PDA

View Full Version : Korrupsioni Nė Emėr Te Patriotizmit

Kalt
04-04-06, 10:46
KORRUPSIONI NĖ EMĖR TE PATRIOTIZMIT

Hashim Thaēi

http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Pėrgjegjėsitė e opozitės nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet Kosova janė tė mėdha dhe tė shumta. Kur e them kėtė, kam parasysh procesin historik tė zgjidhjes sė statusit politik tė vendit. Jemi nė fazėn finale tė kėtij procesi, me tė cilin pėrmbyllet njė histori e gjatė e pėrpjekjeve dhe sakrificave tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Nė anėn tjetėr, nė planin e brendshėm, qytetarėt dhe opozita, ndeshemi me realitetin e qeverisjes sė dobėt tė vendit nga qeveria e koalicionit aktual. Mbi bazėn e kėtyre rrethanave dhe faktorėve mund tė definohet edhe roli aktual i opozitės demokratike, qė ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė, pėrgjegjėsi nė raport me statusin dhe ballafaqimi nė raport me keqqeverisjen e vendit. Tė dy kėto angazhime e plotėsojnė njėra tjetrėn dhe nė fund tė fundit kanė tė njėjtin qėllim: ndėrtimin e shtetit funksional. Sovraniteti dhe funksionaliteti efektiv i shtetit e ushqejnė dhe mbajnė njėri tjetrin.

Statusi
Statusi i Kosovės duhet tė jetė reflektim i vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, sepse ai ėshtė investim i tė gjithė qytetarėve. Nga kjo rrjedh edhe pėrgjegjėsia e tė gjithėve, institucioneve, partive politike, medieve dhe shoqėrisė civile etj. Partia Demokratike ka ofruar dhe vazhdon tė ofrojė tėrė potencialin e saj tė shumanshėm nė shėrbim tė kėtij qėllimi. Kudo qė ne mund tė japim kontributin tonė aty edhe do tė jemi. Nė kuadėr tė kėsaj duhen kuptuar dhe respektuar edhe angazhimet e opozitės nė grupin negociator, atė politik dhe strategjik apo nivele ekspertėsh.

Qeverisja
Pėrgjegjėsia tjetėr dhe sfida e madhe dhe shumė e rėndėsishme e opozitės, por edhe vetė qytetarėve ėshtė pėrgjegjėsia nė raport me qeverisjen e vendit. Opozita aktuale ka legjitimuar demokracinė nė Kosovė, demokraci e cila ka nevojė tė rritet dhe zhvillohet. Nė kėtė plan, dallimet opozitė –pozitė janė shumė tė mėdha. Opozita po e ushqen ēdo ditė kėtė demokraci nė rritje, pushteti po e godet ēdo ditė. Opozita ėshtė bėrė adresa pėr shpresat dhe optimizmin e qytetarėve tė zhgėnjyer nga “qeverisja” e trafikimit politikė.
Sot nė Kosovė ėshtė duke ndodhur njė zhgėnjim i tillė dhe i thellė. Vendi ėshtė duke u qeverisur nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kjo qeverisje e keqe ėshtė rezultat i alternativės qė ka ofruar koalicioni (interesave private) aktual, njė alternativė e paaftė profesionalisht, e pafuqishme politikisht dhe e korruptuar. Alternativa e ofruar e qeverisjes nga koalicioni e ka pėrkeqėsuar gjendjen nė tė gjitha segmentet, por kėtu do ti nėnvizoj dy rrafshe. Nė rrafshin qytetar, falė kėsaj keqqeverisje, jo qė nuk ka zhvillime pozitive ekonomike dhe sociale, por pėrkundrazi ka rėnie dhe thellim tė varfėrisė e problemeve sociale. Projektet dhe investimet publike kanė rėnė nė shkallėn zero. Edhe ato qė ishin bėrė nga qeveria mėhershme, e qė nuk ishin pėrfunduar, kanė mbetur nė gjysmė, janė stopuar, e dikund edhe janė harruar fare. Regjioneve tė caktuara tė padėgjueshme politikisht, koalicioni aktual i ka shpallur luftė tė heshtur me tendencė izolimi dhe ndėshkimi. Duke injoruar qėllimisht ose nga mosdija faktin se tėrėsinė e forcave politike tė njė vendi dhe shoqėrie e pėrbejnė qeveria dhe opozita. Kosova duhet tė evitojė dhe mbrohet nga ky zhvillim negativ, sepse nesėr mund tė jenė tė mėdha pasojat e paparashikueshme sociale dhe tė sigurisė. Qeveria gjithmonė duhet t’i largohet tendencės totalitare tė identifikimit tė vetvetes si parti shtetėrore. Opozitėn duhet respektuar si alternativė politike dhe me funksion demokratik kontrollues. Opozita ėshtė rojtare e demokracisė nė vendet ku institucionet janė sistematikisht tė korruptuara. Opozita kosovare sot fuqishėm ėshtė duke e kryer kėtė punė nė shėrbim tė vendit. Nė rrafshin institucional kjo qeveri korrupsionin fragmentarė qė ishte shfaqur nė periudhėn menjėherė pas luftės e ka zhvilluar nė korrupsion strukturorė. Tanimė nė sistemin e qeverisjes nuk bėhet fjalė vetėm pėr individ, por pėr struktura tė tėra tė korruptuara, qė udhėhiqen dhe dirigjohen nga individ dhe struktura parapolitike. Korrupsioni ėshtė duke u zhvilluar edhe nė emėr tė patriotizmit si mbulesė. Tenderomania po bėhet nė emėr tė njerėzve tė “mėdhenj”, tė cilėt presin tė fitojnė “beteja” tė mėdha. Ky ėshtė njė lajm i keq pėr demokracinė, kushtetushmėrinė dhe qytetarinė nė Kosovė. Shumė qeveritarė nė pozitat e tyre sillen me logjikėn e pronės private dhe e kanė instaluarė mentalitetin e grabitjes, duke harruar ose injoruar se institucionet janė shėrbime publike nė funksion tė qytetarėve. Arbitrariteti ėshtė bėrė kulturė politike dhe qeverisėse. Shkelja e ligjit, shkelja e kodit moral qytetarė ėshtė bėrė pėrditshmėri e kėsaj qeverie. Kjo strukturė qeverisėse duhet tė pėrballet me drejtėsinė.

Koalicioni
Qeverisja aktuale si qeveri e shantazhit, e frikės dhe kėrcėnimit ka humbur nė masė tė theksuar legalitetin demokratik, ndėrsa gati plotėsisht ka humbur legjitimitetin qytetar, sepse pushteti nuk ėshtė legjitimim vetėm nėse buron nga procedurat juridike demokratike, por pėr mė tepėr ai ėshtė legjitim kur ushtrohet nė mėnyrė demokratike. Kjo fatkeqėsisht nuk ėshtė duke ndodhur nė Kosovė. Nė kėtė situatė sfida dhe pėrgjegjėsia e opozitės ėshtė vendimtare. Kjo pėrgjegjėsi buron edhe nga vullneti qytetarė. Ėshtė ngritur fuqishėm zėri i opozitės parlamentare dhe deri diku, por nė mėnyrė stihike edhe i opozitės jashtėparlametare (iniciativave lokale qytetare, shoqatave tė ndryshme). Nga ky zė i fuqishėm opozitarė janė ofruar fakte dhe dėshmi. Kjo do tė vazhdoi derisa vendi tė ketė qeverisjen qė meriton. Njė qeverisje me duar tė pastra, larg botės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Njė qeverisje tė aftė pėr ti zgjidhur problemet e qytetarėve dhe me legjitimitet tė plotė demokratik. Ky ėshtė qėllimi politik dhe misioni ynė historik. Kėtij qėllimi dhe misioni i duhen partnerė dhe aleat qė ndajnė tė njėjtat brenga dhe shqetėsime pėr shtetin e ri tė Kosovės, rendin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Pėrballė kėtij koalicioni tė sė keqes tė ndėrtohet koalicionin e shtetndėrtimit, pėr demokracinė dhe sundimin e ligjit. Ky ėshtė koalicioni i forcave opozitare demokratike dhe progresive, me qytetarin, me mediet e lira, me shoqėrinė civile, intelektualėt, personalitetet publike dhe biznesin qė zhvillohet larg logjikės sė korrupsionit, mitos dhe ryshfeteve, fenomene qė janė duke e ngulfatur investitorin e ndershėm e tė ligjshėm. Kosova ka nevojė pėr njė ekonomi tė ligjshme, prej tė cilės tė pėrfitojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, e jo pėr ekonomi tė zezė qė bazohet mbi shkeljen e ligjit dhe jeton prej shkeljes sė ligjit. Kjo ėshtė njė sfidė e tranzicionit nė Kosovė dhe sė bashku me opozitėn, mediet e lira, dhe shoqėria civile kanė njė rol vendimtarė nė pėrballimin me sukses tė kėsaj sfide. Ndryshimet janė tė varura shumė nga gjendja e prezantimit dhe mendimit publik, vetėm njė opinion publik aktiv, i hapur dhe kritik ndaj fenomeneve negative mund tė bėhet forcė krijuese pėr zhvillimet demokratike. Qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė legjitime tė dinė se si po qeverisen, kush po qeveris dhe si po pėrdoren paratė e tyre qė mbushin buxhetin e Kosovės. Qeveria aktuale ėshtė duke e shkelur nė mėnyrė sistematike kėtė tė drejtė. Transparenca dhe disiplina nė njėrėn anė dhe qeveria aktuale nė anėn tjetėr, janė dy botėra krejtėsisht tė ndryshme. Ka ardhur momenti qė tė gjithė mekanizmat demokratikė tė vihen nė shėrbim tė qėllimit pėr distancimin nga e keqja qė ka zėnė rrėnjė nė strukturat qeveritare, e nė anėn tjetėr pėr rritjen e vendosmėrisė pėr ndėrtimin sa mė tė shpejt tė shtetit demokratik dhe tė integruar tė Kosovės. Qėllimi i kėsaj vendosmėrie ėshtė shumė i qartė: dėshtimet e qeverisė aktuale nuk mund tė jenė edhe dėshtime tė shoqėrisė dhe qytetarėve kosovarė.

*Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės

04/04/2006

dardan.i.ver8
04-04-06, 11:19
Me kete shkrim autori (Taqi) mundohet qe tua mesoje alfabetin e demokracise atyre qe ne fakt kane provuar t'ia mesojne atij qysh para 16 vjetesh kur ai ishte i kyqyr ne organizatat rinore te LDK-se.
Here here ky shkrim tingellon mire ne veshine qdokujt qe eshte i etur per pak qetesi, mireqenje dhe mbi te gjitha liri. Por kjo tingellime zbehet kur na vien ndermend gjerat qe kishin ndodhur kur pushtetin e kishte ne dore Taqi menjehere pas luftes dmth me Qeverine e Perkohshme. Ose edhe ne kohet e funit te bashkeqeverisjen. Aferat e korrupsionit ishin qdokund ne ministrine e Sherbimeve Publike kur Krasniqi e udhehiqte ate.
Nuk e kam per te mbrojtur askend sepse te gjithe jemi te vetedijshem qe disa nga ministrat aktuale duhet te zbresin nga karriket e te shkojne ne shtepi pikersisht per shkak te ketyre aferave, por nuk mund te pajtohem qe ai qe drejton gishtin kah ta te jete nje njeri i cili vete ka qene i perfshire ne keso aferash. Sepse sa e di une asnjerit prej ministrave te tashem nuk i eshte zene ndonje vella me gjysem milioni neper kufijte e Kosoves.
E sa per fund ti kthehem titullit.
Lufta kunder korrupsionit eshte e nevojshme dhe urgjente por nuk duhet ta leme qe ne emer te saj te kthehen ne pushtet ata qe ishin te kurruptuar (si autori i ketij shkrimi) vetem sa per tu nderruar skema e aktoreve ne kete loje te ndyte.

Per ta kritikuar dikend duhet te jesh se paku i barabarte me te ne mos me i mire se ai.

Reana
04-04-06, 14:52
Une mendoj se me kete shkrim Thaqi, ia perkujton vetes se prej se eshte krhyer nga Zvicra me 1999, ende nuk e ka bere NJE dite pune!!!
Kjo eshte lista e sendeve te cilat ai i magjinon ti beje ndonjehere!!!:redface:
por ende eshte i zene duke u munduar te zbuloje, sesi kryhen ne praktike keto detyra!!!

Kalt
04-04-06, 16:18

Cuditerisht prisja nje pergjigje tjeter nga ti, por asgje e re kete here, pervec fjalorit tashme te vjeteruar te thashethemeve!
Shkrimi i lartpermendur, ne fakt ka shume te verteta brenda, pavaresisht se dikujt nuk i pelqejne!
Kisha dasht qe pergjigja te merrej me shume me thelbin e shkrimit, se sa me personin qe e ka shkruar ate, i cili perderisa udheheq nje parti opozitare, eshte dhe nje person i nderuar apo jo?
E kam thene dhe ne shkrime te tjera se shqiptaret kurre nuk paten fat te jetojne ne kohera demokratike, ata po mesojne demokracine tash.
Ketu nuk ben perjashtim as Thaci!

arben-ks
04-04-06, 16:44
Ne ditet me te veshtira te popullit , pozita ben gjerat me te ndyra kundra popullit, te vet se mos t kishte qen kosove e shqiptarve ndasht, ketu kjort shihet kultura e liderve dhe e udhheqve t ldk e cila tregon drejt se ata jan ne sherbim te armikut.

Ata qe bejn ligje per popull, bejn dhe vendosin ligjet emira te popullit,te cilat jan me te pershtatshme per tejkalimin e situates katastrofike humanitare robruse.

Gjdo ligj qe vendoset votohet nga parlamenti pamvarsisht pozit opozit ata kan te drjt te votojn apo jo ne qofe esht per popull e jo per prioritetin epartis apo reklamimin e pushtetit.

ketu gjejm dobsimin e Pdk e cila esht ne hall sikur e gjith populli.

A te votoj ; kur ldk-zgjedh vetem at qe i takon partis e jo popullit.

A t punoj; si t punoj kur ata pozita kan vota mer te ber qfardojn- dhe ket po e bojn.

A te bashkunoj; me kan me bashkpunue me nje opozit t ndyr ne t cilen nuk ka mbet asgje tjeter veqse korupcion hajni , ne te kunderten nuk ke qare se serbet po perfitojn nga mos bashkpunimi apo largimi nga parlameti qe i kushton popullit shum shtr(ejt sa edhe nje luft t fituar.

Kah po e qojn ldkashat me korrupcion kosoven.
A e kan shit ldkashat kosoven.
Kush po e mban ldk
kush po e vjedh shtetin ldk
kush po e qeveris shtetin ldk
deri kur ldk-a duhet me prit ldk me ba boll apo duhet me ja ba boll...?

Reana
04-04-06, 16:57
Cuditerisht prisja nje pergjigje tjeter nga ti, por asgje e re kete here, pervec fjalorit tashme te vjeteruar te thashethemeve!
Shkrimi i lartpermendur, ne fakt ka shume te verteta brenda, pavaresisht se dikujt nuk i pelqejne!
Kisha dasht qe pergjigja te merrej me shume me thelbin e shkrimit, se sa me personin qe e ka shkruar ate, i cili perderisa udheheq nje parti opozitare, eshte dhe nje person i nderuar apo jo?
E kam thene dhe ne shkrime te tjera se shqiptaret kurre nuk paten fat te jetojne ne kohera demokratike, ata po mesojne demokracine tash.
Ketu nuk ben perjashtim as Thaci!

hmmmmm...po me dhemb kur mendoj se shkrimi im me tre rrjeshta, permban me teper REALITET sesa gjithe shkarravitjet qe ia pergatit dikush tjeter Hashimit, qe ai t'ia komunikoje publikut (e qe ti i paske bart ketu)!!!

Se pari, Hashimi do te duhej te mesohej te MENDOJE,
e dyta, te FLASE,
e pastaj ka gjasa se nese i meson keto te dya, mundet te mesoj edhe te PUNOJE (me ndergjegjje-NDOSHTA)!!!!

Ceshtja e oportunizmit, korrupcionit ne kuader te Institucioneve dhe jetes publike ne Kosove, nuk eshte "prone private", apo pergjegjesi eksluzive e LDK-se, dhe e Qeverise!!!
Qeveria ka nje numer te caktuar njerezish te emruar neper poste, perderisa pjesa dermuese e nepunesve te sherbimeve publike jane individe te te gjitha partive politike apo edhe apolitike.
Te akuzosh Qeverine, apo LDK-ne ne vecanti, per nje proces ku marrin pjese te GJITHE, nuk i thuhet OPOZITE e shendoshe, kritike e shendoshe apo edhe veprimtari per te miren dhe mireqenien e Kosoves dhe gjithe banoreve te saj, po i thuhet SABOTIM per te demtuar ne menyre individuale, apo edhe kolektive dike tjeter, ku pjesetar ne faj jane te gjithe se bashku!!!

Ceshtja e korrupcionit eshte PLAGE SHOQERORE, reflektim i kultures, se te GJITHEVE ne Kosove, dhe si ne tille duhet te drejtohet/trajtohet, e jo faji EKSKLUZIV i nje grupi lideresh qeveritar!!
Kur ta kete Hashimi, trurin te gatshem te kuptoje, se korrupcioni luftohet duke filluar nga vetevetja, kur te jep Hashimi SHEMBULL, duke u nisur nga vetevetja (proces i thjeshte, iu mesohet prinderve-se femiu gjithmone do te marr shembullin qe sheh, jo ate qe i komunikohet me fjale:wink: , sepse keshtu FUNKSIONON natyra njerezore), ndoshta do te arrije nje GRIME kredibiliteti ne syte e popullit.
Keshtu si qendrojne punet, pothuaj te gjithe votuesit lidhen per dike ne vija lokaliste, varesisht nga cili regjion vijne, keshtuqe te gjithe disi e kane nje vend te sigurte po ne kete strukture egzistuese. Dhe Hashimi ne dash i mire, ne dash i keq ne mos 100% e Drenices me rrethine, se pakus shumica do ta votojne perseri, dhe njejte me Dukagjinasit e tjera, te cilet ne mos 100% me shumice do te votojne per partite ne pushtet.

Qe opozita te jete me cytese, edhe ata do te duhej te ken "opoziten" e tyre, po me kete strukture te te menduarit popullor, edhe ata jane bere oportuniste sepse e kane te sigurte qeverisjen ne Drenice....

Personalisht, une, si individ, do te deshiroja qe ne skenen politike te Kosoves te kemi dike me ndergjegjje te paster ne Opozite, dike qe vertete kontribon KONTRUKTIVISHT, ne ecjen dhe mirevajtjen e procesve politike te Pozites....cdo shtet demokratik, funksionon me mire ne kete menyre...
Por individe te ketille-nuk ka ende ne mesin e liderve opozitare-FATEKEQESISHT!!!

Perndryshe mos u merr me mua, merru me temen:wink: !!!

GURI SYLAJ
04-04-06, 18:09
Nga e tera qe eshte thene ketu ,kerkoj falje nese eshte thene dhe mua nuk me ka ra ne sy, por mendoj se mungon vetem K O N K L U D I M I , qe sipas shkrimt edhe eshte normal, e ai eshte- Kosova nuk eshte e pergaditur per mvehtesi dhe arsyet jan ato qe autori i numron e qe fatkeqesisht ,ne shumicen e rasteve edhe qendrojn.
Por shtrohet pyetja, pse thuhen keto tash dhe nga kjo pozite?
Te gjitha ato qe numrohen ,ne Kosove jan prezent ,e mund te themi se disa edhe nuk jan numru fare .Arsyeja e pare pse ato ndodhin qendron , pike se pari ne ate , se asnjehere keto dukuri nuk jan luftuar seriozisht por perkundrazi ,cilido qe ka pas mundesin , ka qene me pakice apo shumice pjese e tyre.
Edhe para luftes, me te madhe gjate luftes, pas luftes e deri me sot te mos flasim.
Brenda nje kohe te shkurte ne Kosove kemi nje shtrese te re milioneresh qe as nuk e dijn cka eshte paraja , as si fitohet ajo dhe as per cka duhet ajo.Krejt cka dijne eshte se per para dhe per pushtat lejohen te gjitha ,edhe rrena , edhe vjedhja , edhe vrasja e edhe ,large qofte ,tradhtija ndaj atdheut.
Mund edhe te gabohem por mendoj se kjo eshte shtresa me e painteresuara per ecje perpara te statusit te Kosoves , kjo eshte shtresa qe me cdo kusht do te mundohet qe sa me gjat te mbaj kete gjendje agonie sepse kjo edhe eshte me frytedhense per punet e tyre te liga.
Dhe shih absurditetin qe mund te ndodhe ,dhe po ndodhe .
Qohet shume pluhur e shume fjale per shuma nen nje milion kurse per ato qe e kalojn milionin as qe flet kush.
Qohet shum pluhur e shume fjale per ndrrime kadrovike kurse per likuidime kadrovike as qe flet kush.
Do te ishte shume interesant hulumtimi i nje dukurie ;
Ku jetonin dje dhe ku jetojn sot bredharaket e skenes politike kosovare .
Dhe hiq pa shybe , e tere kjo zhurme dhe keto fjale do te merrnin pergjigjen e duhur dhe secili do te kishte nje pasqyre ku do te shihte veten.
Demokracia nuk eshte dicka qe hahet , as dicka qe e din vetem nje person , Demokracia eshte forme e pushtetit ku per dukurite e numruara , ndertohen burgje , bllokohen konto , humben votat e elektoratit dhe te gjitha keto ne emer dhe per hire te DEMOKRACISE.

gjergjii
04-04-06, 18:26
Pershendetje

Sikur kete deklarate ta kishte bere dikush nga bota perendimore dhe ne nje sistem demokratik ashtu siq pretendojm te jemi"ne''do te kishte bere buje te madhe dhe dikush do te ishte dashur ''ta haj'' ose te bjere qeveria ose te diskriditohet THAQI. Mirpo siq duket po i kthehemi nje zakoni te shtetit am shqiperise.Ne cilin vend ka deklarata bombastike dhe asgje me teper.
Une mendoj se ne ate menyr ne te cilen foli thaqi {u nenkuptojke qe ka fakte te mjaftushme per kurrupsionin}ka qen dashur te merret prokuroria ma e lodhta ne bote kisha me thon dhe te filloj me penalizime{gjithmon shkruj ashtu siq ishte dashur te jet}, mirpo une mendoj qe prokuroria nuk do te luj nga vendi dhe as qe do te behet ndonje gje ne kete drejtim.
Kjo qe ndodhi mendoj qe ma shume do te kete pasoja se sa dobi, per arsye se edhe lideret tjer do te fillojn me akuza dhe kunder akuza dhe gjdo gjeje te ket drejtim do ti humb efekti.

panta_rhei
04-04-06, 21:56
KORRUPSIONI NĖ EMĖR TE PATRIOTIZMIT

Hashim Thaēi

http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Pėrgjegjėsitė e opozitės nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet Kosova janė tė mėdha dhe tė shumta. Kur e them kėtė, kam parasysh procesin historik tė zgjidhjes sė statusit politik tė vendit. Jemi nė fazėn finale tė kėtij procesi, me tė cilin pėrmbyllet njė histori e gjatė e pėrpjekjeve dhe sakrificave tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Nė anėn tjetėr, nė planin e brendshėm, qytetarėt dhe opozita, ndeshemi me realitetin e qeverisjes sė dobėt tė vendit nga qeveria e koalicionit aktual. Mbi bazėn e kėtyre rrethanave dhe faktorėve mund tė definohet edhe roli aktual i opozitės demokratike, qė ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė, pėrgjegjėsi nė raport me statusin dhe ballafaqimi nė raport me keqqeverisjen e vendit. Tė dy kėto angazhime e plotėsojnė njėra tjetrėn dhe nė fund tė fundit kanė tė njėjtin qėllim: ndėrtimin e shtetit funksional. Sovraniteti dhe funksionaliteti efektiv i shtetit e ushqejnė dhe mbajnė njėri tjetrin.

Statusi
Statusi i Kosovės duhet tė jetė reflektim i vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, sepse ai ėshtė investim i tė gjithė qytetarėve. Nga kjo rrjedh edhe pėrgjegjėsia e tė gjithėve, institucioneve, partive politike, medieve dhe shoqėrisė civile etj. Partia Demokratike ka ofruar dhe vazhdon tė ofrojė tėrė potencialin e saj tė shumanshėm nė shėrbim tė kėtij qėllimi. Kudo qė ne mund tė japim kontributin tonė aty edhe do tė jemi. Nė kuadėr tė kėsaj duhen kuptuar dhe respektuar edhe angazhimet e opozitės nė grupin negociator, atė politik dhe strategjik apo nivele ekspertėsh.

Qeverisja
Pėrgjegjėsia tjetėr dhe sfida e madhe dhe shumė e rėndėsishme e opozitės, por edhe vetė qytetarėve ėshtė pėrgjegjėsia nė raport me qeverisjen e vendit. Opozita aktuale ka legjitimuar demokracinė nė Kosovė, demokraci e cila ka nevojė tė rritet dhe zhvillohet. Nė kėtė plan, dallimet opozitė –pozitė janė shumė tė mėdha. Opozita po e ushqen ēdo ditė kėtė demokraci nė rritje, pushteti po e godet ēdo ditė. Opozita ėshtė bėrė adresa pėr shpresat dhe optimizmin e qytetarėve tė zhgėnjyer nga “qeverisja” e trafikimit politikė.
Sot nė Kosovė ėshtė duke ndodhur njė zhgėnjim i tillė dhe i thellė. Vendi ėshtė duke u qeverisur nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kjo qeverisje e keqe ėshtė rezultat i alternativės qė ka ofruar koalicioni (interesave private) aktual, njė alternativė e paaftė profesionalisht, e pafuqishme politikisht dhe e korruptuar. Alternativa e ofruar e qeverisjes nga koalicioni e ka pėrkeqėsuar gjendjen nė tė gjitha segmentet, por kėtu do ti nėnvizoj dy rrafshe. Nė rrafshin qytetar, falė kėsaj keqqeverisje, jo qė nuk ka zhvillime pozitive ekonomike dhe sociale, por pėrkundrazi ka rėnie dhe thellim tė varfėrisė e problemeve sociale. Projektet dhe investimet publike kanė rėnė nė shkallėn zero. Edhe ato qė ishin bėrė nga qeveria mėhershme, e qė nuk ishin pėrfunduar, kanė mbetur nė gjysmė, janė stopuar, e dikund edhe janė harruar fare. Regjioneve tė caktuara tė padėgjueshme politikisht, koalicioni aktual i ka shpallur luftė tė heshtur me tendencė izolimi dhe ndėshkimi. Duke injoruar qėllimisht ose nga mosdija faktin se tėrėsinė e forcave politike tė njė vendi dhe shoqėrie e pėrbejnė qeveria dhe opozita. Kosova duhet tė evitojė dhe mbrohet nga ky zhvillim negativ, sepse nesėr mund tė jenė tė mėdha pasojat e paparashikueshme sociale dhe tė sigurisė. Qeveria gjithmonė duhet t’i largohet tendencės totalitare tė identifikimit tė vetvetes si parti shtetėrore. Opozitėn duhet respektuar si alternativė politike dhe me funksion demokratik kontrollues. Opozita ėshtė rojtare e demokracisė nė vendet ku institucionet janė sistematikisht tė korruptuara. Opozita kosovare sot fuqishėm ėshtė duke e kryer kėtė punė nė shėrbim tė vendit. Nė rrafshin institucional kjo qeveri korrupsionin fragmentarė qė ishte shfaqur nė periudhėn menjėherė pas luftės e ka zhvilluar nė korrupsion strukturorė. Tanimė nė sistemin e qeverisjes nuk bėhet fjalė vetėm pėr individ, por pėr struktura tė tėra tė korruptuara, qė udhėhiqen dhe dirigjohen nga individ dhe struktura parapolitike. Korrupsioni ėshtė duke u zhvilluar edhe nė emėr tė patriotizmit si mbulesė. Tenderomania po bėhet nė emėr tė njerėzve tė “mėdhenj”, tė cilėt presin tė fitojnė “beteja” tė mėdha. Ky ėshtė njė lajm i keq pėr demokracinė, kushtetushmėrinė dhe qytetarinė nė Kosovė. Shumė qeveritarė nė pozitat e tyre sillen me logjikėn e pronės private dhe e kanė instaluarė mentalitetin e grabitjes, duke harruar ose injoruar se institucionet janė shėrbime publike nė funksion tė qytetarėve. Arbitrariteti ėshtė bėrė kulturė politike dhe qeverisėse. Shkelja e ligjit, shkelja e kodit moral qytetarė ėshtė bėrė pėrditshmėri e kėsaj qeverie. Kjo strukturė qeverisėse duhet tė pėrballet me drejtėsinė.

Koalicioni
Qeverisja aktuale si qeveri e shantazhit, e frikės dhe kėrcėnimit ka humbur nė masė tė theksuar legalitetin demokratik, ndėrsa gati plotėsisht ka humbur legjitimitetin qytetar, sepse pushteti nuk ėshtė legjitimim vetėm nėse buron nga procedurat juridike demokratike, por pėr mė tepėr ai ėshtė legjitim kur ushtrohet nė mėnyrė demokratike. Kjo fatkeqėsisht nuk ėshtė duke ndodhur nė Kosovė. Nė kėtė situatė sfida dhe pėrgjegjėsia e opozitės ėshtė vendimtare. Kjo pėrgjegjėsi buron edhe nga vullneti qytetarė. Ėshtė ngritur fuqishėm zėri i opozitės parlamentare dhe deri diku, por nė mėnyrė stihike edhe i opozitės jashtėparlametare (iniciativave lokale qytetare, shoqatave tė ndryshme). Nga ky zė i fuqishėm opozitarė janė ofruar fakte dhe dėshmi. Kjo do tė vazhdoi derisa vendi tė ketė qeverisjen qė meriton. Njė qeverisje me duar tė pastra, larg botės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Njė qeverisje tė aftė pėr ti zgjidhur problemet e qytetarėve dhe me legjitimitet tė plotė demokratik. Ky ėshtė qėllimi politik dhe misioni ynė historik. Kėtij qėllimi dhe misioni i duhen partnerė dhe aleat qė ndajnė tė njėjtat brenga dhe shqetėsime pėr shtetin e ri tė Kosovės, rendin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Pėrballė kėtij koalicioni tė sė keqes tė ndėrtohet koalicionin e shtetndėrtimit, pėr demokracinė dhe sundimin e ligjit. Ky ėshtė koalicioni i forcave opozitare demokratike dhe progresive, me qytetarin, me mediet e lira, me shoqėrinė civile, intelektualėt, personalitetet publike dhe biznesin qė zhvillohet larg logjikės sė korrupsionit, mitos dhe ryshfeteve, fenomene qė janė duke e ngulfatur investitorin e ndershėm e tė ligjshėm. Kosova ka nevojė pėr njė ekonomi tė ligjshme, prej tė cilės tė pėrfitojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, e jo pėr ekonomi tė zezė qė bazohet mbi shkeljen e ligjit dhe jeton prej shkeljes sė ligjit. Kjo ėshtė njė sfidė e tranzicionit nė Kosovė dhe sė bashku me opozitėn, mediet e lira, dhe shoqėria civile kanė njė rol vendimtarė nė pėrballimin me sukses tė kėsaj sfide. Ndryshimet janė tė varura shumė nga gjendja e prezantimit dhe mendimit publik, vetėm njė opinion publik aktiv, i hapur dhe kritik ndaj fenomeneve negative mund tė bėhet forcė krijuese pėr zhvillimet demokratike. Qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė legjitime tė dinė se si po qeverisen, kush po qeveris dhe si po pėrdoren paratė e tyre qė mbushin buxhetin e Kosovės. Qeveria aktuale ėshtė duke e shkelur nė mėnyrė sistematike kėtė tė drejtė. Transparenca dhe disiplina nė njėrėn anė dhe qeveria aktuale nė anėn tjetėr, janė dy botėra krejtėsisht tė ndryshme. Ka ardhur momenti qė tė gjithė mekanizmat demokratikė tė vihen nė shėrbim tė qėllimit pėr distancimin nga e keqja qė ka zėnė rrėnjė nė strukturat qeveritare, e nė anėn tjetėr pėr rritjen e vendosmėrisė pėr ndėrtimin sa mė tė shpejt tė shtetit demokratik dhe tė integruar tė Kosovės. Qėllimi i kėsaj vendosmėrie ėshtė shumė i qartė: dėshtimet e qeverisė aktuale nuk mund tė jenė edhe dėshtime tė shoqėrisė dhe qytetarėve kosovarė.

*Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės

04/04/2006

Koha kur "i pamoralshmi te shet moral"...

shum teme interesante kjo, "e pergezoj" telallin e taqit hapesin e temes: kurr nuk paskam ndie qe opozita me e kritikue poziten... shum interesant...shum

ok,
atehere cila eshte alternativa e hashimit... qka beri hashimi ne Wien, e ka pa vehten qe nuk asht as per bollica, e u kthye tash ktu prej inatit e po na tregon se sa t'dobt jan shqiptart, tuj kujtue se vetem ai eshte shqiptar...

qeshtu asht kur azilanti i hajmeve e hajni i farmerkave tolerohet e bohet udheheqes delegacioni edhe pastaj kthehet e e shan po at delegacion... pse nuk po i refuzon 2500 eurot qe i merr honorar per negocatat (GN)? (pasi qe na qenka burr i mir)

nese do te kishte shtet ligjor dhe te pakorruptuar hashimi do te ishte dashur qe kto deklarata t'i jepte nga burgu

prishtinasi
04-04-06, 23:18

Po de po ******, opozita sipas teje nuk e akuzon poziten!
Vetem kisha pase deshire te di, nese jeton ne kosove, nese jo...e kuptoj shkrimin tende!? Falet!
Edhepse Thaqi, ne kolumne e tij ne "koha ditore" e ka akuzuar me arsye koalicion e tashem qeverises...si opozite shume pak ka bere deri me tani, qe ketyre akuzave t'iu shkoj deri ne fund! E kuptoj shkrimin e tij, sepse te gjithe ne qe jetojme ne Kosove, per gjdo dite e ndijme peshen e korrupcionit ne supet tona, por ndoshta akuzat e tij ndaj koalicionit qeverises kane ardhur pak si vone! Kosova, po kalon ne nje periudh te kolapsit ekonomik, nga keqmenaxhimi....dhe nga hajnite, me nje gjyqesor 100% te korruptuar e te paafte, me nje qeveri...te ciles i lypsen 58 dite per ta hapur nje rruge...me nje administrate te cilen te shumten e kohes e kalojne ne kafe...me ministra, te cilet me shume bejne gara se cili do ta bleje veturen me te mire...se sa te mendojne per hapjen e vendeve te punes! Me nje minister te kultures, i cili shpenzon para te tatimpaguesve per ta sponzoruar nje kengetare te kafeneve, pasiqe atij i pelqen muzika e saj...e te mos shkojme me tutje....
Nuk them, se Thaqi, ka bere mrekullira gjate qeverisjes se perkohshme...ka bere gabime te medha! Por mund te them, qe partia e jote e preferuar, e cila tashme sa vite e mbane pushtetin ne Kosove, nuk ka bere asnje hap perpara per mirqenjen e qytetarve te Kosoves, por vetem i ka plaqkitur dhe i ka fyer ne shume raste me veprimet e tyre amatoreske!
Ti vete, ne fjaline e fundit e pranon qe nuk ka shtet ligjor ne Kosove dhe qe qeveritaret jane te korruptuar! Prandaj, para se ti tregosh ato fjali (farmerka, kepuca..e blla blla)te cilat i ke degjuar, ne ndonje klub te qajit, dikun ne ndonje katund te humbur, mendo pak nga kendi i qytetarit, jo nga kendi partiake!
Me te mira!

panta_rhei
04-04-06, 23:30
Po de po "debill", opozita sipas teje nuk e akuzon poziten!

o ti ****** (heheheh po i permbahem edhe un muhabetit pak!!!), ku ke pa more ti opozita me e kritiku poziten ej... jaaa kit pun veq hashim demokrati e paska zbulue... e paska kritiku nji opozitar poziten n'Kosov, konka ba kjameti...shum interesant...
ose me ta angllatis ma mir: ku ke pa ti opozita me fol mir per poziten?!
qysh osht tema, jan edhe postimet... hashimqe :wink:

Reana
04-04-06, 23:35
o ti imbecil (heheheh po i permbahem edhe un muhabetit pak!!!), ku ke pa more ti opozita me e kritiku poziten ej... jaaa kit pun veq hashim demokrati e paska zbulue... e paska kritiku nji opozitar poziten n'Kosov, konka ba kjameti...shum interesant...
ose me ta angllatis ma mir: ku ke pa ti opozita me fol mir per poziten?!
qysh osht tema, jan edhe postimet... hashimqe :wink:

hahahhahaahahahahha...:cool: :wink: :cool:
Ndoshta ka more...ahhahahahha..ku po e din ti/???

prishtinasi
04-04-06, 23:37
o ti ****** (heheheh po i permbahem edhe un muhabetit pak!!!), ku ke pa more ti opozita me e kritiku poziten ej... jaaa kit pun veq hashim demokrati e paska zbulue... e paska kritiku nji opozitar poziten n'Kosov, konka ba kjameti...shum interesant...
ose me ta angllatis ma mir: ku ke pa ti opozita me fol mir per poziten?!
qysh osht tema, jan edhe postimet... hashimqe :wink:

hahah...me te angllatis...ta hangte Daci fjalorin ty:)...laro...se u permbajta edhe une:):)

Arb
04-04-06, 23:53
KORRUPSIONI NĖ EMĖR TE PATRIOTIZMIT

[LEFT]Hashim Thaēi

http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Pėrgjegjėsitė e opozitės nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet Kosova janė tė mėdha dhe tė shumta. Kur e them kėtė, kam parasysh procesin historik tė zgjidhjes sė statusit politik tė vendit. Jemi nė fazėn finale tė kėtij procesi, me tė cilin pėrmbyllet njė histori e gjatė e pėrpjekjeve dhe sakrificave tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Nė anėn tjetėr, nė planin e brendshėm, qytetarėt dhe opozita, ndeshemi me realitetin e qeverisjes sė dobėt tė vendit nga qeveria e koalicionit aktual. Mbi bazėn e kėtyre rrethanave dhe faktorėve mund tė definohet edhe roli aktual i opozitės demokratike, qė ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė, pėrgjegjėsi nė raport me statusin dhe ballafaqimi nė raport me keqqeverisjen e vendit. Tė dy kėto angazhime e plotėsojnė njėra tjetrėn dhe nė fund tė fundit kanė tė njėjtin qėllim: ndėrtimin e shtetit funksional. Sovraniteti dhe funksionaliteti efektiv i shtetit e ushqejnė dhe mbajnė njėri tjetrin.

Roli aktual i "opozites demokratike" eshte jo puna dhe planet konkrete ne te mire te Kosoves, por humbje kohe ne dhjetera dosje kunder zyrtareve te Qeverise. Dosje te cilat u cilesuan disa here nga zyrtaret nderkombetare (pas shqyrtimit) si nje grumbull shpifjesh dhe te pa-vertetash, duke mos u refuzuar per t'ju dorezuar organeve kompetente, prokurorive te mundshme.

Statusi
Statusi i Kosovės duhet tė jetė reflektim i vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, sepse ai ėshtė investim i tė gjithė qytetarėve. Nga kjo rrjedh edhe pėrgjegjėsia e tė gjithėve, institucioneve, partive politike, medieve dhe shoqėrisė civile etj. Partia Demokratike ka ofruar dhe vazhdon tė ofrojė tėrė potencialin e saj tė shumanshėm nė shėrbim tė kėtij qėllimi. Kudo qė ne mund tė japim kontributin tonė aty edhe do tė jemi. Nė kuadėr tė kėsaj duhen kuptuar dhe respektuar edhe angazhimet e opozitės nė grupin negociator, atė politik dhe strategjik apo nivele ekspertėsh.

Ketu ka problemin Opozita! Tek mungesa e "te kuptuarit dhe te respektuarit" te punes se opozites ne jeten politike. Kontributin e vetem opozita e krimit e ka dhene nga zyrat e Qeverise se veteshpallur te mire, qe dreqi e marrte vesh se kujt i sherben. Kjo qeveri ka me shume pamjen e nje qeverie te mundshme te pakicave ne Kosove, sidomos Shkijeve.

Qeverisja
Pėrgjegjėsia tjetėr dhe sfida e madhe dhe shumė e rėndėsishme e opozitės, por edhe vetė qytetarėve ėshtė pėrgjegjėsia nė raport me qeverisjen e vendit. Opozita aktuale ka legjitimuar demokracinė nė Kosovė, demokraci e cila ka nevojė tė rritet dhe zhvillohet. Nė kėtė plan, dallimet opozitė –pozitė janė shumė tė mėdha. Opozita po e ushqen ēdo ditė kėtė demokraci nė rritje, pushteti po e godet ēdo ditė. Opozita ėshtė bėrė adresa pėr shpresat dhe optimizmin e qytetarėve tė zhgėnjyer nga “qeverisja” e trafikimit politikė.

Nuk e di se ku e sheh ate demokraci qe opozita po ushqejka ne Kosove. Dihet opozita, me konkretisht PDK-ja eshte vater e njerzeve, nga ku edhe burojne te gjitha te kqijat e Kosoves, qe para luftes e deri me sot.

Dilaver
05-04-06, 00:39
E tha dikush mė lartė se ja ka shkruar dikush tekstin, e unė po e shtoj se edhe ai qė ja ka shkruar tekstin ėshtė munduar tė imitoj Fatos Lubonjen.

Hashim pondla, hehe, akuza tė renda, etiketime nga mė tė rėndat qė mund tė bėn vetėm njė gabelicė.
Sipas tij pushteti i tanishėm qenka nė krizėn mė tė thell morale e politike!
Ani kush tė jep keso vlersime, ai e ka hallin sė kan filluar tė zvoglohen resurset e burimet e tė ardhurave marramandėse, e nė anėn tjetėr shteti ligjor ka filluar tė marr formen e tij, e shum kush duhet tė jep llogari, e ndėr to patjeter se do tė jep shum kush llogari pėr krimet e vrasjet e shumta.
Kėtu e ka dhimbjen Hashim pondla, ėndėrron tė vie njė ditė nė pushtet, nė menyr qė tė mbuloj edhe pėr njė periudh kohore krimet vrasjet e plaqkitjet qė ka bėrė.
Por per fat tė keq tė tij qė thirret aty kėtu nė emer tė popullit, populli ėshtė ai qė e ka ndėshkuar nė kater palė zgjedhje dhe do tė ndeshkoj edhe njeqind herė.

Po e sjelli njė tekst apo tem te cilen e kemi pedat nė njė forum tjeter

THAĒI – BOS I MAFISĖ SHQIPTARE

-- Kryetari Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi ėshtė njė nga bosėt kryesorė tė mafiasė sė Kosovės, i cili nga secila punė e ka pėrqindjen. Gazeta theksoi se qė nga koha e bisedave nė Rambuje Europoli [Organizata Policore Evropiane, me seli nė Hagė] i ka njohtuar tė gjithė pjesėmarrėsit pėr veprimet kriminale tė udhėheqėsit tė dikurshėm tė UĒK, mirėpo edhe pėrkundėr kėsaj ai ka mbetur si njė nga pjesėmarrėsit e rėndėsishėm tė konferencės. "Thaēi ėshtė shumė aktiv nė kontrabandėn e veturave tė vjedhura, drogės, armėve dhe prostitutave, nė lidhje tė ngushtė me importin ilegal tė karburanteve nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe pjesėrisht edhe nė kontrabandėn me cigare", theksohet nė tekstin bashkė me vėrejtjen se nė Kosovė tėrė veprimtaria kriminale po zhvillohet sipas familjeve, kėshtu qė me saktėsi nuk dihet kush ēka punon dhe me kė guxon tė vendosė lidhje. Bashkėpunėtori i tij mė i afėrt nė kontrabandėn me automobila ėshtė kushėriri Fadil Thaēi, me tė cilin nė kėtė punė bashkėpunon banda Kitaj nga Klina. Pėrmes kushėririt tjetėr Menduh Thaēit ai e bėn rishitjen e drogės dhe vajzave pėr argėtim. Pėrveē tyre Betush Zihugoli dhe Engjel Shabanaj, i quajtur 'Ėngjėlli' i cili ėshtė pronar i njė kafeneje nė Prishtinė ku i sjellin prostitutat. Menduh Thaēit nė kontrabandėn me armė i ndihmon Bajrush Sejdiu, bashkėshorti i motres sė Hashimit, i ngarkuar pėr "furnizime" nga Bullgaria dhe Maqedonia. Hashim Thaēit i takon edhe "Petroli i Kosovės", dhe qė karburantet i sjell nga Serbia dhe Mali i Zi dhe nga Maqedonia pėrmes kanaleve tė fshehta".

prishtinasi
05-04-06, 16:07

Dilaver, kete shkrimin te cilin the qe e ke "pedat", ke fakte ndaj ketyre akuzave kunder Thaqit...apo jo?

gjergjii
05-04-06, 19:05
Dilaver; E tha dikush mė lartė se ja ka shkruar dikush tekstin, e unė po e shtoj se edhe ai qė ja ka shkruar tekstin ėshtė munduar tė imitoj Fatos Lubonjen.

Hashim pondla, hehe, akuza tė renda, etiketime nga mė tė rėndat qė mund tė bėn vetėm njė gabelicė.
Sipas tij pushteti i tanishėm qenka nė krizėn mė tė thell morale e politike!
Ani kush tė jep keso vlersime, ai e ka hallin sė kan filluar tė zvoglohen resurset e burimet e tė ardhurave marramandėse, e nė anėn tjetėr shteti ligjor ka filluar tė marr formen e tij, e shum kush duhet tė jep llogari, e ndėr to patjeter se do tė jep shum kush llogari pėr krimet e vrasjet e shumta.
Kėtu e ka dhimbjen Hashim pondla, ėndėrron tė vie njė ditė nė pushtet, nė menyr qė tė mbuloj edhe pėr njė periudh kohore krimet vrasjet e plaqkitjet qė ka bėrė.
Por per fat tė keq tė tij qė thirret aty kėtu nė emer tė popullit, populli ėshtė ai qė e ka ndėshkuar nė kater palė zgjedhje dhe do tė ndeshkoj edhe njeqind herė.

Po e sjelli njė tekst apo tem te cilen e kemi pedat nė njė forum tjeter

THAĒI – BOS I MAFISĖ SHQIPTARE

-- Kryetari Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi ėshtė njė nga bosėt kryesorė tė mafiasė sė Kosovės, i cili nga secila punė e ka pėrqindjen. Gazeta theksoi se qė nga koha e bisedave nė Rambuje Europoli [Organizata Policore Evropiane, me seli nė Hagė] i ka njohtuar tė gjithė pjesėmarrėsit pėr veprimet kriminale tė udhėheqėsit tė dikurshėm tė UĒK, mirėpo edhe pėrkundėr kėsaj ai ka mbetur si njė nga pjesėmarrėsit e rėndėsishėm tė konferencės. "Thaēi ėshtė shumė aktiv nė kontrabandėn e veturave tė vjedhura, drogės, armėve dhe prostitutave, nė lidhje tė ngushtė me importin ilegal tė karburanteve nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe pjesėrisht edhe nė kontrabandėn me cigare", theksohet nė tekstin bashkė me vėrejtjen se nė Kosovė tėrė veprimtaria kriminale po zhvillohet sipas familjeve, kėshtu qė me saktėsi nuk dihet kush ēka punon dhe me kė guxon tė vendosė lidhje. Bashkėpunėtori i tij mė i afėrt nė kontrabandėn me automobila ėshtė kushėriri Fadil Thaēi, me tė cilin nė kėtė punė bashkėpunon banda Kitaj nga Klina. Pėrmes kushėririt tjetėr Menduh Thaēit ai e bėn rishitjen e drogės dhe vajzave pėr argėtim. Pėrveē tyre Betush Zihugoli dhe Engjel Shabanaj, i quajtur 'Ėngjėlli' i cili ėshtė pronar i njė kafeneje nė Prishtinė ku i sjellin prostitutat. Menduh Thaēit nė kontrabandėn me armė i ndihmon Bajrush Sejdiu, bashkėshorti i motres sė Hashimit, i ngarkuar pėr "furnizime" nga Bullgaria dhe Maqedonia. Hashim Thaēit i takon edhe "Petroli i Kosovės", dhe qė karburantet i sjell nga Serbia dhe Mali i Zi dhe nga Maqedonia pėrmes kanaleve tė fshehta".[/quote]

Une mendoj qe thaqi{edhe une nuk kam ndojne simpati per te}e ka poziten e volitshme per akuza , por deri dikun jan te bazuara dhe nuk mund te hidhen poshte leht.Nese vertet pozita eshte e bindur qe thaqi dezinformon atehere pse nuk ban padi per shpifje, mirpo ata po heshtin , dhe heshtja eshte faktikisht MIRATIM.
Kjo perndryshe ka qen nje deklarate shuyme e guximshme dhe kjo padyshim qe i qon uje ne mulli thaqit. sepse dikush e lexon ate dhe dikush tjeter thote se.Pse po heshtin te akuzuarit per korrupsion?

Guri i madh
06-04-06, 22:47
ksaj deklarate te hashim polarit do ti kishte besuar populli sikr te kish deklarue se sa pa para i ka ndae nga fondi vendlidja thrret per vete e sa per armatim ka sa pare ju ka nda komandatave te bllaces e te canhanit te krumes sa i ka marr prej bukoshit e pse tani nuk po i kerkon parat tjera te bukoshit se gjat luftes kerkonte qe ato para te kthehen ne fondin vendlidja thrret.
askush nuk i beson ktij krye krimineli kti hajduti ky duhet te sillet para gjygjit per shum vrasje pas lufte