PDA

View Full Version : Decentralizimi->Ndarje->Lufte


Shkelqimi
28-04-06, 22:19
E hapa kete per njerin nder proceset te cilat do ti kushtojne shum shum Kosoves.

Nuk e di sa keni njohuri mbi decentralizimin, por jam ne gjendje te ju paraqes edhe dokumente nga planet e Serbise per Decentralizimin, te unmikut per decentralizimin dhe te kosovareve per decentralizimin, dhe krejt qka do te shihni jan shum shum pak dallime , pra te trija palet synojne te njejtat, e ajo eshte me pasoja te medha.

Ja si e sheh levizja VETEVENDOSJE ! , Decentralizimin !!

Pėr Serbinė Kosova fillon pėrfundi lumit Ibėr. Serbia tanimė ka kontroll tė plotė nė pjesėn mė tė madhe tė veriut tė Kosovės, dhe kjo ėshtė arsyeja pse plani i decentralizimit nuk ėshtė paraparė tė aplikohet nė atė pjesė, por nė pjesėt tjera tė Kosovės ku ka serbė dhe ku Serbia nuk ka kontroll tė plotė.
Rajoni i Anamoravės veēanėrisht ėshtė i rrezikuar shumė nga ky proces. Qeveria e Kosovės tashmė ka vendosur qė nė vend tė Zhegrės (pėr tė cilin fshat partitė politike gjatė fushatės zgjedhore patėn premtuar se do tė bėhet komunė) do tė jetė Parteshi ai qė do tė bėhet komunė e re. Dhe, nė mėnyrė qė tek qytetarėt tė krijohet bindja se decentralizimi nuk po bėhet pėr serbėt, Qeveria e Kosovės ka paraparė qė pėrveē Budrigės sė Poshtme qė ėshtė e banuar me serbė, Parteshit t’i bashkohet edhe Cernica, qė ėshtė e banuar edhe me popullatė shqiptare. Gjithsesi, nė komunėn e re shqiptarėt do tė jenė pakicė, d.m.th do tė jenė tė dominuar nga serbėt lokal. Pra, popullata shqiptare e fshatit Cernicė sipas Planit B tė decentralizimit do tė inkuadrohet brenda njė komune serbe, nė tė cilėn komunė do tė vazhdojnė tė ekzistojnė strukturat paralele serbe dhe formacionet e armatosura tė financuara nga shteti i Serbisė. Pra, do tė ketė njė legalizim tė pranisė sė shtetit tė Serbisė nė Kosovė. Pėr mė keq, komuna e Parteshit pastaj lidhet me fshatin Pasjan qė ka 2.160 banorė serbė, pėr tė siguruar kėshtu lidhje fizike me kufirin e Serbisė pėrmes fshatit Muēibabė ku jetojnė jo mė shumė se katėr familje shqiptare. Serbėt aktualisht e refuzojnė Planin B, jo se ai nuk u levėrdis, por pėr shkak se atė e kanė kurdo, dhe ata duan edhe mė shumė se kaq (Planin C…). E Plani C nėnkupton qė serbėt tė jenė jo vetėm shumicė e thjeshtė, por shumicė e theksuar: ata po duan qė edhe Pasjani tė futet nė komunėn e Parteshit.
Procesi i decentralizimit po shkon sipas planeve serbe pėr tė krijuar njė ‘zonė sigurie’ mes Luginės sė Preshevės dhe Kosovės. Pjesėt mė tė rrezikuara do tė jenė: Zona kufitare mes Gjilanit dhe Bujanocit, nė fakt brezi territorial mes fshatrave Stubllinė dhe Hodanoc (strategjikisht zonė shumė e rėndėsishme pėr lidhjen e vendbanimeve serbe nė lindje tė Kosovės me Serbinė); Berivojca (fshat i pėrzier etnikisht afėr Dardanės – ku dominimi etnik serb u mundėson serbėve qė ta rrethojnė qytetin e dominuar nga shqiptarėt – Dardanėn; dhe fshatrat Ruboc, Busovatė, Makresh i Poshtėm dhe Kllobokar; Zajēeci (me marrjen e kėtij fshati nė pjesėn veriore tė komunės sė Dardanės do tė vendosej njė lidhje territoriale mes Serbisė dhe fshatit tė banuar me serbė qė quhet Gragjenik). Nė Luginėn e Preshevės nė fshatin Boroc tė Bujanocit, po ndėrtohet njė bazė e madhe ushtarake e Ushtrisė Serbe qė ka 1.000 shtretėr dhe do tė shėrbejė si qendėr logjistike dhe komanduese. Qėllimin e kėsaj baze e ka shpalosur hapur Nebojsha Ēoviqi, i cili me 20 janar 2005 pėr radion B-92 ka deklaruar se prezenca e armatės sė Serbisė nė Luginėn e Preshevės ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė qė serbėt nga regjioni i Anamoravės nė Kosovė tė ndjehen tė sigurtė. Nė muajt e ardhshėm Kosova dhe veēanėrisht komuna e Gjilanit dhe e Dardanės do tė kenė sfida tė mėdha. Kėtė e vėrteton edhe vetė Qeveria e Serbisė, nėnkryetari i sė cilės, Miroljub Labus, qysh me datėn 6 nėntor 2004 pėr gazetėn “Politika” ka thėnė: “Nė kuadėr tė Kosovės dhe Metohisė do tė duhej tė formoheshin dy entitete. Entitetin serb do ta pėrbėnin kėto zona: Kosova Veriore (komuna e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveēanit dhe veriut tė Mitrovicės sė Kosovės) dhe Anamorava e Kosovės (komuna e Kamenicės sė Kosovės, Novobėrda, Graēanica dhe pjesė tė Gjilanit dhe Lipjanit).” Nė Perėndim Miroljub Labus konsiderohet si i moderuar dhe demokrat. Realizimin e kėtij plani tė Serbisė nė terren e mundėson zinxhiri i pandėrprerė i fshatrave serbe ndėrmjet Ranillugut dhe Artanės, qė e shkėput komunėn e Dardanės, si dhe i rripit qė e lidh Artanėn me Graēanicėn.
I njėjti rrezik sikurse Cernicės i kėrcėnohet edhe fshatit Hajvali nė komunėn e Prishtinės. Sipas Planit B tė decentralizimit, ky fshat - mė i madhi nė rrethinėn e vet - duhet t’i bashkohet fshatit fqinj mė tė vogėl – Graēanicės, i cili do tė bėhet komunė! Mirėpo, parashihet qė Graēanica tė marrė me vete edhe kėto fshatra serbe nė mėnyrė qė serbėt tė jenė shumicė: Preoc, Sushicė, Llapnasellė, Badoc i Ri. Sipas Planit C edhe Ēagllavica futet aty.
Ndėrmjet dy luftėrave botėrore (1918-1941) pėr shpronėsimin e shqiptarėve dhe kolonizimin e Kosovės pėrdorej Reforma Agrare, ndėrkaq sot, pėr copėtimin e Kosovės pėrdoret reforma e pushtetit lokal. Decentralizimi nė Kosovė ėshtė projekt i Serbisė, i cili nėpėrmjet UNMIK-ut u bė edhe projekt i Qeverisė sė Kosovės. E filloi Qeveria e Bajram Rexhepit me ministrin e atėhershėm Jakup Krasniqin, kurse tash po e realizon Qeveria e Bajram Kosumit me ministrin Lutfi Haziri. Decentralizimi ėshtė mjeti mė i efektshėm pėr zbatimin e planit qeveritar serb pėr copėtimin e Kosovės. Serbia do qė para se ta rimarrė Kosovėn, ta copėtojė atė. Serbia nėpėrmjet decentralizimit po synon tė bėjė zgjerimin dhe definimin e kufijve tė enklavave, krijimin e vazhdimėsisė territoriale ndėrmjet enklavave, dhe legjitimimin e strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė. Meqė nėpėr enklava paraprakisht nuk u shpėrbėnė strukturat e Serbisė nė Kosovė, decentralizimi nuk ia ofron pushtetin qytetarėve atje por e dėrgon atė nė Beograd. Rezultati pėrfundimtar i realizimit decentralizimit do tė jetė krijimi i kufijve tė brendshėm territorial nė vendin tonė. Decentralizimi pėrfundimisht shkakton ndarjen territoriale nė Kosovė, duke krijuar entitetin e fuqishėm serb pėrbrenda Kosovės. Duke qenė se me proceset aktuale zyrtare politike nė pėrgjithėsi, dhe me kėto negociata nė veēanti, Kosova vetėm sa pėrpėlitet si autonomi, decentralizimi do tė krijojė shtetin brenda autonomisė. Lufta do tė ngjajė gjithsesi, ngase nė mos asgjė tjetėr, fshatrat shqiptare nuk do tė duan tė pėrfundojnė nė anėn e gabueshme tė kufirit – nė kuadėr tė entitetit serb. Fshatarėt shqiptarė nuk do tė pranojnė qė shtėpitė dhe arat e tyre tė kontrollohen nga strukturat e Serbisė.
Fshatrat shqiptare qė synojnė t’i fusin nė komuna serbe janė mu ato tė cilat nuk kishin edhe aq humbje nė njerėz e dėme materiale gjatė luftės. Ngaqė, ata besojnė se ato fshtėra mė lehtė mund t’i pėrfshijnė nė komunat e reja serbe. Mirėpo, kėtyre fshatrave iu kėrcėnohet modeli i veriut tė Mitrovicės. Nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, nė veriun e Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė (6 meshkuj e 5 femra). Mė pas, gjatė atij muaji janė dėbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anėtarė. Ploja ngjau nė prani tė forcave tė KFOR-it dhe policisė. Nė veri kanė mbetur gjithsej vetėm 4.000 banorė shqiptarė. Zyrtarėt serbė nga Kosova e Serbia shumė shpesh deklarojnė se si veriu i Kosovės ėshtė njė vend multietnik. Ja, pra, se ēka mendojnė ata kur flasin pėr multietnicitetin: vendbanime me shumicė dėrrmuese tė popullatės serbe, tė kontrolluara nga strukturat e Serbisė, dhe me shqiptarėt qė ose janė pakicė, ose dėbohen e vriten qė tė bėhen tė tillė! Nė njė moment tė volitshėm pėr ta, popullatat e Cernicės dhe Hajvalisė do ta pėrjetojnė fatin e shqiptarėve tė dėbuar nga veriu i Mitrovicės.

Shkelqimi
28-04-06, 22:21
vazhdim...




Decentralizimi pėrfundimisht shkakton ndarjen territoriale nė Kosovė, duke krijuar entitetin e fuqishėm serb pėrbrenda Kosovės. Duke qenė se me proceset aktuale zyrtare politike nė pėrgjithėsi, dhe me kėto negociata nė veēanti, Kosova vetėm sa pėrpėlitet si autonomi, decentralizimi do tė krijojė shtetin brenda autonomisė. Lufta do tė ngjajė gjithsesi, ngase nė mos asgjė tjetėr, fshatrat shqiptare nuk do tė duan tė pėrfundojnė nė anėn e gabueshme tė kufirit – nė kuadėr tė entitetit serb. Fshatarėt shqiptarė nuk do tė pranojnė qė shtėpitė dhe arat e tyre tė kontrollohen nga strukturat e Serbisė.
Fshatrat shqiptare qė synojnė t’i fusin nė komuna serbe janė mu ato tė cilat nuk kishin edhe aq humbje nė njerėz e dėme materiale gjatė luftės. Ngaqė, ata besojnė se ato fshtėra mė lehtė mund t’i pėrfshijnė nė komunat e reja serbe. Mirėpo, kėtyre fshatrave iu kėrcėnohet modeli i veriut tė Mitrovicės. Nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, nė veriun e Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė (6 meshkuj e 5 femra). Mė pas, gjatė atij muaji janė dėbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anėtarė. Ploja ngjau nė prani tė forcave tė KFOR-it dhe policisė. Nė veri kanė mbetur gjithsej vetėm 4.000 banorė shqiptarė. Zyrtarėt serbė nga Kosova e Serbia shumė shpesh deklarojnė se si veriu i Kosovės ėshtė njė vend multietnik. Ja, pra, se ēka mendojnė ata kur flasin pėr multietnicitetin: vendbanime me shumicė dėrrmuese tė popullatės serbe, tė kontrolluara nga strukturat e Serbisė, dhe me shqiptarėt qė ose janė pakicė, ose dėbohen e vriten qė tė bėhen tė tillė! Nė njė moment tė volitshėm pėr ta, popullatat e Cernicės dhe Hajvalisė do ta pėrjetojnė fatin e shqiptarėve tė dėbuar nga veriu i Mitrovicės.

Decentralzimi assesi s’bėn tė ngjajė para sovranitetit pėr Kosovėn. E pas sovranitetit, nėse dikush ka nevojė pėr decentralizim, atėherė kjo ėshtė Prishtina, lagjet e sė cilės pėr nga numri i banorėve janė mė tė mėdha sesa shumica e komunave ekzistuese tė Kosovės. Mirėpo, decentralizimi nė Prishtinė, as qė ėshtė pėrmendur ndonjėherė.

Cernica, njė fshat mė i madh se Parteshi, u dashka t’i bashkohet Parteshit dhe Parteshi tė bėhet komunė e re! E qartė: nėpėrmjet decentralizimit po bėhen pėrpjekje qė Cėrnicėn me 2685 banorė shqiptarė dhe 600 serbė t'ia bashkėngjesin Parteshit me 1434 banorė serbė dhe Budrigės sė Poshtme me 1250 serbė, nė mėnyrė qė Parteshi tė bėhet komunė. Shqiptarėt do tė pėrbėnin 45% ndėrsa serbėt 55% tė komunės sė Parteshit. Njėherazi, shqiptarėt do tė gjenden nė territoret e kontrolluara drejtpėrdrejt nga strukturat paralele militare tė financuara dhe tė mirėmbajtura nga shteti serb, ndėrkaq tė toleruara nga UNMIK-u. Nė fshatin Cernicė ka multietnicitet, komunikim dhe bashkėpunim ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, mirėpo pikėrisht decentralizimi do ta shkatėrrojė kėtė duke e sjellur dhe forcuar Beogradin brenda. Nėpėrmjet Cernicės, Serbia do tė depėrtonte deri nė periferi tė Gjilanit dhe kufiri nuk do tė mbeste nė luginė (nė Partesh), por do tė ngjitej mė lart nė kodėr (nė Cernicė), gjė qė ka shumė rėndėsi nga aspekti strategjik ushtarak.

Nga pushtetarėt e Kosovės, banorėve tė Cernicės qė pėrpiqet ta gllabėrojė Serbia, jopublikisht u premtohen fabrika e punėsim nėse e pranojnė decentralizimin. Punėsim nėn dominim tė Serbisė dhe nė shkėmbim tė pranimit tė saj na ofronte edhe Milosheviqi.

Insitucionet e Kosovės edhe kėsaj radhe u ndodhėn nė anėn e kundėrt tė vullnetit dhe interesave tė popullit. Ato jo vetėm qė e pranuan decentralizimin por tash po e negociojnė atė me Serbinė nė Vjenė. Pėr rregullimin e brendshėm territorial e administrativ tė Kosovės, politikanėt negociator kosovar po diskutojnė me Serbinė! Serbia gjithmonė gjente shqiptarė me tė cilėt zbatonte planet e veta. Vetėm se kėsaj radhe ata janė mė tė shumtė se asnjėherė mė parė duke u vetėshpallur pėrfaqėsues tė Kosovės. Kohė mė parė u bė publik rezultati i peticionit tė banorėve tė Cernicės kundėr decentralizimit. 1294 veta, qė parqesin shumicėn nė fshat, ngase aty janė 2350 veta me tė drejtė vote, nėnshkruan peticionin me tė cilin ata kundėrshtuan decentralizimin dhe futjen e Cernicės nė kuadėr tė komunės sė Parteshit. Mbi bazėn e vullnetit tė kėtyre qytetarėve qė nėnshkruajtėn peticionin do tė ndėrtohet strategjia legjitime e kundėrshtimit tė decentralizimit me tė gjitha format. Me ēfarėdo ēmimi. Njėjtė do tė veprojmė edhe nėpėr rastet e tjera tė ngjashme nėpėr Kosovė nė muajt qė vijnė.

Decentralizimi sjell ndarjen, e ndarja luftėn. Duke mos e lejuar realizimin e decentralizimit e parandalojmė edhe ndarjen e Kosovės, edhe luftėn.




Kush e lexon me vemendje dhe e kupton kete shkrim me lart, sigurisht do te bindet dhe do ta ket te qarte se Kosova sipas ketij procesi do te jet e ndare definitivisht e enklavizuar.

Fshatari
29-04-06, 01:29
Shkelqim,
E shkėlqyeshme mė duket analiza jote, dhe mė shqetėson shum bile.
Kėto enklavat serbe nėpėr Kosovė na i ka planifikue njėfar Bernard Couchnerd-i, njė francez i poshtėr, serbofil i tėrbuar ashtu siē janė tė gjithė francezėt. Ka qenė poashtu mik i ngusht i presidentit tė ndjerė po besa edhe i H.Thaēit.
"Decentralizimi" nuk ka figurue nė arsenalin e standardeve pėr Kosovėn : ėshtė shtesė, qė tani u shndėrrue nė kriterin parėsor, e H.Sollanės, i cili para dy vitesh, detyroi ish kryetarin e Kosovės dhe atė tė parlamentit, I.Rugova dhe N.Daci, tė shkojnė nė Vjenė dhe tė bisedojnė me serbinź "pėr ēėshtje teknike". Siē po e shoh unė, vjena po shndėrrohet nė varr pėr Kosovėn. E shihni se si ēėshtjet teknike janė shndėrruar nė definimin e statusit tė ardhshėm tė "autonomisė" tė Kosovės : "autonomi substenciale" brenda serbisė, ka qenė propozimi i ish-shefit tė diplomacisė franceze, Vedrine.
Kryeministri i Kosovės, Ēeku, deklaroi dje nė sofje se "Kosova do tė pavarėsohet" me njė rezolutė tė veēantė tė KS tė OKB-sė! Me deklarime tė tilla Kosova ėshtė ngopur e ėshtė lodhur. Ndoshta edhe kjo deklaratė bėhet pėr tė mbajtur nė letargji edhe mė tutje kosovarin e mjerė i cili i beson 100 herė mė shumė shkaut e tė huajit se shqiptarit e vetvetės!
Kokė kungulli, e kungulli nuk piēet kurrė...!