PDA

View Full Version : Ilaēet e skaduara serbe "pushtojnė" farmacitė e Kosovės


Kalt
09-11-06, 15:10
Ilaēet e skaduara serbe "pushtojnė" farmacitė e Kosovės

Kėto barna u pėrkasin kazermave ushtarake tė ish-Armatės Serbe


Nė farmacitė e Kosovės shiten medikamente tė skaduara, qė hyjnė nga Serbia. Dy prej distributorėve tė kompanive mė tė mėdha farmaceutike, qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Kosovė, kanė hedhur nė treg barna tė skaduara. Kėto ilaēe u pėrkasin kazermave tė ish-Armatės Serbe. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kosovės. Madje, pėr kėtė problem ka filluar njė hetim i gjerė dhe ėshtė bllokuar deri tani njė sasi e konsiderueshme medikamentesh tė skaduara serbe. Barnat e skaduara u zbuluan nė disa farmaci tė Prishtinės nga grupi i xhirimit i emisionit "Fiks Fare". Sipas njė informacioni zyrtar tė Ministrisė kosovare tė Shėndetėsisė sė Kosovės, me firmė tė kreut tė saj, Sadik Idrizi, disa ditė mė parė ėshtė depozituar njė kėrkesėpadi nė polici dhe gjykatė, kundėr dy firmave LEKAMED (njė nga distributorėt mė tė mėdhenj tė medikamenteve nė Kosovė, firmė shqiptare), dhe distributorit tė ALKALOID (firmė farmaceutike me qendėr nė Shkup). Pas verifikimeve njėvjeēare, Ministria e Shėndetėsisė zbuloi qė njė sėrė medikamentesh qė kanė hyrė nė Kosovė dhe u pėrkasin kazermave ushtarake tė ish-Armatės Serbe. Ėshtė kryer njė proces verifikimi i gjatė i kėtyre medikamenteve, nga ka rezultuar se nga pamja e jashtme janė plotėsisht tė rregullta, kanė njė pullė me ngjyrė blu, me njė numėr serie. Madje, edhe data e skadencės nė kuti ėshtė e rregullt. Por kur ėshtė analizuar pėrmbajtja e kutive me ilaēe ėshtė konstatuar se vetėm barnat qė vijnė nga Serbia janė tė skaduara. Pėr kėtė arsye, ėshtė shpallur njė listė e medikamenteve qė nuk duhet tė hyjnė nė Kosovė. Konkretisht, barnat me kodet nga 074-100, 280-290, 330-420 nuk duhet tė tregtohen. Problemi mė i madh aktualisht ėshtė se, sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB, tė gjitha produktet qė hyjnė nga Serbia tregtohen lirshėm nė Kosovė, meqė ėshtė pjesė territoriale e Serbisė. D.m.th., ēdo produkt, qoftė edhe farmaceutik, kalon lirshėm nga Serbia nė Kosovė. Askush nuk e ndalon ligjėrisht. Gjithashtu, nė Kosovė nuk ekziston njė qendėr kombėtare pėr kontrollin e barnave. Aktualisht, nė Kosovė funksionon vetėm Agjencia e Verifikimit tė Barnave, e cila nuk mund tė luajė dot rolin e qendrės sė kontrollit tė tyre. Nė kėtė agjenci punojnė vetėm dy inspektorė, tė cilėt mbulojnė gjithė territorin e Kosovės. Nė njė kohė qė, vetėm nė Prishtinė ekzistojnė mbi 300 farmaci. Vetėm ata dy inspektorė kanė tė drejtė tė kontrollojnė barnat qė hyjnė nė Kosovė. Gazetarėt e "Fiks Fare" kėrkuan nėpėr farmacitė e Prishtinės dhe blenė medikamentet e listės me barna tė skaduara, denoncuar nga Ministria e Shėndetėsisė sė Kosovės, ilaēe qė nuk duhet tė hidhen nė treg. Nė kėto farmaci u gjetėn medikamentet serbe me pullėn blu nė kutitė e tyre, tri shifrat e para tė kodeve u pėrkisnin kodeve tė publikuara nga Ministria e Shėndetėsisė si tė skaduara dhe kontrabandė. Se sa e thjeshtė ėshtė tė hyjnė medikamente kontrabandė nė Kosovė, qoftė edhe tė skaduara, e vėrtetuan gazetarėt e "Fiks Fare". Ata u prezantuan nė disa farmaci si pėrfaqėsues tė kompanisė "Fiksfarma" dhe u kėrkuan bashkėpunim pėr tė futur barna kontrabandė. Te tė gjithė farmacistėt u vėrejt gatishmėria, madje ata siguruan edhe vendosjen e pullės fiskale nėpėr depot farmaceutike.


DIALOGU


Kamera e fshehtė nė njė nga farmacitė e Prishtinės, ku tė gjitha ilaēet ishin nga Serbia dhe nuk duhet tė hidhen nė treg



Farmacistja: Metamizol a Metramidrazol?

Gazetarja: Metramidrazol.

Farmacistja: Metramidrazol, ndoshta 250 miligramė ka. Se njė shkronjė tė ndryshojė ėshtė bar tjetėr.

Gazetarja: Unė e kam metramidrazol.

Farmacistja: Metranidrazol, mirė ėshtė.

Gazetarja: Edhe nga vjen?

Farmacistja: Kush e prodhon? Serbia.

Gazetarja: Kjo ēfarė ėshtė kroate? Ēfarė ėshtė kjo?

Farmacistja: Hemorformi? Ėshtė i Varshac, i Serbisė.

Gazetarja: Serbe?

Farmacistja: Po, po. Edhe kjo ėshtė e depos sė Beogradit.

Gazetarja: Edhe kjo ėshtė e Beogradit?

Farmacistja: Po.

Gazetarja: Kėto janė tė gjitha serbe?

Farmacistja: Po.


Lista e barnave kontrabandė tė skaduara qė hyjnė nga Serbia:

Glibenklamid

Loperamid

Furosemid

Metildopa

Librium

Paracetamol (tabletė 500 mg.)

Paracetamol (supost 125 dhe 250 mg.)

Metformin

Hidroklortiazit

Acid folik

Himipramin

Baralgin

Karbamazepin

Diazepan (tabletė dhe ampulė)

Milsedipin

Metramidrazol

Penjtė pėr operacion

Njė sėrė anestetikėsh dhe antibiotikėsh


Gazeta SHQIP-TIRANE
9 nentor 2006

Sic duket ende ka shume shqiptare qe nuk jane ngi ende sa duhet me Serbine dhe serbizmin!!
Haram 1000 here!!
Mallkim 1000 here!!
Edhe sa duhet te vuaje populli shqiptar i Kosoves nga "minat" e lena neper Kosove, pas largimit te tyre fizik ne vitin 1999!
Paska ikur Serbia por per fatin tone te keq paska ngelur serbizmi!
Kush duhet ta ndale ate njehere e pergjithmone? Kush?
Shtetformimi nis nga dashuria dhe respekti ne mes te shtetasve per njeri-tjetrin e jo duke i helmuar trupin njeri-tjetrit!