PDA

View Full Version : Steriliteti-Shterpėsia bashkėshortore


Naki
20-07-06, 20:21
Steriliteti - Shterpėsia bashkėshorėtore

Me shprehjen sterilitet , te ne ėshtė bėrė dukuri tė nėnkuptojmė jo pjellshmėrinė-shterpėsinė, por nė terminologjinė anglosaksone me sterilitet nėnkuptohet gjendje definitive me pamundėsi mbarėsimi.

Me shprehjen infertilitet , te ne nėnkuptohet gjendja e femrės, e cila nuk ka mundėsi tė lind fėmijė tė gjallė dhe tė aftė pėr jetė, ndėrsa nė terminologjinė anglosaksone me shprehjen infertilitet nėnkuptohet ajo qė ne e nėnkuptojmė me sterilitet.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSh) pamundėsinė e tė ngelurit shtatzėnė, pa dėshirėn e pacientes, e ka definuar si sėmundje. Nė gjuhėn tonė, deri mė tani, nuk ka ndonjė termin adekuat pėr sterilitet, por ėshtė pėrdorė dhe ende vazhdon tė pėrdorėt shprehja sterilitet edhe pse nuk ka bazė nė gjuhėn shqipe. Pėrdoren terminėt - shprehjet edhe shterpėsi ose jo pjellshmėri. Me sterilitet - shterpėsi primar - parėsor , nėnkuptojmė gjendjen e femrės, e cila nuk ngel shtatzėnė brenda njė viti edhe pėrkundėr dėshirės, ndėrsa me sterilitet - shterpėsi sekondar - dytėsor nėnkuptojmė gjendjen e femrės, e cila nuk mund tė ngel shtatzėnė pasi mė herėt ka pasur sė paku njė shtatzėni.

http://www.ginekos.com/images/couple.jpg

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSh - WHO), afėr 15% e qifteve bashkėshortor tė cilėt dėshirojnė shtatzėni, sė paku njė vit i nėnshtrohen pritjes. Nė Shqipėri, Gliozheni gjen se infertiliteti midis rretheve tė Shqipėrisė luhatet nga 4.3% (Gjirokastėr) deri nė 9.0% (Kukės). Pjesėmarrja e shkakut-arsyes sė sterilitetit bashkėshortor, sipas hulumtimeve multicentrike, flet se nė 40 - 45% tė rasteve ėshtė te mashkulli, ndėrsa nė: 40 - 55% tė rasteve te femra. Nė 5 - 10% tė rasteve nuk dihet se ku qėndron shkaku dhe nė 25 - 30% tė qifteve bashkėshortore, shkaku qėndron te tė dy bashkėshortet. Studime tė tjera flasin ndryshe ashtu qė nė rreth 30 – 40% tė rasteve tė sterilitetit – shterpėsisė bashkėshortore, shkaku ėshtė nė anėn e femrės, si dhe po aq edhe nga ana e mashkullit. Nė rreth 15 – 20% tė rasteve shkaku ėshtė te tė dy partnerėt ose bėhet fjalė pėr shkaqe tė panjohura ose shkaqe qė nuk mund tė gjinden.

Sipas shumė autorėve, etiologjinė e sterilitetit brenda qifteve bashkėshortorė, ėshtė praktike ta ndajmė nė:

pamjaftueshmėrinė e prodhimit ose transportit tė spermės te mashkulli nė rreth (40 – 45%)
pamjaftueshmėrinė e prodhimit tė qelizave-vezė te femrat (anovulacioni) nė rreth 25 – 30%)
pengesat nė takimin e gameteve, mbarėsimin, transportin si dhe implantimin e qelizės - vezė tė fekonduar-zigotit nė rreth (25 - 30%)
shkaqet e panjohura nė rreth (5 - 10%) Pra, aftėsia reproduktive e njeriut nuk ėshtė aq e pėrkryer, krahasuar me speciet e tjera tė njohura. Besueshmėria e fekondimit nė njė cikėl normal menstrual sillet nė rreth 33%, nėse marrėdhėniet seksuale ndodhin ēdo 2 ditė, dhe rreth 15%, nėse marrėdhėniet seksuale ndodhin njė herė njė javė. Fekondimi ndodhė vetėm nė periudhėn e ovulacionit, dhe brenda njė cikli normal menstrual mesatarisht vetėm 6 ditė janė tė frytshme. Qeliza vezė mund tė fekondohet - mbarėsohet gjithsejtė brenda 24 orėve pas ovulacionit, edhe pse spermatozoidet mund tė hasėn nė organet reproduktive tė femrės edhe deri nė 5 ditė, dhe kėshtu edhe mund ta fekondojnė - mbarėsojnė qelizėn vezė. Nėse pėrcillet fati i 100 qelizave vezė tė femrės nė kushte ideale, (krejtėsisht i shendosh mashkulli dhe krejtėsisht e shėndosh femra), rezultati i fekondimit ėshtė: 15% e qelizave vezė fare nuk do tė fekondohen, 15% tė qelizave vezė pas fekondimit nuk implantohen nė shtresėn e brendshme tė mitrės – endometėr. Nga 70% e qelizave tė fekonduara, dhe me embrion tė implantuar nė shtresėn e brendshme tė mitrės – endometėr, nė 40% prej tyre do tė vjen deri te dėshtimi kimik ose dėshtimi klinik, dhe nga 100 qeliza vezė pritet tė lindin vetėm 30 fėmijė. Nėse kėsaj tė dhėne i shtohen edhe ndikimi i shumė faktorėve tė tjerė tė cilėt luajnė rrol nė shėndetin riprodhues, siē janė shtimi i sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme, shtimi i numrit tė operacioneve gjinekologjike, numėr i madh i ndėrprerjeve me qėllim tė shtatzėnive (aborteve artificiale - me dėshirė), shtimi i endometriozės, si dhe dėshira pėr tė ngel shtatzėnė dhe lindje nė mosha tė vona, nuk ėshtė pėr befasi se nė botė – nė shumicėn e vendeve tė perendimit rreth 15% tė qifteve bashkėshortor mjekojnė sterilitetin.
Steriliteti te mashkulli : Shkaqet e sterilitetit te mashkulli janė : infeksionet ose ērregullimet e lindura qė qojnė nė zvogėlimin ose mungesėn e spermatozoideve nė ejakulat, lėvizshmėri tė pa mjaftuar tė spermatozoideve, ose pa kalueshmėri e rrugėve tė spermės. Derisa steriliteti te meshkujt para rreth 20 vjetėve ka qene nė rreth 20% tė rasteve, sot kjo ėshtė ngritur nė rreth 40% tė rasteve. Tė dhėnat mė tė reja shkencore flasin se numri i spermatozoideve te meshkujt ėshtė nė rėnie ashtu edhe lėvizshmėria dhe format morfologjike normale tė tyre. Shkaku i saktė i rėnies drastike tė fertilitetit te meshkujt nė popullatėn e pėrgjithshme nuk dihet nė tėrėsi. Shkaqet mė tė shpeshtė janė faktorėt e dėmshėm tė rrethit, ndikimi i mėnyrės sė jetės si dhe veprimi i kushteve tė punės.
Steriliteti te femrat : Shkaqet e sterilitetit te femrat shfaqėn pas sėmundjeve, infeksioneve, problemeve me tajitje tė hormoneve ose keqformimeve tė lindura qė shoqėrohen me mungesė tė ovulacionit, pa pėrgatitje e mitrės pėr tu implantuar embrioni, ose mbyllje e tubave uterine. Kulmi i fertilitetit – pjellshmėrisė sė femrės ėshtė nga mosha 20 deri nė 30 vjet. Nė kėtė kohė, pėrqindje mė e madhe e cikleve menstruale ėshtė e shoqėruar me ovulacion, qelizat vezė janė tė shėndosha, si dhe mundėsi mė e vogėl qė gjatė shtatzėnisė tė shfaqen aberacione kromozomale, dėshtime spontane, si dhe komplikime tė tjera. Edhe pse pėrqindja e infertilitetit – shterpėsisė nga mosha 35 – 39 vjeēe ėshtė rreth 20%, rėnie e ndjeshme fillon pas moshės 40 vjeēare.
Shkaqet e tjera tė sterilitetit – shterpėsisė bashkėshortore : kėtu duhet numėruar shkaqet psikike, imunologjike, gjendja e pėrgjithshme shėndetėsore jo e mirė e mashkullit ose femrės, si dhe shkaqe tė panjohura. Nė rreth 10% tė qifteve bashkėshortore, edhe pėrkundėr tė gjitha metodave bashkėkohore tė diagnostikimit, nuk mund tė gjinden shkaqet e sterilitetit. Ky lloj steriliteti qė nuk mund ti njihet shkaku, quhet steriliteti idipatik.
Literatura:

1. Kleinstein J. Neue Konzepte der Sterilitätsbehandlung in der täglichen Praxis. Klinik für Reproduktionsmedizin und gynäkologische Endokrinologie, Otto von Guericke Universität Magdeburg

2. Runnebaum B. Rabe T. Gynäkologische Fortpflanzungsmedizin. Springer Verlag Berlin Heidelberg New York .

3. Ludwig M, Diedrich K. Moderne Aspekte der Reproduktionsmedizin. Gynäkologe 2002