PDA

View Full Version : Kemi tė drejtė tė mburremi me vlerat shqiptare te anti-racizmit


Reana
24-05-06, 02:25
Ne nje teme, ketu ne forum lexova per faktin se dikush ishte cuditur, pse e drejta e te shprehurit, te ushtruar permes kritikes ne sherbim te mohimit te Holokaustit diku ne Austri, kishte shaktuar persekutimin ligjor te autorit qe ka shprehur kritiken.

Dite ne pare ne France eshte punuar ne ligjin qe do te beje kunderligjore mohimin e gjenocidit kunder popullit armenian ne Turqi....

Nga shkrimi ne vazhdim, kuptohet se edhe Shqiperia ka aprovuar nje ligj qe njeh Holokaustin si krim kunder njerezimit, dhe mohimi i tij, do te konsiderohet veper kundrligjore ne gjithe territorin e Shqiperise.
Poashtu flitet per rrethanat e Luftes se Dyte Boterore, dhe qendrimin shqiptar ndaj mijera hebrejeve qe gjeten strehim ne Shqiperi.


Kemi tė drejtė tė mburremi me vlerat shqiptare te anti-racizmit
Makbule Ēeēo

Zv/kryetare Kuvendit tė Shqipėrisė



Dy muaj mė parė Kuvendi i Shqipėrisė miratoi me njė votė konvergjente tė tė gjithė deputetėve tė pranishėm Ligjin “Pėr shpalljen e Ditės sė Kujtesės”. Duke miratuar kėtė ligj Shqipėria hodhi edhe njė hap tjetėr drejt eurostandardizimit tė akteve ligjore tė vendit. Personalisht e kam ndjekur me vėmendje prej disa vitesh pėrgatitjen e kėtij ligji, qysh prej themelimit tė Forumit Ndėrkombėtar tė Holokaustit (2000), nė tė cilin Shqipėria mori pjesė me njė delegacion tė nivelit tė lartė dhe shprehu miratimin e saj pėr rezolutėn pėrfundimtare, ku bėn pjesė edhe angazhimi pėr shpalljen e njė dite europiane tė kujtesės, nė shenjė homazhi pėr viktimizimin dhe shfarosjen masive tė hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ka qenė njė kėnaqėsi pėr mua tė jem nė pėrbėrje tė grupit iniciator tė deputetėve qė propozuan miratimin e kėtij ligji.

Pėr ne, shqiptarėt, miratimi i ligjit “Pėr shpalljen e Ditės sė Kujtesės” nuk ka pasur probleme as tė vetėdijes politike-juridike, as tė ndėrgjegjes historike. Kjo pėr faktin se Shqipėria ėshtė njė prej vendeve tejet tė kufizuara, pėr tė mos thėnė i vetmi, ku hebrejtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore jo vetėm nuk iu dorėzuan ushtrive persekutore, por, nė tė kundėrtėn, u bė strehė shpėtimi pėr disa mijėra hebrej tė rrezikuar nė vendet ballkanike rreth e pėrqark dhe prej vendesh tė tjera.

Mungesa e ndjenjave raciste antisemite tek populli shqiptar pėrbėn njė cilėsi etnotipike tė tij. Hebrejtė nė Shqipėri nuk i shpėtoi vetėm solidariteti i qytetarėve. Si nė tė gjitha vendet europiane, edhe nė Shqipėri kishte njerėz qė luftonin pėr liri dhe tė tjerė qė bashkėpunonin me ushtritė pushtuese. Midis tyre kishte mospajtime dhe konflikte tė ashpra, qė janė pjesė e gjendjes sė luftės. Por njė prej pikave ku midis luftėtarėve antifashistė dhe kolaboracionistėve ka pasur pajtim qendrimi ka qenė ai nė lidhje me hebrejtė. Tė gjitha qeveritė bashkėpunuese tė periudhės kalimtare kanė pasur lista tė plota dhe informacione tė sakta pėr mbėrritjen e hebrejve, por asnjė prej tyre nuk i dorėzoi.

Pėr ne solidariteti me hebrejtė nė rrethanat kur rrezikohej jeta e tyre si bashkėsi ėshtė njė prej shprehjeve tė ndritshme tė antifashizmit, qė bashkoi dhe karakterizoi aleancėn mė tė fortė e mė tė pėrparuar tė kohės.

Njė popull qė nuk ka shfaqur racizėm antisemit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė tė gjithė faktorėt e vet pėrbėrės, e dėshmon veten para historisė si popull qė nuk e ka nė etnotipin e tij krimin kolektiv ndaj tjetrit, ushtrimin e dhunės dhe viktimizimin pėr shkak tė dallimit. Kjo vlen pėr tė shkuarėn, por vlen edhe pėr tė sotmen, kur forma tė ndryshme tė krimit kolektiv, si gjenocidi, etnocidi, spastrimi etnik. vėrtiten rreth e pėrqark nesh. Shqiptarėt, qė i shpėtuan grackės historike tė dhunės kundėr hebrejve e rreshtuan veten nė tė kundėrtin krah tė atyre qė nuk ndalen para ēfarėdo fobie: kombėtare, fetare apo kulturore.

Eshtė nė nderin e popullit shqiptar qė gjatė luftės antifashiste iu gjend nė ditėn kritike jo vetėm hebrejve tė ēarmatosur, por edhe 25 mijė ushtarėve fashistė, qė dorėzuan armėt pas 8 shtatorit tė vitit 1943 dhe ish-aleatėt nazistė ishin tė gatshėm t’i shfarosnin me tė njėjtin zell, duke i trajtuar si dezertorė e tradhtarė. Asnjė ndjenjė hakmarrjeje nuk shprehu populli shqiptar nė momentin kur kundėrshtari i tij u gjend nė rrezik. Asnjė ushtar italian nuk iu dorėzua nazistėve. Asnjė prej tyre nuk u detyrua tė merrte krahun e antifashizmit. Kjo shpreh humanizmin e popullit shqiptar, humanizėm qė ėshtė vėrtetuar edhe nė situata tė tjera, duke pėrfshirė pranimin pa asnjė kusht dhe pa asnjė kosto tė afro 600 mijė shqiptarėve tė dėbuar nga trojet e tyre nė Kosovė prej ushtrive tė rregullta e paramilitare serbe. Jam e sigurt se populli shqiptar, nga thelbi i vet psiko-etnik, do ta bėnte tė njėjtėn gjė pėr ēdo popull tjetėr fqinj, nėse do tė ishte gjendur para tė njėjtit rrezik.

Nė ligjin tonė “Pėr shpalljen e Ditės sė Kujtesės” ne kemi parashikuar homazh e pėrkujtim edhe pėr viktimizimin e vetė popullit shqiptar, brenda e jashtė kufijve, pėr shkak tė dallimit etnik, fetar apo ideologjik. Nuk ka njė popull nė histori qė tė ketė pėsuar njė goditje tragjike si hebrejtė. Por pas tyre populli shqiptar mund tė renditet midis popujve mė tė viktimizuar nė histori. Ndoshta pikėrisht fakti qė populli shqiptar ka qenė historikisht subjekt i ekspansionit dhe i dhunės sė tjetrit ka luajtur rol qė nė etnotipin e tij tė edukohet toleranca dhe solidariteti. Kėto vlera bėjnė pjesė nė fytyrėn europiane tė kulturės sonė kombėtare. Ne kemi tė drejtė tė mburremi me kėto vlera.