PDA

View Full Version : Bidatet ne Islam (ju lutem vetem per ata qe interesohen)


Hakikat
14-10-06, 12:57
selamunalejkum.

A nuk ka BIDATE (Risi) te mire dhe te keqija???:confused:

Hakikat
14-10-06, 13:02
Transmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulkarijė: "Shkova me Umer ibn Hattabin nė xhami, edhe ate nė Ramazan dhe vėrejtėm se njerėzit ishin tė ndarė e tė shpėrndarė dhe ēdokush falej pėr vete. Umeri pastaj tha: "Sikur t'i bashkoj ata me njė lexues (imam) do tė ishte mė mirė", dhe i bashkoi nėn udhėheqjen e Ubejj ibn Ka'bit. Kur shkuam natėn tjetėr, i pamė njerėzit se faleshin me njė lexues (imam), ndėrsa Umeri tha: "Sa risi e bukur ėshtė kjo!" (Buhariu dhe Maliku).

Hakikat
14-10-06, 13:05
Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe me udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe mė tė matur.
Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė! Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten.

Hattabi
31-10-06, 20:23
Ate qe e ka vepru Pejgamberi , sahabet , Tabiint dhe tabitabiinet ato i pasojm edhe ne, sespe Pejgamberi i ka lavderuar keto gjenerata, kurse keto qe vijn pas tyre edhe qe ulemeja e Ehli Sunetit i konsiderojn Bidate , edhe ne i konsiderojm ata, si shembulli i Mevludit.

ebu_idris
31-10-06, 23:16
Selam ajlekum ve rahmetullah
po me vjene shum mir qe e kini pru kit teme ne Forum ,
Bidati-definicioni, llojet dhe dispozita


Bidati nė kuptimin gjuhėsor (etimologjik) dmth. ėshtė marrur nga fjala: risi, pra diēka e shpikur pa shembull tė mėparshėm, si psh, fjala e Allahut: (Ai ėshtė shpikėsi i qiejve dhe i tokės-pa kurrfar shembulli tė mė parshėm-). El-Bekare: -117. Gjithashtu fjala e Allahut: (Thuaj: Unė nuk jamė risimtar prej tė dėrguarve). El-Ahkaf: 9. Pra nuk jam pejgamberi i parė e as shpikės i kėsaj rruge mirėpo kam pasur shembuj para meje.

E nėse thua: Fulani ka shpikur risi, pra kuptohet; Fulani ka bėrė njė vepėr pa shembull tė mėparshėm.

Bidati ndahet nė dy pjesė kryesore:

1-Bidat apo risi nė zakone, sikurse zbulimet e reja shkencore etj. e kjo gjė ėshtė e lejuar sepse origjina e dispozitave nė zakone ėshtė e lejuar derisa tė vijė argumenti nga feja pėr ndalimin e tij (e nėse nuk ka argument pėr ndalimin e tij atėherė pra ėshtė i lejuar).

2-Bidati nė fe, e ky lloj i bidatit ėshtė i ndaluar-haram, sepse origjina e dispozitave fetare ėshtė: mosveprimi derisa tė vie argumenti pėr lejimin e tij ( e nėse nuk ka argument pėr lejimin e tij atėher ėshtė i ndaluar). Thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpik nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar)1 , kurse nė njė transmetim tjetėr thotė: (Kush punon njė punė qė nuk e kemi punuar ne, ajo ėshtė e refuzuar). 2
Llojet e bidateve nė fe:

Bidati nė fe ndahet gjithashtu nė dy lloje:

Lloji i parė: Bidati nė fjalė dhe besim nė zemėr, sikurse fjalėt dhe besimi i Xhehmijėve3, Mu`tezilėve4, Rafidijėve1 dhe grupacioneve tjera, e tė cilat janė tė humbura nė qėshtjet e besimit.

Lloji I dytė: Bidati nė adhurime, pra; adhurimi i Allahut nė mėnyrė tė cilėn nuk na ka mėsuar Ai e as Pejgamberi i Tij, e ky lloj i bidatit ndahet nė disa nėngrupe:

A: Adhurim i shpikur nga fillimi i tij deri nė fund, psh, shpikja e ndonjė lloji tė namazi, agjėrimi apo festa si mevludi etj.

B: Shtojcė e njė pjese tė adhurimit e ky adhurim nė esenc ėshtė i lejuar si psh, shtimi i rekatit tė pestė nė farzin e namazit tė drekės apo ikindisė etj.

C: Bidat nė cilėsinė apo mėnyrėn e kryerjes sė kėtij adhurimi si psh, bėrja e dhikrit pas namazit (pra kjo gjė ėshtė e lejuar), mirpo nėse bėhet me zė dhe nė mėnyr tė pėrbashkėt (me xhemat) atėher ndalohet, ose mundimi i vetes nė kryerjen e adhurimevedhe dalja nga kufinjėt e normales.

D: Caktimi i ndonjė kohe apo vendi pėr adhurimtė cilin feja nuk e ka caktuar si psh, caktimi i ditės sė pesėmbdhjet tė muajit Shaban dhe agjėrimi i saj apo falja namaz nafilekėtė nat. . Pra origjina e agjėrimit dhe namazit janė tė lejuara nė pėrgjithėsi por pėrcaktimi i kėsaj pėr tė cilėn nuk ka argument ėshtė bidat.

Dispozitat e bidatit me llojet e tij:

اdo bidat nė fe ėshtė i ndaluar dhe lajthitje nga rruga e drejtė, thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Keni kujdes nga shpikjet nė fe, sepse ēdo shpikje –risi- ėshtė bidat e ēdo bidat ėshtė humbje). 1 gjithashtu thotė Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush shpikė nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar)2, e nė njė transmetim tjetėr thotė: (Kush punon njė punė qė nuk e kemi punuar ne, ajo ėshtė e refuzuar)3.

Pra kėto hadithe argumentojnė se ēdo shpikje nė fe ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė i ndaluar dhe i refuzuar, mirpo duhet ta dimė se kjo ndalesė apo ky haram ėshtė shkallė apo gradė, sipas llojit tė bidatit, pra ka tė rrezikshėm por ka edhe mė tė lehtė e prej tij ka kufėr tė qartė si psh, tavafi rreth varreve1, lutja e tė vdekurve dhe kėrkimi i tė mirave apo ndihmės prej tyre, apo ėshtė mjet qė tė dėrgon nė shirk si psh; ndėrtimi i xhamive mbi varreza, falja nė varreza dhe lutja nė to, apo ėshtė dyfytyrėsi nė besim si psh; bidatet e Havarixhėve2, Kaderijėve3 dhe Murxhive4 nė fjalėt e tyre tė cilat janė nė kundėrshtim me argumentet e fesė tonė, apo ėshtė mėkat si psh; mosmartesa pa arsye, agjėrimi nė kėmbė duke qėndruar nė diellė etj. 1

Vėrejtje :

Ata qė e ndajnė bidatin nė bidat tė mirė dhe tė keq kan gabuar nė ndarjen e tij dhe e kanė kundėrshtuar Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve selem i cili ka thėnė: (اdo bidat ėshtė humbje), pra Pejgamberi thotė ēdo bidat ėshtė humbje e kėta persona thonė jo, nuk ėshtė ashtu mirpo ka edhe bidate tė mira.

Thotė Hafidh iben Rexhebi nė librin e tij tė njohur ``Xhamiul ulumi vel hikem``: Fjala e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem: (اdo bidat ėshtė humbje) ėshtė prej fjalėve pėrmbledhėse tė tij me tė cilėn e ka pėrmbledhur ēdo gjė, dhe ka vendosur njė rregull tė madhė nė fe, i cili ėshtė i pėrngjashėm me fjalėn tjetėr tė tij sal-Allahu alejhi ve selem: (Kush punon nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar), pra ēdokush qė shpikė nė fe diēka e nuk ka bazė, ajo ėshtė humbje, dhe feja jonė ėshtė larg tij, pa marrė prasysh a ėshtė kjo shpikje nė qėshtjet e akides –besimit-, adhurimeve apo nė fjalė. 1

E ata qė thonė se ka bidat tė mira nuk kanė argument pėrveq fjalės sė Omerit radij-Allahu anhu i cili ka thėnė nė qėshtjen e teravisė: (Sa bidat i mire qė ėshtė ky), gjithashtu kėta persona thonė se nė kohėn e selefit –tė parėve tanė tė mirė-ndodhėn shumė gjėra qė nuk kishin ndodhur mė parė e ata nuk i kundėrshtuan si psh; mbledhja e Kur`anit nė njė libėr, shkrimi i haditheve etj. mirpo kėta persona duhet ta dinė se kėto vepra, pra qoftė fjala e Omerit apo tė tjerat kishin bazė nė fe e nuk u bėnė pėr herė tė parė.

Sa i pėrket fjalės sė Omerit radij-Allahu anhu ``Sa bidat i mire qė ėshtė ky``, ai pati pėr qėllim kuptimin e tij gjuhėsor, e jo fetar, pra vepra e tij kishte bazė nė fe, sepse Pejgamberi e kishte falur kėtė namaz me shokėt e tij disa ditė, e pastaj mė nuk doli nė xhami pėr kėtė namaz, e kur u pyet se ku qėndron shkaku nė mosdaljen e tij nė xhami pėr kėtė namaz tha se kam frikė mos po u obligohet e nuk mund ta kryeni, e pastaj filluan shokėt e tij tė fallen nė xhami grupe tė voglasa ishte Pejgamberi gjallė, e pas vdekjes sė tij, Omeri radijAllahu anhu i bashkoi besimtarėt qė tė fallen pas njė imami tė caktuarashtu siq faleshin nė fillim pas Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, pra puna e Omerit nuk konsiderohet bidat, e sa i pėrket fjalės sė tij ajo ka qėllim kuptimin gjuhėsor. Edhe mbledhja e Kur`anit nė njė libėr ka bazė nė fe sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem i urdhėronte shokėt e vet me shkrimin e Kur`anit, mirpo ishte i shkruar nėpėr vende tė ndryshme, e sahabėt e mblodhėn nė njė vend qė tė ruhej mė mirė. Kurse sa i pėrket qėshtjes sė mbledhjes dhe shkrimit tė hadithitkjo vepėr ka gjithashtu bazė nė fenė tonė, sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem sa ishte gjallė urdhėronte tė shkruhej hadithi i tij pėr disa shokė qė kėrkonin tu shkruhej ndonjė qėshtje fetare e kishin frikė nga harresa e tė ngjashme, edhepse nė mėnyrė tė pėrgjithshme i pat ndaluar nga shkrimi i hadithit por shkaku i ndalesės ishte se frikėsohej sal-Allahu alejhi ve selem nga pėrzierja mes Kur`anit dhe hadithit, e pėr kėtė arsye urdhėroi t ėshkruhej vetėm Kur`ani, e pas vdekjes sė tij ky problem mė nuk ekzistonte sepse Kur`ani u plotėsua dhe u shkrua sa ishte gjallė Pejgamberi e disa sahab e mėsuan pėrmendėsh para vdekjes sė tij e disa tė tjerė mė vonė. Kėshtuqė pasi u zgjidh problemi i Kur`anit sahabėt filluan ta shkruanin hadithin me qėllim qė mos tė zhdukej, Allahu I shpėrbleftė pėr kėtė punė, sepse ata u bėnė shkaktarė qė tė ruhej libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem nga ēdo ndryshim dhe zhdukje.

Shejh Salih el-Fevzan

Hakikat
02-11-06, 09:39
Selamunalejkum Ebu Idris.

Elhamdulillah, Elhamdulillah, Elhamdulillah.

Hakikat
02-11-06, 09:56
Nė kuptimin etimologjik sunneh do tė thotė "rrugė/drejtim apo sjellje", qoftė e mirė apo e keqe. Nė kėtė kuptim nocioni sunneh pėrmendet edhe nė Kuranin Famėlartė:
" allahu dėshiron tju sqarojė ēėshtjet e tju drejtojė nė rrugė e atyre qė ishin para jush." Nisaė: 26

Nė kėtė drejtim flet edhe hadithi i Resulullahit s.a.v.s. i cili thotė:
" Kush shpik, vendon nė Islam ndonjė rrugė'vepėr tė mirė, ai do tė shpėrblehet pėr tė dhe nga njė shpėrblim e ka nga ato qė veprojnė pas tij pa u pakėsuar aspak nga shpėrblimi atyre. Poashtu kush shpik, kush vendon ndonjė vepeė apo rrugė tė keqe, do tė bartė mėkatin e saj dhe mėkatin e atyre qė e praktikojnė atė pas tij pa u pakėsuar nga mėkati i atyre asgjė." MUSLIMI

Hattabi
03-11-06, 17:02
Shejh Salih el-Fevzan

Hakikat - nuk o ky Dijetar SUFI , por Selefij ( apo wehabij sipas disave ) .

BE LK
05-11-06, 14:33
Kjo Teme Aq E Bukur Eshte Dhe Aq E Shemtuar Sepse Te Diskutosh Per Dicka Qe Mendojm Se Do Nxjerrim Ne Drite Te Verteten Eshte Mire Por Kini Kujdes Se Diskutimi Pa Dobi Qe Mund Te Behet Mund Te Na Coje Ne Njerez Mekatar Te Hapur Dhe Kjo Nuk Eswhte Mire Per Nje Musliman Te Mire Mos Diskutoni Per Dicka Qe Nuk E Kane Zgjidhur Dijetaret Se Pse Kjo Bie Ne Sy Te Keq Te Ndonje Musliman I Dobet Apo Ndonje Njeri Qe Na Do Te Keqen Mos Thoni Argumente Te Pa Baza Se Keto Po Behen Ne Shesh Dhe Jo Mes Dy Njerezve Nese Doni Te Beni Debat Per Bidatin Mendoj Se Kjo Eshte Me Mire Tye Behet Me Mesazhe Private Se Mund Ti Nxjerrni Islamit Ndonje Fytyre Qe Nuk E Ka Ne Te Vertete Por Mendimi Im Eshte Qe Te Diskutohet Me Kuran Dhe Hadithe Te Qarta (sakta) Dhe Jo Me Hadithe Ku Njeri Thote Eshte I Dobet Dhe Tjtri I Sakte Se Kjo Te Qon Ne Ide Te Prapeshta Me Nxitje Djallezore Mos Prek Ate Lage Qe Duhet Ta Preke Doktori Por Ben Sa Mund Te Besh Korrigjo Nese Gabon Dikush Por Mos Hapro Ne Shume Gjera Me Respekt Belk

Pause_Print_Scroll
06-11-06, 20:05
Pershendetje....

Hakikat... Hattab... etj...

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "KULU (Qdo) bidat eshte dalaleh (devijim-e keqe)"

Ne kete hadith tregon se KULU (QDO) bidat qenka i keq... dmth spaska vend per filozofi (me e komentue)

Fjala KULU ne gjuhen arabe dmth QDO dhe eshte fjale PERGJITHESUESEEEEE... a po deshironi argumente... ndegjoni tani:wink:

Allahu ka thene: "KULU (QDO) nefsin dha ikatul meut" [[[[QDO (KULU) Shpirti do ta shijoje vdekjen]]]].. D.m.th. QDO... a ka shpirt qe nuk e shijon vdekjen??????????jooo... te gjithe shpirterat e shijojne vdekjen...

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "KULU (QDO) ibni Adem Khatah) [[[KULU (Qdo) bir i Ademit eshte gabimtar"]]]] d.m.th. KULU cdo.... a ka ndonje bir i ademit qe nuk eshte gabimtar????? joooo.... te gjithe bijt e ademit jane gabimtare....


nga keto citate mund te kuptojme se aty ku permendet fjale KULU (QDO) permbidhen te gjithe pa perjashtime... dmth edhe per bidatin ..... QDo bidat eshte humbje.... ska perjashtim ketu.,...


kalfshi mire

nese deshironi me e zgjat debatin vetem urdheroni...

bye bye
ues-selam aleikum

PPS
kumanova-on-line@hotmail.com