PDA

View Full Version : Je lodhur qyteti im


Dr. Leone
05-07-06, 13:03
Je lodhur qyteti im


Je lodhur qyteti im nga festimet
nga vallet nga lodrat nga shundi
je lodhur nga ata qe nė emrin tėnd
po mbartin ca vula kohe
pėr t'u dalluar nga njerezit e rėndomtė


U plake para kohe
shterp ne vend se shtalp je bėrė
llom ta ben kalldermin valltaret
skenen e llomitur llom
edhe nga vogelushet je lodhur
nga pseudopolitikanet qe bredhin ata si qenė endacakė
te fshehur qosheve me koleget e tyre
as hije s'u ka
as stilin s'e kanė
( le te me ndjejnė ata)
pse nuk vdesin njerezit pa stil

Stili ėshtė jeta


Diku nėnqielli ynė
po ma rrit njė ėndėrr tė zhbėrė nga koha
tė cilin s'do ta shes , s'do ta tradhtoj
sikur qė bėj me jetėn

Pse me jep nga plakja jote
komplet nėnqiellin
sa shumė gjera po t'i shoh
qytet i minareve
edhe veten...
O Zot!