PDA

View Full Version : Popullariteti qė gėzojnė partitė politike dhe liderėt nė Kosovė


Kalt
22-06-06, 15:06
Berat Buzhala


Nėse i besohet sondazheve mė tė fundit tė realizuar nga Index Kosova pėr popullaritetin qė gėzojnė partitė politike dhe liderėt nė Kosovė, atėherė opozita vėrtetė duhet tė brengoset skajshmėrisht pėr pozicionin e saj nė skenėn politike kosovare.
Bazuar nė kėto rezultate, tė gjithė kanė fituar nga diēka kėta muajt e fundit, pėrveē Hashim Thaēit dhe Veton Surroit. Partitė e kėtyre dy opozitarėve kanė shėnuar rėnie, sikur qė kanė rėnė nė renditje edhe ata tė dy si personalitete. Nė vend se tė rriteshin nė pėrqindje pėr shkak tė situatave dhe auditimeve pėr ministritė, ata po shkojnė sigurt drejt nivelit tė padėshirueshėm. Pėr nga jopopullariteti atyre ua kalon vetėm policia e UNMIK-ut.
Pėr fatin e tyre tė keq, listės sė njerėzve mė tė popullarizuar i prijnė liderėt e pozitės. Kryeministri Agim Ēeku ėshtė njeriu mė i dashur pėr kosovarėt, ndėrsa pas tij renditen Ramush Haradinaj, Kryetari Fatmir Sejdiu, Kryeadministratori Soren Jessen Petersen, Kryeparlamentari Kolė Berisha dhe ish-Kryeparlamentari Nexhat Daci. Listės nga fundi i prijnė Veton Surroi dhe Hashim Thaēi. Nė anketa edhe mund tė bėhen gabime, por jo aq trashanike sa nė vend qė tė jesh i pari tė jesh i fundit. Kėtu fjalė nuk ka. Opozita ka problem me besueshmėri. Funksionimi i tyre nė opozitė nuk po mund t’i bindė qytetarėt se janė alternativė e Qeverisė. Mund edhe tė shahen qytetarėt se nuk po i kuptojnė sa duhet, por tjerė qytetarė nuk ka.
Lėvizjet nėpėr grafikone tė anketave janė mė se normale. Nuk ka asgjė tė pazakonshme nėse brenda gjashtė muajve dikush ngrihet e dikush bie poshtė. Mirėpo, nė rastin tonė opozita duhet ta trajtojė veten mė seriozisht.
Nė kohėn e krizės mė tė madhe ekonomike dhe sociale, udhėheqėsit e Qeverisė kanė arritur t’i mbijetojnė sulmeve tė bėra nė kontinuitet nga pėrfaqėsuesit e opozitės, tė cilėt thuaja e kanė zbrazur gjithė arsenalin qė kanė pasur nė dispozicion. Kėtu nuk duhet pėrjashtuar as mediat.
Gjithė kėto raportime qė janė bėrė nuk kanė mundur ta lėkundin Kryeministrin Ēeku nga tė qenit mė i pėlqyeri nga votuesit potencialė, edhe pse dorėn nė zemėr, nė shkrime asnjėherė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt ai nuk ėshtė pėrmendur. Mirėpo vazhdimisht ėshtė atakuar kabineti i tij.
Me Ēekun personalisht mė shumė janė marrė deputetėt e opozitės, qė kanė ditur ta akuzojnė paushall pėr tė kaluarėn e tij, gjė qė ka mundur t’i relativizojė edhe ato akuza serioze iu kanė bėrė. Shihet qė kjo nuk ka ndikuar nė reputacionin e Kryeministrit, pėrkundrazi. Qytetarėt nė pėrgjigjet e dhėna nė pyetėsorin e Index Kosovės kanė vlerėsuar veē pėrgjegjėsinė e Kryeministrit dhe veē atė tė Qeverisė. Qeveria si e tillė ėshtė nė njė pozicion katastrofal. Ajo, pėr tė keq, sipas qytetarėve, ka arritur pikėn mė tė ultė tė kohės sė Bajram Kosumit, kur ishte kthyer me avion privat nga bregdeti turk. Mirėpo pėr dallim nga Kosumi, tė cilin qytetarėt e patėn vėnė nė shėnjestėr bashkė me ministrat, Agim Ēeku duket se gėzon njė tjetėr tretman. Kjo nuk mund tė jetė krejt e rastėsishme. Kryeministri Ēeku duket se ėshtė mė popullor se paraardhėsi i tij pėr shumė arsye. Rasti mė i fundit ėshtė ai i interpelancės nė Kuvendin e Kosovės, gjatė tė cilės Ēeku diti tė shprehė keqardhje pėr gabimin qė ka bėrė kur ka simuluar nėnshkrimin e Ligjit pėr Veteranėt e Luftės. Pėr dallim prej tij, Kosumi shquhej se sa fort mburrej me gabimet qė bėnte. Ai kur pyetej pėr skandalin e avionit thoshte se po t’i jepej rasti prapė do t’i hipte avionit privat. Pėr dallim nga Kosumi, Ēeku di tė komunikojė me publikun - pra, edhe tė shprehė keqardhje pėr gabimet qė bėn. Kjo i ndihmon atij tė jetė njerėzor dhe ta ruajė nė ketė mėnyrė besueshmėrinė, duke krijuar vijė tė trashė ndarėse nė mes tij si Kryeministėr dhe ministrave.
Nė ketė pozicion, Kryeministri Ēeku i mundėson vetit hapėsirė tė konsiderueshme qė nė rast tė ndryshimeve qeveritare, qė janė tė domosdoshme, ta rrisė edhe mė shumė rejtingun personal. Sondazhet vetėm sa ia lehtėsojnė Kryeministrit vendimmarrjen eventuale pėr shkarkimin e njė pjese tė kabinetit qeveritar.
Mė shpresėdhėnėse pėr opozitėn nuk janė as tė dhėnat pėr partitė politike. Nė ketė rast ėshtė Lidhja Demokratike e Kosovės ajo qė vazhdon ta mbajė flamurin, me njė rėnie tė vogėl nga sondazhet e para katėr muajve. Pozicioni i tė mbeturit pa kryetar duket se nuk ka ndikuar tek kjo parti. LDK edhe mė tutje gėzon pėrkrahje mė shumė se sa krejt subjektet politike sė bashku. Nuk ėshtė keq me besueshmėri as partia motėr e koalicionit - AAK. Edhe kėtu me gjasė ka ndikuar shumė aktivizimi i Agim Ēekut. Sipas Index Kosovės, AAK-ja, ē’prej aktivizimit tė Ēekut ėshtė rritur sė paku pėr katėr pėr qind. Pėr njė parti mesatare si kjo, katėr pėr qind ėshtė e arritur e madhe, mbase mė e madhja prej themelimit.
Renditja e PDK-sė dhe ORA-s ėshtė aq e pafavorshme sa shefave tė tyre mė sė miri do t’u binte t’i kontestonin rezultatet. Mirėpo, para se ta bėnin ketė publikisht, sė paku brenda partisė dhe nė biseda me njėri-tjetrin do tė duhej tė ishin tė sinqertė dhe tė fillonin tė funksionin ndryshe. Si opozitė.


Gazeta Tema
22 Qershor 2006

Dilaver
22-06-06, 17:32
Berat Buzhala


Opozita ka problem me besueshmėri. Funksionimi i tyre nė opozitė nuk po mund t’i bindė qytetarėt se janė alternativė e Qeverisė. Mund edhe tė shahen qytetarėt se nuk po i kuptojnė sa duhet, por tjerė qytetarė nuk ka.




Duhet porositur qytetarė tjerė mundėsisht tė jenė jashttoksor sė kėta nuk po e hajnė hiq (manipulimin).
Kėta njerėz (tė ndėshkuarit nga vota e lirė e popullit) nuk janė tė pa edukatė si duken por tė edukuar keq, vuajnė nga defekte tė theksuara tė njė diplomacie tė gabuar.
Nuk mund tė bindėn sė populli (qytetari) ėshtė gjykatėsi mė i madh, i cili pėr tė satėn herė e gjykoi diplomacinė e tyre tė gabuar dhe e ndėshkoi me votėn e lirė, duke i pėrcjellur atje ku e kan vendin, nėn hije e mrize, sipas tė gjitha gjasave edhe nja 50 vite me radhė.

IB
23-06-06, 10:39
Ju pershendes, une nuk e kame pare kete sondazh, por une edhe pa sondazh e dije se nje individ, apo parti do te fiton popullaritet, vetem me pune dhe pune konkrete, dhe asesi nuk mund te fitohet popullariteti vetem duke njollosur kundershtarin, pra votuesit duhet ofruar ndihme konkrete ose "rren" per toke, e jo "rren" per hava, pra duhet bindur votuesit se "rrena" e tyre eshte ma reale se e kundershtarit, e kete kursesi nuk po mundet me arrite opozita, kurse sa i perket asaj se vetem policija e Unmikut, eshte ma e pa popullarizuar se opozita, une mendoj se gjithe argatet e kesaj policije nuk mund me qene te popullarizuar, pra opozita me dosjet e saja, e vertetoj se nuk eshte asgje tjeter vetem argat i kesaj policije te pa popullarizuar (me dosje te shumta dhe te pa sukseseshme), pra opozites ma mire i kishte ra, qe ti pervishet punes konkretisht ne realizimin e kerkesave te perditshme te popullit, se sa te shpenzoj energji mbas dosjeve te llojlloshme, me te cilat dosje jo qe po arrijn sukses, por po bijne ne fund te popullaritetit, dhe ne tjetren ane, po ja rritin autoritetin pozites, per te cilen ka shum cka te kritikohet, por deri sa opozita nuk ndron formen e veprimtaris, kjo pozit do te jete "ma e mira" prej te keqijave.