PDA

View Full Version : Keshilla


Zana_ch
08-11-06, 21:17
Ndoshta asht nje tem e kti lloi por un se takova askund ..... mendimi im asht se nje tem e ktill do te ket dobie ne FD.



Nje dite, nje burre i verber ishte ulur prane
lulishtes se nje qendre tregtare me nje kapele ne kembet e tij dhe nje
karton ku shkruhej:
"jam i verber, ju lutem me ndihmoni".

Nje publicist qe po kalonte aty prane, u afrua dhe pa se kishte shume
pak monedha ne kapelen e tij.
U perkul, hodhi monedha te tjera ,pastaj,pa marre lejen e burrit,
mori kartonin, e ktheu nga ana tjeter dhe shkroi disa fjale.
Po ate mbasdite publicisti u kthye tek i verbri, dhe vuri re se kapelja
ishte mbushur plot monedha e kartmonedha.
I verbri, i njohu hapat e publicistit dhe pyeti se kish qene ai qe kish
shkruar ne kartonin e tij, dhe cfare kish shkruar.
Publicisti u pergjigj: "Asgje qe nuk eshte e vertete - vetem shkrova
fjalet e tua ne nje menyre tjeter", buzeqeshi dhe u largua.
I verbri nuk e mesoi kurre se ne kartonin e tij qe shkruar:
"Sot eshte pranvere...dhe une nuk mund ta shoh".
Morali: Ndrysho strategji kur gjerat nuk shkojne mire, dhe ke per te
pare qe do te permiresohen.

Drinni
08-11-06, 21:30
Uaaaaaaaaaau Zana
Shembull i mirė, nė kohė tė mirė, nė vendė tė mirė!

Zana_ch
09-11-06, 19:27
Dedikuar shoqeve!

Ne nje dite shume te ngrohte nje e re e martuar shkoi per vizite ne shtepine e se emes, bashke, u ulen ne divan per te pire caj te ftohte. Duke folur per jeten, per martesen, per pergjegjesite dhe
detyrimet e moshes adulte,nena e menduar, rrotullonte ne gote copat e akullit dhe i hodhi nje veshtrim te theksuar te bijes:
"Mos i harro motrat e tua!"e keshilloi,duke rrotulluar gjethet e cajit ne fund te qelqit "Ato do te jene gjithmone me te rendesishme sa vjen e plakesh.
Nuk ka rendesi se sa do ta duash burrin tend,apo femijet qe do te kesh: do te kesh gjithmone nevoje per motrat e tua. Kujtohu te udhetosh me to here pas here: kujtohu te besh gjera me to...kujtohu se 'moter' nenkupton GJITHE grate...shoqet e tua, bijat, dhe gjithe grate e tjera qe do te te jene prane. Ti do te kesh nevoje per gra te tjera, grate gjithmone kane nevoje."
"C'keshille e cuditshme!" mendoi vajza
"A nuk jam e martuar? A

nuk eshte e vertete se sapo kam hyre ne boten e marteses? Tani jam nje grua e martuar,per fat! Jam e rritur! Me siguri qe im shoq dhe familja qe po krijojme jane gjithcka kam nevoje per tu realizuar!".
Por gruaja e re, e degjoi te emen dhje mbajti kontakte me gra te tjera e u bene gjithnje eme shume 'motra' cdo vit qe kalonte.
Vit pas viti e kuptonte gjithnje e me shume ate cka donte te thoshte e ema: po fliste se si, nderkohe qe koha dhe natyra benin ndryshimet e veta ne misteret e nje gruaje,motrat jane mbeshtetja e saj.
Pas 50 vjeteve te jetuara ne kete menyre, kjo eshte gjithcka ka mesuar,
ESHTE GJITHCKA KETU:
Koha kalon.
Jeta rrjedh.
Largesia ndan.
Femijet rriten.
Punet vijne e shkojne.
Dashuria zbehet.
Burrat nuk bejne cka shpresojme.
Zemrat thyhen.
Prinderit vdesin.
Koleget i harrojne nderet
Karrierat perfundojne.
POR...
Motrat jane aty!
Nuk ka rendesi se sa kohe apo km ka mes jush.
Nje
mikeshe nuk eshte aq larg sa te mos takohet
Kur te ecesh neper ate lugine te vetmise dhe duhet te ecesh vetem -
Grate e jetes tende do te jene ne krye te lugines, duke te inkurajuar, duke u lutur per ty, shpresuar per ty,duke nderhyre per te miren tende dhe duke te pritur krahe hapur ne dalje te lugines.
here do te thyejne rregullat per te qene prane teje.
Mikesha, bija,nuse, motra, kunata, nena,gjyshe, teto, mbesa, kusherira, familje e gjere,
te gjitha bekojne jeten tende!
Bota nuk do te ishte e njejta pa grate.
Kur kemi nisur kete aventure te ashtuquajtur feminilitet nuk e kishim idene per gezimet apo pakenaqesite e medha qe do te ndeshnim perballe.
As nuk e dinim se sa nevoje do te kishim per njera-tjetren, cdo dite, kemi me shume nevoje .

Kjo eshte forca e gruas

Zana_ch
06-12-06, 19:54
Nje dite gomari i nje fshatari bie ne pus.Nuk ishte vrare, por nuk mund te dilte prej andej. Gomari vazhdonte renkimet me ore, nderkohe qe i zoti po merrej me punet e veta. Me ne fund i zoti merr nje vendim tragjik: arriti ne perfundimin se gomari qe shume i vjeter dhe nuk hynte ne pune per gje, dhe se pusi tashme qe i thate dhe duhej mbyllur. Nuk ia vlente bara qerane ta nxirrte prej andej gomarin. Perkundrazi, therriti komshijte per ta groposur te gjalle gomarin. Secili nga ata morri lopaten dhe filluan te hidhnin lopata dheu ne pus. Gomari e kuptoi se ckishin ne mendje te benin fshataret dhe nisi te ankohej deshperimisht. Pastaj, per habi te te gjitheve,pas disa lopatash me dhe' ,gomari po rrinte i qete. Fshatari ne fund pa ne thellesi te pusit dhe mbeti i habitur. Pas cdo lopate me dhe' qe i binte persiper, gomari shmangej duke e ngjeshur dhe duke hypur mbi te. Keshtu, ne pak kohe, te gjithe pane se si gomari arriti ne gryke te pusit duke e kapercyer ate e duke qendruar ne toke Jeta do te na hedhe persiper shume dhe', cfaredo lloj dheu, kryesisht nese do te jesh brenda pusit. Sekreti per te dale nga pusi qendron ne shkundjen e dheut nga supet dhete hipni siper tij. Kujto 5 rregullat per te qene i lumtur:
1- Liroje zemren nga urrejtja.
2- Liroje mendjen nga shqetesimet.
3- Thjeshtesoje jeten tende.
4- Jep me shume dhe prit me pak.
5- Dashuro me shume dhe... pranoje dheun qe mund te te hedhin persiper, sepse ai mund te jete zgjidhja dhe jo problemi!

instruktori
13-12-06, 21:46
OOOOOOOOOOOOO Zana je e mrekulushme me keto tema kaq interesante .Pershendetje

gazi-de
13-12-06, 22:26
Zana faleminderit per keshilat tua respeket,te pershendes.