PDA

View Full Version : Ēka mendoni per vendosja e ushtris shqipetare ne Kosoven Londore


Bom-Boni
27-08-06, 11:24
Vendosja e ushtrisė shqiptare nė Medvegjė, Preshevė dhe Bujanoc do tė shėnonte hapin e parė dhe konkret tė rritjes sė sigurisė kombėtare aq shumė tė propaganduar nga politika e Tiranės zyrtare pėr kontributin e Shqipėrisė pėr paqen dhe sigurinė globale. Ardhja e ushtrisė shqiptare do tė mirėpritej me njė entuziazėm tė pashoq nga popullata shqiptare pėr arsye se do tė parandalonte ndonjė masakėr tė re tė forcave serbe ndaj tyre.
Ushtria shqiptare nė kuadėr tė reformave tė saj duhet tė krijoj ēadrėn mbrojtėse tė tėrė shqiptarėve nė Ballkan sepse njė gjė e tillė ėshtė e lejuar me konventat ndėrkombėtare ku popullata duarthatė mbrohet nga shtetet terroriste siē janė Greqia, Serbia , Maqedonia dhe sė fundi Mali i Zi. Nėse nė tė ardhmen paraqitet ndonjė turbullirė dhe atė rolė ushtria shqiptare nuk mund ta kryej atėherė ajo nuk do ta arsyetoj ekzistencėn e vetė dhe me siguri se doktrina e sajė ėshtė kundėr kombėtare.
Reforma e ushtrisė shqiptare duhet tė nėnkuptoj pranimin nė akademinė ushtarake tė kandidatėve shqiptarė nga tėrė trojet etnike si dhe krijimin e ushtrisė profesionale gjithė kombėtare.
Nė trojet shqiptare kemi dhe do tė kemi ushtri ēlirimtare si pasoj e pushtetarėve servil dhe mosinteresimit institucional tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare.
Shqiptarėt nuk kanė krizė identiteti por kanė pasur dhe kanė krizė me organizimin e njė force tė denjė ushtarake mungesa e sė cilės ėshtė gjeneratori kryesor i tė gjitha tė kėqijave tė tyre kombėtare.
Fusha e sigurisė paraqet njėrėn nga shtyllat kryesore pėr mirėqenien e njė populli madje lirishtė mund tė thuhet se siguria ėshtė bazamenti i tė gjitha tė mirave tjera me tė cilėn popujt e ndryshėm planifikojnė tė arriturat e tyre nė lėmi tė caktuara jetėsore e nė veēanti ato ekonomike nė kuadėr tė mardhėnjėve rajonale dhe ndėrkombėtare.

Bom-Boni
28-08-06, 07:42
vazhdimi i komentit te mesiperm


Siguria nė vetvete ėshtė llojllojshme dhe e shumanshme duke pėrfshirė atė individuale dhe tė pėrgjithshme. Siguria nė kuptimin e vet tė fjalės asnjėherė nuk ėshtė e 100% -tė as pėr individin e as pėr popullin ose shtetin sado qė ai shtet tė jetė i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht pėr shkak tė gėrshetimit tė raporteve gjeostrategjike ndėrkombėtare. Mirėpo popujt tė cilėt e kanė tė zgjidhur statusin e tyre shtetėror e kanė sigurinė nė njė nivel mė tė lartė nė krahasim me popujt e kolonizuar siē jemi edhe ne shqiptarėt.
Mungesa e ndjenjės sė sigurisė ėshtė pengesa kryesore pėr zhvillimin dhe pėrparimin e individit, shoqėrisė, dhe shtetit. Se sa ėshtė e rėndėsishme siguria kėtė mė sė miri e dinė shqiptarėt nga viti 1999 kur u pėrzunė nga forcat serbe e po ashtu gjatė historisė mė 1878 dhe 1912-1915.
Pasiguria pėr jetėn, familjen, pasurin e ēon njeriun nė vetėmbrojtje. Mėnyra se si organizohet vetėmbrojtja pra suksesi ose dėshtimi i saj e pėrcaktojnė rrjedhėn e historisė pėr njė popull. Garantues kryesor i sigurisė nė nivelin pėrgjithshėm ėshtė forca e armatosur apo USHTRIA.
Fjala ushtri menjėherė na kujton luftėn.
Lidhur me luftėn populli jonė gjatė historisė ka dėshtuar pikėrisht nė organizimin e forcės sė armatosur gjatė pėrpjekjeve tona mijėra vjeēare pėr ēlirim kombėtar. Ne jemi tė mėsuar se shqiptari ėshtė trim e luftarak se kur ėshtė nė pyetje atdheu nuk kursen as jetėn e tij por nėse shikohet historia jonė e kaluar dhe e re me njė sy mė kritik atėherė lehtė shihet se nė veprimtari tė tillė kanė marrė pjesė dhe ndihmuar vetėm njė numėr i vogėl i popullatės diku 0,15% nga numėri i pėrgjithshėm i popullit. Kurse te armiqtė tanė ky numėr ėshtė sjellur rreth 2% nga numėri i pėrgjithshėm i popullit. Si duket edhe nė luftė mė shumė ka ardhur nė shprehje individualiteti jonė sesa tėrėsia.
Nuk ėshtė e rastit se luftėrat ndahen nė luftra okupuese dhe ato ēlirimtare. Edhe pse luftėrat tona ka pasur gjithnjė karakter mbrojtės gjithnjė raporti luftarak njerėzor me armiqtė tanė kishte qenė 1:5, 1:10 ose 1:15 nė epėrsi tė armiqve. Teknika luftarake ose mjetet gjithnjė ishin mė tė dobėta dhe jo tė kohės se sa tė armiqve. Kurse arsimimi ushtarak, dituria luftarake ose posedimi i ekspertėve luftarak gjithnjė mė i vogėl se i armiqve. Historitė e luftėrave botėrore na mėsojnė se raporti nė mes numrit tė ushtarėve, teknikės dhe diturisė edhe pse i rėndėsishėm pėr fitimin e luftės nuk ėshtė vendimtar.
Ajo ēka na pėrcjell neve si shqiptarė gjatė gjithė historisė ėshtė rrėnqethja ose ftohja ndaj fjalės luftė. Njė reagim i tillė ėshtė njerėzor sepse dihet se lufta nuk i sjell tė mirė askujt por duhet tė jemi real se ajo paraqet tė vetmėn rrugėdalje (standard) dhe tė vetmėn mėnyrė pėr njė popull pėr tė dėshmuar se e meriton lirinė dhe shtetėsinė.
Ėshtė e njohur shumė mirė filozofia e shqiptarėve para tri luftrave tė UĒK-sė nė lidhje me luftėn, kur ishin nėpėr ndeja kur i drejtoheshin shoku shokut apo miku mikut me fjalėn ''i nderuar shok ose mik na thuaj ndonjė fjalė tė mirė por vetėm mos na thuaj se do tė bėhet luftė''. Dhe nėse individi ka pohuar njė fjalė tė tillė se ''luftė do tė bėhet'' ai ėshtė quajtur si njė njeri i cili ka luajtur prej mendjes, se vendin e ka nė spital e ofendime tjera pa marrė pėrsyshė moshėn e tij, pozitėn nė shoqėri apo nivelin akademik.
Akademik Qosja edhe sot i vuan pasojat e simpatisė sė tij ndaj luftėtarėve tė lirisė, kurse shkrimtari Kadare ka fituar njė vlerėsim tė lartė nė popull sepse ishte kundėr luftės sė UĒK-sė. Ju kujtohen sjelljet e disa nxėnėsve tė shkollės ndaj veprimtarit tė ēėshtjes kombėtare Adem Demaēit duke iu drejtuar me fjalėt '' ja ky qeni plakė, i cili po do me na shti nė luftė''. Shtrohet pyetja ku i kanė dėgjuar nxėnsitė ato mendime? Nė kohėt e kaluara ishin kėndu edhe kėto kėngė ndajė luftėtarėve tė rezistencės: “Azem Bejta! Azem Galica! Ta pa sherrin, Krejt Drenica”!.
Nėse pyesim se prej nga kjo ftohje e shqiptarėve pėr luftėn sidomos nė kėto 16 vitet e fundit atėherė me siguri edhe pėrgjigja do tė na drejtoj nga partitė e ndryshme politike tė cilat gjenden nė mbarė trojet shqiptare.

Shqiptarėt me tė vėrtet janė popull mė paqėsor nė kuptimin e ngushtė tė fjalės sepse duke iu falėnderuar pushtetarėve tė tyre luftėn e pėrkufizojnė si aventurė e jo art apo mjet i vazhdimėsisė diplomatike, por si pėrpjekje e disa njerėzėve tė frustruar, cubave , kaēakėve etj. Shqiptarėt nuk janė tė mėsuar se liria dhe pavarėsia janė pasuritė mė tė rėndėsishme tė njeriut por jemi tė edukuar se pasuri janė vetėm tė mirat materiale. Njė pohim tė tillė e pėrjetuam mė 1999.
Si duket pushtetarėt ia kanė arrit qėllimit ku shqiptarėt lėre se janė kundėr rezistencės sė armatosur por nuk po janė tė gatshėm as pėr rezistencė tė paarmatosur ku rastin mė tė ri e kemi me ''Vetėvendosjen'' e cila thirri pėr bojkot tė prodhimeve serbe dhe dihet se ēfarė ofendime janė duke pėrjetuar nga individ, institucione dhe filozofė tė dyshimtė kombėtar.
Ose shikoni si po sillen ndaj udhėheqėsit tė sajė vetėm e vetėm se po ka guxim qė tė thotė tė vėrtetėn, ata pasi qė nuk dėshiroj tė rrezikojnė as mė tė voglėn gjė pėr pushtetin e tyre e akuzojnė se po ia prish rehatin dhe po e ēon Kosovėn prapa. Albinit po i thuhet se gjithēka po e bėn pėr promovim personal, se ėshtė dorė e zgjatur e armiqve tė huaj vetėm pse mendon ndryshe ndaj proceseve politike edhe pse lėvizja '' Vetėvendosja'' papajtueshmėrinė e vetė lidhur me proceset politike po i shpreh nė mėnyrė paqėsore.
Partitė politike dhe shteti shqiptarė duhet tė japin pėrgjigje se si mundet vetėm shqiptarėt tė i ndihmojnė paqes kur armiqtė e tyre pėrgatiten pėr luftėra tė ardhshme duke iu pėrshtatur rrethanave tė kohės.
Kujtimi mė i freskėt me luftėn ėshtė ajo e tri UĒK-ve. Pėr shkakė tė faktorit kohor dhe hapėsinor unė nuk e di ēfarė trajtimi kanė pasur luftėtarėt shqiptarė tė kohėrave tė mėhershme por sjelljet e pushtetarėve shqiptarė ndaj luftėtarėve tė tri UĒK-ve janė brengosėse dhe me siguri kjo e mbanė ende tė bllokuar shpirtin luftarak tė njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar.
Paraprakisht para luftės nga partitė e atėhershme politike popullit iu kishte mbjell frika dhe iu ishte ngrirė shpirti luftarak deri nė palcė nga Serbia. Serbia ishte paraqitur si njė ushtri e pakapėrcyeshme se ēdo pėrballje me te qysh nė fillim rezultonte me humbjen tonė katastrofale. Ato e patėn hipnotizuar popullin se shpėtimi jonė vjen vetėm nga jashtė duke harruar se tė huajt ēdo tė mirė qė na e bėjnė e bėjnė pėr interesa tė tyre e jo tė tonėn.
Partitė politike kishin thėnė se ja kėta tė malit, po dojnė me na shti nė luftė, se mirė jemi, se ku munden kėta me ata, a e dini kush janė ata e sende tė tilla kombėtarisht tė dėmshme. Nė vend se tė thonin si mund tė ju ndihmoj ose ku mund tė gjindem unė nė kėtė ēast ato etiketonin luftėtarėt duke i bėrė tė luhaten edhe shumė njerėz qė kishin pėr qėllim tė i ndihmonin luftėtarėt.
Si pasoj e pėrēarjes sė politikanėve dhe politikave pėrēarėse shqiptarėt dolėn pėrballė Serbisė me dy ushtri, pastaj mos reagimi jonė si komb me tėrė potencialin qė e kemi, gjė qė solli edhe intervenimin humanitar tė NATO-sė, pastaj rezolutėn 1244 e cila edhe mė shumė i mjegulloj rrjedhat politike nė Kosovė. Sikurse vetėdija kombėtare e shtetit shqiptar tė kishte qenė nė nivel me siguri edhe fati jonė do tė kishte qenė mė ndryshe e jo tė copėtuar nė 5 shtete dhe si faktor destabilizues nė rajon. Me njė vetėdije dhe pėrgjegjėsi tė pushtetarėve tė Shqipėrisė londineze nuk do tė kishte pasur nevojė pėr intervenimin humanitar tė NATO-sė.
Edhe sot nė trojet shqiptare partitė politike me qėllim tė ruajtjes sė pushtetit tė tyre po i ngatėrrojnė qėllimisht vlerat e atyre atdhetarėve tė cilėt kanė ndihmuar nė mėnyra tė ndryshme pėr kėtė liri tė zbehtė qė e kemi. Sot luftėrat e fundit dhe luftėtarėt iu duhen pushtetarėve derisa tė vijnė nė pushtet duke manipuluar me ta dhe shoqatat e tyre e sidomos ky manipulim bėhet me familjet e dėshmorėve. Partitė politike luftėn dhe gjakun e dėshmorėve e shfrytėzojnė pėr interesa personale dhe klanore. Pushtetarėt e pėrdorin luftėtarin e lirisė gjatė fushatės zgjedhore ose pėr pėrfitime personale e pėrdor terminologjinė e luftės. Pas ardhjes nė pushtet luftėtarėt lėre qė harrohen por edhe pėrqeshen dhe ofendohen.
E njėjta kėngė dėgjohet edhe sot nga partitė politike lidhur me luftėn. Ato i thonė popullit se lufta ka marrė fund, se nuk do tė na lejoj ajo apo kjo fuqi. Por popullit duhet treguar tė vėrtetėn se pėrderisa ekzistojnė shkaqet e luftės edhe lufta nuk ka marrė fund. Lufta ėshtė e drejt e natyrshme e njeriut dhe lindi nė njė periudhė tė caktuar njerėzore prandaj edhe ekziston nė kushtetutat shtetėrore. Lufta pėr ēlirim dhe pėrparim kombėtar ėshtė nevojė dhe akt juridik i pranuar ndėrkombėtar. Njė popull kurrė nuk do ta ndal luftėn derisa tė arrij qėllimin e tij.
Prandaj nė trojet shqiptare kemi edhe do tė kemi ushtri ēlirimtare si pasoj e pushtetarėve servil dhe mosinteresimit institucional tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare. Pėrderisa mos tė bėhet korrigjimi i vendimeve tė konferencave tė dėmshme ndaj popullit shqiptar prej kongresit tė Berlinit 1878 e deri tek ato marrėveshjet pėr ēmobilizimin tė vitit 2001 do tė kemi ushtri ēlirimtare.
Pengesa mė e madhe e mbi 99% tė shqiptarėve ėshtė se nuk po e kuptojnė se pjesa tjetėr e popullatės 0,15% edhe pse numerikisht shumė e vogėl kanė disa vlera tė veēanta nė jetėn e tyre ku si krye vlerė mbizotėron dashuria ndaj atdheut dhe janė nė gjendje qė tė japin gjithēka edhe jetėn e tyre vetėm e vetėm tė arrijnė qėllimin kombėtarė, nė krahasim me vlerat e pjesės shumicė tė popullit tė tyre siē janė dėfrimet e ndryshme shtazarake, dhėnia ndaj ndonjė hobi si p.sh. vetura, gardėroba, shtėpia superluksoze etj. Ky dallim mund tė haset edhe tė popujt tjerė dhe njė gjė e tillė nuk paraqet ndonjė pėrjashtim pėr popullin tonė , por vetėm se te popujt shtet formues pakica flijuese arrin mė sė paku deri nė 2%.

Bom-Boni
28-08-06, 07:47
vazhdimi

Nuk dėshiroj tė mohoj pėrpjekjet e askujt pėr liri por pėr qėllime partiake nė ditėn e luftėtarėve po ngrihen pėrmendore tė cilat kanė vepruar ndryshe nga luftėtarėt.
Nė vend sė veprimtarėt tė i marrin vlerėsimet pėr punėn e bėrė me penė ndaj ēėshtjes kombėtare si punė e angazhuar intelektuale atyre iu jepen merita luftarake dhe se gjoja falė angazhimit tė tyre trojet shqiptare janė nė njė pozitė mė tė mirė.
Nė luftėn e tyre pėr pushtet pushtetarėt tanė edhe varrin e ish kryetarit tė Kosovės, Rugova, tash po e pėrdorin si kundėr argument ndaj familjes Jashari duke tentuar qė tė barazojnė pėrpjekjet pėr liri si tė pėrmasave tė njėjta pa marr parasysh se kush dhe ēfarė mėnyre kanė ndihmuar.
Pėr njė veprim tė tillė ndoshta fajtorė janė edhe ata tė cilėt e bėnė luftėn sepse drejtuesit e dy ushtrive as njė herė nuk na treguan pėr nivelin organizativ tė luftės, pastaj sa para janė mbledhur nga i tėrė populli shqiptar; ose analizimi i luftės se ku ishte e meta jonė pėr mos ēlirim vetanak. Po ashtu kemi edhe luftėtarė tė cilėt ''nuk dinė'' se pėr ēka kanė luftuar duke qenė tė manipuluar me para ose ndonjė peshqesh tjetėr simbolik nga ana e pushtetarėve.
Shumė popuj tė ish-Jugosllavisė ishin tė bindur duke e pasur parasysh potencialin tonė se Serbia pikėrisht me shqiptarėt do tė shpartallohet ushtarakisht dhe se vetėm shqiptarėt kanė potencial qė shovinizmin serb ta varrosin njė here e pėrgjithmonė.
Duhet tė analizohet puna se ēka u arrit me luftė. Kjo analizė duhet tė jetė e drejt, sinqertė dhe pa emocione. A u arrit qėllimi kryesor? Se ēlirimi i Kosovės nga forcat serbe a ishte i pjesėrishėm apo tėrėsishėm? Shqiptarėt a luftuan pėr tė drejta tė pėrgjithshme kombėtare apo tė drejta individuale tė njeriut? A u bė lufta pėr tė krijuar identitetin kosovarė apo mbrojtur identitetin shqiptarė? Lufta a kishte synim ribashkimin e saj me Shqipėrin apo krijimin e njė rajoni tė veēantė me status tė veēantė? A jemi tash nė gjendje mė tė mirė apo para lufte? Statusi juridik i Kosovės a ėshtė mė i qartė apo mė i paqartė sot? Ujė, rrymė, telefoni, infrastrukturė a nuk kishim para lufte apo pas saj dhe me ēmim mė tė lartė nė rajon? Gjendja ekonomike a ishte mė e mirė para lufte apo sot? Prostitucioni, amoraliteti, droga, korrupsioni, vetėvrasjet a ishin mė tė pėrhapura para apo pas luftės? Ushtarėt e tri luftėrave pse keqpėrdorėn pėr qėllime tė partive politike? Me njė fjalė bėhet analizimi i qėllimit tė luftės dhe vlerave tė saja pozitive dhe negative. Vetėm kur tė jepen pėrgjigje tė sakta nė pyetje tė kėtilla atėherė edhe mė lehtė kuptohet realiteti dhe ndėrrmirren masa pėr kėndellje kombėtare nėse dėshirojmė.
Arritja e njė qėllimi mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme.Pėr ēlirim kombėtarė historikisht mė e suksesshme ėshtė treguar lufta e armatosur edhe pse e ka njė ēmim shumė tė lartė duke marrur jetėra tė njerėzve dhe duke shkaktuar dėme tė mėdha materiale. Ēdo individ nė jetė i formuar si personalitet nė veti ka ndonjė qėllim tė caktuar jetėsor. Qėllimi ėshtė edhe i pėrgjithshėm. Edhe ne shqiptarėt si popull nė arritjen e njė qėllimi nuk mund tė jemi tė njė mendje se me cilat mėnyra mund ta arrijmė atė. Prandaj edhe mund tė ketė ballafaqim idesh tė cilat janė tė mirėseardhura nėse debati ėshtė qėllim mirė. Mirėpo problemi lind se nė ēfarė mėnyre idetė e tilla edhe duhet tė materializohen kur nė pyetje vijnė mėnyrat apo metodat pėr realizimin e asaj ideje. Kėtu pastaj kemi individėt tė cilėt mė shumė interesohet se ēfarė dobie personale mundė ata tė pėrfitojnė nė kuadėr tė qėllimit tė pėrgjithshėm.
Sa i pėrket mėnyrės luftarake tė arritjes sė qėllimit ne si popull ndahemi nė dy grupe. Nė grupin e parė kemi individ tė shumtė tė cilėt janė atdhetar por i mungon arsimimi e sidomos ai ushtarak. Nė grupin e dytė kemi individ tė arsimuar tė profileve tė ndryshme edhe pse ai ushtarak i pamjaftueshėm tė cilėt nė mungesė tė ndjenjės sė atdhedashurisė kanė njė pikėpamje tjetėr ndaj gjėrave dhe kėndvėshtrim tė ndryshėm personal. Si pasoj e mospėrputhjes sė dy qėndrimeve tė lartė shėnuara fillon pėrēarja jonė.
Individėt e grupit tė dytė nėse janė pjesė e pushtetit nuk pajtohen me idetė luftarake edhe pse tė arsyeshme sepse kanė frikė se i humbin privilegjėt kėshtu qė njerėzit me ide tė ndryshme i etiketojnė . Etiketimet e tilla kanė vetėm njė qėllim t'ia zgjasin jetėn pushtetarėve.

Vetėm qė tė i ruajnė privilegjet e llojllojshme ata gjatė 1999 edhe luftės ia ndėrruan qėllimin duke thėnė se shpėtimi jonė vjen nga jashtė e jo nga ne. Madje edhe dėrguan njerėzit e tyre nė formacione tė ndryshme ushtarake me qėllim qė tė ia ndėrrojnė kahien luftės. Kjo solli edhe deri te mos angazhimi i potencialit kombėtar ushtarak si dhe politika servile si e shtetit shqiptar dhe partive tė ndryshme politike kishte sjellur te gjendja e mjerė e potencialit luftarak tė shqiptarėve ku shpėtimin e kishin parė nga njė fuqi ushtarake e huaj e kurrsesi potenciali jonė.
Ėshtė krejt normale se kur dikush tė ndihmon ai e bėnė kėtė mė shumė pėr llogari tė vetėn e mė pak tonėn. Nė kuadėr tė saj pastaj fillojn proceset e ngecjes tė cilat janė mjaftė tė dėmshme ku pėr ne krijohen situata tė papritura sepse nėse neve na ngutet ''ēlirimtarit tonė'' nuk i ngutet. Deri sa pėr popujt e ndryshėm ēlirimi kombėtarė nga tjetėrkush konsiderohet tradhti kombėtare te ne falė partive politike na ėshtė pjekur nė kokė se njė gjė e tillė ėshtė krenari kombėtare. Aleatėt gjithmonė janė tė mirėseardhur e sidomos pėr popullin tonė tė pėrvuajtur por roli i tyre ka karakter lehtėsues e jo ēlirimtar. Nga e tėra kjo mund tė shihet se pėr shkak tė kundėrthėnieve tė interesave personale shqiptarėt tė vetmėn gjė qė dinė tė bėjnė pėr vetvete ėshtė qė tė prodhojnė dhe thellojnė sa ma shumė robėrinė e tyre, duke mos dashur qė tė merren me problemin kryesor ata merren me probleme dytėsore siē po paraqitet kohėve tė fundit kriza e identitetit . Problemi kryesor ėshtė se e drejta pa fuqinė rrallė dėgjohet dhe se njė gjė tė tillė e kemi provuar shumė herė nė lėkurėn tonė dhe ende nuk po mbushemi mend duke shpresuar nė humanizmin emocional ndėrkombėtar se e drejta ėshtė nė anėn tonė.
Nuk duhet dituri e madhe pėr tė kuptuar se pse luftėtarėt shqiptarė nga njerėzit e pushtetit etiketohen me terma ofendues si hajna, rrugaē, njerėz qė punojnė kundėr interesave tė atdheut. Me siguri i dini partitė e dalura nga luftėrat se ēfarė fati pėsuan nė zgjedhje.
Nė Kosovė e vėrtetuam porosinė nė botė se UĒK-ė nuk ishte i tėrė populli por ca njerėz tė frustruar me shtetin serb. Derisa sllovenet , kroatėt dhe boshnjakėt ia dhanė votėn nė zgjedhje atyre qė kishin bėrė luftėn ne shqiptarėt edhe me votėn tonė edhe me sjelljen tonė e luftuam dhe ende po e luftojmė shpirtin luftarak tė popullit tonė. Me kėtė po bėhemi bartės tė drejtpėrdrejt te gjeneratat e reja pėr bllokimin e njė ndjenje jetėsore e mė tė rėndėsishme atė tė atdhedashurisė.
Pėrdorimi i Nėnės Tereze nė vende tė ndryshme me propozim emėrtimin e aeroportit tė Prishtinės me emrin Ibrahim Rugova nė vend tė Adem Jasharit i aeroportit tė Tiranės me Nėnė Tereze nė vend tė ndonjė luftėtari shqiptarė tregon se sa i frikėsohen dhe e urrejnė luftėn ēlirimtare pushtetarėt tanė. A thua ndoshta edhe kėto veprime tė pushtetarėve tanė kanė pėr qėllim plotėsimin e ndonjė standardi tė veēantė '' tė dėshmuarit nė vepėr se nuk kemi pasur kurrė luftėtarė tė lirisė''.
Pushtetarėt tanė dėshirojnė tė largojnė nga mendja e fėmijėve tanė dėshmorėt e kombit, sepse sipas pushtetarėve ata kanė luftuar dhe dhėnė jetėn vetėm pėr vete, familjet dhe klanet e tyre kurse kėta paqėsorėt kanė punuar pėr tė mirėn e tėrė njerėzimit. Por si mundet individi tė jetė i dobishėm pėr tėrė njerėzimin nėse nuk ka qenė fare i dobishėm pėr popullin e vetė?
Jam i bindur se sikur francezėt, anglezėt apo amerikanėt tė kishin njė luftėtarė tė tillė i cili e flijoi tėrė familjen pėr tė ia nxjerrė gjumin popullit tė pėrgjumur shqiptarė atėherė ata me krenari do ta kujtonin atė dhe do ta pėrdorin si shembull pėr ngritjen e atdhedashurisė te gjeneratat e ardhshme.
Dhe duke udhėtuar nėpėr histori arrijmė deri tek ditėt e sotit ku nėse i hedhim njė vėshtrim gjendjes politike dhe tė sigurisė nė trojet shqiptare nė Ballkan do tė shohim se shqiptarėt politikisht janė tė ēorientuar kurse nė pikėpamje tė sigurisė janė tė kėrcėnuar nga ushtri tė ndryshme pushtuese tė cilat kanė njė disponim negativ ndaj tyre dhe se vetėm presin ēastin e volitshėm ndėrkombėtarė pėr kryerjen e ndonjė masakre tė re.
Me qėllim tė pėrballimit tė sfidave rajonale ėshtė domosdoshmėri e kohės qė tė bėhet rishikimi i strategjisė kombėtare ku shteti shqiptarė duhet tė sqarojė se nė sigurinė kombėtare a duhet tė pėrfshijė vetėm Shqipėrinė londineze apo tėrė shqiptarėt nė Ballkan.
Roli dhe misioni i ushtrisė shqiptare duhet tė pėrcaktohet nga niveli i sigurisė gjithėkombėtare pasi qė siguria nuk ėshtė nė nivel krijohet plani operativ gjithėkombėtar e jo shtetėror qė nėnkupton se misioni i ushtrisė shqiptare duhet tė jetė gjithėkombėtar e jo shtetėror.
Me kėtė veprim nuk duhet tė frikėsohet biznes diplomacia shqiptare pėrderisa lufta me tė keqėn me terrorizmin jo qė i ka tejkaluar kufijtė shtetėror por edhe kombėtar dhe ndėrkombėtar. Pse edhe shqiptarėt mos tė kenė njė plan operativ tė tillė? Edhe atė pėr kėnd pėrveē se pėr popullin e vetė! Terrorist pėr neve shqiptarėve dihet kush ėshtė; shtetet fqinje.

Bom-Boni
28-08-06, 07:50
vazhdimi:

Tė drejtat e shqiptarėve sot nė trojet e tyre janė mė tė pavolitshme se tė drejtat e shqiptarėve nė diasporė, me kalimin pėrmes enklavave serbe, kufijt e ndryshėm administrativ dhe shtetėror. Dhe me qėllim qė mos tė paraqiten ushtri tė reja me karakter vetėmbrojtės tė cilat mund tė etiketohen terroriste dhe tė infiltrohen shėrbime zbuluese tė huaja tė cilat mundė ta dėmtojnė forcėn dhe tė ia ndryshojnė kahien objektivave ėshtė obligim i shtetit shqiptarė e nė veēanti ushtrisė shqiptare e cila ka rastin tė i paraprijnė proceseve integruese jo ndėrkombėtare por gjithėkombėtare me tė vetmin qėllim shmangien e kaosit organizativ tė sigurisė nė trojet e kolonizuara shqiptare sepse ėshtė e obliguar me tė drejtėn njerėzore, kushtetutėn e Shqipėrisė dhe konventat ndėrkombėtare tė OKB-sė.
Mirėpo pas tėrė kėsaj edhe koncepti pėr sigurinė ka ndryshuar nė tėrė botėn mendoj se edhe shteti shqiptar duhet tė i pėrshtatet kėtij realiteti tė ri dhe tė sillet nė pėrputhje me realitetin nė teren. Kjo nė veēanti vlen pėr ushtrinė shqiptare e cila thuhet se ėshtė nė proces tė reformimit tė saj duke iu pėrshtatur rrethanave tė reja kohore.
Reforma ka kuptim vetėm nėse bėhet modernizimi i saj nė pikėpamje tekniko-luftarake dhe aftėsimi i ushtarakėve me dituri dhe njohuri tė pėrdorimit tė teknikės luftarake. Nė kuadėr tė kėtyre reformave mendoj se doktrina mbrojtėse e ardhshme e shtetit shqiptarė dhe ushtrisė shqiptare duhet tė jetė krijimi i ēadrės mbrojtėse tė tėrė shqiptarėve nė Ballkan sepse pa sigurinė e shqiptarėve nė shtetet e ndryshme administrative vėshtirė se do tė ketė stabilitet edhe vetė Shqipėria londineze.
Reformimi i ushtrisė shqiptare duhet tė nėnkuptoj edhe pranimin e kandidatėve dhe kuadrove nga trojet gjithėkombėtare. Siguria kombėtare duhet tė ketė karakter parandalues, kurse armėt dhe teknika luftarake tė jenė tė kohės e jo tė tejkaluara. Sa i pėrket sigurimit tė armatimit duhet tė bėhet pa kurrfarė kushtėzimesh e jo tė kushtėzohet gjoja nė emėr tė paqes nė rajon.
Por sot koha sikur po punon pėr shqiptarėt duke i falemnderuar mjeteve tė pėrsosura ushtarake nė pikėpamje teknologjike shqiptarėt mund tė pėrdorin trupa njerėzor mė pak duke qenė shumė efikas nė realizimin e sigurisė kombėtare. Nė kuadėr tė saj ndoshta ėshtė koha qė ushtria shqiptare tė krijoj ushtrinė profesionale me ushtarė nga tėrė trojet shqiptare e jo vetėm tė Shqipėrisė londineze.
Ushtria shqiptare sot ka njė bashkėpunimi me NATO-nė, ky bashkėpunim duhet tė jetė i dyanshėm qė nėnkupton dėrgimin e forcave shqiptare nė Irak, Avganistan,Bosnjė me dėrgimin e tyre edhe nė Kosovėn Lindore dhe Iliridė e jo tė bėhet zvogėlimi nė numėr i ushtrisė shqiptare gjoja nė kuadėr tė disa reformave rajonale kurse nė anėn tjetėr pikėrisht ato shtete ndajnė mjete tė mėdha dhe rrisin numrin e ushtarėve tė tyre.
Shqipėria ėshtė vendi i parė ish komunist qė kėrkoi anėtarėsimin nė NATO. Por pėr tė u integruar nė proceset EuroAtlantike bazė parimore ėshtė qė institucionet demokratike tė pėrforcohen dhe tė fuqizohet ekonomia. Sa ka mundėsi kjo gjė tė ndodhė ėshtė vėshtirė tė jepet pėrgjigje pėrderisa shqiptarėt janė tė coptuar nė shtete tė ndryshme ballkanike dhe sa herė qė armiqtė e tyre dėshirojnė bėjnė destabilizimin e gjendjes sė sigurisė nė forma tė ndryshme e cila pa shmangshėm prekė edhe shtetin shqiptarė dhe institucionet e saj.
Prioritet i shtetit shqiptar nuk duhet tė jetė vetėm zhvillimi ekonomik por edhe ushtarakė pasi qė shtetet fqinje gjithnjė kanė synime grabitqare ndaj popullit shqiptar dhe deri nė ditėt e sotit nuk kanė dhėnė edhe as mė tė voglin shenjė pėr tė hequr dorė nga ato synime.
Pse ushtria shqiptare?
Pra siē thamė ushtria shqiptare nuk duhet tė organizohet vetėm pėr vetėmbrojtje por duhet tė ketė karakter parandalues. Shteti shqiptarė duhet tė dijė se nėse nė tė kaluarėn por edhe sot nuk ka qenė i pranishėm nė konferenca, marrėveshje atėherė vendimet e tilla edhe nuk e obligojnė atė. Shteti shqiptar nėse nuk ka potencial tė i pėrmirėsoj padrejtėsitė historike ndaj tij ka mundėsi qė tė i mbroj shqiptarėt aty ku janė. Pėr ēfarė kontributi tė Shqipėrisė pėr paqen globale mund tė bėhet fjalė siē ėshtė dėrgimi i trupave tė saj nė Bosnjė, Afganistan, Irak kur ekziston operacioni luftarak ballkanik i armiqve tė shqiptarėve '' robėrimi i 50% tė territorit shqiptar dhe popullsisė sė saj’'
Sot jetojmė nė njė epokė ku ka ndryshuar edhe koncepti i luftėrave dihet se ata tė cilėt luftojnė pėr ēlirim kombėtar vetėm me armė tė lehta po quhen terrorist e ēka jo tjetėr prandaj ėshtė ushtria shqiptare ajo qė mund tė largoj njė dyshim tė tillė.
Ekzistojnė njė sėrė faktorėsh tė cilėt paraqesin si domosdoshmėri angazhimin gjithėkombėtar tė ushtrisė shqiptare e ato janė:
1. Statusi i pavolitshėm i Kosovės i cili me kalimin e kohės do tė prodhoj paknaqėsi te populli i mashtruar dhe i lodhur i Kosovės i cili patjetėr do tė pasqyrohet edhe nė pjesėt tjera si ėshtė Kosova Lindore e administruar nga Serbia ku ka gjasa tė mėdha qė tė pėrjetoj fatin e shqiptarėve tė sanxhakut tė Nishit mė 1878.
2. Gjendja e pavolitshme e sigurisė te shqiptarėt e Iliridėsė, ku partitė politike shqiptare po bėhen copė e grimė pėr pushtet me ushtritė e tyre partiake e cila do tė ketė pasoja brenda shqiptare nė tė ardhmen. Kėto ushtri partiake kanė vetėm njė qėllim e ai ėshtė pushteti tė cilat pastaj kanė vetėm njė detyrė pėrfitimet materiale pa marrė parasysh interesin kombėtar ndonėse gjatė fushatės elektorale edhe i premtojnė popullit qumėsht e mjaltė ose edhe ribashkim kombėtar.
3.Papėrgjegjėsia e politikanėve tė Kosovės si dhe pėrdorimi i SHPK-sė si servisė politik pėr shtypjen e protestave kombėtare nė Kosovė me urdhėr tė ish gjeneralit tė UĒK-sė e tash kryeministrin Ēeku ku kėto janė shenja se sa ėshtė i dobėt niveli i sigurisė nė Kosovė ku disa institucione bėhen pre e individėve.
4. Takimet e shpeshta tė KFORIT me ushtrinė serbe kanė pėr detyrė qė tė ndalojnė terrorizmin nė vijėn administrative Kosovė-Serbi e banuar nė tė dy anėt me shqiptarė dhe dihet se kush mund tė jetė terrorist kėtu.
5. Pasi qė strukturat e sigurisė nė Kosovė janė tė pafta pėr tė kryer detyrat e veta dhe nuk ekziston forcė mbrojtėse pėrkatėse atėherė ėshtė obligim i ushtrisė shqiptare qė tė kontrolloj gjendjen nė teren siē ėshtė rasti me inkuadrimin e 380 rezervistėsve ushtarak serb nga Serbia nė pjesėn e saj veriore dhe nė enklavat tjera.
6. Retorika kėrcėnuese e Serbisė dhe serbėve nė Kosovė pėr statusin e ardhshėm si dhe vizitat e zyrtarėve serbė me retorik luftėnxitėse.
7. Nėse largohet KFORI pėr shkaqe sigurie e vetmja ėshtė ushtria shqiptare qė ka kapacitet qė tė mbuloj vakumin e sigurisė nė tėrė territorin e Kosovės dhe mė gjerė e jo grupet e armatosura tė cilat pastaj munden tė shfrytėzohen nga klanet e ndryshme pėr qėllime materialiste tė individėve.
8. Liria e kufizuar e lėvizjes sė shqiptarėve nė Kosovė, nė Iliridė dhe Kosovė Lindore pėr gjatė zonave tė imponuara kufitare dhe administrative.
9. Me qėllim qė mos tė paraqiten ushtri tė reja shqiptare tė cilat edhe pėr shkakė tė vullnetit shumė tė mirė tė individėve si rezultat tė moshės sė re tė tyre, tė papėrvojės, strukturės sė dobėt organizative mund tė jenė pre e individėve tė cilėt i bashkohen pėr qėllime tjera e jo kombėtare.
10. Posedimi i kuadrit ushtarak, strukturės organizative dhe mjeteve tė motorizuara luftarake tė ushtrisė shqiptare me tri pjesėt pėrbėrėse tė saj tokėsore, ajrore dhe detare, tė cilat do tė largojnė tė metat e luftėrave tė mėparshme siē janė:mungesa e arsimimit ushtarak,mungesa e armėve dhe municionit, lokalizmi i komandantėve, disiplina, luftėn vetėm guerile nė vend tė asaj frontale, prania e njerėzve tė dyshimit tė cilėt luftės ia ndryshojnė qėllimin kombėtar pėr interesa tė dyshimta personale etj.
Vetėm nėse kėtė qėllim e realizon ushtria shqiptare atėherė mund tė arsyetoj ekzistencėn e saj para popullit dhe Zotit. Ēdo shmangie nga kjo rrugė lirishtė mund tė themi se ushtria shqiptare nuk ėshtė e shqiptarėve dhe doktrina e saj ėshtė kundėr kombėtare.

artikulli eshte marre nga www.mekulipress.com (http://www.mekulipress.com)

Pytja ime eshte: Sa jemi te gateshem ne te veteflijohemi kur jane ne pytje atedhedashuria dhe bashkimi kombetar?