PDA

View Full Version : Ndikimi i Televizionit tek Fėmijėt


Naki
24-05-06, 18:05
Ndikimi i televizionit tek fėmijėt


Fėmijėt e kohės bashkėkohore e teprojnė duke parė televizion. Nė shumė shoqėri tė zhvilluara koha tė cilėn e kalojnė fėmijėt para ekraneve ėshtė mė e madhe nga ajo e kaluar nė shkollė. Sipas disa statistikave nė SHBA fėmijėt nga mosha prej 2-12 vjet mesatarisht shohin televizion rreth 25 orė nė javė. Situata ėshtė e ngjashme edhe nė vendin tonė. Do tė jetė e dobishmė nėse njė medium aq e fuqishėm, siē ėshtė televizioni, ta shfrytzojmė pėr tė mirėn e fėmijės. Por, a ėshtė ēdo herė kėshtu? A ėshtė tė shikuarit televizion i parrezikshėm? A duhet t'i lejoni fėmijės tuaj lirisht tė shohė televizion sa do dhe ēfarė do ai? Prindėrit duhet tė posedojnė dituri tė caktuara lidhur me kėtė temė, qė tė mund tė selektojnė programe “tė vėrteta” pėr fėmijėn e tyre.


Si ėshtė ndikimi qė televizioni mund ta ketė mbi fėmijėn tuaj?

Tė parit televizion mund tė ketė shumė efektė pozitive mbi zhvillimin e fėmijės, por njėkohėsisht edhe shumė efekte negative. Ėshtė e vėshtirė tė gjendet masa e vėrtetė. Prindėrit e njohin fėmijėn e tyre mė sė miri dhe ata duhet tė vendosin ēfarė ėshtė mė e mirė pėr tė. Pėr tė sjell vendim tė drejtė duhet t'i njohin argumentet pėr dhe kundėr.


Tė shikuarit televizion mund tė ketė efekte pozitive

Programi televiziv i cili ėshtė i pėrshtatur pėr moshėn e fėmijės mund tė ndikojė pozitivisht , duke e pėrshpejtuar procesin e tė mėsuarit te fėmijėt .Programi i tillė kontribon pėr zhvillimin e imagjinatės , i promovon me sukses vlerat familjare , i stimulon fėmijėt tė mendojnė , me ndihmėn e televizionit fėmijėt mund tė mėsojnė tė lexojnė, mėsojnė numra, forma, ngjyra, ballafaqohen me konceptin kohė ( nė ē'orė ėshtė filmi i preferuar?).
Fėmijėt shpesh pėrparojnė kėshtu qė mundohen t ' i kopjojnė rolet e tė rriturve dhe tė identifikohen me heronjtė televiziv, tė fitojnė shprehi tė mira etj.Tė shikuarit televizion mund tė ketė efekte negative

Televizioni nuk ėshtė selektiv, kur flitet pėr atė se ēfarė i mėson fėmijėt. Krahas efekteve pozitive, ai mund tė dėrgojė mesazhe tė gabuara dhe negative.

Fėmijėt e vegjėl nuk janė tė aftė ta dallojnė fantazmėn nga realiteti dhe televizioni u mundėson tė largohen dhe tė ikin nga bota reale. Pėrmes televizionit shpesh promovohen vlera tė rrejshme dhe modele tė gabuara tė cilat fėmijėt i pranojnė nė mėnyrė jo kritike. Hulumtime tė shumta kanė treguar se nėse fėmija sheh TV mė shumė se 1-2 orė nė ditė, kjo ka efekt negative mbi suksesin nė shkollė, sidomos mbi leximin. Nė programet televizive shpesh ėshtė e prezente dhuna dhe armėt . Fėmijėt , sidomos djemtė tė cilėt i adhurojnė programet e tilla mund tė pėrpiqen t'i emitojnė aksionet agresive , bėhen mė pak tė ndjeshėm pėr dhembjen e tė tjerėve , te disa fėmijė shfaqet “frikė” (ankth). Nė programet televizive gati se ē do ditė ėshtė prezente seksualiteti , nė mėnyrė qė nuk konvenon pėr moshėn e fmijėve . Shpesh promovohen norma morale tė cilat dallohen nga bindjet tona personale. Seksualiteti shfrytėzohet si mjet, i cili ndihmon pėr shitjen e prodhimeve tė ndryshme pėr reklama tė ndryshme. Nė mėnyrė jokritike promovohet modeli i “kėnaqjes nė mirėqenien materiale”, pa u pėrmendur rreziqet nga sjellja e tillė. Pėr shkak tė shikueshmėrisė sė gjėrė, telenovelat dhe klipet muzikore identifikohen si oferta mė e shpeshtė dhe mė e keqe pėr fėmijėt. Duke u pėrkushtuar tepėr pas ofertės televizive, fėmijėt shpesh bėhen viktima tė stereotipeve tė gabuara: disa role nė programet televizive paraqiten nė mėnyrė stereotipe nė bazė tė racės, seksit, moshės ose bukurisė fizike. Vlera e rinisė dhe e bukurisė fizike shpesh vendosen nė piedestal dhe shpienė deri nė formimin e paragjykimeve te fėmijėt. Televizioni mund tė ketė ndikim tė madh nė krijimin e shprehive dhe ndėrtimin e stilit tė jetesės te fėmijėt. Nė shoqėrinė bashkėkohore kur shumica e nėnave janė tė punėsuara, televizioni shfrytėzohet si njė lloj “bejbisiter”. Tė shikuarit televizion promovon njė mėnyrė jetese jo tė shėndetshme-joaktivite d he rrezik i zmadhuar pėr trashje. Shpesh tė shikuarit televizion ėshtė i shoqėruar me konsumim tė a.q. “xhank ushqim” dhe lėngjeve, ndonjėherė te fėmijėt mė tė mėdhenj, edhe me pirje tė duhanit dhe alkoolit. Nė qoftė se me televizionin harxhohet tepėr kohė, fėmija nuk do tė ketė mjaftueshėm kohė pėr aktivitetet tjera, qė e stimulojnė zhvillimin dhe kreativitetin.
Ėshtė e vėshtirė qė fėmija tė mbrohet nga komercializmi qė ėshtė prezent ēdo ditė nė televizion. Popullata fėmijėrore shpesh paraqet grupe qėlluese, nga e cila ėshtė i drejtuar marketingu i mediave. Fėmija i vogėl nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė dallim mes asaj qė ėshtė komerciale dhe vlerės reale. I ashtuquajturi ushqim xhank siē janė drithėrat e sheqerosura, bonbone, piskota, ēips, ushqim i shpejtė dhe pije me gaz dhe tė sheqerosura shpesh reklamohen kryesisht pėrmes TV reklamave fėminore. Ėshtė e besueshme qė fėmijėt qė shohin mė shumė TV do ta hanė atė lloj ushqimi.Udhėzime tė pėrgjithshme pėr prindėrit

Sipas Akademisė Amerikane pėr Pediatri tė shikuarit televizion duhet tė kufizohet nė 1-2 orė/nė ditė. Vendosni kufizime, caktojeni kohėn pėr tė shikuar televizion. Mė sė miri ėshtė sė bashku me fėmijėn tuaj tė bėni orar javor dhe paraprakisht tė vendosni cilat programe do t'i shoh atė javė. Jeni tė kujdesshėm gjatė shfrytėzimit tė TV-it si bejbisiter. Nėse doni ta shfrytėzoni TV-in nė atė mėnyrė, zgjidhni me kujdes programin njėlloj sikur do ta zgjidhnit bebisiteren. Mė mirė ėshtė ta shfrytėzoni butonin se sa telekomandėn e cila shpesh shkakton nevojė nga ndėrrimi opsesiv tė kanaleve.Vendosni televizorin jashtė nga dhoma ku fle fėmija. Gjatė drekės ose derisa punoni diēka tjetėr, shuajeni televizorin. Bėhuni model sipas tė cilit do tė drejtohet fėmija juaj. Ndoshta duhet sė pari ju vetė t'i revidoni shprehitė tuaja tė tė shikuarit televizion? Shikoni televizion sė bashku me fėmijėn tuaj dhe diskutoni rreth asaj qė keni parė. Shtyjeni fėmijėn ta krahasojė atė qė e sheh nė televizion me tema tė ngjashme qė i ka dėgjuar/mėsuar nė shkollė. Inkurajojeni fėmijėn tė shohė programe kualitative dhe i diskutoni sė bashku. I ndihmoni tė ndajė ēfarė ėshtė reale dhe ēfarė s'ėshtė reale nė televizion. Mos i lejoni tė sheh programe pėr tė cilat ju rreptėsisht kundėrviheni dhe i sqaroni pse. Nė qoftė se sheh dhunė, pyeteni tė mendojė a ekzistojnė mėnyra tjera tė zgjidhet problemi, pa mos u lėnduar dikush ose diēka. I sqaroni pse ėshtė e rėndėsishme tė mos ketė dhunė. Shihni filma vizatimorė sė bashku dhe i sqaroni se ekziston dallim mes filmit dhe jetės reale. Shihni reklama me fėmijėn tuaj. I ndihmoni vetė tė indentifikojė ē'duhet tė shitet dhe si? Kur shihni reklama nė televizion pėr ushqim xhank, i sqaroni sa janė tė rėndėsishme shpehitė e shėndosha nė ushqim dhe zgjedhja e mirė e ushqimit. Sė bashku me fėmijėn tuaj lexoni pėr atė si formohet produkcioni televiziv ose nėse ėshtė e mundshme vizitojeni sė bashku TV studion. Kur do tė shoh si ėshtė nė realitet, ėshtė e besueshme qė do tė jetė mė pak i impresionuar me glamurin televiziv. I ofroni alternativa konstruktive pėr tė shikuarit televizion (diēka qė do tė jetė mjaft interesante pėr ta pranuar dhe njėkohėsisht e dobishme pėr shėndetin e fėmijės).
Mos jeni defanzivė, nė qoftė se keni vėrejtje tė mėdha pėr programet dhe kanalet televizive lokale, tregojeni mendimin tuaj haptazi dhe tė argumentuar. Do tė befasoheni, kjo ndonjėherė ka efekt.Aktivitetet alternative (nė vend tė shikuarit televizion)

Luani me libėr tė ilustruar, luani letra, vizatoni ose ngjyrosni, filloni ndonjė hobi, shkruani letra, aranzhoni darkė familjare, shihni video (me program tė zgjedhur televiziv). Ushtroni, ecni nė kėmbė, notoni, luani me top, ngisni biēikletė, punoni nė kopsht. Mblidhni di ēka (bėhuni kolekcioner p.sh. i facoletave, shenjave, fotografive, flamujve etj ), preni fotogrfi nga revista tė vjetra.
Punoni diēka kreative-lozni nė ndonjė instrument, lexoni ose gatuani diēka sė bashku, luani loja kompjuterike edukative, bėni shfaqe, bėni diēka prej plasteline, ndėgjoni muzikė, kėndoni dhe luani.
Marrė nga shėndeti fėmijėror

laliloli
27-05-06, 18:00
Naki pershendetje per temen, edhe pse e lexova siperfaqesisht,mendoj se eshte shume me e rendesishme se qka iu ofrojme femijeve per te shikuar se sa kohen qe ua ofrojme atyre per shikim te TV-se edhe pse edhe koha duhet te jete e kufizuar.
E keto TV-te tona qe quhen kombetare kurrefar programi edukues per femije nuk ofrojne .Kane marre pas serialeve dhe emisioneve komerciale dhe as qe qajne koken per edukim femijesh.

emine
14-01-11, 12:05
nje dukuri e tmerrshme derisa nena kerkon kohe apo qetsi ne mengjes i dhez TV i afron mengjesin femijes dhe e edukone me TV*une e shofe si diqka vrasese femijes ti lejohet me shume se 1 ore ne dite TV*lojrat apo parku per femije jane ushqim i shpirti te femijes gjersa TV shkaktone shume crregullime e sjell gjana negative*shume pak ka dobi Tv per femijen andaj sa ma larg femijte nga TV