PDA

View Full Version : Debat: Letėr Bajram Kosumit mbi 'dorėheqjen' tuaj


beku
31-07-06, 18:11
Debat (http://www.mitrovicapress.com/modules.php?name=Lajme&file=categories&op=newindex&catid=13): Letėr Bajram Kosumit mbi 'dorėheqjen' tuaj
Dėrguar mė 29/07/2006 - 09:41
Tema: Kosova (http://www.mitrovicapress.com/modules.php?name=Lajme&new_topic=5) Nga: Albin Kurti

Ramush Haradinaj, gjersa ishte kryeministėr, deklaronte se Kosova do tė bėhet e pavarur nė vitin 2005. Ai u akuzua nga Tribunali i Hagės dhe pėr pasojė u largua nga posti i kryeministrit para se premtimit tė tij t'i skadojė afati. Edhe krerėt e tjerė tė partive dhe kinseinstitucioneve tė Kosovės, qė prej pėrfundimit tė luftės, pėr ēdo vit deklaronin se pavarėsia e Kosovės do tė vie nė vitin e ardhshėm.


Pavarėsia pėrmendej njė vit para se tė 'ngjante'. Viti i ardhshėm ishte viti i pavarėsisė. Nė vitin 2000, viti 2001 ishte viti i pavarėsisė, nė vitin 2001, viti 2002 bėhej viti i pavarėsisė, e kėshtu me radhė. Kur vinte nata e vitit tė ri, premtimi i krerėve politik pėr pavarėsi shndėrrohej nė urimin e tyre solemn e hijerėndė pėr pavarėsinė qė na priste krahėhapur nė vitin nė tė cilin porsa hynim. Pikėrisht ky premtim, i cili siē thotė njė mik imi kėrkonte durimin e qytetarėve, i bėnte vetė politikanėt tė durueshėm pėr qytetarėt. Me retorikėn e tyre monotone pėr pavarėsinė nė vitin qė vjen, kėta kryesues partish e kinseinstitucionesh i ngjanin aq shumė pronarit tė asaj pijetores nė hyrje tė sė cilės me shkronja tė mėdha shkruante: 'Nesėr, birra falas'.

Dhe, ēdo herė birrat aty ishin falas mirėpo vetėm ditėn e nesėrme tė cilėn s'ka kush se si ta jetojė e pėrjetojė: e nesėrmja ishte njė ditė mė vonė e secilės sė sotme, ajo pėrherė tėrhiqej disi me elegancė dhe shpoti nė tė ardhmen. Para pijetores klientėt entuziazmoheshin pėr ditėn e nesėrme, e cila duke qenė e pandryshueshme si ide, nė praktikė e ndryshonte datėn pėr ēdo ditė duke ia shtuar asaj edhe njė tjetėr ditė mė shumė. Tabela me mbishkrimin statik 'Nesėr, birra falas' shkaktonte inkrementimin dinamik dhe me automatizėm tė asaj qė njėkohėsisht e premtonte por edhe e ndalonte. Kėsisoj, shfaqej njė pamundėsi e cila s'dukej e tillė vetėm duke ju falenderuar atyre qė e shikojnė por e keqkuptojnė. Ishin klientėt ata tė cilėt e aktualizonin premtimin, qė e gjallėronin atė, qė i jepnin njėfarė subjektiviteti edhe njė dėrrase tė pluhrosur me njė premtim tė dalė boje sipėr.

Nėpėrmjet klientėve mirėmbahej dhe reprodukohej premtimi i pandryshueshėm paēka se ai ishte i rrejshėm. Patjetėr qė kishte njė tipar dominues tek klientėt e qė i bėnte ata tė kėtillė. Ishte kjo harresa. Ishte harresa e tyre qė bėnte qė ata tė jenė ēfarė i njohim; ishte fakti se ata nuk mbanin mend, nuk regjistronin. Duke e shkėputur problemin nga historia e tij pėr ta tretur mė pas kėtė tė fundit, ata shkonin aq tragjikisht larg sa qė vetė problemi u ngjante tė jetė zgjidhje. Mirėpo, edhe kjo harresė nuk ishte (dhe nuk ėshtė) inherente. Ajo nuk e kishte as origjinėn dhe as ushqimin pėrbrenda. Harresa imponohej pėrmes rifreskimit tė vazhdueshėm tė kujtesės e cila dukej se nuk ėshtė. Aq kėndshėm bombardoheshin nga premtimi i njejtė i vjetėr sa qė ai ngjante tė jetė i ri. Estetizohej pėrsėritja deri nė masėn kur humbej vetėdija pėr tė. Etja pėr pavarėsinė e vitit tė ardhshėm sikurse etja pėr birrėn e nesėrme e kishte pėr vite me radhė njėsinė e vet konstante – vitin. Ramush Haradinaj i qėndroi besnik kėsaj njėsie e cila kishte krijuar ritmin qė siguronte hipnozėn. Jeni ju Bajram Kosumi ai i cili e prishi ritmin e etabluar duke ndėrhyrė me njėsi tė tjera kohore. Pasi qė e kishit marrur pozitėn e kryeministrit, ju filluat tė flisnit pėr qershorin e vitit 2006 si muaj tė pavarėsisė sė Kosovės.

Deri atėherė flitej – gjithnjė nė kuptimin qė premtohej – vetėm pėr vitin e pavarėsisė. Ndėrkaq ju premtuat muajin e pavarėsisė. Ju intervenuat brenda temporalitetit tė rrenės pėr ta bėrė atė edhe mė joshėse. Ky ērregullim i ritmit besohej se po e rrezikonte hipnozėn. Rritja e saktėsisė kohore tė premtimit e vėshtirėsonte harresėn e qytetarėve andaj u ndėrmorėn masa qė ju tė harroheshit. Qershori i vitit 2006 nuk duhej t'ju gjente si kryeministėr. Dhe natyrisht se ju larguan nga posti i kryeministrit. Ju nuk e pritėt si kryeministėr qershorin dhe as ne si qytetarė pavarėsinė ndonėse kėto dy gjėra s'kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Nuk mund tė lejohej qė ju ta mbijetoni politikisht datėn e premtimit tuaj sepse do tė zbulohej rrena, do tė zgjoheshin tė hipnotizuarit dhe ju do tė identifikoheshit si rrenc. Andaj, nė kėtė kuptim, ata ju kanė mbrojtur juve. Megjithatė, largimi juaj nuk ishte pa pasoja. Prej se ju u larguat, premtimi pėr pavarėsinė nuk mund tė bėhej mė pėr 'vitin tjetėr'. Prej atėherė njėsia kohore e premtimit u zvogėlua nga viti nė muaj. Tash nuk thuhet mė se pavarėsia do tė vie vitin e ardhshėm por thuhet: 'nė fund tė kėtij viti'. Pra, ėshtė bėrė ēėshtje muajsh pavarėsia. Megjithėkėtė, nuk thonė se pėr kaq muaj Kosova do tė bėhet e pavarur por thonė 'deri nė fund tė vitit' meqenėse sigurisht se duan ta zgjasin sa mė shumė jorganin pėr kėmbėt jo aq tė shkurtėra tė rrenės sė tyre.

Nuk e di nėse ėshtė e vėrtetė por kam dėgjuar se kur ju kanė pyetur pse keni dhėnė dorėheqje ju jeni pėrgjigjur: 'Nuk e di. Nuk mė treguan.' Me kėtė letėr timen, mbase ju kam ndihmuar sadopak ta kuptoni 'dorėheqjen' tuaj. Shpresoj se edhe lexuesit e tjerė tė kėsaj letre do ta kenė mė lehtė ta kuptojnė situatėn e Agim Ēekut para fundit tė kėtij viti, atėherė kur ai do tė ndodhet nė vorbullėn e pėrpjekjeve pėr ta konsoliduar ritmin e ri tė njė hipnoze tė re dhe gjithnjė tė vjetėr e tė cilėn do tė orvatet tė na e inicojė fraza sugjestive: '(mbylli sytė, mbylli sytė....) muaji i ardhshėm ėshtė muaji i pavarėsisė. Edhe nė vitin tjetėr. Muaji i ardhshėm. Po. Pavarėsia. Muaji i ardhshėm. Muaji i ardhshėm.'

marrė nga www.bekimbeu.de (http://www.bekimbeu.de)