PDA

View Full Version : Petersen-kryeadministrori i fundit i Kosove, largohet me 20 qershor 2006.


Kalt
08-06-06, 12:18
Petersen, mbreti i fundit nė Kosovė

Soren Jessen-Petersen pritet tė largohet sė shpejti nga Kosova. Kryeadministratori mė popullor - do tė jetė edhe Kryeadministratori i fundit nė Kosovė

Shpend Limoni
[email protected]

I kanė mbetur vetėm edhe pak ditė nė Kosovė dhe temėn e largimit tė tij tashmė ka filluar ta hapė nė muhabetet e darkave me zyrtarė tė Kosovės dhe ndėrkombėtarė. Danezit, i cili nė krye tė UNMIK'ut i ka mbushur dy vjet tė mandatit tė tij, i ka ardhur koha pėr t'i dhėnė fund punės nė vendin e administruar nga Kombet e Bashkuara qė pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1999.

Soren Jessen-Petersen ėshtė emėruar nga Kofi Annan si shef i administratės ndėrkombėtare mė 16 qershor tė viti 2004, ndėrsa largimi i tij pritet tė ndodhė nė fund tė kėtij qershori. Ndonėse ēėshtja e largimit tė tij ėshtė pėrmendur nga vetė Soren Jessen-Petersen dhe ėshtė bėrė pjesė e pėrfoljeve nė rrethe tė ngushta, UNMIK nuk do qė tė flasė publikisht pėr kėtė.
Zyrtarė pėr informim tė UNMIK'ut e konsiderojnė kėtė si njė punė personale tė shefit tė tyre.
Zėdhėnėsi Aleksander Ivanko nuk ka dashur tė pėrgjigjet pėr Express
se kur do t'i skadojė kontrata danezit dhe nėse ai do tė largohet nga Kosova.
"Ne nuk komentojmė rreth ēėshtjeve personale dhe ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me kontratat", ka thėnė Ivanko, tė ma rtėn. Ai ka thėnė vetėm se Soren Jessen-Petersen do tė vazhdojė tė punojė edhe tutje. "Ai ėshtė duke punuar sikur qė ka bėrė edhe mė parė".
Soren Jessen-Petersen nė Kosovė ka ardhur nga Maqedonia, ku ishte duke shėrbyer si pėrfaqėsues special i BE-sė, duke u shndėrruar nė mėnyrė tė rrufeshme nė njė personalitet shumė popullor.
Si Kryeadministratori i pestė i Kosovės, sipas sondazheve vendore
e ndėrkombėtare, ai konsiderohet edhe mė i suksesshmi. Ditė mė parė, vetė danezi nuk ka pranuar tė flasė nėse do tė largohet nga Kosova, duke thėnė se do tė vazhdojė tė punėn.
"Unė momentalisht jam duke punuar pėr UNMIK'un. Dhe, nuk kam dėshirė qė tė spekuloj". Shefi i UNMIK'ut mė 20 qershor do tė udhėtojė drejt Neė York'ut,
pėr tė raportuar pėr herė tė fundit pėr vendin tė cilėn e ka administruar dy vjetėt e fundit.
Mė pas, pritet tė niset drejt Danimarkės, duke pėrmbyllur rrugėtimin e tij dinamik me Kosovėn. Pas largimit tė tij, siē pohohet, nė Kosovė nuk do tė ketė mė Kryeadministrator tė ri, ndėrsa administrata ndėrkombėtare do tė mbetet nėn udhėheqjen e zėvendėsit tė tij, amerikanit Steven Schook. "Kosova po hyn nė fazėn e fundit tė negociatave pėr statusin dhe roli kryesor ka kaluar tek Martti Ahtisaari dhe Albert Rohan. Ata tash janė 'zotėt' e kėtij vendi. Prandaj, nuk parashihet tė ketė edhe njė kryeadministrator tė ri", ka thėnė pėr Express njė zyrtar i lartė ndėrkombėtar nė Prishtinė.
UNMIK po pėrgatitet pėr dalje nga Kosova, kur Kėshilli i Sigurimit ta definojė se statusi ėshtė adoptuar dhe Rezolutės 1244 do t'i vijė fundi. Rezoluta 1244 pėrfaqėsuesve tė OKB'sė nė Kosovė u ka ofruar pushtet tej mase, ndėrsa Soren Jessen-Petersen ishte munduar qė tė balancojė ato, duke shfaqur afinitetet demokratike. Edhe pse ka udhėhequr njė aparat tė ndėrlikuar burokratik, i veshur me kompetenca prej sovrani, atij asnjėherė nuk i ka shkuar mendja se ėshtė mbret nė Kosovė. "Nuk e konsideroj vetėn mbret.
Termi mbret ėshtė shumė i mirė pėr ndonjė panoramė. Ne nė Danimarkė nuk kemi mbret. E kemi njė mbretėreshė", kishte deklaruar kohė mė parė Jessen- Petersen, nė njė intervistė pėr Express. Nėse anashkalohet njė letėr paralajmėruese e Veton Surroit pėr Shefin e UNMIK'ut, nė tė cilėn i kishte sugjeruar qė tė mos vite fare nė Kosovė, qėndrimin e Jessen-Petersen nė vend e kanė karakterizuar raporte tė mira me liderėt.

Gjatė periudhės dyvjeēare ai ka pasur rastin tė punojė me katėr kryeministra kosovarė. Ėshtė komentuar gjatė refuzimi i tij pėr t'u pėrfshirė nė kombinimet e
kosovarėve pėr koalicione qeveritare, tė cilėn e ka arsyetuar para "bosėve" tė tij me argumentin e respektimit tė demokracisė. Me krenari ka theksuar disa herė qasjen e vet tė mospėrzierjes nė procese brenda-politike, por nuk kanė munguar kritikat se ndonjėherė ka "shkelur" opozitėn, njashtu siē ėshtė akuzuar se ka toleruar korrupsionin.


Gazeta Tema
07 Qershor 2006

Dilaver
12-06-06, 11:09
Petersen, konfirmoi sot largimin e tij nga Kosova nė fund tė qershorit.

Kalt
12-06-06, 19:18
Petersen dha sot doreheqjen per aresye familjare dhe me 20 qershor do te raportoje para Kofi Annan per gjendjen ne Kosove.
Petersen tha se largohet qe ti bashkohet familjes se tij ne SHBA.
Per nje kohe te shkurter do te caktohet zevendesuesi i tij.

Kalt
12-06-06, 19:42
Ministria e Jashtme e Serbise ka reaguar sot ndaj vendimit te shefit te UNMIK-ut Soren Jessen Petersen per t’u larguar nga ky funksion ne fund te qershorit, pasi kjo sipas Serbise tregon se statusi i Kosoves po pershpejtohet.

Nepermjet nje njoftimi zyrtar, kjo ministri vlereson se vendimi qe ka marre sot Jessen Petersen per t’u larguar nga ky funksion i tij ne krye te UNMIK-ut, eshte nje mesazh i qarte se percaktimi i statusit te ri te Kosoves po hyn ne fazen perfundimtare dhe te pershpejtuar. « Deklarata e Jessen Petersen se fati i Kosoves eshte i qarte, tregon se statusi i saj tashme eshte percaktuar gje qe eshte ne kundershtim me qendrimet zyrtare edhe te Grupit te Kontaktit edhe te kryenegociatorit per Kosoves Marti Ahtisarit », vlereson kjo ministri.

« Thuhet se eshte detyrim i organeve te shtetit qe ne negociatat perfundimtare mbi statusin e ri te Kosoves te hyhet me dy kerkesa te qarta : garanci te fuqishme nderkombetare per te drejtat e popullit serb ne Kosove dhe respektimin e kufirit te tashem te njohur nderkombetar te shtetit sovran te Serbise. Askush nuk mund ta kontestoje asnje nga kerkesat tona dhe kesaj duhet t’ia nenshtrojme strategjine e shtetit » thuhet ne njoftimin e kesaj ministrie. (RTK/ Ballkanweb)

Reana
12-06-06, 19:46
Puna e OKB ne Kosove, respektivisht Misioni i OKB-se ka marre mandatin me 10 Qershor 1999 nga Keshilli i Sigurimit ne New York permes rezolutes 1244.
Ky mision ka filluar ne Kosove me mandat qe ripertrihet c'do vit ne muajin Qershor.
Gjithe stafi i OKB-se ne Kosove, punon me kontrata 6muajshe deri nje vjecare te cilat perputhen me mandatin e Misionit.

Petersen ka hasur ne rezistence te ndryshme nga shume shtete antare te OKB-se, per punen e tij ne Kosove, dhe per deklarimet e tij te hapura pro Pavaresise se Kosoves.

Gjasat jane te medha, qe atij nuk i eshte vazhduar kontrata, per mos-perputhje pikepamjesh/politikash dhe presion nga disa nga shtetet antare te OKB-se/Keshillit te Sigurimit.

Dilaver
13-06-06, 18:32
Sylejman Gashi, New York

Shtypi amerikan njofton sot /e martė/ pėr largimin e paralajmėruar, nė fund tė kėtij muaji, tė Shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, duke cituar atė se largohet pėr arsye familjare. Megjithatė, nė disa rreshta mund tė lexohen edhe arsye tė tjera, si afrimi i tij mė i madh se sa duhej me shqiptarėt, miqėsia me Ramush Haradinajn dhe kritikat qė janė bėrė pėr disa aspekte tė punės sė UNMIK-ut nė Kosovė.

Botimi nė New York i gazetės the Financial Times citon liderėt opozitarė nė Kosovė tė cilėt kanė deklaruar se Haradinaj ishte kėshilltari mė i afėrt i Petersenit. Gazeta mė tej thekson se nė fjalėn e tij tė dorėheqjes, z. Petersen ka bėrė thirrje pėr njė zgjidhje tė shpejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, duke paralajmėruar tėrthorazi pavarėsinė e saj nga fundi i vitit, qoftė edhe tė imponuar, kundėr vullnetit tė Beogradit.

Po nė kėtė temė, gazeta amerikane The New York Times shkruan, se pas shtatė vjet tė vendosjes sė administratės sė Kombeve tė Bashkuara, gjithnjė e mė tepėr duket se Kosovės do t’i lejohet dhe formalisht shkėputja nga Serbia pėr t’u bėrė shtet i pavarur. Vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit duket se po anojnė kah lejimi i Kosovės tė shkojė rrugės sė saj. Kėshilli i Sigurimit pritet tė votojė pėr fatin e Kosovės kah fundi i vitit nė rast se shqiptarėt dhe serbėt, tė cilėt tash disa muaj po zhvillojnė negociata tė pasuksesshme, nuk arrijnė njė marrėveshje. Gazeta thirret nė qarqe tė paemėruara diplomatike amerikane dhe britanike tė afėrta me bisedimet, tė cilėt deklarojnė se tė vetmen zgjidhje qė do ta pranojnė shqiptarėt ėshtė pavarėsia, mirėpo insistojnė qė shteti i ri i Kosovės duhet tė ofrojė garanci pėr popullatėn pakicė serbe.

Pėr statusin shkruan edhe gazeta tjetėr amerikane, The Chicago Tribune e cila thekson se “kah fundi i vitit pritet qė bashkėsia ndėrkombėtare t’i njoh pavarėsinė shqiptarėve etnik tė cilėt pėrbėjnė shumicėn absolute tė popullsisė sė Kosovės”. Kjo gazetė thekson se edhe serbėt e Kosovės e dinė se Kosova po shkon drejtė pavarėsisė, mirėpo ata jetojnė nė mohim dhe sikur duan ende tė besojnė se Beogradi disi do t’i shpėtojė nga situata.



Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff ([email protected]) me Jun 13, 06 | 12:34 pm

Arb
13-06-06, 23:09
Dreqi e marrte vesh largimin e tij. Dashte Zoti e osht hajr!

Perndryshe, Petersen eshte nje prej Kryeadministratoreve qe ka gjetur mbeshtetjen me te madhe tek qytetaret e Kosoves. Muajt e fundit mbeshtetja per te kaloj mbi 80%.

Paradox_13
20-06-06, 21:12
Prishtinė, 20 qershor 2006 (Kosovapress) Koha 19:21

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen nė raportin e tij tė fundit pėr Kosovėn para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ka thėnė se gjendja nė vendin tonė paraqet pamjet e njė shoqėria qė ėshtė duke bėrė pėrparime dhe zbatimi i standardeve ėshtė shembull i kėtij pėrparimi. Mirėpo Petersen, vlerėsoi se edhe pėrkundėr progresit tė shėnuar gjendja pėr shumė serb tė Kosovės mbetet ende e vėshtirė, sepse sipas tij kudo qė ka ndonjė krim nė tė cilėn viktima ėshtė serbe, motivi etnik shpallet pa ndonjė dėshmi. Ai me kėtė rast ju bėri thirrje autoriteteve tė Beogradit qė tė ndalojė urdhrat e saj dhe tė lejojnė serbėt e Kosovės qė tė marrin pjesė nė jetėn institucionale dhe publike tė Kosovės.

Dilaver
29-06-06, 17:25
Petersen: “Do tė kthehem nė Kosovė atėherė kur do tė realizohet ėndrra e juaj shumėvjeēare"

Arb
01-07-06, 13:43
Petersen: “Do tė kthehem nė Kosovė atėherė kur do tė realizohet ėndrra e juaj shumėvjeēare"


Me largimin e tij Kosova po humb shume. Ai ishte pothuajse i vetmi Kryeadministrator qe haptas ka mbeshtetur vullnetin e shumices.

Guri i madh
01-07-06, 20:55
ky peterseni prap e ngrehi kamen zhag po thojn se edhe nji mbret tjeter do te vij pas petersenit

Gentiani
01-07-06, 23:08
E kush tha qė shkoi edhe kryeadministratori i fundit?!

Arb, kurrė mos pastė humbje mė tė madhe Kosova, pos humbjes sė Petersenit!
Le tė shkoj lirisht se po e thėrrasin te shtėpija dhe mirė ėshtė qė secili e ka nga njė shtėpi ku mundet tė kthehet. :tongue: :wink:

Guri i madh
01-07-06, 23:27
peterseni ka pas edhe shum dobsi qe ne te ardhmen do te dalin ne shesh e sa i perket statusit ka ardh koha nuk mundet as nji administrator te lavdrohet ka ba perqamje te politikanet kosovar si do mos te aleanca ja nji shembull .

BAJRAM KOSUMIi cili nga turqia ne kosov ka ardh me aeroplan privat ose ma mir me than me qira 25000 euro ku thuhet qe asnji politikan nuk ka te drejt te marr dhurat me vleft ma shum se 50 euro por ne kemi edhe dy politikan qe kan marr dhurat me miliona ja shembulli FATMIR LIMA qe ka pas zhiro llogari te hapura ne ter boten ku ka shqiptar ne emer te kadri limes po edhe ramushi me ato thirrjet telefonike ku edhe vet kam thirr ju lutem edhe ato para besoj se jan ma shum se te bajram kosumit .

po peterseni i pat fut veshet ne lesh e pat ngjit syza per te verber se ashtu e ka lyp politika per qetsin e petersenit .

e sa i perket pamvarsis i ka ardh koha e nuk jan merita te petersenit