PDA

View Full Version : Korespodencë mes Miqësh ...


jadore
16-06-06, 23:22
... qe te jemi real , objektive, te drejte ndaj problemeve qe kemi ne fokus si shoqeri , vendosa te postoj pjese te nje letere qe me eshte adresuar ka kohe nga nje mik, eshte nje shembull qe dua te pasqyroj qe miqesija dhe komunikimi virtual egziston ,qe virtualiteti ka ndikim ne perditeshmerine tone reale ,qe ne jemi vetevetja reale ne virtualitet etj.....
,,me bindjen ,guxim i te marrit (per veteveten)pa marr aprovimin e shkruesit te kesaj letre , postoj citate nga mendimet e thena te tij ....( mua me pelqyen , dhe vertet do te me mbetej peng ,nese mendimet e thena do te isha e vetmja une qe i lexoj )

me mendimin qe dhe ju te tjeret keni keso mendime te marra , shpresoj dhe ne kontributin e punes suaj per vazhdimin e kesaj teme te re ..
p.s shpresoj dhe besoj ne qellimin e mire te gjithe juve (kur dihet qe preket nje segment mjaft i ndishem i i fenomenit komunikim mes virtualitetit)

jadore
16-06-06, 23:27
20.05.06..
citate;

Pasi hyra ne net ...hyra edhe ne chat ..kam nevoj per freski pak...dhe jam duke lexu ne forumin dardani...takova nje teme nga ti " Adelina dhe Genta puthen ne buze! " teme provokuese paksa me duket, hhahaaa.

Pasi nuk kam shkruar ne forum me muaj...( mendova ne forumin qe kam shkruar me pare) me iku mendja se cfare do shkruaja une ne teme te tille..!!!. Eshte interesante qe ne tema te tilla eshte nje rruge minuese,,cfare do qe shkruan shkel ne mine-emocionesh qe te tjereve ose ju pelqen ose te "urrejn" . Por sec u binda sonte me realitetin e pergjithshem Shqiptar nga leximi ne polemiken e perfolur shume diteve te fundit ne mes te dy koloseve, Kadarese dhe Qosjes , dhe erdha ne perfundim qe ndertimi gjenetik i bashkedyzuar me formimin e hershem padyshim lene gjurme ne shpirtin e njeriut , kur edhe dy " kolos-shembuj "te penes Shqiptare jan ne gjendje aq te mjerueshme me perrul njeri tjetrin ne kerkim te se drejtes ..cfare pritet nga ne mendjet e "vobekta" !!!!! ha ha a.

Cfare me duket e cuditshme eshte fakti pse nuk ndryshojm ngapak.... pse ende te ne sundon ligji i se drejtes dhe te padrejtes...te keqes dhe se mires, te bardhes dhe te zezes..... pse nuk ka nje mes te arte ende tek ne...nje "grey area" i thone anglezet ku sic funksionon edhe ne natyre nje baraspesh e perkryer .....

Ika se rralle shkruaj por me malle , he he e, me shkruan nje cuce ne chat qe me duket ka perspektive ahahaa.

Tung

jadore
17-06-06, 17:27
...analogji,........
( mendim i huazuar ,)



Sa ka sharm qetsija e nates nen tingujt e Sting-ut , me kengen " Shape of my heart " me pelqen ky tekst, sacred geometry of chance... gjeometri e shenjte e fatit...fjala " fat " shpesh nderlidhet me fjalen " kismet " te ne , eshte interesant se fjala kismet ne boten arabe eshte misherim me vet kulturen, religjionin e tyre , edhe sot cdo gje e lidhin me kismet, nje bombe ne xhep e qoj ne ajr gjinden ..
Ketu ne perendim me duket se relativohet kjo puna e kismetit, ne anglishte perdorin fjalen "fate" edhe "destiny" per kismet, e miret parasysh nga fjala greke " Fatum " e ne shqip Fat.... lidhje interesante ah... hahhaaa

Hyra ne kete labirint te kismetit apo e shkrume o kone, sic thone shpesh te ne , se vet teksti i kenges se Sting-ut me sollii ne kete labrint , ateher nese cdo gje eshte e shkruar me nje precizitet te ndertimit te piramides se Keopsit ( analogji arqitektonike , mbase te pelqen, ha ha a) nen ndikim te nje energjije te papare kozmike ... sa ja vlen mu zgju ne mengjez dhe me u mare me perditshmerine , me vendimet qe jeta sjell me vete , ku eshte filli i vendimeve gjate ketij rrugetimit te quajtur ne gjuhen shqipe "jete" fjale me vetem 4 shkronja por nje maraton shpesh me kepuce me 3 numra me te vegjel, ha ha a.... pyetje interesante me duket disi ? Cfare mendon ti per kete pune ?

jadore
17-06-06, 18:36
--Kismet ne kofte ( de )po i pergjigjem ...kesaj letre..
...........e fillovva me kete thenje kete leter, jo per faktin, qe jam supersticioze -po qe te nderlidhem me temen ---pse kjo" destiny ".eshte tek orjenti me ndikim ...( shof qe ka kohe, qe oxidenti humbi vleren e mistifikimit-me kete humbi edhe rastin me qka te mirret pastaj pas kesaj -pra i mbet te mirret vetem me veteveten ...dhe kuptoi qe eshte me e vshtire se sa me te paren.....prandaj jo rastesisht eshte edhe aktuale kjo "tema e nxehte -berthamore gati" ti tekemi orientit -(te jete kjo gjelozija, qe intelekti orjental eshte akoma ne ndikimin mistezioz sa qe nuk dine te ike per momentin nga ky rreth magnetik dhe te mos mirret me veteveten(hahahaha-te mirresh me veteveten -eshte gjithmone e dhimbeshme -done mund ..eshte torturte e kjo te jete ne permasa kolektive --kalon ne cmenduri moderne...perndryshe sipas kokave gjeniale oxidentale del qe kjo fjal -kismet -nuk eshte tjeter veqje modifikim i - rastit -dhe- gjases- ne- raportin kohor -dhe (bingo) kismet.....-keshtu qe
tema tjeter jeta ( mesap me pyte si mendim timin) me e qellimeshme ishte pytja tjete,r sa ja vlen te zgjohesh ne mengjes qe te mirresh me perditeshmerin --ja vlen per te vetemen arsye qe gjate keti raporti kohor te zeme"frekuencat" e vetedijesimit ne momente te caktuara per ate qe jetojme ne -te jetohet dhe jete ,eshte dallim i madh ( je e keti pajtimi edhe ti me mua si mendim?) do te ishte e veshtire nese do te ishim te perkushtruar qe qdo moment i te jetuarit te ngurtesohej ne vetedijen tone -jane vetem momentet e caktuara te ati vetedijesimi .......

jadore
27-10-07, 09:46
Gesendet: Freitag, 26. Oktober 2007 17:47:57
An: jador

.ExternalClass .EC_hmmessage P{padding:0px;}.ExternalClass EC_body.hmmessage{font-size:10pt;font-family:Tahoma;}Pershendetje Kojshijake,

Jam duke lexuar ne forum dhe mu kujtua nje dite qe postova nje poezi te Kadarese " mall " dhe sikur " rrufeja " u godita me moderatoren e re Jador, ehh..menjeher me hyri friga mos do me fshij tash postimet e mija te " shumta " ne kete forum , pasi Jador-in e njoh si nje Zonjushe perplot ideale por edhe shume e " rrepte" nganjeher ne mendime e shtjellime, ne replika e intervenime, hehee.

Sot tere diten isha ne mendime...ka te bej qe isha duke bere nje pune qe nuk kerkonte ndonje energji mentale dhe kisha nevoj qe kete energji ta dirigjoj nepermes mendimeve ah, qe qelizave trunore te mos ju lejoj ndonje pushim qe se meritojn pasi vikendi ende s' ka filluar, heheh, doja te beja baraspeshe ah , do pushojn qelizat e trunit se bashku me kete trup qe eshte " molise" nga rutina ditore dhe se bashku te fillojm pushimin e merituar , lol.

Jam duke ndegjuar pink floyd-in , muzika e tyre psychodelic siq e quajn shpesh te " dergon " ne planet tjeter, nganjeher tingellon sikur nje simfoni e perkryer edhe pse vetem disa anetar perbejn kete grup legjendar. Per cfare i dalloj keta eshte se te perkryeren e kan arrite gjithnje ne Live, dmth me muzike te gjalle, gjithnje me nje " diell" ne bine duke levize me figura e foto qe deri dikund takojn kufinjte e mendimeve te tyre te shprehura ne muzike arrine shpesh afer nje te perkyeres qe lirisht mund ti themi art i vertete.

Anyway...e lashe muziken..edhe pse disi kjo qe shkruaj ka te bej me ate qe ne moment mendja iken ah...padyshim , apo sic do thoshte Descartes , I think therefore I am.. mendoj per ate jam ( egzistoj ). Nje thenje koxha legjendare .. Vetedija thote Jam ...edhe pse nuk eshte vetedija qe mendon ketu ah...ketu kemi te bejm me nje aktivitet te dyte, sekondar , ketu nderhyn Sartre qe thote qe Descartes e ka perzi pak dyshimin spontan qe eshte vetedija me dyshimin metodologjik qe eshte akti, eh pse hyra ne kete labirint te pafunde te vetedijes apo ka te bej me nenvetedijen qe keta rreshta do ngacmojn tjetrin...hehhee...cdoher qe perdori fjalen ngacmim tek une si mashkull ne fabriken time memorike mer kahje tjeter, interesant kjo pune ah...hehhee..disi cdoher fjala ngacmim si ne shqip apo gjuhe tjeter tek une ne menyre impulsive shfaq ne fytyren time nje fizionomi teatrale qe menjeher nenkupton nje parapregaditje per gjah kah poli i kundert edhe pse ne kete rast krejt dic tjeter eshte ne pyetje....hehehe..

Dua te them qe loja me fjal eshte me shume nja " pa-skajore " gramatikore ,ne kete rast ne aspekt krejtesisht tjeter , hehehe, tash me kaloj qeshja nga fizionomia teatrale erotike ne humoristike dhe ne moment me kalon perpara fytyra e dajes ne familjen moderne..hehehe...po pse more bash daja...eh dynje...pse more...bash daja...te hyj , te germoj ne nenvetedijen time apo ...hehee..aha..i rash ne fije ..hehee, veq spo te kallxoj..hehe

E lash filozofine asi humorin qe koxha afer jan nganjeher.

Une mire jam Kojshijake, rutine ketu, koxha bajat me eshte bere edhe pse prape mbahem disi me enderren qe do jem ne kosoven e bukur gjate dimrit romantik e me shume bore shpresoj, edhe pse ka shume qe s'jan te mendimit tim shiquar Kek-une e Termokos-in ne Prishtine, sidoqofte per hire se paku te mergimtarit do duhej edhe keta cool-erat e prishtines te sakrifikojn sadopak ah apo jam i ashper shume , hehehhe.

Kuu..ja zgjata shume...ani tash si menagjere e zene, plus moderatore ..wow...koha jote eshte e cmuar, shpresoj qe se paku ate fillimim me Hi ne krye te kesaj letre e lexon e shpresoj qe nuk te ik mendja ne heil ...hehhee

Ika...shkruaj kur ke kohe...shpresoj qe kete fundvit ne pritje te pavaresise mbase do takohemi edhe ne live, who knows.....

Shkruaj, me fresko me punet e moderatores..me Kosoven plot mall.. me dic te re ...poli i kundert...whatever...


Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ( ato. modifikim i imi ) sec ndjeva mall.
hehee
.................................................. ...............................
27.10.07 ; 11.15'



ca pika shiu rane mbi qelq
dhe une per Ty ndjeva mall
jetojme te dy ne nje qytet (planet)
dhe shihemi( degjohemi) rrall, ah sa rrall..


... ah, kojshi (mik)
interesant ..!!!
.... jane nje hiq, fuqija e mendimit te Descart-it apo Sartres perpara ndjenjes qe njeriu stimulon ne vetevete..
ke definuar deri me tash Ti nocionin lumturi ..!!!- une them qe eshte nje qetesi shpirterore , nje ndjenje e mire ku mbush beshllekun dhe ti ndihesh rehat .. vertet, e di qe e ke vrejte ..!!!
...sa pak na duhet te ndihemi te lumtur , majfton nje fjali , nje kujdes nga tjeret , nje lumturi e tjetrit qe ti e ndjen ..nje korspodim ne gjatesi valore ,tjeret e quajne telepati dhe universin pastaj mendon qe ke pushtuar ..kete efekt me solli fjala jote ..
- e dine cila eshte e mira e civilizimeve te njeriut ..!!!- qe avancoj teknollogjine, ti deshifroje ne hiroglife (hahahah)ato gjatesit valore qe mendja apo shpirti pershkruan hapsiren, sepse ti dine qe ka shume tjere ne kete glob ..ketu duhet te qendroj magjija e gjithe keti komunikimi , mendja lirohet nga paragjykimet fizik ,mimike, gjestikulacion ,dhe ti ke vetem mendimin dhe ndjenjen qe komunikon me tjetrin dhe pse ke menduar , ndjen ,shume here cfare bejne tjeret ne kete cast, e ne kete rast ke te fokusuar nje nga ata ,njeh boten e tij castet e tij qe jane te njejta per te gjithe ne kete rruzell e ne momente te caktuara tangentohen ... sa pak kerkojme te te jemi te lumtur...!!! te jene dhe keto idealizma ...!!!

ah po ti kthehem realitetit
...pyete per Kosoven tone , tende ..!!
(me pelqen tek ti qe ke sensin te nuhasesh kohen e caktuar ,prandaj do vish me deboren , qe mos te zhgenjesh veheten me realitetin... ke sens ti romancieri i fundit ne kete bastion ,hahhah)
cfare te them , shume here me ngjane e mjere ,mes cfilitjesh do mbijetoj pacjenti oreracionin apo jo ..!!!
vertet me vie mire qe ket kohe nuk gjindesh ketej pari te shofesh maskardaen e partive tona politike .... karavane cirkuzgjinjesh,dalkaukesh qe enden nga qyteti ne qytet ,shume here pyetem deri kur do nenvlersojne popullin , shqiptarine e shkrete qe rropatet me 40 cent kosto ditore per familje ,e dine c'me ngjajne paradat e tyre te skrupullta , me tupane flamure karavane autosh sirena , sllogane fallse (keta dhe fushatat elektorale i bene ne menyre primitive)...ne triumfin e tyre fodull ..mua me duhet te jetoj mire nga varferija jote ,dhe ti do ma mundesosh kete privilegj pse une jam i forti deshte e nuk deshte ti , pa qka qe varferija te ka pllakos .. shume here pyes vehten besom.. nuk ndihen te indinjuar keta banore ...!!! kane pak Une ,Dinjitet ne vetevete!!! e marrin rolin e skllavit si dedikim normal te fatit te tyre ..paradox .. ironi qe kurr nuk e besoj qe ne te kaluaren shqiptari te jete katandosur ne nje nenvlersim te tille..!!
qfare tjeter te them .. presim dhe shofim .. e ne mrekulli nuk besoj ..!!
p.s

ca pika shiu rane mbi xham
e une per atje seq ndjeva mall
jetojme ne nje planet
dhe udhetojme rralle ,shume rralle..!!

jador

jadore
13-11-07, 17:10
Date: Sat, 27 Oct 2007 10:37:46 +0100

.ExternalClass .EC_hmmessage P{padding:0px;}.ExternalClass EC_body.hmmessage{font-size:10pt;font-family:Tahoma;}ZGJOHU TI GJUMASHI I DITES SE SHTUNDE::

keshtu si ke nisur vetem gjume dhe gjume , zore se cuces do ja mundeson bashkim te shpejte , pune pune duhet ore djal , vetem me pune arrihet gjithcka , qe shikom mua .hhahahahahah
hej bohemjan nuk e ke iden sa me gezoj , sa mire jam ndjer ne ata rreshtat qe morre mund te postosh .. pergjigjen e gjene ne dardania de, tema korspodence mes miqesh (po kush po te vehte pash zoten a guxoj a jo me e postu , ani sa bukur e kishe shkru , dembel , aktivizohu pak ne kete drejtim ....)
Ti nuk beson e di , sa pa lidhje kalon dita kendej , pyeti te familjes sime kur i kam chatirat heren e fundit duhet te jete ndoshta dy muaj me heret ... puna kojshi puna ...
tjeter , asgje e re kendej nga fronti ... hhahahahhahaah ,
tjeter shkruaj prap , kur te gjesh kohe ,
tjeter , e shef kur une jam onnlinne ti je off ...
tjeter ... nuk po dij valla ,
tjeter .. uroj ta kalosh nje weekend te mrekulluar ..
tjeter ... cdo te mire ..


E nderuara Moderatore,

Sapo isha duke lexuar ne forum dhe me ra ne sy ajo thenje e shumices se forumisteve qe del en fund te shkrimit.Edhe une e kam vene ne opcione nje thenje ( " Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne" Richter, )qe do duhej te me dilte ne fund te shkrimit, por per cudi nuk del kjo thenje.... Per kete po ju shkruaj ju e Nderuara Moderatorja ( me kreative ) ne kete forum mbarekombetar qe padyshim kalon edhe suazat tokesore dhe Jehona ndegjohet edhe ne Intersolaret e largeta te botes se panjohur per ne e te njohur per ata , hehehe, qe te me behet e mundshme kjo mundesi, pasi padyshim shkrimeve te " shumta " te mija ajo thenje ne fund padyshim do lartesonte shkrimet e " thella " hehee.

Pak po tallem ah apo si thone tek ne ne Kosove, hajgare de, by the way..jam duke ndegju debatet komunale ne net dhe jam tu u kenaq tu kesh, sinqerisht nje zbavitje nga kandidatet komunal tejakalon absurdet e filmave te Fellinit e njekohsisht ka dic edhe pozitive se behet per here te pare ah dhe sado nje pike e vogel ne oqean prapseprape eshte nje hap i vogel por i rendesishem ne kete fillim tradite te zgjedhjeve te lira.

Ne deqan nje kandidat tha dalloj nga te tjeret se jam me i bukur, hehhe, ndersa ne Gjakove Saraqija tha do fitoj padyshim se jam me i mencur se te tjeret dhe mencuria eshte e " lindur " , he he e, perderisa nje grua me mbiemer Sahatqija e aksent Pejon tha ( mbase e martuar ne Gjakove) tha qe Gjakoven do e bej te pamvarur ne aspekt juridik, dmth do e largoj nga qarku i Pejes, qe shkaktoj ne sallen perplot nje revollucion ndjenjash shoveniste e lokaliste qe u percjell me duartrokitje qe mori nje kohe te gjate ketij diskutimi, hehehhe.

Shpresoj qe mire je dhe mire je duke kaluar shiquar kete mickey mouse kohe zgjedhjesh, ky e-mail i " thelle" me humor do te largoj se paku per ca minuta nga ngarkesa hierarkike ekonomike, hehehe dhe rutina ditore de.

Te pershendes

jadore
13-11-07, 17:46
Date: Sat, 27 Oct 2007 10:37:46 +0100

.ExternalClass .EC_hmmessage P{padding:0px;}.ExternalClass EC_body.hmmessage{font-size:10pt;font-family:Tahoma;}ZGJOHU TI GJUMASHI I DITES SE SHTUNDE::

keshtu si ke nisur vetem gjume dhe gjume , zore se cuces do ja mundeson bashkim te shpejte , pune pune duhet ore djal , vetem me pune arrihet gjithcka , qe shikom mua .hhahahahahah
hej bohemjan nuk e ke iden sa me gezoj , sa mire jam ndjer ne ata rreshtat qe morre mund te postosh .. pergjigjen e gjene ne dardania de, tema korspodence mes miqesh (po kush po te vehte pash zoten a guxoj a jo me e postu , ani sa bukur e kishe shkru , dembel , aktivizohu pak ne kete drejtim ....)
Ti nuk beson e di , sa pa lidhje kalon dita kendej , pyeti te familjes sime kur i kam chatirat heren e fundit duhet te jete ndoshta dy muaj me heret ... puna kojshi puna ...
tjeter , asgje e re kendej nga fronti ... hhahahahhahaah ,
tjeter shkruaj prap , kur te gjesh kohe ,
tjeter , e shef kur une jam onnlinne ti je off ...
tjeter ... nuk po dij valla ,
tjeter .. uroj ta kalosh nje weekend te mrekulluar ..
tjeter ... cdo te mire ..


E nderuara Moderatore,

Sapo isha duke lexuar ne forum dhe me ra ne sy ajo thenje e shumices se forumisteve qe del en fund te shkrimit.Edhe une e kam vene ne opcione nje thenje ( " Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne" Richter, )qe do duhej te me dilte ne fund te shkrimit, por per cudi nuk del kjo thenje.... Per kete po ju shkruaj ju e Nderuara Moderatorja ( me kreative ) ne kete forum mbarekombetar qe padyshim kalon edhe suazat tokesore dhe Jehona ndegjohet edhe ne Intersolaret e largeta te botes se panjohur per ne e te njohur per ata , hehehe, qe te me behet e mundshme kjo mundesi, pasi padyshim shkrimeve te " shumta " te mija ajo thenje ne fund padyshim do lartesonte shkrimet e " thella " hehee.

Pak po tallem ah apo si thone tek ne ne Kosove, hajgare de, by the way..jam duke ndegju debatet komunale ne net dhe jam tu u kenaq tu kesh, sinqerisht nje zbavitje nga kandidatet komunal tejakalon absurdet e filmave te Fellinit e njekohsisht ka dic edhe pozitive se behet per here te pare ah dhe sado nje pike e vogel ne oqean prapseprape eshte nje hap i vogel por i rendesishem ne kete fillim tradite te zgjedhjeve te lira.

Ne deqan nje kandidat tha dalloj nga te tjeret se jam me i bukur, hehhe, ndersa ne Gjakove Saraqija tha do fitoj padyshim se jam me i mencur se te tjeret dhe mencuria eshte e " lindur " , he he e, perderisa nje grua me mbiemer Sahatqija e aksent Pejon tha ( mbase e martuar ne Gjakove) tha qe Gjakoven do e bej te pamvarur ne aspekt juridik, dmth do e largoj nga qarku i Pejes, qe shkaktoj ne sallen perplot nje revollucion ndjenjash shoveniste e lokaliste qe u percjell me duartrokitje qe mori nje kohe te gjate ketij diskutimi, hehehhe.

Shpresoj qe mire je dhe mire je duke kaluar shiquar kete mickey mouse kohe zgjedhjesh, ky e-mail i " thelle" me humor do te largoj se paku per ca minuta nga ngarkesa hierarkike ekonomike, hehehe dhe rutina ditore de.

Te pershendes





ah kojshi ,
...kemi sens humori Ne, e dine ti qe shume here ne kete galaksi univerzale na tangentohen iden ..!! ( ndjej qe ka dhe mjafte ide tjera si mua dhe ty , por c'ti besh.. ty te zuri belaja te me degjosh hallin ha,hahaha!!)
.. cfare me mbet ne kete nentor te ftofte acari Mik dhe tollovie fjalesh ''zgjedhore''perveq qe te me tensionojne nervat me slloganet e tyre fyerse .? asgje pos te gjej kunder efektin qe do te neutralizon kete atak ..(hhahaha).. ta tregoj , fjalet e tyre jane deshtimet e veprave qe lene pas ,ne kete pike bashkohen dhe te tjeret me mua hahaha, qe do terhjeken nga frontet, jo qe jo kete e kuptoj , perderisa kane keto kokat e idiot-afta qe pas i ndjekin me verberi qe rrezaton injorance dhe ne caf marrin te tjeret , e dine Ti , sa here kaloj prane fotove te tyre neper bredhjet e vendit tend e timit te pervuajtur, kuptohet eshte shpejtesi autoje dhe kam castin e mendimit vargor ,prej fotos ne foto ,prej fotos ne foto ,) shikoj fetyrat e ''Baballareve ''tane , mundohem te krahasoj cili ka buzqeshjen me cinike ( per te bukur mos te flas ..) mundohem te lexoj syte e tyre cili kishte seriozitetin apo sinqeritetin e peshes per momentin kur blici fokusoj shikimin .. pastaj shikoj rrudhat e tyre , konturat , them qe vetem jane trashur paksa , plakur asnjeri .., pastaj mundohem te mendoj nese per tjeter nuk i zgjedhim te pakten pse nuk i selektojme ne baze te bukurise (dhe ketu zhgenjehem mik , nuk ja vlen asnjeri ,nuk jane shije e imja hahaha ) pastaj cka me mbet tjeter , ndalem tek qendrimi i tyre impozant prap tek casti i fotografimit te tyre , nese lexoj levizjen e gjymtyreve te tyre prap sipas testeve te psikollogjise del qe asnjeri nuk ka vetebesim karakteri , te jete kjo nga trusnija qe pavetedije reflektojne , se qe nuk kane keta vetebesim nuk e mendoj , mvaret vetem per cilin rast ..!!! analizoj mik ,ose jane me duar te tjereve te lidhur ,ose duar e tyre te lidhura kryq ne kraheror qe shpehin mbrojtje .. pra pozita flet kesi soji .. mos me sulmoni , me thuaj Ti ,si tju besojme tash ne , dikujt qe as vetevetit nuk i beson , dhe kete e kaperdije se them jo gjithe e shohin me sy te tille , qka me mbet tjeter , me mbet garderoba e tyre , nga lloji i materjalit ngjyra, linjat e cepjes, mundohem ti ja qelloj cilin kreatore preferojne , shifet qe dhe ne kete drejtim jane disa vite pas .. ne hall kame rene .. me kujtohet shprehja e provinces sime , ''per inate te sime reje ,vdiqt ame bire '':: kete moto na duhet si duket ta ndjkim .. ashtu jane rrethanat , ashtu thone te medhenjet ...!!
analizoj e analizoj , shume here qesh me vete , mire qe te tjeret ketu ne ndalesa semafori nuk shikojne anash se do thonin ...kjo ...!?, ... e dij qe do thuash te falet ,mik e dij , une qeshi , qeshi pasi nuk mund te qaj per te gjithe edhe pak dite , me bindjen me te madhe qe e vertet eshte e qelluar thenja , aj qe qesh i fundit qesh me embel , e dij dhe keta aspak larg nuk e kane kur do qeshin per nje kohe te gjate , durojne nencmimin tim te imagjinuar , kameleon hesapi .. me vie vetem keq qe pas nje muaji kur te takoj shume tjere , dij qe do fillojne te me ankohen per problemet e jetes , atehere prap do jem e acaruar , jo me kameleonet por me viktimat e tyre qe nuk ja qelluan ne kohe ...
ah mik , e shef se qe zien koka kendej , dhe ti andej ankohesh per rutinen qe mundohesh ta thyesh me ndihmen e hobby-ve..