PDA

View Full Version : Me bišiklete - 800 mijŰ kilometra!


musl|m
13-04-06, 09:57
Izaim Bajrami i lindur ne f. Sllupšan te komunes se Likoves, R. Maqedonise me 23.06.1957 qysh nga femijrija e kishte pasion šiklizmin ai udhetimet e tija te shpeshta nga fshati i lindjes per ne qytetin me te aferm Kumanoven, i bente me šikleten e tije te asaj kohe qe e posedonte.
Pra qysh nga femijrija ai u percaktua per kete sport, i cili llogaritet si shum i rrezikshem dhe per pjesmarrjen neper gara šiklistike kerkohet nenshkrim ne rast aksidenti i cili do te sillte deri te me e keqja (vdekja), e pastaj te mos kerkohet dhe jepet kurrfar pergjegjsie dhe demshperblimi, te kti lloji jane sportet ne formule 1, motošiklizem dhe šiklizem. Njeri nder ata qe ne sportin e šiklizmit la gjurme te thelle ne kete ane dhe 50 here nenshkroi se mund te vdese ne gara, eshte IZAIM BAJRAMI (1957), nga fshati sllupcan i Kumanoves, i cili edhe sot edhe kesaj dite eshte aktiv ne kete sport.

Gjate karieres se tij afer nje šerek shekulli, shenoi rezultate pozitive qe jane per šdo lakmi dhe gjithnje u shperblye me mirnjohje dhe medalje te shumta. Ai mori pjese ne shume gara jo vetem ne Maqedoni por edhe ato nderkombetare ku me plot sukses ishte nder me te miret dhe jorastesisht edhe gazetat e njohura sportive te ish-Jugosllavise shkruanin dhe botinin fotografi per te. Ne Prgjithesi gjate karrieres se tij ka kaluar rreth 800 000 kilometra duke llogaritur edhe ushtrimet brenda 24 viteve a merret me kete sport, pra šdo vit ai ka kaluar rreth 30 000 kilometra.

Ne biseden tone me veteranin eshte e pamundur qe te shenohen te gjitha rezultatet, port megjithate, biseda jone ishte e orientuar per sukseset qe bene kete sportist te dalluar dhe te njohur. Edhe pse per shumicen e fakteve e kishim neper doracaket e gazetat dhe fotografite e shumta, biseden e filluam qe nga ditet e para kur filloi te merret me kete sport.

Hapat e para me start te suksesshem


Me sportin e šiklizmit kam filluar te merrem qe nga viti 1973, ne klubin e Kumanoves "Kumanovo". Qe te merrem me kete sport pikerisht ne kete vit neper qytetin e Kumanoves kaluan šiklistet te cilet zhvillonin gara ne nje shteg Leskovc-Shkup, dhe kur i pashe ata sikur me nxiten qe ti perkuhtohem ketij sporti dhe shpejte u bera anetar i klubit te Kumanoves. brenda dy muajve ushtrime intensive dola ne gara si junior dhe arrita ne vendin e 7. Pastaj ne te gjitha garat qe u organizuan gjate atij viti isha prezent. Keshtu, nje vit mme vone ne rang listen e Maqedonise si junior me pika te grumbulluara u radhita ne vendin e trete. Do shtuar e gjate ketij viti u mbajten gara nderkombetare ne shtegun Kumanove-Krusheve per seniore, ndersa i vetmi une si junior dhe me plot sukses arrita te perfundoj garen.

Si junior deri ne vitin 1976 isha nder tre me te miret. Ne vitin 1977 Kalova ne rangun e senioreve dhe nge garen per nder te 2 Gushtit ne shtegun Kumanove-ProhorPšinski-Kumanove arrita i dyti. Gjate ketij viti ne rangliste isha i dyti ne Maqedoni. Nga viti 1979 fillova te marr pjese edhe ne gara nderkombetare qe u mbajten ne ish-Jugosllavi, ne Serbi dhe Bosnje. Per kupen e ish-Jugosllavise u radhita ne vendin e nente. Po kete vit mora pjese si anetar i klubit te "Partizanit" per garat "Rrugeve te AVNOJ-it" ku u radhita ne mesin e me te mireve.Pastaj ne garat "Neper Serbi" ne shtegun "Shabac-Lloznice-Shabac" e gjate 119KM; Shabac-Obrnovac-Shabac e gjate 106KM. etj, si dhe ne te gjitha garat e tjera qe jane mbajtur neper ih-Jugosllavi me gjatesi deri me 600KM.
Duke marre parasysh te gjitha keto pjesmarrje neper keto gara na thoni per ndonje pershtypje tuajen?

Kam shume pershtypje qe me kan mbetur, por do te vešoja ate ne etapen Velika gradske - Dervar, ku edhe pse kisha defekt ne bišiklete, nderrova rroten, arrita qe te plasohem nder me te miret dhe u zgjodha si sportist me luftarak ne ate gare. Nje gare tjeter eshte gara nderkombetare Prishtine-Novi Sad e gjate 600KM, ne vitin 1988. Ne keto gara mora pjese si individualist, sepse reprezentacioni i Maqedonise beri intriga duke shkuar ne gara ne Greqi, ku duhej te merrja pjese edhe une, mirepo, anetaret e Lidhjes se šiklisteve duke gjetur arsyetim thane se duhej te merrja pjese ne garat e lartepermendura ne ish-Jugosllavi, edhe pse per garat ne Greqi ishin mbajtur kualifikime ku maqedonet nuk arriten asnje vend per te reprezentuar.

Poashtu ne vitin 1994 ne moshen 37 vješare kam marre pjes ne garen "Neper Serbi" prej 1500 kilometrash, ne te cilen moren pjes 20 shtete, me vitin 1996 poashtu ne moshen 40 vjecare kam marr pjes ne "Rrethin e Shqiperise 35" Tirane-Shkoder, Shkoder-Burrel, Burrel-Kavaje, Kavaje-Elbasan, Elbasan-Korše, dhe etapa e fundit ajo me e renda Korše-Tirane 180KM. Kurse me vitin 2003 ne moshen 46 vješare poashtu kam marr pjes ne garat nderkombetare "Paqe dhe Miqesi" te cilat u mbajten neper Shqiperi Mal te zi, Kosove dhe Maqedoni te cilat i mbarova me sukses.

SPORTI I VESHTIRE POR...


Diška per veshtiresite e ketij sporti, duke patur parasysh edhe rreziqet qe sjell?

Pos qe eshte i veshtire, kysport kerkon edhe durim te madh, sepse duhet pun e perditshme edhe ate duke kaluar nga qindra kilometra ne dite. Per te qene i mire duhet te ushtrohet edhe neper vendet malore, duke mos perjashtuar edhe rreziqet e shumta qe sjell, sepse para fillimit te šdo gare nderkombetare duhet nenshkruar ne rast aksidenti, domethene edhe nese vjen deri te me e keqja, nuk duhet kerkuar kurrfar demshperblimi apo pergjegjesie. Deri me tani kam dhene 50 nenshkrime te tilla.

Ky sport edhe pse i veshtire, me ka dhene shume. Kam fituar nje trup vital dhe te qendrueshem, ška eshte me me rendesi, kurse nga gjithe mundi e kam siguruar vetem nje vend pune. Ky sport sikur nuk me mplak, sepse edhe ne moshen 39 vješare jam mjaft aktiv.

Si šiklist qe keni marre pjese ne shum gara, na thuani diš edhe per pjesmarrjen tuaj neper Kosove?

Ne garat e Kosoves vetem klubi i Kumanoves nga Maqedonia Merrte pjese edhe ate vetem pse isha i vetmi shqiptar nga Maqedonia. Edhe atje kisha suksese psh. ne etapen Prishtine-Gjilan-Ferizaj-Prishtin isha i dyti, ne rrethin neper qytetin e prizrenit i treti ne Peje i treti, Gjakove i dyti (si klub) etj.

Para do vjetesh formuat edhe nje klub te šiklizmit me emrin "Teuta". Si qendrojne punet ne tŰ?

Edhe pse ne moshe te shtyer, atehere si 36 vješar vendosa ti kthehem edhe nje here šiklizmit, se paku te vazhdoj tradita me disa qe do ti perkushtoheshin ketij sporti. Edhe pse ne fillim punet cen mbar dhe shenuam sukseset e para, duke marre pjes ne tegjitha garat ne Maqedoni sikur tani ka rene gjithe aktiviteti duke u pushuar ky klub ne mungese te shume kushteve qe i kerkon, oir edhe te peršarjeve teshumta qe na percjellin prore. Poashtu me vone kam qen trajner dhe menaxher i klubit "Fulda" por edhe ky ne mungese te kushteve deshtoi.

Per nje sportist te dalur si Izaim Bajrami ka edhe shume ška te shkruhet sepse kudo prezentohej ne menyre te denje me kete sport. Andaj edhe shume here u shperblye me medalje dhe mirenjohje te shumta. Vlen te prmendet ajo se ne vitin e kaluar nga LOKF u zgjodh si sportisti me i mire per zhvillimin e šiklizmit ne Kumanove. Poashtu fedrata e šiklizmit te maqedonise i ndau mirnjohje si sportist i shekullit 20.

Nga Selajdin SHABANI