PDA

View Full Version : Martesa!!!

Niku000
25-04-06, 00:18
A i frikesoheni marteses? Nese po, pse?
Vec desha te di per mendimet tuaja.

jadore
25-04-06, 01:16
...Ha hahaha ... ( teme interesante )
.....Beso "niku" qe kam takuar dhe njerez qe i frigohen marteses ( edhe femra bile ,se lere me meshkuj ) dhe akoma nuk e kam kuptuar se pse? ..Eshte shume obligative kjo per ata ...apo e marrin si detyrim me pergjegjesi apo, apo, nuk e di? ...

P.S. Shpresoj qe ti mos te kesh postu kete teme, qe te mbledhesh opinione sepse ndoshta sillesh rreth nje situate dhe nje pyetje te tille.

Arb
25-04-06, 01:46
Hiqjuni marteses more njehere!

Agolli
25-04-06, 11:22
Martesa ne fakt ėshtė e frikshme dhe e tmerrshme per te gjithė, sidomos per ata qe koha ju ka kaluar. Mendimi im ėsht se frika dhe mosbesimi tek vetvetja te shtyn qe te humbesh besimin dhe te dikush tjeter.
Sokrati e pershkruan mendimin e tij per martesen keshtu:
" Martohu ore i mbarė nese e gjen nje grua te mire sepse ajo do te te beje te lumtur, por nese e gjen nje grua te keqe, atehere do te bėhesh filozof "

Me nderime!

jadore
25-04-06, 13:36
Martesa ne fakt se ėsht e frigushme e tmershme per te gjithė sidomos per ata qe koha ju ka kaluar. Mendimi i imė ėsht se friga tek jo besimi ne veten te shtin qe ti humbish besimet ne dikėnd.
Sokratesi e pershkruan mendimin e tij per martes keshtu:
" Martohu ore i mbarrė nese e gjen nje grua te mir ajo do te bėn te lumtur, por nese e gjen nje gru te keqe do te bėhesh filozof"

Me nderime
....Agolli,
Kete thenjen e Sokratit e kuptova, por nuk e kuptova ate thenjen tende "ju ka kaluar koha" Cka nenkupton kjo? A ka kohe fikse dhe te percaktuar se kur duhet njeriu te martohet ?
Apo , apo? Te pyes jo per gje, por thjeshte sa per te debatuar per nje teme shoqerore ne sfere psikologjike dhe kuptohet se gjithesecili duhet te shprehet sipas mendimit te tij. -Eshte teme sociale, ku mendoj se cfaredo debati nuk do te mirrej si nderhyrje personale, pra e diskutojme shtruar pa tensione .. Pse mendojme keshtu, pse lind kjo dukuri tek njerezit, cilet faktore ndikojne etj etj?

Murgesha
25-04-06, 14:34
Pėr ate se sa i frikesohem martesės, desha te them se me mire isha martuar me qejf edhe njehere, se sa te mbesja nje vejushe! :biggrin: :biggrin: :biggrin:

Paradox_13
25-04-06, 18:42
Qyqy po per cfare frike more po flisni? S'ka frik ketu! Hahahahaha.........!

Frikacaket vdesin shume here para vdekjes se tyre, trimat e provojne vdekjen vetem nje here!
Shekspir

etniku
25-04-06, 23:42
Ju pershendes te gjitheve!

Sa i perket temes, them se ajo pak si provokuese, por frike nuk mund te kete, por ka te tjera gjera ketu.
Edhe kohe te caktuar per martese nuk ka , por megjithate dihet se eshte njefare kohe optimale, por zakonisht ata te pasurit materialisht martohen me heret, mirepo nuk e analizojne fort e fort, pra si thone "s'ja vet dhomt fort" qe do te thote se nuk kane rendesi vitet, por me me rendesi eshte qe ta gjesh njeriun qe gjate gjithe jetes te mos jete i/e njejte, por te jete perdite e me i/e mire dhe qe mos te jete shume i/e lexushem/me, por pak si mister.
Hahaha! Ky ishte mendimi im, ndoshta jo shume i analizuar..

Flm per mirekuptim!

vendasi
26-04-06, 01:20
A ju friksoheni marteses? Nese PO, pse? Veq po du me i dit disa mendime tuaja.

Jo valla hic Niku, se po te kisha patur frike nuk do te isha martuar hic, por po me duket se ti je ndoshta para pragut te marteses e per ate te ka hy lepuri ne bark:wink: :biggrin: :biggrin:

Agolli
26-04-06, 20:48
....Agolli , kete thenjen e Sokratit e kuptova , nuk e kuptova ate thenjen tende "ju ka kaluar koha ????- qka kupton kjo , ka kohe fikse te percaktuar kur duhet njeriu te martohet ???!!!apo , apo ,,(
te pyes, jo per tjeter ,po thjeshte te debatojme per nje teme shoqerore ne sfere psikollogjike (kuptohet gjithesecili sipas mendimit te tij -eshte teme sociale ,ku mendoi qe qfardo debati nuk do te mirrej si nderhyrje personale , pra e diskutojme shtruar pa tensione ..pse mendojme keshtu pse lind kjo dukuri tek njerzit cilet faktore ndikojne etje etj )

Pėrshėndetje Jadori,

Nuk e ndjej veten qe me ke nderhyre personalisht, pasi ne fakt pajtohem me ty qe eshte nje debat social dhe per kete ai kerkon me shume formulime.
Me atė qe e kam cekur se "kur te kalon koha eshte e veshtire", sepse je me i pjekur, i ke provuar disa gjėra ne jetė dhe kerkon pak me shume nga personi qe do te krijosh rrethin familjar, pa marre parasysh se cfare gjinie i perket.
Ky eshte nje proces normal dhe teresisht i drejte, por kjo nuk do te thote se vlen per te gjithė.
Sa i perket asaj se a ka kohė fikse per tu martuar, pergjigja natyrisht esht jo, por te martohesh me nje person vetem se ėsht e/i bukur eshte njesoj si te blesh ca djathe pa e kerkuar me pare.
Thuhet se martesa eshte nje llotari, ku burri e luan krejt lirine kurse gruaja e kerkon fatin.
Pa marr parasysh se ku dhe ne cilin vend te botes gjendesh, cfare nacionaliteti ke apo se cilave norma etike ju i takoni, mundeni nese hipni ne nje skene te beni tere publikun per te qeshur nese thuani se " JAM NJERI I MARTUAR":biggrin:

E sa i perket frikes, nuk e kam menduar se duhet te kesh frike nga gruaja apo burri, por nga rrethanat ekonomiko-shoqerore dhe familjare.
Cilat jane faktoret ndikues?
Ka shume papunesi, jetojne pese vete ne nje banese.
Mendon se nese martohem, duhet me ja marr vellaut dhomen ose motres dhe menjehere ndesh ne konflikte etike me vetveten. A i pershtatet familjes time ose a pershtatet familja ime me atė? Si do te kaloje me nėnen time, me babane? Cka bėhet nese ata nuk gjejne nje komunikim te perbashket?
Nese mbet shtatzane, si ti edukoj dhe ti mbaj femijet pa punė?
Keto jane pyetjet qe kalojne neper mendjen tone.
Por ka edhe prej atyre qe nuk i kane keto probleme, por i kupton ato kur te behet vonė!

Tung nga unė!

LOJETARI
27-04-06, 08:35
Martesa eshte nje kontrate qe behet per nje kohe te gjate, por qe mund ta prishesh kur te duash. Keshtu qe kur te behesh gati me lidhe nje kontrate te tille i therret prinderit, vellezerit e motrat e ua tregon kushtet e kontrates, ne menyre qe dikur ata te mos thone se nuk e paskemi dite. Ajo pjese e familjes qe eshte e martuar duhet te te kuptoje. E merr nusen dhe e con ne shtepi e i thua asaj qe te mos flase shume dhe puna u krye. Shpresoj se ta hoqa friken! Hahahahahahahha!

Luana
27-04-06, 14:32
Ne fillim martohuni, pastaj jepni pershtypjet tuaja.
Nuk ka dashuri pa fjale, nuk ka martese pa majtas e djathtas, jo ne kuptimin e dredhjes. Mos harroni frutin e dashurise, femijet qe jane jeta!

Duhet te theksoj se gjeja me e rendesishme sipas meje eshte te jesh i/e sigurte qe e dashuron partnerin tend. Nuk them qe do te jete gjithcka fushe me lule, sepse jeta e perditshme ka streset e veta dhe ka raste qe nganjehere te duket monotone, por njeriu po te doje dhe po te kete besim behet tolerant dhe i kapercen problemet. Une jam optimiste ne lidhje me martesen. Dihet ajo qe jo te gjitha martesat ecin ashtu sic i mendojne njerezit, por them se ne fund te fundit cdo gje eshte ne doren tone dhe po te duam mund t'i bejme gjerat te ecin ne drejtimin e duhur!

Jam dakort qe eshte nje hap shume i rendesishem dhe qe njeriu duhet te mendohet shume mire!

Luana :wink:

halla e madhe
27-04-06, 18:31
Martesa eshte nje kontrate qe behet per nje kohe te gjate, por qe munde ta prishesh kur te duash .Keshtu qe kur te behesh gati me lidhe nje kontrate te tille i thrrete prinderit ,vellezerit e motrat ua tregon kushtet e kontrates ne menyre qe dikur mos te thone se nuk e paskemi dite . Ajo pjese e familjes qe eshte e martuar duhet te te kuptojne .E merr nusen e qon ne shtepi i thua te mos flete shume dhe puna u krye .Shpresoj se ta hjeka friken .hahahahahahahha.........

Me krejte familjen po u dashka qe te martohet ajo nuse a?
Hahahahaha! Shyqyr Zotit qe nuk martohen plakat se kiameti ish ba:biggrin: :biggrin:

jadore
27-04-06, 18:48
Pėrshėndetje Jadori

Nuk e ndij veten qe me ki nderhy personalish, ne fakt se pajtohem me ty qe ėsht nje debat social dhe kerkon ma shum formulime.
Me atė qe e kam cekur kur te kalon koha ėsht veshtir sepse je ma i pjekur, i ke provu do gjėra ne jetė dhe kerkon pakes ma shum nga personi qe do ta formosh rethin familjar pa mar parasysh se qfar gjinije je.
Ky ėsht nje proces normal dhe plot i drejt por nuk do te thot se vlen per te gjithė.
Sa i perket se a ka kohė fikse per tu martuar natyrisht se jo. Por te martohesh me nje person vetem se ėsht e/i bukr ėsht njesoi si ta blesh ca djath pa e kerkuar.
Thuhet se martesa ėsht nje llotori ku burri e luan krejt lirin kurse gruaja e kerkon fatin.
Pa mar parasysh ku dhe ne cilind vend te botes gjindesh dhe qfar nacionaliteti apo normave etike ju i takoni, mundeni nese hypni ne nje sken ta shtini tėr bublikun per te buzqeshur nese thuani se " JAM NJERI I MARTUAR":biggrin:

E sa i perket friges nuk e kam menduar se tutesh nga grruaja ose burri por nga rethanat ekonomike sociale dhe familjare.
Cilat jan faktoret ndikuse? Ka shum papunsia, jetoin 5 veta ne nje banes ose shtepi mendon nese martona duhna me ja mar vllaut dhomen ose motres has ne konflikte etike me vetvetiun, a i pershtatet familjes teme ose a e pershtat familja ime atė, si do te kaloi me nėnen tim, me babain qka bėhet nese nuk gjejn nje komunikim te perbashket, Nese jet shtatzan si ti edukoi dhe furnizoi femijt pa punė keto jan pyetjet qe herdo kur do kan per tna vizituar koken tanė. Por ka edhe asi qe nuk i kan keto problem por i kupton kur te bohet vonė!

Tung mga unė

...E qelluar "Agolli" dhe kete ne fakt prita ( si pergjigje deri dikund) qe te shoh se sa real jemi, se sa e ndjejme dhe kuptojme pergjegjesine e nje hapi te tille vendimtar ne jete, se sa realisht e kuptojme partneritetin dhe formesimin e ketij institucioni familjar permes aktit te quajtur martese ,

luan_i
29-04-06, 08:13
Ne fillim martohuni, pastaj jepni pershtypjet tuaja.
Nuk ka dashuri pa fjale, nuk ka martese pa majtas e djathtas, jo ne kuptimin e dredhjes. Mos harroni frutin e dashurise, femijet qe jane jeta!

Duhet te theksoj se gjeja me e rendesishme sipas meje eshte te jesh i/e sigurte qe e dashuron partnerin tend. Nuk them qe do te jete gjithcka fushe me lule, sepse jeta e perditshme ka streset e veta dhe ka raste qe nganjehere te duket monotone, por njeriu po te doje dhe po te kete besim behet tolerant dhe i kapercen problemet. Une jam optimiste ne lidhje me martesen. Dihet ajo qe jo te gjitha martesat ecin ashtu sic i mendojne njerezit, por them se ne fund te fundit cdo gje eshte ne doren tone dhe po te duam mund t'i bejme gjerat te ecin ne drejtimin e duhur!

Jam dakort qe eshte nje hap shume i rendesishem dhe qe njeriu duhet te mendohet shume mire!

Luana :wink:

Ok. Martesa ėshtė fillimi mė i mirė nė jetė. Ėshtė fillimi i rrugės nga ku startohet jeta e njėmendėt. Mė pastaj, rrugėtimi nė jetė dhe pėr jetė, sjellė edhe kthesa e tė pa pritura, sjellė rrugė tė shtruar me lule e rrugė me hitha, rrugė tė asfalltuar e rrugė me baltė, rrugė edhe me rėnie tė fella e me tė tatėpjeta, sjellė ngritje e rėnie, sjellė pėrplasje, sjellė... E rėndėsishme ėshtė tė ecet rrugės sė jetės.

Tek e fundit, Martesa ėshtė fillimi i jetės, ama nuk ėshtė edhe fundi...!

Paradox_13
06-05-06, 20:48
Jeta bashkeshortore eshte si nje varke qe mban dy veta ne mes te nje deti me shtrengat ; ne rast se njeri nga te dy do te beje nje levizje te vrullshme , varka do te fundoset.

HoteL-MadriD
08-05-06, 23:19
Jo frike sia kam marteses, Mezi po pres te martohem. Por se di spo me vjen Kismeti. Po e pres me gezim.

Dea_A
11-09-06, 12:51
Frige ???
Jo edhe pse e dim se martesa eshte burg dhe je i liruar vetem me kushte ne te gjith dojm ta provojm nje here :biggrin:

Murgesha
11-09-06, 16:57
Jo Dea_ mos e cilėso tė tillė martesėn se nuk ėshtė ashtu.
Nejse pak vėshtirė deri sa t`ė adaptohesh me e nda "Jastėkun" me dike tjetėr por ama kur tė mėsohesh nuk do tė pranoje tė jesh nė atė jastėk vetėm as edhe pėr njė natė tė vetme. :wink:

LOJETARI
11-09-06, 17:13
Frige ???
Jo edhe pse e dim se martesa eshte burg dhe je i liruar vetem me kushte ne te gjith dojm ta provojm nje here :biggrin:

Oj Dea_ jo frige por mos gabo se s“mund t“i gjeshe ma veti ilaq .edhe ma keq se burgu , tmerre krejte , lej t“i jastakat e Murgeshes hahahahahah.......se martesa jo veq jastakun po edhe jorganin ta merre hahahahahaha.....kurre me kembet nuk te nxehen a fryma te ndalet permanent se kurre jorgani e as jastaku nuk rrine ku e kane vendin hahahahaha ............

DEA
11-09-06, 17:35
Frige ???
Jo edhe pse e dim se martesa eshte burg dhe je i liruar vetem me kushte ne te gjith dojm ta provojm nje here :biggrin:

E nderuara " moter emri":wink: Martesa nuk eshte burg, nese ke zgjedh njeriun qe te pershtatet apo qe pershtateni ju, martesa mund te quhet mrekulli!, nuk eshte e thene se vetem ta ndash jastekun apo shtratin me dike po nese bashkjeton me dike e sheh se ato jane te rangut te dyte, ne rangun e pare eshte mirkuptimi dhe respekti i ndersjellte.
Kur ke personin qe do pran teje dhe te do, eshte gjithqka me e leht se perpara, me siguri se ka pas raste qe jeni mbyll shpesh ne vetvete me ndonje problem qe skeni mundur ta flisni me njeri te gjalle, ateher me personin e zgjedhur mund ti diskutoni te gjitha pa medyshje se do te ndegjohet tek personi i tret, kthehem e flas tash per vetveten mund te them se ne njeriun qe ka zgjedhur, tek ai kam gjetur nenen, baban, motren e vellan, po ashtu shoqerin, ne mungese te personave ne fjale gjithmone ka ditur te gjindet ne situata te ndryshme ku me eshte lehtesuar dhimbja, andaj i jam shume mirenjohes qe eshte aq i kuptueshem me mua, dhe ne baze te pervojes se bukur jam ne gjendje ti motivoj te rinjet se martesa eshte ashtu siq deshiron ti ta kesh, dhe ne cilin drejtim e shpije ti, nese dy te rinje japin kontributin e duhur ne Martes ateher mund te percillet vetem me lumturi .

Suksese te pamartuarve ne zgjedhjen e fatit nga DEA:wink:

Murgesha
11-09-06, 17:38
Ky shkrimi i juaji e dashura DEA ka me i shtytė tė gjithė tė pamartuarit e forumit me u martu. :rolleyes:

I paske pėrshkruar aq bukur tė mirat e martesės sa edhe mua po mė hidhet tė martohem prap. :biggrin: :biggrin: :wink:

DEA
11-09-06, 17:41
Ky shkrimi i juaji e dashura DEA ka me i shtytė tė gjithė tė pamartuarit e forumit me u martu.

I paske pėrshkruar aq bukur tė mirat e martesės sa edhe mua po mė hidhet tė martohem prap. :biggrin: :biggrin: :wink:

Hahahahahahahahahah jo ti ishalla jo mo hahahahahah

Murgesha zemer, prap me duket qe nuk munda ta shprehi te gjithen ate qfare ndjeva gjate shkrimit:wink:

Murgesha
11-09-06, 17:46

Me tė drejtė e kishe bėrė valla. Dhe kurdo tė takojsh frigacak pėr martesė shprehu akoma mė shumė se tani se gjynah ėshtė me e qu jetėn vetėm kur ke mundėsi ta ndash me dike tjetėr. :wink:

LOJETARI
11-09-06, 19:30
E nderuara " moter emri":wink: Martesa nuk eshte burg, nese ke zgjedh njeriun qe te pershtatet apo qe pershtateni ju, martesa mund te quhet mrekulli!, nuk eshte e thene se vetem ta ndash jastekun apo shtratin me dike po nese bashkjeton me dike e sheh se ato jane te rangut te dyte, ne rangun e pare eshte mirkuptimi dhe respekti i ndersjellte.
Kur ke personin qe do pran teje dhe te do, eshte gjithqka me e leht se perpara, me siguri se ka pas raste qe jeni mbyll shpesh ne vetvete me ndonje problem qe skeni mundur ta flisni me njeri te gjalle, ateher me personin e zgjedhur mund ti diskutoni te gjitha pa medyshje se do te ndegjohet tek personi i tret, kthehem e flas tash per vetveten mund te them se ne njeriun qe ka zgjedhur, tek ai kam gjetur nenen, baban, motren e vellan, po ashtu shoqerin, ne mungese te personave ne fjale gjithmone ka ditur te gjindet ne situata te ndryshme ku me eshte lehtesuar dhimbja, andaj i jam shume mirenjohes qe eshte aq i kuptueshem me mua, dhe ne baze te pervojes se bukur jam ne gjendje ti motivoj te rinjet se martesa eshte ashtu siq deshiron ti ta kesh, dhe ne cilin drejtim e shpije ti, nese dy te rinje japin kontributin e duhur ne Martes ateher mund te percillet vetem me lumturi .

Suksese te pamartuarve ne zgjedhjen e fatit nga DEA:wink:

DEA , nese minimizohet rendesia e marteses ne ato dy pika qe ti ke permende atehere perse te motivohen te rinjte ? Per te gjetur dikend qe ata do te bisedonin hapur per problemet e tyre pa patur frike se do t“i marre vesh i treti (psh kunata apo kunati) .Apo per te gjetur dikend krejtsisht te huaj qe do ta zevendesonte nenen ,baben ,motren apo vellaun ? A nuk eshte martesa ikje nga prinderit per te marre vet kete rol ? A nuk eshte martesa ngritje e kufijve te ri per te ruajtur te posaformuaren per te cilen jo edhe aq rralle je ne dyshim se nuk ishte vendim i drejte ?A nuk eshte martesa sfide e llojit te veqant per artikulimin e deshirave qysh nga femijeria ? A nuk martesa hapja e nje dere qe nuk dihet se cka te pret ?.........................?
DEA, gjetja e personit qe njeriu duhet ta martoj eshte pune fati, se katalogut nuk i besohet ,Martesa DEA eshte plotesim i vetvetes me ate pjesen tjeter qe te ka munguar ,por qe nuk e ke ditur deri sa e ke takuar .Prandaj njeriu para se te martohet duhet njohur vetveten per te ditur se cila eshte ajo pjese qe te mungon ................................

DEA
11-09-06, 19:45

Lojtari te them te drejten , une mendoj qe Martesa as nuk eshte ikje nga Prinderit per ta marre vet ate rol dhe as ato pikat e lartepermendura nuk jane baze e mbajtjes se nje martese te lumtur, jane njera nder pikat ku ndihesh e sigurt se ke njeri ku te mbeshtetesh , mendoj se komunikimi ndermejt personave te martuar ben nje martese te lumtur. mendoj se besimi ndermjet personave te martuar ben nje martes te lumtur, nuk mendoj qe paraja blen lumturine, nuk mendoj se premtimet ta sjellin lumturine, dhe aq me pak mendoj se eshte ngritje e kufijeve, po ashtu nuk kam thene qe me zevendeson nenen , babane , vellane , e motren po kam cekur se kam gjetur tek ai te gjitha ato qe per momentin me jane nevojitur, ku mund te ceku se eshte nje dallim i madhe nese do te mi zevendesonte me ate qe mundem ti gjej te gjitha tek ai.

Pershendetje miqsore DEA

LOJETARI
11-09-06, 20:02

DEA nje gje duhet pranuar se te hyshe ne martese nuk do te thote te hyshe ne parajse .Lumturia nuk matet me kilogram per te krashasuar se kush eshte me i lumtur e kush me pak , por jam i sigurt se jeten bashkeshortore qe bej une rrallekush e ben (ndoshta kjo eshte vetem bindje e imja ) mirpo megjitheate askujt nuk do t“i keshilloja te martohet se aty do te gjene lumturine .DEA rreth marteses fliten aq shume te paverteta sa qe asnje detektor i genjeshtrave nuk do t“i perballonte dridhjet e treguesit po qe se do te behej ndonje matje e tille , prandaj kur njeriu keshillon te pamartuarit duhet te jemi me te kujdesshem me keshilla paushale sepse ne kohen qe sot po jetojme martesa nuk eshte edhe prioritet per te arrite lumturine por perkundrazi po shfrytezohet ne format me banale per te arrite qellimet vetjake egoiste te te dyja gjinive kudo ne bote jo veq te ne shqiptaret .

DEA
11-09-06, 20:11

Te them te drejten une kam paraqitur Martesen ashtu siq e njoh une, po mund te ket edhe fytyra te tjera, keshtu qe porosia ime ishte nese gjeni" personin qe duheni e pershtateni" shansat per nje jet te mire jane te medha, po se pari duhet ti ta kesh deshiren per nje jete te mire, mandej edhe tjetri, kontributi i dhene nga ana e te dy paleve sjell rehatine shpirterore,

Nuk eshte Martesa me batica e zbatica, vet jeta eshte asisoji, andaj mos ja leni fajin marteses ,po shiqoje ne anet pozitive te saj.

DEA:wink:

Murgesha
11-09-06, 20:19
Po inkuadrohem sėrish nė kėtė temė, por kėsaj here mė seriozisht. :wink:

Tė nderuar Lojėtari dhe DEA jo shumė kohė mė parė ndodhnin martesat pa u parė mes vete, me anė tė msitėve e martesa tė tilla kanė pas edhe shumica e prindėrve tanė.
Ishte martesa si institucion qė i bėri ata tė kenė jetė tė lumtur, apo pėrshtatja e tyre nė martesė?
Ne mund tė themi sot se ato martesa kanė qenė jo tė mira por bazuar nė jetėn bashkėshortore tė prindėrve tanė atėherė del se njė pakicė prej atyre martesave kanė qenė tė dėshtuara.
Unė vetė kam thėnė nuk mund ta bėj burrė njė njeri qė se kam parė kurrė, ashtu thojnė edhe shumica sot, por a u zgjodhėn njerėzit bashkėshortin/en nė tė kaluarėn pėr tė kaluar jetėn?

Bazuar nė kėtė qė shkrova mė lart mendoj se martesa ėshtė gjithēka nė jetėn e njeriut edhe pse nuk ėshtė mjaltė e pėrditshme por ka tė mirat e saja qė na e plotėsojnė boshllėkun jetėsor qė do tė mund ta kishim po tė ishim tė pamartuar.

jadore
11-09-06, 20:25
DEA , nese minimizohet rendesia e marteses ne ato dy pika qe ti ke permende atehere perse te motivohen te rinjte ? Per te gjetur dikend qe ata do te bisedonin hapur per problemet e tyre pa patur frike se do t“i marre vesh i treti (psh kunata apo kunati) .Apo per te gjetur dikend krejtsisht te huaj qe do ta zevendesonte nenen ,baben ,motren apo vellaun ? A nuk eshte martesa ikje nga prinderit per te marre vet kete rol ? A nuk eshte martesa ngritje e kufijve te ri per te ruajtur te posaformuaren per te cilen jo edhe aq rralle je ne dyshim se nuk ishte vendim i drejte ?A nuk eshte martesa sfide e llojit te veqant per artikulimin e deshirave qysh nga femijeria ? A nuk martesa hapja e nje dere qe nuk dihet se cka te pret ?.........................?
DEA, gjetja e personit qe njeriu duhet ta martoj eshte pune fati, se katalogut nuk i besohet ,Martesa DEA eshte plotesim i vetvetes me ate pjesen tjeter qe te ka munguar ,por qe nuk e ke ditur deri sa e ke takuar .Prandaj njeriu para se te martohet duhet njohur vetveten per te ditur se cila eshte ajo pjese qe te mungon ................................

..vertet e qelluar , shpjegim me te plote dhe me thelb te analizuar rreth keti diskutimi ,rralle kam hasur ....no coment

ps.

vertet koicidenciale ,perputhje mendimesh
( po te mos isha vete J'ador qe lexova kete shkrim do mendoja qe eshte nje koke qe perdore dy nicka ..koicidenciale vertet ,respekt Mik, )

LOJETARI
11-09-06, 20:29
Po inkuadrohem sėrish nė kėtė temė, por kėsaj here mė seriozisht. :wink:

Tė nderuar Lojėtari dhe DEA jo shumė kohė mė parė ndodhnin martesat pa u parė mes vete, me anė tė msitėve e martesa tė tilla kanė pas edhe shumica e prindėrve tanė.
Ishte martesa si institucion qė i bėri ata tė kenė jetė tė lumtur, apo pėrshtatja e tyre nė martesė?
Ne mund tė themi sot se ato martesa kanė qenė jo tė mira por bazuar nė jetėn bashkėshortore tė prindėrve tanė atėherė del se njė pakicė prej atyre martesave kanė qenė tė dėshtuara.
Unė vetė kam thėnė nuk mund ta bėj burrė njė njeri qė se kam parė kurrė, ashtu thojnė edhe shumica sot, por a u zgjodhėn njerėzit bashkėshortin/en nė tė kaluarėn pėr tė kaluar jetėn?

Bazuar nė kėtė qė shkrova mė lart mendoj se martesa ėshtė gjithēka nė jetėn e njeriut edhe pse nuk ėshtė mjaltė e pėrditshme por ka tė mirat e saja qė na e plotėsojnė boshllėkun jetėsor qė do tė mund ta kishim po tė ishim tė pamartuar.

Ah moj MURGESHE sa e bukur je kur behesh serioze hahahahaha . Ishin ato kohera kur njeriu mendonte se eshte kryer evolucioni e tij ,pra nuk kishte nevoje te mendohej me koken e vet .Cdo gje vinte e pregatitur si ne pjate e qe besa edhe fukaralleku ishte me i madhe se sot dhe njerezit kenaqeshin me ate qe ju servohej ne pjate .Sot te mirat na kan que peshe ,pjata nuk na mjafton por kemi deshire edhe per pjaten e tjetrit e qe besa edhe tjetri nuk rrin rehat .Me nje fjale secili ka filluar te mendoj me koken e vete ,prandaj per ate qellim edhe gjithe kjo rremuje dikush thote keshtu me mire e tjetri ashtu . Ne tollovi nuk eshte lehte te gjindet pjata me e pershtatshme hahahahahah te lumet na qe jena te martuem ...........

LOJETARI
11-09-06, 20:38
..vertet e qelluar , shpjegim me te plote dhe me thelb te analizuar rreth keti diskutimi ,rralle kam hasur ....no coment

ps.

vertet koicidenciale ,perputhje mendimesh
( po te mos isha vete J'ador qe lexova kete shkrim do mendoja qe eshte nje koke qe perdore dy nicka ..koicidenciale vertet ,respekt Mik, )

hahahahah ta dija se je kesajde nuk do te shkruaja , kam frike se te frigova dhe nuk do te martohesh aq shpejte hahahahah ,ndersa une ,Murgesha dhe DEA u knaqem hahahaha te pershendes .

PS ku je ti qe ke humbe krejt ?

jadore
11-09-06, 20:41

ha ha ha . Flm . pak publicitet ..hahahahha

halla e madhe
11-09-06, 20:42
Ah moj MURGESHE sa e bukur je kur behesh serioze hahahahaha . Ishin ato kohera kur njeriu mendonte se eshte kryer evolucioni e tij ,pra nuk kishte nevoje te mendohej me koken e vet .Cdo gje vinte e pregatitur si ne pjate e qe besa edhe fukaralleku ishte me i madhe se sot dhe njerezit kenaqeshin me ate qe ju servohej ne pjate .Sot te mirat na kan que peshe ,pjata nuk na mjafton por kemi deshire edhe per pjaten e tjetrit e qe besa edhe tjetri nuk rrin rehat .Me nje fjale secili ka filluar te mendoj me koken e vete ,prandaj per ate qellim edhe gjithe kjo rremuje dikush thote keshtu me mire e tjetri ashtu . Ne tollovi nuk eshte lehte te gjindet pjata me e pershtatshme hahahahahah te lumet na qe jena te martuem ...........

Jaaaaa ..une nuk qes kajde me pjaten qe me ra hise..hahahah...po e ruaj ate pjate se tybe asi modeli nuk prodhohet me:biggrin:

PS: edhe ju te rijte, nese doni te bleni pjata, zgjidhni modelin qe ju pershtatet dezajni,pa shybe do te knaqeni tane jeten me ate lloj pjatash..hahahaha:biggrin:

LOJETARI
11-09-06, 20:45

oj Halle tash porcelani po thehet shpejt hahahaha kollaj e keni pas ju Alumini ka qene i qendrueshem edhe me i pas gjue naj here mas dere hahahahaha.....

halla e madhe
11-09-06, 20:56

Ti thefsh qafen me porcellan e me qka paq ho:biggrin: :biggrin: :biggrin:

Dea_A
11-09-06, 22:07
E nderuara " moter emri":wink: Martesa nuk eshte burg, nese ke zgjedh njeriun qe te pershtatet apo qe pershtateni ju, martesa mund te quhet mrekulli!, nuk eshte e thene se vetem ta ndash jastekun apo shtratin me dike po nese bashkjeton me dike e sheh se ato jane te rangut te dyte, ne rangun e pare eshte mirkuptimi dhe respekti i ndersjellte.
Kur ke personin qe do pran teje dhe te do, eshte gjithqka me e leht se perpara, me siguri se ka pas raste qe jeni mbyll shpesh ne vetvete me ndonje problem qe skeni mundur ta flisni me njeri te gjalle, ateher me personin e zgjedhur mund ti diskutoni te gjitha pa medyshje se do te ndegjohet tek personi i tret, kthehem e flas tash per vetveten mund te them se ne njeriun qe ka zgjedhur, tek ai kam gjetur nenen, baban, motren e vellan, po ashtu shoqerin, ne mungese te personave ne fjale gjithmone ka ditur te gjindet ne situata te ndryshme ku me eshte lehtesuar dhimbja, andaj i jam shume mirenjohes qe eshte aq i kuptueshem me mua, dhe ne baze te pervojes se bukur jam ne gjendje ti motivoj te rinjet se martesa eshte ashtu siq deshiron ti ta kesh, dhe ne cilin drejtim e shpije ti, nese dy te rinje japin kontributin e duhur ne Martes ateher mund te percillet vetem me lumturi .

Suksese te pamartuarve ne zgjedhjen e fatit nga DEA:wink:
hahahha e nderuar DEA
une e shkruajta ate proverb ne shaka e siper se sjam e martuar bile as e dashuruar :biggrin:
me vjene shume mire se jeni te lumtura dhe ta them sinqerisht martesa per mua eshte shume e larget bile se di se si u inkuadrova ne kete teme !
u pershendes me shume respekt A_dea !

Dea_A
12-09-06, 11:00
Jo Dea_ mos e cilėso tė tillė martesėn se nuk ėshtė ashtu.
Nejse pak vėshtirė deri sa t`ė adaptohesh me e nda "Jastėkun" me dike tjetėr por ama kur tė mėsohesh nuk do tė pranoje tė jesh nė atė jastėk vetėm as edhe pėr njė natė tė vetme. :wink:

E dashure Murgeshe !
Kete qe e thash e lidha me historin e unazez (se si ka mbet unaza simbol i marteses ) .Marr ne shiqim te pergjithshem ky proverb "martesa burg -i liruar me kushte " me duket se eshte shume i qelluar .Ne martese qofte ajo edhe me vendet me te zhvilluara ka shume kushte dhe detyra qofshin edhe fare te paimponuara si per mashkullin ashtu edhe per femren .Nuk e perjashtoj mundesin se ajo i ka edhe mrekullit e veta ( ndarja e jatekut psh:biggrin: ) mirepo veprimi si person i lire merr fund per te dy gjinit me diten kur vendos ta vendos unazen ne gisht .Qdo levizje eshte e limituar .Apo jo?
Shume pershendetje !

ps.mua me vjene mire dhe kenaqem per secilin qift qe ndertojne nje jete te harmonishme dhe mos mendoni se sdua ta provoj edhe une ta ndaj jastekun me dikend :wink:

Dea_A
12-09-06, 11:04
Oj Dea_ jo frige por mos gabo se s“mund t“i gjeshe ma veti ilaq .edhe ma keq se burgu , tmerre krejte , lej t“i jastakat e Murgeshes hahahahahah.......se martesa jo veq jastakun po edhe jorganin ta merre hahahahahaha.....kurre me kembet nuk te nxehen a fryma te ndalet permanent se kurre jorgani e as jastaku nuk rrine ku e kane vendin hahahahaha ............

hahahha LOJETARI do ta provoj edhe une nje here si Ti e nese me del keq gjej ilaq dikund :wink:

Dea_A
12-09-06, 11:23
DEA nje gje duhet pranuar se te hyshe ne martese nuk do te thote te hyshe ne parajse .Lumturia nuk matet me kilogram per te krashasuar se kush eshte me i lumtur e kush me pak , por jam i sigurt se jeten bashkeshortore qe bej une rrallekush e ben (ndoshta kjo eshte vetem bindje e imja ) mirpo megjitheate askujt nuk do t“i keshilloja te martohet se aty do te gjene lumturine .DEA rreth marteses fliten aq shume te paverteta sa qe asnje detektor i genjeshtrave nuk do t“i perballonte dridhjet e treguesit po qe se do te behej ndonje matje e tille , prandaj kur njeriu keshillon te pamartuarit duhet te jemi me te kujdesshem me keshilla paushale sepse ne kohen qe sot po jetojme martesa nuk eshte edhe prioritet per te arrite lumturine por perkundrazi po shfrytezohet ne format me banale per te arrite qellimet vetjake egoiste te te dyja gjinive kudo ne bote jo veq te ne shqiptaret .

Respekt per kete postim ,i nderuar!
Une nisem nga vetvetja .Nuk dua te martohem me dikend per ta gjetur butesin ose zevendesimin e prinderve sepse ato veq i posedoj .As sdo te martohem me dikend te ma ofron jeten ose te ma siguron ekzistencen ,sepse ate do ta beje vete“.Ne kete kohe eshte shume e veshtir te funksionoj nje martese si duhet ,si thuhet ne perralla :wink: .E them kete sepse mendoj se vertet lidhur me martesen askush nuk e thot realitetin .

Murgesha
12-09-06, 18:56
Ah moj MURGESHE sa e bukur je kur behesh serioze hahahahaha . Ishin ato kohera kur njeriu mendonte se eshte kryer evolucioni e tij ,pra nuk kishte nevoje te mendohej me koken e vet .Cdo gje vinte e pregatitur si ne pjate e qe besa edhe fukaralleku ishte me i madhe se sot dhe njerezit kenaqeshin me ate qe ju servohej ne pjate .Sot te mirat na kan que peshe ,pjata nuk na mjafton por kemi deshire edhe per pjaten e tjetrit e qe besa edhe tjetri nuk rrin rehat .Me nje fjale secili ka filluar te mendoj me koken e vete ,prandaj per ate qellim edhe gjithe kjo rremuje dikush thote keshtu me mire e tjetri ashtu . Ne tollovi nuk eshte lehte te gjindet pjata me e pershtatshme hahahahahah te lumet na qe jena te martuem ...........

Lojetar edhe po tė dua nuk mundem me tė thėnė se nuk ke tė drejtė.
Larg asaj se unė do tė insistoja qė fėmijėt e mij tė veprojnė si gjyshėrit e tyre (se pėr veti veē e kam nda moti "jastėkun") por ... a stė duket edhe ty qė tash mė pak po rahatohet "jastėku" edhe pse vet po gjindet??

Lum si ne de, qė jemi ngopė nė pjata alumini e s`kemi ėndėrru pėr pjata porcelani nė atė kohė..
Ha, hahahahahaaaaaaaaaaaaaaa

Murgesha
12-09-06, 18:59
E dashure Murgeshe !
Kete qe e thash e lidha me historin e unazez (se si ka mbet unaza simbol i marteses ) .Marr ne shiqim te pergjithshem ky proverb "martesa burg -i liruar me kushte " me duket se eshte shume i qelluar .Ne martese qofte ajo edhe me vendet me te zhvilluara ka shume kushte dhe detyra qofshin edhe fare te paimponuara si per mashkullin ashtu edhe per femren .Nuk e perjashtoj mundesin se ajo i ka edhe mrekullit e veta ( ndarja e jatekut psh:biggrin: ) mirepo veprimi si person i lire merr fund per te dy gjinit me diten kur vendos ta vendos unazen ne gisht .Qdo levizje eshte e limituar .Apo jo?
Shume pershendetje !

ps.mua me vjene mire dhe kenaqem per secilin qift qe ndertojne nje jete te harmonishme dhe mos mendoni se sdua ta provoj edhe une ta ndaj jastekun me dikend :wink:

Edhe ju keni tė drejtė e dashura Dea_ me vėshtrimin qė i keni bėrė lirisė sė bashkėshortėve.
Vetėkuptohet se disa gjėra cungohen si pėr burrė ashtu edhe pėr grua, por nuk ėshtė keq tė provosh sė paku njėherė vuajtjet e burgut tė quajtur martesė.:wink:

halla e madhe
12-09-06, 20:11
hahahha LOJETARI do ta provoj edhe une nje here si Ti e nese me del keq gjej ilaq dikund :wink:

Ah moj Dea,pa e provua martesen s'ke qka thua,e gjithe kjo qe shkruajme neve eshte nje perqindje e vogel informacioni,ne realitet martesa eshte pergjithesi dhe mjeshtri e madhe e dy personave qe vendosin te kalojne jeten me te gjithat qe ju perashtrohet.

Ps:nese posedojne dy persona dashuri, mirekuptim dhe tolerance s'do te kete kurrfar problemi per asnjerin:wink:

LOJETARI
12-09-06, 20:28

Jo ,jo Halla e madhe prape nuk pajtohem me ju te martuarat .Une e di se per te pase mirekuptim per dikend duhet bere leshime ,une e di se per te qene tolerant duhet bere prap leshime ,une e di gjitheashtu se per te dashte dikend nuk eshte e lehte por nganjehere eshte edhe e pabesueshme saqe as vet nuk e dime se a eshte ashtu apo jo .E per cfare arsye pra duhet dikush te bej gjithe ato leshime ? Vetem per te thene se eshte i , (e )martuar ? Apo ka nevoje njeriu qe per hire te dikujt qe as nuk ja ka bere nena e as baba te jete aq tolerant dhe i mirekuptueshem ?Jo Halla e madhe t “i thuash dikujt benu i mirekuptueshem dhe tolerant dhe duaje se nuk do te kesh kurrefare problemesh munde te ndodhe se te pergjigjet :Po keto probleme nuk i kam edhe nese jam i pamartuar andaj pse te beje aq shume leshime per problemet te cilat ashtu e keshtu nuk i kam fare .Jo halle jo kjo nuk e justifikon martesen por tregonju te pamartuarve te verteten pse njeriu duhet te martohet nese duhet !?hahahahahahah

vjeshta
12-09-06, 20:50
Martesa nuk programohet ,nuk pershkruhet ,nuk parashikohet sepse secila martes eshte e ndryshueshme nga njera tjeter ,sepse secili e ka karakterin e vete ,menyren e te jetuarit ,menyren e te shprehurit ,menyren se si i shikojn gjerat dhe ajo se qka deshirojn nga jeta dhe mvaret se si dhe qka investon secili.

Martesa nuk eshte per fmije :biggrin: ,nese nuk jeni te pjekur dhe te bindur se per qka martoheni ,lereni .

Martesa nuk eshte obligim.

halla e madhe
12-09-06, 21:21
Jo ,jo Halla e madhe prape nuk pajtohem me ju te martuarat .Une e di se per te pase mirekuptim per dikend duhet bere leshime ,une e di se per te qene tolerant duhet bere prap leshime ,une e di gjitheashtu se per te dashte dikend nuk eshte e lehte por nganjehere eshte edhe e pabesueshme saqe as vet nuk e dime se a eshte ashtu apo jo .E per cfare arsye pra duhet dikush te bej gjithe ato leshime ? Vetem per te thene se eshte i , (e )martuar ? Apo ka nevoje njeriu qe per hire te dikujt qe as nuk ja ka bere nena e as baba te jete aq tolerant dhe i mirekuptueshem ?Jo Halla e madhe t “i thuash dikujt benu i mirekuptueshem dhe tolerant dhe duaje se nuk do te kesh kurrefare problemesh munde te ndodhe se te pergjigjet :Po keto probleme nuk i kam edhe nese jam i pamartuar andaj pse te beje aq shume leshime per problemet te cilat ashtu e keshtu nuk i kam fare .Jo halle jo kjo nuk e justifikon martesen por tregonju te pamartuarve te verteten pse njeriu duhet te martohet nese duhet !?hahahahahahah

Pse more Lojtari po ndeze fesat ti?!!!Ti thua:_une e di, une e di....ti shume po dine bre shejtani me brina:confused: Ty te rafte nje nuse qe ta thene koken me STUPC sa here qe flet ho:biggrin:

seriozja_19
12-09-06, 22:00
Shume bre veshtire me vendos per martes...jam ra ne hall :frown:

Dea_A
12-09-06, 22:29
Pse more Lojtari po ndeze fesat ti?!!!Ti thua:_une e di, une e di....ti shume po dine bre shejtani me brina:confused: Ty te rafte nje nuse qe ta thene koken me STUPC sa here qe flet ho:biggrin:

Mire e ke oj Halle e dashur ,me e degjue Lojetarin paskan me mbet pa u martu vajzat e forumit :biggrin:
edhe une po bashkohem ne " urimin " tuaj :biggrin:

Dea_A
13-09-06, 12:20
Lojetar edhe po tė dua nuk mundem me tė thėnė se nuk ke tė drejtė.
Larg asaj se unė do tė insistoja qė fėmijėt e mij tė veprojnė si gjyshėrit e tyre (se pėr veti veē e kam nda moti "jastėkun") por ... a stė duket edhe ty qė tash mė pak po rahatohet "jastėku" edhe pse vet po gjindet??

Lum si ne de, qė jemi ngopė nė pjata alumini e s`kemi ėndėrru pėr pjata porcelani nė atė kohė..
Ha, hahahahahaaaaaaaaaaaaaaa

Eshte plotesisht e vertet e nderuar !
Arsyeja qendron ne ate se me FEMRA NUK ESHTE BARIERE E GJITHQKAFIT ! Tash kemi mundesi tjera te shkollimit dhe arritjes se gjithqkafit qe duam vete, keshtu qe kemi nevoje vetem per nje njeri qe na don ne kuptim te vertet te fjales e jo per nje njeri qe na siguron te gjitha kushtet per te mbijetuar dhe me ate te drejte te na sundon deri ku te ka qejf (siq eshte realiteti yne shqipetar)!

Pilati
26-09-06, 01:03
Martesa eshte e mire per ata qe e dine qka eshte familja ndersa per ata te cilet nuk e dijne dhe nuk e qmojne familjen martesa eshte e tepert dhe nuk duhet te martohen sepse e prishin familjen.

Pilati

sckorpion
03-10-06, 14:48
Pėr ate se sa i frikesohem martesės, desha te them se me mire isha martuar me qejf edhe njehere, se sa te mbesja nje vejushe! :biggrin: :biggrin: :biggrin:
Pershendetje Murgesha, njeriu ne temen nuk tha qe te mbesesh pa martuar apo a po frigoheni qe te mbeteni te pa martuar, por tha qe a i frigoheni marteses dhe ketu besoj qe e ke keqkuptu pyetjen.
Une per veten time do te thoja keshtu, qe martese per nje djal eshte nje pergjegjesi shume e madhe dhe obligim i madh per te mbajtur nje njeri qe te jetoje bashke me ty, sic tha edhe njeri me lart nese nuk ke besim ne vete qe nuk mundesh te mbajsh nje grua ne cdo aspekt te jetes atehere mos u marto te maresh ne qafe kot nje njeri te pafajshem, dua te them nese nuk je i punesuar dhe nuk ke te ardhura atehere besoni qe duhet friguar marteses, edhe nje fjale me ka pelqyer qe kame lexuar me larte , " nese ju ka kaluar koha atehere mos u marto" e kuptoj mire qe nuk do te thote qe nese ju ka kaluar koha e marteses, por nese ke mbetur pas me jeten koha ka ecur para e ty ke mbetur pas atehere kot se jeton e lere qe te martohesh.
me respekt nga Piktori - Gostivar

Virti
15-02-07, 23:43
martesa... fillimi i fundit te dashurise...! :biggrin: :tongue:

Domira
16-02-07, 14:40
martesa... fillimi i fundit te dashurise...! :biggrin: :tongue:

Shuj de Virti mos na tut qy:biggrin:

Virti
16-02-07, 14:44
Shuj de Virti mos na tut qy:biggrin:
dashuria nuk vdes jo, por gjindet tjeterkund... :biggrin: :biggrin:

Domira
16-02-07, 14:47
dashuria nuk vdes jo, por gjindet tjeterkund... :biggrin: :biggrin:

Po de Virti nuk martohen njerzit badihava disa here hahahhaa edhe sa ma shpesh qe martohen aq ma shum dashurohen hahahhahahahahahaa
shakaaaaaaaa

Virti
16-02-07, 14:48
Po de Virti nuk martohen njerzit badihava disa here hahahhaa edhe sa ma shpesh qe martohen aq ma shum dashurohen hahahhahahahahahaa
shakaaaaaaaa
sa mire e kane ata qe, kur u soset dashuria, kalojne te martesa tjeter e keshtu me radhe... :wink:

Domira
16-02-07, 14:50
sa mire e kane ata qe, kur u soset dashuria, kalojne te martesa tjeter e keshtu me radhe... :wink:

po de te lumt ata:tongue: :wink:

Virti
16-02-07, 14:54
po de te lumt ata:tongue: :wink:
me duket se ka edhe martesa me korrespodence... :biggrin: :tongue:

Domira
16-02-07, 14:59
me duket se ka edhe martesa me korrespodence... :biggrin: :tongue:
ashtu a hahahhahaha...e a ndodh me pas ma shum martesa me korrespondence:biggrin: :biggrin:

Virti
16-02-07, 15:01
ashtu a hahahhahaha...e a ndodh me pas ma shum martesa me korrespondence:biggrin: :biggrin:
ka tendenca te rritjes se perditeshme... :biggrin: :tongue:

Domira
16-02-07, 15:05
ka tendenca te rritjes se perditeshme... :biggrin: :tongue:

of offf mashallah... hahhahahaa

Virti
16-02-07, 15:09
of offf mashallah... hahhahahaa
mashallah paē...! :tongue: