PDA

View Full Version : Poezi me krah lakuriqe nate!


Era1
22-07-06, 16:32
Kam njė dinozaur brenda meje,
nuk e di nė kė moment tė jetės sime tė shkurtėr
arriti brenda meje tė futet,
ndoshta kur isha e vogėl,
o ndoshta kur flija,
o ndoshta nė ndonjė moment,
kur ndjen se jeta tė kėputet.
Kockat e mia mė duken tė mėdha
(sigurisht janė tė tijat),
kurbat, krahėt, muskujt i kam si tepėr
(edhe kėto tė tijat duhet tė jenė),
kam njė dinozaur brenda meje sigurisht,
mė pėlqen njė dinozaur mė shumė se njė hienė.
Ēfarė tipi tė jetė ?
T-Rex ?
E kam ngrėnė tė gjallė,
apo ndoshta si fosil e kam kapėrdirė?
Nėse ai nuk ankohet,
atėherė e paskam pėrtypur mirė!
Ėshtė mashkull a ndoshta femėr?
Ah harrova : qė tė flas pėr tė ,
mė parė mė duhet ta pagėzoj
me njė emėr.



Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
22-07-06, 16:36
Ti!
Kėngė oqeani,
vjen pėrmes ēelėsit tėnd tė preferuar,
qė nuk tė kthen nė bravė tė kyēur,
injoron fjalėt dhe shkrimet e emrit nė portė.
Ti!
Engjėll i plagosur,
qė nuk tė mbulojnė mendimet,
dhe pse krijuesi yt “avokat”,
nė njė qelizė tė ka vendosur,
ti nuk shtrydhesh ,as shtrėngosh,
nuk asfiksohesh.
Ti!
Pemė kristali,
rrėnjėzohu nė njė kopsht,
ku hapat janė tė lehtė,
ku pėr ty kujdeset dora e kopshtarit,
dhe tė bėnė tė braktisesh hapėsirėn tėnde,
shije artificiale.
Ti!
Hije e shqisės sė tetė,
ke shumė pėr tė dhėnė,
krijon mėngjeset kavalierė,
bėn tė mė zgjojė njė klithmė memece,
dhe kurrė nuk e harron lojėn,
qė shpesh luajmė bashkė.

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
22-07-06, 17:41
Nganjėherė dua tė shkruaj njė poezi,
gri,
me krah tė njė lakuriqi nate,
dhe me gjemba nėpėr shpatulla,
njė poemė vertikale,
tokėsore,
vetmitare,
me rrėnjė,
dhe me madhėsinė e njė gurķ,
njė poemė pa formula,
pa sekrete tė trembura,
qė tė mendoj,
qė tė shkruaj vetveten,
e gatshme tė hidhet nga ura,
ose tė rrėzohet nga njė avion.
Por shumė herė poezia mė del e prerė,
dridhet,
ikėn, vjen,
nuk ėshtė konstante,
e sėmurė,
maniake,
depresive,
dhe unė ēdo natė tendos vargjet,
shtrihem nė shpirtin tim,
e gatshme qė tė nis njė poezi pa moshė,
pa frikė,
njė poemė pa kocka dhe gjak,
memece dhe transparente,
sepse poezitė nuk flasin,
ato preferojnė tė thonė gjėrat nė heshtje.

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
22-07-06, 18:50
Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
mes buzėve tė thara do takonte:

njė dhomė ta pamobiluar,
njė dyshek tė vetmuar,
dhe njė dyshek tjetėr nė dysheme,
(njė kuti shpresash tė mbushur),
njė mal me enė pėr tu larė,
trupin tim mes djersės qė provokojnė duart e tua,
njė portė tė mbyllur,
qė fsheh njė djall tė vogėl,
qė herė pas here arratiset,
njė ylber qė thyhet e ngjitet,
disa filma tė vjetėr nė bardhė e zi.

Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
do tė mė gjente tė mbyllur nga “reformat”

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
23-07-06, 19:27
Ju faleminderit per kujdesin tuaj

Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
tregoju kėmbėt e tua tė stėrgjata,
muskujt e tu tė rrėzuar nga koha,
ngjyrėn e venave tė tua,
jepu pak gjak nga plagėt e tua,
mbuloji me lėkurė nga jotja,
trajtoji si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė heshtin,
shikoji si dhembin,
kafshojnė me dhėmbėt e rėnė,
klithin me zėrin e fikur,
jepu pak frymė nga jotja,
rriti si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė qajnė,
janė vargjet e mia.....


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

jadore
23-07-06, 20:24
...ERA , Komplimente !, Respekt , per nderlidhjen aq te bukur te fjale se menduar e te shprehur ne formen e vargut poetik ...
....Vazhdim te suksesshem ...

Era1
24-07-06, 18:35
Kishte disa postime nga disa antare dhe sot nuk jane !!!

Gjithsesi i falenderoj per ato qe kishin shkruajtur , gjithashtu falenderoj dhe Jador.

Era1
24-07-06, 21:19
I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .

Faleminderit

Naki
25-07-06, 12:29
I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .

Faleminderit

Nga praktika nė tė kaluaren faqja e poezisė ishte shėndrruar nė kafe muhabet,nė mesė tė vargjeve poetike sė pari lexonim komplimente e pastajė llafe.nė kėtė kontekstė nuk dėshirojė njė ripėrseritje,pėr mirė kuptim ju faliminderit.
Tė gjitha postimet,komplimentet rreth poezisė janė tė zhvendosura nė temėn Komplimente Poetėve tė forumit.
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17238

Naki

Era1
04-09-06, 07:02
Sot nuk me pėlqen tė shihem ne pasqyre,
nuk dua tė zgjohem si ēdo dite,
(dilema idiote e ēdo mėngjesi)

Sot me tepron vetmia neper ēarēafė,
dhe dyshoj tek shenjtėria e qiejve,
apo dhe tek Zeusi absurd qe mediton
duke kthyer ne shi ēdo pike djerse tė tij.

Me kane goditur tashme ne shume vende,
me bien lotėt me shume se Zeusit,
sot ndiej seriozisht se kam diēka me shume
qe thjesht me ndan shpirtin.

Jam zgjuar e ngėrthyer ne ėndėrr,
dhe pėr disa momente pa ore,
kam qene duke kalėruar kohen
neper horizontin e tė djeshmes me tė sotmen.

Rimarr sekondėn qe me iku,
e kryqėzoj ne njė fjale kryq tė nxehte nėpėr ēarēafė,
depozitohem pėrjetė nėpėr majėn e reve,
dhe... zgjohem ēuditėrisht pa ty.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
16-09-06, 05:20
Po kėrkoj shkrimet e mia,
fjalė tė shqiptuara me zė tė zakonshėm
tė mbytura pa mundur qė tė dėgjohen.
Shoh pikturėn time tė parė,
dhe imagjinata ime kalon
mbi netėt e vetmuara nėpėr rrugėt e shkreta
me asfalte tė errėt,
ku ēdo gjė duket sikur derdhet nga dritare tė shkatėrruara.
Shikoj shkrimet dhe pikturat e mia tė harruara,
shumė mendime tė prangosura,
sa orė tė pastruara si nė tempuj
varur qėndrojnė si ikona.
Sa qetėsi e hidhur
nė sytė e pangjyrė tė kėsaj pikture!
Duket sikur ka dritė nė atė shikim
dhe jetė nė copėzat e buta tė flokėve tė saj...


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Era1
04-12-06, 19:07
Qirinj,
kėrkoj qirinj,
pėr njė trup pa pasion,
qirinj pėr dy sy,
tė boshatisur nga malli,
qirinj zemėr,
pėr tė ndriēuar rrugėt e shpirtit,
qirinj pėr dy duar
tė ngrira tek ty.
Qirinj,
kėrkoj qirinj i dashur,
pėr tė zgjuar kėmbėt
qė kanė kohė pa ecur me ty,
qirinj shpirt,
pėr t’u djegur nga dashuria tė dy.



Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
11-12-06, 18:21
M’i pri krahėt me ngadalė,
butėsisht,
nė mėnyrė tė pariparueshme m’i pri,
hiqmi pėrqafimet e tua
qė mė rrethojnė trupin,
rrėzoi copa-copa puthjet qė mė ke dhėnė,
primi duart nėse tė pėrkėdhel,
shkatėrromė ndėrkohė qė tė pėshpėris,
thyeji kujtimet e mia,
tė shkuarėn time harroje....,
bėhu i panjohur pėr buzėt e mia,
pėr trupin,
i panjohur edhe pėr shpirtin...,
kafshoje vetminė time,
zhvishma zemrėn,
por mos mė ndalo tė tė them TE DUA...




Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
13-12-06, 20:36
U kthyen mostrat,
janė nėn krevat pikėrisht tani,
sytė i kanė nė dollapėt e mbyllur,
mbas shpinės sime
fshehin buzėqeshjet dhe pėrqeshjet,
pushuan kataraktet,
hėna nuk tregon mė me gisht,
e harrova
ninullėn qė nėna mė ka kėnduar fėmijė,
dyshemeja u mbush me mbetje
tė dhimbshme,
njėsoj si dhe dje,
mbetje tė viktimave tė tua,
viktima tė puthjeve qė mė ke dhėnė,
por sot do t’i mbledh tė gjitha,
do t’i ngjis nė ditarin tim,
njėsoj siē ti i ke lėnė.






Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
11-02-07, 15:39
Atje mbas ēdo porte ka mėkate;
mbas ēdo shikimi, njė sekret;
nė ēdo dėshirė, njė rrezik,
ajo shkatėrrohet nga frikėt e saj,
ata qė urrejnė zhurmė e prekin netėve,
nė tė pėrzihet harrimi,
kryqėzohen takimet dhe puthjet,
dashuritė me ndarjet,
mėkatet,
sekretet,
rreziqet,
tė gjitha pėrzihen nė atė lagje tė errėt..

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

legenda
11-02-07, 17:47
Poezi qe mberthejne ne vehte ndjenjat e thella te artistes.
RESPEKT.




U kthyen mostrat,

janė nėn krevat pikėrisht tani,
sytė i kanė nė dollapėt e mbyllur,
mbas shpinės sime
fshehin buzėqeshjet dhe pėrqeshjet,
pushuan kataraktet,
hėna nuk tregon mė me gisht,
e harrova
ninullėn qė nėna mė ka kėnduar fėmijė,
dyshemeja u mbush me mbetje
tė dhimbshme,
..........






Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Skofiar
15-02-07, 03:30
M’i pri krahėt me ngadalė,
butėsisht,
nė mėnyrė tė pariparueshme m’i pri,
hiqmi pėrqafimet e tua
qė mė rrethojnė trupin,
rrėzoi copa-copa puthjet qė mė ke dhėnė,
primi duart nėse tė pėrkėdhel,
shkatėrromė ndėrkohė qė tė pėshpėris,
thyeji kujtimet e mia,
tė shkuarėn time harroje....,
bėhu i panjohur pėr buzėt e mia,
pėr trupin,
i panjohur edhe pėr shpirtin...,
kafshoje vetminė time,
zhvishma zemrėn,
por mos mė ndalo tė tė them TE DUA...




Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1

Poezitė t'i lexova njė nga njė. Ėshtė vėshtirė tė thuhet ndonjė fjalė mė e menēur pas pėrmbajtejeve dhe mesazheve qė vetė ato pėrcjellin te lexuesit.

Je e pakalueshme dhe mė bėnė "xheloz"!...

Me respekt
Skofiari

Era1
16-02-07, 20:19
Legenda dhe Skofiar ju falenderoj per fjalet e mira dhe komplimentet tuaja.


Eja dhe mė thuaj PO...
premtom qė do tė flesh me mua kėtė natė,
qė do mė pėrkėdhelėsh flokėt
nėse ndonjė ėndėrr e keqe do mė tremb,
thuam qė do mbėshtetesh tek shpatulla ime
dhe nishanėt e shpinės do mė numėrosh,
thuam se do mė mbledhėsh kėmbėt
qė tė ftohtin e ketij dimri-vere tė mos e ndiej,
premtom qė frymėmarrja jote do tė mė vė nė gjumė
si ninulla kur kam qenė fėmijė,
premtom qė me lindjen e diellit
do ta shuajmė urinė me puthjet tona,
vetėm mė thuaj
qė tė gjitha kėto do m’i japėsh borxh kėtė natė,
dhe unė do tė dhuroj gjithė ėndrrat
Eja dhe mė thuaj PO...


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
30-03-07, 18:02
Do tė jepja gjysmė jete
pėr njė puthje tė vogėl,
nga ato qė peshojnė sa njė puhizė,
nga ato qė as nuk do t’a ndieje se tė mungon,
do tė jepja gjysmė jete,
tė mė falje vetėm gjysmėn e buzėqeshjeve tė tua,
gjysmėn e lotėve tė tua tė m’i japėsh pasagjer,
tė mė falje gjysmėn e dhimbjeve tė tua,
do tė jepja gjysmė jete,
tė mė jepje gjysmė shpirti.






Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

SoKoLi-i-Maleve
30-03-07, 22:02
Do tė jepja gjysmė jete
pėr njė puthje tė vogėl,
nga ato qė peshojnė sa njė puhizė,
nga ato qė as nuk do t’a ndieje se tė mungon,
do tė jepja gjysmė jete,
tė mė falje vetėm gjysmėn e buzėqeshjeve tė tua,
gjysmėn e lotėve tė tua tė m’i japėsh pasagjer,
tė mė falje gjysmėn e dhimbjeve tė tua,
do tė jepja gjysmė jete,
tė mė jepje gjysmė shpirti.






Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era


Era je ilaqi shpirtit.muahhhhhh zemra,
ca do beja une pa ty,dhe pa poezit tua?

Era1
30-03-07, 23:36
Era je ilaqi shpirtit.muahhhhhh zemra,
ca do beja une pa ty,dhe pa poezit tua?
Pa mua do ti dhuroje lule Selvijes :P

SoKoLi-i-Maleve
31-03-07, 00:49
[QUOTE=Era1]Pa mua do ti dhuroje lule Selvijes :P

(Te dua shume edhe une)[/QUOTE


Edhe Selvija meriton lule,sepse me perkujton ne Selvijat e apeve tona.


Ps: mos harro se dashunija asht Hyjnore.

SoKoLi-i-Maleve
31-03-07, 00:49
Pa mua do ti dhuroje lule Selvijes :P

(Te dua shume edhe une)


Edhe Selvija meriton lule,sepse me perkujton ne Selvijat e alpeve tona.


Ps: mos harro se dashunija asht Hyjnore.

SoKoLi-i-Maleve
19-04-07, 16:41
Mos harro qe je numer Nji dhe e vetmja,askush smund ta ze vendin.

Era1
19-04-07, 17:19
Mos harro qe je numer Nji dhe e vetmja,askush smund ta ze vendin.

Dardania ma ka zene vendin ne fakt :)

SoKoLi-i-Maleve
20-04-07, 00:10
Dardania ma ka zene vendin ne fakt :)

Eh ,po mos u cudit,Dardania asht 3500 vjeqare,dhe e dua shum.

Era1
23-04-07, 18:14
Sikur largėsia tė ishte ...
njė mit,
njė blasfemi,
njė gėnjeshtėr e thjeshtė,
nga ato qė vrasin iluzionet,
nga ato qė djegin ndjenjat,
njė novelė e keqe qė tė mashtron.
Sikur largėsia tė ishte ...
njė shaka e keqe,
njė lojė qė merr fund,
njė pikturė plot me imazhe false,
njė ankth, qė nė fund nuk ekziston.
Sikur largėsia ....
tė mos ekzistonte,
do tė isha krah teje,
si njė fėmijė i pėrkėdhelur,
gjithmonė nė krahėt e tua,
duke jetuar ēdo sekondė
sikur tė ishte i fundit nė kėtė jetė.
Sikur largėsia ...
tė mos ishte pengesa qė na ndan,
nuk do tė mjaftonte as pėrjetėsia vetė
qė tė tė njihja ēdo pore tė trupit,
qė tė thyhesha tek ti,
pėr tė pasur njė shkak,
qė tė rikthehesha pėrsėri.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
05-05-07, 22:03
Pėr tė mos u pėrsėritur
Janė dhimbjet e shkuara
Njė ēast gri me probleme ngarkuar
Njė moment frike dhe ankthi me tmerr

Pėr tė mos u pėrsėritur
Ėshtė dhimbja e mallit
Lotėt qė vrapojnė nėpėr muret e shpirtit
Shikimet e mjekuara qė shkatėrrohen pa u prekur.

Pėr tė mos u pėrsėritur
Janė gėnjeshtrat e thėna
Vrasėsit e ėndrrave tė zgjuara
Krenaria pėr njė botė qė nuk tė pėrket

Pėr tė mos u pėrsėritur
Ėshtė kurthi qė i ngre vetes
Tė jesh mister i pamerituar
Tė humbasėsh ēfarė tė shtrenjtė ke nė jetė

Mos pėrsėrit atė qė dhemb
Atė qė nė heshtje tė bėn tė vuash
Atė qė kurrė nuk mund ta mundėsh dot
Gjithēka qė tė thyen ėndrrat dhe tė humb rrugėn errėsirės.



Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
09-05-07, 01:05
Ti ke aromė si poezia qė sapo ke shkruar.
Ke aromė si uji i detit,si lodrat e fėmijėve.
Ti ke aromėn e njė buzėqeshjeje, aromė ēmendurie njerėzore.
Ti ke aromė ajri, aromėn e njė miku qė banon larg.
Ke aromėn e lotėve tė reja dhe tė vetmisė sė vetzgjedhur.
E di qė ke kėtė aromė, sepse si jotja ėshtė dhe aroma ime.



Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
28-06-07, 15:59
Nuk kam asgjė pėr tė tė dhuruar...

Nuk dua tė tė dhuroj njė kėmishė
sepse sot asnjė ngjyrė nuk mė pėlqen pėr ty,
As njė ore nuk dua tė tė dhuroj
sepse me pėlqen ajo qė ti ke tani,
po sikur tė tė dhuroja disa vargje
por nuk mund tė tė bėj tė njėjtėn dhuratė pėrsėri.

Nė shpirt po vij vėrdallė
dhe asgjė pėr tė tė dhuruar nuk kam.

Nėpėr rrugė e dyqane gjithandej,
nėpėr sėndukėt e kujtimeve ku rrėmova,
njė fėmijė me dėshira dhuratash tė prek
nuk gjeta asgjė nga ē’kėrkova…

A dėshiron njė copėz zemėr?
Me tė bashkė tė dhuroj
ndjenjat, pėrkėdheljet, butėsinė.
Tė dhuroj diēka qė ti ndoshta nuk e njeh
dhe mė nė fund tė mė prekėsh dashurinė.

Nuk kam asgjė pėr tė tė dhuruar…
asgjė mė shumė se njė copėz zemėr nė duar.

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era


http://lagacetaherbal.blogdiario.com/img/corazon.jpg

Era1
03-08-07, 19:03
Mos mė prit mėngjeseve qė pimė,
sot jam si engjėjt gri,
jam si dėshirat e fjetura
qė duan tė ecin nė orėt qė ju ngelen,
jam njė vragė nė kujtesėn e njė fėmije pa lodra,
jam njė psherėtimė e plagosur,
jam orgjia e emrit tėnd
dhe kjo mė ngushėllon,
dhe mė pėrqeshin shtrigat dhe demonėt,
dhe mė dashurojnė duart pa skelet,
dhe orėt mė ngelin,
dhe trumcakėt mė qajnė....


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

Era1
06-09-07, 23:12
Me ka ngelur vetėm tė tė le tė ikėsh...
tė mbledh copėzat e kėsaj zemre tė thyer...
me fytyrėn pėrballur me vetveten...
me gjithė ėndrrat e mia tė grisura...
me duart e boshatisura...
pa asnjė imazh nė kujtesė...
me lėkurėn tė bėrė shkretėtirė...
me dhimbjen qė mė mbėrthen me lot ...
Dhe e ngarkuar kėshtu si cigane
zhdukem atje ku askush mė nuk mė njeh...
ē’farė do ngelet...
pas teje dhe pas gjithēkaje ...
si do t’i mbledh copat e mia dhe....
tė rilind ...........

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

http://photo.kstaken.com/pictures/alone.jpg

Era1
05-10-07, 19:57
Nuk jam larguar dot
nga sytė pėrgjues
nėpėr vrimat e ēelėsave,
nė pyllin e thashethemeve
rrugėn kam humbur,
me lėkurėn zhveshur nga njė gjarpėr
jam veshur,
nė kėtė rrėmujė
pengmarrjesh qesharake
jam hutuar,
e vetmja gjė qė duhet tė bėj
ėshtė ...
tė vazhdoj tė jem
e harruar


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era


http://blogs.ya.com/poetasmuertos/files/Amujer_atrapada_66.jpg

Era1
12-10-07, 03:20
Ti mė ke lėnė tė pres.
Vendose njė gur aty
si nė radhėn e dikurshme tė qumėshtit
dhe.... mė the : “Prit.”
Nė pritje
thonjtė e bishave mu rritėn
e shpirtit mu kthyen,
ma gėrvishtėn,
ma ēanė,
ushqim pėr hienat ma bėnė.
Ejjjjjjjjjjjjjjj ndal!
Nuk ėshtė kėrmė shpirti im
vetėm pse ty ta kam fal!!!


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era


http://farm1.static.flickr.com/157/329552953_e18016d7c3_o.gif

Era1
13-10-07, 07:29
Mere lotin tim
Mbuloju netėve tė ftohta me tė
Veē kujdes ...
Nuk dua qė tė mbytesh


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era


http://img529.imageshack.us/img529/5089/1177597160104912ui6.jpg

Era1
20-10-07, 10:54
Nė shpirt
zgjuar mė ke trazirėn,
atė qė mbi flokė mė ulet si thinjė,
mundohem ta heq
e lyej dhe me bojė,
por shfaqet sėrish sapo unė kthej shpinė.
Ti zgjim ėndrrash
qė gjumin tutje e hedh,
e largon veē pėr tė mė parė,
pėrkulur nė mua qėndron i dhembur
i lindur nė dhimbje pa fjalė.
Tė tė prek dua,
mė ndjen,heshtur rri,
para teje.. kufomė,
dhe pres
qė me mish
tė mė mbushėsh ti.
Rilindėm,
jepma ē’mė morėn
nė jetė mė kthe pa frikė,
nuk dua qė askush mė
tė mė gjej
atje ku mė zhveshėn hajnitė.

Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era

http://segfault.frenopatico.net/blog/images/desamor.jpg

Era1
20-10-07, 20:12
Poezia jote!
Ah!
Poezia jote!
Fjalė qė ėmbėl e bardhėsisht mbi rėrėn e harruar shtrihet.
Qiellin rrėzon mbi vete,
butė,
kulluar,
pafajėsisht,
bashkė me puthjet prej orkideje qė vdesin pa zė.
Poezia jote!
Ah!
Poezia jote!
Vjen si njė ėndėrr
nė njė natė gjumi tė qetė
me grykėn gjithė uri malli,
me trėndafila jeshil nėpėr sy
e nė buzė,
me violina bari rrethuar,
dhe me degė qė zgjaten deri tek puthjet e tua.
Poezia jote!
Ah!
Poezia jote!
Sa ėmbėl klith nė heshtje!




Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Era


http://img505.imageshack.us/img505/4985/jhtg6rg.jpg

Dilaver
20-10-07, 23:04
Ejjjjjjjjjjjjjjj ndal!
Nuk ėshtė kėrmė shpirti im




http://i21.tinypic.com/33lmr74.jpg

Era1
22-10-07, 08:37
Dilaver te falenderoj per krahasimin me Balzakun :smile: por nuk qenkam kaq e madhe sa ai sepse une e di kuptimin e fjales KERME :smile: .

Ne nga jugu e perdorim per nje trup (gjallese) qe ka filluar te kalbet por, qe te them te drejten nuk me pelqen me si term sdi pse me jep nje shije te banalizuar ne ate poezi.

Te falenderoj per gjithe kujdesin qe ke treguar per poezite e mia.
Sinqerisht Era

Era1
23-10-07, 10:08
A mundesh,
qė mbi shpinėn tėnde
tė mbash arrakatin, mallin tim?
Tė mė japėsh rrugėt e pashkelura
dritat e pa papara,
e tė mė veshėsh shpirtin e zhveshur
atje .... nė “pa kthim”?
A mundesh
qė nė shpinėn time
me kujdes mallin tėnd tė vesh?
Tė mė marrėsh
qelizat e humbura,
copėzat e shpėrndara
e mbi to veten tė ngresh?
A mundesh
tė mė bėsh
qė nė botėn tėnde tė rri?
A mundesh
tė mė bėsh qė tė jem e gjitha TI?


Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Era


http://animaleseinsectos.iespana.es/oso%20polar%202.jpg

mret1
09-01-08, 22:39
a je poete ti era se me pelqyn shum poezit e tua nese jan tuat

Era1
13-01-08, 22:29
a je poete ti era se me pelqyn shum poezit e tua nese jan tuat

mret1 te falenderoj per kohen ne kete teme.
Poezite jane te miat te gjitha por nuk jam poete, thjesht shkruaj per hobi. :)

Era1
10-03-12, 00:26
Buzėqeshjet e mia
jane piramidale,
cilindrike,
sferike,
kubike,
paralelogram,
pa anė.
Buzėqeshjet e mia
s’kanė hipotenuzė,
as katet,
as kėnde tė drejtė,
ato qeshin,
heshtin,
s’reshtin,
lakohen,
gjysmohen,
s’thermohen,
pėrthyhen,
s’thyhen.
Buzėqeshjet e mia
s’kane kufi,
s’kane fund
as fillim,
jane rimė.
http://www.thinktank64.com/wp-content/uploads/2011/03/sonreir.jpg

Era1
23-03-12, 23:53
Dhembin mė shumė lamtumirat memece
ato qė nuk shqiptohen
qė lėshohen tinzisht
lamtumirat hileqare
ato qė ndihen
... nė gurgullimėn e qetė
tė plagės qė hapin.
Dhembin lamtumirat pa fytyrė
ato qė janė grimca nė buzėqeshje
ato qė zhyten nėpėr xhepa
dhe fshehin tė vėrtetėn
Dhembin ato qė janė mjegull
linjė e paqartė e horizontit
ato qė ngėrthejnė shpirtin
pa tė parė nė sy
Dhembin lamtumirat pa fjalė
lamtumirat frikacake

Era1
24-03-12, 00:31
Unė nuk dua t’i di dhimbjet
zemra ime ėshtė e thjeshtė,
deri atėherė kur fjalėt
pushojnė pėr ta puthur,
kafshuar.
... Pastaj ferrat,
tė egrat ferra hyjnė gjithandej
sa gjithēka muzikėn e hijes luan;
dhe lulet, dhe pemėt,
zogjtė; friksohen tė trishtuar.
Nėse nata mė arrin
e shumė afėr trupit tim vallėzon
ėshtė
mė e shkėlqyera pėrsėritje e mėrzitshme
qė lėvizja e tėrheq zvarrė nė pėrjetėsi.
Nuk dua tė mė ndjekin
e s’dua as tė vrapoj.

Era1
19-05-12, 13:21
Janė ngjyrat gri qė fundosen
nė kėnetėn e frikės sė tyre
e prapė nga dyshimet e padukshme
nuk shpėtojnė
vuajnė nga llogaria, jo nga morali
tremben nga liria (ta pėrdorin s’duan),
asnjėherė
nuk duan ta takojnė,
janė ata qė pėr dalje hyrjen shohin
kotėsinė fytyrės si shuplak
i ndriēon veē
drita e verbura
hyjninė e tyre e kanė larg,
ata me gjysmė hapi shkelin rrugėn
nuk ecin nė trotuaret qė prek dielli
hijet
i veshin bukur pėrmbi shtat
kurse dashurinė... dashurinė
e hedhin,
ata nuk janė punėtor tė thjeshtė,
nuk janė nga ata qė pėrkulen mbi lopatė,
as nga ata qė me pagė minimale sigurohen,
as nga ata qė tek vetja strehon mė pak
as nga ata qė fjalėn e mbathin pa teklif,
por janė nga ata
me vargje tė pluhurosura
qė s’kanė asnjė flamur
nga ata pa klorofil, pa ngjyrė,
ata qė kalldrėmin si kallėzues kanė
rrėnojat e tyre tė hedhin nė fytyrė,
dhe s’tė lėnė tė jetosh
sepse ata jeta jote i bezdis
dhe kujdes...
se po ta prenė rrugėn....
nė strofkėn e tyre do rrish
nė sahanin e tyre do tė bėjnė tė hash
e me luspat e tyre do tė mbulojnė
prandaj kujdes…
mediokrėt lutjet i injorojnė.