PDA

View Full Version : Testimi I Politik I Kosoves


beku
18-03-06, 16:21
http://dardania.de/vb/upload/www.google.deTESTIMI I POLITIK I KOSOVĖS

Ndryshimi ndodhė gjekundi kur nuk ka rezultate, kur nuk tregohet seriozitet nė qeverisje politike te institucionėve. Madje edhe kur gjėrat rrjedhin ashtu si ma parė, dhe kur nuk ka shumė aspirata birokratike, shtrohet dhe nė formė mė normale vije si njė domosdo ndryshimi, ndryshimi qė ėshtė njė mundėsi pėr tė freskuar ambientin nga paorit politik dhe ajo qė nuk josh mė zhvillimin e vendit

nga Bekim REXHEPI

Mbase askush nuk ėshtė i gatshėm dhe askush nuk ėshtė i predispozuar nė mėnyrė klasike tė marrė njė llogaritės dhe tė shumėzoi me numra matematikor, si njė detyrė nė tė cilėn do tė mund tė nxirrnim pėrfundime edhe sipėrfaqėsore se kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė pėr pavarsinė e Kosovės.
Akoma nuk kemi ndonjė insiativė tė ngjajshme, siē ishte insiativa e Fances, pėr njohjen kolektive tė Jugosllavisė sė mbetur. Rasti i Kosovės tani e hapė mundėsinė e insiativave, Britanikėt duken mė tė prirur pėr njė insativė tė tillė ngase ditaditės dukėn mė te qartė nė prononcimet e tyre rrethė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės derisa tė tjerėt hezitojnė pėr kėtė.
LOJĖ ME FIGURA
Situata politike nė Kosovė ėshtė frustėruar befas, kur nuk „dihej“, e nuk „pritej“ dhe askush nuk mund ta marrė dhe ta thotė se kjo qė ndodhi, si njė ndėrrim figurash nė krye te institucionėve tė pėrkohshme nė Kosovė ka qenė njė kurdisje e paramenduar. Se ishte ky ndrrim nė favor tė Kosovės kjo nuk mund te diskutohet, madje njė qeverisje e re do ti shkonte shtatit dhe momentit politik. Po a ishte opozita ajo qe e kėrcnoi skenėn politike pėr njė hapė tė tillė ndryshimi, pa mėdyshje JO. Kjo trysni e opozitės aktuale nuk qe dhe nuk u bė siē bėhet nė vendet e tjera me ashpėrsi dhe bojkote. Por pėr ēudinė e pa zakont nė mediat tona dhe ne opinionin e atykėtushėm u krijua mendimi se qe njė „opozitė tjetėr“, e cila ndikoi mė direkt dhe mė fuqishėm nė brendinė e pozitė, qė kjo e fundit tė shtrėngohet pėr kėto ndryshime. Kėto ndryshime u bėnė befasisht dhe aq shpejt pa paralajmrime tė mėhershme, dhe sikur qenė tė kordinuara, u bėnė pa marrė parasyshė atributet e tė ndrruarve dhe kenė kėto ndrrime te vogla dhe jo te thella siē ndodhin kur qeverit e pasuksesshme akuzohen. Nė esencė Kosova kishte nevojėn e ndryshimit tė domosdoshėm nė qeverisjet tona politike. Po ajo qė s'arritėm tė kuptojmė se cila ka kenė strategjia e mirėfilltė qė kanė zgjedhur partitė nė koalicionin LDK, AAK dhe 6 +1, pėr kėto ndryshime te krerve tė tyre dhe si argumentohen ato?
Eshtė fare e qartė se ky koalicion nė pozitė u bashkua nė njė kėrkesė pėr ndryshime, ndryshimet u bėnė mėnjėherė ashtu siē dolėn edhe nė opinion, duke mos i pėrjashtuar rezervat e mundshme dhe ndonjė akuzė naive lidhur mė kėto ndryshime. Nuk do tė doja t'i hyja nė hakė asnjė naiviteti tė mundshėm politik, se cilėt kenė faktoret mė tė kėrcnushėm qė sollėn deri kėtu. Ndryshimi ndodhė gjekundi kur nuk ka rezultate, kur nuk tregohet seriozitet nė qeverisje politike te institucionėve. Madje edhe kur gjėrat rrjedhin ashtu si ma parė, dhe kur nuk ka shumė aspirata birokratike, shtrohet dhe nė formė mė normale vije si njė domosdo ndryshimi, ndryshimi qė ėshtė njė mundėsi pėr tė freskuar ambientin nga paorit politik dhe ajo qė nuk josh mė zhvillimin e vendit.
PSE DACI DHE PSE „KĖSHILLTARI I TIJ“?
Vėrtetė, Daci ėshtė pėr t'u pėrmendur e mbajtur nė mend. Ėshtė njė (se-donte-tė-bėhej-me-ē'do-kusht) mė i menēuri politik, mė i pėrgjegjėshmi i pėrgjegjėshmėrisė. Kėtė teori shpejt i'a mbuloi njė saten dhe i ra shkėlqimi pėrrallor i njeriut pa te meta. Nė postin e kryetarit tė parlamentit, ay e nxorri shumė shpejtė tė shpėrlarė figuren e tij autoritare. Madje duke e ushtruar te drejtėn e tij pėr ti mistifikuar problemet politike me mėnyra e vet qė i shkonte pėr shtati vetėm ati. Parlamenti nė mandatin e tij u aktualizua si njė parlament i pa pjekur, pėr faktin se i mungonte debati i gjėrė dhe zhvillimi i tyre. Proklamonte mė dėshirė mė te madhe arritjet qė nuk tejkalonin zeron dhe ushqente vetėn nė mėnyrė mediokrite me nocionin e pavarsisė. Shkarkimi nga posti i kryetarit tė Parlamentit apo kuvendit tė Kosovės e zuni nė pushime dimrore. Vėrtetė ke dimėr pėr Dacin. Nuk la pa dhėnė akuza te tipit tė papjekurisė politike, duke i akuzuar zyrtaret e SHBA-sė tė instaluar nė Kosovė se ata kanė ndikuar dhe janė pėshtillur nė kėtė lojė kundėr tij. Tė tilla akuza nuk duhet parė mbi simetrinė politike personale, por mbi demet qė ato mund tė shkaktojnė nė ndėrkoh edhe procesit ku ndodhet Kosova e provave tė mėdha apo e testimėve politike.
Edhe „kėshilltari i tij“ me po kėtė naivitet u paraqit para gazetarve dhe mediave qė e rrethuan kur u shkarkua shefi i tij Daci. Ay bėri akuzat e njėjta dhe lėndoi nė mėnyrė shpekullative se veprimi i kryesisė sė LDK-sė ėshtė veprim puqistė, etj. Mė shumė u kuptua se dhimbja peshonte nė pozitėn e tij si kėshilltar se sa tė halli i shefit. Po si tė mos rėndonte mė shumė kjo humbje tek pozita e tij, sepse po ikte repotacioni i kshillėtarit pėr tu kthyer nė gazetari ku e kishte vendinedhe mė parė.
Jo tė gjitha kėto kenė njė varg justifikimesh te mundshme, tė cilat e pėrbėjnė thelbin e vėrtetė qė quan tė ndryshimi. Nga ana tjetėr, koalizioni nė pozitė nuk dukej se kishte ndonjė nguti pėr ta futur Kosovėn, para njė akti tė tillė ndrrimesh nė krye, nė njė situatė e cila nuk pėrceptohej nga askushi si kaotike. Eshtė i sigurt fakti qė LDK e dinte se pas vdekjes se Rugovės partia kishte nėvojė pėr njė rirreshtim tė ri dhe pėr njė freskim te pozitave te brendshme udhėheqėse duke u orvatur t'i eliminojė pa ndonjė dhimbje tė keqe tė gjitha frustėrimet e saja tė cilat pėrbefasishėm nuk kishin pėlcitur sa ishte Rugova. Rugova ishte njė rrypė i gjėrė, por qė dinte mjaftė mirė ti pėrmbledhte tė gjitha vrimat nė trupin e partisė. Dhe kėtė parti e mbajti nė njė „kompaktsi“ te jashzakont edhe pse nė shumė raste i dilte tym i dendur.
AAK-ja gjithashtu njė pari e vogėl dhe e zakonshme nė skenėn politike nė Kosovė, por qė krye ka njė ish luftetar te pakompromisė mė regjimin kriminal. Ramush Haradinaj, ish kryeministėr dhe i akuzuar nga Tribunali i Hagės, akoma ruan brenda vetės njė afinitet nė opinionin gjėrė shqiptar.
Ndėrsa nga ana e strategjisė politike, ky koalicion POZITAR nuk e lufton OPUZITĖN ashtu siē kemi pamjet nė Shqipėri dhe Serbi. Pozitės sonė nuk i leverdis as mė shumė e as mė pak qė t'i ketė kundėrshtarėt e vet politik tė pėrēarė, ajo qė mund tė shihet si njė arritje ėshtė suksesi i eliminimit tė konfliktit politik dhe tani janė bashkuar dhe nė shumė raste duket si njė koalicion i gjėrė e i pashpallur.

14 Mars 06
[email protected] ([email protected])