PDA

View Full Version : Tereza E Kalkutes


ZARATUSTRA
26-08-06, 18:03
Franka Xambonini

“T e r e z a e K a l k u t ė s”

Franka Xambonini gazetare e njohur Italiane. Ka intervistuar protagonistė tė ndryshėm te kohes sone si Ben Gurionin, Indira Gandin, Saharovin etj. Eshte nderuar me ēmime nderkombetare te gazetarise. Ka shkruar librin ”Aventura e bashkimit” (1991), interviste qe gazetarja i ka marre Kira Lubikut, themelueses se “Levizjes se Fokolareve” ne Itali. Ky liber “Tereza e Kalkutes, lapsi i Zotit”, u botua me 1992 dhe eshte perkthyer dhe ne gjuhen shqipe.
Po marrim disa fragmente te cilat tregojne esencen e qenies dhe misionit te Terezes se Kalkutes. Me pas brenda mundesive do te postojme me skaner origjinalin e librit.

Pyetja. Ėshtė thėnė se AIDS ėshtė njė ndėshkim hyjnor pėr homoseksualėt dhe tė droguarit. E mendoni edhe ju kėshtu Nėnė Terezė?
Pergjigja. “Jo, jo nuk ėshtė njė ndėshkim hyjnor. Shumė njerėz infektohen pa asnje faj” faqja156.
Pyetja: Ėshtė ėndėrra juaj vajtja nė Shqipėri. Nėnė Terezė? Nė pėrgjigjen e sajė nuk ka asgjė sentimentale, asgjė nostalgjike: (Ky ėshtė komenti i gazetares).
Pergjigja “ Jo, nuk ėshtė ėndėrr e imja.Tani nuk kam njeri atje. Ėshtė diēka pėr tė cilėn Shqipėria ka nevoje. Shkoj nė Shqipėri jo sepse ėshtė kombi im, por sepse duhet t’i
ēoj Krishtin. Shqipėria ėshtė ateiste, me ligj. Ėshtė shteti i vetėm nė botė qė ka shkruar ateizmin me kushtetutė. Nuk kanė kisha, nuk kanė xhamia, nuk kanė sinagoga. Vendet e kultit janė shndėrruar nė muze. Priftėrijtė janė burgosur, nuk ka mbetur gjė prej gjėje.
Vajtja ime do tė jetė hapi i pare”. Faqja 157.
Pyetje. Pse Nėnė Terezė?
Pergjigje. “Sepse unė nuk hap njė shtėpi po nuk pati kishė. Dhe nė kishė unė vė kryqin. Po pranuan njė shtėpi timen, pranojnė edhe Krishtin. Dhe pėr ta pranuar duhet tė
ndryshojnė ligjin. I kam shkruar presidentit tė Shqipėrisė. Nuk ėshtė pėrgjigjur ende. Por e di qė ka respekt pėr mua”. Faqja 157.
“Ne s’jemi bamirės shoqėrorė. Ne pėrpiqemi tė jetojmė njė jetė soditjeje. Sodisim Jezusin nė kungatė dhe Jezusin tek i varfėri i braktisur prej tė gjithėve” Faqja 4-5.

Burimi: [email protected]

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:11
Lidhur me shenjtėrimin e Agnesė Gonxhe Bojaxhiut, alias Nėnė Terezės

Erik Möller 19.10.2003


Si mundi tė qėndronte e paprekur nga media kritike e botės sė lirė njė kundėrshtare fanatike e abortit dhe e mjeteve kontraceptive, e cila, pėr mė tepėr, fshihte nė mėnyrė sistematike si pasurinė, ashtu dhe natyrėn e punės sė saj?
Christopher Hitchens e pėrcaktoi atė si njė „Shėnjtore mediash“. Shkrime kritike rreth punės sė saj edhe sot e kėsaj dite mund tė kėrkosh me thjerrėz. Janė shkruajtur qindra libra pėr tė, jetėorientues (udhėzues jetėsorė) pėr tė krishterė dhe tė tjerė, libra me tituj si: „Njė jetė pėr tė braktisurit“, „Shėnjtorja nga Kalkuta“, „Njė nėnė pa frikė dhe pa njolla“, dhe „Forca e dashurisė“.
Mediat, siē e kupton nga lėnda e politikės ēdo nxėnės gjerman, kanė detyra dhe synime zbulimore-sqaruese. Tė lira nga cenzura dhe nga kontrollet totalitare, ato zhbirojnė, u parashtrojnė pyetje kritike dhe pėr ēėshtje nė dukje tė paprekshme, „atyre lart“ domethėnė, na mbrojnė nga manipulimet dhe nga abuzimet e fuqizotėruesve. Mediat, siē mund tė mėsojė ēdo i ri nė kioskun mė tė afėrt, na sjellin tituj tė mėdhenj si „Michelle Hunziker: dėshiron fėmijėn e dytė nga e para“ ose „Drama e Roit shumė mė keq: shkatėrrim truri?“
Autoambulanca si kjo u janė dhuruar “Misionarėve tė dashurisė sė krishterė” nga bashkia e qytetit tė Kalkutas.
Pas hulumtimeve tė Aroup Chatterjee-sė, ato shėrbejnė parasėgjithash si “taksi pėr murgeshat”, rrallė pėrdoren pėr transportim tė sėmurėsh nga njėra shtėpi nė tjetrėn, dhe nė asnjė rast si pėrgjigje ndaj thirrjeve pėr urgjencė.
Sigurisht qė nė Gjermani, me gjithė sasinė gjigande tė prodhimeve mediale, ėshtė vetėm njė numėr i vogėl gazetarėsh qė veprojnė si tė pavarur: honoraret e kufizuara pėr njė rresht, direktivat nga lart si dhe filtrimet shumėshkallėshe nėpėr redaksi, i vėnė kufij tė ngushtė punės investiguese. Revistat e mėdha mund t’ia lejojnė vetes qė pėr njė „Top-Story“ tė japin shuma tė mėdha – por se si do tė duket ajo storie nė fund do tė vendosė kryeredaktori.
Kritikėt medialė si Noam Chomsky, druajnė qėmoti se njė nga rolet kryesore tė massmedias klasike nuk ėshtė nxjerrja nė shesh e tė vėrtetave por mbėshtjellja e tyre. Kjo mund tė realizohet direkt me informacione tė rreme, siē u pėrhapėn psh. nga Forbes dhe nga Wall Street Journal lidhur me filmin e Michael Moorit, "Bowling for Columbine". Nė shumicėn e rasteve kjo ndodh ndėrkaq me pėrqasjen e fakteve tė caktuara dhe pikėpamjeve – krahasoni psh. pėrmasat e reportazhit lidhur me veprat letrare tė Dieter Bohlen-it me kujdesin kushtuar tokave tė minuara nė Angolė apo gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė Arabinė Saudite. Ndonjėherė ndėrkaq perspektiva tė caktuara injorohen krejtėsisht.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:12
A star is born

Njė shtrembėrim sistematik tė sė vėrtetės deri nė shkallėn e errėsimit tė plotė tė saj mund tė diagnostikojmė nė shembullin e Nėnė Terezės, po qe se veprėn e saj jetėsore do ta hulumtonim me paanėsi tė plotė dhe pa paragjykime. Historia mediale e shqiptares sė pėrshpirtshme fillon me anglezin Malcolm Muggeridge – “pa tė bota ndoshta as qė do tė kishte dėgjuar ndonjėherė pėr nėnė Terezėn”, shkroi pas vdekjes sė tij Catholic Times me 12 tetor 1997. Muggeridge, njė konservator fanatik, i cili liberalizmin sekular e quante si “mė tė madhen nga tė gjitha fuqitė shkatėrruese”, bėnte pjesė nė grupin e gazetarėve tė sponsorizuar nga "Congress for Cultural Freedom". Ishte fjala pėr njė organizatė tė CIA-s, e cila donte tė themelonte njė antikulturė proamerikane pėr t’ia kundėrvėnė komunizmit. Krahas “sė majtės jokomuniste” nisėn tė mbėshteteshin financiarisht dhe mendėsitė postmoderne si forma shprehėse shoqėrisht irelevante (tė parėndėsishme) tė sė majtės liberale. (Njė vepėr standarde lidhur me kėtė temė ėshtė ajo me titull “Kush i paguan llogaritė… CIA dhe kultura gjatė Luftės sė Ftohtė” me autor Frances Stonor Saunders.)
Aktiviteti i Muggeridge-it nė projektin Tereza filloi me 1968, me njė intervistė nė BBC. Atėbotė, murgesha e lindur nė Shqipėri, Tereza, drejtonte akoma nė mėnyrė modeste shtėpinė e saj tė vdekėsve nė Kalkuta – kurrsesi s’bėhej fjalė pėr njė projekt novator, institucione tė ngjashme ekzistonin nė Kalkuta shumė vjet pėrpara se tė lindte Tereza. I gjithė operacioni, si nga pėrmasat e tij, ashtu dhe nga furnizimi me medikamente, dukej minimal. Furnizoheshin me ushqime fėmijė bonjakė, ndėrsa frymėdhėnėsve u sigurohej njė ēati mbi kokė. E tėra realizohej sipas njė stili klasik tė krishterė – motrat nuk merrnin ndonjė arsim mjekėsor pėr t’u pėrmendur, ndėrkaq, para se tė vdisnin, jetėndėrruesit kungoheshin nė fshehtėsi. Nė krahasim me ta zėmė, Misionin hindian Ramakrishna, i cili vė nė dispozicion tė klientėve dhe shkolla e biblioteka, ose dhe me misionin amerikan “Assembly of God”, i cili shpėrndan pėr ēdo ditė 18.000 shujta, urdhri i Terezės edhe sot e kėsaj dite mbetet njė pikė ujė mbi shkėmbin e nxehur.
Pėr fundamentalistin Muggeridge, ndėrkaq, Nėnė Tereza ishte pikėrisht figura qė duhej, pėr tė pėrhapur ideologjinė e tij anekėnd globit. Pėr kėtė qėllim ai gjeti mbėshtetės para sė gjithash nė SHBA. Nė vitin 1969 Muggeridge, sė bashku me regjisorin Peter Schafer, prodhoi dokumentarin "Something Beautiful for God", (Njė gjė e bukur pėr zotin) tė pėrcjellė nga njė libėr bestseller me tė njėjtin titull. Filmi u shpall legjendar, sipas njė pohimi tė Muggeridge, sepse gjatė xhirimit tė tij nė shtėpinė e Terezės qenkėsh konstatuar njė „mrekulli fotografike“ – njėfarė drite e vakėt midis errėsirės sė dhomės qe dukur teknikisht e pashpjegueshme. Shumė vjet mė vonė, nė vitin 1994, kameramani Ken Macmillian sqaroi se atėbotė kishte provuar pėr tė parėn herė njė film tė ri nga firma Kodak. „Kur pamė versionin final tė filmit, doja tė ngrija nė qiell meritat e Kodakut, mirėpo Muggeridge ma ndaloi kėtė… Po atė ditė nisa tė marr gjithė ato telefonata lidhur me „mrekullinė nė Kalkuta“.
Nė SHBA e djathta religjioze ngrinte nė qiell Nėnė Terezėn, e cila, nga ana e saj, nisi ta bėnte tė njohur refuzimin e tyre ndaj kontraceptivėve dhe abortit. Protestanė me shume ndikim, si Billy Graham, dhe katolikė si F. Buckley, Jr. krijuan shprehjen fluturake pėr „shėnjtoren e gjallė“, e cila po i mblidhte nga rrugėt e Kalkutas „mė tė varfrit e tė varfėrve“ (Njė pohim qė nė fakt doli i rremė, mirėpo qė nga vetė Tereza u pėrsėrit shumė herė me mirėnjohje).
Qysh mė 1971 Muggeridge i profetizoi nėnė Terezės Ēmimin Nobel, ashtu siē u parashikua edhe shenjtėrimi i saj shumė kohė para se tė vdiste. Shndėrrimi i Terezės nga njė murgeshė nė njė figurė mediale ishte nė rritje, tani ajo udhėtonte rreth botės nė takime tė ndryshme ndėrkombėtare, si pėrfaqėsuese e Papės, madje edhe midis qarqeve liberale. Ēdo politikani qė do tė takonte, do t’i lutej pėr intervencion kundėr abortit, kundėr hapave anti-beby dhe kundėr kondomėve. Pas dy nismave tė dėshtuara asaj do t’i ndahej me 1979 ēmimi Nobel, si rezultat i njė fushate tė paguar mirė, dhe ajo shfrytėzoi rastin tė prezantonte me kėtė rast pėr opinionin edhe platformėn e saj politike:
Po, unė besoj se rrėnuesi mė i madh i paqes sot ėshtė aborti, sepse ai pėrfaqėson njė luftė tė drejtpėrdrejtė, njė vrasje tė drejtpėrdrejtė, njė krim tė drejtpėrdrejtė nga vetė nėna (…). Aborti sot ėshtė e keqja mė e madhe, armiku mė i madh i paqes. Ne, qė jemi tani kėtu, kemi qenė tė dėshiruar nga prindėrit tanė. Ne s’do tė ishim kėtu nė qoftė se prindėrit tanė s’do tė na kishin dashur.
Ne duam fėmijė dhe i dashurojmė ata. Mirėpo ē’po ndodh me miliona tė tjerė. Shumė janė tė brengosur pėr fėmijėt, si psh. nė Afrikė, ku vdesin me shumicė, qoftė nga uria, qoftė pėr shkaqe tė tjera. Mirėpo miliona fėmijė vdisen qėllimisht, me vullnetin e nėnave tė tyre. Dhe nė qoftė se njė nėnė mund tė vrasė fėmijėn e vet, ēfarė do tė na pengonte neve qė tė vetėvritemi apo qė tė vrasim njėri-tjetrin? Asgjė.
Fjalė tė pazakonshme pėr njė grua, detyra e vetėzgjedhur e sė cilės presupozonte zbutjen e dhim-bjeve nė kėtė botė. Mirėpo nė vitet qė do tė pasonin do tė kristalizohej njė tabllo tjetėr pėr Tere-zėn: “Njė agjente e papės e cila nuk e refuzon dhimbjen njerėzore por e mbėshtet dhe e glorifik-on”. Gjersa Nėnė Tereza avanconte si njė Darling (e dashur) e sė djathtės, dhe njėkohėsisht, edhe liberalė si Klintoni dhe ledi Diana do t’i bėnin temenara, edhe mediat u treguan tė zellshme.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:13
Thyerja e njė miti
E ēara e parė nė tabllonė e Nėnė Terezės ishte dokumentari „Engjėlli i ferrit“ nga Christopher Hitchens (1994), i pasuar me 1995 nga njė pamflet 100-faqėsh me titull „Pozicioni misionar“. Tė dy trajtojnė nė vija themelore akuzat e njėjta nė njė formė tejet polemiste. Librit i mungojnė burimet e tė dhėnave, mirėpo faktet e pranishme nė tė janė pėrgjithėsisht tė pakundėrshtueshme. Pėr shkak tė stilit dhe tė rolit prej „luftėtari tė vetmuar“ tė Hitchens-it, ishte relativisht lehtė qė tė injorohej nga kritika. Nė fakt, njė pjesė e madhe e veprės sė Hitchens-it mbėshtetej nė hulumtimet e hindianit Aroup Chatterjee qė jeton nė Britani tė Madhe, i cili kishte vizituar dhe filmuar operacionet e Nėnė Terezės, kishte intervistuar pjesėmarrėrsit dhe kishte testuar reagimin e murgeshave ndaj ndodhive tė caktuara. Libri i Chatterjeesė, nė raport me tė cilin ai i Hitchens-it duket si njė hartim shkollor, doli sivjet nga botimi.
Teksti i plotė i ”Verdiktit final” i cili mund tė tėrhiqet nga Website i shtėpisė botuese “Meteorbooks” ėshtė njė libėr me mbi 400 faqe me burime plotėsisht tė dokumentuara, njė qėrim i rreptė hesapesh me veprėn jetėsore tė Terezės.
Pas konsultimit tė dokumentacionit nga informatat e parashtruara, nga miti i njė shėnjtoreje modeste mbetet fare pak. Hitchens sheh tek Tereza para sė gjithash kėnaqjen e nevojės pėr tė besuar se “dikush, – kushdoqoftė ai/ajo, – po kujdeset pėr tė varfėrit e botės sė tretė, kėshtu qė mua s’mė mbetet pėr tė bėrė gjė”. Nė fakt, miti ėshtė para sė gjithash produkt i komplotit tė heshtjes nga mediat perėndimore. Libri i Chatterjee-sė gjer mė tani ėshtė injoruar gjithandej, me gjithė faktin se cilitdo tė interesuar i ofron video, audio-incizime dhe dokumentacione tė tjera nga hulumtimet e tij. Ashtu si dhe storia e Hunzingerit, edhe e vėrteta mbi Agnesė Gonxhe Bojaxhiun ėshtė njė histori qė nuk e ha tregu.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:14
Tereza dhe varfanjakėt
Cila ėshtė nė fakt ana e errėt e sė vėrtetės mbi Nėnė Terezėn? A mund tė ketė pasur ajo edhe pikėpamje tė tjera politike pėrveē oportunitetit korrekt politik me kryerrymėn, a nuk ishte ajo pėrgjithėsisht njė ndihmėse zemėrmirė dhe e ndershme e tė varfėrve? Chatterjee dokumenton se Tereza kishte gėnjyer sistematikisht lidhur me pėrmasat dhe metodat e saj tė punės, nė kohėn qė personeli i saj mė parė e nxiste se sa e luftonte vdekjen, ndėrsa thirrjet pėr ndihmė injoroheshin, edhe atėherė kur vinin nga afėrsia.
Nė raste krizash tė nėnkontinentit Urdhri i Terezės nuk ka luajtur praktikisht asnjė rol. Nė kapitullin 11 Chatterjee krahason sipas kriteresh tė ndryshme “Misionarėt e dashurisė…” me “Misionin e Ramakrishnas”. Kėshtu psh. si reagim ndaj krizave dhe katastrofave, ai numėron 16 ngjarje tė tilla nga vitet e fundit, ku Ramakrishna kishte marrė pjesė nė tė gjitha rastet, ndėrsa urdhri i Terezės nė asnjė. Shėnjtorja e gjallė shpeshherė nė kohėn e katastrofave tė mėdha ndodhej nė atdheun e saj tė dytė tė pėrzgjedhur, nė Romė, ose nė SHBA, ose nė fushata ndėrkombėtare kundėr abortit. Edhe vetė kėshilltari i saj shpirtėror, Edward Le Joly, autor i njėrės nga Hagjiografitė e panumėrta mbi Nėnė Terezėn, nėnvizonte nė njė intervistė me njė motėr me 1986, se Tereza „gjithmonė mungonte“. Shumė pėrpjekje tė Ledi Dianės pėr ta takuar Terezėn nė Kalkuta patėn dėshtuar, pasiqė ajo kurrė nuk gjendej atje – kėshtuqė takimet u realizuan mė sė fundi nė Romė e nė New York.
“Nė kohėn qė qahej gjithnjė pėr faktin se sa e tmerrshme ishte tė ndodheshe larg Kalkutės, nė fshehtėsi ajo do tė ketė ndjerė urrejtje pėr kėtė qytet tė furnizuar aq mirė me kontraceptivė dhe shėrbime aborti”. Ajo s’mund tė fliste hapur asnjėherė para publikut pėr vuajtjet e „jetėve tė palindura“ pa pėrjetuar – vėren Chatterje – sė paku njė linē verbal. Ajo iu ofrua ndėrkaq njė linēi real kur nė dhjetor tė viti 1984, me rastin e fatkeqėsisė industriale tė Bhopalit, nė tė cilėn humbėn jetėn aq shumė veta, si nga sulmet e WTC-sė, ajo shqiptoi vetėm kėtė fjalė: „Forgive, forgive“ (Falini, falini). Edhe urdhri i saj s’lojti ndonjė rol pėr tė qenė nė furnizimin e viktimave, pėrpos, natyrisht, nė mediat perėndimore, tė cilat, tė gjitha raportet pėr shtypin i publikonin nė mėnyrė jokritike.
Pozicionimi i saj real kundrejt vuajtjeve tė tė varfėrve mė sė miri pati ardhur nė shprehje nė njė intervistė tė vitit 1981 nė Washington. Nė pyetjen nėse ajo i mėsonte tė varfėrit qė ta akceptonin fatin e tyre, ajo qe pėrgjigjur: „Besoj se ėshtė njė gjė shumė e bukur qė tė varfėrit ta akceptojnė shortin e tyre dhe ta ndajnė atė me vuajtjet e Krishtit. Besoj se vuajtja e njerėzve tė varfėr pėrbėn njė ndihmesė tė madhe pėr pjesėn tjetėr tė botės“.
Atė qė do ta irritonte kjo logjikė, do tė duhej tė mbante parasysh se simboli i vėnė nė bazėn e kėtij religjioni ėshtė njė instrument ekzekutimi.
Nėnė Tereza theksonte vazhdimisht se sa e rėndėsishme ishte qė tė varfėrit tė trajtoheshin me mjetet mė tė thjeshta. Ajo qė tė fascinon me kėtė rast nuk ėshtė besimi i saj nė kėtė mėnyrė trajtimi, por publikimi i kėsaj metode vrastare kurimi nė mėnyrė jokritike nga mediat perėndimore. Mosndarja e qėllimshme e pacientėve tė shėrueshėm nga tė pashėrueshmit, nė kombinim me dezinfektimin e pamjaftueshėm tė shiringave dhe tė veglave tė tjera mjekėsore, ēon natyrisht nė infekcione dhe nė raste vdekjesh qė do tė mund tė evitoheshin. Mirėpo Betimi i Hipokratit s’ėshtė veēse njė zbulim paganėsh. Tereza theksonte ndėrkaq vazhdimisht se sa e rėndėsishme pėr tė ishte njė „vdekje e bukur“. Mos ėshtė e bukur njė vdekje pa dhimbje? Natyrisht qė jo – njė nga anekdotat mė tė dashura pėr Nėnė Terezėn ishin fjalėt e njė gruaje qė po vdiste nga kanceri. „Jezusi po tė puth“, - i paskėsh shpjeguar ajo gruas qė po pėrjetonte dhimbje tė mėdha. „I thuaj atėherė qė tė mos mė puth mė“ – qenkėsh pėrgjigjur gruaja. Histori tė tilla nė qarqet katolike gjithnjė janė tė mirėseardhura pėr tė bėrė humor.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:14
Bota e Terezės
Duke pasur parasysh kėto, mund tė jemi pothuajse tė lumtur qė urdhri i Terezės nuk i ka mbledhur togje-togje, nga rruga, hallexhinjtė, siē pohon ajo nė fjalimin e saj tė Ēmimit Nobel. Urdhri disponon, ē’ėshtė e vėrteta me autombulanca, mirėpo kėto janė pajisur me mindere pėr t’u konvertuar kėshtu nė „Taxi murgeshash“, nė tė cilėt ndonjėherė transportohen dhe pula pėr festėn vjetore, me transportin e tė sėmurėve, ndėrkaq, s’kanė tė bėjnė fare. Chatterjee ka kanstatuar, pas shumė thirrjeve provuese tek motrat, se telefonuesit udhėzohen pėr t’iu drejtuar urgjencės zyrtare (kush s’di anglisht, kėtu hyjnė njė pjesė e madhe e tė varfėrve, as qė mund tė komunikojė me motrat). Murgeshat, gjithashtu, as qė janė ndonjėherė nė rrugė e sipėr pėr tė mbledhur njerėz nga rrugėt, pėrkundrazi, tė sėmurėt do tė pėrplasen para derės, nėse kanė farefis, qofshin ata po aq tė varfėr ose tė largėt.
Tereza vazhdimisht i ekzagjeronte pėrmasat e operacioneve tė saj. Ajo fliste njė herė pėr 4000, ndėrsa vitin tjetėr pėr 9000 njerėz nė Kalkuta qė merrnin ushqim prej saj. Chatterjee, i cili pėr ditė tė tėra filmoi zierjen dhe shpėrndarjen e supės, numrin e pėrgjithshėm tė tė ushqyerve nė Kalkuta e vlerėson nė mė sė shumti 300 (treqind) veta. Krahas kėsaj, kėrkohej pjesėrisht nga klientėt qė tė tregonin Kartėn e ushqimit, sigurimi i sė cilės ishte i komplikuar („Karta tė tilla kanė tė gjitha familjet e pakta katolike nė Dnarapara“ – nėnvizon thatė Chatterje). Mirėpo mediat nuk pyesin kurrė pėr shifrat.
Nė njė vend tjetėr qarkullonte shifra fantastike prej "61273 foshnjave", qė nuk u lindėn pasiqė Nėnė Tereza mėsonte mbi parandalimin e natyrshėm tė shtatzanisė (tė ashtuquajturėn “metodė kalendarike”, tė lejuar sipas doktrinės sė krishterė pasiqė kėrkon njė abstinencė parciale). Nė fakt, mė tė varfėrit e tė varfėrve nė Kalkuta, ashtu si dhe nė qarqet tjera administrative katolike, duhej tė mėsonin dhe tė llogarisnin sipas kalendarit se kur guxojnė tė kenė seks. Kjo metodė fare e pasigurt ėshtė e lejueshme, ndėrsa pėrdorimi i kondomėve ēmohet si vrasje e njė jete tė mundshme. Pėrpos kėsaj, sipas linjės zyrtare katolike, kondomėt qenkėshin tė pasigurt, (“ata paskėshin njė vrimė”). Kontracepcioni natyral ėshtė i sigurt dhe i besueshėm, ndėrsa kondomėt janė vrasės jetėsh dhe nuk funksionojnė: me kėtė propagandė kisha favorizon urinė, sėmundjet dhe vdekjet masive, gjithkund ku puēen varfėria me katolicizmin – ndėrsa Nėnė Tereza gjithė jetėn e saj ishte njė pėrfaqėsuese fanatike e kėsaj ideologjie. Urdhri i saj, qė vepron nė tėrė botėn, konstaton Chatterjee nė kapitullin 7, nė asnjė rast nuk i pėrmbush funksionet karitative, nė vend tė tyre murgeshat, si ato nė Papua dhe nė Guinenė e Re, kanė pėrgjegjėsinė e tė konvertuarit tė tė posalindurve.
Ajo predikonte po aq rreptė kundėr kondomėve sa edhe kundėr abortit, sa herė qė ishte nė rrugė e sipėr nėpėr misionet e saj politike. S’ia vlen tė shtohet se abortin ajo e mbante absolutisht tė palejueshėm edhe nė rastet incestioze apo tė dhunimeve masive, duke nxitur njėkohėsisht lobizmin internacional pėr ligjet pėrkatėse qė do tė trajtonin kėtė subjekt.
Pėr tė kishte rėndėsi jeta e palindur, se ē’qėndrim mbante ajo pėr atė tė lindurėn, e shprehu qartė nė njė vizitė qė bėri nė Haiti mė 1981: “Zonja presidenteshė, dheu po fėrgėllon nga vepra juaj jetėsore” – u ngazėllye ajo pėrballė bashkėshortes sė diktatorit Jean-Claude “Beby Doc”. Qėllimi i shenjtėronte mjetet qė urdhri i saj do tė merrte si dhuratė nga junta.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:15
Milionat e Terezės
Paratė, ato s’i mjaftonin kurrė Terezės. Ish motra e urdhrit, Suzan Schields, konstatonte nė artikullin e saj me titull „Shtėpia e iluzioneve e nėnė Terezės“: „Paratė vinin furishėm. Postjeri na i sillte letrat shpesh me thasė. Merrnim rregullisht ēeqe me nga 50 mijė dollarė e mė shumė. Mirėpo se ku mbeteshin ato, kėtė nuk e dinte Schields, ndėrkaq nė rrethanat jetėsore tė kursyera tė urdhrit nuk ndryshonte asgjė, drejtuesja e urdhrit fliste vendosmėrisht kundėr shpenzimit tė tė hollave pėr blerjen psh. tė aparaturave tė reja mjekėsore. Madje as edhe buka pėr tė varfrit e Bronxit nė Nju Jork, ku shėrbente Schields, nuk blihej. Sipas Schields, nė konton e urdhrit brenda njė viti janė hedhur 50 milionė dollarė.
Motrat, ndėrkaq, kishin porosi strikte qė tė mos ushtronin kontabilitet ekzakt, kėshtuqė gjendja financiare e urdhrit mbetet e paqartė. Me siguri qė ėshtė fjala pėr njė ndėrmarrje miliardash. Krahas ēmimeve tė larta, Tereza merrte dhe donacione nga burime tejet tė dyshimta, si psh. prej mashtruesit Charles Keating, njėrit nga luftėtarėt mė prominentė tė Amerikės kundėr pornografisė. Pėr shkak tė rolit qė pati ai nė skandalin financiar Savings & Loan, u dėnua me 12 vjet burg. Nėnė Tereza i dėrgoi njė letėr gjykatėsit me lutjen pėr ta falur – kėshtu u kthehet e mira miqėve tė vjetėr. Prokurori iu pėrgjigj si person privat dhe iu lut Terezės qė t’i kthente tė hollat, tė cilat Keating-u ua kishte zhvatur pjesėrisht njerėzve qė jetonin nė kushte varfėrie, njerėzve qė kishin humbur bashkė me tė ardhmen tė gjitha kursimet e tyre. Natyrisht qė nga Tereza nuk erdhi pėrgjigje.
Nėnė Tereza sė bashku me mashtruesin financiar Charles Keating, i cili urdhrit tė saj i kishte bėrė njė donacion milionėsh.
Pas gjykimit tė Keating-ut, Tereza u angazhua pėr lirimin e tij. Paratė ndėrkaq nuk i ktheu.
Shpjegimi i pėrgjithshėm pėr sadakanė milionėshe tė Keatingut ishte se zotėria kishte kėrkuar absolucion (falje mėkatesh). Tė jetė e besueshme? Pėrse vallė edhe protestanėt amerikanė mbėshtesin marshimet triumfale tė Terezės me para dhe media? Revista “Stern” spekuloi lidhur me milionat e Terezės nė njė artikull, sikur ato thjesht tė kenė ateruar nė kontot e Vatikanit: “Dhe ēfarė ndodh me paratė nga banka e Vatikanit ėshtė njė gjė aq e fshehtė sa s’guxon ta dijė as dhe i madhi zot.” Skandalet e bankės sė Vatikanit dhe pėrzierja e saj nė larje parashė tė pista, nė tregtinė me narkotikė dhe me gjithēka tjetėr fitimprurėse pėrbėjnė njė legjion. (Sipėrmarrėsit italianė provuan mė kot qė ta hiqnin nga kinematė filmin mbi vdekjen e Calvit me titull “Bankierėt e zotit”). Dhe cila organizatė do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr larje parashė se sa urdhri i Nėnė Terezės, pėr shenjtėrinė dhe mirėsinė e tė cilit askush s’do tė merrte guxim tė interesohej. Po tė shtojmė kėtu dhe lidhjen e dokumentuar tė Muggeridges me CIA-n, nuk ėshtė nevoja tė jesh njė teorik komplotesh pėr tė parė kėtu diēka mė shumė se sa njė grua plakė naive me fare pak haber mbi kontabilitetin.

ZARATUSTRA
26-08-06, 18:16
Mrekullia e Terezės
T’i kthehemi realitetit. Pėr ta shpallur tė shenjtė Nėnė Terezėn duhej gjetur njė mrekulli posthume (pas vdekjes). Kjo gjė u sigurua me tė shpejtė nė qytetin e vogėl Dangram nė trajtėn e njė indianeje tė varfėr me emrin Monika Besra. Njė vit pas vdekjes sė nėnės sė urdhrit kjo grua u ishte drejtuar motrave me dhimbje tė mėdha nė zonėn e nėnbarkut. Njė medalion i murgeshės sė mirė e kishte zgjidhur problemin e saj nė ēast – tumori nė pjesėn e poshtme tė barkut ishte shėruar mrekullisht. Muaj tė tėrė kishte protestuar burri i saj kundėr kėtij versioni tė ngjarjes: «gruaja ime ėshtė shėruar nga mjekėt dhe jo nga mrekullia». Besra me tė vėrtetė kishte qenė paraprakisht nė spital. «Kjo pandehmė mrekullie ėshtė njė absurditet absolut dhe do tė duhej mallkuar nga tė gjithė», vlerėson mjeku qė ka kuruar Besrėn. Ajo kishte njė tė dalė madhėsie tė mesme mishi tė egėr nė pjesėn e poshtme tė barkut, tė shkaktuar nga tuberkulozi. Barėrat qė i ishin dhėnė, e kishin zvogėluar cistėn gjer nė atė masė saqė pas njė viti ishte zhdukur fare. Duhet shtuar ndėrkaq se nė qarqet intelektuale tė Kalkutas nėnė Tereza nuk gėzon ndonjė respekt tė veēantė.
Pėr njė qėllim tė mirė ndėrkaq, ndonjėherė edhe mund tė jepen para, dhe kjo gjė bėri qė sė paku pikėpamja e burrit tė ndryshonte me kohė, pak ditė para shenjtėrimit. „Ishte mrekullia (e Nėnė Terezės) qė ndihmoi shėrimin e gruas sime. Tani unė dhe fėmijėt e mi nė saje tė murgeshave marrim njė arsim, nė kohėn qė mund t’ia lejoj vetes dhe blerjen e njė copė toke. Gjthēka mori rrugė tė mbarė.” Me pakėz PR-trajnim, Selku Murmu do tė mėsojė gjithashtu qė kėtė pjesė tė historisė nuk duhet medoemos t’ua rrėfejė reporterėve.
Kush mendon pėr Agnesė-Gonxhe Bojaxhiun si pėr njė shenjtore kontraverse, tregon se nuk e njeh fare historinė e kishės katolike. Me kėtė rast nuk duhet kufizuar nė shpalljen pėr tė shenjtė e pėr tė shėlbuem vetėm nė kohėrat moderne, duke marrė si shembull ta zėmė Hosemaria Escriva-n, themeluesin e shoqatės ultraortodokse „Pressure Group Opus Dei“, ose bekimin e kardinalit Stepinac nga Zagrebi, i cili pati mbėshtetur nga ana e tij vrasjen e 350 mijė serbėve nga ustasho-fashistėt. Otoja i Korvinit pati shkruajtur nė „Pfaffenspiegel“ (Pasqyra priftėrore) mė 1845 pėr „shenjtorėt e dashur dhe tė shenjtė“ puna kryesore e tė cilėve, sipas tij, konsistonte nė mposhtjen (bėrjen zap) tė tundimeve tė tyre vetjake me ndihmėn e formave tė ndryshme tė vetėkastigimit gjer nė kastracion. Krahas kėtyre, shenjtorėt e parė preokupoheshin para sė gjithash me ērrėnjosjen e paganizmit tė urryer. Shėn Nikolla nga Myra, i njohur nė ditėt e sotme me kostumin e tij rrezatues nga reklamat pėr Coca-Cola, pati shkatėrruar nė kohėn e tij tempuj tė panumėrt tė hyjneshės pagane Diana – festa e saj bie mė 6 dhjetor, pėr koinēidencė, princesha Diana ka lindur mu nė kėtė ditė. Edhe Shėn Martini pati rrėnuar shumė tempuj duke kositur njėkohėsisht dhe shumė drunj tė adhuruar nga besimtarėt paganė. Ndėrsa shenjtori Kyril nga Aleksandria urdhėroi, ose lejoi, vrasjen brutale tė dijetares pagane me emrin Hypatia nė vitin 415. Aq e shquar ishte ajo, saqė edhe vetė njė dijetar i krishterė, si Sokrat Skolastiku, e pati lavdėruar me tone superlative si njė grua tė bukur, tė menēur dhe tė virtytshme.
Me qėllim qė Hypatia tė fshihej nga kujtesa kolektive, kisha zbuloi njė tjetėr shenjtore: Katerinėn e Aleksandrisė. Kjo «zonjėz e re, e bukur, inteligjente, e ndėrgjegjėshme dhe krenare“ (faqja e adhuruesve) paskėsh jetuar mė shumė se 100 vite pėrpara Hypatisė. Ajo i paskėsh konvertuar paganėt nė krishterim dhe pėr kėtė shkak qenkėsh mbytur mizorisht. Pasiqė pėr ekzistencėn e saj nuk u gjet dot asnjė dėshmi, nė vitin 1969 ajo u fshi nga Kalendari i Pėrgjithshėm Romak. Ajo qe ndėrkaq njė shenjtore e dashur nga tė gjithė pėr gjashtėqind vjet me radhė, dhe shumė tė krishterė vazhdojnė ta nderojnė edhe sot.
Gjithsesi njė histori e bukur.

Pėrktheu nga gjerm.BE

Burimi:http://www.top-channel.tv/forum/viewtopic.php?t=5559&postdays=0&postorder=asc&start=15 (http://www.top-channel.tv/forum/viewtopic.php?t=5559&postdays=0&postorder=asc&start=15)

SoKoLi-i-Maleve
27-08-06, 03:56
te nderuar!
kam ndegjue dhe lexue se ka njerz qe punojn dhe jetojn vetem per inadi dhe per te ba keq,por kur se kam besue se kesi njerzish mund te ken edhe ne mes te popullit tim shqiptar,tani ne keto 5-6 vjetet e fundit po e shof qe ne mes te mirve shqiptar qenkan meshef edhe shum njerz te keqij apo bij e dishepuj djajsh,qe mundohen qe asgje mos te mbetet e shejt, apo e nderuar,ne mjerisht vetem dy persona kemi qe mund ti quajm heroj gjithkombtar,e edhe ne kta te dy po mundohi me gjuajt plehna, Juve sikur ju porosit dhe paguan djalli i mallkuar me perdhos gjdo gje shejte dhe te mire nder shqiptar.turp e faqeja zeze per ju dhe per ata qe ju imponojn dhe keshillojn e paguajn,e ma turp per ju dhe prindet e juaj qe do te lajn ket far fare te keqe mbrapa,ma mire mos te kishin pas se kend me lan mrapa,(fali o Zot se sdijn ca bejn)

pedi
28-08-06, 16:42
He More Zaratustra Po Na Qenke Shume "intelektual" I Fort,na Qenke Edhe Perkthyes Shume I "mire",qka Nuk Koke,gjitheqka Koke Perze E Ma Se Shumti Na Koke I M J E R

ZARATUSTRA
28-08-06, 17:00
He More Zaratustra Po Na Qenke Shume "intelektual" I Fort,na Qenke Edhe Perkthyes Shume I "mire",qka Nuk Koke,gjitheqka Koke Perze E Ma Se Shumti Na Koke I M J E R

Po pedi c`ka te baj ashtu kam qellu...

pedi
28-08-06, 17:03
Paj Mire Qe Po Pajtohesh Edhe Ti Me Ket Qe Te Thash

ZARATUSTRA
28-08-06, 17:08
Paj Mire Qe Po Pajtohesh Edhe Ti Me Ket Qe Te Thash

Nje dijetar njeher kishte pas than se ka debatu me dy lloj njerezish me budall dhe me njerez si vet dijetar.Dhe ne fund tha, dijetarin gjithmone e kam mundur une, ndersa budalla gjithmone me ka mund muje...

Pershendetje...gjithmone me ty pajtohem vec tepara...

ZARATUSTRA
28-08-06, 17:22
Edhe pse e fshinen nje shkrim nga une prap po e perseris....
Njeher nje dijetar kishte debatu me dy lloj njerezish me nje budall dhe me nje te kalibrit te vet...Ai , pra dijetari thote, budalla gjithmone me ka mundur mu ndersa gjithmone une e kam mundur te mencurin...

Pra pedi une pajtohem me ty pergjithmone hic mos ta nin vec tepara...Fshijeni edhe kete o moderator se ju ndjeni kenaqesi ne fshirjen e shkrimeve te mia...

pedi
28-08-06, 17:25
Qy Qy Ti Na Koke Edhe I Meseleve
Paske Edhe Saber
Shaka Skoka Me Ty
Po Me Qka E Ke Mujt Dijetarin Ne Keto Perkthime Ore Zaratrusta I Mjere???!!!
E Me Cilin Budalle Koke Pajtue Pasi Qe Vetem Un Edhe Sokoli Te Jemi Drejtue ,sokoli Te Paska Fale Si Jezusi Ndersa Un " Budalla" Po Te Fali< Dreqit Nga Edhe E Qenke

Zana_ch
28-08-06, 19:51
Po pedi c`ka te baj ashtu kam qellu...



Me qellue fukara ne pasuruie mundohet gjithkush met te ndimue ..........por me qellue fukara ne koke si ty ashte shum veshtir.... as ne kirurgjie nuk mundet askush ne bote me te ndimue sepse nuk ka ven se e ke koken e vogel or i shkret, e ket gja mundet veq i madhi Zot me te ndimue ............e une mor i shkret po lutem per ty qe Zoti te te ndimoftedhe pse nuk ja vlen per njrz si ty me lutur Zotin per met dhane pak TRUE.





Hey te falte zoti shendet ne koke

Zana _ch

ZARATUSTRA
29-08-06, 00:16
Amin oj Zana amin me gjithe ty dhe dashamiret ....e mi dhe tu...Kalofshi mir ,a u turbullut a , po normal kur ta fole te drejten dikush turbulloheni , e u knaqa tu kesh e tu ju kshyr se cka keni shkrujt...A sun po gjeni argument kunder shkrimit , a po ma bani gajlen muje.Shyqyr qe paska ne kete bote njerez qe ma bajne gajlen ju jam mirenjohes..

Zana_ch
29-08-06, 05:15
Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

"Shqiptarja me zemėr tė madhe.
Identiteti i femrės shqiptare qė
frymėzon mbarė njerėzimin.
Humanistja shqiptare.
Nobelistja e madhe".[/list:u]

Mė 19 tetor 2003, ėshtė bėrė lumturimi i Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Terezės, i kėsaj shqiptare me zemėr tė madhe qė frymėzon mbarė njerėzimin. Pėr nder tė Saj nė mbarė trevat shqiptare do tė organizohen aktivitete nga mė tė ndryshme midis tė cilave nė Shqipėri periudha 1 vjeēare nga 19 tetor 2003 deri 18 tetor 2004 do tė quhet "Viti i Nėnė Terezės".
Po kush ėshtė Nėnė Tereza?

Pasaporta

Emri i plotė: Gonxhe Bojaxhiu (Anjeza) - Nėnė Tereza.
Emri i lindjes: Gonxhe Bojaxhiu.
Datė lindja: 27 gusht 1910.
Vendlindja: Shkup.
Gjinia: Femėr.
Anjeza: Emri qė mori nė moshėn 18 vjeēe kur u bė murgeshė.
Nėnė Tereza: U quajt kur themeloi Urdhėrin "Misionaret e Dashurisė".
Punėt e rėndėsishme: shėrbeu pėr popullin gjithė jetėn e saj.
Data e vdekjes: 5 shtator 1997.
Vend vdekja: Kalkuta, Indi.

Prindėrit dhe familja e Saj

Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Terza, nuk ėshtė rastėsisht bija e Kolės me rrėnjė tė thella dhe tė shėndosha prizrenase, nuk ėshtė rastėsisht bija e nėnės Drane, gjakovare, nuk ėshtė rastėsisht bija e popullit tonė shqiptar.
Prindėrit e saj: babai Nikolla Bojaxhiu ishte nga Prizreni, ndersa nėna, Drandafille Bojaxhiu ishte nga fshati Novosella, fshat afėr Gjakovės. Pėr disa kohė banuan nė Shkodėr por mė vonė u vendosėn pėrfundimisht nė Shkup.
Nė vitin 1904 Nikollės dhe Dranes u lindi fėmija e parė, vajza Agia. Nė vitin 1907 u lindi fėmija i dytė, djali Lazri, kurse me 1910, fėmija i tretė, vajza Gonxhe.
Nė vitin 1918 kur Gonxhja ishte 8 vjeē, Nikolla vdes nga helmi (dyshohet) qė i’a kishin pėrgatitur nė Beograd. Nė vitin 1924 fillon shpėrndarja e familjes Bojaxhiu. Lazri vajti nė Austri pėr studime, prej nga kthehet nė Tiranė e mė pas vazhdon jetėn nė Itali. Mė 1932, nė kohėn qė Lazri ishte nė Tiranė edhe nėna Drane me Agen, e cila kishte studjuar pėr ekonomi, vendosen nė Tiranė. Atje Agia punon nė fillim si pėrkthyese, pastaj si spikere dhe gjithnjė deri nė pension, ishte anėtare e korit tė Radio Tiranės. Qė tė dyja , nėnė e bijė, kanė vdekur nė Tiranė, ku jane edhe tė varrosuara.

Jeta e Saj

Lindi mė 26 gusht 1910 nė qytetin e Shkupit. Atė vit kur lindi Gonxhe Bojaxhiu, qyteti i Shkupit ishte nė valėn e kryengritjeve tė mėdha, pėr clirimin nga perandoria turke. Kėto kryengritje zgjatėn deri nė vitin 1912, kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė, me pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare tė mbetura jashtė kufijve shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė. Qyteti i Shkupit nė atė kohė ishte kryeqėndra e njė prej katėr vilajeteve tė Shqipėrisė. Nė vitin 1910 Shqipėria ka qėnė e administruar nė katėr vilajete, kryeqėndrat e tė cilėve kanė qėnė: Shkodra, Janina, Manastiri dhe Shkupi. Tė katėr vilajetet ishin nėn juridiksionin e perandorisė turke. Historikisht dihet qė Maqedonia dhe Jugosllavia nė kėtė kohė nuk ishin krijuar. Shkupi dhe periferia e tij kryesisht ishin tė populluara nga shqiptarė. Kur pėrfundoi lufta ballkanike si dhe lufta e parė botėrore, fuqitė e mėdha nėn influencėn e Francės, Anglisė dhe Rusisė, formuan artificialisht shtetin e Jugosllavisė, nė tė cilin u pėrfshi, nė vitin 1921, edhe qyteti i Shkupit.
Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza, ishte fėmija i tretė dhe i fundit i familjes Bojaxhiu. I jati i la jetim kur ajo ishte 8 vjeēe dhe nėnė Dranja i rriti me sakrifica tė mėdha fėmijėt.
Mė 26 shtator 1928 Gonxhja u largua nga gjiri i familjes. Nėnė Dranja dhe e motra, e pėrcollėn atė deri nė Zagreb, ku ndėnjėn sė bashku deri mė 13 tetor 1928, ditė nė tė cilėn Gonxhja u nda prej tyre pėr mos tu takuar mė kurrė.
Pasi kaloi nėpėr Austri, Zvicėr, Francė, arriti nė Angli, prej ku kaloi nė Irlandė pėr tė realizuar misionin e Saj. U nendos nė njė vendbanim qė quhej Rathfarnhaum, nė afėrsi tė Dublinit, ku ishte shtėpia amė e motrave, nė mesin e tė cilave Gonxhe Bojaxhiu do tė bėjė jetė me emrin Maria Tereze e Krishtit tė Vogėl. Njė vit mė vonė do tė arrijė nė Indi, nė Kalkutė, pėr tė filluar misionin qė do t'ia ngrinte emrin nė paharrim. Atje nė tė njėjtėn kohė, u kushtohet edhe studimeve. Jep provime dhe bėhet profesoreshė e gjeografisė. Pėr njėzet vjet rresht punoi me ditar nė dorė, pastaj edhe drejtoreshė e shkollės sė njohur "S. Mary's". Nė shtator tė vitit 1946 dėgjon thirrjen e Hyjit pėr tė punuar me tė varfėrit. Me atė rast vendos tė largohet nga Kuvendi, nga shoqėria e "Motrave tė Loretos" pėr t'iu pėrkushtuar humanizmit, pėr t'u bėrė nėnė e tė varfėrve, e tė sėmurėve, pėr t'iu pėrkushtuar jetėsisht ndihmės atyre qė ishin tė lėnė rrugėve. Kalkuta ishte "oaza" mė e madhe e tė varfėrve, e tė sėmurėve. Nė mesin e tyre u gjend Nėna Tereze dhe nuk u nda kurrė nga ata.
Mė 1948 nė Kalkutė hap shkollėn e parė pėr tė varfėr, kurse njė vit mė vonė themelon rendin e Misionareve tė Mėshirės. Pastaj do marr hov zgjerimi i veprimtarisė sė saj, jo vetėm nė Indi, por nė tė gjitha viset e botės ku njerėzve u kanosej vdekja pėr shkak tė varfėrisė dhe sėmundjeve tė rrezikshme. Vetėm nė Indi hap 80 spitale, nga tė cilat pėr ēdo vit dalin plotėsisht tė shėruar afro 50.000 njerėz. Me kėto veprime Ajo bėri ato mrrekulli qė nuk e kanė shembullin deri mė sot. Do tė duheshin mijėra faqe pėr tė shėnuar gjithė atė rrugė me mirėsi.
Nė vitin vitin 1979 Nėnė Tereza, pėr punėn e saj humanitare, mori Ēmimin Nobel.
Nė vitin 1988 ajo vjen nė Shqipėri dhe viziton varrin e nėnės dhe motrės saj. Vizita e fundit ishte me 25 Prill 1993 nė Shkodėr me rastin e vizites se Papa Gjon Palit II-tenė te "Kisha e Madhe". Ajo po ashtu vizitoi Kosovėn nė vitin 1980, ku tani shumė organizata mbajnė emrin e saj.
Vdiq me 5 Shtator 1997, nė Kalkuta (Indi), pas sėmundjes sė zemrės nė moshėn 87 vjeēare.

Zana_ch
29-08-06, 05:16
Vlerėsimet dhe ēmimet

Veprimtaria e saj e pashoqe bėri qė Nėna Tereza tė shpėrblehet me dhuratat dhe ēmimet mė tė larta botėrore sa qė ėshtė vėshtirė tė numėrohen.
Nė prill tė vitit 1962, kryetari i shtetit tė Indisė, dr. Rajendra Prasali i dorėzon dhuratėn "Shir Medal".
Nė gusht 1962 Qeveria e Filipineve i dha shpėrblimin "Ramon Magsaja".
Mė 6 janar 1971, nė Vatikan, Papa Pali VI i dorėzoi dhuratėn "Gjoni i 13- Pėr Paqen.
Nė vitin 1971 nė Nju-Jork e nderojnė me dhuratėn ndėrkombėtare " Xhon Kenedi".
Nė tetor 1971 u bė doktore nderi e Universitetit tė Uashingtonit.
Mė 1972 u nderua nė Indi me mirėnjohjen "Nehru".
Mė 1973, princi i Edinburgut, Filipi, nė praninė e mbretėreshės sė Anglisė, Elizabetės sė Dytė, i dha mirėnjohjen "Tempelton".
Mė 1978 mori ēmimin "Balsam" nga qeveria italiane pėr humanitet, paqe dhe vėllazėrim nė mes popujve.
Mė 1979, u shpėrblye me Ēmimin Nobel pėr paqe.
Mė 1980 mori ēmimin mė tė lartė tė Indisė.
Mė 1983 u shpėrblye me Rendin e Meritorėve nga Mbretėreshės sė Britanisė, Elizabeta.
Mė 1985 i jepet dhurata "Medalja e Lirisė", qė njihet si shpėrblimi mė i lartė civil nė SHBA, me qėllim tė caktuar, pėr themelimin e 557 shtėpive nė 126 shtetet e botės, pėr tė moshuarit, tė sėmurėt, tė pastrehė e tė uritur. Nė Shqipėri janė ndėrtuar 8 shtėpi tė tilla, kurse nė Kosovė 2.
Mė 1986 i jepet shpėrblimi mė i lartė i Rusisė, "Medalja e Paqes".

Tė tjerėt pėr Nėnė Terezėn

"Sot kemi privilegjin tė llogarisim nė praninė e gruas, vėrtetė mė tė fuqishme mbi tokė. Kjo nuk kėrkon fjalė, por kėrkon vepra. Kjo ėshtė e madhe, mė e madhe se tė gjithė ne sot, kjo ėshtė forca e botės, sepse jetėn e saj e lidhi me dashurinė njerėzore, me tė varfėrit, qė durojnė nga uria, qė ata tė mos vdesin, me tė braktisurit e tė harruarit e botės dhe me ata buzė varrit. Nėna Tereza ėshtė OKB. Ajo ėshtė paqja nė botė"
Peres De Kuelar, me rastin e 40 vjetorit tė themelimit tė OKB-sė nė SHBA - 22 tetor 1985

"Lajmėtare guximtare tė dashurisė sė Krishtit".
Papa Pali VI-te

" Nėna Tereza ishte shembull i transformimit njerėzor tė dashurisė sė Zotit, frymėzim i madh pėr pėrparim autentik, njerėzor dhe shoqėror".
Papa Gjon Pali II-te

"Tė njohėsh atė do tė thotė tė kuptosh pėrvuajtėrinė absolute, tė hetosh nė fuqinė e butėsisė, forcėn e dashurisė".
Indira Gandi

"Besimi i saj i pathyeshėm preku zemrat dhe jetėt e miliona njerėzve nė Indi, kėtu nė Amerikė dhe anekėnd botės".
Bill Klinton

"Disa njerėz shumė tė paktė nė numėr janė nė kuptimin e plotė tė fjalės qytetarė tė botės. E para prej tyre ėshtė Nėna Tereza. Ajo ėshtė heroina e kohės".
Ronald Regan

"Vdekja e murgeshės katolike do tė ndjehet shumė nė pėrpjekje pėr paqėn botėrore, dhe pėr t'u ardhur nė ndihmė nevojtarėve".
Nelson Mendela

" Nėna Tereza ua kushtoi tėrė jetėn e vetė tė var-fėrve tė botės, andaj shpirti i saj do tė rrojė si inspirim pėr tė gjithė ne".
Toni Bler

"Nėnė Tereza na ka dėshmuar se ē’domethėnė altruizėm, dashuria pėr tė varfėrit, vepra mė e lartė dhe mė bujare njerėzore, dashuria qė s’pret asgjė dhe qė dėshmon ēdo gjė".
Egil Aarvil, Sekretar i Komitetit Nobel pėr Paqen

Zana_ch
29-08-06, 05:20
Amin oj Zana amin me gjithe ty dhe dashamiret ....e mi dhe tu...Kalofshi mir ,a u turbullut a , po normal kur ta fole te drejten dikush turbulloheni , e u knaqa tu kesh e tu ju kshyr se cka keni shkrujt...A sun po gjeni argument kunder shkrimit , a po ma bani gajlen muje.Shyqyr qe paska ne kete bote njerez qe ma bajne gajlen ju jam mirenjohes..


Ja lexo pak mor i shkret dhe meso te verteten .......mos dil ma i menquri i botes se e ke kot .
Nuk trubllohem neve por neve nuk e durojm te pa drejten dhe mashtrimet sikur ti qe nuk din asgje tjeter ver me jetue me genjeshtra dhe mashtrime ...........

pedi
29-08-06, 12:46
Amin oj Zana amin me gjithe ty dhe dashamiret ....e mi dhe tu...Kalofshi mir ,a u turbullut a , po normal kur ta fole te drejten dikush turbulloheni , e u knaqa tu kesh e tu ju kshyr se cka keni shkrujt...A sun po gjeni argument kunder shkrimit , a po ma bani gajlen muje.Shyqyr qe paska ne kete bote njerez qe ma bajne gajlen ju jam mirenjohes..




Te mjeret ne mendje dhe shpirt zgerdhihen,duke mos ditur nga errsira e ferrit qe i mbulon se sa te damshem jane per tere kombin,ti smundesh me pase dashamire ,sepse nuk e don vehten e lere ma te tjeret,per ate asht e pa ndershme me shkrue me ty per diqka,sepse ti nuk ja vlene .

Psikologu
04-09-06, 11:32
............................Kalofshi mir ,a u turbullut a , po normal kur ta fole te drejten dikush turbulloheni , e u knaqa tu kesh e tu ju kshyr se cka keni shkrujt...A sun po gjeni argument kunder shkrimit , a po ma bani gajlen muje.Shyqyr qe paska ne kete bote njerez qe ma bajne gajlen ju jam mirenjohes..

Sikur tė kishte qenė Nana Tereze ndonjė islamiste e fortė do tė knaqeshin njerezit si ti , por ajo ka qenė shqiptare dhe e krishtere e mirė , pra ka deshmuarė se cka ėshtė shqiptari por ehde krishterizmi.
Ketė e ka edhe trashegimi familjare me heret nga prinderit , e ti qe me del ketu me dy faqe tė lexuara nga interneti e poston , ose mundohesh tė shkruash dicka kunder Nenes Tereze , atehere ėshtė jo vetem se turp por edhe njė dobesi e jote dhe e gjakut tendė tė prishtė islamist.
Pėr ty dhe disa si ti , cdo kush qe nuk ėshtė perfaqesues i islamit ėshtė i keq , mirpo njerez tė tillė nga Islami nuk mundesh tė gjejsh dhe as sdo tė ketė , sepse aty nuk dominon aspak mundesia pėr njė deshmi tė humanizmit njerzorė pa dallim feje e besimi.
Ti sikur tė kishe lexuarė me mirė edhe librin e Bill Clintonit , do tė lexoje edhe fjalen e tij dhe gjunjezimin e tij pranė varrit tė Nenes Tereze , e mos u merrė me propaganda Islame se jo qe nuk tė ecen , por as nuk tė shiten ato helme tė poshtra anti kombtare tė figurave tona shqiptare.

King_Gentius
06-09-06, 05:26
Le se krenohen me Nastradin Al Albanin keta, lol.

Ora
06-09-06, 18:24
ZARATUSTRA; si nuk tryprohe me ofendua nobelisten shqipetare qe krejt bota
e quante nane.tyrp per ty.