PDA

View Full Version : Arrestohet pasi vjen nga egjipti VEHABISTI i dyshuar pėr vrasjen e Sali Tivarit


Dilaver
03-06-06, 11:41
TIRANE

gerti xhaja
[email protected]


Shoqėrohet dhe arrestohet fill pas kthimit nga Egjipti i dyshuari pėr ekzekutimin e ish-sekretarit tė pėrgjithshėm tė Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Hetuesit kanė shfrytėzuar njė urdhėr arresti tė lėshuar mė parė ndaj durrsakut Artan Kristo, pėr njė vrasje me thikė tė kryer nė fund tė vitit 2002, pėr ta prangosur atė dhe pėr ta dėrguar nė ambientet e drejtorisė sė policisė Tiranė. Pas hyrjes nė dhomat e izolimit, nė drekėn e djeshme, Kristo duhet tė pėrgjigjet tashmė edhe pėr dyshimet e ngritura ndaj tij pėr vrasjen e Tivarit. I akuzuari deklaroi dje pėr Gazetėn nė prani tė avokates sė tij, se “Ndjehej i qetė dhe se priste akuzat qė do tė ngriheshin ndaj tij pėr tė treguar pafajėsinė”.

Arratia
Menjėherė pas vrasjes, agjentėt kishin vendosur me rreth tė kuq emrin e Artan Kristos si tė dyshuar. Kjo pasi policia ka siguruar dy dėshmi qė flisnin pėr konflikte tė mėparshme tė Tivarit dhe Kristos, pasi ky i fundit njihej si njėri prej pėrfaqėsuesve tė rrymės sė konservatorėve nė fenė muslimane, e pėrqafuar nga tė rinjtė qė kanė studiuar nė vendet arabe. Tė nesėrmen e vrasjes, nė 14 janar 2003, drejtori i policisė sė Tiranės nė atė kohė Ilirian Zylyftari, kishte kėrkuar shoqėrimin e Kristos, por ky i fundit kishte lėnė Shqipėrinė dhe ishte larguar drejt Sirisė.
Mėsohet se Kristo ka qėndruar deri nė pranverėn e vitit 2005 nė Siri, moment nė tė cilin ėshtė hedhur nė Egjipt sė bashku me dy gratė e tij. Artan Kristo kishte ndryshuar emrin e tij qė nga koha qė ishte larguar nga Shqipėria dhe nė vendet ku ka jetuar quhej Abu Abdullah. Sė bashku me Kriston janė shoqėruar nė masa tė rrepta sigurie pėr nė ambientet e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, edhe 5 besimtarė tė tjerė muslimanė durrsak. Sipas burimeve tė policisė, ata janė shoqėruar pėr shkak se kanė qenė nė shoqėrinė e tij. Ndėrkohė nė ambientet e policisė, janė thirrur edhe funskionarė tė Komunitetit Musliman nė periudhėn e vrasjes, pėr tė rifreskuar dėshmitė e tyre dhe pėr t’i ballafaquar me Kriston.
Veprimet hetimore janė kryer nė heshtje tė plotė dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk bėheshin tė ditura masat qė do tė merreshin. Prokurori i ēėshtjes Saimir Hysi ka qenė i pranishėm deri nė orėt e vona nė Drejtorinė e Policisė nė Tiranė. Burime tė rezervuara pranė grupit tė hetimit, u shprehėn pėr Gazetėn se kthimi i Kristos ka rihapur edhe njė herė hetimet e vrasjes sė bujshme.

Shoqėrimet
Kristo kishte vetėm 5 ditė qė ishte kthyer nga arratia fillimisht nė Siri e mė pas nė Egjypt, kur ėshtė shoqėruar nga policia. Agjentė tė policisė kriminale tė Durrėsit kishin siguruar informacionin e kthimit tė dyshuarit enigmatik dhe kanė sinjalizuar nė zyrėn e antiterrorit. Sipas burimeve dėshmia e Kristos mendohet tė jetė e rėndėsishme pėr ecurinė e hetimeve pasi ai nuk ėshtė marrė asnjėherė nė pyetje lidhur me veprimet e tij mėngjesin kur ndodhi krimi. Rreth orės 14.00 tė ditės sė djeshme, Kristo sė bashku me 5 besimtarė tė tjerė muslimanė i shoqėruar me masa tė rrepta sigurie ka mbėrritur nė ambientet e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Tė shoqėruarit janė mbajtur tė ambiente tė veēuara dhe kanė kaluar disa orė pyetjesh nga hetuesit.

Reana
03-06-06, 19:27
Ketij krimineli, shpresoj Sistemi Juridik ne Shqiperi, ti jape denimin MAKSIMAL, per vepren e kryer.

Kalt
03-06-06, 21:53
Nuk eshte problemi vetem te denimi i ketij personi, por problemi eshte te rrezikshmeria qe ka ai dhe bashkemendimtaret e tij per bashkejetesen ne trojet shqiptare. Lufta me e madhe duhet bere me ata qe i nxitin dhe financojne njerez te tille.
Megjithate per hir te lirise se besimit, shteti shqiptar do te duhet te respektoje zgjedhjen e gjithesecilit, por nga ana tjeter duhet te zbatoje me rreptesine me te madhe ligjin ndaj te gjithe atyre qe do te guxonin te vepronin ne kundershtim me ligjet dhe traditen shqiptare (jo vetem vehabistet por edhe anetaret e besimeve te tjera).
Ka duar te fshehta qe perdorin kesi njerezish per te tronditur ate qe i mban te lidhur shqiptaret - ndjenjen kombetare.
Ndjenja kombetare nuk duhet venitur kurre, as nuk duhet toleruar askush qe perhap ide te kunderta me kete ndjenje.
Shqiptaret nese duan te ekzistojne si komb dhe te mos kthehen ne nje mbeturine historike apo objekt arkeologjie i se ardhmes duhet te ruajne dhe te mbrojne me cdo mjet ndjenjen kombetare.
Me cdo cmim duhet respektuar kombi dhe ndjenja kombetare!

Guri i madh
06-06-06, 20:20
mendoj se tani ka ardh koha qe kto krijesa jo njerzore jo te burgosen po duhet te zhduken nga faqja e dheut