PDA

View Full Version : Babilonia


pokeri
04-11-06, 18:42
Duke mos gjetur ndonjė nėnforum pėrkatės ku do tė postoheshin shkrimet pėr: Qytetėrimet e lashta, Mitologjinė, Misteret e ndryshme, kėtė shkrim vendosa ta postoj kėtu. Nėse moderatorėt ia gjejnė ndonjė hapėsirė mė tė pėrshtatshme mund ta zhvendosin diku tjetėr.


Babiloni
Historikisht dhe etnikisht Babilonia ishte rezultat i bashkimit tė Akadianėve dhe Sumerėve. Bashkimi i tyre gjeneroi tipin babilonas nė tė cilin vija Akadiano-Semite
u tregua dominante.Lufta e tyre pėrfundoi me fitoren e Akadianėve dhe themelimin e Babilonit si kryeqytet tė gjithė Mesopotamisė sė poshtme. Nė fillim tė kėsaj historie qėndron figura e fuqishme e Hamurabit (2123-2081 p.e.s.) sundimtar dhe ligjvėnės pėr 43 vjet me radhė. Nė kohėn e sundimit tė tij shtetet e vogėla qė bėnin luftėra tė ndėrsjella u detyruan tė bashkohen dhe tė lidhin paqe, ndėrsa me me njė ligj historik iu nėnshtruan rregullit dhe rendit.
Ligji i Hamurabit
Ligji i Hamurabit ėshtė gjetur nė vitin 1902 nė gėrmimet arkeologjike nė Suza. Ai fillon me Hymne Zotėrave, por pėr ta nuk ka asnjė rresht nė pjesėn e rregullave dhe ligjeve.
Nė tė pėrzihen ligjet mė tė ngritura dhe dėnimėt mė barbare, hetimi pėrmes torturave bashkė me veprimet e sofistikuara juridike dhe pėrpjekjet e arsyeshme qė tė kufizohet tirania bashkėshortore.
Marrė nė tėrėsi, ato 285 ligje janė tė radhitura thuajase nė mėnyrė shkencore, pėrmes titujve; Prona personale, Paluajtshmėritė, Tregtia dhe puna, Familja, Dėmet dhe puna. Ky kod ėshtė mė i pėrparuar se sa ai Asir (1000 vjet mė vonė) ndėrsa nė shumė aspekte ėshtė i mirė "si ligj i ndonjė shteti modern evropian"...
Pėrkundėr karakterit popullor tė ligjit, Hamurabi ishte mjaft i menqur qė pushtetin e vet ta praroj mė lejen e perėndive. Ndėrtoi tempuj dhe kėshtjella, ndėrsa klerit ia bėri qejfin duke e ndėrtuar ne Babilon njė faltore gjigante pėr Mardukun dhe gruan e tij (Hyjni kombėtare), si dhe njė hambar tė madh pėr ruajtjen e grurit pėr Zotėra dhe priftėrinj...

Njerėzit kishin pamje semite, me flokė dhe fytyra tė errėta, kryesisht me mjekrra, e kohė pas kohe edhe me paruke. Pjestarėt e tė dy gjinive bartnin flokė tė gjatė, bile ndonjėherė edhe mashkujt kishin kaēurrela dhe shpesh, sikurse edhe gratė pėrdornin erėra tė mira (parfume). Veshja e zakonshme pėr tė dy gjinitė ishte tunika e bardhė nga pambuku qė arrinte deri te shputat e kėmbėve. Te gratė njėri sup ishte i pambuluar, ndėrsa mashkujt pėrdornin pelerinė dhe veshje shtesė pėr pjesėn e epėrme.
Me shtimin e pasurisė tek njerėzit u zhvillua edhe shija pėr ngjyrat, prandaj filluan t'i ngyrosnin rrobat me ngjyrė tė kaltėr mbi tė kuqen, tė kuqen mbi tė kaltrėn edhe atė nė vija, katrorė apo pika. Kėmbėt e zbathura nga periudha sumere u zėvendėsuan me sandala, ndėrsa mashkujt nė kohėn e Hamurabit nė kokė bartnin edhe turbanė. Gratė bartnin bylyzykė, qafore, hajmalia dhe rradhė perlash nė flokėt e krehura me kujdes. Burrat i zbukuronin shkopinjtė me gravura tė ndryshme ndėrsa nė rripa bartnin vulat me tė cilat i vėrtetonin letrat dhe dokumentet.
Priftėrinjtė bartnin kapela nė formė kupe pėr ta "fshehur" natyrėn e tyre njerėzore.
Si duket ėshtė ligj i pashkruar historik qė ajo pasuri qė e ngritė njė qytetėrim, njėkohėsisht edhe e paralajmėron shkatėrrimin e saj. Nė kufijtė lindor tė shtetit tė ri, Kasitėt, njė fis malėosrėsh me zili po shikonin pasuritė dhe fuqinė e Babilonisė.
8 vjet pas vdekjes sė Hamurabit, Kasitėt e vėrshuan Babiloninė, e plaēkitėn, u tėrhoqėn, sėrish e sulmuan dhe kėshtu vazhdimisht derisa nuk u vendosėn si pushtes dhe sundues.
Disa shekuj Babilonia jetoi nė njė kaos etnik dhe politik i cili e frenoi zhvillimin e shkencės dhe artit. Kasitėt u dėbuan pas gati 5 shekujve sundimi nė tė cilin pati vetėm rrėnim dhe shkatėrrim, ngjashėm me pushtetin e Hiksėve nė Egjipt.
Kaosi vazhdoi edhe 400 vjet tė tjera nėn sundimin e perandorėve mė pak tė njohur Babilonas, derisa fuqia nė rritje e Asirisė nė veri, nuk e shtriu dorėn dhe e vendosi Babiloninė nėn pushtetin e mbretėrve tė Ninivės.
Kur Babilonia u rebelua, Senakeribi gati e shkatėrroi deri nė themele, mirėpo dhespotizmi gjenial i Esarhadonit e rindėrtoi deri nė njė shkallė tė lartė tė mirėqenies dhe kulturės. Ngritja e Medeasve e dobėsoi Asirinė dhe me ndihmėn e tyre Nabopolasari e ēliroi Babiloninė, e krijoi dinastinė e pavarur dhe pak para vdekjes, perandorinė ia la amanet birit tė tij Nabukodonosorit tė II-tė.
Edhepse ishte analfabet dhe mentalisht jo aq i shėndoshė, ai u bė njė ndėr sundimtarėt mė tė fuqishėm tė kohės sė vet, nė lindje tė afėrt, dhe ndėrtimtari e prijėsi mė i shquar nė vargun e shumė perandorėve Babilonas, pas Hamurabit.
Kur Egjipti dhe Asiria bėnė pakt me qėllim qė Babiloninė ta shndėrrojnė sėrish nė njė shtet vazal, Nabukodonosori i priti armiqtė Egjiptas nė Karkemis (nė rrjedhėn e epėrme tė lumit Eufrat) dhe i shkatėrroi. Me atė rast, Palestina dhe Siria ranė nė pushtetin e tij, ndėrsa tregtarėt Babilonas e kontrollonin gjithė tregėtinė qė zhvillohej nėpėrmjet Azisė perėndimore deri nė Gjirin Persik, dhe nė perėndim deri nė Detin Mesdhe...
Gjatė 30 vjetėve pas vdekjes sė Nabukodonosorit, perandoria e tij u copėtua tėrėsisht. Nabonidusi, i cili e mbajti fronin pėr 17 vjet, mė shumė e pėlqente arkeologjinė se sa pushtetin dhe iu pėrkushtua gėrmimeve tė gėrmadhave Sumere, ndėrsa nė anėn tjetėr perandoria e tij po fundosej...

Banorėt kishin harruar shkathtėsitė luftarake pasiqė ishin dhėnė shumė pas tregtisė, priftėrinjtė kishin uzurpuar sa mė shumė pushtet perandorak dhe kishin rritur pasuritė e tyre, tė cilat thuajase ftonin nė invazion dhe pushtim. Sė shpejti Babiloninė e pushtuan Persianėt dhe e sunduan pėr gati dy shekuj.
Mandej erdhi Leka i Madh, e pushtoi kryeqytetin i cili nuk bėri kurrfarė rezistence, pushtoi tėrė Lindjen e Afėrt, dhe "u deh si tokė" nė pallatin e Nabukodonosorit...

pokeri
04-11-06, 18:44
Bujqėsia, Tregėtia, skllevėrit

Tokėn kryesisht e punonin pronarėt, qiraxhinjtė apo skllevėrit, ndėrsa njė pjesė edhe fshatarėt qė e posedonin. Lumejve, niveli i tė cilėve rritej nuk u lejohej qė ta vėrshonin tokėn pjellore sikur nė Egjipt, pėrkundrazi, tokat ishin tė mbrojtura me togje (penda anėsore). Derdhja e ujit tė tepėrt orientohej nė njė sistem kompleks tė kanaleve apo akumulohej nėpėr rezervoare, prej nga uji sipas nevojes lėshohej nėpėr ara. Nė tokėn e tillė, tė ujitur rriteshin drithėra tė ndryshėm, bimėt bishtajore, pemishtet e ndryshme, e sidomos hurmat.

Nga Mesopotamia, rrushi dhe ullinjtė erdhėn nė Greqi dhe Romė, dhe prej kėtu edhe nė Evropėn perėndimore. Nga Persia e ka origjinėn pjeshka, ndėrsa nga brigjet e Detit tė Zi u soll qershia nė Romė. Qumėshti, atėbotė i rrallė nė Orientin e largėt, tashmė u bė njėri nga bazat e ushqimit tė pėrditshėm. Mishi ishte i rrallė dhe i shtrenjtė, ndėrsa peshku mund tė blihej nga tė gjithė, pa dallim. Pihej vera e bėrė nga hurma si dhe birra nga drithėrat.
Ndėrkohė, tė tjerėt e gėrmonin tokėn, gjenin naftė dhe nxjerrnin bakėr, plumb, hekur, argjend dhe ari. Mjetet tė cilat ishin nga guri, qė nga koha e Hamurabit, kah mbarimi i mijvjeqarit tė fundit p.e.s. filluan tė zėvendėsohen me mjete nga metali, sepse tashmė shkrirja e metaleve kishte marr hov tė madh.

Pėlhurat bėheshin nga pambuku dhe leshi; materialet ngjyroseshin dhe thureshin me shumė shkathtėsi gjė qė bėri qė tekstili tė bėhej njė nga artikujt mė tė rėndėsishėm tė eksportit nė Babiloni.
Babilonasit nuk kishin monedha tė metalta. Mirėpo, qė para kohės sė Hamurabit, pėrveē grurit dhe elbit, pėrdornin edhe shufra ari dhe argjendi si Vlera standarde dhe mjete kėmbimi. Metali ishte pa vulė, prandaj matej nė peshore nė secilin rast.
Njėsia mė e vogėl e "valutės" ishte SHEKELI. 60 Shekel krijonin njėsinė e quajtur MINA, ndėrsa 60 mina e pėrbėnin njė TALENT (vlera e sotme 10 mijė-20 mijė dollarė).
Religjioni
Mė tė rėndėsishmit ishin Zotėrat qiellorė
-ANU- qemeri i palėvizshėm qiellor
-SHAMASH- Dielli
-NANAR- Hėna dhe
-BEL apo BAAL- toka ku tė gjithė Babilonasit ktheheshin pas vdekjes.
Secila familje kishte perėndi shtėpiake, tė cilėva ēdo mėngjes e mbrėmje u drejtoheshin lutje, derdhej vera pėr nder tė tyre. Secili njeri e kishte Zotin e vet mbrojtės.
Gradualisht numri i perėndive u pakėsua, ashtu qė perėnditė e vogla filluan tė shpjegohen si forma apo atribute tė Perėndive tė mėdha. Kėshtu, Zoti i Babilonit, MARDUKU, fillimisht Zoti i Diellit u bė sundimtar i tė gjithė Zotrave tjerė, dhe mori titullin BEL-MARDUK, apo MARDUKU-ZOT I VĖRTETĖ. Atij dhe Hyjneshės Ishtar, Babilonasit u drejtonin lutjet mė tė rėndėsishme.
ISHTAR ishte hyjnia e luftės si dhe e dashurisė, prostituteve dhe nėnave. Vetvetėn e quante Kurtizanė mėshiruese. Ndonjėherė paraqitej si Hyjni dygjinore me mjekėrr, e ndonjėherė si grua lakuriqe e cila gjinjtė e saj i ofronte pėr qumėsht.

Tė vdekurit, kryesisht varroseshin nėpėr varreza. Njė numėr mė i vogėl digjeshin dhe hiri i tyre ruhej nėpėr urna. Trupi i tė vdekurit nuk balsamosej, mirėpo "vajtoret profesioniste" e lanin dhe e parfumosnin, e vishnin bukur, ia ngjyrosnin faqet, ia nxinin kapakėt e syve, ia vendosnin unazat nė gishtrinjė...
Kur kufoma ishte femėr, ajo "furnizohej" me shishe parfumi, krehėr, lapsa kozmetik dhe ngjyrėn pėr sy, qė edhe nė atė botė tė "kujdesej" pėr trupin e vet.
Prostitucioni i shenjtė
Segmenti mė mbresėlėnės pėr tė huajt ishte zakoni tė cilin e gjejmė nė Historinė e Herodotit.
"Secila grua nė Babiloni ishte e detyruar, njė herė nė jetė, tė ulej nė Tempullin e Venerės dhe tė kishte marėdhėnie seksuale me njė mashkull tė panjohur...." Gratė e pasuar qė nuk donin tė pėrziheshin me tė tjerat, vinin me karroca tė mbuluara dhe nėn pėrcjelljen e shėrbėtorėve.
Por, numri mė i madh vepron kėsisoj; Shumė prej tyre ulen nė Teėmpullin e Venerės, me njė kurorė litari nė kokė, gratė hynė e dalin. Kalimet ishin tė shėnuara ndėrsa tė huajt kalojnė atypari dhe zgjedhin. Kur njė grua ulej, ajo nuk guxonte tė kthehej nė shtėpi derisa i huaji tė mos i hidhte njė copėz argjendi nė prehėr dhe tė bėntė seks para tempullit. Gruaja duhej tė shkonte me burrin e parė qė i hidhte argjendin dhe nuk kishte tė drejtė ta refuzonte. Ky ishte detyrimi i secilės grua nė Babiloni, ndaj Hyjneshės Venerė.
Ky "prostitucion i shenjtė" nė Babiloni u ruajt deri nė vitin 325 tė e.s. kur e hoqi Perandori Konstantin.