PDA

View Full Version : Ibush Vokshi, piloti i parė i rėnė nė krye tė detyrės


Kalt
24-04-06, 08:20
Ibush Vokshi, kosovari me banim nė Qerret tė Durrėsit, siē pohon pėr gazetėn Agustin Gjinaj, ėshtė piloti i parė, pilot i yni, qė ėshtė vrarė nė dhe tė huaj, e njėkohėsisht i pari dėshmor i armės sė aviacionit shqiptar. Qė nė fėmijėri, Ibushi me trup tė bėshėm, i ardhur nga Kosova familjarisht nė Qerret tė Durrėsit, do tė niste rrugėn e arsimimit e tė dijes, por aty nė Normalen e Elbasanit ku u shkollua, do t’i lindte njė dėshirė e zjarrtė tė bėhej pilot e tė fluturonte mbi hapėsirat e vendit tė tij tė shtrenjtė. Ishte njė dėshirė qė nisi tė realizohej, por pikėrisht nė ditėn e fundit tė diplomimit e fluturimit nė ajėr, i ndėrpriten nė mes. Sė bashku me jetėn e tij tė njomė. Por para se tė merrte rrugėn e shkollimit pėr pilot nė Slloveni tė ish-Jugosllavisė, nė vitin 1942, Ibushi rreshtohet me armė nė dorė nė formacionet partizane, ku kontribuon nė kėtė luftė deri nė ēlirimin e vendit. Drejtues tė aviacionit tė sotshėm tė Shqipėrisė pohojnė se ato vite ndėr tė gjithė studentėt pėr pilotė nė Lubjanė tė Sllovenisė, Ibushi ishte mes mė tė mirėve. Vitet e shkollimit ikin shpejt, e nė ditėn e fundit, ditėn e fluturimit pėr provimin pėrfundimtar tė diplomimit, ndodh tragjedia. Ishte vera e vitit 1947. “Aeroplani atė mesditė pėsoi njė defekt tė rėndė, ku si pasojė e kėsaj katastrofe humbi jetėn Ibush Vokshi, piloti dėshmor i aviacionit shqiptar”, -pohon Gjinaj. Me gjithė interesimin nė Ministrinė e Mbrojtjes, te drejtuesit e aviacionit, nė stendat e muzeve, ende nuk jepet apo nuk mėsohet njė informacion i saktė edhe pas 59 vjetėsh, nga vrasja e pilotit Ibush Vokshi. Nė periferi tė Lubjanės u bė dhe varrimi i trupit tė pilotit shqiptar, por ende eshtrat e tij ndodhen nė tokė tė huaj, ende nuk po sillen nė atdhe. Pėr mė tepėr, siē mėsojmė pėr “Shekullin”, edhe pse Ibushi ka rėnė nė krye tė detyrės, katėr vjet para se tė caktohej data zyrtare e krijimit tė aviacionit, ėshtė i pari pilot shqiptar qė humb jetėn nė detyrė, ai nuk rezulton tė jetė shpallur Dėshmor i Atdheut.

Gazeta Shekulli