PDA

View Full Version : Shqiptari arratiset me helikopter nga burgu grek


Dilaver
05-06-06, 09:58
Shqiptari arratiset me helikopter nga burgu grek

</SPAN>
A. Metaj

http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
ATHINĖ- Shqiptari i dėnuar pėr vrasje arrin qė tė arratiset nė mėnyrė spektakolare nga burgu mė i madh i Greqisė. Duke pėrdorur njė helikopter qė ngjante si i policisė greke, Alket Rizaj, i dėnuar pėr vrasje dhe greku Vasilis Paliokostas kanė mundur qė tė largohen nga burgu. Vetėm pak orė mė pas policia greke ka mundur qė tė arrestojė pilotin e helikopterit por dy tė arratisurit janė zhdukur pa lėnė gjurmė. Burimet zyrtare tė policisė sė Athinės shpjeguan dje se burgu nga ku janė arratisur pasditen e djeshme dy personat ėshtė mė i madhi dhe mė i sigurti i Greqisė. Burgu Korithalo ndodhet nė periferi tė Athinės dhe nė tė qendrojnė tė dėnuarit mė tė rrezikshėm tė shtetit grek. Pasditen e djeshme, dy shtetas grekė kanė marrė me qera njė helikopter ngjyrė blu. Ata i kanė thėnė pilotit se duhet tė nisej nė drejtim tė ishullit Nikolos, i cili ndodhet pranė Athinės. Teksa kanė qenė nė udhėtim e sipėr kėta persona i kanė kėrkuar pilotit qė tė ndryshojė drejtim dhe tė kthehet nga burgu Korithalo. Kjo gjė nuk ėshtė pranuar nga piloti por ata e kanė kėrcėnuar se do ta vrasin dhe pėr kėtė gjė kanė nxjerrė edhe armė. Nėn kėrcėnimin e armėve helikopteri ėshtė drejtuar pėr nga burgu Korithalo. Rreth orės 18.10 helikopteri me ngjyrė blu ėshtė parė qė tė vėrtitet rreth burgut nė njė kohė qė nė oborrin e tij ndodheshin tė burgosurit qė kishin dalė pėr shėtitjen e mbrėmjes. Nė njė moment helikopteri ėshtė ulur nė oborrin e burgut dhe nga aty janė hedhur disa granata tymuese, tė cilat kanė mjegulluar tė gjithė zonėn. Duke pėrfituar nga mjegulla nė helikopter janė ngjitur tė dėnuarit Alket Rizaj dhe Vasilis Paliokostas. Policia e burgut ėshtė gjetur e papėrgatitur nga kjo situatė dhe pak orė mė vonė ėshtė shpjeguar se helikopteri ngjyrė blu i ėshtė dukur si i policisė. Menjėherė pas ngjarjes policia greke ka filluar qė tė ndjekė me radarė helikopterin, i cili ėshtė ulur disa kilometra mė larg. Menjėherė sapo kanė dalė nga helikopteri katėr personat janė pritur nga disa kotorra dhe janė larguar me shpejtėsi. Nė vendin e uljes sė helikopterit policia ka gjetur vetėm pilotin, i cili ėshtė shoqėruar nė komisariat pėr tu marrė nė pyetje. Kjo ėshtė arratisja e parė e kėtij lloji qė nuk ka ndodhur ndonjėherė nė shtetin grek. Dyshimet e para tė policisė janė se organizatori ėshtė vėllai i tė dėnuarit Vasilis Paliokostas, Kosta, i cili prej 30 vjetėsh ėshtė nė kėrkim pėr grabitje bankash.



05/06/2006

Shekulli