PDA

View Full Version : Fundi i turizmit patriotik


Dilaver
13-07-06, 22:56
Fundi i turizmit patriotik

Ata pushues kosovarė qė munguan kėtė sezon, kanė bėrė zgjedhjen e duhur, ndėrsa ata tė vonuar qė ende nuk e kanė vendosur se ku do tė shkojnė, bėjnė mirė ta harrojnė njėherė e pėrgjithmonė tundimin e turizmit patriotik.


Biznesi shqiptar i turizmit po korr kėtė sezon atė qė mbolli pėrgjatė tre viteve mė parė. Numri i turistėve nga Kosova ka rėnė ndjeshėm krahasuar me sezonet e tjera. Por, ndėrsa debati pėr shifrat pritet tė qartėsohet nė pėrfundim tė stinės sė nxehtė, perceptimi i fluksit turistik ėshtė mėse evident. Makinat me targa tė Kosovės qė nė tė njėjtėn periudhė tė dy-tre viteve mė parė bllokonin trafikun nė rrugėn e plazhit nė Durrės, apo i hasje shpesh pėrgjatė rivierės sė jugut, kėtė vit numėrohen me gishta. Pjesa dėrrmuese e hoteleve nė plazhin e Shėngjinit apo tė Durrėsit, mė tė frekuentuarit nga pushuesit kosovarė, janė thuajse bosh, ndėrsa restorantet nuk kanė mė punė. Tregtarėt ambulantė ankohen nga rėnia e fitimeve dhe nuk parashikojnė ndonjė boom gjatė periudhės sė gushtit.
Por, ēfarė ka ndodhur qė pushuesit nga Kosova e braktisėn kėtė vit bregdetin shqiptar? Pse u ftoh kaq ndjeshėm entuziazmi i dikurshėm qė e shihte turizmin nga veriu si njė mundėsi tė madhe pėr lulėzimin e ekonomisė shqiptare? Ku shkuan idetė pėr turizmin patriotik dhe parashikimet pėr rritjen e tė ardhurave nga ky sektor? Ka shumė arsye qė mund ta shpjegojnė fenomenin e krizės aktuale. Arsye qė shkojnė nga moti i paqėndrueshėm e deri te paaftėsia e strukturave shtetėrore tė turizmit. Ata qė kanė investuar nė turizėm dhe tashmė pėrballen me dhomat e boshatisura dhe ēadrat qė bėjnė hije mbi rėrė, duan ta shpjegojnė kėtė rėnie vetėm me pėrgjegjėsinė e shtetit. Ėshtė e vėrtetė qė infrastruktura ėshtė e rrėnuar dhe udhėtimi nga Kosova nė Durrės mbetet njė strėmundim. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu se kushtet e bregdetit shqiptar janė tė mjerueshme dhe t'u mbijetosh atyre ėshtė njė aventurė e vėrtetė: hapėsira e ngushtė, deti i pistė, rėra e mbuluar nga plehrat, ndotja akustike, mungesa e ujit tė pijshėm, ndėrprerja e energjisė, janė shumė pėr t'u suportuar nga njė familje qė ka ardhur pėr tė pushuar. Po kėshtu, alternativat e turizmit nė Shqipėri mbeten tė kufizuara: mungojnė paketat turistike qė ofrojnė udhėtime, divertimente, atraksione kulturore, mungojnė risortet e organizuara, aq tė nevojshme pėr familjarėt, nuk ka aktivitete argėtuese mbrėmjeve e plot mungesa tė ngjashme. Tė gjitha kushtet e mėsipėrme dhe alternativat e larmishme janė mundėsi qė i ofrojnė me shumicė dhe me cilėsi tė lartė vendet e tjera qė konkurrojnė fort nė fushėn e turizmit dhe mungesa e tyre nuk ėshtė pak pėr tė larguar fluksin e pushuesve.
Por, megjithė kėto mundėsi tė kufizuara dhe kushte tė vėshtira, pushuesit nga Kosova, tė paktėn pėr tre vite me radhė, nuk munguan, madje, kurba e tyre erdhi nė rritje.
Tė shumtė qenė ata qė kėtė fluks tė madh tė atyre viteve e shpjeguan me tė ashtuquajturin turizėm patriotik, me dėshirėn e kosovarėve pėr tė parė dhe pėr tė shijuar bukuritė natyrore tė vendit amė, qė ua kishin ndaluar pėr dekada me radhė apo pėr tė njohur nga afėr sivėllezėrit e tyre, me tė cilėt ishin ndarė padrejtėsisht njė shekull mė parė. Por, kur flitet pėr ekonomi, patriotizmi ėshtė njė argument qė nuk mban dot gjatė. Malli, gjuha apo gjaku i pėrbashkėt mjaftuan ndoshta pėr tė pėrballuar rrugėn plot andralla, kushtet e rėnda dhe varfėrinė turistike, por jo deri aty sa tė sfidonin mundėsitė financiare dhe spekulimin e "biznesmenėve" shqiptarė tė turizmit. Pikėrisht tregu i turizmit shqiptar ėshtė arsyeja kryesore pse kėtė vit mungojnė pushuesit nga Kosova, tė cilėn operatorėt privatė ose nuk e kuptojnė vėrtet pėr shkak tė injorancės sė tyre, ose nuk duan ta pranojnė.
Pėr disa sezone rresht, pushuesve kosovarė iu ofruan ēmime tė frikshme, spekulative dhe shpeshherė njė trajtim racist. Naiviteti i tyre patriotic pėrgjithėsisht u shfrytėzua pėr t'i rrjepur deri nė qindarkėn e fundit dhe ata u panė mė shumė si viktima sesa si njė burim tė ardhurash qė duhej trajtuar me kujdes pėr tė dhėnė vazhdimisht fryte. Ky "kapitalizėm" dritėshkurtėr po i jep tani pasojat e para, qė sa vjen e do tė rėndohen. Sepse, ėshtė pak si shumė qė nė emėr tė turizmit patriotik tė paguash disa herė mė shtrenjtė, financiarisht dhe moralisht, dy javė pushime nė kushte mbijetese. Sepse, vetėm emri i Shqipėrisė ėshtė shumė pak pėr tė refuzuar paqen, bukuritė dhe trajtimin e shkėlqyer qė gjen nė Malin e Zi, Kroaci apo Turqi, me ēmime shumė mė tė mira nga ato tė spekulantėve kėtu. Prandaj dhe ata pushues kosovarė qė munguan kėtė sezon, kanė bėrė zgjedhjen e duhur, ndėrsa ata tė vonuar qė ende nuk e kanė vendosur se ku do tė shkojnė, bėjnė mirė ta harrojnė njėherė e pėrgjithmonė tundimin e turizmit patriotik.

(autori ėshtė drejtor
i informacionit nė TV Klan)
Armand Shkullaku

Gentiani
17-07-06, 22:03
Qafė Thanė, bllokohen tre mijė kosovarė

Rreth 400 automjete dhe shtatė autobusa tė vendosur nė njė radhė prej 2 kilometra

Bardhyl Berberi

Komandanti i doganės shqiptare: Faji ėshtė i policisė maqedonase. Po punojnė vetėm me njė sportel, thonė se kanė defekt nė kompjuterat e sporteleve tė tjera

Zv.komandanti i palės maqedonase: Kėto mundėsi kemi. Do tė punojmė me kėtė regjim pune vetėm me njė sportel. Le tė presin tė gjithė radhėn

Qafė Thanė- Dogana e Qafė Thanės ėshtė pushtuar mbrėmjen e djeshme nga njė radhė prej dy kilometrash me shqiptarė tė Kosovės dhe tė Maqedonisė qė po prisnin tė kalonin nga Shqipėria nė Maqedoni. Sipas tė dhėnave tė zyrtarėve tė doganės shqiptare, rreth 400 automjete dhe 6 autobusė janė bllokuar nė radhėn qė kalon 2 kilometra gjatėsi. Shumica e personave tė bllokuar nė doganė janė shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt kanė qenė me pushime nė Shqipėri, ose kanė pėrdorur vendin tonė si tranzit pėr tė kaluar nė Maqedoni dhe mė pas nė Kosovė. Policia doganore e pjesės shqiptare thotė se po punon me intensitet tė lartė me katėr sportele dhe gjithēka rrjedh normalisht, por problemi qėndron nga pala maqedonase. Komandanti i policisė i pikės doganore nė doganėn shqiptare, Qetėsor Agolli, thotė se fajin e ka dogana maqedonase, e cila po punon vetėm me njė sportel, kėshtu qė ky fluks ėshtė i papėrballueshėm. “Ata i kanė mundėsitė qė tė punojnė me katėr sportele, por thonė se kanė defekt kompjuterėt”,- thotė Agolli. Zv.komandanti i doganės maqedonase, Manir Bajrami, thotė se ky ėshtė ritmi i tyre i punės dhe kėshtu do tė vazhdojnė tė punojnė. “Ne kėto mundėsi kemi, ky ėshtė ritmi ynė i punės. Me kėtė regjim pune do tė vazhdojmė, vetėm me njė sportel le tė presin deri sa t’iu vijė radha”.
Komandanti i doganės shqiptare, Qetėsor Agolli, thotė pėr gazetėn “Shekulli “se kjo ditė ka qenė shumė e ngarkuar. “Vetėm gjatė mesnatės dhe gjatė ditės sė sotme (dje) kanė kaluar nga Maqedonia pėr nė Shqipėri pėr pushime mbi 6000 vetė, kryesisht kosovarė dhe shqiptarė tė Maqedonisė. Ndėrkohė qė sot (dje) nė orėt e drekės dhe nė vazhdim po hyjnė nga Shqipėria pėr nė Maqedoni mbi 3000 vetė njė pjesė qė kthehen nga pushimet, por ka dhe njė numėr tė konsiderueshėm qė janė shqiptarė nga Kosova qė kanė mbėrritur me traget nė Durrės dhe kalojnė transit nga Shqipėria nė Maqedoni dhe mė pas nė Kosovė”,- thotė komandanti i doganės shqiptare. Asnjė nga ata qė presin nuk e di se sa do tė rrijė nė radhėn e pafund. Ankohen dhe kėrkojnė qė tė shpejtohet puna, por askush nuk dėgjon. Pasi pėrballuan gjithė vapėn e drekės prej disa orėsh, u ėshtė nevojitur tė pėrballen edhe me natėn dhe s`dihet se kur do tė shpėtojnė nga ky makth pritjeje. Megjithė negociatat e policisė shqiptare qė shtetasit maqedonas tė kalojnė pa u regjistruar, pala maqedonase nuk pranon. Durimi iu ka humbur tė gjithėve dhe fillojnė t’iu bien borive tė makinave si protestė pėr tė shpejtuar punėn nga pala maqedonase, por asnjėri nuk do t’ia dijė. Fėmijė tė vegjėl qė qajnė, prindėr qė rendin nėpėr lokalet e doganės pėr njė shishe ujė tė ftohtė, bori qė acarojnė nervat e njėri-tjetrit, kėto ishin pjesė tė panoramės nė Qafė-Thanėn e djeshme.


Qafė Thanė –Kur muzgu ka filluar tė bjerė nė Qafė Thanė, rreth 400 vetura dhe 7 autobuzė qėndronin nė njė radhė tė gjatė prej 2 km gjatėsi, 1 km para se tė shkosh nė doganėn e Qafė Thanės dhe 1 km tjetėr pasi ke kaluar doganėn shqiptare deri tek dogana maqedonase. Njerėz tė lodhur dhe tepėr tė mėrzitur, fėmijė qė qajnė presin nė radhė. Kryesisht janė shqiptarė nga Kosova qė kanė qenė me pushime nė Durrės dhe nė Vlorė dhe tani kthehen pėr nė familjet e tyre. Adem Bulliqi nga Kosova ėshtė nė fillim dhe ka pėrpara njė radhė prej 2 km me vetura. Ai sė bashku me familjen ka mbi tre orė qė pret nė radhė. Dy vajzat e tij, Jehona dhe Eldona e kanė humbur durimin nėn diellin pėrvėlues. Ato shprehen tė mėrzitura. “Na i nxorėn kėto pushime pėr hundėsh”. Fare pranė tij ndodhet Myslim Morina nga Kosova por qė prej shumė vitesh jeton nė Gjermani sė bashku me familjen. “Sapo mbėrritėm me traget nė Durrės, ende pa shkuar tek tė afėrmit nė Kosovė, qėndruam dy javė nė Durrės me pushime. Thamė t’i bėjmė pushimet tek vėllezėrit tanė mos shkojnė ato pare nė shtet tjetėr. Ju e dini se ne kosovarėt e kemi edhe njė turizėm patriotik. Nuk po futemi tek ēmimet e kripura, por tek kjo torturė qė po heqim sot. Kanė kaluar tre orė dhe ne nuk kemi shkuar nė gjysmė tė radhės”,- thotė ai. Nė radhė pėrveē kosovarėve qė janė pjesa dėrrmuese janė edhe shumė shtetas maqedonas qė kanė qenė me pushime nė bregdetin shqiptar .

Gentiani
17-07-06, 22:24
turizmin e hamamit, ka 15 minuta qė e shkruajta tekstin dhe mė humbi, para se tė postoj :redface: :redface:

musl|m
17-07-06, 23:34
Ajo qe eshte thene nga Armand Shkullaku eshte mese e vertete, kam qen vjen per pushime verore ne Shqiperi, dhe qellimi ka qen ai qe harxhimet te cilat kisha planifikuar ti beja ti ēoj ne vend te duhur dhe mos te shkojne huq, ose si thot populli nje udh e dy pune, por u ktheva i deshpruar pikerisht per shkaqet te cilat i ka cekur edhe Analisti dhe mos ti perseris se do te dukem banal, aq u revoltova sa thash me vehte nuk do te shkoj me kurre, te pakten per Durres e kisha fjalen, se ne Jug nuk kam qen, kam ndegjuar se esht me mire ne disa aspekte.

Megjithate shpresoj dhe besoj se po behen reforma dhe shum gjera do te ndryshojne, dhe per pak vite Shqiperia do te arrij nivelin e konkurenteve te saj perreth.

Guri i madh
31-07-06, 21:16
sot rastsisht e takova nji koleg qe moti se kam pa me tregoj se kishte qen ne pushim nji javor ne turqi me avio kompani gjermane per nji jav duke llogaritur edhe mengjesin ne hotel edhe fluturimin 190 euro do te thot shum lir dhe pushon ashtu si duhet .