PDA

View Full Version : Kosova zyrė diplomatike nė Uashington e Bruksel


Kalt
06-11-06, 17:45
Kosova zyrė diplomatike nė Uashington e Bruksel




Kosova sė shpejti do tė ketė pėrfaqėsitė e saj diplomatike nė SHBA dhe Bruksel. Vendimi pėr tė hapur zyrat pėrfaqėsuese tė Kosovės ėshtė marrė nga autoritet e Kombeve tė Bashkuara pas kėrkesės nga pala kosovare.
Lajmin e ka bėrė tė ditur gazeta prishtinase “Koha Ditore”, e cila citon informacionin nė bazė tė burimeve tė saj anonime diplomatike. Zyrat e Kosovės do tė lokalizohen nė Uashington dhe Bruksel. Sipas raportit mediatik, administrata e Kombeve tė Bashkuara e ka dhėnė aprovimin pėr pėrfaqėsimin nė kėto kryeqytete kyēe tė botės pėr ish-provincėn serbe, e cila administrohet prej saj tyre, qė shtatė vjet mė parė, kur NATO bombardoi forcat serbe qė po kryenin shfarosje etnike ne Kosovė. Megjithatė, po sipas burimeve diplomatike tė kėsaj gazete, aprovimi pėr hapjen e zyrave nuk ka tė bėjė me pėrcaktimin, apo paralajmėrimin e statusit tė Kosovės, pasi pėrfaqėsia do tė bėhet nė kuadėr tė UNMIK. Misione tė tilla parashikohen tė hapen edhe nė vende tė tjera tė Evropės Perėndimore si Gjermania dhe Austria. Ideja e njė zyre nė Bruksel ėshtė diskutuar dhe kėrkuar nga autoritetet kosovare qė nė muajin shkurt, kur nisėn negociatat me palėn serbe pėr pavarėsinė e Kosovės. Miratimi i menjėhershėm pėr pėrfaqėsinė diplomatike nė ēdo vend tė botės do tė ishte problem dhe do tė shkaktonte reagime tė ashpra nga pala serbe, duke e quajtur si shkelje tė normave ligjore ndėrkombėtare. Por megjithatė, edhe pse nė kuadėr tė UNMIK-ut, Kosova do tė pėrfaqėsohet nė dy nga qytetet mė tė rėndėsishme tė botės, duke hedhur hapin e saj tė parė drejt njohjes ndėrkombėtare si shtet. Thuhet se vendimi pėr hapjen e zyrave pėrfaqėsuese tė Kosovės nė kėto vende do tė zbatohet brenda pak javėve. Ky konsiderohet si suksesi i parė kosovar nė arenėn ndėrkombėtare, deri nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar qė do tė shkojė drejt pavarėsisė.

Gazeta Panorama