PDA

View Full Version : Me veprat e botuara tė Presidentit Ibrahim Rugova


Domira
23-07-06, 02:03
PREKJE LIRIKE
Tirania s'durohet (Percy Bysshe Shelley, 1792-1822)


DIGJET POETI
Sytė e mi tė mbyllur, sytė e mi tė shterur: s’e kanė dritėn me vete. U ėshtė tretur diku larg, shpirtin kėtu e kam, ndien cdo tė rrahur. Prapė sytė e mi:ranishta buzė deti, turrė e vogėl drush, trupi i njė liritari. Turra kallet, shikon poeti, shikoj:digjet njė kėngėtar, digjet njė shpirt i lirė, digjet poeti...Flaka ngritet si gjuhė e zjarrtė, ledhaton trupin, dielli pėrcėllon. Poetėt bota i pėrcjell me zjarr. Duan tė digjen e tė shenjėzojnė, e jo tė qelben nė jetė dhe nė varr. Kujtohem i tretur:poeti, tirania!
.................................................. .................................................. ............................




PAVARĖSIA DHE DEMOKRACIA
Pjesė nga intervista e Presidentit Rugova dhėnė gazetės,"Koha", Prishtinė, nėntor 1990
.................................................. .................................................. ........................
Kosova nesėr do tė jetė njė rajon i pavarur evropjan. Me qetėsimin e situatės, do tė shtohet interesi pėr investime tė kapitalit jo vetėm i njerėzve tanė nė botė, por edhe i kapitalit tė huaj, i cili rajon do tė bashkėpunojė si nė planin ndėrkombėtar, ashtu edhe nė hapsirėn brendakombėtare, me qytetarėt e saj tė lirė e tė barabartė. Ajo qė inkurajon pėr ardhmėrinė e Kosovės ėshtė njė traditė jona e cmuar-ruajtja e familjes, njė qelulė e cmueshme e cila na siguron njė ardhmėri. Jam pra njė optimist racional, pra jam pėr njė optimizėm qė ndėrtohet me punė nė tė gjitha poret e jetės pėr njė ardhmėri qė duhet vetėm ne ta ndėrtojmė, sepse hapsirėn duhet ta pushtojmė vetė ne happ as hapi si njė proces tė vazhdueshėm dhe historik.

Domira
23-07-06, 17:37
PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert,1905)


Drunjtė shtatbardhė drithėrojnė si gishtėrinjtė e fare dore tė ngritur. Mugėtira e zbetė. E pėrzier. Pėrkėdhel. Ngapak vrugėton. Paqėson tė lėnduarit e e ditės. Hijet e drunjve. Hija e njė njeriu. Unjur nė bankė. Jo. Ende s’ndahet. Hije njeriu. Hije druri. Apo…Po e marr si hije.Mė mirė tė mirret gjithcka nga larg. Se nuk tė vret. Tė afėrmet. Ato tė gjakut tėnd. Sytė e huaj. Tė vrasin. Vokanėsia. E ligė pėr tė gjithė. Aty ku prangohet fjala. Shpėtim! I miri. Vokan kėtu. Vokan atje. Vokan nė Ferr. Vokan nė Parajsė. Vokanėsi, he ngjethje pėr sė gjalli! Ndėrpres mendjen. Mendjet shpeshherė priten. Copėtohen. Ja shpie nga Ajo. Nga Hija. E ndaj fare mirė. Ėshtė njeri. Hija njeri? Vėrtet de. E di. Kush ėshtė. Ē’ėshtė. Ē’bėn. Mendon. Gjithkush mendon. Tė mirėt mendojnė pėr tė mirėn. Tė kėqinjtė tė zhdukin tė mirėn. Dikush kėshtu. Dikush ashtu. E vėrteta ec gjithmonė. Kurdo nė krahun e saj. E vėrteta. Siē qe ngaherė. Mendimet Ia marrin rend e rend. Shtruar e shtrua. Siē duhet tė kujtohet. Ai qė veten e ndrydh.Dikur mbetet i tharė.S’do tė ketė mė njomėsi.Sepse ajo ik me stinėt. E kur nė lulėri Ia qepin me tė praptėn, pik pa frymė.E gjallė ėshtė fryma e lirė! I gjallė ėshtė ai, atėherė kur do tė jetė mot e jetė me ata qė i shpie nė ngrehinėn e vetes. Dhe. Ndalem. Njeriu i unjur shikon. Vėshtron pėrmallshėm. Ndofta pėr tė ėshtė krejt rrafsh! Asgjė s’e prek. Edhe kokėn nė ia heqshin. S’ndėrron ēap.Vėshtron. Vetėm vėshtron.I pėrhihem. Mund tė jenė ata qė e rrethojnė pėrditė., ata qė e pėrcjellin, ia shtojnė zymtėsinė.
Dhe sa herė vret mendjen pėr atė qė tė rrethon, zymtėsohesh. Tė gjithat nuk tė zymtėsojnė. Me frymė nė fyt. Kthehesh nė guri. Asgjė s’tė duhet mė. Gjithnjė i pagojė! S’e shpie dot. Ai mė kthehet. Mė shtrin diēka. Po. U kujtova. Mė jep njė cigare. Kur tė ndizet njė, ēilen dyert.”Ndize njė tė tė ngrohė”. E marr si pėr habi. Si? Tash e ndiej tė ftohtė? Nė kėtė mot tė mėrdhas? Po pastaj? Po tash? Do tė ngrihem. I ngrirė. O i pėrlyer. E dyta s’hahet. E para, bėn tash. Bėn mė vonė.Ēfarė s’ngjet. “Gjithkush bėn punėn e vet”.Ashtu ėshtė. Nuk qitet poshtė kjo. Mirėpo. Tė gjitha tė mbyllura. Veten e mbyt. Shkrihesh, dėrmohesh. Punė e madhe pėr Grushtin. Ndaj mbytja tė forcon. Tė rrit. Tė ngrit. Nuk bie pėrdhe njeriu! Askush s’mund ta rrėzojė. Shikon tė zezėn. Do tė shikosh tė bardhėn. Vetėm duhet ēelur sytė. Sytė e ēelur janė tė kėndshėm, tė dashur. Sikur tė kisha njė palė tė tillė. Fare tjetėr! Ēdo gjė na ndėrron. Na bėn tė tjerė. Ē’tė duhet.Ajo qė ti vret sytė. Nuk. Ncėk. Si memec. Ē’kam ndėr duar, mė tymos. Mbaj mend se kush ma dha. I falem. Si ti kėshtu, humbesh. Nuk mė shikon. I riu tė tretet, tė vyshket. Mos…Ih, ēfarė s’ka. Lėre pra. Di se nga vjen.Gjithkė pyete se nga vjen, do tė dish se kush ėshtė. Edhe pėr mua e di se nga jam, ndaj merre vesh.Ndaj e di se kush jam, ē’dhashė, ē’mė morrėn, ē’mė dhuruan. Njėherė e mirė jam tjetėr. Siē mė shikon. Siē tė dukem, apo tė prerė nė mugėtirė. Ndėr tė miat, lirikėn e tij tė ngurtė. E godas me timen, ndofta ende tė njomė. Zbėrthehet. Ēelet. Krahėron me gjithė atė ngujuarėn nė zemėr. I qasem. Nė afėrsi ndien mė tepėr. Bėn tė kthehet edhe imja nė tė ngurtė. Por, pėrnjėherė le tė mirret ēfarė ėshtė. Mėrdhezen tė dyjat. Pėrpushin njėra tjetrėn. Ato kallin. Ngjallin. Na rrėfejnė, na pagėzojnė, ftojnė. Sa i zymtė! S’shkohet me tė. Zbrapsem. Se ”Me kamxhikun pikėllues tė realitetit. Dhe s’mund tė them asgjė”. Ėshtė i zėnė me tė. I plandosur nga ai. Qitur si djall i iritur. Nga. S’e di. Po diē hyp nė kokė. Dhe:

Hurdha tė mėdha gjaku ka nė botė
ku vete gjithė ky gjak i derdhur
vallė mos toka e pi dhe dehet

Njerėzit s’duan mė kurfarė gjaku. E toka po. Ajo nė ēdo mot , nė ēdo vend u deh, ėshtė dehur, do tė dehet dhe do tė jetė e dehur. Gjėllin me tė. Nė dehjet e saj tė medha. Derdhet pėr gjithēka. Luftėrat. Mėmėdhetė. Dashuritė. Tė paqenat. Thashethemet. Zėnkat. Puna.Shpifjet. Tė fortėt. Tė lartėt. Ėshtė “gjaku i vrasėsve...gjaku i luftrave...i mjerimit...gjaku i njerėzve tė munduar e tė xhindosur nėpėr burgje...”. Gjaku i prishur, derdh ēurgun e tij tė pastėr. E keqja nė duar tė tė adhuruarve ngritet. Prehen nė gjiun e saj tė zi. Bota nuk rri e qetė pa to. Bota nuk mbetet kurrė e qetė. Pėr tė kėqijat s’e vlen barra qiranė tė flitet. Flasin vetė. Me gjuhėn e ndyrė. Me atė qė pret shpirtra. Qė thyen e shemb jetėra. Jeta e shembur, varr. Shumė jetra shemben, shumė. Ajo e njoma. Rėndom. Kėto mė shpesh. Edhe atėherė kur s’e merr me mend.
Vazhdon……………………………………………………………………………………

Domira
28-07-06, 22:56
PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert,1905)
Vazhdimi.......................................... .................................................. ........

Tragjika e gjėllimit qet krye me fjalėn e tij. Na ėshtė e afėrt. Mbase ka mbirė mbarė ndėr zemra. Ndėr zemrat qė mbajnė dhenė. Nė synė e parė s’besohet. ”Se mjerisht ėshtė shumė e saktė, se babai ėshtė i jati i kėsaj fėmije tė fėmijės”. Herėherė na qaset fort mendjes. Perėndimi, Lindja, mbarė Dheu, mjerimi qė ther, qė vret, qė mbyt. Tė ēon atje ku asnjėherė s’e ke ėndėrruar. Mjerimi mbi dhe. Kėshtu tė del vetja hujit. Mos i tha dikush kėto pak fjalė tė buta. Farė shpirt ferishtje, i padjallėzi e qė kupton mirė. Qetė rėnkon. Qetė e me gjembosje rėnkon:

E varfėria
nė qerret e veta tė thata
qė i heqin tri fėmijė bardhoshe
gėrmadhat kapton
dhe kah deti shkon

Mjerimi s’humbet. Gjithherė del. Mbin. Dhe sė pasmi, po, nxin. E bajnė mjerėsorėt nė shpirt, nė krahė. U shihen ndėr buzė. Ua qet trupin copė. Nuk ka dorė tė pėrkėdhelisė. Tashi kjo ėshtė gjetur. E dinė tė gjithė. Sidomos kush ia ndien peshėn. Varfėria...luksi...dicka e prishur, e qelbur. Ēdo gjė e fituar me krahė tė huaj ėshtė qelbėsi. E mirė pėr disa sy cipėtrashė. Kush nuk sheh asgjė. Jeton! Tė shikoj. Tė mos shikoj. Tė mos vėrehet? Si ta marrėsh. Mllefi i atij qė thyen kėngė e shpirt, tė pushton. T’i pėrshkon damarėt. Tė kujton siē e di ai, siē e pa, siē e ndjeu. E ky ėshtė i butė. Nuk e ka zėrin si tė atyre qė pėrpėliten nėpėr dhe natėn e ditėn. I qeti ėshtė mė i thellė. Tė merr me ngadalė e s’kthehesh prapa dot. Po u zhyte nė tė. Do tė dalėsh mė i thellė. Mė i fortė. Tė zė vetvetiu. Tė kapėthen. Tė ngjesh me veten. Me kė e do dhe e pėrkėdhel. Ja zbut zemrėn. E bėn tė ecė pas Tij. T’ia dėgjojė fjalėn me ėndje. Tė qetin mė vėshtirė e ndalojnė. Sepse i rrėmben edhe tė dorės tjetėr, tė dorės qė e zė pėr gjoksi. Atė qė s’duhet. Djall o punė. Si tė pagėzohet? Gjithkush dhe si tė dojė. Kushdo mundet. Prapėsori kungon tė mbarin. Nuk thuhet ndryshe. Ua dredh: “Gomari, mbreti dhe unė, nesėr do tė vdesim”. E dikush vdes nga uria. Dikush nga mėrzia. E nga ēka jo. Ngjyrat e vdekjes janė tė shumta, aq tė shumta sa dhe vetė njerėzit, sa dhe krejt ajo qė kap drita. Secilit i pėrket nga njė ngjyrė. Nga njė vdekje. Parajsa nuk prehėron askė.Edhe tash ėndėrrohet pėr parajsa. Shpresa e mban ėndėrrtarin. Ėndėrrtarė s’duam. Duam njerėz tė tokės. Parajsė e tokės. Vetėm ajo na ėshtė pėr gjallje. Pa shaka. Ca vdesin gomarė. Ca tė “mėdhenj”. Ca tė urritur. Para saj tė gjithė i marrin shenjat e barazimit. Nė jetė: ato tė dallimit. Pėrgihet ndėrsa e di se pėr ēfarė e vras mendjen. Atė timen. Tė marrėn. Punė qejfi; i marri dhe i ndrituri bashkė. Kurrsesi. I marri ik! Pėrse tė ikė? Secili nė vend tė vet. Palla i ndanė. Ua qet mėkatet nė peshojė. Ndėr ne. Ndėr tė mbarėt. Nė ē’kohė bindja: mendjen tė mos e vrasim me ēkado, me kėdo? Pėr kėdo. Njėmend. Veten e ėmbėlson me kujtime, me pikėllime. Njėpasnjė i sjell tė rrojturit. Me gjirin, me shtjellėn e dashurisė i vijnė shumė tė mira dhe tė goditura. E qėrrojnė dhe e vrazhdėsojnė. Herė e ngrisin nė qiell, e herė e flakin nė humnerė. Qan e qesh. Plandoset e kreshpėrohet. Vėshtirė. Kėshtu e ka. E ndien ashtu, e ndien kėshtu, si t’i vie. E lut, e urren e zhbin.
Vazhdon........................................... ...........

Domira
29-07-06, 15:38
PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert, 1905)

Vazhdimi.......................................... ...................

E i shtie nė lėng tė shpirtit, e qet me rrėnjė nė diell. Si njeriu i kohės sonė mė. I qitur nga shpirti, po jo nga lėkura. Mund e tmerr tė dalėsh nga shpirti yt. Ēfarė s’pėrjetohet...Shkreptimė ndjenjės sonė ”thotė shumė pa folur asgjė”, vetėm na i shtrin duart, grushtin. Pikėn e bardhė. Pikėn e zezė. Ajo qė vjen pa fjalė, aq paqėtueshėm, tė kaplon, ėshtė mė e fuqishme, mė e gjallė. Dhe nis e sos e do “Butėsinė e gjinjve tė saj thadruar nga dashuria”, nga ajo daltė e artė dhe e ndryshkur. Duke thadruar butėsinė i kujton njėrės qė iku, qė ia la vrragėt kujtim:

Mban mend Barbara
Atė ditė nė Brest binte shi pa pra
E ti ecje e buzėqeshur
E gėzuar e ndritur e qullur

Shiu dhe ndarjet janė bashkė. Lotėt dhe shiu. Nuk i lajnė plagėt. As koha. As harresa. Vrragėt s’lahen dot. E prekin gjethet qė nė vjeshtė me fytyra tė verdha e puthin tokėn.Janė pikėllimet dhe kujtimet? E shkuara: erė e ftohtė, e ia bėnė ”Tė gjitha sė bashku ke nata e harrimit”. Po bie njėra, tė nxjerrė tjetrėn. Harrimi vetėm dhembshuron. Shtrijnė vel pushi mbi zjarrin. Zjarri djeg ēdo vel, ėshtė i pacipė. Diēka djallėzore, fort e dashur ”Unė mbaja llambėn ti dritėn kush e shiti fitilin”. E lulen e zemrės, si t’i bėhet, mund ta dojė e mund tė mos e dojė. Nuk i prishet shumė Herėt e vonė e mban mė vete. E ngjėroi. E ngriti. Poshtė nuk e hudhi asnjėherė. Urrejtja ndaj dashurisė sė ligė e bėn tė vjellė. Ndjenjat fisnike s’shiten. Aq mė zi, ndjenjat mė fisnike. Rriten ndėr veti. Nuk ndahen. Janė njė. Njė me njeriun. Kuvlia e zogut. Kuvlia. Sa e lėndon njeriun. Bėn tė jetė e egėr ndaj saj. Ku tė dihet, kur aty thahet, venitet gjithēkaja. Grilat e hekurta, njeriu. Zi i madh. Zi e zi. E gjithė pėrshkon kėngėn e tij. Pa ai ndokė nė gjiun e hekurt, nė duart e hekurta qė pijnė gjakun e fytyrės. I dha mveshur me njė mjegull tė hollė. Ēfarė janė me ngjyrėn e portokallit o tė hėnės qė e desh mė parė. Pamjet e tepėrta e mbrujtėn siē ditėn. Zėkosat e kėngės na e dėftojnė tė ecur. Buzė Senės sė dashur. Nėpėr parqe: nė verė, nė vjeshtė, nė dimėr. Pranė skamnorėve. Midis lulesh. Andej e kėndej nga hedh e sjellmja, pa

Jeta ėshtė e bukur
Me kokė pėrgjėrohem
Pėr kėtė

E bukur dhe e mirė vėrtet. Ta dimė se cila ėshtė jeta. Do ta duam mė shumė. Do t’i qepemi me ashk. Me guximin qė jep ajo ndėr fitime e ndėr pėsime. Jetė! Mbarėsim kėrkon. Atė dhe asgjė tjetėr. Tė gjithė e kėrkojnė. Pak e ngjerojnė. Ngopje me tė s’ka. Mė sa ka me vetvehten. Mė sa ka me tė gjithat qė s’janė. Nė bankė ende i unjur. Qėndrohet kėshtu! Tė mos pėrfillet askush. Drunjtė, lulet, njerėzit ia dinė kėngėt. E ai hesht “Doja mė tepėr tė hesht se sa tė jemė i qesėndisur”, dhe bėn atė, bėn kėtė, nė ēdo kohė qesėndi. Botė ėshtė kjo! Dhe atėherė kur u tha se fjala s’do tė flerė mė ndėr shpirtrat e njerėzve, jotja i vėrshoi, u dha fisnikėrimin. Poeti popullor. Ai, qė fjalėn e butė dhe tė ėmbėl, fjalėn e mbrojtur me gjakun e gjithkujt, pėrkėdhel, forcon dhe bėn guximtar edhe mė tė ligun. Dhe ashtu siē thotė: duhet ta mbrojė. Tė mos i bjerė nė moh. Shumė e shumė thonė fjalė kėnge. Por kush e ndien dhe e rrit me gjakun e vet, ėshtė njeri i kėngės. Ėshtė njeri qė e ndiejnė tė gjithė.. T’ia shpalosin shpirtin dhe tė dehen me tė. Ashtu siē u deh ai me tė tyre. Shpalos dikė, tė tė shpalosė dikush. Nuk lėviz. Si mė parė...
Ende thith cigaren. Fytyra njerėzish nė kokė. I mora portretet e tė vegjėlve tė tu. Prit. Do t’i dėrgoj edhe tė tė mive. Tė tillėt pėrmbushin botėn e mirė. Ke Ti. Ke unė. Kahdo. Jeta na shpuri nė rrugė tė ndryshme. Kėshtu ajo i shpie njerėzit. Shumė s’e besuan kėtė. S’janė me ne. Janė me ne. Unė fola me ta. Folėm ne. Flasim me gjithkė. E kjo nga brenda tė vė zjarr. Ē’tė bėsh!...S’e kam mė pranė. Dy palė gishtėrinj thyhen me tė verdhė. Turbullirė. S’ka turbullirė. Fola thyer. Desha tė fik cigaren!

Mė jipni edhe njė cigare!...

Domira
11-08-06, 11:30
PREKJE LIRIKE


SA ZI TĖ NDĖSHKOHET I DREJTI
(Charles Baudelaire, 1821 – 1867)


Tri pika, pika tė heshtjes: (…)! Ndjesė! S’punova mirė. Mund tė qortohem. Besoj se s’prish punė, pasi unė jam aty. Unė qė mė ha diēka, mė bren ditė pėr ditė, mė zbon pa ditur se nga. Le tė jetė si tė jetė, pėrreth, nė lartėsi, sillet zogu i Bardhė i Detit, gulfon me zė kėnge e njėmendėsie:


Poeti fort i ngjet njė princi qiellor
Gjėllin nė turbullirė, gjak fisnik ka.
Nė tokė i syrgjynosur, pa asgjė nė dor’
Flatrat viganore s’e lėnė tė ecė, pra..


Kėshtu herė ngritet e herė lėshohet. Dhe tash, zbret, ja kėtu, nė mvrojtėsinė e ēastit, nė truall. Ėhė! Ai qenka Bodėleri! S’di se nga piku. Poetėt e mėdhenj i pėrkasin mbarė njerėzimit. E ky, le tė na pėrkasė edhe neve, ky qė asnjėhere nuk desh tė njollosė veten e dikė tjetėr, ky qė nė turbullirat e jetės e ruajti gjakun e pastėr prej kėngėtari, e ruajti nė krahėt e Bukurisė: ”E kurrė unė nuk qaj, e kurrė unė nuk qesh”.

Nuk ndien asnjėherė pėr lumturitė e sė pėrgjithshmes. Gjithkund sheh, kahdo qė tė rrotullohet se ”T’betuarit mbajnė fjalėn, ligjet e t’marrėve sundojnė. Prapėsorėt marrin fuqi, viktimat keq i ndėshkojnė”. Si tė prehėrohet aty ku s’ndan kurrėfarė tė mirė, ku ėshtė njė pėshtjellim i kurdisur nė prishje.

Arb
12-06-07, 18:41
Portreti i Rugovės meditant e militant, sipas Sabri Hamitit

http://www.kosova.com/media/faqja_pare_rugova_123123123.jpgSabri Hamiti
Presidenti Ibrahim Rugova: Memento pėr Rugovėn
Shtėpia Botuese 55
Shqipėri

Shkrimtari i njohur, Sabri Hamiti, ka botuar nė fillim tė kėtij muaji njė libėr pėr Ibrahim Rugovėn, njėrin nga mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė dhe liderin historik tė Kosovės, babain e kombit siē do tė thuhej me gjuhėn socio politike pėr themeltarin e shtetit tė ri.
Libri i Sabri Hamitit "Presidenti Ibrahim Rugova: Memento pėr Rugovėn", botuar nga Shtėpia Botuese "55" nga Shqipėria, ėshtė libri i parė pėr Ibrahim Rugovėn nga njė autor shqiptar.
Pėr Ibrahim Rugovėn janė botuar nė Francė dy libra gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Presidenca e Kosovės ka botuar nė fillim tė kėtij viti njė libėr monografik, qė pėrmbledh shkrimet kryesore politike tė Ibrahim Rugovės nė kohėn e tij si udhėheqės i shqiptarėve tė Kosovės e President i vendit.
Pėr Sabri Hamitin, kolegun e letrave, mikun e bashkėpunėtorin e Ibrahim Rugovės pėr pothuaj njė shekull jete, libri mund tė shkruhej veēse si shenjė kujtimi, peng i kėtij kujtimi, prandaj edhe titulli i dytė i librit, "Memento pėr Rugovėn".
Trupi i librit monografik pėr Ibrahim Rugovėn pėrbėhet nga dy pjesė kryesore. Nė pjesėn e parė, Hamiti jep portretin e plotė tė Rugovės shkrimtar, dijetar i letėrsisė. Nė pjesėn e dytė Hamiti shpalos kujtesėn e vet pėr Rugovėn njeri, politikan, udhėheqės tė pazakonshėm, qė ėshtė ndėrtuar mbi dijet e vjetra e tė reja pėr artin, pėr shoqėrinė e pėr shtetin.
Nė pjesėn e tretė jepet njė biografi e shkurtėr e Rugovės, ndėrsa nė tė katėrtėn botohet njė shkrim i rrallė i Ibrahim Rugovės, qė ka dalė sė pari mė 1985, por qė nuk ėshtė ribotuar mė vonė, me titull: "Xhojsi, shqipja, Aristoteli", tė cilin Hamiti e quan projekt tė pambaruar pėr antikitetin arkishqiptar.
Libri i Sabri Hamitit pėr Ibrahim Rugovėn ėshtė njė libėr pėr thellėsitė e veprės intelektuale e politike tė njeriut qė ka hyrė tanimė nė histori. Gjykimet e Hamitit do tė mbesin tė pakapėrcyeshme pėr studimet rreth Rugovės nė tė ardhmen.

miti
28-03-08, 00:56
Them te drejten se si ky njeri Dr.Ibrim Rugova i njeri ska pas as nje her kosova as nuk do ket si ky njeri zoti e bekoft kete ne gjenet sepse ka punua shum per te miren e gjith popullit kosovar