PDA

View Full Version : Nė Prishtinė nė moshėn 7O-vjeēare vdiq Mahmut Bakalli


Dilaver
14-04-06, 18:11
Nė Prishtinė nė moshėn 7O-vjeēare vdiq Mahmut Bakalli
http://www.kosova.com/images/spacer_CCCCCC.gif

http://www.assembly-kosova.org/common/images/mp/aak_mahmut_bakalli.jpg
Prishtinė, 14 prill - Sot nė Prishtinė nė moshėn 7O-vjeēare vdiq ish-funksionari i lartė komunist i Kosovės Mahmut Bakalli.
Ka lindur nė Gjakovė mė 19 janar 1936. Shkollimin e mesėm e kreu nė Prizren, ndėrsa Fakultetin e shkencave politike, e kreu nė Beograd.
Pėr rreth 1O vjet Mahmut Bakalli ishte kryetar i Komitetit Krahinor tė LKJ-sė, kur nė vitin 1981 pas demostratave studentore nė Prishtinė u deturua tė japė dorėheqje nga tė gjitha funksionet partiake.
Pas luftės Mahmut Bakalli u zgjodh deputet i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e AAK-sė, nė legjislaturėn 2OO1-2OO4.
Ndėrkaq pas zgjedhjeve tė dyta parlamentare nė Qeverinė e koalicionit LDK-AAK, Bakalli ishte kėshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndėrkaq aktualisht ishte kėshilltar i jashtėm politik i kryeministrit Agim Ēeku.

Kalt
14-04-06, 19:49
Me te vertete jam i befasur nga vdekja e z.Mahmut Bakallit.
Eshte ndoshta politikani i pare i vertete shqiptar, ne te dy anet e kufirit, personi i cili ja doli te mbijetonte stuhite e egra te viteve '80.
Pavaresisht prej ulje-ngritjeve te tij si figure politike, ai diti me se miri te jete kurdohere ne krye te detyres kombetare.
Kosova pas Rugoves, peson nje shok tjeter kolektiv.
Me kete rast shpreh bindjen se edhe anetaret e tjere te forumit do te shprehin ngushellimet e thella per kete figure historike te shqiptareve.

Kosoves i humbi nje koke dhe shqiptareve anembane nje mendje e mprehte.

jadore
14-04-06, 22:26
.....shpreh ngushllimin tim, me rastin e vdekjes se politikanit Mahmut Bakalli
-dhe nje humbje me shume ne skenen e politikes Kosovare ,dhe nje sfide e re per brezat e skenes politike qe la pas , do te deshiroja te mendoj ,qe kjo sken e re politike ,per kohen qe e paten ,diten te mesojne nga mjeshtria e tij ,ne artin politik ... ( mjeshtri qe me te vertet e posedoj , )
dhe nje here ngushllim , eshte nje humbje.....

Dilaver
14-04-06, 23:37
Ngushellimet e mia; familjes sė tė ndjerit Mahmut Bakalli, atyre qė janė tė pėrfshirė nga dhėmbja e pikellimi, qytetarve dhe perfaqsuesve tė institucineve shtetėrore.

Espresso
15-04-06, 16:51
Ngushllimet e mia familjes se Mahmut Bakallit.

Gentiani
15-04-06, 18:37
I shpreh ngushėllime familjes sė tė ndjerit Bakalli!

GURI SYLAJ
15-04-06, 22:37
Me rastin e vdekjes se M.Bakallit , ngushllime familjes ,miqve dhe institucioneve te Kosoves dhe veqanarisht AAK .
Me vdekjen e M.Bakallit , Kosova humbi nje politikan dhe nje njohes te shkelqyeshem te rrethanave Ballkanike e edhe me gjere.

Krokodilli
16-04-06, 09:27
ishte seq na ishte,, u merr me politik, pati ngritjet dhe zbritjet e ti gjat jetes ne politik, nuk pat ndonje arritje por ishte ne sherbim te popullit shqiptar..i shpreh ngushllimet e mia familjes se Mahmut Bakallit

Kalt
22-04-06, 12:38
Profil

Mahmut Bakalli, pamundėsia pėr tė qenė “komunist i mirė”

Blendi Fevziu

Ishte mesdita e njė jave mė parė, kur Baton Haxhiu mė telefonoi pėr tė mė dhėnė lajmin se Mahmut Bakalli nuk jetonte mė! Asgjė mė shumė se sa kaq, asnjė hollėsi mė tej, por pėr mua ishte e mjaftueshme tė mė vinte pėrpara syve me fytyrėn e tij tė qeshur dhe me zėrin kumbues, aq karakteristik. Mbasdite vonė ndoqa pothuajse gjithė komentet pėr vdekjen e tij nė internet, ndėrsa njė javė mė pas, me keqardhje vura re se nė shtypin shqiptar lajmi zuri shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak vend. Njė jetė e tėrė nė politikė ishte reduktuar nė disa rreshta tė thatė, shkruar padyshim nga dikush qė as e ka njohur kurrė dhe as e ka ndjekur karrierėn e tij, por qė me sa duket kishte marrė porosi nga shefi i redaksisė. Njė cv e thatė, pa asnjė prej dilemave qė shqetėsuan jetėn e tij, pa asnjė prej dritėhijeve dhe padyshim, me njė tis tė rėndomtė dhe tė bezdisshėm patriotik. E lexova duke qenė i bindur se askush mė shumė se sa ai nuk do tė ishte ndjerė i fyer nga ai stil i thatė qė po pėrcillte nė varr njėrin prej njerėzve mė tė rėndėsishėm tė politikės sė shqiptarėve nė Kosovė. Padyshim, pėr shumė Shqiptarė kėtej kufirit, emri i tij nuk thotė diēka. Shumė tė tjerė e kujtojnė si njė apo disa rreshta nė historinė e Shqipėrisė; shumė tė tjerė nė Kosovė pėrcjellin ndjenja tė dyzuara, herė mėrie e herė adhurimi. Unė pata fatin ta njoh disa vjet mė parė dhe qė atėherė e kam takuar shpesh dhe nė disa kohė. Ndenja me tė njė javė nė Cecina tė Italisė mė 1998, duke biseduar gjatė dhe duke tentuar tė hyj sadopak nė botėn e ndėrlikuar tė tij. Qė atėherė mbajta disa shėnime, qė po ju kthehem tani, duke shpresuar qė nėse do tė ishte gjallė, ai do tė qeshte fort dhe do t’i kalonte si gjithnjė me shaka….

Korrik 1998, Cecina Mare
Rrallė kisha parė njė personazh aq interesant e mbi tė gjitha njė njeri qė pretendonte se jetėn e tij kryesore, atė tė karrierės e kishte kaluar si njė komunist i mirė. Ndryshe nga shumė liderė Kosovarė nuk kishte fare poza, nuk fliste ndryshe nga sa mendonte dhe as thoshte sllogane tė gatshme patriotizmi dhe qėndrese. Kur e takova, ruante po atė dinjitet tė shkuar, po atė pamje tė gėzueshme dhe njė optimizėm qė i buronte nga kudo edhe pse ndihej qė ishte nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Mbi tė gjitha, e ardhmja e panjohur e trembte ato momente shumė. Por ai nuk e reflektonte kėtė. I pėlqente tė hante peshk, tė pinte verė tė mirė italiane dhe me humor nuk harronte tė kėrkonte njė raki pėr aperitiv dhe njė proshutė tė mirė tė ndėrmjetme.
Nė tė vėrtetė ai ishte krejt e kundėrta e asaj qė pata menduar unė. Nuk kishte lukun e njė burokrati komunist, por atė tė njė kongresmeni amerikan. Tė njė njeriu qė siē u shpreh Vincenzo, tė ngjall simpati vetėm duke e parė. Ju fliste tė gjithėve, shtrohej me kėdo nė njė bisedė tė gjatė dhe tė hareshme dhe i mbronte fort idetė e tij. Nuk kishte asgjė tragjike nė sjelljen e tij, edhe pse, shpesh jeta e tij kishte qenė buzė saj. Nė Kosovė kishte filluar lufta e UCK – sė dhe po ato ditė luftohej fort nė Rahovec. Ai ishte anėtar i 15 - shes dhe ēdo ditė, diplomatė italianė, personel ushtarak apo persona tė ēuditshėm merrnin kontakte me tė. I takonte tė gjithė, kishte njė besim tė ēuditshėm nė atė qė sipas tij ishte fundi i pashmangshėm dhe pėr kėtė sillte si shembullin mė tė mirė, jetėn e tij.
Dukej se vuante edhe pse koha dhe historia i kishte dhėnė normalisht tė drejtė. Jugosllavia qė ai kishte besuar, dashuruar dhe qė i pati kushtuar energjitė e tij kishte marrė fund. Pati marrė fund sipas asaj formule qė ai e kishte parashikuar 17 vjet mė parė, kur studentėt dolėn nė rrugėt e Prishtinės nė Prill 1981, ndėrkohė qė Tito kishte vdekur qė prej njė viti. E kishte ndjerė se ėndėrra e “bashkim – vėllazėrimit” qe tretur bashkė me ideatorin e saj dhe se tani, fundi, ishte shpėrbėrja, pavarėsisht se kur do tė vinte ajo. 17 vjet mė pas, kishte mbetur me kujtimin e Jugosllavisė sė tij, tė Jugosllavisė sė Titos, duke u rrėnqethur nga ēdo suvenir i saj. Qoftė edhe nga disa gra tė moshuara serbe qė vinin nga Beogradi, qyteti i studimeve tė tij. Ai ēelej, bėhej tjetėr njeri, kur gjysėm me shaka ato i thoshin: - Druzhe Mahmut, ti je i vetmi politikan tek i cili ne kemi ende besim.
Po ē‚politikan kishte qenė ai, cili kishte qenė besimi dhe frymėzimi qė e kishte mbajtur nė karrierė. Padyshim qė kishte besuar tek Jugosllavia, tek Jugosllavia me tė cilėn qe rritur ēdo njeri i brezit tė tij dhe e kishte adhuruar Titon. Kishte besuar diēka qė nė thelb ishte e pabesueshme dhe kėtė zhgėnjim e kishte vuajtur gjatė. Duke nisur qė nga ditėt e Prillit 1981, kur si shumė pak vetė nė Jugosllavi, ai kishte besuar se ėndėrra qė mbante atė emėr kishte vdekur dhe se shkėrmoqja e saj do tė vinte njė ditė. Siē po ndodhte tani, kur Jugosllavia reale qe shpėrbėrė prej 7 vitesh dhe kur mė nė fund, atdheu i tij po trokiste nė derėn e lirisė! Dhe ai kishte nisur tė besonte tashmė kėtė ėndėrr tė re, pikėrisht atėherė kur shumė vetė e shihnin atė me frikė dhe pamundėsi. Ai kishte pritur 17 vjet qė dikush t’i trokiste nė derėn e tij pėr t’i thėnė: ajo qė besoje po ndodh! Por ajo qė po ndodhte ishte edhe mė radikale se ēdo ide qė kishte pasur ai vetė.
Kishte njė shqisė tė veēantė politike dhe mbi tė gjitha kishte aftėsinė bazė qė shumė politikanėve tė rinj ju mungon: prit, mos merr vendime tė shpejta, por kur je i bindur mos hezito.

Prill - korrik 1999
Askush nuk e di se si kishte arritur tė dilte nga Kosova pėr nė Londėr, por nė ato ditė tė ngarkuara flisja ēdo javė me tė. Ishte po aq optimist, po aq i qeshur dhe besimi ishte padyshim bindja e fundit qė mund t’i binte atij. Vetėm njė herė vura re njė luhatje nė zėrin e tij, por disa muaj mė pas, kur e takova nė Prishtinė m’u duk mė i angazhuar se kurrė. Gazetarėt e huaj e takonin tė gjithė, politikanėt e rinj shqiptarė po ashtu, ai ishte bėrė njė pikė referimi dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Ishte kthyer nė profesionin e tij tė vjetėr, duke qenė padyshim njė ndėr njerėzit mė tė kėndshėm nė Prishtninė. Fliste po aq shumė, nė dhomėn e tij plot relike gjuetie, prodhonte ide dhe besonte se tashmė kishte nisur njė jetė tė dytė politike.
E besoi edhe atė moment kur hyri si deputet nė Kuvendin e parė tė Kosovės sė Lirė, duke lėnė edhe aty shenjėn e tij. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Ai kishte qenė arkitekt i autonomisė sė 1974 dhe ky shtet i ri qė Kosova po tentonte tė ngrinte, kishte pasur nė themele idenė dhe veprėn e tij. Ishte formėzuar atėherė, edhe pse dora e dhunshme serbe dhe mė pas Millosheviēi e kishin frenuar qė tė shkonte mė tej, qė tė bėhej njė shtet i vėrtetė.
Nė fund tė jetės sė tij, ai nuk kishte se si tė mos kthente kokėn pas. Kishte pasur njė rini tė shkėlqyer dhe njė karrierė madhėshtore. Qe ngritur nga sekretar partie nė kryetar i Kosovės; kishte organizuar jetėn atje dhe qe bėrė arkitekt i autonomisė mė 1974. 35-vjeē kishte hyrė nė KQ duke u konsideruar beniamin i Titos. Kishte jetuar me shkėlqimin e plotė tė pushtetit, pastaj qe larguar. Nga viti 1981 e deri mė 1998 qe pėrplasur nga valėt e fatit, gjysėm i harruar, gjysėm i izoluar, derisa mė 1999 qe kthyer nė politikėn aktive.
Njė fat i madh pėr njė njeri si ai, qė mbi tė gjitha nuk jetonte dot i veēuar. Dhe njė njeri qė kishte jetuar dy ėndėrra: atė tashmė tė falimentuar tė Jugosllavisė multietnike dhe atė tė kurorėzuar tė Kosovės sė Lirė. Bashkė me to kishte ikur, me zė tė shuar nga sėmundja, por po aq optimist. Duke dėshmuar se besimi dhe optimizmi kishin qenė dy armėt reale qė kishte pėrdorur nė jetė.

A do tė mjaftonte ai lajm i thatė gazetash pėr njė njeri si ai? Si do t’a pėrcaktojnė mė pas? Jam i sigurtė qė shumė do kenė mėri. Shumė veta nuk e kanė pranuar aksionin e tij tė rinisė, militantizmin e tij nė Lidhjen e Komunistėve dhe gjithė postet qė kishte nė atė kohė! Shumė tė tjerė nuk ja kanė falur angazhimin pas 1999. Jeta ėshtė e tillė dhe derisa historia tė marrė pėr tė njė qėndrim realist dhe objektiv le t’a kujtojmė, jo si njė cv tė thatė, siē ai vetė do t’a urrente realisht, por si njė personazh plot jetė, qė jetoi nė njė kohė furtune dhe nė fund, diti tė dalė nė breg. Dhėntė zoti tė ketė qenė bregu i duhur i historisė sė tij!