosove) vie TRE dite me vone, pas deklarimit te pare te nje Qeveritari zyrtar perendimor, "se per Kosoven nuk ka kthim ne statusin e para vitit 1999, dhe se do te ecet para drejt Pavaresise"???

Ke e "frikeson" Mustafaj me kete deklarate? Serbine???
Poqese interesi i Serbise eshte TE NDAJE nje pjese te Kosoves, mendon se ata, apo edhe Bashkesia Nderkombtare merzitet nese pjesa tjeter e Kosoves bashkohet apo nuk bashkohet me Shqiperine??? Po te ndodhte kjo-atehere "game over"!!! Nuk ka nevoje per garanca bashkimi e mosbashkimi!!! Tere KONCEPTI nderkombetar per mos-bashkim, qendron ne principin e ruajtjes se teresise territoriale te Kosoves ne kufijt egzistues.

Keshtuqe telat e kujt i prek ai me kete deklarate???
VETEM te Bashkesise Nderkombtare, tek te cilet i "ngrit antenat" se faktor per probleme potenciale gjate procesit te pavaresise se Kosoves NUK do te jene VETEM shkijet, por edhe shqiptaret. Dhe ne planin afatgjate perqendron vemendjen e faktorit nderkombetar ne krijimin e mekanizmave qe vertete do te ruajne kufijnte ne menyre artificiale!!!

E sa i perket konceptit te turmes..hemmm... Turma eshte busulla e kohes; kur pjeken kushtet turma udheheq revolucione, turma then muret e Berlinit, dhe turma me forcen e vet bashkon, pa pasur nevoje per gjepurat dhe marrezite e Mustafoviqit, apo si dikur te llojit Honecker, apo monarkisteve LoisXVI e Marie Antoinette...(ka plot te tille qe nencmojne turmen..dhe e gjejne veten ne gijotine pastaj)!!!

panta_rhei
21-03-06, 23:32
Bazuar ne reagimet qe jane bere ndaj deklarates se fundit te z. Mustafaj, mund te arrijme ne keto konkludime:

-deklarata e Mustafajt mund te kuptohet si pretendim i nje shteti fqinj (Shqiperia) ndaj nje pjese te territorit te Kosoves :wink: ,

-deklarata e Mustafajt shqiptaret ne rajon i paraqet si popull problematik dhe faktor destabiliteti,

-deklarata e Mustafajt zgjon apetitet e shteteve te rajonit per ndarje dhe "ripushtime" te territoreve shqiptare,

-deklarata e Mustafajt eshte perkujdesje e shtetit amė ndaj pjeses tjeter te kombit,

-deklarata e Mustafajt demton rende interesat e shqiptarve te Kosoves dhe rajonit...

-deklarata e Mustafajt eshte kunderpergjigje ndaj armiqve qe kane per qellim ndarjen e Kosoves,

...e kshtu me radhe...

Personalisht mendoj se mesazhi kryesor i deklarates se z. Mustafaj per bashkesine nderkombetare ka qene: "as mos provoni ne ndarje te Kosoves, sepse pasojat e kesaj do te krijonin katastrofa te reja ne rajon... vetem pavarsia e Kosoves do te krijonte stabilitet ne rajon, kurse ndarja do te qonte ne ndarje te reja dhe ne kriza te pafund"
... mendoj se mesazhi dhe deklarata ka qene mjaft e sinqerte dhe reale... tjetergje eshte (keq)interpretimi i saj... pra mendoj se deklarata terheq verejtjen e duhur ne kohen e duhur...

Kalt
22-03-06, 11:51
Mustafaj nė Bruksel: Shqipėria ėshtė kundėr ndarjes sė Kosovės

Gazeta Shekulli
22 Mars 2006

http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
“Ka njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė deklaratave tė mia lidhur me kufijtė”, - u shpreh nė Bruksel ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, duke iu referuar shprehjes sė shumėdiskutuar se, “nėse Kosova ndahet, Shqipėria nuk mund tė garantojė pėr kufijtė nė territoret ku banojnė shqiptarėt”. Duke hedhur poshtė komentet dhe interpretimet transformuese qė i janė bėre deklaratės sė tij, Mustafaj theksoi nė Bruksel se Shqipėria mbėshtet politikėn e Grupit tė Kontaktit dhe Marti Ahtisarin pėr ēėshtjen e Kosovės. Ai sqaroi se ėshtė kundėr ndarjes sė Kosovės, kundėr bashkimit tė saj me njė shtet tjetėr, ashtu siē ėshtė pro mbrojtjes sė pakicave nė Kosovė.
“Jemi tė kėnaqur pėr tė kėtė sqarim qė bėri Mustafaj, sipas tė cilit, bėhet fjalė pėr njė keqkuptim”, - ėshtė shprehur pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian nė Bruksel. Mustafaj sqaroi se, “Menjėherė pas reagimeve pėr deklaratėn time, unė u lidha nė telefon me ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė, tė cilit i shpjegova se bėhej fjalė pėr njė keqkuptim dhe keqinterpretim tė kėsaj deklarate”. Kurse nė lidhje me situatėn e brendshme nė vendin tonė, nga Bashkimi Evropian vjen thirrja pėr tė “pėrmirėsuar situatėn politike”, ndėrsa nga Brukseli vjen edhe garancia se procesi i anėtarėsimit nė BE ėshtė nė rrugė tė mbarė, ndonėse pėr nėnshkrimin dhe ratifikimin e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit duhen edhe dy vjet tė tjerė.

Kodra
22-03-06, 12:25
**********
**********
**********

Patriotizmi,e dijmė tė gjithė se ku duhet tė shprehet,nė luftė askund tjetėr.
Patriotizėm tė shprehėsh nė Liri,ėshtė tė jeshė NACIONALIST-Fanatik.
Nacionalizmi-Fanatik,ndjeket nė tėrė botėn.

Pėr kėtė arėsye,deklarat e zotėri Mustafaj,nuk ėshtė nė momentin e duhur.

Mė pėlqeu njė thėnie e zotit Pandeli Majko e thėnė po nė ALSAT.

citoj :

,, Nuk dua tė shprehem si njė anėtarė i Partisė Socialiste,vetėm qė Besniku ėshtė i Partisė Demokratike,por ky lloj patriotizmi,pse nuk u pėrmend edhe Ulqini,pse nuk u pėrmend edhe Ēamėria,pse nuk u pėrmend edhe Presheva,nėse dėshiron njeriu tė shprehet Patriot,,.

Pra,nganjėherė ėshtė mė mirė tė heshtėsh sesa tė mundohesh tė sqrosh dhe tė thuash se deklarata ime ėshtė keqinterpretuar apo ėshtė keq e pėrkthyer.

Njė person nė kėto Poste,duhet tė jetė i matur para se tė thotė diēka,sepse Mediat janė ato qė mizėn e bėjnė Buall.

Kodra

Kalt
24-03-06, 09:00
Pavarėsia e Kosovės dhe ēėshtje qė lidhen me tė - diskutim nė Universitetin Xhorxhtaun Arben Zajmi
Uashington
23-03-2006

Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Javier Solana, i kėrkoi tė mėrkurėn nė Bruksel Kryeministrit Agim Ēeku mbrojtje tė plotė tė pakicės serbe nė Kosovė. Zoti Solana tha se ėshtė folur shumė, por pak ėshtė bėrė pėr mbrojtjen e saj.
Tema e pakicave nė Kosovė ishte njė nga ēėshtjet mė tė rrahura edhe nė diskutimin qė u zhvillua tė enjten nė Universitetin Xhorxhtaun, i organizuar nė bashkėpunim me Shoqatėn e Studentėve Shqiptarė Pasuniversitarė.
Ish-ambasadori amerikan nė Turqi, Mort Abramovic, tha se negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės janė njė mundėsi pėr tė bindur shumicėn shqiptare tė zbatojė masa reale pėr mbrojtjen e pakicave. “Duhet shfrytėzuar rasti pėr tė ushtruar trysni ndaj shqiptarėve tė Kosovės qė tė marrin masa e tė miratojnė ligjet e nevojshme pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė serbėve dhe pakicave tė tjera”.
Ambasador Abramovic thotė se, pėr ndėrtimin e njė shteti funksional nė Kosovė, duhen zgjidhur tri ēėshtje, kryesisht pėrmes Kėshillit tė Sigurimit. Vėshtirėsitė qė mund tė ndeshen pėr shkak tė pozicioneve tė mundshme tė Rusisė dhe Kinės, thekson ambasadori, shumėkush mendon se janė tė kapėrcyeshme.“Fillimisht Kosova duhet tė pranohet nė Kombet e Bashkuara dhe t’i jepet mundėsi tė bashkėpunojė me organizmat financiare ndėrkombėtare. Ēėshtja e dytė ėshtė zėvendėsimi i UNMIK-ut. Cilat janė ato institucione vendase nė gjendje pėr tė marrė frenat nė dorė dhe cili do tė ishte roli i perėndimit gjatė kėtij procesi?” Kurse ēėshtja e tretė, thotė ambasadori, ka tė bėjė me zgjidhjen e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės.
Doktor Ēarles Kapēan, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Xhorxhtaun, mendon se ėshtė gabim heqja nga tryeza e bisedimeve e mundėsisė pėr ndryshime territoriale, meqenėse “njė pjesė e Kosovės ėshtė e lidhur de facto me Serbinė”. “Nėse bashkėsia ndėrkombėtare dhe Prishtina nuk janė tė pėrgatitura tė marrin masat e duhura pėr ribashkimin e Mitrovicės dhe Kosovės Veriore me njė shtet funksional kosovar, nuk mendoj se duhet ta konsiderojnė ndarjen si tė papranueshme. Kjo ėshtė njė zonė e banuar gati 100 pėrqind nga serbėt. Sistemi arsimor, ai shėndetėsor administrohen nga Beogradi. Ky i fundit ka madje oficerė sigurimi nė Mitrovicė nė kundėrshtim me rezolutėn e Kombeve tė Bashkuara. Pėr ta ribashkuar zonėn me pjesėn tjetėr tė Kosovės, duhet qė kėta oficerė tė dėbohen dhe mendoj se as Bashkimi Evropian, as Shtetet e Bashkuara, nuk janė tė gatshme pėr diēka tė tillė”.
Ndėrkaq, doktor Ēarls King i Universitetit Xhorxhtaun ėshtė i mendimit se asnjė prej diskutimeve pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj nuk ka tė bėjė me tė drejtėn ndėrkombėtare, por me vetėvendosjen, pasi sipas tij, vetėvendosja ka qenė parimi, mbi bazėn e tė cilit bashkėsia ndėrkombėtare ka vepruar nė Ballkan 15 vjetėt e fundit. “Shqiptarėt e Kosovės nuk e meritojnė pavarėsinė mė shumė se Serbėt e Krajinės, apo ata tė Republikės Serbe tė Bosnjės. Po ashtu edhe nė rastin e kombeve tė tjera, si pėr shembull kurdėt, Republika Turke e Qipros, apo raste tė tjera nė Euroazi. Por nga ana tjetėr, po ta shohim problemin se cila zgjidhje do ta bėjė tė ardhmen e rajonit mė shumė apo mė pak tė qendrueshme - kėndvėshtrim qė ėshtė pjesė e logjikės qė i dha fund Jugosllavisė - atėherė njė Kosovė e pavarur do tė pėrputhej me logjikėn e shpėrbėrjes sė Federatės Jugosllave dhe ky ėshtė gjithashtu pėrfundim logjik pėrsa i pėrket pavarėsisė sė Malit tė Zi”.
Qė tė tre ekspertėt e hedhin poshtė mundėsinė e destabilizimit tė Maqedonisė, nėse Kosova bėhet shtet i pavarur.
Ndėrkohė qė kanė filluar bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit qė pritet tė ēojnė drejt pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, si bashkėsia ndėrkombėtare, ashtu edhe studiuesit nuk e kanė zgjidhur ende dilemėn nėse Kosova do tė mbetet njė ēėshtje e veēantė, apo do tė kthehet nė precendent pėr rajone tė tjera tė botės. //az//

VOA News

Dilaver
26-03-06, 22:22
http://www.lajme.net/foto/20060326085106.jpg 14:00/26.03.06 - Mustafaj takohet me Surroin; ne Durres takohet delegacioni i Kosoves me pakicat etnike te Kosoves

Ministri i Punėve tė Jashtme te Shqiperise, Besnik Mustafaj priti Drejtuesin e Lėvizjes ORA tė Kosovės Veton Surroi i cili gjendet ne Tiranė si anėtar i delegacionit negociator tė Kosovės nė kuadėr tė njė takimi qė do tė zhvillohet nesėr ne Durrės me Kėshillin Konsultativ pėr Komunitetet nė Kosovė.
Gjatė kėtij takimi, Ministri i Jashtėm Mustafaj e siguroi Surroin pėr vėmendjen e madhe qė i kushton Qeveria Shqiptare bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe mbėshtetjen qe i jep diplomacia shqiptare kėtyre bisedimeve.
Nė pėrfundim tė takimit, Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė dhe Drejtuesi i Lėvizjes ORA dhanė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp.

Guri i madh
26-03-06, 23:25

paj me burrin qe qenkan fotografue pe di se nuk paska kurgja as prej kti mustaf zezes
ishalla sna ban lazem me ik edhe nji her se as strehmore per veti ska me mujt me gjet

prishtinasi
08-04-06, 01:39
paj me burrin qe qenkan fotografue pe di se nuk paska kurgja as prej kti mustaf zezes
ishalla sna ban lazem me ik edhe nji her se as strehmore per veti ska me mujt me gjet

S'po ta mush synin a....hajte njeri...se mashkull eshte mos e kqyre si femen ti;)

Kalt
09-04-06, 15:33
Kreu i Kuvendit tė Kosovės nė Tiranė. Topalli: Kosova e pavarur, nuk ka ndryshim kufijsh

Kolė Berisha: Nuk ka siguri pėr mosndryshimin e kufijve

Shekulli
http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
TIRANE - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, tha dje nė Tiranė se, nėse kufijtė ndryshojnė nė pjesė tė tjera, duke kuptuar rajonin, nuk do tė ketė siguri se nuk do tė ndryshojnė edhe kėtu. Berisha u pėrgjigj pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbi deklaratėn e ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj pėr mosgaranci pėr kufijtė po tė ndahej Kosova. "Po, shikoni! Dua tė them se ėshtė kuptuar shumė drejt deklarata e zotit Mustafaj nė Kosovė, ėshtė interpretuar shumė bukur. Nėse kufijtė ndryshojnė nė pjesė tjetėr, nuk mund tė sigurojmė se nuk ndryshojnė edhe kėtu. Nuk kemi pretendime territoriale pėr momentin". Nė kėtė moment, kryetarja e parlamentit, Topalli, ndėrhyri disa herė duke thėnė se deklarata e Mustafajt ishte keqkuptuar dhe se Kosova do tė jetė e pavarur. “Lidhja jonė ėshtė e veēantė, tha Topalli, ndaj bashkėpunimi mes tė gjitha institucioneve tona, veēanėrisht mes dy Kuvendeve do tė thellohet mė tej. Ne vlerėsojmė seriozitetin e pėrfaqėsuesve tuaj nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar qė padyshim do tė jetė pavarėsia pėrmes garantimit tė tė drejtave tė pakicave dhe mosndryshimit tė kufijve”, -shtoi ajo. “Ėshtė e rėndėsishme, tha Kolė Berisha pas takimit me Topallin, qė nė negociatat pėr statusin e Kosovės shkojmė si Kosovė dhe jo si parti politike. Kemi garantuar dhe vazhdojmė tė garantojmė tė drejtat e pakicave dhe kėtė e kemi shprehur nė tė gjitha dokumentet dhe deklaratat tona. Gjithashtu do tė donim, dhe mbetemi tė angazhuar, qė edhe pėrfaqėsuesit serbė tė vijnė nė Kuvend. Jemi tė vendosur nė angazhimet tona tė cilat do tė realizohen me njė Kosovė tė pavarur”, -tha Kolė Berisha. Nė takimin me partitė e opozitės, PS-nė, PSD-nė, LSI-nė dhe PAD-nė, ėshtė dhėnė pėrsėri mbėshtetja pėr Kosovėn e pavarur. Por opozita ka gjykuar si tė pavend ndarjen e takimeve nė kėtė cilėsi opozitė dhe pozitė me delegacionin nga Kosova. Nė takimet e delegacionit nga parlamenti i Kosovės ėshtė folur edhe me Topallin edhe me opozitėn edhe me kryeministrin Berisha pėr bashkėpunimin ndėrmjet tė dy vendeve. Delegacionet diskutuan pėr tė gjitha fushat, veēmas pėr rrugėn Durrės-Prishtinė qė mundėson lidhjen e Kosovės me detin dhe zhvillimin e verilindjes sė Shqipėrisė. Sakaq, kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar pa mė tė voglin dyshim „mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike, tė zhvilluar, respektuese tė tė drejtave dhe lirive tė serbėve dhe pakicave tė tjera, si dhe njė vend tė qytetarėve tė barabartė pėrpara ligjit duke theksuar gjithashtu se pavarėsia e Kosovės do tė jetė njė kontribut i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit“. Kryetari i Kuvendi tė Kosovės, Kolė Berisha, nė takim me kryeministrin ka vlerėsuar gjithashtu rėndėsinė qė ka Kosova e pavarur, ndėrsa ka shtuar se „prania ushtarake nė Kosovė do tė jetė e nevojshme edhe pas pėrfundimit tė procesit tė statusit si njė garanci jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon, ndėrsa prania civile ėshtė gjithashtu e nevojshme, por me njė status tė ndryshėm nga ai i tanishmi“.

09/04/2006