PDA

View Full Version : Flet Astrit HARAQIA


Arb
15-05-06, 14:56
Pjese nga Intervista e Astrit Haraqise, anetar i Kryesise se LDK-se, dhe Minister i MKRSCJ-se

Hashim Thaci te tregoj ku jane mjetet e Fondit "Vendlindja Therret"

Akuzat e Hashim Thacit e Jakup Krasniqit per mua nuk qojne peshe. Dhe as qe merzitem me keto akuza. Me kete rast me duhet te citoj gjyshin tim, i cili shpesh thoshte: Mos u merzit kush cka te thote, por shihe kush te thote. Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi te me akuzojne mua eshte turp per ata.

Hashim Thaci i ka humbur kater pale zgjedhje ne Kosove. Ai me akuzon mua per korrupsion, per krijimin e dofare strukturash parapolitike, per shfrytezim te fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaci!? Ai duhet te jap llogari para popullit per shfrytezimin e Fondit "Vendlindja Therret." Ku jane parate e ketij fondi, sa para jane mbledhur per kete fond, sa jane shfrytezuar per nevoja te luftes, sa kane mbetur, ku jane tretur?

Arb
15-05-06, 15:04
Bashkepunetoret e Serbise qe u bene "Luftetare te UCK-se" me te perfunduar lufta ne Kosove

Duke qene vete pjesemarres i drejteperdrejte i luftes ne Kosove, e dija se cilet ishin luftetaret e vertete, e cilet ishin ata mercenare qe kishin blere uniformat e UCK-se ne Kukes, me nga 20 Marka, dhe silleshin neper Gjakove si "luftetare te UCK-se." Une i njihja keta "patriote," dhe e dija se ata kishin qene bashkepunetore te Serbise, e jo luftetare te UCK-se. Dhe cka ishte me e keqja pikerisht keta bashkepunetore te Serbise, te cilet kishin blere uniforma te UCK-se ne Kukes pak dite para se te perfundonte lufta ne Kosove, dhe fryheshin neper Gjakove, si quranat se gjoja jane "luftetare te UCK-se," e merrnin neper goje personalitetin e Presidentit Rugova, dhe e shanin LDK-ne.

Arb
15-05-06, 15:05
Partite e "Krahut te Luftes" nuk kane anetare sa kane pasur LDK-ja luftetare te UCK-se

Arb
16-05-06, 17:08
Inrervistė ekskluzive: Flet Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė i LDK-sė e ministėr i MKRSĒJ-sė(1)


Partitė e “krahut tė luftės” nuk kanė anėtarė sa ka patur LDK-ja luftėtarė tė UĒK-sė


Moto: Nė Qeverinė e Kosovės ka qenė i vetmi ministėr me vathė nė vesh. Nė Kryesinė e LDK-sė ėshtė konsideruar si “i pėrkėdheluri” i dr.Ibrahim Rugovės. Nga PDK-ja dhe SHIK-u ėshtė akuzuar si pjestar i “Sigurimit tė Atdheut”. Nė disa media nė Kosovė, sė paku njėherė nė javė emri i tij del nė faqe tė parė, natyrisht pėr ndonjė “skandal”. Nė kabinetin e tij nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė e Sporteve edhe mė tutje mban dy posterė tė mėdhenj me portretin e dr.Ibrahim Rugovės.

Me njė fjalė Astrit Haraqija ėshtė ministėr “kuller”, rugovistė i favorizuar, pjestar i “strukturave kriminale tė parapolitikės”, halė nė sy tė disa mediumeve tė Kosovės, fanatik i dr.Ibrahim Rugovės.
Ky ėshtė Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė dhe ministėr i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente. Mė shumė se kaq, ai do ta thotė vetė nė kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetėn kombėtare “Bota sot”.




Bota sot: Z.ministėr. Bisedėn po e fillojmė nė kohėn kur jeni emėruar ministėr. Duke patur parasysh kritikat dhe sulmet e disa mediave ndaj jush, a jeni “pishman” qė keni zgjedhė tė udhėheqni ministrinė e Kulturės? Nė fakt, sikur tė kishit mundėsi qė sot tė zgjidhni pėr postin tuaj, a do tė pėrcaktoheshi pėrsėri pėr Ministrinė e Kulturės?


A.Haraqija: Nė fillim ju falenderoj juve dhe gazetėn kombėtare “Bota sot” qė e keni parė tė arsyeshme tė zhvilloni kėtė intervistė me mua. Ndėrkaq sa i pėrket pyetjes tuaj, unė mund tė them se pavarėsisht prej kritikave tė njė pjese tė mediumeve ndaj meje, unė nuk jam fare “pishman” qė jam ministėr i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė e Sporteve. Ėshtė e vėrtetė se unė e kam marrė drejtimin e kėsaj ministrie nė kohėn me te keqe, nė kohėn kur buxheti i kėsaj Ministrie ėshtė zvogėluar nė mėnyrė drastike pėr rreth 3 milion Euro mė pak sesa nė kohėn e Qeverisė sė kaluar. Por unė pėr nga natyra jam njeri qė kėrkon sfida dhe qė i pėrballon kėto sfida. Prandaj, edhe tash po tė mė jepet rasti unė pėrsėri do tė zgjedhja qė tė jem ministėr i Ministrisė sė Kulturės...dhe jam krenar qė jam ministėr i kėsaj ministrie.


Bota sot: A do tė thotė kjo se keni qenė i parapėrgaditur mė herėt pėr tė drejtuar kėtė ministri?


A.Haraqija: Paj, shihni nė njėfarė mėnrye mund tė them se qė nė kohėn kur flitej pėr emėrimin e ministrave tė Qeverisė sė Kosovės dhe kur pėrmendej emri im si kandidat i mundshėm i njė posti ministror, unė kam patur njė “simpati” ndaj kėsaj ministrie. Bile duke e patur parasysh moshėn time relativisht tė re, si 33 vjeēar unė nė njėfarė mėnyre e kam adhuruar kėtė ministri... Unė edhe mė parė jam marrė me aktivitete tė ndryshme kulturore e sportive prandaj kam dashur qė edhe nga pozicioni i ministrit tė jap kontributin tim nė kulturė, nė sport dhe nė rini.


Jam i nderuar qė jam ministėr i propozuar nga presidenti i Kosovės dhe lideri kombėtar dr.Ibrahim Rugova.


Bota sot: Ju jeni ndėr politikanėt e rrallė gjakovar qė keni ardhė nė Prishtinė. Juve ju ka propozuar presidenti Rugova pėr ministėr, ndėrkaq jeni ndėr ministrat mė tė pėrfolur tė Qeverisė sė Kosovės. A mund tė merret kjo njė prej arsyeve qė njė pjesė e mediave iu sulmon pandėrprerė juve?


A.Haraqija: Shihni, unė kam deklaruar edhe mė parė dhe po e them kėtė edhe pėr lexuesit e nderuar tė gazetės tuaj. Unė jam i nderuar qė jam ministėr i propozuar nga presidenti i Kosovės dhe lideri kombėtar dr.Ibrahim Rugova. Unė besoj se pjesa mė e madhe e popullit shqiptar tė Kosovės dhe jashtė saj e dijnė se njė personalitet siē ka qenė presdenti Rugova lind njėherė nė 500 vjet. Me kėtė rast unė do ta citoj edhe ministrin shqiptar Bujar Leskajn i cili me rastin e promovimit tė kompletit tė veprave tė presidentit Rugova tha se kombi shqiptar i ka dy profet, Skenderbeun dhe dr.Ibrahim Rugovėn.

Ndėrkaq, ju pėrmendet edhe prejardhjen time gjakovare. Unė e di se shumėkush ka aversion ndaj Gjakovės dhe gjakovarėve, por unė jam krenar pse jam banor i qyteti tė Gjakovės.

Bota sot: A mendoni se njė nga arsyet pėr sulme ndaj jush ėshtė edhe fakti se keni qenė “i pėrkėdheluri” i presidentit Rugova. Madje me njė rast e veja e presidentit Rugova ka deklaruar se presidenti Rugova ju ka dashur si djemtė e vet? Prej nga kjo afėrsi e njė gjakovari te presidenti Rugova apo prej nga kjo simpati e presidentit Rugova pėr njė djalė me vath nė vesh qė vjen nga Gjakova?


A.Haraqija: Unė nuk jam ndėr themeluesit e LDK-sė, por nė kėtė parti jam tash e 13 vjet. Presidenti Ibrahim Rugova gjatė kėtyre viteve e ka kuptuar seriozitetin dhe sinqeritetin e angazhimit tim nė LDK. Pra, nuk ka asgjė tė veēantė nė relaicionin tim me presidentin Rugova, pos sinqeritetit dhe punės time pa hile dhe pa pretendime pėr tė fituar nė emėr tė LDK-sė, siē kanė vepruar dhe veprojnė edhe sot njė pjesė e tė ashtuquajturve “bashkėpunėtorė” tė Dr.Ibrahim Rugovės. Ai e ka vėrejtur kėtė sinqeritet te unė dhe kėshtu unė e kam fituar besimin te lideri ynė politik e shpirtėror.

Arb
16-05-06, 17:12
Bota sot: Duke qenė njė prej atyre qė keni shkuar te presidenti “pa protokoll”, juve ju kanė gjelozuar edhe disa anėtarė tė Kryesisė sė LDK-sė. A mendoni se tash pas vdekjes sė presidentit Rugova, sulmet brendapartiake ndaj jush janė shtuar?


A.Haraqija: Unė i kuptoj gjelozitė e kolegėve tė mi brenda LDK-sė. Unė e di se pėr kėtė kategori tė “gjelozėve” brenda LDK-sė nuk ka qenė lehtė qė tė pranojnė vendimin e presidentit Rugova qė njė djalė i ri, 33 vjeēar tė marrė postin e njė ministri. Por, mė duhet tė pėrsėrist edhe njėherė se unė nė LDK jam qe 13 vjet dhe kėtė angazhim timin ma ka shpėrblyer presidenti Rugova duke mė emėruar ministėr. Pra, unė nuk jam ndėr ata qė jam imponuar te presidenti Rugova. Unė kam punuar pėr presidentin Rugova dhe LDK-nė pa u shtyrė me bėrryla qė tė fotografohem pranė tij nė momente tė caktuara e pastaj t’ia kthej shpinėn dhe tė merrem me thashetheme. Mė lejoni tė shtoj edhe diēka. Unė kam pas nderin t’i dėgjoj dy burra tė mėdhenj tė Kosovės, tė ndjerėt Fehmi Aganin dhe Bardhyl Ēaushin tė cilėt kanė thėnė se dr.Ibrahim Rugova ėshtė i pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare dhe se tė gjithė ata qė mendojnė dhe veprojnė si ai, presidenti Rugova i ēmon dhe i afron afėr vetit.


Dy ditė pas ēlirimit kam hapur zyrėn e LDK-sė nė Gjakovė

Bota sot: A ėshtė e vėrtetė se ju jeni ndėr tė parėt akvitistė tė LDK-sė qė menjėherė pas pėrfundimit tė luftės keni hapur zyrėn e LDK-sė nė Gjakovė dhe keni ardhė nė selinė e presidentit Rugova nė Velani. Madje kėtė ndihmė e keni afruar edhe me “kallash” nė krah?


A.Haraqija: Qyteti i Gjakovės ėshtė ēliruar mė 14 qershor tė vitit 1999. Pėr koinēidencė 14 qershori ėshtė edhe ditėlindja ime. Me pėrfundimin e luftės unė kam zhveshur uniformėn e UĒK-sė dhe fillimisht kam dashur tė merrem vetėm me ēėshtje private e jo me politikė. Por, menjėherė filluan shpekulime tė ndryshme nė adresė tė presidentit Rugova, shpifje monstruzoze, kėrcėnime e shantazhe ndaj LDK-sė etj. Pastaj duke qenė vetė pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė i luftės nė Kosovė e dija se kush ishin luftėtarėt e vėrtetė, e kush ishin ata mercenarė qė i kishin blerė uniformat e UĒK-sė nė Kukės me nga 20 marka dhe silleshin nėpėr Gjakovė si “luftėtarė tė UĒK-sė”. Unė i njihsha kėta “patriota” dhe e dija sa ata kishin qenė bashkėpunėtorė tė Serbisė e jo luftėtarė tė UĒK-sė. Dhe ēka ishte mė e keqja pikėrisht kėta bashkėpunėtorė tė Serbisė, tė cilėt kishin blerė uniforma tė UĒK-sė nė Kukės paka ditė para se tė pėrfundonte lufta nė Kosovė dhe fryheshin nėpėr Gjakovė si quranat se gjoja janė “luftėtarė tė UĒK-sė”, e merrnin nėpėr gojė personalitetin e presidentit Rugova dhe e shanin LDK-nė.

Duke e parė kėtė gjendje unė vendosa qė pėrsėri tė aktivizohem nė LDK dhe vetėm dy ditė pas ēlirimit tė qytetit, mė 16 qershor unė, bashkė me disa aktivistė te tjerė e hapėm zyrėn e LDK-sė nė Gjakovė. Ndėrkaq njė ditė mė pas, mė 17 qershor tė vitit 1999 kemi ardhė nė Prishtinė dhe e kemi mbajtur konferencėn e parė pėr shtyp te selia e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės ku presidneti Rugova kishte selinė e tij para luftės. Nė ndėrkohė edhe nė Gjakovė por edhe nė Prishtinė kemi patur kėrcėnime, thyerje xhamave tė zyrave tė LDK-sė, por unė dhe kolegėt e mi nuk jemi ndalur.


Bota sot: Ju i takoni asaj plejade tė aktivistė tė LDK-sė tė cilėt kanė qenė nė LDK para lufte, kanė veshur uniformėn e UĒK-sė gjatė luftės dhe prapė i jeni kthyer LDK-sė pas luftės. A mendoni se kjo ėshtė njė vlerė e veēantė qė jo tė gjithė politikanėt e sotshėm e kanė kėtė vlerė nė biografinė e tyre?


A.Haraqija: Unė kam qenė nė LDK para lufte, edhe gjatė luftės kam qenė nė LDK edhe pas luftės jam nė LDK. Madje mund t’ju them lirisht kėtyre partive qė u formuan pas luftės nė Kosovė e qė thirren si “krah i luftės” se kėto parti nuk kanė anėtarė tė tyre sa ka patur LDK-ja pjestarė tė UĒK-sė apo luftėtarė me armė nė dorė. Po e pėrsėris: ata as sot nuk kanė anėtarė tė partive tė tyre sa i kemi patur ne luftėtarė tė luftės pėr liri. Por, fatkeqėsia jonė ėshtė se ata edhe gjatė luftės, por edhe pas pėrfundimit tė luftės kanė bėrė njė agjitacion dhe propagandė komuniste, ndėrkaq ne LDK-ja nuk kemi ditur ta shfrytėzojmė kėtė bagazh tė madh tė luftės. Nė fakt atyre u kanė ndihmuar pjesa dėrmuese e mediumeve, pėrveē gazetės “Bota sot”, tė cilat kanė bėrė progpagandė komuniste pėr kėto parti “tė krahut tė luftės”. Pra nuk ėshtė apsak e vėrtetė se UĒK-ja ėshtė asaj apo kėsaj partie tė formuar pas luftės nė Kosovė.
Pastaj duhet tė pranohet fakti se anėtarėt e LDK-sė nuk kanė shkuar nė luftė pėr ēėshtje apo pėr mburrje personale pėr ēėshtje tė Kosovės, prandaj pjesa dėrmuese e aktivistėve tė LDK-sė, me tė pėrfunduar lufta, zhveshėn uniforėn e luftės dhe iu kthyen jetės e veprimtarisė politike nė LDK. Mu pėr kėtė arsye LDK-ja pas luftės i ka fituar katėr palė zgjedhje, ndėrkaq partitė e ashtuquajtura “krah i luftės” nuk do t’i fitojnė as pas 40 vjetėsh zgjedhjet nė Kosovė.


Ata qė thonė se gjoja janė udhėheqės tė luftės nė Kosovė, janė demagogė ose “komandantė tė Bllacės”



Bota sot: Sipas jush partitė qė thiren nė emėr tė luftės sė fundit nė Kosovė nuk e kanė prejardhjen nga UĒK-ja?


A.Haraqija: Pėr mua ėshtė demagogji e kulluar dhe ata qė thonė se partitė e tyre kanė dalė nga lufta e UĒK-sė janė demagoga tė mėdhenj. Ata qė thonė se gjoja janė udhėheqės tė luftės nė Kosovė, janė ose “komandantė tė Bllacės” “komandanta tė plazhės sė Ulqinit” ose “zėdhėnėsa tė UĒK-sė” qė kanė qėndruar gjatė gjithė luftės nė hotelet luksoze tė Tiranės apo Durrėsit. Pra, tė tillėt nuk e kanė udhėhequr luftėn nė Kosovė, por tė tillėt kanė shfrytėzuar propagandėn dhe pjesėn dėrmuese tė mediave nė Shqipėri dhe nė Kosovė pėr marketing tė tyre personal politik.


Bota sot: Le tė kthehemi edhe njėherė te relacionet e juaja me presidentin Rugova. E veja e presidentit Rugova, znj.Fanė Rugova me njė rast ka deklaruar se presidenti Rugova ju ka dashur si djemtė e tij. Sipas kėsaj del se ju jeni “vėlla” i Ukės, djalit tė dytė tė presidentit Rugova. Pėr Ukėn poashtu janė “quar shumė fjalė” nė disa media, por edhe nga njė pjesė e anėtarėsisė sė LDK-sė. Si e pėrshkruani personalitetin e Ukė Rugovės, djalit tė vogėl tė presidentit Rugova?


A.Haraqija: Po ėshtė e vėrtetė, unė Ukė Rugovėn e kam si vėlla timin. Unė Ukėn e rrespektoj shumė, ėshtė njė djalė ambicioz, me perspektivė, intelegjentė, njė djalė qė flet katėr gjuhė tė huaja. Por, mua mė dhimbsen edhe Uka edhe Mendimin edhe vajza e vogėl Teuta, sepse njė pjesė tė jetės tyre e kanė kaluar tė mbyllur, tė kufizuar nga lėvizjet e lira si ēdo i ri i Kosovės. Prandaj ėshtė turp pėr ata njerėz tė cilėt flasin keq pėr Ukėn, apo qė shpifin gjithėfarė shpifjesh nė emėr tė Ukė Rugovės. Por, me keqardhje mė duhet tė them se shpifjet kundėr djalit tė dytė tė presidentit Rugova, Ukės, i kanė lansuar disa anėtarė tė LDK-sė tė cilėt poashtu kanė shpifur edhe kundėr presidentit Rugova. Fatkeqėsisht kjo kategori e anėtarėve tė LDK-sė tė cilėt merren me kėto shpifje, nė mėnyrė tė heshtur, kanė njė koalicion me ata demagogė politikė tė cilėt veten e konsiderojnė si “komandantė tė UĒK-sė”. Kėto shpifje i kanė bėrė ata njerėz tė LDK-sė tė cilėt nė emėr tė presidentit Rugova, duke qėndruar si “hije” pranė presidentit Rugova, kanė arritur tė ndėrtojnė pallate katėr pesė katėshe e shtėpi luksoze dhe kanė bėrė biznes personal. Tė tillėt, fakteqėsisht edhe sot e kėsaj dite janė nė LDK, ose sė paku shtiren se janė me LDK-nė.

Por, kėto shpifje kundėr presidentit Rugova, por edhe kundėr familjes sė tij dhe nė kėtė drejtim kundėr djalit tė tij Ukės, janė bėrė me qėllim dhe me njė prapavijė tė njohur politike. Tė tillėt e kanė ditur se presidenti Rugova nuk luan as pėr njė milimetėr nga parimet e tija kombėtare pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe kėtė e ka dėshmuar deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij.

Arb
16-05-06, 17:13
Bota sot: A mendoni se kjo pjesė “kancerioze” e LDK-sė duhet tė “operohet”, tė hiqet nga pjesa e shėndoshė e LDK-sė?




A.Haraqija: Shini, LDK-ja ka qenė lėvizje e pėrgjithshme pėr lirinė e Kosovės. Nė LDK, fillmisht kanė hyrė edhe shėrbėtorė e argatė tė shėrbimeve tė ndryshme. Edhe pėrkundėr faktit se LDK-ja ėshtė pastruar mjaft nga elementė tė tillė, brenda saj ende veprojnė individė tė dyshimtė qė LDK-nė e shfrytėzojnė pėr nevoja personale dhe marketing e biznes tė tyre privat politik e ekonomik.




Bota sot: Pas vdekjes sė presidentit Rugova, nė skenėn politike e institucionale tė Kosovės ndodhėn ndryshime tė mėdha. Sipas Eqrem Kryeziut ju keni votuar pėr kėto ndryshime por keni deklaruar se po votoni qė edhe veten ta qoni nė shtėpi. A e keni parandjerė rrezikun ndaj postit tuaj nė momente kur keni deklaruar kėshtu?




A.Haraqija: Jo, unė nuk kam ndjerė kurrfarė rreziku pėr postin tim, sepse unė nuk kam lindur minsitėr dhe sigurisht se nuk do tė vdes si ministėr. Mė duhet tė pėrsėris faktin se pėr mua ka qneė nder dhe privilegj qė jam ministėr i propozuar nga presidenti Rugova. Kėtė fakt nuk mund tė ma mohojė as Eqrem Kryeziu e askush tjetėr. Ndėrkaq, mė duhet tė sqarojė edhe njė fakt: unė nuk kam votuar pėr shkarkimin e askujt. Unė dhe anėtarėt e tjerė tė Kryesisė sė LDK-sė kemi votuar qė z.Kolė Berisha tė jetė kryetar i Kuvendit tė Kosovės, ne nuk kemi votuar pėr shkarkimin e askujt. Pra, nė njėfarė mėnyre ne kemi votuar pėr zėvendėsime e jo shkarkime apo emėrime tė reja.




Nuk jam as me Dacin, as me Eqrem Kryeziun, jam me Ibrahim Rugovėn



Bota sot: Disa media sot ju akuzojnė se jeni nė anėn e Nexhat Dacit. Sa ka tė vėrtetė nė kėto pėrfolje?




A.Haraqija: Astrit Haraqija ėshtė me Lidhjen Demokratike tė Presidentit Ibrahim Rugova. Astrit Haraqija nuk ėshtė me ata njerėz tė cilėt ditėn e kanė plot gojėn me emrin e Ibrahim Rugovės dhe natėn punojnė kundėr Ibrahim Rugovės. Unė do tė jem me ata tė cilėt e vazhdojnė me besnikėri e sinqeritet rrugėn dhe veprėn e dr.Ibrahim Rugovės, por edhe me ata tė cilėt do tė kujdesen pėr familjen e presidentit Rugova. A ėshtė fjala kėtu pėr Nexhat Dacin, apo pėr dikė tjetėr unė do ta pėrkrah pa rezervė. Po e pėrsėris: Astrit Haraqija nuk ėshtė me asnjė grupacion brenda LDK-sė, unė jam vetėm me Ibrahim Rugovėn.






Bota sot: Pak ditė pas vdekjes sė presidnetit Rugova ju keni deklaruar se do tė botoni dorėshkrimet e presidentit Rugova. Dikujt “i ka djegur miza nėn kapuē“ me kėtė deklaratė, pėrkatėisht me botimine kėtyre dorėshkrimeve apo memoareve tė presidentit Rugova?




A.Haraqija: Po kjo ėshtė e vėrtetė. Pėr dorėshkrimet e tjera tė presidentit Ruga unė kam biseduar me vetė presidentin me rastin e dorėzimit tė kompletit tė veprave tė presidentit nė vjeshtė tė vitit tė kaluar. Nė fakt, i kam propozuar presidentit qė tė vazhdojmė serinė e kompletimit tė veprave tė tija edhe me dorėshkrimet e tija tė reja si dhe me disa intervista tė cilat presidenti u ka dhėnė mediave nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhė tė huaja. Presidenti ėshtė pajtuar me kėtė ide dhe mė ka premtuar se do tė mi ofrojė kėto dorėshkrime. Ne kemi planifikuar qė serinė e dytė tė veprave tė presidentit ta promovojmė nė dhjetor tė vitit 2006, me rastine ditėlindjes sė presidentit Rugova. Por, fakteqėsisht presidentin e mori Zoti dhe tash kėto dorėshkrime gjenden te familja e tij. Ėshtė nė dorėn e familjes sė presidentit tė vendos pėr botimin e kėtyre dorėshkrimeve. Por ajo qė mund tė tehm unė ėshtė fakti se unė kam parė me sytė e mi pjesėn dėrmuese tė kėtyre dorėshkrimeve tė presidentit Rugova. Janė dorėshkrime origjinale tė presidnetit, tė shkruara nga dora e tij...




Bota sot:...Nėse publikohen kėto dorėshkrime, a do tė thotė kjo se disa do tė skuqen nga pėrmbajtja e kėtyre dorėshkrimeve?




A.Haraqija: Po, sigurisht se do tė skuqen...




Bota sot: A janė kėta nė strukturat udhėheqėse tė LDK-sė?




A.Haraqija: Po ka edhe qė janė nė strukturat udhėheqėse, edhe anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.




Jam krenar qė jam gjakovar....




Me kėtė rast me duhet tė bėhem “lokalist gjakovar” por historikisht ne kemi dėshmuar se dijmė ta mbrojmė vendin tonė Kosovėn. Vetėm gjatė luftės sė fundit nė Kosovė nga Gjakova kanė marrė pjesė 1800 djem nga qyteti i Gjakovės, dhe shumica prej tyre kanė qenė djem me vath nė vesh si unė, djem “tė rrugės” apo tė asfaltit tė cilėt kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės e jo vetėm tė qytetit tė Gjakovės. Asnjė qytet tjetėr nė Kosovė nuk ka patur kaq numėr tė madh tė luftėtarėve tė UĒK-sė. Unė prej rrethit tim tė ngushtė familjar i kam patur 8 anėtarė pjestarė aktiv nė luftė. Komuna e Gjakovės ka 162 dėshmorė tė luftės. Por ne qė jemi prej Gjakovės nuk e kemi shfrytėzuar kėtė fakt pėr marketing politik, siē kanė vepruar disa qė luftėn e kanė bėrė prej hoteleve luksoze tė Tiranės.




Bashkėpunėtorėt e Serbisė qė u bėnė “luftėtarė tė UĒK-sė” me tė pėrfunduar lufta nė Kosovė




Duke qenė vetė pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė i luftės nė Kosovė e dija se kush ishin luftėtarėt e vėrtetė, e kush ishin ata mercenarė qė i kishin blerė uniformat e UĒK-sė nė Kukės me nga 20 marka dhe silleshin nėpėr Gjakovė si “luftėtarė tė UĒK-sė”. Unė i njihsha kėta “patriota” dhe e dija sa ata kishin qenė bashkėpunėtorė tė Serbisė e jo luftėtarė tė UĒK-sė. Dhe ēka ishte mė e keqja pikėrisht kėta bashkėpunėtorė tė Serbisė, tė cilėt kishin blerė uniforma tė UĒK-sė nė Kukės paka ditė para se tė pėrfundonte lufta nė Kosovė dhe fryheshin nėpėr Gjakovė si quranat se gjoja janė “luftėtarė tė UĒK-sė”, e merrnin nėpėr gojė personalitetin e presidentit Rugova dhe e shanin LDK-nė.






Kush shpif pėr Ukė Rugovėn?




Po ėshtė e vėrtetė, unė Ukė Rugovėn e kam si vėlla timin. Unė Ukėn e rrespektoj shumė, ėshtė njė djalė ambicioz, me perspektivė, intelegjentė, njė djalė qė flet katėr gjuhė tė huaja. Por, mua mė dhimbsen edhe Uka edhe Mendimin edhe vajza e vogėl Teuta, sepse njė pjesė tė jetės tyre e kanė kaluar tė mbyllur, tė kufizuar nga lėvizjet e lira si ēdo i ri i Kosovės. Prandaj ėshtė turp pėr ata njerėz tė cilėt flasin keq pėr Ukėn, apo qė shpifin gjithėfarė shpifjesh nė emėr tė Ukė Rugovės.



Nesėr do tė lexoni: Pse Kryesia e LDK-sė nuk i mban mbledhjet e veta nė Velani, kush janė profiterėt e LDK-sė tė cilėt kanė ndėrtuar pallate me nga 4-5 kate nė emėr tė Ibrahim Rugovės e LDK-sė, pse PDK-ja dhe SHIK-u akuzojnė Haraqinė si pjesėtar tė “Sigurimit tė Atdheut”, pse Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi janė politikaj qė kanė ardhė nė Prishtinė me biēikletė, ku i kanė marrė paratė Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi qė kanė blerė shtėpi luksoze nė Prishtinė, pse Hashim Thaqi duhet tė japė llogari pėr fondin “Vendlindja thėrret” e Bujar Bukoshi pėr fondin e 3% tė Republikės sė Kosovės, pse Bujar Bukoshi duhet tė tregojė tė vėrtetėn e vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit, pse Behgjet Pacolli nuk mund tė blejė me para votat e popullit tė Kosovės, pėr ēka do tė mbahet mend si ministėr i kulturės, Astrit Haraqija?



Intervistėn e zhvilloi: Bajrush Morina

Arb
16-05-06, 17:15
Inrervistė ekskluzive: Flet Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė i LDK-sė e ministėr i MKRSĒJ-sė(2)

Para SHIK-ut e PDK-sė, “Sigurimin e Atdheut” e kanė shpikur si emėr mediat serbe nė Beograd


Pse Kryesia e LDK-sė nuk i mban mbledhjet e veta nė Velani, kush janė profiterėt e LDK-sė tė cilėt kanė ndėrtuar pallate me nga 4-5 kate nė emėr tė Ibrahim Rugovės e LDK-sė, pse PDK-ja dhe SHIK-u akuzojnė Haraqinė si pjesėtar tė “Sigurimit tė Atdheut”, pse Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi janė politikaj qė kanė ardhė nė Prishtinė me biēikletė, ku i kanė marrė paratė Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi qė kanė blerė shtėpi luksoze nė Prishtinė, pse Hashim Thaqi duhet tė japė llogari pėr fondin “Vendlindja thėrret” e Bujar Bukoshi pėr fondin e 3% tė Republikės sė Kosovės, pse Bujar Bukoshi duhet tė tregojė tė vėrtetėn e vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit, pse Behgjet Pacolli nuk mund tė blejė me para votat e popullit tė Kosovės, pėr ēka do tė mbahet mend si ministėr i kulturės, Astrit Haraqija?


Bota sot: Tė vazhdojmė intervistėn edhe pak pėr personalitetin e presidentit Rugova dhe te familjės sėij. A mendoni se pothuaja tė gjitha strukturat udhėheqėse politike e institucionale tė LDK-sė, nė njėfarė mėnyre sikur e keni harruar paksa presidentin Rugova dhe familjen e tij? Psh. Kryesia e LDK-sė nuk po i mban mbledhjet mė nė Velani, himni i propozuar nga presidenti nuk po intonohet, as nė ceremonitė e organizuara nėn patronatin e presidencė sė Kosovės...?

A.Haraqija: Presidentin Rugova dhe familjen e tij mund ta harrojanė ata “parashutistė” tė LDK-sė, por jo anėtarėsia e gjėrė dhe udhėheqja e sinqertė e besnike e presidnetit Rugova. Unė jam vetė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė por sinqerisht nuk e di arsyen e vėrtetė pėrse nuk po mbahen edhe mė tutje mbledhjet nė selinė e presidentit nė Velani. Unė megjithatė e falenderoj familjen e presidentit Rugova pėr gatishmėrinė e tyre qė ne tė vazhdojmė tė mbajmė mbledhjet nė shtėpinė e tyre, ndėrkaq jam i bindur se shumė shpejt ne do tė vazhdojmė t’i mbajmė mbledhjet nė Velani, aty ku i kemi mbajtur sa ka qenė gjallė presidenti Rugova. Mos tė harrojmė se nė Velani, nė selinė e presidentir Rugova ėshtė themeli i Pavarėsisė sė Kosovės.
Sa i pėrket himnit tė presidentit Rugova mė lejoni qė nė vend tė pėrgjigjes pėr mosintonimin e himnit tė presidentit, tė bėjė tė ditur njė detaj pr herė tė parė pėr lexuesit e gazetės kombėtare “Bota sot”. Himni “Kur ka ra kushtrimi” i presidentit Rugova pėr herė tė parė ėshtė intonuar nė Gjakovė dhe ėshtė kėnduar nga Shkelzen Jetishi – Xeni nė njė takim tė Forumit Rinor tė LDK-sė. Prej kėtij momenti ka vazhuar tė intonohet pothuaja nė tė gjitha tubimet e LDK-sė.
Ndėrkaq, pse nuk ėshtė intonuar nė tubimet e fundit pėrkujtimore tė mbajtura nėn patronatin e presidentit Sejdiu, unė dua ta konsideroj kėtė fakt si gabim teknik, jo ndryshe. Por, simbolet dhe himnin e presidentit Rugova ne duhet tė insistojmė qė tė zyrtarizohen.

Bota sot: Ju mendoni se Ibrahim Rugova ka vdekur vetėm fizikisht pėr LDK-nė?

A. Haraqija: Jo vetėm pėr LDK-nė por pėr mbarė popullin shqiptar, dr.Ibrahim Rugova nuk ėshtė i gjallė vetėm fizikisht, ndėrkaq vepra dhe amaneti i tij do tė na udhėheqin dhe mbajnė gjallė edhe pėr shumė vite, mbase edhe pėr njė shekull.

Bota sot: A jeni pėr mbajtjen e zjgedhjeve nė LDK. A mendoni se do tė ndodhin ndryshime tė mėdha me kėto zgjedhje?

A.Haraqija: Ēdo herė ka nevojė pėr ndryshime. Ndryshimet janė tė domosdoshme edhe nė LDK. Ne duhet ta pranojmė faktin se me vdekjen e presidentit Rugova, LDK-ja nuk ėshtė mė ajo LDK qė ka qenė mė herėt. Tash duhet ta profilizojmė partinė nė tė githa nivelet. Pra unė jam pėr mbajtjen e zgjedhjeve, por qė kėto zgjedhje tė mbahen patjetėr dhe vetėm sa pėr t’u mbajtur. Ne nuk duhet tė mbajmė zgjedhje vetėm pėr t’ia mbushur qejfin dikujt, qoftė edhe OSBE-sė apo pėr shkak tė presionit tė mediave. Na duhen zgjedhje tė reja dhe demokratike.

LDK-ja e presidentit Rugova do tė jetė edhe nė tė ardhmen parti mė e madhe nė Kosovė

Bota sot: A jeni optimist se LDK-ja do tė jetė parti mė e madhe edhe nė tė ardhmen?

A. Haraqija: LDK-ja e presidentit Rugova do tė jetė edhe nė tė ardhmen parti mė e madhe nė Kosovė, por them LDK-ja e Ibrahim Rugovės, e jo e “parashutistėve” nė LDK.

Bota sot: Po kthehemi edhe njėherė tė akuzat ndaj jush. Lirak Ēelaj ju ka akuzuar pėr keqmenagjim tė Ministrisė, nė ndėrkohė qė sipas informatave tė sigurta, auditimi pėr komunėn e Gjakovės gjatė kohės a keni qenė kryeshef i komunės kanė qenė pozitive?

A.Haraqija: Fillimisht po them se ėshtė e vėrtetė se me rastin e auditimit tė komunave tė Kosovės, komuna e Gjakovės ka dalė komuna e dytė pėr nga menagjimi i drejtė e i sukseshėm nė nivelin komunal. Ky auditim ėshtė bėrė pėr periduhėn kur unė kam qenė kryeshef ekzekutiv i komunės sė Gjakovės.
Ndėrkaq, sa pėr akzuat e ministrit tėi “qeverisė nė hije” Lirak Ēelaj, unė e di se ai ka pėr detyrė tė lexojė kumtesat dhe deklaratat qė ia shkruan dhe ia servon lideri i tij Hashim Thaqi. Me sa e di unė Lirak Ēelaj ėshtė aktor e jo financier, prandaj nuk merr vesh nė financa. Pra, akuzat e Hashim Thaqit e Jakup Krasniqit pėr mua nuk qojnė peshė. Dhe as qė mėrzitem pėr kėto akuza. Mė kėtė rast mė duhet tė citoj gjyshin tim i cili shpesh thoshte: mos u mėrzit kush ēka tė thotė, por shihe kush po tė thotė. Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi tė mė akuzojnė mua ėshtė turp pėr ata. Hashim Thaqi i ka humbur katėr palė zgjedhje nė Kosovė. Ai mė akuzon mua pėr korrupcion, pėr krijimin e dofarė strukturash parapolitike, pėr shfrytėzim tė fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaqi!? Ai duhet tė japė llogari para popullit pėr shfrytėzimin e fondit “Vendlindja thėrret”. Ku janė paratė e kėtij fondi, sa para janė mbledhur pėr kėtė fond, sa janė shfrytėzuar pėr nevoja tė luftės, sa kanė mbetur, ku janė tretur? Prandaj unė i propozoj Hashim Thaqit dhe Jakup Krasniqit qė tė formojmė njė komision hetimor ndėrkombėtar apo parlamentar dhe tė verifikojmė se ēfarė pasurie kanė patur para luftės Hashim Thaqi e Jakup Krasnqi e ēfarė kanė tash dhe ēfarė kam patur unė e Melihate Tėrmkolli e ēka kemi tash?

Arb
16-05-06, 17:16
Jakup Krasniqi e Hashim Thaqi kanė ardhė nė Prishtinė pėr herė tė parė me biēikletė

Bota sot: Nė njė intervistė televizive keni thėnė se disa politikanj tė Kosovės kanė ardhė nė Prishtinė pėr herė tė parė me bicikėl. A keni aluduar me kėtė rast nė Hashim Thaqin dhe Jakup Krasniqin?

A.Haraqija: Po, ėshtė e vėrtetė. Unė mbaj mend Jakup Krasniqin kur e kemi emėruar edhe si kryetar tė Degės sė LDK-sė nė Drenas, edhe kryetar tė kėshillit pėr Financim, edhe kryetar tė Lidhjes sė Arsimtarėve shqiptarė pėr atė komunė e tė gjitha kėto “poste” ia kemi dhėnė vetėm sa t’ia ngjesim pak dorėn, qė t’i ndihmojmė njerit pėr tė tejkaluar gjendjen e vėshtirė financiare. Pra, Jakup Krasniqi para luftės i ka patur kushtet mizerie....

Bota sot:...Por ai tash ka shtėpi nė lagjen “Tasligje” tė Prishtinės?

A.Haraqija: Po, pikėrisht pėr kėtė arsye unė kėrkoj qė tė bėhen hetime edhe pėr Jakup Krasniqin? Pikėrisht pėr kėtė arsye ai tash mė akuzon mua, sepse gjatė mandatit tė tij 3 vjeēar ai ka arritur edhe tė blejė shtėpi qė kushton rreth 300 mijė euro. Unė me rrogė tė ministrit prej 935 Eurosh nuk po mund tė blejė shtėpi nė Prishtinė, ndėrkaq Jakup Krasniqi le tė deklarojė para opinionit se ku i mori tė gjitha paratė pėr tė blerė shtėpi nė Prishtinė? Prandaj, unė kėrkoj qė “Guarda di Financia” tė merret me prejardhjen e pasurisė sė Jakup Krasniqit e Hashim Thaqit?


Nuk do tė ketė “Revolucion tė vonuar demokratik” nė Kosovė

Bota sot: Njė dosje e hartuar njė vit mė parė nga PDK-ja, juve ju ka akuzuar si njė ndėr pjestarėt e “Sigurimit tė Ardheut”. Lideri i PDK-sė edhe sot ju akuzon si personifikim i krimit nė Qeverinė e Kosovės?

A.Haraqija: Kėto akuza edhe nė atė kohė kanė qenė qesharake. Mua mė kujtohet kur thonin se Astrit Haraqija ka bėrė ushtrime ushtarake nė Velani mė vitin 200 -2001, se kam jetuar gjysmėn e jetės nė Ferizaj etj, se nėna ime ėshtė prej Beogradit, se ekam gjuajtur bombė nė shtėpinė e Fahri Morinės etj. Por unė e di pse ata mė kanė akuzuar mua dhe dia ministra tė tjerė tė LDK-sė. Edhe ata e dijnė se kundėr kujt i kanė drejtuar kėto akuza. Astrit Haraqija dhe ata qė janė akuzuar nė kėtė “dosje tė PDK-sė” e dijnė se ne nuk jemi bėrė argat tė tyre dhe nuk jemi frikėsuar nga kėrcėnimet dhe shantazhet e tyre. Ne as sot nuk frikėsohemi.
Sa i pėrket “Sigurimit tė Atdheut” unė pėr kėtė emėr kam lexuar pėr herė tė parė nė njė gazetė serbe, mė duket mė vitin 2003. SHIK-u dhe PDK-ja kanė shfrytėzuar kėtė emėr nga gazetat serbe dhe na kanė veshur neve se gjoja jemi pjestarė tė kėtij farė “Sigurimi...” vetėm pėr tė fshehur veprimet e tyre tė fshehta kriminele. Por PDK-ja me kėto shpifje vetėm sa poe fundos vetveten. Nė parim ata nuk po ndryshojnė asgjė, janė tė njėtit qė po i humbin rresth zgjedhjet nė Kosovė, vetėm sa janė thinjur pak mė shumė dhe i kanė blerė do kravata mė tė shtrenjta. Prandaj tė tillėt ne do t’i mundim edhe katėrdhjetė herė nė zgjedhje. Po mė vjen keq pse duhet t’i mbajė leksion politik PDK-sė, por ky ėshtė realiteti. Njė parti qė 3 muaj pas Kuvendit nuk ka mundur tė zgjedhė Kryesinė e vet, ėshtė njė fakt pė gjendjen alarmante qė ekzison nė kėtė parti.
PDK-ja dhe Hashim Thaqi i kanė humbur katėr palė zgjedhje nė Kosovė. Tash duan qeveri teknike, zgjedhje tė parakoshme, marrje tė pushtetit sipas metodės sė “Revolucionit tė Vlorės” apo “Revolucionit tė vonuar demokratik” tė Rexhep Qosjes, banda tė llojit tė Zani Ēaushit etj. Jo, koha e atyre “revolucioneve” ka mbaruar. Nė Kosovė do tė qeverisin ata qė i kanė fituar zgjedhjet e jo ata qė duan tė bėhen “bajraktarė” me hatėr a me zor!

Bukoshi ka dhėnė para me fajde sa ka qenė kryeminsitėr i Qeverisė nė ekzil

Bota sot: Nė vallen e atyre qė po ju sulmojnė ka hyrė edhe Bujar Bukoshi. Cka i keni “borgj” Bukoshit, ku dhe kur ia keni turbulluar ujin ju Bukoshit?

A.Haraqija: Unė Bujar Bukoshit nuk i kam borgj asgjė. Ajo qė di pėr Bujar Bukoshin ėshtė se pėr dhjetė vjet rresht ka mbledhur para nga mėrgata shqiptare nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės ndėrkaq pas luftės asnjė Institucioni nuk i ka dhėnė llogari. E di gjithashtu se para luftės, disa firmave u ka dhėnė para me fajde, me kamatė...

Bota sot:...Po flisni pėr peridhėn sa ka qenė kryeminsitėr i Qeverisė nė ekzil?

A.Haraqija: Po pėr kėtė periudhė!

Bota sot: A keni argumente pėr kėto qė i thoni?

A. Haraqija: Po kam mjaft argumente. I di disa firma qė janė nga Gjakova qė kanė marrė para nga Bujar Bukoshi e qė sigurisht as sot e kėsaj dite nuk ia kanė kthyer kėtė borgj. Bujar Bukoshi ėshtė tmerri i Kosovės. Pėr shkak tė viteve qė ka dhe moshės time po mė vjen rėndė tė them kėto fjalė por ashtu ėshtė. Bujar Bukoshi edhe para luftės, edhe gjatė luftės, edhe pas pėrfundimit tė saj ėshtė marrė vetėm me spekulime e shantazhe me tė vetmin qėllim qė tė fsheh gjurmėt e veta dhe tė shantazhojė presidentin Rugova.

Arb
16-05-06, 17:17
Bota sot: Ju akuzuat mė parė Hashim Thaqin se duhet tė japė llogari pėr fondin “Vendlindja thėrret”. Tash po e akuzoni edhe Bukoshin pėr fondin e e 3% tė Qeverisė sė Kosovės?

A.Haraqija: Po. Bukoshi nuk mund tė shpejgojė me 15 minuta debat televiziv shpenzimet e fondit nė tė cilin janė derdhur mjete nga mėrgata shqiptare pėr 10 vjet rresht. Prandaj, patjetėr duhet tė formohet njė komision hetimor qė duhet tė bėhet njė auditim pėr fondet “Vendlindja thėrret” dhe “Fondin e 3%” tė Bukoshit.
Astrit Haraqija nuk ka menagjaur dhe nuk menagjon fonde tė tilla tė grumbulluara nga djersa e mėrgatės shqiptare. Thaqi e Bukoshi i kanė keqpėrdor kėto fonde. Pėr shpenzimet qė i bėn Astrit Haraqija si ministėr, ėshtė i njoftuar Parlamenti i Kosovės i cili ka votuar pėr buxhetin, Ministria e Ekonomisė e Financave, mbi 100 veta benda Minsitrisė sė Kulturės i shohin letrat e financave. Pra, unė e menagjoj buxhetin e Ministrisė nė mėnyrė transparente. Thaqi e Bukoshi e dijnė se me cilat banda i kanė shpenzuar mjetet e grumbulluara para dhe gjatė luftės nė Kosovė?

Pacolli nuk mund tė blejė votat nė Kosovė sepse kėtu nuk ėshtė Rusi

Bota sot: Njė “selam” i keni dėrguar edhe Behxhet Pacollit. I keni thėnė se e di fort mirė Pacolli se kush ėshtė Astrit Haraqija. A na thoni pak mė shumė pėr “relacionet” e juaja me Pacollin?

A. Haraqija: I kam quar fjalė edhe Behgjet Pacollit edhe tė gjithė atyre qė mė sulmojnė pa argumente se nėse ata i kanė bėrė nga 2 lekė pasuri, Astrit Haraqija nuk “blehet” me pare dhe nuk bėhet argat i askujt. Nėse Pacolli i ka dy lekė, Astrit Haraqija i ka tre lekė. Pacolli e di fare mirė se kush ėshtė Astrit Haraqija. Unė nuk jam takuar as me Slobodanin e as me Branislavin. Unė nuk kam marr pjesė ne procesin e privatizimit nė Serbi pėr t’i blerė objektet shtetėrore tė Kosovė. Kjo do tė dokumentohet mė vonė.

Bota sot: Pacolli ditė mė parė ka formuar partinė e tij politike dhe ka deklaruar se do tė fitojė besimin e me shumė se 60% tė popullit tė Kosovės?

A.Haraqija: Jo. Vota nuk mund tė blehet me para nė Kosovė. Kėtu nuk ėshtė Rusi dhe nuk ėshtė nė pushtet Boris Jelcini. Ju i dini deklaratat e tija tė dhėna mediave serbe nė Kosovė dhe reagimet e tija se gjoja ma kanė keqinterpretuar intervistėn!

Bota sot: Z.ministėr, tė flasim pak edhe pėr kulturėn. Nėse nuk do tė shkarkoheni para mandatit, pėr ēka do tė mbaheni mend si ministėr i Kulturės, Rinisė e Sportit?

A. Haraqija: Ministri Haraqija do tė mbahet mend pėr shumėēka pozitive nė kėtė mandat qeveritar. Unė e kam vazhduar punėn aty ku e ka lėnė ish-ministri Behxhet Brajshori. Unė e kam thyer monopolin nė fushėn e kulturės dhe u kam dhėnė rastin edhe atyre qė nuk kanė patur “lidhje” dhe “tė njofshėm” nė Ministri. Unė kam bėrė ndryshime edhe programore edhe strukturore nė Minstrinė e kulturės. Unė do tė jem ministri i cili do tė vėjė themelet e sallės koncertale nė Prishtinė. Falė mirėkuptimit tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės qė na i ka dhuruar 2 hektarė e gjysmė pėr kėtė objekt, ne shumė shpejt do ta shpallim edhe tenderin pėr kėtė objekt tė rėndėsishėm kulturor pėr Kosovėn

Bota sot: Nė fund edhe njė pyetje. A do tė merret me politikė edhe nė tė ardhmen Astrit Haraqija?

A.Haraqija: Po, unė do tė merrem edhe mė tutje mė zbatimin e politikės sė dr.Ibrahim Rugovės. Do tė nisem pėrsėri nga baza ime deleguese, nga nėndega e 7 e komunės, do tė kandidohem pėr kryetar tė Degės nė Gjakovė e kėshtu me radhė.

Bota sot: Nė emėr tė gazetės kombėtare “Bota sot”, ju falemnderit pėr kėtė intervistė?

A. Haraqija: Unė falenderoj gazetėn kombėtare “Bota sot” pėr mundėsinė qė mė dha tė shpreh mendimet e mia politike e institucionale. Unė shpresoj se gazeta kombėatre “Bota sot” edhe mė tutje do tė vazhdojė rrugėn kombėtare, rrugėn e presidentit Ibrahim Rugova.

Hashim Thaqi tė tregojė ku janė mjetet e fondit “Vendlindja thėrret”..


Akuzat e Hashim Thaqit e Jakup Krasniqit pėr mua nuk qojnė peshė. Dhe as qė mėrzitem pėr kėto akuza. Mė kėtė rast mė duhet tė citoj gjyshin tim i cili shpesh thoshte: mos u mėrzit kush ēka tė thotė, por shihe kush po tė thotė. Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi tė mė akuzojnė mua ėshtė turp pėr ata. Hashim Thaqi i ka humbur katėr palė zgjedhje nė Kosovė. Ai mė akuzon mua pėr korrupcion, pėr krijimin e dofarė strukturash parapolitike, pėr shfrytėzim tė fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaqi!? Ai duhet tė japė llogari para popullit pėr shfrytėzimin e fondit “Vendlindja thėrret”. Ku janė paratė e kėtij fondi, sa para janė mbledhur pėr kėtė fond, sa janė shfrytėzuar pėr nevoja tė luftės, sa kanė mbetur, ku janė tretur?


Box


Bujar Bukoshi tė zbulojė misterin e vrasjes sė Ahmet Krasniqit

Bujar Bukoshi ka keqpėrdorė mjetet e mėrgatės shqiptare tė cilat i ka mbledhur nė emėr tė fondit tė 3% tė Qeverisė sė Kosovės. Gjatė luftės i ka ndarė kėto mjete kujt ka dashtė e sa ka dashtė, gjithfarė “komandantėsh” qė kanė bėrė tregti me armė tė vjetra tė Shqipėrisė sė Fatos Nanos. Edhe sot merr rrogė prej kėtij fondi tė Qeverisė sė Kosovės. Kui mori paratė Bujar Bukoshi pėr tė blerė shtėpi nė Gjermani? Ku i mori paratė qė ndėrtoi shtėpi disakatėshe nė Prishtinė, pas pėrfundimit tė luftės? Pastaj pse nuk po tregon Bujar Bukoshi se kush e vrau Ahmet Krasniqin, si u vra ministri i Mbrojtes i Republikės sė Kosovės? Kėtė duhet ta dijė ish-kryeministri Bujar Bukoshi?Ai duhet tė japėr pėrgjegjėsi pėr kėtė vrasje, sepse vetė Bukoshi ka futur pėrēarje gjatė kohės sė luftės, tė cilat pėrēarje u pėrshkruan edhe me vrasje siē ėshtė ajo me Ahmet Krasniqin?


Intervistėn e zhvilloi: Bajrush Morina

Fund

Vranina
16-05-06, 18:05
Eu po hapt ja paska dhon bre, po kush osht ky far trimi more, a osht far burri bile a veq fjal t'thata kulufe si qaj tjetri Qeku a si po i thojn.

experti_lu
17-05-06, 06:40
a paska fol edhe ASTRITI gjakoves a?:biggrin: :biggrin: :biggrin: a i shkrati po keq e paska punen
ska me bo nuk shkon kungulli gjithmone permi uje,sahi e ka bo najkush nervoz bre:redface:
hajt astrit te lumit ne se te kami,nuk je i vetimi hala ka kasi si ti.
veq ruju more astrit se je ble dhe ki mu ble sa te jesh gjalle.ahahaahhaahhaah

Arb
17-05-06, 14:08
Tema ka te bej me intervisten e Ministrit, e jo me pyetjen se, "kush eshte Ministri Haraqia?"

Gentiani
17-05-06, 22:45
Hajde ministėr me voth hajde :tongue: :tongue: :tongue:

qė nga klasa e parė e shkollės fillore paska qenė anėtarė i LDK-sė!

Bota sot:...Por ai tash ka shtėpi nė lagjen “Tasligje” tė Prishtinės?

A.Haraqija: Po, pikėrisht pėr kėtė arsye unė kėrkoj qė tė bėhen hetime edhe pėr Jakup Krasniqin? Pikėrisht pėr kėtė arsye ai tash mė akuzon mua, sepse gjatė mandatit tė tij 3 vjeēar ai ka arritur edhe tė blejė shtėpi qė kushton rreth 300 mijė euro. Unė me rrogė tė ministrit prej 935 Eurosh nuk po mund tė blejė shtėpi nė Prishtinė, ndėrkaq Jakup Krasniqi le tė deklarojė para opinionit se ku i mori tė gjitha paratė pėr tė blerė shtėpi nė Prishtinė? Prandaj, unė kėrkoj qė “Guarda di Financia” tė merret me prejardhjen e pasurisė sė Jakup Krasniqit e Hashim Thaqit?


Bota sot: Njė “selam” i keni dėrguar edhe Behxhet Pacollit. I keni thėnė se e di fort mirė Pacolli se kush ėshtė Astrit Haraqija. A na thoni pak mė shumė pėr “relacionet” e juaja me Pacollin?

A. Haraqija: I kam quar fjalė edhe Behgjet Pacollit edhe tė gjithė atyre qė mė sulmojnė pa argumente se nėse ata i kanė bėrė nga 2 lekė pasuri, Astrit Haraqija nuk “blehet” me pare dhe nuk bėhet argat i askujt. Nėse Pacolli i ka dy lekė, Astrit Haraqija i ka tre lekė. Pacolli e di fare mirė se kush ėshtė Astrit Haraqija. Unė nuk jam takuar as me Slobodanin e as me Branislavin. Unė nuk kam marr pjesė ne procesin e privatizimit nė Serbi pėr t’i blerė objektet shtetėrore tė Kosovė. Kjo do tė dokumentohet mė vonė.

Margaritarė ministėr komplet je o Astrit Haraqia !

Nė njėrėn anė me 935 Euro, nuk mundet tė blej shtėpi nė Prishtinė, ndėrsa nė tjetrėn anė dėshironė tė shtyhet me dy lekėt e Pacollit i cili ėshtė multimiliarder dhe pėrvoja e tij e biznesit ėshtė mė e gjatė se vehtė jeta e Astritit!

Ndėrsa tjerat nuk do i komentoja, sepse ashtu e kėrkon intervista duhet thėnė njeriu diēka, sepse intervistė ėshtė!

Artisti
18-05-06, 08:05
hahahhahahaha ooooooooo Gentiiiiiiii po po me " dhimet shume Haraqija".

Ani 935 euro pi marrka rroge,po veq ka 5 euro mi ja jep nje familje qe nuk ka hiq te ardhura e qe jeton ne kolibe,bile hyn ne listen e zotit per njerez te mire se ne listen e dreqit veq u hy moti prej qe e ka ngjit vothin hahahahahahaha.




A. Haraqija: I kam quar fjalė edhe Behgjet Pacollit edhe tė gjithė atyre qė mė sulmojnė pa argumente se nėse ata i kanė bėrė nga 2 lekė pasuri, Astrit Haraqija nuk “blehet” me pare dhe nuk bėhet argat i askujt. Nėse Pacolli i ka dy lekė, Astrit Haraqija i ka tre lekė



Mu qudit me kete Haraqin njehere thote se ai nuk blehet me pare e ne anen tjeter thote se nqofse ai i ka dy leke une i kam tre leke hahahaha .



.

prishtinasi
18-05-06, 21:57
[
Bota sot: Z.ministėr, tė flasim pak edhe pėr kulturėn. Nėse nuk do tė shkarkoheni para mandatit, pėr ēka do tė mbaheni mend si ministėr i Kulturės, Rinisė e Sportit?

A. Haraqija: Ministri Haraqija do tė mbahet mend pėr shumėēka pozitive nė kėtė mandat qeveritar. Unė e kam vazhduar punėn aty ku e ka lėnė ish-ministri Behxhet Brajshori. Unė e kam thyer monopolin nė fushėn e kulturės dhe u kam dhėnė rastin edhe atyre qė nuk kanė patur “lidhje” dhe “tė njofshėm” nė Ministri. Unė kam bėrė ndryshime edhe programore edhe strukturore nė Minstrinė e kulturės. Unė do tė jem ministri i cili do tė vėjė themelet e sallės koncertale nė Prishtinė. Falė mirėkuptimit tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės qė na i ka dhuruar 2 hektarė e gjysmė pėr kėtė objekt, ne shumė shpejt do ta shpallim edhe tenderin pėr kėtė objekt tė rėndėsishėm kulturor pėr Kosovėn



Fund[/quote]


Ahahaha...ja kush po dojka me na ndertu sallen koncertale ne Prishtine, sponzori i muzikes tallava...ka mujt me rrejt gjithqka...veq qety ja paska tepru, veq prape ka diqka pozitive: shume mire qe po e dika qe eshte minister i kultures, se perpara se ka dite!
Per te njofshum mos te flasim, u pa ne konkursin e fundit qe e hapi ministria e kultures, per drejtorin e qendres kinematografike te Kosoves! E fitues kush doli...qellojani...:)...vllau i njerit nga udheheqesit te partise se LDK-se...urraa...sa i pafajshem dhe i drejt qe eshte ministri i jone! Ne njerin nga festivalet e njohura ne Kosove te muzikes, premtoj se do te bie nje kengetare te njohur ne trend te muzikes boterore...qellojani kend e ftoj...hahah...Samantha Fox, nje kengetare qe ka pase nje hit gjate viteve te 80-ta dhe qe ka humbur nga ekrant televizive prej asaj kohe...hahah...e paramendoni ēekun qe ia a dha kesaj kengetare ne pension....150 mije euro...hahahah...turp! Por, prape mund te falet, ende eshte ne fazen fillestare te leximit te abetares! Ja keto jane gjerat per te cilat do te mbahet mend...e ai eshte i bindur qe jane pozitive:):):):):)

legjionari
04-06-06, 17:27
Astrit Haraqia akuzon dikend ????????????????????//

e po edhe kjo ndodh, gjithkush e shfrytzon ligjin per te shrehur fjalen e lire.

Guri i madh
05-06-06, 02:34
po ket ASTRITIN nuk e kisha pas njoft boll shum njoh po kit astritin se kish pas rrok ky radari im po tani po e njoh tek po e urrejn kta kmeret e kuq une e kam vlersuar si minister te sukseshem te lumt astrit ma mir kta kmeret e kuq me te urrejt se me te simpatizue se ndyturi me tu ofrue te ndyt vazhdo bac kokrren e kie

Guri i madh
05-06-06, 02:53
hahahhahahaha ooooooooo Gentiiiiiiii po po me " dhimet shume Haraqija".

Ani 935 euro pi marrka rroge,po veq ka 5 euro mi ja jep nje familje qe nuk ka hiq te ardhura e qe jeton ne kolibe,bile hyn ne listen e zotit per njerez te mire se ne listen e dreqit veq u hy moti prej qe e ka ngjit vothin hahahahahahaha.






Mu qudit me kete Haraqin njehere thote se ai nuk blehet me pare e ne anen tjeter thote se nqofse ai i ka dy leke une i kam tre leke hahahaha .



.


po po artist kush e ka miletin e ka edhe hyqmetin

laliloli
05-06-06, 12:42
Edhe pse Bujar Bukoshi rralle here ia qellon ,me kujtohet nje thenie e qelluar e tij:

Astrit Haraqia eshte nje adoleshent,

Gjithqka ndoshta mund te jete Haraqia por minister i kultures kurresesi.Ne nje emision ne KTV ai fliste gjuhen shqipe me plot barbarizma,ndersa ne pyetjen e moderatorit se sa dhe cilat libra i ka lexuar Haraqia rrodhi krahet dhe nuk deshi te pergjigjet.
Deshira e tij ,siq u shpreh ,eshte te ngase motoqikleten edhe ate me shpejtesi te madhe,te cilen e ben ne Maqedoni sepse ketu ne Kosove paska probleme me policine.
Kjo nenkupton se Bukoshi e ka vleresuar drejte.

Arb
09-06-06, 14:38
Edhe pse Bujar Bukoshi rralle here ia qellon ,me kujtohet nje thenie e qelluar e tij:

Astrit Haraqia eshte nje adoleshent,

Gjithqka ndoshta mund te jete Haraqia por minister i kultures kurresesi.Ne nje emision ne KTV ai fliste gjuhen shqipe me plot barbarizma,ndersa ne pyetjen e moderatorit se sa dhe cilat libra i ka lexuar Haraqia rrodhi krahet dhe nuk deshi te pergjigjet.
Deshira e tij ,siq u shpreh ,eshte te ngase motoqikleten edhe ate me shpejtesi te madhe,te cilen e ben ne Maqedoni sepse ketu ne Kosove paska probleme me policine.
Kjo nenkupton se Bukoshi e ka vleresuar drejte.

Ne kete teme mund te diskutohet intervista e tij, e jo te pershkruhet personaliteti i tij.

laliloli
09-06-06, 17:10
Ne kete teme mund te diskutohet intervista e tij, e jo te pershkruhet personaliteti i tij.

As qe e kam lexuar kete interviste, sepse nuk ia vlen te humbesh kohe e te lexosh intervisten e nje adoleshenti,e aq me pak kur ate e ben nje gazete plotesisht partiake.

Arb
09-06-06, 22:08
As qe e kam lexuar kete interviste, sepse nuk ia vlen te humbesh kohe e te lexosh intervisten e nje adoleshenti,e aq me pak kur ate e ben nje gazete plotesisht partiake.

Atehere ke gabu temen...

Guri i madh
10-06-06, 22:06
Edhe pse Bujar Bukoshi rralle here ia qellon ,me kujtohet nje thenie e qelluar e tij:

Astrit Haraqia eshte nje adoleshent,

Gjithqka ndoshta mund te jete Haraqia por minister i kultures kurresesi.Ne nje emision ne KTV ai fliste gjuhen shqipe me plot barbarizma,ndersa ne pyetjen e moderatorit se sa dhe cilat libra i ka lexuar Haraqia rrodhi krahet dhe nuk deshi te pergjigjet.
Deshira e tij ,siq u shpreh ,eshte te ngase motoqikleten edhe ate me shpejtesi te madhe,te cilen e ben ne Maqedoni sepse ketu ne Kosove paska probleme me policine.
Kjo nenkupton se Bukoshi e ka vleresuar drejte.


LALIT PERSHENDETJE

ndoshta ASTRITI nuk ka lexuar ndonji veper te shkrimtarve me ronome botrore po me siguri e ka lexuue lugjet e verdha nga REGJEP HOGJA apo TI KENG TI ZOG I LART nga ADEM GAJTANI por ma e keqeja esht qe ata opozitar qe e kundershtojn nuk kan lexuar asnji veper nga shkrimtaret shqiptar pos veprave te desanka maksimoviqit

legjionari
03-07-06, 19:46
ma e keqeja esht qe ata opozitar qe e kundershtojn nuk kan lexuar asnji veper nga shkrimtaret shqiptar pos veprave te desanka maksimoviqit

nese nuk e ka lexu dikush nje intervist te Astrit Haraqise nuk do te thot se nuk ka lexu vepra me vlera. Edhe nuk po ma merr mendja se mundesh me e vlersu karakterin e nje personi nese nuk e ka lexu nje intervist te till.

pastaj sikur ta kish dhan kete intervist nje person qe me te vertet eshte i aftė politikisht dhe i pastar moralisht, do te kishte qene shum ne rregull, por keti sikur po i mungojn keto dy karaktere.

edhe nje pyetje kam per ty zotri Guri i Madh.
Ne cka bazohesh se se keta opozitaret i kan lexu librat e desanka maksimoviqit ?
apo urrejtjen politike e shpre me ane te fyerje ?????