PDA

View Full Version : Ushtria Ēlirimtare Kombėtare emblemė e shenjtė e lirisė


musl|m
27-05-06, 22:17
Me rastin e 5-vjetorit tė paraqitjes publike tė U. Ē. Kombėtare

Nga: Mr. Vaxhid Sejdiu

Prolog

Ushtria Ēlirimtare Kombėtare emblemė e shenjtė e lirisė. Kjo fjali shumkuptimore na pėrkujton periudhėn e lavdishme, shkėlqimin dhe ngritjen e saj, si forcė kombėtare nė mbrojtjen e popullit shqiptar nė IRJM. Qė nga dalja e saj e parė (16 shkurt 2001) u mbushėn pesė vite, por plagėt e luftės, terrori shtetėror, dhuna e organizuar dhe ndėshkimi brutal nga ana e institucioneve tė atėhershme tė shtetit ende ėshtė i gjallė; nė sytė e fėmijėve, nė trupin e invalidėve tė luftės, nė zemrėn e familjeve tė dėshmorėve - me njė fjalė nė shpirtin e shqiptarėve. Ata me tė gjitha mjetet e mundshme shtetėrore u ndėshkuan me muaj tė tėrė gjatė vitit 2001. Pėrpjekjet e qindra e qindra luftėtarėve tė lirisė nėn emblemėn e UĒK-sė, ishin vendosmėria e bijve mė tė mirė, tė cilit kishin vendosur edhe jetėn pėr ta dhėnė, me qėllim qė populli shqiptar tė jetoj i lirė nė trojet e tyre etnike.

Edhe pas pesė viteve plagėt e luftės shihen kudo, kurse ndryshimet me tė cilat do tė identifikohet ideali i tyre nuk vėrehen fare.

Dihet fakti se dėshmorėt e kombit, invalidėt e luftės, luftėtarėt e lirisė dhe veprimtarėt e saj, me gjakun dhe djersėn e tyre u bėnė themel i ditės sė re. Tė gjithė sė bashku u bėnė shkas pėr ndryshimet kushtetuese nė kushtetutėn antishqiptare tė qeverisė sė Shkupit, u shndėrruan nė mburojė tė gjallė nė mbrojtje tė popullit tė pafajshėm shqiptar si dhe me duart e tyre hapėn rrugėn e re, ku shqiptari do tė jetoj i lirė dhe i barabartė si tė gjithė tė tjerėt.

Ushtria Ēlirimtare Kombėtare ishte ajo qė mblodhi brenda vete tė gjithė ata, tė cilėt nuk pajtoheshin me mjerimin shoqėror, me pėrbuzjen dhe nėnēmimin, me pozitėn e robit dhe padyshim shpresonin se ardhmja do tė jetė mė e mirė, si dhe do tė jetojnė tė barabartė dhe nė liri. Liria dhe Flamuri ishin betimi i luftėtarėve tė lirisė. Guximi dhe ndėrgjegjia kombėtare kishte zėnė vend nė shpirtin e tė gjithė atyre trimave dhe trimėreshave nė kohėn kur qeveria e Shkupit kishte vendosur linēin dhe shkatėrrimin totalitar pėr shqiptarėt.

Pozita tragjike shqiptarėt i kishte hedhur nė gjirin e UĒK-sė, dhe ishin me dhjetėra, dhe ishin me qindra nė Malet e Karadakut, nė Zonėn e Likovės, nė rrethinėn e Shkupit, nė malėsinė e Tetovės, nė malėsinė e Gostivarit…

Ajo qė e bėnte edhe mė madhėshtore UĒK-nė ishte guximi i rinisė shqiptare, gatishmėria e tyre pėr tė dhėnė jetėn pėr liri, si dhe qėndresa heroike e popullatės civile qė kishte vendosur tė vdesė nė pragun e shtėpisė dhe jo ta lėshoj vendin pėr sė gjalli. Kjo gatishmėri e shqiptarėve nė kėto treva kishte dhėnė alarm kombėtar, sa qė numri i vullnetarėve ishte i madh qė vinin nga trojet shqiptare pėr t`i ndihmuar motrat dhe vėllezėrit e tyre. Tė gjithė me mend dhe shpirt ishin mbledhur nėn hijen e flamurit kombėtar. Edhe pse nga ana e ish-Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė nuk ishte shpallur publikisht njė mobilizim kombėtar, por ai duhej njė thirrje e veēantė bashkėluftėtarėve tė Ismet Jasharit, Mujdin Aliut, Naser Ademit dhe tė tjerėve?

UĒK-ja ishte fjala e vetme dhe e fundit e popullit shqiptar tė kėtyre trojeve, platforma origjinale e kėrkesave, tė cilat kėrkesa ishin parashtruar me dekada me radhė, por tė gjitha kishin pėrfunduan nė shportėn e instucioneve shtetėrore. Thėnė me njė fjalė UĒK ishte e ardhmja e popullit shqiptar, emblema e gjakut dhe djersės kombėtare.

Prandaj, ajo me dėshmorėt, invalidėt dhe luftėtarėt e lirisė do tė mbetet njė nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe njė nga kaptinat mė tė rėndėsishme tė pjesės sė popullit shqiptar nė IRJM nė veēanti.

Si lindi UĒK-ja

Jeta shqiptare ishte nė ankand, ajo mohohej nga tė gjitha pikėpamjet, shqiptarėt konsideroheshin si qytetarė tė dorės sė dytė. Tė gjitha kėrkesat e shqiptarėve nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha format pėrfundonin me pėrbuzje dhe me injorancė tė skajshme.

Pėr mė se 55 vjet kurrė qeveria e Shkupit nuk ishte ulur nė mėnyrė tė barabartė me shqiptarėt pėr tė zgjidhur problemet e tyre politike, kulturore, arsimore etj. Por, vazhdimisht dhuna dhe kėrbaēi policor ishte pėrdorur duke i mbytur tė gjitha pėrpjekjet me gjak. Ja po i pėrkujtojmė disa:

Qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore nė emėr tė vėllazėrim – bashkimit dhe Partisė Komuniste ndėshkuan brutalisht njė numėr tė madh shqiptarėve, duke i ndjekur, arrestuar, dėnuar me vite tė rėnda burgim, duke iu konfiskuar pasurinė si dhe duke i detyruar qė tė lėshojnė vendin dhe tė largohen dyerve tė botės. Kjo politikė shumė vjeēare arriti tė zbrazė shumė fshatra e qytete shqiptare. Qeveria e Shkupit gjatė kohės sė monizmit ishte mė besnikja ndaj shėrbimeve policore dhe ushtarake tė Beogradit, duke marrė pjesė aktive nė implementimin e marrėveshjeve antishqiptare. Nė emėr tė mbledhjes sė armėve dėbuan me mijėra e mijėra shqiptarė nė shkretėtirat e Anadollit kurse duke i diskredituar shqiptarėt nga shkollimi dhe nga vendet e punės detyruan me mijėra shqiptarė tė lodhur ekonomikisht tė marrin rrugėt e kurbetit shteteve tė perėndimit. Dhuna nėn uniformėn e komiteteve komuniste pėr 45 vjet kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme mbi popullin shqiptar. Por edhe koha e pluralizmit, e viteve nėntėdhjeta, aq e pėrfolur, me njė organizim tė ri politik, me parti politike shqiptare, me njė referendum popullor pėr autonomi territoriale etj., nuk solli ndryshime nė statutin politik tė shqiptarėve nė IRJM. E vėrteta ėshtė se politika e ditės bėnte arsyetime se shqiptarėt kishin parti politike, shoqata, tė punėsuar, shkolla etj., por tė gjitha kėto nė krahasim me tė drejtat demokratike, me numrin e popullsisė shqiptare, ishin vetėm njė pikė ujė nė detin e trazuar. Prandaj IRJM edhe pse e pėrkrahur si shtet i pavarur nė rend tė parė nga tė gjithė shqiptarėt vazhdoi politikėn antishqiptare, vazhdoi platformėn e Beogradit tė shkruar dhe tė nėnshkruar nė Francuska 7.

Pluralizmi politik nuk solli liri pėr shqiptarėt, autonomia politike dhe referendumi pėrfundoi nė raftet e politikės sė ditės dhe ėndėrra e lirisė mbeti e parealizuar.

Aksionet policore nė Bit Pazar, Ladorishtė, Tetovė, Gostivar, Kumanovė e Kėrēovė janė dhe mbeten skena trishtuese dhe tragjike tė politikės pluraliste nė IRJM.

Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri dhe demokraci vazhdimisht janė shuar me gjak. A nuk u pėrgjak Universiteti i Tetovės mė 1994?

Pra nė vend qė tė fitoi statutin e Universitetit Shtetėror dhe tė regjistrohet si institucionet tjera arsimore etnike maqedone, ajo fitoi dėshmorė. A nuk u pėrgjaken komunat shqiptare mė 1997 ? - vetėm e vetėm pse nė ballė tė saj kishin vėnė flamurin kombėtar.

Kėto forma tė egra qė s’kishin tė bėjnė me format demokratike evropiane e detyruan popullin shqiptar nė IRJM tė vetorganizohet rreth Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Pėr shqiptarėt ishin shfrytėzuar tė gjitha rrugėt e mundshme, tė gjitha format politike. Prandaj, tė gjithė, ata luftėtarė qė ishin radhitur nė radhėt e U.Ē. Kombėtare kishin tė vetmin qėllim; lirinė dhe realizimin e kėrkesave tė ligjshme nė trojet e tyre etnike. Si e shohin sot qeveritarėt sllavo-maqedonė, tė dy garniturave politike, qė urdhėruan terrorin mbi popullin shqiptar. Sot e kėsaj dite askush nga strukturat qeveritare, nga partitė politike nuk ka kėrkuar falje pėr krimet qė i kanė shkaktuar popullit shqiptar si nė kohėn e monizmit ashtu edhe tė pluralizmit.

musl|m
27-05-06, 22:19
Qėndresa e popullit shqiptar

Paraqitja publike e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Tanushė mė 16 shkurt 2001, ishte njė rreze drite nė horizontin e zbehur. Ajo lindi nga gjiri i popullit si mbrojtėse e njė populli tė viktimizuar politikisht me dekada. Ky ēast zgjoi tek shqiptarėt ndjenjėn pėr t`i treguar botės demokratike se njė popull nuk mund tė mbahet gjithmonė nėn thundrėn e hekurt. Pėr tė gjithė ishte e qartė se kishte arritur dita e lirisė, pėr tė cilėn kėrkohej njė sakrificė kombėtare. Pėr kėtė sakrificė edhe pse populli nėpėrgjithėsi nuk ishte i pėrgatitur sa duhet, ai e kreu detyrėn e vet nė mėnyrėn mė tė mirė duke u vėnė nėn shėrbim tė luftės sė drejtė dhe kombėtare tė UĒK-sė. Rėnia e Muzafer Xhaferit nė mbrojtjen e vendlindjes, nė Tanushėn heroike pėrballė njėsive speciale „ujqit“ dėshmoi edhe njėherė se aty ku bien dėshmorė ėshtė rruga e lirisė. Brutaliteti policor dhe ushtarak nė Tanushė, tė cilin fshat e bėnė hi e pluhur nuk i frikoi luftėtarėt e lirisė, dhe lufta filloi tė bartet fshatrave tė Karadakut; Malinė, Strimė e Brezė. Nė anėn tjetėr granatimet dhe barbaria kishte mbuluar Tetovėn dhe malėsinė e saj. Malėsia e Tetovės; Gajre, Radushė, Sellcė, Bozovcė, Poroj, Xhepēisht, Neproshten, Vice, Gjermė, Llacė, Shemshovė, … ishte shndėrruar nė fushėbetejė nė mes UĒK-sė dhe forcave qeveritare. Mė 2 Maj 2001 Zona e Likovės do tė shpallet zonė e lirė dhe mbeti kėshtjellė e pamposhtur deri nė ditėn e fundit. Ajo u granatua nga tė gjitha anėt me gjithė arsenalin ushtarak, mė se 72 ditė nė njė shtetrrethim tė plotė, duke hedhur me qindra e mijėra granata mbi 18 fshatra shqiptare tė kėsaj zone; Sllupēanin, Vaksicėn, Orizaren, Hotlėn, Mateēin, Opajėn etj.

Pas luftės sė Sllupēanit dhe fshatrave pėr rreth pason fortifikata tjetėr shqiptare Haraēina. Tanusha, Sllupēani, Haraēina, Radusha, Tanusha e Gostivarit dhe fushėbetejat tjera do tė identifikohen me emblemėn e UĒK-sė dhe gjatė do tė mbeten nė kujtesėn kombėtare. Edhe sot e kėsaj dite popullata shqiptare nuk i ka harruar postblloqet, granatat, ndėshkimet brutale dhunėn dhe terrorin shtetėror. Dėshmitė e djegies sė fshatrave dhe pasurisė sė shqiptarėve, keqtrajtimet e shumta policore e ushtarake ndaj popullatės civile shqiptare nė fshatrat e Kumanovės, Shkupit e Tetovės dėshmon pėr njė dhunė dhe terror tė planifikuar.

Rasti i plaēkitjes dhe djegies sė pasurisė shqiptare, tė cilat vendbanime nuk ishin brenda zonės sė krizės si nė Manastir, Prilep, Veles, Gjevgjeli, Shkup, Ohėr etj., janė raste tė tjera me tė cilat dėshmohen krimet e luftės. Me dhjetėra e dhjetėra dėshmorė e invalidė tė luftės, civilė tė vrarė, tė arrestuar, tė rrahur me njė brutalitet mesjetar, vendbanime tė shkatėrruara dhe plaēkitja e tyre janė pasqyrė e njė terrori shtetėror mbi popullin shqiptar, pas tė cilave aksione kanė qėndruar njerėz dhe institucione. Fakti habit se edhe pas pesė vjetėve askush nuk ėshtė marrė nė pyetje as pėr rastin e familjes Zimberi, as pėr keqtrajtimin e qindra e qindra civilėve, as pėr ekzekutimin e babė e bir Koraēi nė qendėr tė Tetovės, as pėr Masakrėn e Lubotenit, as pėr Masakrėn e Bit Pazarit, as pėr kidnapimet dhe likuidimin e shqiptarėve, as pėr rastin e Sopotit…

Dhe ajo ēka ėshtė mė interesante edhe ish-ministri i punėve tė brendshme qė akuzohet pėr krime lufte nė Hagė mbrohet nga shteti, kurse tė gjithė ata policė dhe ushtarė qė u vranė, duke vrarė shqiptarė dhe duke i granatuar vendbanimet e shqiptarėve janė shtresa mė e priveligjuar nė Maqedoninė e pas luftės.

Realiteti politik dhe „Marrėveshja e Ohrit“

Pas luftės sė pėrgjakshme tė vitit 2001 shqiptarėt po e paguajnė shtrenjtė vetėdijen e pakriptė tė politikanėve tanė. Pas kėsaj lufte ishte i pakuptimtė ekzistenca e subjekteve tė shumta politike shqiptare. Nė vend tė unifikimit politik dhe kėrkesės legjitime qė popullit shqiptar t`i njihet e drejta e popullit tė barabartė, vazhdoi avazi i vjetėr, i vrapit pas kolltukut duke u pėrēarė dhe duke marrė njė pamje joserioze jo vetėm para palės kundėrshtare por edhe para faktorit ndėrkombėtar. Nė vend qė Marrėveshja e Ohrit edhe pse e kufizuar tė miratohet nė paket, ajo filloi tė copėtohet nė nene e ligje tė veēanta, e cila mjerisht edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė realizuar ashtu si duhet. Vendimet e deritanishme qė janė marrė me palėn maqedone, janė bėrė nga njė grup njerėzish pa e marrė pėlqimin e vetpopullit mė herėt p.sh. Ligji pėr ndarjen territoriale, Ligji pėr gjuhėn dhe simbolet kombėtare etj. Kush ka tė drejtė tė nėnshkruaj Ligjin pėr mospėrdorimin e gjuhės shqipe nė Kumanovė? - komunė e cila nė gjirin e saj kam mė se 53 dėshmorė, me dhjetėra e dhjetėra martirė, me dhjetėra e qindra tė ndėshkuar nė mėnyrė brutale, me dhjetėra invalidė dhe me mijėra e mijėra luftėtarė lirie.

Thėnė mė thjeshtė „Marrėveshja e Ohrit“ ėshtė shndėrruar nė marrėveshje tė mosmarrėveshjeve tė shumta.

Me zgjedhjet parlamentare (duke mos i llogaritur anomalitė) menduam se mė nė fund e drejta ligjore do tė kaloj edhe nė anėn shqiptarėve. Por, kjo ishte vetėm njė ėndėrr e bukur, e cila u shkri brenda njė kohė tė shkurtėr. Ngritja e njerėzve tė paaftė dhe karrieristė, e njerėzve tė harxhuar politikisht nė hirearkinė e subjektit qė thirrej nė emėr tė luftės e dėmtoi jashtėzakonisht shumė imazhin e tij. Sėmundjet e kohės (korrupsioni, nepotizmi, karrierizmi, paaftėsia, pėrdhunimi i votės sė popullit etj.) qė i kishin shtrirė pėr tokė partitė ekzistuese, i goditėn rėndė edhe partitė nė pushtet.

Nė vend qė tė afrohen njerėzit mė tė aftė nė trojet shqiptare nė IRJM pėr ta ngritur aktivitetin kombėtar mė tutje, u ngritėn njerėz tė panjohur, kuadro tė paafta, individė nga subjektet tjera etj. Fakti se shumė njerėz kombėtarė dhe intelektualė qė kishin qenė nėn shėrbim e UĒK-sė u lanė anash ishte njė dėm i pashpjegueshėm qė iu bė popullit.

Lirisht mund tė themi se nė tė gjitha fazat si nė kohėn e komunizmit poashtu edhe nė kohėn e pluralizmit mė i dėmtuari ėshtė populli, kurse udhėheqėsit jetojnė si mė mirė.

Kėto forma tė veprimit nė IRJM nuk kanė tė bėjnė me demokracinė, s`kanė asgjė tė pėrbashkėt me shtetet demokratike. Shumė politikanė vendorė nė maje tė gjuhės nuk e kanė dialogun pėr zgjidhjen e problemeve qofshin sociale apo politike por dhunėn, tė cilėn shpeshherė e vėjnė nėn shėrbim tė institucioneve policore dhe ushtarake.

Parashtrohet pyetja ēka ka demokratike nė IRJM?

A mund tė themi se proceset politike janė demokratike, a mund tė themi se mos pėrdorimi i gjuhės dhe simboleve kombėtare si elemente kryesore tė njė populli janė demokratike, a mund tė themi se regjistrimi i popullsisė ishte demokratike, a mund tė themi se zgjedhjet lokale ishin demokratike, a mund tė themi se pasurimi i paligjshėm i deputetėve, i ministrave, i drejtorave dhe tė tjerėve ėshtė formė demokratike, a mund tė themi se gjendja e mė se 50% e popullit qė jeton nė njė varfėri tė skajshme ėshtė demokratike etj. Kėto dhe shumė raste tė tjera dėshmojnė „demokracinė ballkanike“ nėn tutelėn e padrejtėsisė dhe dhunimit tė ligjit.

Shqiptarėt edhe sot e kėsaj dite kanė mbetur dyerve tė huaja, shih mėrgimtarėt tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e horizontit, me qindra mijėra nė Turqi, me qindra mijėra nė Gjermani, Zvicėr, Austri dhe shtetet perėndimore, si dhe nė SHBA dhe Australinė e largėt.

Kemi pritur se subjekti qė doli ne emėr tė luftės do tė bėj kallėzime penale pėr tė gjitha rastet, tė cilat raste do ta vetdisojnė politikėn sllave nė IRJM sepse duke ia mohuar tė drejtėn shqiptarėve ajo mohon edhe ekzistencėn e vet.

Ėshtė pritė qė ky subjekt do tė bėj mė tepėr pėr mėrgimtarėt, sepse mėrgimtarėt ishin ata, tė cilėt sėbashku me Fondin „Liria Kombėtare“ ndihmuan qė nga ditėt e para U.Ē. Kombėtare dhe mė se dy vjet pas luftės Fondi „Liria Kombėtare“ pėr Zvicėr ndihmoi 242 familje tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės nė mėnyrė institucionale nėpėrmjet sistemit bankar. Pėrveē kėsaj ajo qė ėshtė pritė mė sė shumti dhe ėshtė njė nga pikat kryesore tė „Marrėveshjes sė Ohrit“ integrimi i ish-luftėtarėve tė UĒK-sė.

Prandaj sot, pas pesė viteve me kompetencė vlerėsojmė se luftėtarėt e lirisė janė shtresa mė e diskriminuar nė shoqėri, janė shtresa mė e pėrbuzur, e lėnė nė mėshirėn e fatit, janė me qindra njerėz qė nuk kanė patur lidhje me UĒK-nė dhe kanė pėrfituar, kurse ata tė cilėt u ndodhėn nė vijėn e frontit dhe u pėrballėn me jetė a vdekje u anashkaluan me mjeshtri.

musl|m
27-05-06, 22:38
Epilog

A mundet IRJM me kėtė bagazh qė ka tė futet nė gjirin e familjes evropiane, pa zgjidhjen e pronės, pa respektimin e tė drejtave dhe lirive tė gjithė qytetarėve, pa i paguar dėmet e luftės, dėmet qė ua ka shkaktuar shqiptarėve mė se pesė dekada, pa ua kthyer pronėn qė e nacionalizoi nė mėnyrė tė paligjshme, pa i sistemuar ish-ushtarėt e UĒK-sė nėpėr vende pune, pa i sistemuar nė mėnyrė ligjore familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės, etj. A do ta lejojnė partitė shqiptare IRJM t`iu afrohet integrimeve, pa u vetėdijesuar pėr krimet qė ka bėrė mbi popullin shqiptar?

Prandaj duke e pasur parasysh ngarkesėn politike nė kėtė republikė lirisht mund tė themi se ajo nuk mund tė stabilizohet duke e mohuar tė drejtėn e tė tjerėve, nuk mund tė bėhet „oazė e paqes“ pas kaq shumė plagėve qė i ka shkaktuar popullit shqiptar. Thėnė me njė fjalė duhet patjetėr tė zgjidhen problemet qė janė bėrė nyje pėr fatin e shqiptarėve.

Dhe ato janė:

tė zgjidhet pakushte problemi i nėnshtetėsisė shqiptarėt nuk janė ardhacakė por autoktonė. Ka pėrfunduar koha kur shqiptarėt i shkruanin nė 4-5 rubrika (si turq, arap, shiftarė, shqiptarė, albanac etj.)

tė bėhet njė regjistrim real, pse t`i mohohet pakicės bullgare ekzistenca e vet. Kėtė nuk guxojnė ta tolerojnė shqiptarėt. Vetėm regjistrimi i drejtė do ta stabilizoj Maqedoninė.

te eliminohet diskriminimi nė ekonomi, nė administratė shtetėrore, nė sistemin politik, nė
procesin e vendimmarrjes, nė polici, nė ushtri etj. Njė mandat i plotė ėshtė shfrytėzuar me njė kurs pėr nėpunėsa.

pėrdorimi i simboleve kombėtare pa kushte sepse ēdo gjė qė kushtėzohet shkakton konflikt dhe e pengon lirinė,

tė lirohen tė burgosurit politikė,

IRJM tė bėhet shtet i dy popujve

kthimi i tė gjithė shqiptarėve qė u larguan me dhunė politike dhe ekonomike nga vendlindja pas luftės sė dytė botėrore,

buxheti i shtetit tė shfrytėzohet pėr mirėqenien qytetare e jo pėr pasurimin e individėve siē ėshtė bėri deri mė tani. Le t`i marrim me emėr e mbiemėr pjesėn mė tė madhe tė politikanėve qė kanė qenė nė pushtet pothuajse e gjithė pasuria u lindi nga shpirti i kolltukut.

tė hiqet diskrimini total nė arsim, shkencė dhe kulturė

tė lihet me njė anė fushata elektorale dhe tė mos krenohen njerėzit gjoja „me tė arriturat arsimore dhe komunale“, se njė fabrikė duhani qenka shndėrruar nė shkollė, se njė shoqėri kulturo-artistike paska marshuar Bit-pazarit me veshje kombėtare, se qenka mbajt njė takim i poetėve apo qenka shėnuar njė manifestim, se qenka ndėrtuar njė rrugė apo njė kanalizim. Mendoj se kėto tė arritura janė pjesė e punės sė pėrditshme tė zyrtarėve pėr tė cilėt janė tė paguar nga tatimi i qytetarėve. Dhe kėto nuk llogariten si tė arritura historike.

Dhe nė fund me tė drejtė do tė pyesim deri kur politika shqiptare si nė pozitė ashtu edhe nė opozitė do tė jetė vazale e politikės sė ditės.

A ishte nė tė vėrtetė kjo gjendje politike nė IRJM edhe dėshirė e dėshmorėve tė kombit, invalidėve tė luftės, ish-ushtarėve tė UĒK-sė, veprimtarėve tė UĒK-sė brenda dhe jashtė vendit ? Natyrisht se jo. Atėherė ėshtė koha e fundit qė tė mbledhim forcė dhe tė realizojmė kėrkesat e ligjshme tė popullit shqiptar dhe njėherit tė realizojmė edhe amanetin e dėshmorėve tė Kombit.

*Autori ėshtė ish-kryetar i Fondit „Liria Kombėtare“ pėr Zvicėr, fondit tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.