PDA

View Full Version : Gusli-Larja


Muaah
20-09-06, 00:33
GUSLI - LARJA



KUR DETYROHET LARJA?


- Tė dalurit e spermės nė gjumė apo duke qenė i zgjuar, ngase Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
"Duhet larė kur tė dalė sperma."
Kurse, Ummu Seleme [radijall-llahu anha] tregon se Ummu Saleme [radijall-llahu anha] ka thėnė: "O i Dėrguar i All-llahut, me tė vėrtetė All-llahu nuk turpėrohet prej tė vėrtetės, a thua vallė gruaja duhet larė kur tė ėndėrron? Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha. "Po, nėse sheh ujė (gjurmė)."
Kurse, sa i takon daljes sė spermės kur ėshtė njeriu i zgjuar, atėherė duhet tė jetė dalje me epsh. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
"Kur tė del ujė furishėm, laju nga xhunubllėku, e nėse nuk del furishėm nuk ka nevojė pėr larje"
Shevkaniu thotė: "Dalja e spermės furishėm ndodh gjatė daljes sė saj nga shkaku i epshit", dhe pėr kėtė, shkruesi i librit ka thėnė: "Se nėse sperma
del pėr shkak tė sėmundjes ose impotencės, nuk duhet lare. Poqėse ndokush ėndėrron, e nuk heton gjurmė (ujė), nuk ka nevojė tė lahet, por nėse gjen ujė e nuk i kujtohet ėndėrimi, atėherė duhet larė. Aishja [radijall-llahu anhu] thotė: "Eshtė pyetur Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr njeriun i cili gjen lagėshti nė trupin e tij, e nuk i kujtohet ėndėrrimi, ē'tė bėn?" e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Le tė lahet, e nėse ėndėrron e nuk gjen lagėshti, nuk ka nevojė tė lahet."
- Kontakti seksual, edhe pse nuk ka ejakulim. Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] thotė se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur ndokush tė ulet nė me tė katėr gjymtyrėve dhe kryen aktin seksual, ėshtė bėrė larja e obliguar edhe pse nuk ka ejakulim."
Shtojcė:
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur tė takohen dy sunnetimet, obligohet larja." (domethėnė, nėse futet koka, kurse tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se nėse vetėm e prekė e nuk hyn nuk ka nevojė tė lahet)
- Kur kafiri pranon Islamin. "Kajs Ibn Asimi pranoi Islamin, kurse Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e urdhėroi lė lahet me ujė dhe sidėr (bimė aromatike)."
- Ndėrprerja e menstruacionit dhe lehonisė. Aishja [radijall-llahu anhu] thotė: Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė bijės sė
Hubejshit: "Kur tė vie menstruacioni lėre namazin, e kur tė dalėsh nga ajo gjendje laju dhe falu"
E sa i pėrket lehonisė, ajo ėshtė sikurse menstruacioni, e kėtė duke u bazuar nė ixhmanė e dijetarėve Islam.


KUSHTET E LARJES
- Nijjeti duke u mbėshtetur nė hadithin e tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Cdo vepėr vlerėsohet sipas nijetit." - Tė larėt e trupit nė tėrėrsi.

Muaah
20-09-06, 00:36
FORMA E LARJES

Aishja [radijall-llahu anhu] thotė: "Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lahej nga xhunubllėku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj
merrte ujė me dorėn e djathtė dhe gjuante nė tė majtėn, pastaj lante organin mė pastaj merrte ubdest sikur pėr namaz, pastaj merrte ujė dhe gjuante nė
kokė duke futur gishtat nė rrėnjėt e flokėve, e kur e shihte se ka fėrkuar tėrė kokėn, gjuante tre grushta ujė nė kokė, pastaj gjuante nė tėrė trupin
e pastaj e lante tėrė trupin."
Vlenė tė theksohet:
Kur gruaja tė lahet nga xhunubllėku, nuk detyrohet t'i zgjidhė bystekėt e flokėve, kurse kur tė lahet nga menstruacioni obligohet t'i zgjidhė. Ummu Seleme [radijall-llahu anha] thotė: "O i Dėrguar i All-llahut, unė i bėjė flokėt bystekė, kurse kur tė lahem nga xhunubllėku i zgjidhi." Muhammedi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Jo s'ka nevojė tė mjaftojnė tre grushta ujė e pastaj tė lashė krejt trupin dhe kėshtu pastrohesh."
Aishja [radijall-llahu anhu] thotė se Esmaja e ka pyetur Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr larjen pas menstruacioneve, e ai ka thėnė:
"Merrė ujė dhe sidėr, pastaj merrė abdest mirė, pastaj gjuaj ujė nė kokė dhe fėrkoje mirė, derisa t'ė arrijė deri tek rrėnjėt e flokėve e pastaj gjuaj
ujė mbi to, pastaj merre njė leckė tė parfymosur dhe pastrohu me te." Aishja [radijall-llahu anha] tha: "Sikur (ajo) tė fshehė kėtė, e ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pastaj tha: "Pastroje me tė gjakun ku ka dalė (gjurmėt)."E unė Aishja e pyeta pėr xhunubllėkun, e ai mė tha: "Merr ujė dhe merr mirė abdest, derisa tė arrijshė mirr rrėnjėt e flokėve, pastaj gjuai ujė tėrė trupit." Ky hadith njėherit qartėson edhe dallimin mes larjes sė gruas e cila lahet pas menstruacionit duhet qė tė fėrkohet mė tepėr sesa ajo qė lahet nga xhunubllėku, e gjithashtu duhet qė t'i zgjidhė bystekėt. Nė esencė, duhet zgjidhur bystekėt pėr tė arritur uji nė rėnjėt e flokėve, mirėpo sheriati ia ka lehtėsuar grave, ngase larja nga xhunubllėku ndodhė mė shpesh, e me
kėtė shkakton vėshtirėsi, gjė e cila nuk ndodhė me rastin e menstruacionit, e cila ndodhė njė herė nė muaj.
Shėnim: Lejohet qė burrė e grua tė lahen sė bashku nė njė vend dhe tė shikojnė avretin e njėri tjetrit, e kėtė duke u bazuar nė thėnien e Aishes [radijall-llahu anha]: "Lahesha me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] prej njė ene duke qenė xhunubė (qė tė dytė)."

Muaah
20-09-06, 00:38
KUR ESHTE MUSTEHAB LARJA?
- Larja pas ēdo akti seksual. Ebu Rafiu transmeton se njė natė Resulull-llahu i vizitoi tė gjitha gratė e tija dhe u lante pas ēdo akti. I thashė: "O i dėrguar i All-llahut, pėrse nuk lahesh nė fund njėherė?", ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Kėshtu ėshtė mė mirė dhe mė pastėr."

- Larja e gruas qė ėshtė nė istihada pėr ēdo namaz, ose larja pėr Drekė dhe Ikindi sė bashku me Akshamin dhe Jacinė sė bashku dhe pėr ēdo mėngjes veēmas. Aishja [radijall-llahu anha] thotė: "Ummu Habibėn e takoi istihada nė kohėn e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai e urdhėroi qė tė lahet pėr ēdo riamaz."
- Larja pas alivanosjes. Aishja [radijall-llahu anha] thotė: "Kur u sėmur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti: "A janė falur
njerėzit?". I thamė: "Jo, po tė presin ty, ja Resulull-llah", e ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Mbusheni kovėn me ujė." Aishja [radijall-llahu anha] tha: "Ia mbushėm kovėn me ujė, e ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u la dhe shkoi pėr t'u falur, mirėpo u alivanos, kur erdhi nė vete tha: "A janė falur njerėzit?" I thanė: "Jo, po tė presin ty,
ja Resulull-llah." E Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Ma mbushni njė kovė me ujė." E ne ia mbushėm, u la Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shkoi qė tė falet, por, sėrish u alivanos, e kur erdhi nė vete tha: "A janė faluf njerėzit?" I thanė: "Jo, po tė presin ty ja Resulull-llah, e pastaj tha qė Ebu Bekri tė dalė imam."
- Tė larėt pas varrimit tė mushrikut. Aliu radijall-llahu anhu] thotė: "Shkova te Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashė: "Ebu Talibi ka vdekur, e ai mė tha: "Shko dhe varrose", e kur u ktheva nga varrimi i tij, me tha: "Shko laju."
- Larja pėr dy Bajramet dhe ditėn e Arafatit. Transmeton Shafiu [radijall-llahu anhu] nga Zadhani i cili thotė: "Njė njeri e pyeti Aliun [radijall-llahu anhu] pėr larjen e ai i tha: "Laju pėr ēdo ditė nėse ke mundėsi", e ui i tha: "Jo, po tė pyes pėr larjen qė ėshtė larje?" e Aliu [radijall-llahu anhu] i tha: "Ditėn e Xhumasė, ditėn e Arafatit, ditėn e Bajramit tė Knrbanit dhe Fitėr Bajramit."
- Tė larėt pėr atė qė e lanė tė vdekurin. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
"Kush tė lajė xhenazen, le tė lahet."
- Larja para veshjes sė ihramit pėr Haxhxh ose Umre. Zejd Ibn Thabiti [radijall-llahu anhu] thotė: "E kam parė Resulull-llahun [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] kurr i nxorri lė gjitha teshat pėr tė veshur ihramin dhe u la."
- Larja pėr tė hyrė nė Mekke. Abdull-llah Ibn Umeri [radijall-llahu anhu] asnjėherė nuk ka hyrė nė Mekkė, e tė mos jetė ndalė nė Dhu-Tava, derisa e
takonte mėngjesi, lahej pastaj hynte nė Mekke dhe thonte: "Kėshtu ka vepruar Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]." - Tė larėt nė ditėn e Arafatit. E kėtė duke u bazuar nė hadithin e Aliut [radijall-llahu anhu] tė sipėrpėrmendur.

musl|m
22-09-06, 14:49
Ma beni Hallall do te botoj edhe un nje material ne lidhje me Guslin.

Gusli

Definicioni: Tė larėt e trupit nga xhunubi, hajdi dhe nifasi (menstruacionet) quhet "gusul". All-llahu xh.sh. e ka bėrė tė mundur qė ēdo njeri kur tė arrijė nė moshėn madhore, me disa shenja ta kuptojė se ky njeri ėshtė i ngarkuar me detyra (obligime) fetare.
Tek meshkujt: kur i rriu arrinė moshėn 15 vjeēare, ndodh edhe mė parė, nė disa raste nga organi i urinės fillon t`i dalė njė ujė i bardhė i cili quhet spermė, e me kėtė shenjė kuptohet se ky ka hyrė nė moshėn madhore (bylyg).

Tek femrat: kur femra i mbush 13 vjet, por mund edhe mė parė kjo mvaret nga kushtet klimatike nė tė cilėn jeton, sepse nė vendet e nxehta shenjat e pjekurisė, fillojnė tė duken edhe mė herėt. Nga organi i urinės sė femrės fillon tģ rrjedhė njė lloj gjaku qė quhet hajd (menstruacion). Nė rastet e posapėrmendura meshkujt ose femrat konsiderohen tė papastėrta.

SHKAQET TĖ CILA LARJEN E TRUPIT E BĖJN FARZ

Polucioni pas ėndėrrimeve tė cilat shkaktojnė shpėrthimin e spermės, dhe nga kjo hetohet gjurmė nė rroba ose shtroje, dhe nga qitja e spermės pas ngacmimit tė epsheve.
Pas pėrfundimit tė hajzit dhe nifasit.
Pas ēdo kėnaqėsie seksuale (me ejakulacion ose pa tė).

FARZET E GUSLIT
Tė shpėrlarit e gojės.
Tė shpėrlarit e hundės.
Tė larit e tėrė trupit, deri sa tė mos mbetet edhe pjesa mė e vogėl e lėkurės pa larė.

SUNNETET E GUSLIT
Nijeti (vendosja) pėr tė larė trupin nga xhunubi.
Tė pėrmendurit Zotin nė fillim.
Tė mėnjanohet ndyrėsia nga trupi, para se tė filoj tė lajė tėrė trupin.
Tė meret abdest para larjes sė trupit.
Tė fėrkohet trupi gjatė larjes.
Tė fillohet larja prej kresė, anėn e djathtė, pastaj tė majtėn.
Tri herė tė lahet trupi nė tėrėsi.

KUR NJERIU ĖSHTĖ I PAPASTĖR (xhunub) E KA TĖ NDALUAR:
Faljen e namazit.
Leximin e Kur'anit.
Hyrjen nė xhami.
Tavafin rreth Qabes.

HAJDI-NIFASI-ISTIHADA
Kėto janė dukuri tė veēanta qė i pėrkasin gjinisė femėrore, tė cilat janė tė lidhura me funksionet e organeve trupore tė tyre.

HAJDI: (Menstruacioni): ėshtė dukuri periodike e femrave tė moshės madhore, kur nga mitra fillon tė rrjedhė gjak, gjat ditėve tė caktuara. Zakonisht kjo rrjedhje e gjakut zgjat 3 ditė deri nė 10 ditė.

NIFASI: I pėrngjan hajdit, qė te femra paraqitet pas lindjes sė fėmijės. Nifas mund tė mos ketė femra fare, e mė sė shumti nifasi zgjatė 40 ditė, nė qoftė se vazhdon rrjedhja mbi 40 ditė, ajo nuk ėshtė mė nifas por ėshtė istihada. Nuk konsiderohet gruaja e pastėr pėrderisa tė jetė me hajd ose me nifas. Nė kėtė gjendje femra nuk mund tė falet e as tė agjėrojė.

ISTIHADA: Quhet rrjedhja e gjakut te femra jashtė periodės sė hajdit dhe nifasit. Nė kėtė gjendje femra konsiderohet e pastėr, ka tė drejtė ti kryej tė gjitha obligimet fetare.