PDA

View Full Version : Kosova, si shtet i ardhshėm, duhet tė ketė ushtrinė e saj


Kalt
28-07-06, 19:52
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave rekomandon qė Kosova, si shtet i ardhshėm, duhet tė ketė ushtrinė e saj
28-07-2006 (http://www.voanews.com/albanian/2006-07-28-voa2.cfm#)


Nė njė raport tė ri tė botuar sot Grupi Ndėrkombėtar i Krizave rekomandon qė Kosova, si shtet i ardhshėm, duhet tė ketė ushtrinė e saj, qė gjatė viteve tė para tė jetė nėn mbikqyrje tė rreptė nga aleanca e Natos, dhe tė ketė kufizime si pėrsa i pėrket numrit ashtu edhe aftėsisė.
Komuniteti ndėrkombėtar, thotė Grupi i Krizave, po i afrohet vendimit pėr krijimin e shtetit tė Kosovės, por planifikimi pėr ēėshtjet e sigurimit ka mbetur pas. Shteti i ri i Kosovės, thuhet nė raport, do tė ketė nevojė pėr institucionet e pėrshtatshme pėr tė siguruar zbatimin e ligjit dhe paprekshmėrinė e kufijve dhe pėr tė luftuar krimin e organizuar ndėrkombėtar dhe terrorizmin.
Elementėt e rėndėsishėm qė nevojiten pėr njė shtet tė qėndrueshėm thuhet nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave nuk duhen sakrifikuar pėr tė siguruar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ushtri, thuhet mė tej nė raport, mund tė bazohet nė elementė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
Grupi i krizave thotė se strukturat e tanishme zyrtare tė sigurimi duhet tė vendosen nėn kontrollin e institucioneve tė reja demokratike, ndėrsa strukturat e tjera jo-zyrtare, qė kanė mbetur qė nga koha e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ose grupe tė krimit tė organizuar duhet tė eliminohen.
Pakicat nė Kosovė, veēanėrisht ajo serbe, duhet tė ndjehen tė mbrojtura dhe jo tė kėrcėnuar nga strukturat e sigurimit. Aleanca e Natos duhet tė qėndrojė nė Kosovė pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė garantuar sigurinė e jashtme dhe pėr tė ndihmuar nė stabilitetin e brendshėm.
Ushtria e ardhshme e Kosovės, thuhet nė raport, duhet tė jetė e vogėl, e pajisur lehtė, shumė etnike dhe tė ketė njė pėrbėrje prej 2 mijė deri 3 mijė forcash.



Zeri i Amerikes
28-07-2006

Raporti origjinal ne gjuhen angleze:
http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm?id=4290&l=1