PDA

View Full Version : Cka ju kujtojne Akordet e Kosoves?


Kalt
10-06-06, 19:31
Krahas festivaleve te shumta te kenges qe zhvilloheshin ne Kosove, nder tjera ishte dhe "Akordet e Kosoves".
Do te ishte me interes per te gjithe anetaret e forumit qe te kujtonin dicka per festivalin pervitshem qe mbahej ne Kosove.
Akordet ishin nje pasqyre e zhvillimit dhe te perparimit te muzikes argetuese kosovare dhe ne te merrnin pjese kengetaret me te shquar te Kosoves.
Sot kane dale e kendojne shume e shume kengetare, mirepo festivale te nivelit te Akordeve, ende nuk ka ne Kosoven e sotme.

Reana
10-06-06, 19:39
Kjo qe thua, eshte NOSTALGJIA qe flet ne emrin tend:wink: .
Besoj qe ka shume muziciente te cilet bejne muzike kualitative, dhe qe kane bere edhe ne te kaluaren.
Por mendoj se ne kohe kapitalizmi, percaktues i tregut muzikor nuk jane Institucionet muzikore, por KERKESA(demand) e konsumatoreve dhe shija e tyre....
Sot ka me shume zgjidhje sipas kerkeses se konsumatoreve dhe ne pergjithesi mendoj se muzicientet jane duke bere muziken qe shitet!!!

Kalt
10-06-06, 20:00
Kjo qe thua, eshte NOSTALGJIA qe flet ne emrin tend:wink: .
Besoj qe ka shume muziciente te cilet bejne muzike kualitative, dhe qe kane bere edhe ne te kaluaren.
Por mendoj se ne kohe kapitalizmi, percaktues i tregut muzikor nuk jane Institucionet muzikore, por KERKESA(demand) e konsumatoreve dhe shija e tyre....
Sot ka me shume zgjidhje sipas kerkeses se konsumatoreve dhe ne pergjithesi mendoj se muzicientet jane duke bere muziken qe shitet!!!
Ndonese jashte teme, desheroj te them se arti nuk eshte mall, por ai eshte vetem art.
Amerika eshte e madhe dhe vlerat e traditat atje jane jo me shume se 200 vjecare.
Atje cdo gje eshte mall dhe cdo gje i nenshtrohet kerkese-ofertes, ndersa per popujt europiane dhe vecmas per popujt tradicionale sic jane shqiptaret, kjo nuk vlen.
Ngaqe sot cdo gje synohet te lidhet me tregun, flet edhe fakti se niveli muzikor nder shqiptaret eshte ai i nivelit tallavo-arabo-magjuphane.
Shijet e shumices se shqiptareve ne muzike dhe ne art ne pergjithesi jane tejet te uleta dhe si te tilla ato rrezikojne zhberjen e artit te vertete.
Akordet pikerisht kane ruajtur karakterin dhe traditen shqiptare, pershtatur me bashkekohoren por me synim kryesor artin e vertete dhe jo antivlerat.
Antivlerat jane te denja per mall tregu dhe me to eshte i stermbushur tregu shqiptar i muzikes dhe per kete fakt une as qe marr mundimin te blej qofte dhe nje CD apo te harxhoj kohen duke degjuar kopjime te berllogut muzikor te krejt botes.
Shqiptaret jane nje popull sa tradicional po aq dhe bashkekohor e si te tille ata kane nevoje ta mbrojne artin duke mos e lejuar ate qe te behet mall tregu!

Reana
11-06-06, 17:38
1.Amerika eshte e madhe dhe vlerat e traditat atje jane jo me shume se 200 vjecare.
Atje cdo gje eshte mall dhe cdo gje i nenshtrohet kerkese-ofertes, ndersa per popujt europiane dhe vecmas per popujt tradicionale sic jane shqiptaret, kjo nuk vlen.

2.Ngaqe sot cdo gje synohet te lidhet me tregun, flet edhe fakti se niveli muzikor nder shqiptaret eshte ai i nivelit tallavo-arabo-magjuphane.
Shijet e shumices se shqiptareve ne muzike dhe ne art ne pergjithesi jane tejet te uleta dhe si te tilla ato rrezikojne zhberjen e artit te vertete.


1. Kjo qe thua, eshte e thene ne FORMEN DESHIRORE, dhe nuk perfaqeson REALITETIN.
2. Se Arti i NENSHTROHET rregullave te kerkeses dhe ofertes verehet menjehere KONTRADIKTA yte ne pjesen e dyte, sepse edhe vete je i vetedijshem se cfare jane SHIJET dhe kerkesat ne pergjithesi ne mjediset tona.

Gabimi tjeter qe ti ben, eshte te konsiderosh se vetem ne SHBA egziston kapitalizem/komercializem.
Shume e pasakte. Gjate studimeve te mia, pjesen dermuese te lendeve ne menaxhment/ekonomi i kam bere ne Universitetin e Londres(LSE) ne Angli, dhe mund te flas me shume KOMPETENCE per tregjet/ekonomine Evropiane, qofte edhe per tregun muzikor.

Te rralle jane artistet qe krijojne per VETE, apo hire te Artit.
Si edhe ne c'do sfere tjeter, edhe Arti kohabiton perkrah shijeve te masave dhe ne kushtet dhe rrethanat e ekonomive dhe tregjeve vendore.

Reana
11-06-06, 18:10
Nga Akordet e Kosoves me kujtohet kenga e Adelines "Do te behem milioner".
Ambicie, se jo pak.....hahhahhahhahhaaa....shpresoj se i realizohet ndonje dite, perkunder faktit se Adelina i takon nje "populli tradicional si qe jane shqiptaret ku rregullat e tregut/komercializimit te vlerave kulturore/artistike nuk vlejne":cool: !

Kalt
11-06-06, 18:38
Nga Akordet e Kosoves me kujtohet kenga e Adelines "Do te behem milioner".
Ambicie, se jo pak.....hahhahhahhahhaaa....shpresoj se i realizohet ndonje dite, perkunder faktit se Adelina i takon nje "populli tradicional si qe jane shqiptaret ku rregullat e tregut/komercializimit te vlerave kulturore/artistike nuk vlejne":cool: !

Me vjen mire qe me ne fund u kujtove per kengen e Adelines.:wink:
Eshte e vertete se me kete kenge Adelina ka konkuruar dhe ka zene vendine pare ne konkurencen e femijeve.
Gjate kendimit ajo e hoqi pelerinen dhe e flaku per toke. Pastaj ky veprim ju be zakon dhe ne cdo kenge ajo hiqte dicka, por vetem breket nuk i hoqi kurre.:cool:
Ne nje interviste (ishte shume e emocionuar por edhe shume e shkathet) ajo u shpreh se " mami me ka mesuar se si te sillem ne skene dhe si te vishem":wink:

Reana
11-06-06, 18:50
Hahhahhahhahha....dikush i kishte thene dikujt "ka kohe ende"...
Besoj te te plotesohet deshira, per per ndonje poze nudo te saj, dhe tere cka duhet eshte te shtohet KERKESA!!!:cool:

prishtinasi
11-06-06, 20:06
hahahhaha...mu um kujtohet kenga "Zana dhe Ariana, jane dy shoqe te mira"...

Legend
12-06-06, 09:22
Mu me kujtohet Adelina si "Pink Panter" e veshur me ngjyre roze dhe vallezonte,gje qe nuk e benin femijet tjere.Edhe ate vit mori vendin e pare,por ende me qeshet sa simpatike ishte si nje Pink-Panter hahahahaha :smile: .Ende e ka ate shikim te Pink-Panterit,vetem se inspektori ende nuk e ka zene hahahahaha.Kujtim i bukur "Akordet e Kosoves"...
Ju lumte per temen,pjese e femijerise sone.

Kalt
13-08-07, 18:38
Me ne fund dhe nje kenge e kenduar ne Akordet e Kosoves.

Kalt
13-08-07, 18:39
Me ne fund dhe nje kenge e kenduar ne Akordet e Kosoves.
http://www.youtube.com/watch?v=-GDn7s5qmlY

Kalt
13-08-07, 19:01
Sabri Fejzullahu ne "shtepine" e Frenk Sinatres

BEQIR SINA, Nju Jork

13 Maj Jo pa qellim, kengetari nga Kosova, Sabri Fejzullahu, e lidh hyrjen ne muzike me lulezimin e grupeve te famshme muzikore si ďBeatlesĒ apo ďRolling StonesĒ. Duke ndjekur ne nje vesh zhvillimet muzikore evropiane dhe kengetarit te ri iu ndez gjaku per te formuar nje grup muzikor. Kujtimet jane kujtime dhe kur keto vijne ne momentin kur ke plotesuar endrren e rinise, per kengetarin Fejzullahu marrin me shume kuptimin e vazhdimesise, se sa te nostalgjise. Dashuria eshte shpirti ku rron ne muzike kengetari kosovar, prej se ciles ka rrjedhur dhe kenga e fundit ďNe enderrĒ

Kur filluat te kendonit per herw te pare, Áfare kujtimesh ruani?

Per here te pare kam filluar te kendoj ne vitin 1964. Ne kohen kur filluan te kendojne te famshmit ĒBeatlesĒ dhe ďRolling StonesĒ. Ne vitin 1964 krijova edhe grupin e pare vokalo-instrumental, i perbere me dy kitariste, nje baskitar nje ritem me solo, nje baterist dhe nje ne organo.

Atehere ishte Shpend Bajrami (inxhiner) babai i tij profesor ne katedren e Gjeografise, me vone ne Fakultetin Filozofik. Ishte Ujko Gami, djali i aktorit te madh - te ndjerit Malo Gami, me te cilin kemi punuar se bashku me pas. Ishte dhe nje djale, Elmi Sotosi, qe per momentin jeton ne Londer dhe Adnan Sulejmani, qe jeton ne Turqi. Pra, ishte ky si te thuash fillimi, i cili mund te thuhet se perkon edhe me te parin kengetar qe formon nje grup kosovar vokalo-instrumental.

Fillimet e para, ky grup, i ka ne mbremjet e quajtura "Mbremje te Kalterta". GjithÁka daton nga Ď64-ta, deri sa vijova me Radio Televizionin e Prishtines. Aty ku incizova edhe kengen e pare te titulluar "Tash jo", ne vitin 1967. Dhe, qe atehere, ne fillim te vitit 1968, televizioni i Beogradit, Ádo te diel jepte nje program ne gjuhen shqipe vetem 15 minuta, kishte zgjedhur ne kete program per mua, nje here ne jave, dy a tri here ne muaj qe transmetonte ndonje prej kengeve te mia te para.

Me pas, kur u formua Televizioni i Kosoves, Radio Televizioni i Prishtines, ishte diÁka tjeter. Prej ateherw, megjithese nuk jam shume i sakte, por mund te them se mbi njeqind here ne te gjitha festivalet e kenges me eminente ne mbare ish-Jugosllavine, qe nuk ekziston me, gjithmone kam kenduar vetem ne gjuhen shqipe dhe vetem kenge te kompozitoreve kosovare, po te orkestruara nga ata.

Sepse, prej atehere, muzika, kengetaret dhe kompozitoret si: Kris Leka, Sevejdi Kajtazi, Mark Kacinari, Musa Piperku, Tomor Berisha, Reshat Dobrava e tjere, qe kompozonin, mund te them lirisht qe ishin te nivelit evropian. Ateherw Ádo gje qe pata incizuar ne RTP, ishte "live". Kjo na ndihmonte shume, se na tregonte se edhe ku gabonim ne fillim apo ne fund te kenges, aty ku ishte korda e kenges. Per kete qellim duhej te ishe 100% i koncentruar ne tekst dhe ne interpretim se bashku me instrumentistet.

Sa kenge numeron ne repertorin tend te deritanishem, a mbani mend se cila ishte kenga juaj e pare?

Ne repertorin tim mund te numeroj pa hezitim mbi me shume se 600 kenge. Kenga e pare ka qene "Tash jo" dhe incizimi im me i fundit eshte "Ne wnderr", ku eshte perfshire dhe kujtimi i pare me muziken. Kenga e fundit eshte vazhdimesi e nje takimi qe kam patur dikur me shoqen e studimeve. Dhe ai takim e ajo kujtese e asaj kohe, me ka mbetur edhe sot ne enderr!

Kujt i ka kenduar me shume Sabri Fejzullahu?

Tere jeten i kam kenduar vetem dashurise. Ketij nocioni te madh qe me ka motivuar me shume te kendoj lirshem e me gjithe shpirt. Ndoshta shquhem si kengetari qe ndoshta i ka kenduar me shume ketij nocioni shpirteror. Ketu mw duket se kam pasur me teper shpirt dhe kengen e kam ndjere me te gjalle.

Cilat kane qene kulminacionet ne karrieren tuaj prej 40 vjetesh me kengen?

Ah! 19 here kam marre Ámimin e Akordeve te Kosoves. Nje spektakel i madh ky. 19 here, pra, e kam fituar "Okarinen e Arte", shperblim ky qe jepej nga publiku.

Ku mendon se ke qene me ne forme, ke shkelqyer me shume?

Gjithmone ne Akordet e Kosoves dhe ne modestinw e tepruar, e cila eshte per mua injorance. Ate dite qe kam filluar ne vitin 1967 e deri me sot, kam ngelur te "maja", mund ta them me shqip, atje me se larti, ne muziken e lehte.

A ka pasur Sabri Fejzullahu momente te veshtira gjate karrieres se tij?

Kur u suprimua e drejta per te kenduar. Ateherw kur na mbeti vetem te marrim fryme, edhe pse ishim gjalle. Ateherw kur Ádo gje na u mor nga regjimi serb.

Si e perjetuat luften ne Kosove?

Oh, vitet e luftes! Trishtim i madh. Do te tregoj vetem nje episod. Kur e kam pare nje here gruan time Meren ne Struge, kur na debuan me force. Diten e trete te bombardimeve, pra nje korrize pasqyre duke mermeritur me vetveten, dhe nuk e di Áfare thoshte ose Áfare kerkonte te thoshte, edhe sot nuk e di se si nuk jam Ámendur. Imagjinojeni se Áfare tragjedie shpirterore!?... Pse ndodhi kjo? Sepse ajo ishte nene, ishte nje bashkeshorte, por kishte edhe ajo prinderit e saj te dy te paralizuar, qe i kishte lene ne fatin e meshires, te ngujuar ne nje dhome te nje apartamenti ne Prishtine---. Atje ishin edhe dy vellezerit e mi, e dy kunata , nje moter e te 70-ve, me tete vajza dhe dy djem - e gjith kjo Áka tregoj tani me dukej ne ate kohe sikur po permbysej.

Por nje shprese e madhe lindi menjehere dhe zemra míu hap. Kur pashe me syte e mije aeroplanin e pare, qe fluturonte mbi Struge drejt Kosoves, i nisur nga Aviano(Itali). Ne ballkonin e ndertese ku ishim strehuar degjova fishkellimen e avioneve te NATO-s, míu duk sikur edhe une po fluturoja se bashku me ata per te bombarduar Serbine. Eshte nje ndjenje kjo e papershkueshme ashtu si Ádo shqiptar qe e perjetoj ate tragjedi te pa pare ndonjeher. Eshte nje dhmbje e madhe kur kujton ato, njerez te vrare e masakruar, syte e nxjerr, femije te Áare me bajoneta dhe nuk mund te tregohet nga prekja qe kam.

Mirepo si e perjetove lirine ?

Gezimi me i madh ndoshta qe kam pas ndonjehere ne jeten time, ka qene kur u kthyem ne votrat tona - te lire dhe te lumtur per te ardhmen tone. Eshte diÁka e pabesueshme sot, kur bejme krahasimin e te dyja pyetjeve dhe merr pergjigjen tyre. Nuk e di si te them por liria e Kosoves i ka befasur te gjithe. Rreth nje miljon te debuar e larguar me force nga regjimi dhe lufta u kthyen sikur te kishin lindur edhe nje here ne Kosove.

Sa qe ne gjendje kenga te ule sado pak dhimbjen qe kishte shkaktuar lufta dhe te cliroje zemrat njerezve?

Muzika beri te veten, ishte nje forme do te thoja qe e uli paksa dhimbjen e madhe. Ajo komunikoi ashtu siÁ komunikon gjithmone me zemren e popullit artedashes. Dhe besoj qe me te vertet eshte bere nje pune e madhe ne kete drejtim. Sepse edhe kenga eshte motivi qe i nxit njerezit per diÁka. Kenga eshte motiv, edhe per te dashuruar , edhe per te luftuar si ne ate kohe per te dale ne lufte.

Une mendoj sidomos tek ne shqiptaret, emocioni dhe motivi jane me te theksuara se kudo ne Ádo vend te botes.

At'here le t'i kthehemi serish muzikes ne liri. Ka nje super prodhim te kengeve dhe muzikave sot. A mendoni se kjo eshte ne perputhje me ritmin e jetes apo eshte "sforcim" ose pervjedhje ?

Ju e dini qe jane shtate nota- do, re, mi, fa, sol, la, si,do, dhe te shtata thuhet se mund te huazohen. Ose i ngelet kompozitorit pa dashje ne mendje - si pa dashje nje kujtese - melodi e dikujt tjeter per t'a riprodhuar. Une kete e arsyetoj te ndare ne ate qe disa: kopjojne kenget serbe, duke bere vetem shqiperimin e tekstit. Kjo lloj menyre e te vepruarit nuk mund te konceptohet e arsyetohet kurre.

Dhe per mendimin tim, perseri kete lloj loje muzikore e bejne ate te vet-quajtur gazetare. Dhe ata qe nxjerrin e permovojne albume muzikore, vetem se paguajne nja 150 mije euro. Ne kete aspekt do te terhiqja verejtjen, se Ádo muzikant duhet te jap gjithÁka, ose te investoje me shume per vlerat tona muzikore. Personalisht kam dhene deri ne 2,500 euro per nje kenge dhe 25,000 euro per nje album origjinal. Dhe jam shume i kenaqur pasi kam arritur te nxjerr albume te mira te cilat behen nga kompozitore sinqerisht te mire, orkestrues qe nuk vjedhin e pervjedhin ose huazojne.

Mirepo, persa i perket muzikes popullore nuk mund te jap vlersim kompentent sepse nuk kam shume predisponim per kete zhanerr. Megjithese e kam ne shpirt ate pasi jam rritur me kete muzike, edhe pse kam 40 vite si kengetar i muzikes se lehte.

Zoti Fejzullahu, ku mendoni se keni dhene me shume ne muzike apo ne artin skenik, pasi kujtojme ketu disa interpretime te tuajat ne skene?



Ne karrieren time kam qene kengetar dhe artist - dhe kritika me ka vleresuar. Koleget e mi, regjisoret e specialistet e artit, me thone sot e kesaj dite se mund te isha vertete nje artist i madh. Gje qe une se kam besuar, pasi e kam pare vetveten gjithnje tek kenga, muzika.

Me cilet kengetar po bashkepunoni me shume?

Bashkepunoj shume me Xhevdet Gashin, Ilir Beranin, Edmond Zhulalin dhe me Adem Radobraven. Por, ka edhe disa kompozitor te rinj ne Prishtine, te cilet te gjithe se bashku, dhe ato qe thashe me lart, me kane ndihmuar me punen e tyre ne pergatitjen e albumit tim te ri qe do ta promovoj ne shtator te ketij viti. Ndersa, me duhet te veÁoje tani lidhur drejpersedrejti me pyetjen tuaj mikun tim te madh kegetarin e mirenjohur Sinan Vasalliu. Edhe megjithese eshte me i ri, se sa une eshte rritur me mua dhe muziken.

Kalt
13-08-07, 19:01
A keni ndonje gje per te thene per muziken popullore ne Shqiperi, e cila ka qene mjaft e dashur dhe jashtezakonishte e kerkuar nga publiku ?

Sikur e ka humbur ate vleren qe ka pasur, sikur nuk e ka me ate dashuri qe ka pasur edhe me pare. Une e kuptoj qe njeriu duhet te jete me kohen sepse edhe muzika ecen me kohen ,por muzika shqiptare popullore ka humbur diÁka qe nuk mund t'a kuptoj .

Ke kengetare ose kengetar ne boten shqiptare te muzikes ke pasur si idhull ?

Ka shume, ka shume . Nga kegetaret e te gjithe koherave me ka mbetur ne mendje Ismet Koshutoven. Nje kengetar qe ka kenduar para meje.Me pas kam preferuar shume Hafza Zyberin , Fitnete Rexhen, Bik Nojen dhe VaÁe Zela e cila ka qene mbreteresha per mua e muzikes se lehte. Ndersa kengetaret qe kane influencuar shume tek jane jane Xhani Morandi, Xhani Naxaro, Adriano «elentano dhe muzika italiane me se shumti, qe per 15 vjet e kam kenduar ne bregdet me se shumti ne Zare te Kroacise, me grupin vokalo-instrumental "Tempo"

Sot aktualisht admiroj Sonin dhe Rovena Dilon. Rovenen e admiroj edhe si intelektuale e kengetare me nje ze te veÁante.

Ku ndjeheni se ju presin me mire ne Kosove apo ne diaspore?

Gjithandej ku kendoj si ne Kosove edhe jashte saj jam pritur shume mire.

Se fundi na thoni Áfare do te beni ne te ardhmen, dhe kujt do t'ja "transmetoni" kengen tuaj ?

Do t'i lutesha Zotit se pari te me jap shendet, sepse edhe vitet e bejne te veten.

Po ne ďshtepineĒ e Frank Sinatres si po ndiheni ?

E dua shume Nju Jorkun dhe do te jemi miku i juaj edhe atehere kur te mos me "ftoni".

Ne Nju Jorkun e Frank Sinatres dhe te sa e sa yjeve te botes se artit dhe muzikes, jam i ftuari i zoterise se nderuar Dervish Jahjaga, president i axhensise "Bota Promotion", ne manifestimin "Miss Shqiptarja ne Amerike" . Une per vete me keto spektakle dhe keto vizia ruaj kujtimet me te bukura ne jeten time. Sepse míu dha rasti te takoj sa me shume shqiptare. Shume njerez te mire e te sukseseshem ne jeten e tyre. Me nje fjale ketu ne SHBA jam gjendur ne nje rreth miqesor shume te ri dhe shume dashamire. Kam gjetur nje ambjent te cilin me zor e kam pritur te vije edhe nje here tjeter.

Dhe keshtu qe nuk e di se Áfare me lidh me ju ketu, por deshi fati qe une perseri te isha mes jush edhe si moderator dhe si kengetar. Kjo ishte shume me spektakolare se sa heret e tjera.

Sepse si spektakli "Miss Shqiptarja ne Amerike 2005" dhe koncerti pas saj kane qene diÁka shume impozante saqe me ka befasur shume. Nje publik i dashur dhe me nje imazh te shkelqyer tregoi nje kulture te larte qe nuk harrohet lehte. Nuk mund te harroj konkurimin e vajzave te perkryera. Filizat e bukurise shqiptare ne Amerike. Ketu me duhet t' beje edhe nje vlersim te veÁante organizatorit, i cili ne kushtet teper te veshtira ne Amerike, organizon fale vullnetit e pasionit te tij te mire nje veprimtari si "Miss Shqiptarja ne Amerike".

Dhe kjo nuk eshte fitim pasurie apo diÁka tjeter, pasi e di fare se sa shpenzohen per te arritur kete ku Ádo gje eshte me para. E pra per gjera te tilla duhet te ndihmojme e te investojme me shume. Dhe une shpresoj qe njerezit ketu me mundesite qe kane do t'a bejne nje gje te tille. Sepse ne trojet tona e kane bere gjithnje, duke mbajtur kulturen