PDA

View Full Version : Ndahet nga jeta ish kryetari i Kuvendit tė Shqiperisė Pjetėr Arbnori


Dilaver
08-07-06, 12:19
Ndahet nga jeta ish kryetari i Kuvendit tė Shqiperisė Pjetėr Arbnori

Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 71 vjecare nė njė spital tė Napolit nė Itali, politikani dhe ish kryetar i parlamentit shqiptar, Pjetėr Arbnori. Ai ndodhej pėr kurim nė kėtė spital, por shėndeti i tij ėshtė rėnduar mjaft ditėt e fundit dhe ka ndėrruar jetė si pasojė e hemoragjisė cerbrale. Arbnori njihet si njė nga politikanėt mė tė vjetėr dhe mė aktiv tė politikės shqiptare gjatė 15 viteve tė fundit.
Ai ėshtė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike dhe lėvizjes antikomuniste, por qė nė momentet e caktuara ka guxuar tė pozicionohet edhe kundėr mėnyrės sė drejtimit nė ketė parti. Arbnori ėshtė quajtur ”Mandela shqiptar”, pasi ka kaluar rreth 30 vjet tė jetės nė burgjet e komunizmit, si i dėnuar politikk.
Arbnori ka qenė deputet nė Kuvendin e Shqiperisė, qė nė krijimin e parlamentit tė parė pluralist dhe mė tej nė 5 legjislatura, ndėrsa nė vitin 1992-1996, ka mbajtur postin e kryetarit tė Kuvendit. Pjetėr Arbnori ėshtė nderuar me titullin ”Mėsues i Popullit” dhe ”Pishtar i Demokracisė”. Ai ėshtė i njohur edhe nė fushėn e krijimtarisė artistike dhe ėshtė autor i 7 romaneve dhe disa novelave. Arbnori gjithashtu ėshtė ”Oficer i Madh i Urdhėrit tė Plejadės” nga asambleja e vendeve frengjishtfolėse.

Guri i madh
08-07-06, 12:40
me rastin e vdekjes te PJETER ARBNORIT i shprehi ngushtllime familjes arbnori qeveris shqiptare dhe ter kombit shqiptar .

Kalt
08-07-06, 23:02
I ndjeri Pjeter Arbnori eshte nje perfaqesues i shpirtit te madh dhe tolerant shqiptar dhe si i tille ai ishte dhe do te mbetet nje shembull i vyer per tolerance.
Shqiptaret kudo qe jane duhet te marrin shembull kurajon e tij per te falur dhe per te qene tolerante.
Ai urreu komunizmin si ide por jo njerezit. Ne te njejten kohe ai ishte per nje shoqeri te lire dhe pa urrejtje ne mes te njerezve. Ai kurre nuk beri thirrje per hakmarrje dhe per urrejtje ndaj atyre qe i shkaterruan jeten dhe shpirtin por kerkoi meshire dhe falje per ta.
Vepra e Arbnorit do te jete ne te ardhmen nje simbol i vertete kombetar.
Ai ishte krejtesisht i kundert nga Mandela i Kosoves- Adem Demaci!
Ndersa Demaci ishte dhe mbetet nje komunist idealist, Arbnori ishte dhe do te mbetet nje figure e vertete atdhetare dhe e respektueshme nga te gjitha brezat.

I perjetshem qofte kujtimi i tij!

Gentiani
08-07-06, 23:15
I qoftė lehte dheu i vendit shqipėtarė dhe lavdi personalitetit tė Tij!

Ai ishte vėrtetė Mandela Shqipėtarė, njeri qė me tė gjitha vuajtjet dhe peshėn e tyre tė bartura nga njė regjim i paskrupullt, pati guxim, menēuri dhe drejtėsi tė vendoset nė anėn e vlerave tė mirėfillta pėr njė shoqėri tė lirė dhe demokratike shqipėtare.

Dilaver
09-07-06, 09:30
Vendim i Kėshillit tė Ministrave nė nderim tė kujtimit tė Arbnorit
Kėshilli i Ministrave shpalli ditėn e diel, 9 Korrik 2006, Ditė Zije Kombėtare. Pėr tė nderuar kujtimin e burrit tė shquar tė kombit, zotit Pjetėr Arbnori, kryeministri Berisha nėnshkroi dje vendimin e posaēėm, qė detyron institucionet shtetėrore dhe publike tė ulin flamurin kombėtar nė gjysėm shtize.

Pėr tė nderuar figurėn e tij, edhe qeveria e Kosovare ka lajmėruar se njė delegacion i lartė i Kosovės do tė marrė pjesė nė varrimin e ish-kryetarit tė Kuvendit tė Shqiperisė, Pjetėr Arbnori.


Ngrihet Komisioni pėr organizimin e ceremonisė sė varrimit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vendosi dje ngritjen e Komisionit pėr Organizimin e Ceremonisė zyrtare tė varrimit, tė ish-Kryetarit tė Kuvendit, personalitetit tė shquar tė shtetit, ikonės sė historisė sė re tė pluralizmit shqiptar, frymėzuesit tė qėndresės dhe mbrojtėsit mė tė paepur tė tė drejtave tė njeriut, zotit Pjetėr Arbnori.. Sipas njė njoftimi tė Zyrės sė Shtypit pranė Kuvendit, ky Komision do tė kryesohet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe do tė ketė nė pėrbėrje tė tij, Fatos Beja (anėtar) Ylli Bufi (anėtar), Bamir Topi (anėtar) Pandeli Majko (anėtar), Pal Dajēi (anėtar) dhe Astrit Bushati (anėtar). Komisioni do tė merret me tė gjitha organizimet e nevojshme tė ceremonisė zyrtare tė varrimit tė zotit Pjetėr Arbnori. Ish-kryeparlamentari Arbnori u nda nga jeta nė moshėn 71-vjeēare, nė njė spital tė Napolit (Itali) ku ishte shtruar pėr kurim.
Tė dielėn, nė datė 9 korrik 2006, ora 8.00 do tė pritet trupi i tė ndjerit, nė sheshin e trageteve nė Portin e Durrėsit si dhe do tė bėhet shoqėrimi i tij nė familje. Mė pas, nė selinė e seancave plenare, pritet tė zhvillohen homazhet e rastit.


Programi i ceremonisė mortore tė zotit Pjetėr ARBNORI
Data 09.07.2006 (E Dielė)

08:00 Pritja e trupit tė tė ndjerit nė sheshin e trageteve nė Durrės.
Marrin pjesė pjesėtarė tė familjes, Komisioni pėr Organizimin e Ceremonisė Zyrtare tė Varrimit tė ish-Kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, i ngritur me kėtė rast nėn drejtimin e Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me praninė e tė gjithė anėtarėve tė tjerė tė Komisionit, miq e tė afėrm.
11:00 - 13:00 Homazhet nė nderim tė zotit Pjetėr Arbnori do tė zhvillohen te salla e seancave plenare.
14:00- (vazhdim) Familjarėt presin vizita nė shtėpi, nė adresėn e mėposhtme:
Rr."Emin Duraku", pranė stadiumit "Dinamo".

Data 10.07.2006 (E Hėnė)

08:00 Trupi niset nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės.
11:00 Homazhe nė Prefekturėn e Shkodrės.
12:00 Meshė nė njė nga kishat e qytetit tė Shkodrės.

13:00 Varrimi nė varrezat e qytetit tė Shkodrės.

AXHA
30-07-06, 18:20
Gajret pej AXHE per kit burr tmeqem qi e pat shqipria,ishalla e ka familen edhe ju prihet e mara atyne qi i la mas veti.