PDA

View Full Version : Varrmihėsit E Kosovės, Krim Pa Ndėshkim


Klementi
03-10-06, 21:39
Njė kujtesė, nė prag tė Pavarėsisė
VARRMIHĖSIT E KOSOVĖS, KRIM PA NDĖSHKIM

Sheradin Berisha

Jo mė larg se javėn e kaluar, nė Tribunalin Ndėrkombėtar nė Hagė, filloi gjykimi kundėr gjashtė ish-pushtetarėve tė lartė politikė e ushtarakė serbė: ish-presidentit serb Milan Milutinoviē, ish-kryeministrit Nikola Shainoviē, ish-shefit tė ushtrisė serbe Dragoljub Ojdaniē dhe tre gjeneralėve tė tjerė tė ish-Komandės sė Armatės sė Tretė serbe . Akt-akuza e ngritur nga prokuroria e Tribunalit, ata i bėnė pėrgjegjės pėr “pjesėmarrje nė projektin e pėrbashkėt kriminal” kundėr shqiptarėve. Ky proces gjyqėsor ka filluar katėr muaj pas vdekjes sė kryekriminelit serb Millosheviē, nė qelinė e tij nė Hagė.

Po tė lexohet me kujdes, akt-akuza e ngritur kundėr gjashtė ish-zyrtarėve serbė, me lehtėsi mund tė vihet re, se ata akuzohen: pėr vrasje, dėbim masiv me dhunė tė shqiptarėve nga Kosova, pėrdhunime seksuale dhe shkatėrrim tė vendbanimeve shqiptare, gjatė periudhės mars-qershor 1999 (pikėrisht nė periudhėn kur janė zhvilluar bombardimet e NATO- s kundėr Beogradit), por jo edhe pėr vrasjet dhe masakrat mė mizore tė mijėra shqiptarėve, qė u kryen mė herėt, gjatė periudhės shkurt 1998 - mars 1999. Pėrveē kėsaj, nė akt-akuzė, askund nuk pėrmendet termi gjenocid, i cili pėrcakton qartė shkallėn e inkriminimit (jo vetėm tė tė akuzuarve), por edhe tė gjithė strukturės shetėrore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, nė spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike tė popullit shqiptar nė Kosovė.

* * *

Vlerėsohet, se gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999), forcat kriminale serbe, vranė, ekzekutuan apo masakruan nė format mė mizore, rreth 14 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre qenė civilė tė pa armatosur, kryesisht gra, fėmijė, foshnje dhe pleq. Ndėrsa nė anė tė ndryshme tė Kosovės, janė pėrdhunuar nga forcat militariste dhe bandat shtetėrore serbe afėr 20 mijė femra shqiptare. Ndėrkaq 3 mijė shqiptarė janė rrėmbyer dhe shumica prej tyre janė gjetur tė vdekur nėpėr varrezat masive nė Serbi. Njėsitė kriminale serbe, pas ekzekutimit tė shqiptarėve, gjatė tėrė kohės, janė pėrpjekur t“i fshehin gjurmėt e krimeve, duke varrosur e zhvarrosur disa herė trupat e shqiptarėve nga njė vend nė njė vend tjetėr, ose duke i djegur e asgjėsuar ato nė mėnyra tė ndryshme.

Pėr mė tepėr, vlerėsohet se gjatė luftės nė Kosovė (mars 1998 - qershor 1999) varrmihėsit e Kosovės kanė shkatėrruar dhe djegur pjesėrisht ose tėrėsisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanė plaēkitur, djegur e shkatėrruar mbi 200.000 shtėpi, banesa, lokale afariste, punėtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanė shkatėrruar dokumentet e identifikimit: letėrnjoftimet e pasaportat, ndėrsa pas pėrfundimit tė luftės, administrata pushtuese serbe ka sekuestuar dhe i ka dėrguar nė Serbi: domumentet e amzės, tapitė e dokumentet e tjera tė pronėsisė private e koletkive tė shqiptarėve.

***

Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaēkitjeve tė shtėpive e tė pasurive tė tyre, pėrjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpėrnguljen me forcė nga Kosova. Varrmihėsit e Kosovės, duket se fushatėn e bombardimeve tė NATO-s (mars-qershor 1999) e kanė pėrdorur si arsyetim pėr tė vėnė nė zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, pėr spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e pėrgatitur mė herėt. Disa ditė pas fillimit tė fushatės ajrore tė NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunė i detyruan shqiptarėt t“i braktisin shtėpitė e tyre dhe u deportuan nė Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi, Bosnjė e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrė pėrmasa tė gjera, vazhdoi pėr mė shumė se dy muaj rresht. Dhe gjatė kėsaj periudhe u dėbuan mė shumė se 850 mijė shqiptarė nga vatrat e tyre.

Sipas raportit tė UNCHR-s, tė publikuar nė fillim tė qershorit 1999, mėsohet se 443.300 refugjatė shqiptarė tė Kosovės ishin vendosur nė Shqipėri; 247.800 nė Maqedoni, 69.300 nė Mal tė Zi; 21.700 nė Bosnje e Hercegovinė, 5-6000 nė Kroaci etj, ndėrkaq nė vendet tjera tė botės u vendosėn gjithsej 76.475 refugjatė, duke pėrfshirė 13.639 nė Gjermani, 7.581 nė Turqi, 5.829 nė Itali, 5.730 nė SHBA, pastaj kishte nė Australi, Zvicėr, Francė, Norvegji, Suedi, Britani tė Madhe,Zelandė tė Re, Poloni, Spanjė, Portugali, Finlandė, Izrael etj.



***

Pas ndryshimeve kozmetike qė ndodhėn nė rrotullimin e pushtetit nė Serbi, Millosheviēi (nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare), arrestohet dhe, nė fund tė qershorit 2001, transferohet nė Hagė. Sė kėndejmi, mė 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundėr tij, por jo edhe ndaj katėr tė akuzuarve tjerė, tė rreshtuar pėrkrahė tij nė akt-akuzė, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veēuar lėndėn e Millosheviēit nga tė akuzuarit tjerė, ndaj tė cilėve kėto ditė ka filluar njė proces i ri gjyqėsor.

Gjatė procesit gjyqėsor kundėr Millosheviēit, u dėshmua qartė se ky varrmihės i Kosovės kishte kryer krime tė rėnda makabre nė Kosovė dhe nė Bosnjė e Hercegovinė, mirėpo vdekja e papritur e tij, nė mars tė kėtij viti, bėri qė ai tė shkojė nga kjo botė, pa e marrė dėnimin e merituar.


***

Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, mėsohet se nė disa komuna janė zbuluar emrat e policėve, tė ushtarakėve dhe tė paramilitarėve serbė, janė gjetur qindra fotografi tė kriminelėve qė kanė bėrė krime tė rėnda ndaj shqiptarėve. Ta zėmė, nė njė raport tė KMDLNJ (shkurt 2000), thuhet se menjėherė pas luftės “janė evidentuar me emėr e mbiemėr ose vetėm me pseudonime mbi 1426 persona e janė denoncuar shumė tė tjerė (kryesisht serbo-malazezė, por edhe tė tjerė), tė implikuar drejtpėrdrejt ose tėrthorazi nė vrasjet e maskrimet e shqiptarėve dhe plaēkitjet, djegiet dhe shkatėrrimet e shtėpive, vendbanimeve, lokaleve dhe tė pasurisė tjetėr tė shqiptarėve. Kjo listė e emrave tė kriminelėve dhe qindra emra tė tjerė qė janė identifikuar nga tė mbijetuarit e krimeve, nė kėto vitet e pasluftės, u janė dorėzuar hetuesve tė Tribunalit tė Hagės, KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut, organeve tė gjyqėsisė nė Kosovė si dhe lidershipit politik e institucional tė Kosovės, por pėr ēudi nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim konkret qė ata, tė arrestohen dhe tė dalin pėrpara drejtėsisė.

Sa i pėrket arrestimit dhe gjykimit tė kriminelėve qė janė pėrfshirė drejtpėrdrejt nė krime, hetuesit e Tribunalit tė Hagės gjatė hetimeve pėr krime nė Kosovė, kanė deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelėve nė nivele tė ulėta, veēse merren me rangun e lartė tė regjimit serb.

***

Nė tė vėrtetė, pas pėrfundimit tė luftės janė mbajtur tri apo katėr gjykime kundėr serbėve lokalė pėr krime tė kryera ndaj shqiptarėve, siē ishte burgosja e tetė tė akuzuarve serbė nė Prizren, pėr krime tė rėnda lufte tė kryera nė fshatrat e Rahovecit, mirėpo prej tyre vetėm dy kriminelė dolėn para gjyqit, ndėrsa gjashtė tė tjerėt, pas transferimit nė burgun e “fortifikuar” nė veri tė Mitrovicės, u arratisėn pa lenė asnjė shenjė pas tyre!

Janė mbajtur edhe dy gjykime tjera, njė nė Mitrovicė e njė tjetėr nė Gjilan, ku dy kriminelė serbė akuzoheshin pėr vrasje tė civilėve shqiptarė dhe djegie tė shtėpive tė tyre, mirėpo nė kėto procese, ėshtė parė qartė se prokurorėt ndėrkombėtarė kanė devijuar dukshėm peshėn e krimeve tė kryera, edhe pėrkundėr dėshmive tė pakontestuara nga dėshmitarėt qė i kishin mbijetuar krimin. Ka pasur raste kur kriminelėt nė pėrfundim tė gjykimit janė shpallur edhe tė pafajshėm, siē ka ndodhur para disa muajsh nė njė gjykatė nė Serbi, kur ish-pjesėtari i policisė speciale Dejan Demiroviq, lirohet si i pafajshėm (pėr munges provash), por nė tė vėrtet kishte dėshmitarė tė gjallė qė faktuan nė gjykatė, se krimineli Demiroviq kishte marrė pjesė nė vrasjen e 19 civilėve shqiptarė (pėrfshirė kėtu gra dhe fėmijė) nė mars tė vitit 1999 nė Besianė!

Ndonėse shqiptarėt janė dėshmitarė okularė pėr gjenocidin e kryer nė Kosovė, konsideroi, se pėrveē rangut mė tė lartė pushtetor tė Serbisė, pėr kėtė katrahurė gjenocidale nndaj shqiptarėve, janė pėrgjegjės edhe strukturat tjera politike e shtetėrore tė saj, institucionet intelektuale serbe, siē janė Akademia e Shkencave tė Serbisė dhe pėrgjithėsisht intelegjenca serbe. Mbi tė gjithė pėrgjegjės historik pėr shfarosjen fizike tė shqiptarėve, ėshtė padyshim kisha ortodokse serbe nė krye me patriarkun Pavle, e cila nė vazhdimėsi ka qenė promotore shpirtėrore e jetėsimit tė projekteve antishqiptare.

Prandaj ėshtė i pajustifikueshėm dhe krejtėsisht i pakuptimtė hezitimi i deritashėm i lidershipit politik e institucional tė Kosovės dhe i organizmave tjerė brenda shoqėrisė shqiptare, pėr ngritjen e njė kallzimi penal kundėr shtetit serb pėr gjenocid e spastrim etnik nė Kosovė.

E Hene, 31 Korrik 2006

&

Botuar ne gazeten shqiptare"NDRYSHE"Tirane:

http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=1331&l=a (http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=1331&l=a)