PDA

View Full Version : Kush simbas mendimit tuaj llogaritet shqiptar i madh?

Pilati
09-07-06, 01:18
Nje shqiptar qe perfaqeson vendin tone ne nje festival muzikor nderkombetar dhe fiton cmimin e pare?

Nje shqiptar qe ne nje simpozium shkencor paraqet ndonje zbulim qe eshte ne te mire te gjithe njerezimit?

Nje shqiptar qe me veprat e veta arrin te marre nje cmim te larte nderkombetar siq eshte psh. Cmimi Nobel?

Nje shqiptar qe arrin rezultate te lakmueshme ne sport dhe qe eshte teper i njohur ne mbare boten?

Nuk eshte e thanun te bazoheni vetem ne keto opcione te parashtruara mund te paraqitni edhe raste tjera, por me nje fjale cilin do ta konsideronit te madh me mendjet tuaja?

Vin-Diesel
09-07-06, 17:36
Secili person se arrit diq ne jete, eshte i madh per vetveten ....por ne Bote te gjith personat jan mesatar me i madhi eshte ZOTI ....e njerzve ju ka fal Organet e njejta trupore....Fatkeqesisht ka edhe asi persona me te meta, nese aj arrit ashtu si invalid te bej diq ateher edhe aj duhet te Konsiderohet si i madh ne ate aspektin e dituris apo punes ..
Nuk e di ti ne qfar kuptimi e ke permend "i Madh" ne kete temen tende ...ne shume kuptime i madh nese i ndihmon dikujt ...qka arrit ne jeten tende je i madh per vetveten !

jadore
09-07-06, 18:59
... Shqiptare i madhe , quaj qdo person qe me nivelin e tij dij te perfaqesoj dhe interpretoj ne menyre te denje , vleren, kulturen ,dhe traditen tone, karshi qdo personi te nje kulture tjeter, apo perpara gjithe "botes"
(....eshte Nder kur degjone ,te arriturat e njerzeve tane kudo qe gjinden , mirpo mendoj qe ajo eshte me shume merite personale e tyre ne jete apo karriere .....)

Pilati
10-07-06, 02:58

Si ore nuk din ne cfare kuptimi dhe mundohesh te japesh pergjigje?
Pastaj une nuk kam kerkuar te tregohet ne ket teme se sa i Madh eshte Zoti?

Kerkoj qe ne ket teme te shtjellohet krenaria e jon shqiptare si dhe vleresimi qe ju japim anetareve te popullit tone te cilet me te arriturrat e veta jo vetem qe na perfaqesojne ne si popull por jane edhe mburrja dhe krenaria jone.
Ke ti ndonje individ me te cilin krenohesh dhe te duket se e meriton te jet i Madh ne syte e tu?
Apo ndoshta te duket vetja me i madh se te gjithe?

Pilati
10-07-06, 03:00
... Shqiptare i madhe , quaj qdo person qe me nivelin e tij dij te perfaqesoj dhe interpretoj ne menyre te denje , vleren, kulturen ,dhe traditen tone, karshi qdo personi te nje kulture tjeter, apo perpara gjithe "botes"
(....eshte Nder kur degjone ,te arriturat e njerzeve tane kudo qe gjinden , mirpo mendoj qe ajo eshte me shume merite personale e tyre ne jete apo karriere .....)

Te falemnderit per kutpimin e drejte qe i paske ber temes.

seriozja_19
10-07-06, 19:04
Jo shqiptar i madhe, por SHQIPTARE e madhe, qe ka hyre ne zemren e tere botes me ngrohtesine dhe mikpritjen e saj eshte (apo me mire ka qen) NENE TEREZA.
Kjo SHKUPJANE (:wink: ) do te mbetet gjithe legjend sepse biografine mjafte te dhimbshme e kish pasur, mirepo ka arritur famshmeri te pakufizuar...

Keq qe nuk eshte me ne mesin tone :frown:

LOJETARI
10-07-06, 20:39
Te lindesh shqiptar gjasat nuk jane edhe aq te medhaja sikur te lindesh kinez apo i ndonje perkatesie tjeter nacionale ku vete numri i popullesise rrit perqindjen e mundesise qe i porsalinduri ti takoj ketij apo atij nacioni .Por te arrishe te behesh shqiptar i madh ajo mvaret pikesepari nga kombi yne se cka nenkupton ai (KOMBI ) dhe si e vlereson ai kontributin e individit .Nje peshe te veqant ketu luan edhe qendrueshmeria e vepres qe eshte kryer, neper periudha te ndryshme siq eshte vepra e Skenderbeut psh .ka gjashteqindvite qe arrine te mbetet e paluhatshme .Mirpo sot ku mundesia e kritikes eshte shumehere me e madhe se sa ate kohe kur ai ka jetuar mendoj se kombi yne nuk shpendan aq lehte tituj qe do ta karakterizonin dikend si TE MADH .Kjo me teper do ti mbetet historise ( edhe ate nese historia arrine te zhveshet ndonjehere nga animi i interesave te partive politke ).

Guri i madh
10-07-06, 22:29
si pas mendimit tim shqiptar/e te madh/e po qka kam ndegjue edhe ne gjermani GJERGJ KASTRIOTI (SKENDERBEU)tek gjermanet llogaritet si luftar qe ka luftue kunder turqve dhe ka pengue islamizimin e evropes nga ana e turqve .
vjen ALEKSANDER MOJSIU ne fushen e artit me sa me kujtohet .

edhe NANE TEREZA si humaniste kemi edhe shum te tjer qka popujt qe ne kufizohemi me ta nuk i kan

Vin-Diesel
11-07-06, 06:31
Si ore nuk din ne cfare kuptimi dhe mundohesh te japesh pergjigje?
Pastaj une nuk kam kerkuar te tregohet ne ket teme se sa i Madh eshte Zoti?

Kerkoj qe ne ket teme te shtjellohet krenaria e jon shqiptare si dhe vleresimi qe ju japim anetareve te popullit tone te cilet me te arriturrat e veta jo vetem qe na perfaqesojne ne si popull por jane edhe mburrja dhe krenaria jone.
Ke ti ndonje individ me te cilin krenohesh dhe te duket se e meriton te jet i Madh ne syte e tu?
Apo ndoshta te duket vetja me i madh se te gjithe?

Nuk shoh nje person te madhe, qe nuk e keqperdor nje gje per tu bere i madh ! Per mua si njeri i madh eshte vete nje person do te thot ...Ish Presidenti i Kosoves ...Dr.Ibrahim Rugova ....aj ka arrit diq qe edhe 2000vjet sdo te dal dikush ta zevendesoj!

Guri i madh
12-07-06, 00:17
Nuk shoh nje person te madhe, qe nuk e keqperdor nje gje per tu bere i madh ! Per mua si njeri i madh eshte vete nje person do te thot ...Ish Presidenti i Kosoves ...Dr.Ibrahim Rugova ....aj ka arrit diq qe edhe 2000vjet sdo te dal dikush ta zevendesoj!

me vend une kam shkruar per te kalumen nese dikund te pakten ne evrop i permend kta tre kolos D.M.TH tek njerzit fshataret qe merren me bujqesi i njohin kta kolos kurse per te ndjerin president DR. RUGOVEN e njohin klasa politike si njeri i madh ose si politikani ma i njohur i fund shekullit 20 dhe fillim shekulli i 21

lule_2005
13-07-06, 09:53
O nanat toni lindin shqiptar te medhej, koha kete e ka deshmuar, por per fat te keqe kogja kohe e gjat ka kalu e nje i till ende nuk eshte maru.
Ani tani qysh na eshte perzi lamshi me keta te hujte kan me dal ghysa te medhej (te gemte).
Po me frigon fakti se do te mbetemi vetem me ata qe i kemi e i njeh historija, e nuk e di valle a do te lind tjeter me.

Vin-Diesel
14-07-06, 18:30

Ihaaaa, sa njeri ka mu bo i madh ...me heret ka rrejt nje person kur i ka bo 20vjet ateher u msu me rrejt ...e tash si po i bon 10 vjet po din me rrejt Perfect...edhe femija dmth ...edhe nje koh te gjith kan mu bo te medhenje

gjimnazistja
15-07-06, 19:25
te jesh shqiptar nuk do te thot vetem emrer ose vetem se i perket atij kombi por qe te jesh nje shqpiptar i madh duhet qe kombin tend ta perfaqsosh me nje dinitet shum te veqant si dhe te jesh patriot ku duhet te jesh krenar qe je shqiptar dhe te te veloj gjaku qe mban ate emer rrall sot gjinden shqipatare te medhenj perveq atyre qe kan kaluar e kan shkuar e sot permendet emri i tyre edhe pse ato kan vdek ato me emer kur sdo vdesin.te jesh shqiptar i madh ka edhe domethenie te tjera prandaj ne duhet te jemi shum krenar qe mbajm kete emer..........:smile:

Agroni22
05-08-06, 22:33
valla me te than te drejten ERMAL KUQO ESHTE I MADHE KOGJA MA SHUME SE 2 METRA HEEHEHEHE:smile:

lule_2005
06-08-06, 08:16
Ihaaaa, sa njeri ka mu bo i madh ...me heret ka rrejt nje person kur i ka bo 20vjet ateher u msu me rrejt ...e tash si po i bon 10 vjet po din me rrejt Perfect...edhe femija dmth ...edhe nje koh te gjith kan mu bo te medhenje

Po, pajtohem plotesidhe me ty. Shumica per fat te keqe po i shohin gjerat dhe te tjeret prej larte, duke mendu se jane te medheje. Po, ky sindrom shkateruas po paraqitet tek shumica dhe shume heret. Nje veper e vogel e tyre, para syve po ju behet gjigante. Nuk po e dine se te tjerte qe qendrojen jashte tyre dhe te shiqojne prej kendite vlersojne me se miri. Pra gjerat e shiquara dhe vleresuara prej kendit jane te saktat. Ani qesht me e keqja per rreth po degjihen fjale te tipit: "po ma ka meni (inat) dhe nuk po ma pranon askush, se perndryshe kush jame une seeee.
Te ja leme kohes pra te vlereson dhe gjykon.
Tung e kalovshi mire.

4peace
06-08-06, 09:53
*

Shqiptaret me te medhenj?

Sipas meje, jane basketbollistat (shaka).

(seriozisht)
Jane ata qe e pervjeline menget, punojne me zell, para se gjithash me dashuri...duke mos menduar dot "sa do te rriten"?

Te tjeret s'vyejne gje, le te (vet)zmadhohen sa te done - kot e kane!

*

Dea_A
02-10-06, 17:45
Shqipetar te medhenj jane vetem ata qe vdesin ,tek ne !:confused:

lazdrani
04-10-06, 23:51
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
F.S.Noli
Asdreni
Naim Frasheri
Cajupi
Nena Tereze
Azemi e Shota
ISA Boletini
Familja Jashari
Fehmi Agani
Dr.Ibrahim Rugova

ebu_idris
05-10-06, 01:35
selam ajlekum
shqipetare ma te Medhej ka Pas Drenica Heroike , ne qofte se ashte per trima Luftar , me Dekada emerat nuk ashte e nevojshme shum me permend se duhet me i dite se celli Shqipetar ,me qen se jam i Kerqoves veq edhe historija i permend edhe tash ,edhe ka me lind ne qdo 20 vjetesh Hero e atdhetar ne drenic ,
ju pershendes