PDA

View Full Version : Peshkut I Vije Era Nga Koka


beku
08-07-06, 14:33
PESHKUT I VIJE ERA NGA KOKA
Ti besosh pėrallave, do tė thotė se dinamikėn tėnde, karrshi gjasave reale e pėkufizon nė logjikėn e manive pėrrallore. Kėshtu po i ngjet politikės sonė, qė dinamikėn e vet e ka ngjeshur nė aluzione dhe jo nė gjasa reale politike.

Bekim REXHEPI

Nuk mund ta quajmė normale, pse kemi mbetur kaq inferior ndaj pavarsisė sė Kosovės. Kemi mbetur nė mėshirėn e bisedimeve me Serbinė, tė cilat pėr ēdo opinion politik, akoma nuk po pėrfaqsojnė qartė vendimi pėr Kosovėn. Serbia nė politikėn e saj te vjetėr e tė re, sa i pėrket Kosovės ka mbetur absulitisht e papėrmisushme. Serbia shtiret se nuk e kupton realitetin e krijuar mes dy vendeve (pas luftės sė fundit, ku shumė ēka ka ndryshur nė raportet Kosovė-Serbi), dhe deshiron qė tė shkoi deri nė fund, pėr tė parė rezultatin dhimbėshėm dhe jo pėr tė ndjerė rezultatin dhimbėshėm. Nuk kam aspak dyshim nė kėtė formulim, sepse Serbia e di mirė dhe askush tjetėr me mirė se ajo nuk e di, se ēfarė i shkaktuan luftrat ekspansioniste pėr teritore, me tė gjithė tė tjerėt, qė e pėrbėnin bashkallakun Jugosllavė.
E filloj me Kosovėn dhe me gjasat reale, do ta mbaroi mė tė, dhe mund tė themi me fat ishin te tjerėt sepse e kanė mbyllė mė herėt, e mbylli edhe Mali i Zi, i cili me Serbin, ishte bashkė pjesmarrėse nė luftra kundėr tė tjerėve, po edhe ndaj Kosovės.
Kosova qe shtatė vite te plota, nuk po arrin ta formuloj shtetėsin e vet realisht, me gjithse favoret politike e "ekzistojnė", ajo vazhdon tė rrumbullaksoi vendnumrimin politik, tė mbetet nė gjendjen e kėrmillit.
Paragjykimet politike, tė statusit politik tė Kosovės, kanė vėshtersuar, kanė degraduar mbi normalitetin e premisave, e vullnetit tė shprehur politik pėr pavarsi. Prepotenca administrative mbi Kosovėn, ka tepruar dhe ka marrė trajtat e vlersimit tė padeshirushme dhe qe jenė burim i krizave nė vazhdimėsi, se sa qė mund tė qoj nė rehabilitimin e vendit kah prespektiva e mirė.
Optimizmit shqiptar, po i vije era nė kokė. Me kaq absurditet lėngon zėri i politikės sonė, duke mos u shmangur nga gjendja e zakonshme, nga ky lloji pėrfiditeti kėrcnohet dhe masa tė humbė, tė tretė kot fare.

Gjasat dhe hamendėsimet

Ti besosh pėrallave, do tė thotė se; dinamikėn tėnde, karrshi gjasave reale, e pėkufizon nė logjikėn e manive pėrrallore. Kėshtu po i ngjet politikės sonė, qė dinamikėn e vet e ka ngjeshur nė aluzione dhe jo nė gjasa reale politike. Do tė ishte e pasaktė tė thuhej se nė kėtė diskurs tė dinamizmit tė ngjeshur nė aluzione dhe jo nė gjasa reale politike, janė tė gjithė pa pėrjashtim!. Pėrkundrazi,njė pjesė tė dinamizmit politik, veēanrisht po e mbanė Lėvizja pėr "Vetėvendosje", qė identifikohet si "lėvizja" e Albinit. Njė aktivisti qė e filloj me protestat studentore ndaj regjimit totalitar serb, mė pasė, nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm nė UĒK-ė, dhe tani, drejtuesi nė lėvizjen pėr "Vetėvendosje".
Gjasave reale politike pėr Kosovėn dhe, pėr vetėvendosje, qė e nėnkupton edhe pavarsinė, si njė kėrkesė mė e zhurmėshme e politikės sonė aktuale, duket se mė se miri u pėrgjigjet dinamika e lėvizjės apo Albini.
Sulmet dhe reagimet ndaj prepotencės sė administrimit nderkombėtar nė Kosovė, janė vetėm nga kjo lėvizje, e cila mė shumė se tė tjerėt, e ka hetuar hamendėsimet politike qė e paragjykonė zgjidhjen e drejtė pėr Kosovėn. Ngurrimit tonė pėr tu kyqur nė kėtė lėvizje, po i sherben optimizmi pėrrallor i korruptimit politik tė solidarve shqiptarė, pranė ati ndėrkombėtar qė Kosovėn e mban dhe e kanė shėndrruar nė "shtėpi tė Pleqėve",, ku nuk lėvizin, nuk mund tė shihen realisht gjėrat.

08.07.06

www.bekimbeu.de