PDA

View Full Version : Islami neper Bote.


Pause_Print_Scroll
10-08-06, 20:28
ISLAMI NĖ MAQEDONI
Emri zyrtar: Republika e Maqedonisė (OKB, BE dhe NATO pėrdorin emrin FYROM).
Sipėrfaqja: 25.333 km2
Popullsia: 2.045.262 (korrik 2005).
Kryeqyteti: Shkupi.

Grupet etnike: Maqedonas 64.2%, shqiptarė 25.2%, turq 3.9%, romė 2.7%, serbė 1.8%, tė tjerė 2.2% (regjistrimi i vitit 2002).
Fetė: Ortodoksė maqedonas 32.4%, tė krishterė tė tjerė 0.2%, muslimanė 16.9%, tė tjerė dhe tė paspecifikuar 50.5% (regjistrimi i vitit 2002).
Gjuhėt: Maqedonisht 66.5%, shqip 25.1%, turqisht 3.5%, gjuha rome 1.9%, serbisht 1.2%, tė tjerė 1.8% (regjistrimi i vitit 2002).
Vendndodhja: Evropa Juglindore, nė veri tė Greqisė.
Burime natyrore: bakėr, plumb, zink, krom, mangan, nikel, ar, argjend, asbest, gips, tokė e punueshme.
Pavarėsia nga ish-Jugosllavia: 8 shtator 1991.
Republika e Maqedonisė shtrihet mbi njė pjesė tė territoreve tė mbretėrisė sė lashtė maqedonase. Nė shekullin e VI-tė popujt sllavė nisėn tė vendoseshin nė kėtė rajon. Nga shekulli i XIV-tė rajoni ra nėn sundimin osman. Pas luftėrave ballkanike tė fillimshekullit XX, Maqedonia u bė pjesė e Mbretėrisė sė Jugosllavisė e mė pas e shtetit jugosllav. Maqedonia shpalli pavarėsinė nga ish-Jugosllavia nė shtator tė vitit 1991, por njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Maqedonisė u vonua nga kundėrshtimi i Greqisė pėr pėrdorimin e emrit Maqedoni, qė ajo e konsideronte njė emėr dhe simbol helen.

Ardhja e Islamit nė Maqedoni
Osmanėt e pushtuan Ballkanin nė shekullin e XIV-tė dhe gradualisht zunė tė prezantonin Islamin nė kėtė territor qė mė parė ishte i krishterė. Shumica e xhamive nė Maqedoninė e sotme janė ndėrtuar nė shekullin XV dhe XVI. Mė tė famshmet janė xhamia e Isa Beut, ajo e Mustafa Pashės dhe e Sulltan Muratit nė Shkup si dhe xhamia e Tetovės. Ndėrsa, nė mesin e objekteve tė tarikateve janė teqeja halvetiane nė Strugė dhe teqeja bektashiane nė Tetovė. Islamizimi i popullsisė mori pėrmasa tė mėdha nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI dhe nė dy shekujt qė pasuan.
Muslimanėt nė Maqedoni nuk janė homogjenė. Shumica e tyre janė suni hanefi, por ka edhe disa tarikate, si: halvetianėt, kadiritė, sinanitė, rufaitė etj. Po ashtu ka edhe bektashi. Pasuesit e kėtyre tarikateve jetojnė nė lindje dhe nė perėndim tė Maqedonisė, si nė Ohėr, Strugė, Gostivar, Shtip, Radovish dhe Strumicė. Kadiritė gjenden nė Dibėr dhe bektashitė nė Tetovė.

Xhamitė nė Maqedoni
Bashkėsia muslimane nė Maqedoni ka mbi 450 xhami dhe mbi 500 predikues fetarė. Shkupi ka 18 xhami, nė tė cilat shėrbimet bėhen nė gjuhėn shqipe (pėrveē namazit, qė ėshtė nė arabisht si nė mbarė botėn), kurse nė njė xhami, tek ajo e Sultan Muratit, shėrbimi ėshtė nė gjuhėn turke. Shėrbime nė gjuhėn maqedonase bėhen nė xhamitė e fshatrave muslimane si Tsvetovo, Drzhilovo, Kolichani, Ogniyantsi, ku banorėt janė torbeshė dhe nė boshnjakisht nė disa xhami tė fshatrave rreth Shkupit dhe Prilepit qė kanė popullsi boshnjake.
Xhamia Mustafa Pasha ėshtė njėra nga xhamitė e Shkupit. Sipas pllakės sė mermertė me mbishkrimin nė arabisht, xhamia u ndėrtua nė vitin 1492. Mustafa Pasha zotėronte prona tė mėdha nė Rumeli dhe si vezir i Sulltan Selimit ishte i pari qė mori nė zotėrim katėr fshatra nė rajonin e Shkupit. Ai vdiq nė vitin 1519 dhe u varros nė tyrben qė ndodhet pranė murit verilindor tė xhamisė.
Xhamia e Tetovės ėshtė financuar nga Is’hak Beu, njė komandant i ushtrisė osmane tė stacionuar nė Maqedoni. Ai konsiderohet si donatori mė i madh pėr shumė ndėrtesa fetare dhe jofetare nė Shkup nė fillimin e gjysmės sė parė tė shekullit XV. Ndėr to ėshtė edhe xhamia e Tetovės dhe tyrbja e Pasha Beut, njė nga djemtė e Is’hak Beut. Burimet historike konfirmojnė se ai ka ndėrtuar edhe njė medrese tė madhe dhe disa ndėrtesa tė tjera publike. Emri “Aladza”, siē thirret ndryshe kjo xhami, vjen nga pllakat e praruara prej qeramike qė zbukuronin fasadėn. Sot kėto pllaka tė praruara ruhen vetėm nė tyrben e Pasha Beut, ndėrtuar pranė xhamisė.

Shtrirja e muslimanėve nė Maqedoni
Ėshtė pak e vėshtirė tė jepen tė dhėna pėr numrin e muslimanėve nė Maqedoni pasi tė dhėnat e regjistrimit shtetėror ndryshojnė nga ato tė dhėna nga grupet fetare. Afėrsisht 66 pėr qind e popullsisė ėshtė e besimit ortodoks maqedonas, rreth 30 pėr qind janė muslimanė, rreth 1 pėr qind janė katolikė dhe 3 pėr qind tė feve tė tjera. Nė Maqedoni ekziston edhe njė komunitet i vogėl ēifut. Bashkėsia Muslimane e Maqedonisė ėshtė komuniteti qė pėrfaqėson shumicėn e muslimanėve tė Maqedonisė. Nė Maqedoni janė regjistruar edhe dy organizata tė tjera, ajo e Tarikatit dhe e Komunitetit Bektashian. Besimtarėt e kėtyre komuniteteve janė nga etni tė ndryshme: shqiptarė, turq, maqedonas dhe romė, por njėkohėsisht edhe muslimanė nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Jugosllavia. Shqiptarėt muslimanė banojnė nė zona kompakte nė perėndim tė Maqedonisė, nė kufi me Shqipėrinė, nė pjesėn qė kufizohet me Kosovėn si dhe nė kryeqytetin e vendit, nė Shkup. Nė disa qytete muslimanėt janė shumicė dėrrmuese.
Turqit etnikė jetojnė nė pjesėt perėndimore dhe veriperėndimore tė Maqedonisė, por edhe nė Shkup, Dibėr, etj. Ndėrsa romėt maqedonas i gjejmė nė Prilep, Dibėr, Vinicė dhe nė Shkup. Ndėrsa muslimanėt maqedonas (torbeshėt) jetojnė nė pjesėn perėndimore tė vendit. Goranėt jetojnė nė Maqedoninė Perėndimore, kurse boshnjakėt nė Shkup dhe nė Maqedoninė Qendrore.

Liria fetare nė Maqedoni
Shumica e xhamive nė Maqedoni janė tė hapura pėr pesė vaktet e namazit ditor. Shumica e besimtarėve muslimanė falin namazin e xhumasė dhe marrin pjesė nė festimet e mėdha pėr bajramet.
Qėndrimi i maqedonasve kundrejt Islamit si njė mėnyrė jetese ėshtė pėrgjithėsisht negativ. Fatkeqėsisht, ēdo ngritje e nivelit fetar islam shihet si njė ogur fundamentalizmi islam ose irredentizmi shqiptar nga popullsia sllave maqedonase dhe nga qeveria. Shtypi dhe liderėt politikė maqedonas i akuzojnė shqiptarėt se janė duke shqiptarizuar muslimanėt maqedonas pėr arsye politike dhe nacionaliste.
Nga ana tjetėr, duhet thėnė se shteti maqedonas i mbron tė drejtat e muslimanėve nė territorin e vet. Praktikat fetare tė muslimanėve nuk ndalohen nga shteti. Televizionet private transmetojnė programe fetare islame, ndėrkohė qė botimi i materialeve islame nuk has pengesa. Ligji maqedonas e ndalon ngritjen e radio-televizioneve fetare, por lejon transmetimet fetare nė televizionet dhe radiot private nė raste festash islame. Festat islame mbulohen edhe nga seksionet etnike tė televizionit shtetėror dhe nga ato private.
Nė anėn tjetėr, maqedonasit ortodoksė e kanė kthyer Ortodoksinė si simbol tė identitetit tė tyre dhe pėr pasojė kryqi ortodoks ėshtė vendosur madje edhe nė fasadat e ndėrtesave publike nė disa qytete, duke shkaktuar kėshtu pakėnaqėsi te etnitė e tjera.

Arsimimi islam nė shekuj
Gjatė sundimit osman deri nė kohėn e luftėrave ballkanike mejtepet dhe medresetė ekzistonin nė Shkup, Bitola dhe Tetovė. Mė e njohura ishte medreseja “Isa Beu” nė Shkup, e themeluar nė shekullin XV dhe e emėruar sipas themeluesit tė saj, Isa Beut, i cili e la pasurinė e tij pėr qėllime fetare e humanitare. Nė vitin 1689 kjo medrese u dogj nga ushtria habsburgase, por u rindėrtua nė vitin 1932 dhe nė vitin 1936 mori statusin e shkollės sė mesme. Pas Luftės sė Dytė Botėrore medreseja e ndali aktivitetin sėrish, pėr t’u rindėrtuar nė vitin 1979. Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” nė Shkup rifilloi aktivitetin mė 15 tetor tė vitit 1984. Ėshtė e vetmja shkollė e kėtij lloji nė Republikėn e Maqedonisė. Nė medrese shkollohen nxėnės nga tė gjithė pjesėtarėt e besimit islam.
Nė Shkup gjendet edhe Fakulteti Islam, nėn drejtimin e Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė. Ky fakultet u themelua nė vitin 1997.

Pergatiti: Arian Koēi

Marrė nga: Revista “Argumenti” nr.10 (43) tetor 2005
E-mail: revista.argumenti@gmail.com (<script language='JavaScript' type='text/javascript'> <!-- var prefix = 'ma' + 'il' + 'to'; var path = 'hr' + 'ef' + '='; var addy33143 = 'revista.argumenti' + '@' + 'gmail' + '.' + 'com'; document.write( '<a ' + path + '\'' + prefix + ':' + addy33143 + '\'>' ); document.write( addy33143 ); document.write( '<\/a>' ); //--> </script> <noscript> Kjo e-mail adresė ėshtė e mbrojtur nga keqpėrdorimet (Spam Bots), ju duhet tė aktivizoni JavaScript qė tė mund ta shihni</noscript>) Kjo e-mail adresė ėshtė e mbrojtur nga keqpėrdorimet (Spam Bots), ju duhet tė aktivizoni JavaScript qė tė mund ta shihni

Albanian eX|PerT
25-04-07, 22:42
ISLAMI DHE SINGAPORA


Shkruan: Fehim Xhafer Dragusha

Singapori ėshtė njė vend shumė i vogėl, me sipėrfaqe tokėsore prej 254 milje katror. Shtrihet nė Azinė Juglindore. Numri i pėrgjithshėm i banorėve pėrafėrsisht arrin shifrėn deri nė 4milion, ku 3.3 milionė janė shtetas apo banorė permanent .

Demografia Fetare
Sipas statistikave tė bėra kohėve tė fundit, 85 % e popullatės besojnė nė disa besime fetare. Prej kėtij grupi 51 % praktikojnė Budizmin, Taoizmin, besime tė trashėguara nga stėrgjyshėrit, si dhe besime tjera kineze. Vetem 15,5 % tė popullatės e pėrbėjnė Muslimanėt, kurse 15 % tė shtetasve e pėrbejnė Krishterėt. Vlen tė ceket se nė Singaporė ka edhe Indian, shifra e tyre ėshtė 4 %, kurse numri tjetėr i banorėve janė pasues tė besimeve tjera, si Agnostik, Ateizėm, etj. Nė Singaporė jetojnė edhe njė grup Sikėsh i vogėl (fraksion indian), ēifut (Jahudi), Protestant tė cilėt ia kalojnė numrin Katolikėve Romak, Zoroastrian dhe komunitete tjera fetare .
Rreth 77 % tė popullatės janė Kinez Etnik, pėrafėrsisht 14 % tė tjerė janė Malaj Etnik dhe pothuajse 8 % janė me perkatesi Indiane .
Sipas asaj qė kam hasur nė kėtė punim (Singapori – International Religious Freedom Report 2004), kam vėrejtur se gati krejt etniteti malaj i pėrkasin besimit Islam, ndėrsa etniteti Indian i pėrket besimit Hindu .
Fisi Kinez ėshtė i ndarė nė Budizėm, Taoizėm, Krishterizėm, apo nė Agnostik ose Ateizėm. Ėshtė ēudi se nė kėtė vend ka shumė Misionarė tė huaj, tė cilėt janė aktiv, duke pėrfshirė kėtu: Katolikė, Mormon dhe Baptist ( SINGAPORE – International Religious Freedom Report 2004 – faqe 1 ) .

Islami nė Singaporė
Feja Islame ėshtė Fe e respektuar dhe e mirėpritur nė Singaporė. Kėtė e vėrteton fakti i shumė Kinezėve, tė cilėt kanė pranuar Islamin kohėve tė fundit. Poashtu kemi edhe disa tė dhėna ku Fenė Islame e kanė pėrqafuar edhe disa Indian .
Mund tė themi se Islami nė Singaporė, ka ndikim rrėnjėsor dhe nė kėtė vend tė vogėl Ezani thirret 5 herė nė ditė ( Duhet cekur se gjat qėndrimit tim nje javor ne Singapore, vėrejta se Ezani nuk lejohej te degjohej jashte Xhamis, thėnė me mirė, Ezani thirrej mirėpo zmadhuesit e zerit ishin te kthyer nga xhamia e jo nga rruga, dhe me kete kuptova se Muslimanėt jetonin nje jete shume te veshtire ne mesin e shume besimeve te kota ) .
Muslimanėt falin pesė kohėt e namazit nė xhami, hanė ushqim tė lejuar (hallall), agjėrojnė gjatė Muajit tė Ramazanit si dhe kryejnė obligimin e Haxhit .

Gjuhėt e folura nė Singaporė
Nė Singaporė fliten katėr gjuhė tė huaja, ato janė : Mandarin, Malaje, Tamil dhe Anglishtja. Gjuha Angleze ėshtė gjuhė zyrtare e cila bėnė bashkimin e shumė fiseve ndėr etnike .
Nė shkolla, mėsimi zhvillohet nė gjuhėn angleze. Pėr ti ruajtur traditat shumė vjeēare maleje, nxėnėsit janė tė obliguar tė mėsojnė edhe gjuhėn maleje ( Singapore Culture – faqe 1 ) .

Kulturat Singaporiane
Nė Singaporė njerėzit jetojnė nė njė Shoqėri Kozmopolite, nė paqe dhe harmoni reciproke me kultura dhe raca tė ndryshme njerėzore .
Shumė Imigrant nga Kina, India, Evropa dhe vende tjera tė botės, i dhuruan Singaporės njė imazh tė bashkėpunimit dhe mirėkuptimit .
Siē dihet, Arabėt gjithmonė ishin ata qė udhėtonin nėpėr vende tė ndryshme tė botės dhe prej kėtyre vendeve kishin gjetur Singaporin qysh nė vitet e hershme .
Po ta vizitosh Singaporin, do te shohėsh rrugėt e vjetra tė ndėrtuara nga Arabėt si dhe veēori dhe karakteristika tjera Islame, te cilat i kam hasur edhe vet gjat vizites sime ne vitin 2005
Nė Singaporė, mund tė hasėsh nė ushqime tė ndryshme, si: Ushqimi Malaj, Kinez, Indian, Indonezian, Perėndimor, Italian, Peranakan, Spanjoll, Francez, Tajlandez si dhe ushqime tė pėrziera, te gjitha keto japin te kuptojne se Singapori eshte vend i hapur per te gjithe njerezit anekend botes .

Singapora - Vendi i Biznesit dhe i shumė Kulturave
Singapori ėshtė njė vend shumė i pasur dhe plotėsisht i ndėrtuar. Sa i pėrket biznesit, ėshtė vend qė renditet ndėr vendet me tė mira dhe me te suksesshme nė Botė .
Mė shumė se 7,000 kompani, nga vende tė ndryshme tė botes, dominojnė nė kėtė vend tė vogėl dhe tė bukur .
Strategjia Gjeografike e Singaporės, i mundėson hyrjen 500 milion njerėzve nė Azinė Juglindore me tregun e saj tė fort prej 2.8 bilion dollar .
Singapori, poashtu konsiderohet prej vendeve me mė konkurrencė pėr biznes .

Sistemi Edukativo-Arsimor nė Singaporė
Nė Singaporė, fėmiu fillon ndjekjen e mėsimit parėsor, nė moshėn e tij (saj) shtatė vjeēe. Kjo periudhė zgjat gjashtė vite .
Pas mbarimit tė kėsaj shkolle, ai (ajo) fillon shkollimin fillorė-themelorė dhe kjo zgjat katėr vite. Poashtu Singapori shquhet mė Universitetet e saja tė larta, kolegjet, kembrixhėt(lloj kolegji ).
Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, studenti mund tė zgjedh kėto degė :
- Teknik (ITE) or commercial institute (MDIS, MIS, TMC, SIM ).
- Politeknik (Nanyang, Temasek, Ngee Ann, Republic, Singapori Polytechnics) per ti ndjek mesimet e diplomes .
- Institucionet e Centralizimit .
- Para-Universitetit apo Kolegjet e Reja
Pėrveē kėsaj, Singapori ka edhe shtatė shkolla fetare Islame tė cilat mbahen nga tė ardhurat e Myslimanėve Malaj dhe tė tjerė .
Xhamitė janė shumė tė bukura dhe me gjithė numrin e madh tė jo myslimanėve, vėrejmė njė numėr tė madh tė xhamive dhe faltoreve .
Kėtu mund ta shikoni njėrėn prej Xhamive tė Singaporės, e cila shtrihet nė qendėr tė qytetit :

Disa pika tė rėndėsishme rreth Singaporės
Singapori ėshtė pavarėsuar nė vitin 1965. Ishte koloni e Anglisė deri nė vitin 1965 .
Nė flamurin e saj gjinden pesė yje, qė paraqesin: PĖRPARIMIN, DEMOKRACIN, PAQEN, BARAZIN DHE DREJTĖSINĖ.
Lulja Kombėtare e Singaporės, pėr herė tė parė qe zbuluar nė vitin 1893 nga Agnes Joaqium, Armenian. Emri i Lules " Vanda Miss Joaqium ( Education System And Schooling Options In Singapore – faqe 1,2 ) ."