PDA

View Full Version : Haklajt dhe vrasja e Azem Hajdarit


Dilaver
11-04-06, 07:39
Hasmėritė e panumėrta dhe atentatet e shumta kanė bėrė qė nga kjo familje tė mbesė gjallė vetėm njė djalė
Haklajt, historia e njė fisi pothuajse tė zhdukur
</SPAN>
Ened Janina
http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
TIRANĖ- Policia “pushton” kullėn e braktisur tė Haklajve. Pas pothuajse njė dekade policia shqiptare ka mundur qė tė hyjė edhe nė fortesėn qė ishte kthyer nė njė legjendė, kullėn e Haklajve nė Kėrrnajė tė Tropojės. Njė kullė madhėshtore me njė rrethim tė lartė ishte bėrė prej kohėsh shėnjestra e policisė shqiptare, e cila asnjė herė nuk kishte arritur qė tė merrte kontrollin e saj. Njė familje e tėrė personash tė vrarė ose nė kėrkim ka bėrė qė kulla nė fjalė tė bėhet njė fortesė ku nuk mund tė hyhej. Qė nga viti 1997 e deri mė dje kėta persona e kishin ruajtur kullėn e tyre si nga hasmi ashtu edhe nga shteti. Ndėrkohė kur ata kanė braktisur kullėn policia ka gjetur rastin mė tė mirė pėr tė hyrė dhe pėr tė thyer mitin qė ishte ngritur nė tė gjithė Tropojėn.
Haklajt
Familja e Haklajve njihet nė tė gjithė veriun e vendit si njė nga familjet mė tė mėdha. Trazirat e vitit 1997 bėnė qė djemtė e kėsaj familjeje, me forcė dhe dhunė, tė bėheshin zotėrit e tė gjithė Tropojės. Fatmir Haklaj, mė gjakatari i djemve tė fisit, ka mundur qė tė bėhet shefi i komisariatit tė Tropojės dhe ligjėrisht, njeriu mė i fortė i krahinės. Vitet kur Fatmiri drejtonte policinė e Tropojės janė shoqėruar me vrasje tė shumta por edhe me emėrimin e njerėzve tė tij tė besuar nė strukturat e policisė dhe tė shtetit. Rasti mė flagrant ishte ai i vėnies sė pothuajse adoleshentit Jaho Mulosmani (Salihi) nė postin e shefit tė rendit. Ndėrkohė forcimi i madh i Haklajve si dhe pozita e Fatmirit nuk janė parė me sy tė mirė nga fiset rivale tė tyre nė krahinė. Pėr kėtė arsye ata kanė nisur njė luftė gjakatare me njėri- tjetrin, e cila ka sjellė dhjetėra viktima. Nė total numri i djemve tropojanė tė vrarė gjatė dhjetė viteve tė fundit llogaritet rreth 200 vetė. Vrasja e parė e regjistruar nga policia ėshtė ajo e ndodhur mė 16 qershor tė vitit 1997 nė dalje tė urės sė Milotit, ku viktima ėshtė Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė rrethin e Skraparit. Pas saj renditen edhe dhjetėra vrasje tė tjera qė kanė lidhje me fisin e Haklajve tė Tropojės. Ndėrkohė vrasja mė e bujshme e kryer prej tyre ėshtė ajo e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari mė 12 shtator tė vitit 1998.

Vrasjet

Gjakėsia e treguar nga Haklajt nuk ka mbetur pa reagimin e familjeve tė viktimave tė tyre. Kėshtu mė 5 janar 1998 vritet nė Qafėn e Luzhės, nė njė atentat me armė zjarri automatike Shkėlqim Haklaj, njėri prej djemve tė familjes. Pas kėsaj vrasjeje i vjen radha njė nga njė pothuajse tė gjithė djemve tė familjes sė Muharrem Haklajt. Nė 4 gusht 1999 vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė, me mina tė telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kėrnaja, plagoset rėndė Fatmir Haklaj. Vetėm gjashtė muaj mė pas bie edhe Fatmir Haklaj. Ai ėshtė vrarė mė 4 nėntor tė vitit 1999 nė njė pritė nė fshatin Bujan, vetėm 50 metra larg shtėpisė sė mikut tė tij Jaho Salihi. Hakmarrja e hasmėve tė Haklajve nuk ėshtė ndalur me kaq por nė tre dhjetor 2000 ėshtė kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt me anė tė njė snaiperi. Vrasja e fundit e njerėzve tė familjes Haklaj daton mė 8 maj tė vitit 2002 pranė spitalit tė Bajram Currit ku mbetėn tė vrarė Elez haklaj dhe i djali i tij, Ēela. Mungesa e hetimeve tė policisė dhe shtetit shqiptar pėr secilėn nga ngjarjet e rėnda tė ndodhura nė Tropojė bėri qė vetėgjyqėsia tė arrinte maksimumin. Anėtarėt e fiseve tė ndryshme arritėn nė atė pikė sa nuk prisnin mė asnjė reagim nga shteti por zgjidhnin problemet e tyre nėpėrmjet armėve. Kjo solli edhe atė qė do tė mbahet mėnd si dhjetėvjeēari mė i keq nė historinė e Tropojės, vrasjen e pothuajse 200 djemve tė rinj. Tė vetmit meshkuj qė arritėn tė qendrojnė gjallė nga shtėpia e Muharrem Haklajt janė vetėm plaku i shtėpisė dhe djali i tij i madh Hamdiu, i cili ėshtė person nė kėrkim pėr vrasje.
Kulla

Frika e sulmeve tė hasmit por edhe tė policisė kanė bėrė qė familja Haklaj tė ndėrtojė njė fortesė tė vėrtetė. Kulla e tyre ėshtė kthyer nė njė kėshtjellė e rrethuar me mure guri dhe betoni. I gjithė perimetri i kullės ėshtė rrethuar me njė mur qė shkon deri nė pothuajse pesė metra tė lartė. Mbi tė qendron njė rrethim tjetėr me tela me gjemba, i cili pengon personat e padėshiruar qė tė hyjnė nė oborrin e kullės. Pėrveē kėsaj, familja Haklaj ka ndėrtuar edhe disa vend-roje pėr tė mbrojtur kullėn e saj nga sulmet. Kėto vend- roje janė shpėrndarė nė pikat strategjike tė kullės dhe kanė qenė tė pajisura me armė tė rėnda pėr tė pėrballuar ēdo sulm tė mundshėm. Kati i parė i kullės sė Haklajve ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė banese tė mirėfilltė, pasi kjo pjesė e shtėpisė mbrohej mė sė miri nga muri rrethues dhe nuk rrezikohej nga plumbat. E njėjta gjė nuk mund tė thuhet pėr pjesėn tjetėr tė shtėpisė, e cila ėshtė ndėrtuar pikėrisht nė formėn e kullave tė rojes. Dy katet e sipėrme nuk kanė dritare tė mirėfillta por frėngjinj tė vegjėl nga ku mund tė dalė vetėm koka e njė njeriu dhe gryka e armėve.



10/04/2006

Dilaver
11-04-06, 07:50
I shpallur nė kėrkim prej shumė vitesh Hambi Haklaj dyshohet se jeton nė zonėn e bjeshkėve tė Tropojės
Hamdiu, djali i fundit i familjes Haklaj
</SPAN>
B. Sh
http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
TIRANĖ - Djali i fundit i familjes Haklaj qė ka mbetur gjallė ėshtė Hamdi Haklaj, 68 vjeē. Hamdiu ėshtė mė i madhi i pesė djemve tė Haklajve, katėr prej tė cilėve Shkėlqimi, Halili, Fatmiri dhe Ylli janė vrarė nė atentate me mina tė telekomanduara, me armė snajper apo nė prita tė sofistikuara. Ai njihet si koka e familjes Haklaj, fytyra e tij nuk eshtė parė nė Bajram Curri qysh prej shumė vitesh. Prej kohėsh ai ėshtė kthyer nė njė mit nė veri tė vendit, pasi njihet pėr masat e forta tė sigurisė qė merr, duke i shpėtuar tė gjitha pritave dhe atentateve qė janė organizuar ndaj tij. Hamdiu ka mbaruar shkollėn e lartė pėr veterinari nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės nė vitet 1971-1975. Para viteve '90 ai ka kryer detyra tė rėndėsishme duke qėndruar pėr disa vite rresht dhe nė detyrėn e kryetarit tė kooperativės. Ai ėshtė i pari i familjes Haklaj qė ėshtė akuzuar pėr vrasje dhe shpallur nė kėrkim qysh nė muajt e parė qė PD-ja mori pushtetin pėr herė tė parė. U arrestua pėr disa muaj, dhe mė pas u lirua pėr njė akuzė e cila nuk iu provua. Mė pas, Hamdiu u akuzua pėr vrasjen e dy vėllezėrve nga fshati Tropojė e Vjetėr nė Malin e Shkėlzenit, pas njė zėnke tė kėtyre tė fundit me vėllain e tij, Shkėlqimin. Ai qėndroi pėr 5 vjet rresht si kaēak nė bjeshkė ose si emigrant nė Belgjikė dhe nė Gjermani. Policia e asaj kohe organizoi tre operacione tė mėdha deri dhe me mbėshtetjen e helikopterėve.

ATENTATI
Haklajt dhe vrasja e Azem Hajdarit
Vrasja mė e bujshme e organizuar dhe kryer nga Haklajt ka qenė ajo e deputetit demokrat Azem Hajdari mė 12 shtator tė vitit 1998. Pasi kishte planifikuar ēdo detaj tė vrasjes, Fatmir Haklaj merr me vete njė ushtri tė tėrė njerėzish, kryesisht tropojanė dhe miq tė tij, dhe zbarkon nė Tiranė. Pėr dy ditė ai ka studiuar lėvizjet e Azem Hajdarit si dhe situatėn pėrreth selisė sė Partisė Demokratike. Mbrėmjen e 12 shtatorit Fatmiri dhe tre makina tė tjera janė hedhur nė veprim. Vetė ai, Jaho Salihi dhe miku i tyre Naim Ēangu kanė shkuar tek selia e PD-sė dhe kanė kėrkuar njė takim me Azem Hajdarin. Ky i fundit ndodhej nė zyrėn e tij dhe kur ka dėgjuar se po e kėrkonin disa njerėz me njė makinė tė zezė ka dalė jashtė. Rreth orės 21.15 minuta Azemi dhe dy truprojat e tij i janė drejtuar makinės sė panjohur. Sapo ata janė gjendur pranė makinės kanė dalė jashtė Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe Naim Ēangu. Tė dyja palėt kanė shkėmbyer vetėm pak fjalė me njėri- tjetrin dhe menjėherė Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi kanė nxjerrė armėt duke hapur zjarr nė drejtim tė Azem Hajdarit. Plumbat vranė nė vend Azemin si dhe truprojen e tij Besim Ēera. Ndėrkohė nga grupi i atentatorėve mbeti i vrarė Naim Ēangu. Pėr vite me radhė kjo vrasje mbeti e pahetuar nga ana e prokurorisė dhe ndėrkohė vetė tropojanėt vazhduan zakonin e tyre. Njė nga njė u vranė disa nga pjesėmarrėsit nė kėtė atentat. Ndėrkohė vetė Haklajt vranė “vrasėsit e e vrasėsve” duke bėrė qė pjesa mė e madhe e kėsaj historie tė mbetet ende njė mister.

Fatmir Haklaj
“Do vras 50 njerėz pėr tė marrė hakun e tim vėllai”
Fatmir Haklaj, ish- shefi i komisariatit tė policisė sė Tropojės e kishte paralajmėruar prej kohėsh kėtė serial vrasjesh nė qytetin e tij. Mė 9 janar tė vitit 1998 ai dha dorėheqjen nga posti i shefit tė komisaritit, tė cilin e kishte “privatizuar” menjėherė pas fitores sė PS-sė nė zgjedhjet e vitit 1997. Pak kohė mė pas ai ka dhėnė njė intervistė pėr njė gazetare franceze dhe nė tė ka paralajmėruar vrasjet. Sipas intervistės, Fatmiri ka dhėnė dorėheqje nga strukturat e policisė menjėherė pasi i ėshtė vrarė vėllai, Shkėlqim Haklaj. Arsyeja e dorėheqjes ėshtė marrja e hakut pėr vėllanė nė bazė tė kanunit. “Kisha vendosur tė punoja me burrni pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė nė Tropojė. Mė 5 janar 1998 mė ėshtė vrarė vėllai, Shkėlqim Haklaj, dhe kunati, Artur Demiri, nė njė pritė, nė Qafėn e Luzhės”,- ka thėnė Fatmiri nė kėtė intervistė. Ai ėshtė shprehur se “do tė marrė hak pėr vėllain”, por nuk pėrmend nė intervistė asnjė nga emrat e autorėve qė ia vranė atė. “Unė nuk kam marrė hak, hala jo. Nuk do tė marr hak menjėherė dhe kur tė mujtem me marrė hak do tė marr tė paktėn me 50 vetė menjėherė. Vrasja e tim vėllai ėshtė bėrė nė pabesi. Unė do ta kisha falur hasmin nėse vėllai do mė ishte vrarė aksidentalisht, por ai ėshtė vrarė pa asnjė arsye dhe duke mos qenė i armatosur. Unė do t'i bindem kanunit. Ata qė vranė vėllanė e shkelėn kanunin tė parėt, vallahi s'i kishte asnjė borxh. Me kanun ai qė vret tregon edhe arsyen dhe se kush ėshtė ky”,- ka thėnė Fatmiri nė intervistėn e tij tė vetme. Ai ka treguar nė intervistė se vėllai i tij ėshtė vrarė nė njė makinė, brenda sė cilės mund tė kishte edhe fėmijė.

KRONOLOGJIA

16 qershor 1997 - Vritet nė dalje tė urės sė Milotit, Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė rrethin e Skraparit, autorėt e kėtij krimi janė tė pazbuluar

5 janar 1998 - Vritet nė Qafėn e Luzhės, nė njė atentat me armė zjarri automatike Shkėlqim Haklaj dhe kunati i Fatmir Haklajt, Artur Demiri

5 janar 1998 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuēaj dhe Naim Dizdari. Autorėt e kėtij krimi janė tė panjohur.

9 janar 1998 - Vritet brėnda qelive tė komisariatit tė Bajram Currit oficeri i policisė sė kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s'ėshtė dėnuar pėr kėtė ngjarje

13 janar 1998 - Persona tė armatosur grabisin 480 milionė lekė nė bankėn e Tropojės dhe marrin peng policin e shėrbimit, autorėt tė panjohur

12 shtator 1998 - Vritet nė Tiranė deputeti i PD-sė Azem Hajdari dhe Besim Ēera. Vrasėsit direkt tė tyre kanė qenė Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi

29 tetor 1998 - Grabitet serish banka e kursimeve tė Bajram Currit, grabitėsit qė dyshohen tė kenė qenė me uniforma policie morėn 620 milionė lekė

4 gusht 1999 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė, me mina tė telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kėrnaja, plagosen rėndė Fatmir Haklaj e Fatmir Daka

4 gusht 1999 - Vriten nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorėt e kėtij krimi nuk janė zbuluar ende nga shteti

13 tetor 1999 - Vritet koloneli Jonuz Hyka sė bashku me dajėn e tij Musli Gjoēaj nė lagjen Partizani tė Bajram Currit. Vrasėsit janė tė pazbuluar

4 nėntor 1999 - Vritet nė njė pritė nė fshatin Bujan, 50 metra larg banesės sė Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kėrnaja, plagoset Jaho Salihi

13 shtator 2000 - Sulmohen me armė snajper nga njė komando, nė fshatin Kėrnajė, Haklajt. Autorėt tentojnė tė vrasin Hamdi dhe Ylli Haklajn, por dėshtojnė

3 dhjetor 2000 - Vritet mė armė snajper nga njė komando me njerėz tė armatosur, vetėm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada.Vrasėsit tė panjohur

28 mars 2001 - Sulmohen me armė zjarri nga njė komando me njerėz tė armatosur Haklajt. Shkėmbehet zjarr pėr mė shumė se 30 minuta, s'ka viktima

31 tetor 2001 - Hidhet nė erė pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona tė tjerė, autorėt tė pazbuluar

2 prill 2002 - Vriten nė lokalin "Ervin" nė qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasėsja kėtė herė ėshtė Zylfie Haklaj, vajza e familjes

8 maj 2002 - Vriten pas njė atentati pranė spitalit tė qytetit Elez Haklaj 70 vjeē dhe djali i tij Ēelė Haklaj, 43 vjeē. Autorėt largohen dhe djegin makinėn



10/04/2006

Kalt
11-04-06, 10:51
Eshte shume e dhimbshme historia e ketyre fatkeqeve, por mesa e di personalisht e gjithe historia ka prejardhjen tek politika.
Ne keto zona, ne fillimin e viteve '90 perkrahja ndaj sistemit komunist ka qene shume e madhe, kjo nga nje pjese e atyre qe kishin perfituar materialisht por edhe nga e ashtuqujatura "bese malesori" ndaj bace Enverit.
Konfliktet ne vende te tilla ashpersohen shume dhe nga varferia.
Varferia nxit atje klanet gjate zgjedhjeve per te ardhur ne pushtet, sepse pushteti te jep shans qe te vjedhesh, pra te pasurohesh sa hap e mbyll syte.

Por me e dhimbshmja e gjithe ketyre ngjarjeve eshte fakti se keto zona ishin shtigjet me te mira per furnizimin e Kosoves me arme.
Ne kete trafik ishin kycur dy grupime te fuqishme, qe per fat te keq ju perkisnin dy forcave kryesore politike ne Shqiperi dhe atyre respektive ne Kosove.
Ashtu sic ishte Shqiperia e ndare ne vitin 1997, po ashtu i ndare deri ne armiqesi dhe klasa politike dhe ushtarake ne Kosove e pjelle e kesaj armiqesie jane gjithe keto viktima.
PD + LDK + FARK nga njera ane dhe PS + LPK & Co + UCK nga ana tjeter.
I kam perjetuar dhe i kam pare te gjitha me syte dhe veshet e mi!!!
Ka qene shume kohe e veshtire, Kosova ishte ne tmerr, Shqiperia ishte e zhytur ne kaos dhe nga ana tjeter vlonin "ujqerit" nga te gjitha anet.
Ne hotelet e verilindjes shqiptare flinin afer njeri-tjetrit UDB-ja e CIA, KGB-ja ruse e Asfalia greke, Shik-u - shqiptar dhe te gjitha zbulimet e tjera te interesuara ne konflikt.

Neper fshatrat dhe qytetet e verilindjes se Shqiperise, ne nje ane stervitej FARK e ne anen tjeter stervitej UCK-ja. Enveristet kosovare e kishin "pushtuar" ate zone me njerez, me para, me propagande kunder Rugoves e kunder FARK-ut.
Propaganda me e madhe behej shqiptari kunder shqiptarit se sa kunder pushtuesit!!!!

Pjese e gjithe kesaj ndyresie jane ato dhjetera e qindra shqiptare te vrare, nder te cilet bejne pjese dhe keta te cituar ne shkrime.

Ishte kohe e tmerrshme dhe ju kam lutur Zotit qe te mos kthehet kurre, bile as te mos kujtohet kurre!!!!

Enderra shqiptare per Kosoven po behet realitet, Shqiperia do te behet gjithnje e me stabile nga ky fakt, sepse ajo gjate gjithe historise se vet nuk arriti te jete stabile, nga ky fakt, pra KOSOVA (pavaresisht prej regjimeve)!

Megjithate ata qe i kane pare dhe kane perjetuar ngjarje te tilla, ndjejne dhimbje te thelle per gjithe keto jete te shuara.

Mos i gjykoni tash ata njerez, lerini te prehen te qete ne varr!!!

Detyra e Shqiperise dhe Kosoves eshte qe ta perkrahin dhe ta pajtojne kete zone nga plaget e shkaktuara pikerisht nga ata qe qeverisen apo do te qeverisin neser!

Kalt
16-04-06, 18:34
Pasojė e tyre do tė ishte atentati i janarit 1998

Vrasjet nė Tropojė nisėn pas dy mitingjeve nė qytet



Fatkeqėsia pėr familjen time dhe pėr afro 150 tė vrarėt e viteve tė fundit nė Tropojė, erdhi pas dy mitingjeve tė dėshtuara tė forcave politike tė djathta nė Tropojė”. Vajza e madhe e familjes Haklaj, Aishe Basha dėshmon se si nisi seriali i vrasjeve dhe i hakmarrjeve qė do tė pėrgjaknin Tropojėn. Sipas saj, konflikti ka nisur pas dy mitingjeve tė mbėshtetėsve tė opozitės sė asaj kohe tė zhvilluar nė Bajram Curri nė 17 qershor dhe nė 19 shtator 1997. Ajo thotė se “mungesa e prezencės sė shtetit nė veri tė vendit nė vitet 1997-1999, dhe nxitja e konfliktit nga forcat politike, bėri qė tropojanėt ta vendosnin vetė drejtėsinė, duke shkuar tragjikisht drejt vetėgjyqėsisė”.

Mitingjet
Mitingu i parė ku pretendohet se ka zanafillėn seriali i vrasjeve nė Tropojė ėshtė zhvilluar nė Bajram Curri mė 17 qershor 1997. “Njė ditė mė parė, nė Urėn e Milotit ishte vrarė nga njė bandė kriminale djali i xhaxhait, Sokol Haklaj, gjyqtar nė Skrapar dhe gjatė natės trupin e tij e kishte sjellė nė Tropojė, Fatmir Haklaj. Ditėn qė do tė bėhej varrimi tij, u zhvillua mitingu i prezantimit tė kandidaturės pėr deputet tė Azem Hajdarit. Pėrballė tij, PS-ja kishte vendosur mjekun kirurg Din Selimi. Nė atė miting ka marrė pjesė dhe ish-presidenti i vendit, Sali Berisha. “Nė kėtė moment vėllai im Shkėlqimi, ka reaguar ashpėr, madje duke kaluar dhe caqet”, kujton Aishja. Ndėrsa mitingu tjetėr ėshtė zhvilluar njė ditė pas plagosjes nė parlament tė deputetit Hajdari, nga ish-deputeti i PS-sė, Gafurr Mazreku. Gjatė zhvillimit tė kėtij mitingu ka patur njė konflikt trup mė trup mes shefit tė komisariatit tė asaj kohe, Fatmir Haklaj dhe dy personave tė tjerė qė ishin nė krye tė turmės. Sipas Aishes, “Katėr muaj mė pas, mė 5 janar 1998, personat qė u konfliktuan me Fatmirin vranė vėllain tim Shkėlqimin dhe kunatin e Fatmirit, Artur Demiri. Nga kjo ditė do tė visheshin me tė zeza qindra nėna e gra tė Tropojės dhe do tė mbeteshin jetimė shumė fėmijė tė pafajshėm”.

Haklaj
Drejtoresha 46 vjeēare e shkollės “Jaho Salihi” nė Bujan nuk harron tė shtojė qė interpretimet e bėra nė media ditėt e fundit se “fisi Haklaj po shkon drejt zhdukjes” apo se “ka mbetur gjallė vetėm i fundit”, janė tė pavėrteta dhe dashakeqe. “Familja jonė nuk pėrfaqėson gjithė fisin Haklaj apo familjet tropojane qė mbajnė kėtė mbiemėr. Me kėtė mbiemėr ka shumė familje nė Tropojė, nė Tiranė, nė Kosovė apo dhe jashtė vendit. Kėshtu qė mė duket e pavend dhe njė lapsus i rėndė shprehja se “Haklajt janė zhdukur” apo “ka mbetur gjallė i fundit i Haklajve”. Pavarsisht tragjedive qė kanė ndodhur, vetėm ne si familje kemi dhjetėra nipėr e mbesa”, thotė Aishe Haklaj.

Gazeta Shqiptare
16 Prill 2006