PDA

View Full Version : Humor dhe Bejte


Drinni
20-08-06, 20:15
Hajt na tash me u pajtue,
dardanin me e shijue.
me nejt shtremt e me fol drejt,
ky nuk asht realitet.
po edhe pse anonimus,
mos ta bajm edhe krejt pus.
Paradoxi e thot nji fjal..
kush e din e merr me mall.
bleta thot e ka mjaltin
me shiju ta knaqka barkin
por thot e ka edhe thumbin
le ta marrim si tullumbin.
K'shtu e ka ky far neti
nė mergim ku t'kap gazepi.
ka djem t'ri e vajza t'reja
su hyn n'pun fort besimi e feja.
ktu njerzia dojn relaksim
veq fjal t'mira e kuvenim.
ka edhe asi qe i ka zan dashnia
mir e baft perenia.
po edhe me dashnu, nuk asht fort keq
veq mos me ba si shum perpeq.
se kerlana, pite e laknur
shum ma mir se me u gjujt me gur.