PDA

View Full Version : Hashim Thaqi udheheq delegacionin e ardhshem ne Vjene...


fadil
15-03-06, 14:22
Ne mbledhjen e e fundit ekipi negociator i Kosoves ka propozuar qe delegacionin e Kosoves per bisedime me serbin ne vjen duhet ta udheheq Hashim Thaqi per shkak te temave shum te koklavitura, per kete eshte propozuar edhe Veton Suroi por ky i fundit nuk ka shpreh gadishmeri per te marre nje pergjegjsi te tille.

Hashim Thaqi ka marre mbeshtetjen e te gjithe antarve te delegacionit te Kosoves per kete takim dhe ne te njejten kohe delegacioni i Kosoves ka ardhur ne perfundim se per te dale i sukses,shem delegacioni i Kosoves ne kete takim duhet ta udheheq nje lider karizmatik e ky lider ka dale se eshte vetem Hashim Thaqi, pasi qe sipas tyre temat jane shum te koklavitura dhe per te diskutuar per keto tema duhet nje zhdervjellsi e forte politike dhe pikerisht ky politikan i afte dhe pergjegjshme dhe i vendosur ka dale se eshte Hashim Thaqi.

Duke e ditur se Hashim Thaqi ne te gjitha takimet e rendesishme per kosoven ka dalur fitimtar pasi qe ka arritur ti binde faktoret me te rendesishme nderkombtar se ajo qe e kerkojn Kosovaret eshte e drejt dhe legjitime dhe ne perputhje me te gjitha konventat nderkombtare, keshtu shpresojm se Hashim Thaqi edhe kesaj radhe do te deshmohet se do te dije dhe munde te arrij edhe nje fitore per popullin e Kosoves dhe instutucionet e saje.

te nesermen te gjitha gazetat e shkruar e kane pershendetur kete emrim e qe do te thote se Hashim Thaqi eshte nje lider qe punon per popullin dhe dine ti realizoj ndash me lufte e ndash me diplomaci interesat e kombit.

per qudi ne nje shkrim ne gazetn ditore Bota Sode Hashim Thaqi eshte marr ne mbrojtje nga kjo gazet per akuzat qe beogradi i ka drejtuar ne adres te tije dhe Agim Qekut dhe Ramsuh Haradinajt, madje keta te tre ne shkrimin e elida buqpapaj jane cilsuar si njerze triumfues kunder regjimit te serbis pasi qe kane arritur qe edhe luften e edhe diplomacin ta fusin ne te njejten linje me fuqit e mdha nderkombtare ne interes te Kosoves.

Shpresojm se Delegacioni i Kosoves do te veproj si nje truo shtetror dhe ne momente te duhura do te beje zgjidhje te duhura per te miren e shqiptarve .

Me e Mire Eshte Gjiha e Memecit se e Genjeshtarit!

GjIlAnAsI_cSi
15-03-06, 15:11
Me fal fadil..

Lajmi i shkruar nga Fadil XXXXXX apo ty ta merr mendja kshtu?


Ju lutemi kur te silleni nje artikull silleni edhe emerin nga kush e moret mbase tani po ngatrrohemi ne disa gjera.

Kur ta sillesh emerin ben mire tani dhe dim cka te thomi


Gjith te mirat

arben-ks
15-03-06, 17:10
Ekipi Negociator: “Lidhjet horizontale” tė komunave nė Kosovė, janė tė papranueshme Aktuale (http://www.rtklive.com/site/news/news_list.php?&cid=7)Pala kosovare nuk duhet tė hyjė nė negociata pėr tė ashtuquajturat “lidhje horizontale” tė komunave nė Kosovė, qė do tė ēonin nė ndarjet etnike. Kėshtu tha sot anėtari i Ekipit Negociator tė Kosovės, Veton Surroi, pas takimit me anėtarė tė grupit politik strategjik. Ndėrkaq, ministri Lutfi Haziri dhe kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili do ta kryesojė delegacionin e Kosovės nė Vjenė, thanė se pala kosovare ėshtė e pėrgatitur mirė pėr tė shqyrtuar tė gjitha pikat qė janė nė agjendėn e takimit tė sė premtes nė Vjenė. Nė takimin e sė premtes nė Vjenė do tė diskutohen tri ēėshtje mjaft delikate, siē janė ēėshtja e financimit tė serbėve tė Kosovės, mundėsia e krijimit tė lidhjeve horizontale tė komunave si dhe roli i Beogradit lidhur me komunat me shumicė serbe nė Kosovė. RTK


O hashim thaqi duhet me qen atje se une ketyre tjerve perveq pdk nuk ju besoj shum tash esht mir puna o gilan beso more beso

guerili
15-03-06, 21:35
Para se te komentoj ket dua te ju njoftoj se edhe heren e kaluar Thaqi ishte ne vjenė , dhe te gjitha ftesat qe i merr nga SHBA.GJERMANI ,GREQI,MAQEDONI <VJENE i mer si kryenegociator i kosves ne fakt kjo e ben ate .Lider te padiskutushem te kosoves .ai ka nenshkruar te gjitha dukumentet me te rendesishme qe e kan sjell kosoven deri ketu .Ai eshte protagonisti i lluftes per liri te kosoves ,i liris se kosoves ,do te jet protagonist i krijimit te shtetit te kosoves ,dhe gjithashtu protagonist i i proceseve integruesi ky eshte misjon jetsor i tij i permbushur me suksein maksimal deri me tani . Thaqi eshte njeriu i KOSOVes ,eshte gjarpri i shtepis prandaj fleni dath se aty ku eshte Hashim Thaqi kosova vetem mund te fitoj kjo eshte deshmuar ai kur nuk ka humbur nga serbet asnjeher .ai vetem fitore ka ne jeten e tij shqipatret qe nuk pajtohen me ket duhet te ndalen dhe te mendoj .A Xhelozojn ne Hashim Thaqin apo kan arsye te mos e perkrahin ai me UCK-ne e beri realitet ate qe nuk guxonim as onderr me pa hiq me pak se para nja 10 vjetve. Dhe nga kjo dalin Dy Pyetje te medha qe duhet ti pergjigjemi se cili pa ndikime me mendjen ton: Qar Duhet te BEJ Hashim Thaqi me shum qe shqiptaret ta kuptojn qe ai eshte shqiptar ? dhe Qar duhet te bej Hashim Thaqi qe shiptaret ti Besojn dhe ti ndihmojn atij qe ta bej realitet ate qe ne dhe femijet tan e endrrojn ? Nje popull Mund te jet i madh dhe i fort vetem kur xhelozin e ka me te tjeret jo ne njerzit e saj ,njerun qe ja ka deshmur se e do e repekton dhe sakrifikon qdo dit dhe qdo sekond per te .

MemphiSx
15-03-06, 21:44
Avavavavavava Qka jan more krejt kto thash e theme per ket person qe po rrin nen hije qe 6 vite.
Athu vall pse spo e fiton kurr respektin dhe besimin e popullit.
Merret vesh se Hashim Thaqi ia u permendi Grupit Negociator trazirat e marsit dhe ata u detyruan qe ta emerojn si kryenegociator,edhe pse ky takim ska pesh te rendesishme sepse krejt qka eshte dashtu ti thuhet serbis i eshte then ne takimin e pare te kryesuar nga Lutfi Haziri Minister i Pushtetit Lokal.

prishtinasi
15-03-06, 22:00
Avavavavavava Qka jan more krejt kto thash e theme per ket person qe po rrin nen hije qe 6 vite.
Athu vall pse spo e fiton kurr respektin dhe besimin e popullit.
Merret vesh se Hashim Thaqi ia u permendi Grupit Negociator trazirat e marsit dhe ata u detyruan qe ta emerojn si kryenegociator,edhe pse ky takim ska pesh te rendesishme sepse krejt qka eshte dashtu ti thuhet serbis i eshte then ne takimin e pare te kryesuar nga Lutfi Haziri Minister i Pushtetit Lokal.

ncncncncnc....assesi te pranojne faktin, qe ne partin e tyre, te ndare ne kater fraksione...haha...nuk kane njerz te afte per negociata!
Inati i ketij zoteriu, shkon aq larg, saqe tash, ka filluar qe per ngjarjet e marsit, ta akuzoj liderin e PDK-se!
E te gjithe e dim, ose njerzit normal, e din, qe revolta e marsit, ka shpethyer, ma vdekjen e tre femijve ne lumin Iber!
sinqerisht, tash jam duke dyshuar qe ti je nga gjakova, apo kragujevci:biggrin: ...

GjIlAnAsI_cSi
15-03-06, 23:36
Para se te komentoj ket dua te ju njoftoj se edhe heren e kaluar Thaqi ishte ne vjenė , dhe te gjitha ftesat qe i merr nga SHBA.GJERMANI ,GREQI,MAQEDONI <VJENE i mer si kryenegociator i kosves ne fakt kjo e ben ate .Lider te padiskutushem te kosoves .ai ka nenshkruar te gjitha dukumentet me te rendesishme qe e kan sjell kosoven deri ketu .Ai eshte protagonisti i lluftes per liri te kosoves ,i liris se kosoves ,do te jet protagonist i krijimit te shtetit te kosoves ,dhe gjithashtu protagonist i i proceseve integruesi ky eshte misjon jetsor i tij i permbushur me suksein maksimal deri me tani . Thaqi eshte njeriu i KOSOVes ,eshte gjarpri i shtepis prandaj fleni dath se aty ku eshte Hashim Thaqi kosova vetem mund te fitoj kjo eshte deshmuar ai kur nuk ka humbur nga serbet asnjeher .ai vetem fitore ka ne jeten e tij shqipatret qe nuk pajtohen me ket duhet te ndalen dhe te mendoj .A Xhelozojn ne Hashim Thaqin apo kan arsye te mos e perkrahin ai me UCK-ne e beri realitet ate qe nuk guxonim as onderr me pa hiq me pak se para nja 10 vjetve. Dhe nga kjo dalin Dy Pyetje te medha qe duhet ti pergjigjemi se cili pa ndikime me mendjen ton: Qar Duhet te BEJ Hashim Thaqi me shum qe shqiptaret ta kuptojn qe ai eshte shqiptar ? dhe Qar duhet te bej Hashim Thaqi qe shiptaret ti Besojn dhe ti ndihmojn atij qe ta bej realitet ate qe ne dhe femijet tan e endrrojn ? Nje popull Mund te jet i madh dhe i fort vetem kur xhelozin e ka me te tjeret jo ne njerzit e saj ,njerun qe ja ka deshmur se e do e repekton dhe sakrifikon qdo dit dhe qdo sekond per te .

Mos ta harrojm se edhe ata mirja shqiptar qe u masakruan ran ne emer te ketij Shqiptari qe ne cdo vend mundohet me ja humb edhe gjakin atyre qe ran per Atdhe duhe thene qe ka qen me mua apo ende pa e njoft as njeri kete..!

Mos e harro se kete e beri duke lene popullin si pula te prehen , dhe duke mos i pergadite popullin qe te ikin dhe te luftohet me shka , por me nje pushk te Nanos qe ja ka dhanen ka dal ka vra qura neper mal kurse popullata posht eshte pre dal nga dal e kan bo cmos.. Nuk eshte e veshtir te nenshkruhet nje leter se at leter edhe un qe kam qen femij kisha mund ta nenshkruaj nga Hotelet me 5 Yje ne Tiron dhe duke ngrene mish derri..

Kete ta dish edhe ti , se nuk ka qen veshtir , mbase edhe si ju enveristat mendoni se Thaqi e liroi Kosoven at harroni , se ne kohen kur dikush dikush ju lutke Ameikes si qen i shkonte neper vizita ky ka qen duke bredh rrugve te Zürichit e duke bo probleme e duke u denu per BandeDipstahl ( Per vjedhje )..

Mos i harroni te mirat e dikujt , nejse ju enveristat kete e keni , por po tregon populli qe ke e votoi qe 3 her ne zgjedhje...

Gjith te mirat.

Reana
16-03-06, 05:46
Para se te komentoj ket dua te ju njoftoj se edhe heren e kaluar Thaqi ishte ne vjenė , dhe te gjitha ftesat qe i merr nga SHBA.GJERMANI ,GREQI,MAQEDONI <VJENE i mer si kryenegociator i kosves ne fakt kjo e ben ate .Lider te padiskutushem te kosoves .ai ka nenshkruar te gjitha dukumentet me te rendesishme qe e kan sjell kosoven deri ketu .Ai eshte protagonisti i lluftes per liri te kosoves ,i liris se kosoves ,do te jet protagonist i krijimit te shtetit te kosoves ,dhe gjithashtu protagonist i i proceseve integruesi ky eshte misjon jetsor i tij i permbushur me suksein maksimal deri me tani . Thaqi eshte njeriu i KOSOVes ,eshte gjarpri i shtepis prandaj fleni dath se aty ku eshte Hashim Thaqi kosova vetem mund te fitoj kjo eshte deshmuar ai kur nuk ka humbur nga serbet asnjeher .ai vetem fitore ka ne jeten e tij shqipatret qe nuk pajtohen me ket duhet te ndalen dhe te mendoj .A Xhelozojn ne Hashim Thaqin apo kan arsye te mos e perkrahin ai me UCK-ne e beri realitet ate qe nuk guxonim as onderr me pa hiq me pak se para nja 10 vjetve. Dhe nga kjo dalin Dy Pyetje te medha qe duhet ti pergjigjemi se cili pa ndikime me mendjen ton: Qar Duhet te BEJ Hashim Thaqi me shum qe shqiptaret ta kuptojn qe ai eshte shqiptar ? dhe Qar duhet te bej Hashim Thaqi qe shiptaret ti Besojn dhe ti ndihmojn atij qe ta bej realitet ate qe ne dhe femijet tan e endrrojn ? Nje popull Mund te jet i madh dhe i fort vetem kur xhelozin e ka me te tjeret jo ne njerzit e saj ,njerun qe ja ka deshmur se e do e repekton dhe sakrifikon qdo dit dhe qdo sekond per te .

Qy qy.....
Dolem ne Afrike si duket, tek prrallat egzotike dhe primitive mbi gjaperinjte e shtepive.....

Eshte vendim shume i mire qe Hashimi do te kryesoje takimin e ardhshem ne Viene, dhe eshte per tu pershendetur Presidenti i ri i Kosoves, Zoteri Sejdiu, i cili ka nje vizion largpames, qe Amerikanet do ta definonin si "street-smart":wink: .
Do te duhej te egzistonte nje rotacion i kryesuesit te ketyre takimeve, per dy arsye:
njera eshte qe para opinionit vebdor dhe atij nderkombetar ne keto momente te rendesishme historike te dilet me qendrime UNIKE dhe si nje lidership UNIK,
ndersa arsyeja tjeter, shpresojme qe si ne storjen e shkopit dhe karrotes, permes ofrmit te mundesive te ketilla, te ZBUTEN tendencat DESTRUKTIVE dhe SABOTUESE te Hashimit, qe jane konsekuence e inateve nga deshtimet personale.

Krokodilli
16-03-06, 06:11
Nje hap mjaft me vend qe Kryetari zgjodhi Hashim Thaqin si udheheqes te delegacionit ne Vjen,,, se paku ne keto bisedime apo gjat ketyre bisedimeve nuk do te brengosem dhe do te jem i sigurt se nuk do te behen pazarlleqe me Kosoven, te jeni te bindur se zoteri Hashim Thaqi i cili jo ne veto po me grupin qe perfaqeson do te zgjidhin kete qeshtje sa me shpejt dhe do te fitojn Pavarsin shum te pritur -

duhet falemderuar Allahun swt qe presidenti i Kosoves nuk zgjodhi Veton Sorren qe te perfaqesonte kete grup,, se do ta nenshkrunte marrveshjen Kosove e pavarur nen Serbi

Urime edhe njehere per zoteri Thaqin, per besimin qe dha kryetari ati te nje detyre mjaft te rendesishme ne momentet para zgjedhjes se Pavarsis.

arben-ks
16-03-06, 18:56
Nuk pat B))))) kekush me marr ket detyr se askujt nuk do ti ipte perveq ndonje antari te ldk ne ket komisin ket askush se morri as veton surroi ket e mori Ai i cili e ka udhheq luften dhe prap tregoji se ai esht legjend e gjall e popullit shqiptar
ai ne emer te Uqk do te nenshkruaj pavarsine kosoves
Ata qe u lpishin s kan shkruar as qe kan per te shkruar asgje kurr perveq korrupcionit
RRnoft UQka

BACALOKU
16-03-06, 21:43
Nuk e ndėrtojnė kombin as shtetin haverat "kosovali", "kosmetli" apo "kosovometohiavali", por vetėm njohja diplomatike ndėrkombėtare e Kosovės

Nuk i duhet lexuesit tė lodhet me kėta "sharkigjinjė" qė kėndojnė pa nota, ngase Noli shumė mirė e ka qartėsuar kėtė nė vargun satirik " Ti Halim qė z’di kėndim, je ministėr pėr arsim", qė koincidentalisht pėrputhet me pėrpjekjet e "kaligulėve" modern kosovarė.

Dhe cila do tė ishte gjuha zyrtare qė do tė flitej nė Kosovė, sigurisht jo "esperanto-ja" qė dėshtojė si eksperiment gjuhėsor nė Evropė, apo veē ėshtė e gatshme terminologjia e re gjuhėsore tė cilėn e shkruajnė dhe lexojnė vetėm "shahirėt" e moderuar kosovarė.



Agim Vuniqi, Farmington Hills

Retorika shumėherė e shtrembėruar dhe mosnjohja e konceptit shtet dhe komb ėshtė mė tepėr provincializėm primitiv qė pėrqon shpeshherė sinjale tė gabuara nė opinion, ka ngritur shqetėsime tek shumė qytetarė tė Kosovės. Metodologjia e zbatuar e krahasimit aspak e pėrtypur pėr tė ndryshuar historinė sa herė qė i teket ndonjėrit pėr tė zėvendėsuar konceptet qė janė tė pranuara nė botė gjatė historisė, tė shtetit dhe tė kombit, janė hiē mė pak se sharlatanizėm "kalegulian" ngase historia nuk ndėrrohet, ajo ėshtė e pranueshme dhe ka legjitimitet ndėrkombėtarė, e asesi provincial.
Ēfarė u duhet kėtyre tė hargjojnė mendjen pėr tė "patentuar" kombe tė reja, nė kohėn kur ka filluar zgjidhja e nyjes sė Kosovės, fundja ku ėshtė qėllimi i gjithė kėtij vrapimi "herkulisian" pėr t’ua dėrguar kumtin shqiptarėve, se pėr tė fituar shtetin ata duhet ta ndėrrojnė kombin ‘kosovar", "kosmetli" apo "kosovometohali". Dhe cila do tė ishte gjuha zyrtare qė do tė flitej nė Kosovė, sigurisht jo "esperanto-ja" qė dėshtojė si eksperiment gjuhėsor nė Evropė, apo veē ėshtė e gatshme terminologjia e re gjuhėsore tė cilėn e shkruajnė dhe lexojnė vetėm "shahirėt" e moderuar kosovarė. Nuk i duhet lexuesit tė lodhet me kėta "sharkigjinjė" qė kėndojnė pa nota, ngase Noli shumė mirė e ka qartėsuar kėtė nė vargun satirik " Ti Halim qė z’di kėndim, je ministėr pėr arsim", qė koincidentalisht pėrputhet me pėrpjekjet e "kaligulėve" modern kosovarė.

Meqė problematika e shtruar ėshtė shumė mė serioze, kėrkon edhe njė ēasje jo aq ekzagjeruese sa tė pėrpiktė. Kombet dhe shtetet nė dukje janė tė ngjashme, por nuk janė, dhe veēantia ėshtė shumė mė tepėr se akademike thjeshtė shtetet qeverisin territorin pa kufizime. Ato kanė ligjet, tatimet, monetėn, shėrbimet postale, policinė dhe si zakonisht armatėn. Ato bėjnė luftėrat, negociojnė marrėveshjet, fusin njėrėzitė nė burgje dhe rregullojnė jetėn nė mėnyra tė ndryshme. Ato kanė tė drejtėn e sovranitetit brenda territorit, njė formė ekskluzive e juridiksionit. Kombet si kontrast janė grupe njerėzish qė deklarojnė lidhje tė pėrbashkėta si gjuha, kultura dhe identiteti historik. Benedict Andersen i quan "imagined communities" komunite tė imagjinuara. Disa grupe qė pretendojnė pėr tu bėrė kombe kanė shtetin e vet. Tė tjerėt duan shtetin por nuk e kanė si psh. tibetianėt, ēeēenėt, palestinezėt... Disa nuk duan shtetin amė por pretendojnė dhe kėnaqen me autonomi. Sioux-it janė komb brenda dhe jashtė kufijėve tė SHBA-sė, katalonezėt brenda Spanjės, dhe skotlandezėt brenda Britanisė. Tė gjitha kėto kombe kanė territorin e veēantė, tė drejtat, ligjet dhe kulturėn por jo shtetėsinė. Disa "kombe tė imagjinuara" janė mė tė mėdha se sa kufinjtė e shteteve, ngase janė tė shtrirė nė disa shtete. Kombi arab pėrfshihet nė m ė shumė se dhjetėra shtete, kurse kombi kurd shtrihet nė sipėrfaqe tė mėdha toke nė katėr shtete. Mundė tė jenė diferenca tė theksuara lidhur me legjitimitetin e shteteve dhe kombeve, brenda dhe jashtė territorit. Kombet mund tė jenė komunitete tė imagjinuara "imaniged communities, por nuk janė tė imagjinuara nė mėnyrė tė njėjtė, nga tė gjithė. Sumica e njerėzve supozojnė qė kombet shtet janė tė fiksuara dhe tė pėrhershme, tė formuara gjatė proceseve evolutive nė pjesėn mė tė madhe tė globit. Por aktualisht janė nė fluks konstant, ndėrsa kufijtė e shteteve janė ndėrruar zakonisht me luftėra, negociata, me arbitrazhe por edhe duke shitur territoin me para (Rusia shiti Alaskėn SHBA-sė, psh.) Hartuesit e mapave kanė kokėdhembje (dhe zgjidhje tjera-ekstra) nga ndėrrimet konstante. Peru dhe Ekuadori patėn luftė tė shkurtėr mė 1995 pėr kufirin nė xhungėl. Argjentina dhe Ēile nuk janė pajtuar pėr akullnajat dhe tokėn e pabanuar nė jugun e largėt. Japonia bėnė presion mbi Rusinė pėr kontrol lė tė Kuriles nė veri. Ish-Jugosllavia u zhytė nė luftėra dhe u pėrmbysė nė pshtjellimė duke garuar pėr deklarim tė sovranitetit, ērregullimet (rrėmuja) rreth kufijėve tė pa rregulluar dhe beteja tė pėrgjakshme pėr tė dėshmuar kush sundon mbi ēka. Serbia pretendonte tė rriste territorin duke shfrytzuar rezervat federale dhe APJ-nė pėr qėllime ekspansioniste. Koncepti serb pėr kombin dhe shtetin kishte domethėnie jo vetėm kolonialiste por shumė mė tepėr, asgjėsim i potencialit njerėzor shkatėrrim i pasurisė sė paluajtėshme tė joserbėve, qė kishte karakteristikat e njė politike fashiste dhe tė gjenocidit, qė kishte si qėllim aty ku ka serb ėshtė shtet serb. Kjo politikė shfarosėse e kasapit tė Ballkanit Millosheviqit (njė monstrum qė vdiq turpėsisht, nė dhomėn e burgut nė Hag) u dėnua nga dhe ndėshkua nga komuniteti ndėrkombėtarė, duke e detyruar Serbinė qė tė kapitulojė. Realisht fusha e re e konfliktit territorial ėshtė shuar. Pėr shkak tė rrezikut tė madh nė ujėrat detar pėr tė d rejtėn e shfrytėzimit tė pasurisė sė naftės, shtetet polemizojnė duke kundėrshtuar tė drejtėn kontollit tė ishujve shterp tė detėrave dhe oqeaneve, si Turqia dhe Greqia, Kina dhe Japonia, Vietnami dhe Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani manevrojnė me kėrcnimet pėr tė braktisur dhe avansuar kushtet e sovranitetit. Disa shtete kanė qėndruar, por disa mund tė jenė kėtu sot dhe humbasin nesėr. Nė vetėm dy dekadat e fundit, njė numėr i shteteve tė fuqishme kanė humbur: Ēekosllovakia, Jugosllavia, Gjermania Lindore, Jemeni Jugor dhe Verior si dhe BRSS-ja. Njohja diplomatike "Deplomatic Recognition" konfirmon legjitimitetin e shtetit tė ri (apo tė qeverinė sė shtetit), por nganjėherė ėshtė koncensus brenda komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ndėrtuar pėrpjekjet pėr shtetėsi tė pavarur. Irlanda Veriore ėshtė nė kėtė lidhshmėri, apo ėshtė shembull tjetėr. Pra mbajtja e Tibetit dhe Tajvanit nėn kontrollė janė "milingona qė gėrryejnė" sovranitetin kinez. Kombet tjera pretendojnė pėr tė drejtėn e shtetėsisė sė pavarur mund ta humbin pėrkrahjen dhe pėr tė larguar vėmendjen duke u sorrollatur dhe humbė legjitimitetin. Veēantia e Kosovės ėshtė se Kosova kishte legjitimitetin e brendshėm tė pranuar ndėrkombėtarisht, ngase ajo kishte territorin dhe kufijtė politik, ndėrsa shqiptarėt si shumicė dominante kishin tė drejtėn e vetos kushtetuese, gjatė shpėrbėrjes paqesore tė ish-Jugosllavisė, dhe kufijtė e saj detyrimisht ishin edhe kufijė tė jashtėm, ngase lufta legjitimojė tė drejtėn e shqiptarėve pėr shtetėsi si shumicė dominante shtetėformuese dhe tė njohjes diplomatike "Diplomatic Recognition" tė institucioneve demokratike tė Kosovės dhe shtetit tė Kosovės./ 15 03 2006/F.F.

Fshatari
17-03-06, 14:09
"...Para fillimit tė takimit, delegacioni i Beogradit i ka dorėzuar tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari, njė letėr proteste ndaj udhėheqjes sė delegacionit tė Prishtinės nga Hashim Thaēi.
Duke hyrė nė takim, zoti Thaēi tha se askush nuk mund ta ndalė tė ardhmen demokratike tė Kosovės.
"E kaluara e errėt e Kosovės do tė varroset nesėr me Sllobodan Millosheviqin", tha ai. "Reforma e pushtetit lokal ėshtė nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve, dhe ka pėr synim tė ndėrtojė njė shoqėri demokratike e shtet tė pavarur", u shpreh Thaēi, ndėrsa nuk deshi ta komentonte protestėn e delegacionit serb ndaj pranisė sė tij nė bisedime".
Shtoni kėsaj deklarate edhe gjuhėn shqipe nė tė cilėn ėshtė formuluar dhe fitoni tablon komplete se si duhet tė veprojė njė personalitet qė meriton tė jetė burrėshteti.
Mė kujtohet shumė mirė se nė tė kaluarėn, ish-kryetari i ndjer kosovar, shprehej, jasht Kosovės, gjithėmonė, nė njė frėngjishte mjaft tė bastardhosur. I vinte keq tė fliste gjuhėn shqipe, "gjuhė e perėndisė" sipas Naimit tė madh.
Njerėz tė menēur e kanė kuptuar qė moti se gjuha e vetė amtare i vlenė tė gjitha gjuhėt e huaja qė nuk ka nevojė tė pėrdoren.

fadil
17-03-06, 15:53
Hashim Thaēi, kryesues i delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet e Vjenės

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi, fillimisht delegacioni i Kosovės pėr bisedat lidhur me decentralizimin ka pėsuar ndryshime, kryesori prej tė cilėve ėshtė emėrimi juaj nė krye tė delegacionit. Ēka ka ndikuar pėr kėto ndryshime?

HASHIM THAĒI
Unė mendoj se kjo ėshtė pėrgjegjėsi tė cilėn ka vendosur pėr ta kryer si delegacion i Kosovės, njė pėrgjegjėsi qė tregon se procesi ėshtė duke u futur nė njė dinamikė tė re, me pėrgjegjėsi tė reja, me pėrkushtim mė tė lartė nė raportin e Prishtinės me komunitetin ndėrkombėtar. Kėshtu qė unė vlerėsoj se Prishtina ėshtė mjaft mirė e organizuar dhe unike nė qėndrimet e veta pėr reformimin e pushtetit lokal kėsaj radhe dhe, nė kuadėr tė kėsaj, hapjes sė perspektivės pėr nxjerrjen e vendimit tė drejtė nga komuniteti ndėrkombėtar pėr shtetin e pavarur dhe sovran.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė cilėsinė e udhėheqėsit tė delegacionit, si i vlerėsoni pėrgatitjet qė janė bėrė?

HASHIM THAĒI
Unė sapo pėrfundova njė takim me grupin politik strategjik dhe me ekspertė vendorė e ndėrkombėtarė, ku morėn pjesė edhe disa anėtarė tė delegacionit tė Kosovės. U dėgjuan vėrejtjet dhe sugjerimet e fundit, tė cilat do tė respektohen dhe vendimi pėrfundimtar sa u pėrket qėndrimeve pėrfundimtare do tė nxirret nesėr nė takimin e delegacionit tė Kosovės. Por mund tė them pėrsėri se jemi tė pėrgjegjshėm, tė organizuar mirė si spektėr politik dhe profesional i Kosovės e mbi tė gjithė ka njė harmonizim tė qėndrueshėm tė qėndrimeve tė delegacionit tė Kosovės qė do tė prezantohen nė takimin me ndėrkombėtarėt nė Vjenė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi, ēėshtjet qė do tė diskutohen nė takimin e tė premtes vlerėsohen paksa mė tė ndjeshme sesa ato tė takimit tė parė. Cilat janė gjasat pėr njė pajtueshmėri qėndrimesh tė tė dyja palėve?

HASHIM THAĒI
Qėndrimi i Prishtinės ėshtė i qartė. Ne kemi punuar dhe vazhdojmė tė kėmbėngulim qė nė Kosovė tė ndodhė reformimi i pushtetit lokal sipas standardeve ndėrkombėtare, njė reformim i pushtetit lokal qė do tė nėnkuptonte integrimin e minoritarėve dhe jo modelin e ndarjes, njė reformim qė si model do tė nxirreshin elementet e Marrėveshjes sė Ohrit, qė do tė thotė njė reformim integrues, ku do tė respektohet parimi qytetar dhe etnik, njė reformim qė do tė nėnkuptonte edhe ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės, ndarjet jo tė brendshme territoriale, apo pretendime pėr autonomi territoriale, por thjesht njė integrim sipas standardeve mė bashkėkohore perėndimore.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė letrėn e zotit Rohan thuhet se do tė diskutohet edhe pėr lidhjet ndėrmjet komunave nė Kosovė dhe pėr mekanizmat e lidhjeve komunale ose qendrore me jashtė Kosovės. Cili ėshtė qėndrimi i palės kosovare pėr kėto lidhje?

HASHIM THAĒI
Kėto janė opinione tė ngritura, mirėpo nė Kosovė do tė ketė dy palė pushtete – pushteti qendror dhe ai lokal dhe kurrsesi njė pushtet tė tretė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A e rrezikojnė lidhjet e tilla tėrėsinė territoriale tė Kosovės?

HASHIM THAĒI
Lidhjet e tilla nuk do tė ndodhin. Nė Kosovė nuk do tė ketė pushtet tė tretė, por pushtet qendror dhe pushtet lokal.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi cili ėshtė qėndrimi juaj pėr ēėshtjen e Mitrovicės, pasi ka zėra qė thonė se ajo duhet tė diskutohet nė kuadėr tė bisedave pėr decentralizimin?

HASHIM THAĒI
Mitrovica ėshtė pjesė e Kosovės. Me zgjidhjen e statusit tė Kosovės do tė zgjidhet edhe ēėshtja e Mitrovicės, ku do tė kemi njė prani tė theksuar ndėrkombėtare. Ne duhet tė punojmė tė gjithė qė tė kemi njė administratė unike qė do tė dalė nga zgjedhjet e lira, njė administratė qė do ta ushtrojė autoritetin e vet nė tėrė territorin e Mitrovicės dhe Prishtina assesi nuk duhet tė lejojė qė puna e Mitrovicės tė bėhet pjesė e negociatave me askėnd. Mitrovica ėshtė pjesė e Kosovės dhe do tė ruhet autoriteti dhe integriteti territorial i Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe pėr fund zoti Thaēi a besoni se ky do tė mund tė jetė raundi i fundit i bisedimeve pėr decentralizimin dhe tė shkohet nė ēėshtje tė tjera, apo si e vlerėsoni nė pėrgjithėsi ritmin e bisedave pėr statusin?

HASHIM THAĒI
Unė vlerėsoj se ky takim nuk do tė jetė as i fundit, por mund tė jetė vazhdimėsi e gjėrave tė mėhershme, por me njė dinamizim mė thelbėsor. Sido qė tė jetė, unė jam optimist se Prishtina do tė dalė mirė, do tė ruajė bashkėpunimin me ndėrkombėtarėt, do tė jetė konstruktive, korrekte dhe kreative me qėndrimet e veta.

Dilaver
17-03-06, 17:27
Deri dje opozita ishte kundėr bisedimeve, decentralizimit e kunder gjdo projekti vetem vetėm pse ėshtė nisur nga pozita, i quanin tradhetar proserb e etj. sa kritika e kundershtimi!

Pėr cudi sot, ky qė ishte kundershtari mė i papermirsueshėm mė i zėshmi, po i prin delegacionit tė Kosovės pėr bisedime me serb nė Vjen, e pikerisht pėr bisedat lidhur me decentralizimin, ku asnjehere nuk ishin unik (pozita e opozita)e pėr cudi sot qenkan UNIK, athua pse qenkan sot unik a vetem pse kryetar i udhetareve ėshtė Hashim pondla, pėr ketė proces (decentralizimin) tė cilin e ka kundershtuar apo sabotuar me ter forcen qe ka pas, kurse tani mbrenda nate ndryshuan gjerat, shum interesant, atė qka e pshtyn kthehet e lepin.

Qeveria dhe qeveriatret ishin nė pozit mė tė rėndė me qeveritarėt e hijeve se sa edhe me shkije, pėr ata doli i urti Fatmir Sejdiu dhe vendosi qė tė dergoj si kryetar tė udhtarve qė shkojn nė Vjenė, Hashim pondlen pėr tė qėn UNIK.

Kėtė detyr sigurtė kishte mujt me kry edhe Mustaf Mucaj, spikeri tė gjitha regjimeve e qeverive duke filluar nė sistemin komunist, nė qeverin buloshi, shatri, qeveria e dhunshme, qeveria e pasluftes pra nė secilin sistem qė ka ndryshuar ai ka qen aty, e unė kisha propzuar t’i shkruhet teksti e tė dergohet Mustaf Mucaj se sigurtė edhe ma mir lexon edhe mė i afte ėshtė se Hashim pondla.

Ėshtė rasti dhe momenti kur nuk duhet tė shikohet procesi pozit opozit, kush kryeson ekipin, por tė shikohet interesi i Kosovės dhe nė ketė kontest, tė gjithė duhet tė mbeshtesin projektet, tė bashkpunojnė, e nė kėtė menyr tė permirsojnė pikat ku mund tė ketė dobesi e jo tė sabotojn, kundershtojn e pengojnė proceset me zi se shkiet, me arsyetime se unė nuk njof qeveri, nuk njof institucione dua unė tė jem kryetar.

Po bane more qenin kryetar tė udhtarve, shkrauja letren e dergo nė Vjen a nė dreq tė mallkuar ku do qoftė por tė shfrytezojmė rastin dhe momentin historik pasi qė kemi faktorin nderkombetar nė anen tonė.

GURI SYLAJ
17-03-06, 22:50
Ne levizjet qe po ndodhin ,koheve te fundit , ne skenen politike kosovare,u tha shumecka e pa dyshim se edhe shumecka do te thuhet,
Keto levizje duhet pershendete sepse ne vete kan shumcka pozitive.
Ne rend te pare duhet mesu me ate se nuk ka te paprekshem.Qe, angazhimi dhe puna te jene mates per secilin dhe ne secilin vend.
Nese keto nderrime kan rezultat nje ecje me dinamike dhe nje angazhim gjitheperfshires ,doemos duhet te kene perkrahje nga te gjithe ne .
Por kjo mund te jete edhe nje shpate me dy teha.
Dy gjera qe duhet ceke e qe do te deshiroja qe te mos jen ashtu jan;
Krijohet pershtypja se po mundohet te behet njefar perfaqesimi provincial ,e qe Kosova nuk ka nevoje per dicka te tille . ajo ka nevoje qe ne skenen politike te saj te levizin ata qe dijne, pavarsisht se nga cili regjion vijne.
Nuk guxon te ndodhe qe ketu te behet dicka sa per sy e faqe sepse mandej edhe rezultatet do te jene sa per sy e faqe.
Edhe levizja e fundit flet ne kete drejtim.
Shkuarja e kryetarit te PDK , ne krye te delegacionit , ne Vjene eshte pozitive.
-Faktorit nderkombetar i behet me dije se ne jemi unik
-Serbeve u vihet perpara njeriu per te cilin ata thone se do t'a burgosin,
-Kurse Opozita , ate qe e kundershtonte me cdo kusht , tani shkon dhe e mbron, ne Vjen ,dhe ate ne cilesine e Kryetarit te Delagacionit.
Cdo gje qe do te dali nga ky takim , do te ishte mire te jete barre e tere delegacionit e jo e nje individi .
Sepse populli thot:
Njeriu martohet me tupan por edhe mund te behet hore me tupan dhe po erdhi puna me e mshef ,tupani nuk mshefet.........

fadil
18-03-06, 17:08
Pershendetje:

Lexova disa shkrime te pakuptimta dhe me tendenc qe te njelloset identiteti i Hashim Thaqit me genjeshtra dhe trillime te paverteta.

1. Hashim Thaqi kurr nuk ka qen kunder decentralizimit por ka qen kunder enklavizimit qe deshen ta bejne kualicioni aktual me keto pilot komunat.
2. Hashim Thaqi para tri viteve apo me shume ka propozuar qe per decentralizimin ne Kosove te aplikohet marrveshja e ohrit.
3.Hashim Thaqi ka thene se decentralizimi duhet te rregullohet me ligje e jo me pilot komuna.
4.Hashim Thaqi i ka kundershtuar me force eksperimentet qe i benin instutucionet e kualicionit aktual dhe per kete ka pasur te drejt, sepse per ta nxjerr nga kriza qeverin aktuale dhe per ta eliminuar rrezikun e ndarjes neper enklava te Kosoves eshte krijuar grupi negociator dhe ky grup i ka marre te gjitha kompetencat nga qeveria aktuale per ta udhehequr procesin e zgjidhje se statusit final te kosoves sepse instutucionet e kualicionit aktual LDK-AAK jane treguar te pa afta , dhe per kete me se miri tregojn shkarkimet e atyre njerzve qe kane qene bllokues dhe te korrruptuar dhe te involvuar ne krime.

5. Nese analizohen me vemendje te gjithe kerkesat apo vizionet Politike te Hashim Thaqit te propozuara para tri vjeteve jane duke u aplikuar tashte , kjo te lene te nenkuptosh se lideret qe e kundershtojn Hashim Thaqin ju duhet tri vjet apo me shume kohe per ta kuptuar se propozimet e Hashim Thaqit jane te drejta dhe ne perputhje me interesat e kombit.

6. Me ne funde Vdekja e Rugoves, Largimi i Dacit dhe Kosumit e kane vene ne binar te duhur Politiken dhe Politikanet Kosovare.

7. Nese e analizojm kete ateher shum lehte e kuptojm se keta kane qene ata lider qe kane qene bllokues te progresit, rrespektimit te ligjit dhe te bashkpunimit nderpartiak ne Kosove , e kjo i ka kushtuar shtrejte popullit te Kosoves.

8. Kryetari i kuvendit te Kosoves Kole Berisha pas takimit qe ka pasur me Hashim Thaqin ne cilesin e kryetarit te kuvendit te Kosoves ka deklaraur se pikerisht Lidhja Demokratike ka qene ajo qe e ka propozuaer Hashim Thaqin per udheheqes te delegacionit te Kosoves, qka te bene te kuptoshe se lideret e LDK.se kane besim te plote se Hashim Thaqi dine dhe mundet ti mbroj interesat e kombit ne menyr te shkelqyeshme prandaj konsideroj se kete besim ne Hashim Thaqin duhet ta kene edhe antaret dhe simpatizantet e LDK.se , ne te kunderten keta njerze deklarojn haptaz se keta nuk ju besojn as liderve te tyre e leje me te tjerve . dhe nese eshte keshtu ateher keta njerze kujt i besojn ? une nuk e dije .

Reana
18-03-06, 18:10
Marreveshja e Ohrit, eshte marreveshje per centralizimin e grupeve etnike ne mjediset ku jane shumice, apo me thjesht-GETOIZIM/PERQENDRIM/GRUMBULLIM ne nje mjedis/komune/regjion i te gjithe atyre qe flasin te njejten gjuhe/perdorin te njetat simbole kombetare, etj...
Perkthyer ne rrethana te Kosoves, kjo Marreveshje e Ohrit, do te implikonte qe ne Kosove, NUK do te kishte nje ligj UNIK per gjithe Kosoven, po varesisht prej struktures ETNIKE te popullates se komunes, LIGJERISHT/ZYRTARISHT-do te fliteshin gjuhe te ndryshme, do te perdoreshin flamuj te ndryshem/dhe struktura etnike e punetoreve te sherbimeve publike nuk do te ishte perfaqesuese e struktures etnike te gjithe KOSOVES (sikur qe cekin ligjet e Kosoves), por thjesht e KOMUNES, ku kryhen ato sherbime (pra nese shumica jane shkije, punetoret do te jene me shumice shkije)!!!
Shqiptaret jane shumice me me shume se 90% te popullit te Kosoves, shqiptaret duhet te jene shumice ne te gjitha sherbimet, pamarreparasysh komunen, dhe gjuha shqipe DUHET te jete gjuhe zyrtare ne te gjitha komunat.
Marreveshja e Ohrit, eshte RECETE per KANTONIZIM, sikur qe po ndodh ne Maqedoni, por Hashimi nje ANALFABET POLITIK, qe kujton se politika eshte rulet Rus ku dikund ja qellon e dikund e huq marrezisht, nuk ka KAPACITET per te kuptuar me shume!!!

Sa i perket Kryesimit te takimit ne Viene, perseri kemi te bejme me individe qe mirren me gjera NOMINALE, siperfaqesore, dhe nuk e ANALIZOJNE perberjen/brendine e asaj per cka behet fjale!!!
Pozita e kryesuesit(chairman) te nje delegacioni, ka nje detyre- ti permbahet rendit te dites, te percaktuar nga Kryesuesi i Takimit (qe ne kete rast jane nderkombetaret) dhe detyre tjeter e kryesuesit te delegacionit-te percjelle QENDRIMET e QEVERISE SE KOSOVES!!!
Pra ate qe ka vendosur Qeveria ne Prishtine, Hashimi e ka per detyre ta bart ne kete takim, ku metutje TEME diskutimi eshte pozita e minoriteteve dhe te drejtave te tyre ne Kosove.

Sikur qe kishte cekur Guri Sylaj, "deri dje personi qe ishte krejtesisht KUNDER ketyre takimeve", sot i dergon si postjer qendrimet e Qeverise dhe bart vullnetin e popullit te Kosoves ne keto takime.
Kryetarit te ri te Kosoves duhet thene AFERIM, per mencurine/vizionin dhe shkathtesine e tij. Vetem keshtu ruhet interesi kombetar!!!

Arb
18-03-06, 22:59
Kryetari Sejdiu vazhdimisht po jep bindjen se ka vite qe edhe pse si anetar i LDK-se, ka punuar per te tjeret.

Zgjedhja e Hashim Thacit si udheheqes i grupit per bisedime eshte edhe nje prej vendimeve te tij te pa-pergjegjshme qysh se ka marrur postin e Kryetarit te Kosoves.

Reana
19-03-06, 19:35
Ne kohen e Romes, kur perandori, senatoret, ushtaret(legjionet) merrnin nje kurs veprimesh, te gjithe kishin ne zemer lavdine, madheshtine, ardhmerine e shtetit te tyre.
Disa madje niseshin ne lufte, te bindur se nuk do te ktheheshin kurre, por i mbante te entuziazmuar PATRIOTIZMI-dashuria per memedheun.

Ne Kosove, LDK-ja u krijua per ti sherbyer gjithe Kosoves, LIRISE dhe DEMOKRACISE se te gjithe popullit. Per te artikuluar synimet per pavaresi, dhe per te udhehequr Kosoven drejt nje jete te denje ne LIRI.
Sot edhe pas perfundimit te okupimit Serb ne Kosove, objektivat per nje jete me te mire dhe demokratizim ne Kosove ngelin objektiva sfiduese per gjithe klasen politike ne Kosove.

Te mos HARROJME se LDK-ja si dhe gjithe subjektet tjera politike ne Kosove, DUHET MEDEOMOS te kene qellim paresor MIREQENIEN dhe ARDHMERINE e gjithe popullit te Kosoves, dhe se ne vendet kyqe ku mirren vendime te cilat involvojne fatin e te gjitheve duhet GJITHMONE te jene ME TE MIRET.

Nese momenti kerkon NDRYSHIME, NDRRIME, KONSOLIDIME te subjektit politik apo te kursit te veprimeve, te gjithe duhet sakrifikuar ambiciet personale, per MADHESHTINE, LIRINE, ARDHMERINE e KOSOVES dhe popullit te saj.
Ky eshte LESIONI te cilin shumica e subjekteve politike ne Kosove nuk po arrinje te kuptojne-te qenurit i PARI i vendit-nuk eshte te jesh ARROGANT dhe EGOCENTRIK i perqendruar ne veteveten, dhe persekutimin e kundershtareve politik, por te jesh MODEST dhe ne SHERBIM te intereseva te nje shteti te forte dhe te begatshem ekonomikisht, ku respektohen lirite dhe te drejtat e individit.

Dikush kishte shkruar diku se politika/gjendja ekonomike/sociale/rrethanat shoqerore nuk jane statike, por jane aspekte qe pesojne evoluim; prandaj kisha shtuar se te gjithe duhet mesuar ti pershtatemi rrethanave, GJITHMONE duke pasur si objektiv paresor- INTERESIN KOMBETAR e SHTETEROR te Kosoves.

Espresso
19-03-06, 19:55
Kryetari Sejdiu vazhdimisht po jep bindjen se ka vite qe edhe pse si anetar i LDK-se, ka punuar per te tjeret.

Zgjedhja e Hashim Thacit si udheheqes i grupit per bisedime eshte edhe nje prej vendimeve te tij te pa-pergjegjshme qysh se ka marrur postin e Kryetarit te Kosoves.

Perkundrazi, veprimet e tija jane te matura per te bashkuar partit politike dhe popullin per nje synim te perbashket - pavaresin. Thaqi, edhe pse nuk ka koke per politik, vet pjesmarrja e dikujt nga radhet e UCK-se dhe nje partie opozitare ne bisedime si udheheqes i sherben qetsimit te trurit politik kombetar. Keta hapa te presidentit jane me se te domosdoshem ne kete periudh qe po kalon Kosova.

fadil
20-03-06, 16:28
Mendoj se faktet te cilat i kam cekur jan te mjaftueshme dhe te pakontestueshme !
Per Shembull nje Pyetje per lexuesit e kesaj tem?
A eshte me mir qe gjuha serbe te jet gjuhe zyrtare vetem aty ku serbet bejne pjes per njezet perqind 20% apo ne tere Kosoven?
Me korrnizen kushtetuese qe e ka nenshkruar Rugova e qe e ka kundershtuar Thaqi Gjuha serbe eshte gjuhe zyrtare ne tere Kosoven njejt si gjuha shqipe!
kurse ideja e Hashim Thaqit serbeve jav merr kete privilegj te dhen nga Rugova dhe Hakerupi i at'hershem i perzen nga Kosova nga Deputetet e PDK-se!
Me Korrnizen kushtetuese te nenshkruar nga Rugova dhe te kundershtuar nga Thaqi serbeve te Kosoves iu jan falur 10 ulse ne parlamentin e Kosoves dhe nje ministri ne qeverin e Kosoves!
Kurse propozimi Thaqit per nje lloje marrveshje te Ohrit jav merr edhe ket privilegj.
A mendoni se serbet e Kosoves dhe te beogradit jan budallenje dhe do ta pranojn kete propozim te Thaqit?
Pergjigjja natyrisht eshte se Jo ata me deshir kurr nuk do ta pranojn kete ide te Thaqit por qellimi i tyre eshte qe ta diskualifikojn Hashim Thaqin duke e perkrahur publikisht, pasi qe serbet e din psikologjin e shiptarve shkeqyeshem, dhe ne kete forma ata mendojn se kur ne e perkrahim publikisht Hashim Thaqin shqiptaret e Kosoves e urrejn, dhe fatkeqsisht kjo ka suksese ne shumicen e rasteve, te jem me konkret serbet e Kosoves duke e perkrahur Hashim Thaqin publikisht ne menyr dinake jan ka e perkrahin rugoven pasi qe ky eshte edhe personi me i preferuar per serbet pasi qe per dhjet vite politik nuk ke ne gjendje as edhe nje deme moral apo ekonomik ti shkaktoj serbis kurse Hashim Thaqi per nje vite Politik te mbeshtetur me kallashnikov arriti ta shkatrroj serbin dhe ta bombardoj ne qender te saje aty ku Millosheviqi dhe klika e tije pregaditshin plane kunder Kosoves.per qka edhe Hashim Thaqin gjykata e serbis e ka denuar me dhjet vite burge me perpjekje dhe lufte te hapur kunder serbis .
Natyrisht se kjo disave nuk ju intereson e as qe deshirojn te mendojn per kete !

Shum kush i refuzon idet e mira vetem pse ato nuk jan te tije?!...

Dilaver
21-03-06, 12:22
Ne mbledhjen e e fundit ekipi negociator i Kosoves ka propozuar qe delegacionin e Kosoves per bisedime me serbin ne vjen duhet ta udheheq Hashim Thaqi per shkak te temave shum te koklavitura, per kete eshte propozuar edhe Veton Suroi por ky i fundit nuk ka shpreh gadishmeri per te marre nje pergjegjsi te tille.

Hashim Thaqi ka marre mbeshtetjen e te gjithe antarve te delegacionit te Kosoves per kete takim dhe ne te njejten kohe delegacioni i Kosoves ka ardhur ne perfundim se per te dale i sukses,shem delegacioni i Kosoves ne kete takim duhet ta udheheq nje lider karizmatik e ky lider ka dale se eshte vetem Hashim Thaqi, pasi qe sipas tyre temat jane shum te koklavitura dhe per te diskutuar per keto tema duhet nje zhdervjellsi e forte politike dhe pikerisht ky politikan i afte dhe pergjegjshme dhe i vendosur ka dale se eshte Hashim Thaqi.



Para se te shkoj nė Vjenė ky politikan i zhdervjellėt, serbet e kan pas tė perkthyer tekstin qe do te lexonte Hashim pondla. Po i gjori shpirterisht eshte duke vuajtur qe t'i thot dikush KREYTAR qoftė ai edhe i tre kater shikuesve te njė ndeshje futbillistike apo dic tė ngjashėm vetem qe t'i thot dikush "kryetar".

Haziri:Botimi i dokumenteve konfedenciale tė GNK-sė s’ėshtė nė interes tė vendit


Prishtinė, 20 mars 2006 (Kosovapress)

Udhėheqėsi i delegacionit tė Kosovės nė takimin e parė tė Vjenės, Lutfi Haziri, ka vlerėsuar se botimi nėpėr gazeta i dokumenteve konfedenciale tė Grupit Negociator tė Kosovės nuk ėshtė nė interes tė vendit. Ai madje ka pohuar se delegacioni serb e ka pasur me vete (tė pėrkthyer serbisht) platformėn e Grupit Negociator tė Kosovės.

Guri i madh
22-03-06, 16:04
Kryetari Sejdiu vazhdimisht po jep bindjen se ka vite qe edhe pse si anetar i LDK-se, ka punuar per te tjeret.

Zgjedhja e Hashim Thacit si udheheqes i grupit per bisedime eshte edhe nje prej vendimeve te tij te pa-pergjegjshme qysh se ka marrur postin e Kryetarit te Kosoves.



ARB mos u shqetso

FATMIR SEJDIU tani e ka deshmue vehten se esht politikan i rangut te lart pas presioneve te evropjanve per shkarkimin e NEGJAT DACIT E BAJRAM REGJEPIT te cilet ishin pengesa kryesore qe ne komunat serbe te mos vazhdoj decentralizimi si edhe vet kan deklarue se nuk mundemi me decentralizue kto komuna kur vet kosova ne tersi nuk esht e decentralizume ose pa status te definuar.
kur ka fillue decentralizimi ne kosov opozita me kem ngulje e ka kundershtue shum her e kan lshue parlamentin ne shej proteste vetem e vetem qe para popullit te tregohen patriota e tani mu kta patriota e pranojn decentralizimin por kur vet ju prijn negociatave

hasha esht i gatshem gjithqka me nenshkrue vetem e vetem qe RTKja ta quaj kryetar i grupit negociator

fadil
22-03-06, 17:46
Ēėshtja e Mitrovicės do tė zgjidhet sė bashku me statusin e Kosovės, thotė Thaēi Aktuale“Pavarėsia e Kosovės nuk rrezikohet nga komuniteti serb” tha sot lideri i Partisė Demokratike Hashim Thaēi. Ai gjithashtu tha se ēėshtja e Mitrovicės do tė zgjidhet sė bashku me statusin e Kosovės dhe nuk do tė ketė kurrfarė ndarjeje. Nė njė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare, Thaēi pėrsėriti se ndėrmjet pushtetit dhe opozitės nuk ka dallime pėr ēėshtjen e statusit. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gif“Komuniteti serb nė Kosovė nuk ėshtė as i tepėrt e as i huaj” tha sot lideri i PDK-sė Hashim Thaēi, sipas tė cilit nė Kosovė nuk duhet tė ketė qytetarė tė diskriminuar apo tė favorizuar. Ai tha se populli shumicė duhet tė investojė nė integrimin e pakicave dhe sipas tij, vullneti i shumicės sė popullit pėr pavarėsi nuk rrezikohet nga komuniteti serb. “Pavarėsia e Kosovės dhe demokracia nė Kosovė dhe perspektiva evropiane nuk rrezikohen nga komuniteti serb. Sa mė shumė qė ata tė gėzojnė tė drejtat e tyre, aq mė afėr BE –sė dhe NATO-sė do tė jemi sa mė tė integruar tė jenė ata, aq mė afėr do tė jemi ndėrtimit tė shtetit modern demokratik dhe demokracisė qytetare” tha Thaēi. Thaēi tha se realiteti pavarėsisė sė Kosovės ka ndodhur qė nė vitin 1999, kurse tani po zhvillohen negociata pėr mėnyrėn mė tė mirė tė funksionimit tė shtetit tė Kosovės. Ai tha se nė kuadėr tė bisedimeve nuk do tė ketė marrėveshje tė veēanta, por vetėm njė marrėveshje pėrfundimtare me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr shtetin e Kosovės. Nė kėtė kuadėr ai fokusoi ēėshtjen e Mitrovicės. “Unė mendoj se ēėshtja e Mitrovicės do tė zgjidhet me zgjidhjen e statusit politik. Aty do tė ketė prezencė tė NATO-s siē do tė ketė prani tė NATO-s edhe nė tėrė territorin e Kosovės, por assesi nuk vjen nė shprehje ndonjė ndarje” tha Thaēi. Kėto komente lideri i PDK-sė i bėri nė njė tryezė tė rrumbullakėt, organizuar nga Qendra pėr Avokim dhe Trajnim. Lideri i partisė mė tė madhe opozitare tha se nė raport me pushtetin nuk ka dallime pėr ēėshtjen e statusit, megjithatė ai pėrsėriti kritikat pėr, siē tha, keq qeverisje. “Sot nė Kosovė po ndodh njė zhgėnjim i thellė. Vendi ėshtė duke u qeverisur nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kjo qeverisje e keqe ėshtė rezultat i alternativės qė ka ofruar koalicioni aktual, njė alternativė e paaftė funksionalisht, e pafuqishme politikisht dhe e korruptuar” tha Thaēi. Shumica e pyetjeve tė pjesėmarrėsve nė tryezė shtruan pyetje rreth bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Sidoqoftė, disa nga pėrfaqėsuesit e organizatave jo qeveritare kritikuan edhe nė pėrgjithėsi anėtarėt e ekipit negociator, pėrfshirė edhe liderin e PDK-sė, pėr qasjen ndaj bisedimeve, apo edhe pėr mos pjesėmarrjen e femrave nė delegacion dhe grupet punuese.

Guri i madh
22-03-06, 18:29
decentralizimi nuk esht kompromis kshtu deklaroi mbram SOREN JESEN PETERSEN
do te thot grupi negociator duhet te pergaditet per nji kompromis tjeter.
ndoshta kta njerz qe tani kan marr kto poste ne takime te mshefta kan pranue edhe ma shum se decentralizimin une mendoj se po kan pranue edhe ma shum

Dilaver
24-03-06, 17:22
Kuvendi qorton pėr butėsi dhe papėrgjegjshmėri kryesuesit e delegacioneve nė Vjenė


Prishtinė, 24 mars - Kuvendi i Kosovės ka kritikuar qėndrimet politike tė buta tė delegacioneve shqiptare nė Vjenė ndaj ēėshtjeve qė mund tė cenojnė pavarėsinė dhe sovranitetin e ardhshėm tė vendit, duke i kėrkuar mė shumė transparencė, nė debatin e hapur parlamentar pėr raportimet e udhėheqėsve tė dy delegacioneve nė dy takimet e Vjenės.
Ndėrsa, zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė Kuvendit pėr raportim, Hashim Thaēi, kryetar i PDK-sė, nuk ka pranuar ta bėjė kėtė, pėr ēka ėshtė vlerėsuar si "i papėrgjegjshėm", duke shkelur obligimet ndaj atyre qė e kanė mandatuar.


Hamiti: Thaēi i papėrgjegjshėm

Kryetari i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrim nė UE, Sabri Hamiti, raportin e Hazirit e vlerėsoi tė paplotė, nė krahasim me raportimin nė komisionin qė ai e drejton. Hamiti, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, njėri nga njerėzit mė parimor, e ka vlerėsuar sjellje tė papėrgjegjshme mospėrfilljen e Kuvendit nga Hashim Thaēi.

Ai tha se nuk dėshiron tė spekulojė pėr mungesėn e Thaēit tė arsyeve tė tij tė mundshme. "Kjo ėshtė njė papėrgjegjėsi qė nuk janė paraqitur komplet, nėse ėshtė papėrgjegjėsi e Ekipit tė Unitetit, nėse ėshtė papėrgjegjėsi konkretisht e njėrit prej udhėheqėsve tė grupit, qė i bie Hashim Thaēi atėherė ėshtė papėrgjegjėsi e tij", tha Hamiti.

fadil
26-03-06, 14:59
Pershendetje:

Sa i perket raportimit ne kuvend te udheheqve te delegacionit te Kosoves per status qe eshte mbajtur ne Vjen , une mendoj se kjo eshte e domosdoshme , por pyetja lind se kush duhet ti detyroj keta qe ta bejne nje gje te tille dhe kushe duhet ta beje kete?

Kurse sa i perket mosraportimit te Hashim Thaqit ne seancen e kaluar mendoj se kjo nuk eshte papergjegjsi e Hashim Thaqit por papergjegjsi e tere delegacionit te Kosoves, sepse ata kane vendosur qe ne kuvende te raportoj vetem Lutfi Haziri i cili eshte edhe zevendes Kryeminister i Kosoves .

Une personalishte mendoj se Kryesuesi i delegacionit per status duhet te raportoj ne kuvende kurse antaret e delegacionit duhet te raportoj te kryesuesi i ketij delegacioni e ky eshte Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu.

sepse ne kete menyr po shperndahet pergjegjsia dhe kjo nuk eshte e mir sepse ateher te gjithe do te jen shefa dhe askush nuk do te marre pergjegjsi per deshtimin eventual te negociatave apo nese do te kete sukses do te behen copa duke u munduar qe secili te vetlavdrohet dhe te thote se ja qka bera une.

tung

Guri i madh
26-03-06, 21:50
fatkeqsish ne krye te grupit negociator nderkombtaret e prun njerin i cili ne takime te mshefta ka pranue nji republika serbska ne kosoven ton te vogel kto ndryshime ne institucione edhe ne kryesusin e grupit negociator jan ba nen presionin e bashksis nderkombtare.
por tani qka esht ma e keqja qe edhe ramushi ka pranue te baj ndrrimin e lirimit te tij nga haga me kompromisin per republika serbska ne kosoven e pa mvarne ose gjysem e pa mvarne. sa injorant edhe idiot esht treguar hasha javen e kaluar duke nenqmu ter kombin
por paftyrsia e tij nuk purfundon me kaq ka injorue parlamentin e kosoves nuk erdhi me i raportue delagatve duke perfshi ktu edhe ter popullin e kosoves.
ku ishin delegatet e PDkes qe tani nuk e lshun mledhjen e kuvendit ne shej proteste kunder decentralizimit.
loja politike e nderkombtarve nuk ka te ndalur pas gjitha ktyre ndryshimeve te dhunshme qe kan ndodh ne institucionet e kosoves qe i perngjajn drejtorve te dhunshem qe slloba i sillte ne ndermarrjet e kosoves, loja tjeter edhe ma e rrezikshme tani luhet me heqjen e flet arresteve nga intrpoli per hashen edhe agim qekun .
ju lutem ne slloveni u arrestue fatmmir limaj e pse hasha jo ne slloveni u burgos qeku por edhe pas andej ka shkue e nuk esht arrestu pasi qe aktakuza paska qen e ngritur ne interpol deri ne javen e kaluar pse hasha nuk u burgos ne athin kur u tubun proletaret e te gjitha vendeve per rreth idealit te tyre qe quhej tadiq .