PDA

View Full Version : Vetvrasje pėr dashuri..


GjIlAnAsI_cSi
31-10-06, 05:41
Ne shekullin 18/19 nuk kishte edhe aq shum probeleme me martesa dhe dashuria te mshefta pasi te kan martuar o deshe o sdeshe.. por sot ajo koh ka ik.. dhe jemi ne nje koh te re.. ku po ndodhin shum pa rregullesi ne familje , per martesa te pa deshiruara nga familjet e tyre.. njeashtu per martesa te pa deshiruara nga vet vazja/djali..

Shum raste martohen , por nuk jan te lumtur.. , dhe shum te tjere dashurohen por shekulli i 18/19 tek disa familje tona ende ekziston.. dhe pse Babai , mami , apo daja , halla , nuk jan dakort dhe thon se ai/ajo nuk ben.. dhe kshtu vjen deri tek ndarja e dy te dashuruarve.. njeri i vetvrar dhe njeri i vdekur per se gjalli.

Por shum raste kam degjuar dhe lexuar per probleme mes njeri tjeterit.. Djalit dhe vajzes.. dhe vjen deri tek ndarja.. dhe nga dashuria e madhe qe kishin per njeri tjeterin vjen edhe ajo me e keqja.. Vetvrasja..

Tani do ta hedh nje shkrim qe ka ndodh pak dite me par.. Vetvrasje per dashuri..

E lė i fejuari, var veten 24-vjeēarja

Korēė-Telefonata e shkurtėr me tė fejuarin qė punonte si emigrant nė Selanik tė Greqisė, e ka shokuar njė 24-vjeēare nga fshati Gjonomadh i Korēės dhe e ka nxitur qė ajo t’i japė fund jetės pa e pėrtypur divorcin qė ai i ka kėrkuar nė telefon dhe pse ajo e ka kėrkuar pėr gati njė gjysmė ore pėr t’i marr shpjegime rreth kėtij vendimi, i dashuri nuk e ka ngritur celularin, por e ka lėnė...

Ngjarja

Telefonata ka qenė tepėr e shkurtėr dhe e prerė, sipas familjarėve dhe tė afėrmve tė vajzės.Pas telefonatės rrufe qė ka bėrė dhėndri i ri nga Selaniku i Greqisė se “shiko ndonjė tjetėr se me mua nuk ke mė punė” 24-vjeēarja Ana Bramkllari ka vėnė nė dijeni prindėrit, ku lajmin e parė ia ka dhėnė babit Xhaferrit dhe e ka sqaruar se i fejuari e kishte lėnė pėrgjithmonė. Nga lajmi Ana ėshtė tronditur dhe e ka bluar gjithė natėn se si do ta kalonte kėtė mynxyrė nė fshatin e largėt prej 24 km nga Korēa ku ajo banonte dhe para tre muajsh kishte shpallur fejesėn me njė djalė nga Tirana. Dhėndri ka qenė me origjinė nga fshatrat e Oparit dhe nga viti 1993 kishte zbritur pėr tė jetuar ne fshatin Sovjan tė Korēės, zonė fushore dhe para njė viti ai kishte ndėrruar konak me familjen e tij dhe banonte ne Tiranaė, ku e motra e viktimės kishte hyre si mblesė, pėr tė fejuar motrėn e vogėl.

Familjaret

Babai i 24-vjeēares Xhaferri tepėr i tronditur nga fatkeqėsia qė i ka ndodhur shprehet se” pasi vajza ėshtė vėnė nė dijeni nga ish “maskarai” nuk e menduam qė nuk kishim tė bėnim me njė miqėsi tė re dhe tė rregullt. Telefonata qė ime bijė ka bėrė, ka qenė herėn e fundit e shkurtėr dhe e ka dėshpėruar time bije,por qė nuk ma priti mendja se ajo do tė flijohej duke varur veten. Pėr gati njė gjysmė nate ka qenė tepėr e tronditur dhe shqetėsuar megjithėse ne si prind u munduam qė ta qetėsonim,qė ajo ta harronte atė histori. Por…na ndodhi ngjarja.

Vetėflijimi

Pėr tėrė natėn 24-vjeēarja e ka kaluar pa gjumė dhe ka qenė nėn kujdesin e prindėrve, por orėt e natės nuk kanė sosur qė tė ulin dhe qetėsojnė vajzėn e katėrt tė Xhaferr Bramkallarit, nė fshatin Gjonomadh pas asaj telefonate tė bėrė nga i fejuari. Kur tė dy prindėrit tė lodhur nga kjo dhimbje janė qetėsuar paksa ,vajza ka shkuar nė haur dhe ka hequr litarin e mushkės nga samari dhe ka pėrgatitur kėndin pėr vetėflijim duke e kaluar atė nė qafė dhe i ka dhėnė fund jetės, por ka qenė babai qė ka kontrolluar veprimet e sė bijės se a kishte rėnė pėr tė fjetur, por kur pa se ajo mungonte nė shtratin qė flinte qė prej 24-vjetėsh, ka zgjuar bashkėshorten dhe janė nisur pėr ta kėrkuar. E kanė gjetur hapur derėn e haurit dhe janė drejtuar, por kanė parė vajzėn tė varur, ende me trupin e ngrohtė pa jetė. Ishte ora 5 e 30 e mėngjesit, kur ata kanė gjetur vajzėn. Edhe pse janė munduar tė japin ndihmėn e parė, nuk kanė arritur dhe e kanė dėrhuar vajzėn nė shtėpi pėr t’i bėrė nderimet e fundit.


Cfar mendoni ju per kete.. eshte zgjidhje Vetvrasja? Dhe si i/e ri/e te hysh ne dhe.. ?
Do benit ju nje gje te till ? Dhe keni degjuar ndonje rast te till qe te na thuani ketu.. ? Por edhe me fjal te na shpreheni se gabimi me i madh eshte te besh vetvrasje dhe ta humbesh jeten per dashuri..


Gjith te mirat.

lonaaa
31-10-06, 15:43
Vetvrasjen nuk e shof si zgjedhje por si dobsi ,dorzim, tė pėrsonit i cili nuk mund tė ballafaqohet me realitetin dhe me gjenat qe na sjelle te jeta.

A do hysha si e re ne dhe per nje dashuri? -Jo , e aq me pak pėr njė pėrson qė deshiron tė largohet vet nga unė.
Por nėse lidhjen do na pengonte gjė do luftoja pėr ta mbajt dhe pėr ta realizuar , dhe jo tė zgjedhi si zgjedhje vetvrasjen.

Unė them se gabimi mė i madh tek njė njeri ėsht kur ai zgjedh vetvrasjen si zgjedhje.
Per te jetuar mire dhe per te realizuar ato qe deshiron duhet te luftosh per realizimin e gjenave qe donė, e jo tė dorėzohesh duke ber vetvrajse ,duke ber gjen me te ultė nė jetė!

Studenti1
31-10-06, 16:53
Pershendetje. Lexova rastin i cili me beri te me vije keq.
Ne pike te pare po e urrej fenomenin shume shume prezent ne mesin tone koheve te fundit: Ndarjen mes dy te dashurve, apo shkurorezimin mes dy te martuarve, pa asnje arsye te vertete. Thjesht devijimi i rinise tone, dhe shkruarja mbrapa e popullates tone po ben qe nje djalosh qofte i fejuar, apo i martuar ta len te fejuaren apo bashkeshorten sepse i pelqeu nje tjeter, apo ne rastin e kundert kur vajzat bejne kete gje duke thene se: u dashurova me nje tjeter ne shikim te pare.
Se pari keto akte dhe veprime per mendimin tim duhet sanksionuar, jo se dikujt duhet mohuar te drejten e vet per zgjedhje, por kur zgjedhet te behet zgjedhja tamam si duhet e jo neser ta lendosh dike thelle ne shpirt. Do e thoja nje fjale qe shpesh e thojne nder popull: " Kane vdekur burrat sot". Ndoshta edhe aty eshte problemi, se dikur ne keso raste tradhetie pa asnje faj, apo pa asnje arsye te vertete, luante "gishti kembezen" ndersa sot si duket nje gje e tille eshte bere normale dhe shumekushi mund te luaje me shpirta e me zemra, me dinjitet e me moral te dikuj.
Nejse te kthehemi te ajo cka eshte edhe me e rendesishmja per tu biseduar.
Para saktesisht 3 muajve, ndegjova se ne lagjen time atje diku, nje grua na paska bere vetvrasje. U tmerrova, me erdhi keq, dhe njeherit e akuzova veprimin e saj duke pohuar se shume keq ja ka bere vetes. Diten e neserme dola te shetis ne qytet. Natyrisht fjalet jane si era dhe ato perhapen menjehere. Nje profesor i nderuar i matematikes, shok i imi, me pyeti per ate se a ke marre vesh se kush ka bere vetvrasje!! I thashe JO, duke bashkangjitur mosdijes time per informacionin, edhe veprimet e mia me shpatulla dhe me tere fytyren ne forme te habitur. Natyrisht pas kesaj pyetje, pritja menjehere pergjigje, por e dija se behej fjale per nje person qe une e njoh ate, pasi qe pyetja mua adresua ne kete forme:" A e din se kush ka bere vetvrasje"!!?
Me tha: "XXXXXX personi (femer)".
U tmerrova te them drejte, u shtanga, u befasova, u habita krejt, dhe sikur i humbur ofshava thelle dhe thashe: " Pse bre e ka bere nje gje te tille???!!!!".
Ne fakt vajza qe beri vetvrasje ishte shoqja e klases time, qe kemi mesuar bashke ne shkolle te mesme. Shkaqet: Burri i saj e la pa asnje pike faji, dhe kjo zgjidhjen e gjeti ne vetvrasje (gabimisht). Me shume sdu te flas e te them asgje per kete rast, edhe nuk dua po edhe kur ndodhe dicka mund te flitet ckado.
Shume keq pas gjithe kesaj. Nje vajze e re te hyje ne dhe, ne pranveren e rinise, ne periudhen kur mund ta shijonte me se shumti jeten. Vertete kjo eshte tragjedi.
Mua me erdhi shume keq prej familjes se saj, por me se keqi me erdhi prej vet asaj, sepse beri krim te rende, dhe ja mori vetvetes jeten. Me vjen keq per ate sepse veshtire do ta kete jeten e ardhshme, boten e ardhshme (duke u bazuar ne mesimet Islame, se ai qe ben vetvrasje shkon ne Ferr, dhe nuk ka falje per te).
Nuk behet vetvrasje per asgje. Vetvrasja eshte hapi me i gabuar jetesor. Aty njeriu tregon se eshte i dobet, tregon se nuk mund t'i perballoje antagonizmat e jetes, tregon se eshte njeri qe lehte humb shpresen, dhe me kete denon vet vetveten duke e shkaterruar dhe e humbur nga kjo bote dhe duke i shkaktuar nje denim ne boten tjeter. Krim shume i rende.
Cfaredo qe ju ndodh ne jete, mos u dorezoni, mbeshtetuni ne Zotin, ai eshte I madh, sprovon njerezit por edhe jep miresi dhe jep lehtesime pas veshtiresive. Me i mire eshte ai qe shpreson e nuk demoralizohet ne jete.
Dhe te gjithe te jemi njezeri kunder vetvrasjes.
UNE JAM KUNDER DHE E URREJ SHUME VETVRASJEN.

Me respekt.

seriozja_19
31-10-06, 22:06
Suicidi konsiderohet si solucion por nuk eshte. Per ate qe vepron ne ate menyre, ateher eshte e vetmja rrugedalje dhe mendon se pas vdekjes vetja do te lehtesohet nga dilemat por ne realitet eshte gjithcka ndryshe. Te tjeret qe i len mbrapa, ato pastaj i kan edhe dilemat e te vdekurit edhe dhimbjen e mungeses se tij....

Murgesha
01-11-06, 00:48
Jo tybe, pa mė lėnė mendėt sbana kurr vetėvrasje pėr dashni. :smile:

Dea_A
01-11-06, 09:39
Eshte nje nder gjerat qe asesi smundem te i aksceptoj !Si mund te vjen njeriu deri ne ate shkalle ,sa ta denoj vetveten se e la i dashuri ose nga nje mossukses tjeter ?Kjo gjithsesi ka te beje me semundje psiqike sepse njeriu ne gjendje te shendosh mentale ,asesi nuk mund ta perfundoj jeten !
Absurd i mendimit tim....

Dibrane
01-11-06, 11:02
Vetvrasja si fenomen shume negativ, eshte e vjeter sa qenia njerezore pergjithesisht. Ka disa lloj vetvrasjesh; Vetevrasje , nga pamundesia e arristjes se qellimit, vetvrasje te imponuara(politike) vetvrasje, si pasoje e dashurise , vetvrasje e qellimt, vetvrasje e paqellimte, vetvrasje te deshiruara vetvrasje te padeshiruara , vetvrasje bejne edhe nje numer i madh shtazesh, kjo eshte edhe fenomen tek shtazet , andaj nuk duhet pare si diqka vetem njerzore, natyrisht qe nje gje e tille ka te beje me qrregullime psiko-emocionale-fizike ,kujt do qe i ndodh dhe kushdo qe bene vetvrasje.

Une nuk e shohe vetvrasjen ne asnje menyre si mjet qe i zgjedh problemet , duhet terapi te gjata psikiatrike per njerezit qe ja kane mesyer qrregullimeve mendore , andaj ne si shoqeri jena te obliguar moralisht dhe kushtimisht qe personat me emocione te theksuara t'i zbulojme qe ne embrionin e qrregullimit dhe t'u ofrohet ndihma profesionale e nevojshe dhe ikja nga ky fenomen eshte shume e mundshme (ose edhe sherimi i tij)


Pershendetje

Eleon
01-11-06, 12:40
Vetvrasja si fenomen shume negativ, eshte e vjeter sa qenia njerezore pergjithesisht. Ka disa lloj vetvrasjesh; Vetevrasje , nga pamundesia e arristjes se qellimit, vetvrasje te imponuara(politike) vetvrasje, si pasoje e dashurise , vetvrasje e qellimt, vetvrasje e paqellimte, vetvrasje te deshiruara vetvrasje te padeshiruara , vetvrasje bejne edhe nje numer i madh shtazesh, kjo eshte edhe fenomen tek shtazet , andaj nuk duhet pare si diqka vetem njerzore, natyrisht qe nje gje e tille ka te beje me qrregullime psiko-emocionale-fizike ,kujt do qe i ndodh dhe kushdo qe bene vetvrasje.

Une nuk e shohe vetvrasjen ne asnje menyre si mjet qe i zgjedh problemet , duhet terapi te gjata psikiatrike per njerezit qe ja kane mesyer qrregullimeve mendore , andaj ne si shoqeri jena te obliguar moralisht dhe kushtimisht qe personat me emocione te theksuara t'i zbulojme qe ne embrionin e qrregullimit dhe t'u ofrohet ndihma profesionale e nevojshe dhe ikja nga ky fenomen eshte shume e mundshme (ose edhe sherimi i tij)


Pershendetje

Une kam bindje qe vetem personat me probleme psiqike, dhe me vetebesim te ulet bejne ksi gjesteve te tilla, andaj nuk dihet ne rastin e kesaj vajze, sepse mund te ndodhe qe vetepresioni nga familja e saj e ka shtyre ta bej nje hap te tille.
Vetem njerzit egoist bejne vetevrasje, sepse mendojne vetem per veten e tyre, ikin si frikacak, pastaj e lene mbare familjen ne pikellim e me pasoja gjate tere jetes.

Nje njeri me tru e zemer te shendosh mendon pak me larg, buk e shpien familjen ne probleme, me se paku behet vetevrasje ne dashuri, sepse gjithmone do te shfaqet dikush ne jeten tuaj qe ju don dhe ju respekton me teper se ish i dashuri, apo ish e dashura. Andaj mua me vjen keq per familjen e asaj vajzes, dhe shpresoj qe me mos te ndodhin raste te tilla ne mes te popullit tone.

vjeshta
01-11-06, 20:43
Vetvrasja nuk eshte zgjidhja e asgjejes,por edhe nuk mund ti quajm ata njerz qe e kryejn kete akt ,me probleme psiqike (mentale) .Eshte vetem nje moment,ku ti (apo rrethi) ne ate moment nuk gjene fjale per gjendjen tende shpirterore ,per ngritjen e moralit ,kalon ne fatkeqesi.

Dhe sa e pash teksti ka pak te beje me temen ,se ketu nuk qenka vetevrasje per dashuri ,por se si ti perballoj fjalet e hallkut.