PDA

View Full Version : SHBA fond special per te rinjte e Kosoves.


Kalt
30-07-06, 21:00
Njė fond i posaēėm siguron studime pasuniversitare nė Shtetet e Bashkuara pėr tė rinjtė e Kosovės

Keida Kostreci
30-07-2006 (http://www.voanews.com/albanian/2006-07-30-voa2.cfm#)


Megjithėse pėrcaktimi i statusit ėshtė sfida kryesore aktualisht pėr Kosovėn, analistėt thonė se pėrpjekjet mė tė vėshtira vijnė mė pas pėrsa i takon trajtimit konkret tė problemeve qė nga papunėsia e lartė e deri tek menaxhimi i vendit. Njė program i ngritur me nismėn e Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar siguron studime pasuniversitare nė Shtetet e Bashkuara pėr tė rinjtė e Kosovės pėr t’i pėrgatitur ata profesionalisht.
Fondi Kosovaro-Amerikan pėr Arsimin ka si synim mbėshtetjen e zhvillimit afatgjatė nė Kosovė pėrmes kualifikimit tė profesionistėve. Fondi prej 7.8 milionė dollarėsh, ėshtė i pari i kėtij lloji dhe u krijua me nismėn e Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, nga fitimet e siguruara kur Banka Amerikane nė Kosovė iu shit Bankės gjermane Raiffheisen. Fushat kryesore tė studimit kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik dhe sferėn publike, drejtėsinė dhe ekonomi.
Fortuna Haxhikadrija njė nga tetė pjesėmarrėsit nė program studion nė universitetin Duke nė Karolinėn e Veriut dhe thotė se pėrvoja e marrė nga studimet ėshtė shumė e vlefshme.
“Mendoj se kur administruesi i kėtij fondi ka vendosur pėr universitetet ku ne do tė vazhdojmė studimet varėsisht prej kėrkesave dhe dėshirave tona kanė pasur parasysh faktin qė programet tė jenė tė orientuara sidomos pėr vendet qė janė nė tranzicion dhe ata qė janė nė zhvillim, kėshtuqė unė besoj se do tė mundem tė pėrdor atė qė kam pėrfituar nga ky program”.
Edhe Sebajdin Bytyqi, qė studion nė Universitetin e Indianės thotė se pėrvojėn e fituar nė Shtetet e Bashkuara, studentėt do ta pėrdorin nė Kosovė pėr tė ndihmuar nė zhvillimin e njė demokracie tė qėndrueshme, ekonomisė dhe nė integrimin nė Bashkimin Evropian.
“Ideja kryesore ėshtė qė me pėrvojėn dhe pėrgatitjen qė kemi marrė kėtu nė SHBA do tė ndihmojmė drejtpėrdrejt nė krijimin e njė vendi me standarde mė tė larta tė jetesės dhe me mirėqenie mė tė lartė”.
Kėshilli Amerikan pėr Arsim ndėrkombėtar fitoi tė drejtėn nė vitin 2004 pėr ta administruar kėtė fond dhe vjet erdhi nė Universitetet amerikane grupi i parė i studentėve.
Presidenti i kėtij Kėshilli pėr Studim Ndėrkombėtar, Dr. Dan Davidson thotė se organizata e tij bashkėpunon me autoritetet vendore nė Kosovė dhe mendon se profesionizmi pėr ndėrtimin e vendit nuk mund tė importohet nga jashtė.
“Duhet tė kesh vendas shumė tė zgjuar qė e njohin situatėn nė vendin e tyre qė shkojnė nė njė vend tjetėr mėsojnė koncepte tė reja, struktura tė reja dhe pastaj tė kthehen pėr ta vėnė nė jetė pėrvojėn e marrė, pėr tė punuar nė fusha qė mė parė kanė qenė nė dorėn e njerėzve tė tjerė”.
Edhe vetė pjesėmarrėsit e parė nė program qė mbarojnė studimet vitin e ardhshėm e shohin veten nė kėtė rol.
“Do tė ketė sfida dhe probleme tė ndryshme, por besoj se lidershipi kosovar dhe shoqėria kosovare janė nė dijeni qė tė fillohet tė punohet me profesionalizėm dhe janė nė dijeni pėr sfidat qė do tė vijnė sidomos pas zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, e cila do tė jetė pavarėsia besoj dhe pėr sfidat qė do tė vijnė pas statusit dhe pėr nevojėn e madhe pėr energji dhe pėr profesinalizėm dhe llogaridhėnie”.
Dr. Davidson ėshtė i bindur qė nė Kosovė do tė ketė shumė kėrkesa pėr tėrheqjen e kėtyre profesionistėve nė sfera tė ndryshme.
“Ne e dimė qė do tė ketė njė numėr tė madh biznesesh dhe agjencish qeveritare qė do tė duan tė punėsojnė grupin e parė tė tė diplomuarve. Shpesh kemi parė qė pjesėmarrėsit nė grup marrin oferta qė para se ta pėrfundojnė programin”.
Ndėrkohė qė ėshtė pėrzgjedhur grupi i dytė i studentėve qė fillon studimet nė shtator, njė nga synimet e administruesve dhe pjesėmarrėsve ėshtė qė tė sigurohen edhe fonde pėr vazhdimėsinė e programit.
“Ideja ėshtė qė administruesi i kėtij fondi Kėshilli Ndėrkombėtar pėr arsim ndėrkombėtar dhe ne si pėrfitues tė kėsaj burse tė ndihmojmė nė thithjen, ose tėrheqjen e donatorėve tė tjerė tė cilėt do tė ndihmojnė kėtė fond dhe qė tė jetė mė i qėndrueshėm jo vetėm nė njė periudhė 10 vjeēare, por qė tė zgjatet edhe nė vitet e ardhshme dhe qė sa mė shumė studentė nga Kosova tė vijnė dhe tė vazhdojnė studimet e tyre kėtu”
Grupi i parė nuk i ka pėrfunduar ende studimet dhe sfidat e vėrteta pėr institucionet nė Kosovė do tė fillojnė pas pėrcaktimit tė statusit, por tani pėr tani pjesėmarrėsit nė kėtė program pėrfaqėsojnė shpresat dhe aftėsitė e njė brezi qė shikon pėrtej konflikteve dhe pasigurive tė dekadės sė fundit drejt vendosjes sė bazave pėr pėrparim demokratik dhe ekonomik.


Zeri i Amerikes

Drinni
30-07-06, 21:04
Mbahu Nėne mos ke frik, ke pas vete t'madhen Amerik!!!

Marco
30-07-06, 21:16
Mbahu Nėne mos ke frik, ke pas vete t'madhen Amerik!!!

heheh Mbahu nėnė mos ki frik , po ju ran te hollat hajnave skena me pas dritė:wink:
S`kishte qen keq Univerziteti i Prishtines mi Liru disa persona pa pages nga Kosova-lindore, me qens se nuk di se a egiston kjo.. :smile:

Kalt
30-07-06, 21:22
Staff

Established in 2004, the KAEF Graduate Fellowship Program awards fellowships for study in the US at the master's degree level.
The KAEF Graduate Fellowship Program is administered by American Councils with the assistance of the following staff:Staff Directory Edita Buēinca (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=11&page_id=6)
Hub Coordinator
American Councils
[email protected] http://www.kaef-online.org/i/ul/be01.jpg (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=11&page_id=6) Jon Crocitto (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=10&page_id=6)
Senior Development Officer
American Councils
[email protected] http://www.kaef-online.org/i/ul/cj01.jpg (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=10&page_id=6) Marc Zielinski (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=1&page_id=6)
Program Manager
American Councils
[email protected] http://www.kaef-online.org/i/ul/zm01.jpg (http://www.kaef-online.org/staff.php?sid=1&page_id=6)


http://www.kaef-online.org/contentFull.php?page_id=1&contid=7

Contact

American Councils for International Education
Tringe Smajli NR 1/1
10000 Pristina, Kosovo
381-38-222-570 (http://www.kaef-online.org/contact.php?page_id=5#)

American Councils for International Education
1776 Massachusetts Avenue, NW
Suite 700
Washington, D.C. 20036
202-833-7522 (http://www.kaef-online.org/contact.php?page_id=5#)
[email protected] ([email protected])
http://www.kaef-online.org/i/ac_logo_gblu.gif (http://www.americancouncils.org/)